Agjencia jonë e lajmeve mori shkas nga vendimi i çuditshëm i Gjykatës së Lartë për të rrëzuar kërkesën e kreut të PS-së Edi Rama ndaj Sali Berishës për shpifjet dhe akuzat e vitit 2009 në parlament. Prokuroria e Përgjithshme pushoi padinë penale pasi tha se nuk gjeti elementë të kësaj vepre.

Por kundrejt asaj që të gjithë lexuesit e mbajnë mend se si e shau Berisha Ramën me libër shtëpie, nga nderi dhe sjellja e tij intime, më poshtë po rendisim disa nga akuzat e bëra nga kryeministri i sotëm në vitet e tij në politikë ndaj ish-kundërshtarëve që sot i ka në qeveri apo aleatë prej 6 vitesh.

Më poshtë akuza për Nanon, thirrje për revolucione të dhunshme, akuza për SHISH, gurët pistoletë, skenare gjeorgjiane, paralajmërime për burgosje të kundërshtarit për korrupsionin. Emra të Nanos, Metës, Imamit, Cekës apo të ndjerit deputetit Azem Hajdari, që për hir të vërtetës i detyrohej zgjedhjen si kryetar i PD-së në 1991 pasi fal tij Berisha u zgjodh në krye të partisë me përsëritje të votimit pas kërkesës së deputetit të vrarë më 1998. lexoni më poshtë “perlat” e kryeministrit dhe jepni vlerësimin tuaj për sjelljen e tij politike!

Berisha për Nanon, votën e lirë, 2004
"Qytetaret ne mbare Shqiperine duhet te rrezojne kliken e antivlerave dhe te inagurojne kete fillim te madh. Monopolet qeveritare po luajne me kafshaten e bukes se ketij populli. I takon opozites ta nxjerre vendin nga skamja dhe varferia e plote, ne te cilen na ka zhytur klika e Nanos. Prej 7 vjetesh Nano ka varrosur voten e lire te shqiptareve. S'na mbetet gje tjeter vecse t'i tregojme
se fatin e Shevernaxes do te kete (i referohet protestave në Gjeorgji). Nano ik se perbalte zine. Ik se na varferove, hap rrugen drejt Europes. Nano Ik!. Me 20 shkurt 2004 do te perseriten protestat e te njejtit muaj te vitit 1991, kur
qytetaret rrezuan bustin e ish-diktatorit Enver Hoxha. Pranvera duhet te jete stina e paqes dhe e fitores”.

Berisha akuzon gurëhedhësit ndaj kryeministrisë si njerëz të SHISH, 2004

"Ata që hedhin gurë janë njerëz të SHISH, nuk janë tanët. I paralajmeroj te mos vijne me gur ne xhepa, por te vijne me lule. Protesta jone i shembellen vetem luleve e paqes dhe pasqyron, lule, paqe dhe qytetari. Ne nuk i perjashtojme ata. Ne i kemi identifikuar me emer dhe me mbiemer. Le te vijne ne proteste, por te vijne me lule dhe jo me gure".
Berisha për rendin dhe provokimin e protestuesve, 2005

"Forcat e Rendit, te mos i binden urdherave te erfaqesuesit te malavites ne krye te Rendit, qe eshte Igli Toska. Te mos acarohen me qytetaret. Protesta ka qene e mrekullueshme. Gurehedhesit dihet se kush ishin, por u them qe te vijne
me lule dhe jo me gure. Ata donin te provokonin qytetaret. S'ka gje me te verber se te provokosh qytetaret".

Berisha për mbështetjen e Metës kur ishte President, 2009
“Lideri i saj, Ilir Meta, është një personalitet politik i cili që në angazhimin e tij në PS ka qenë për integrimin. Edhe kur ajo parti më bënte mua rezoluta kundër bashkëpunimit me NATO-n, zëri i Ilir Metës, Pandeli Majkos dhe ndonjë tjetri në atë parlament ishte pro. Ishin vitet 1993-1994”.

Berisha për Ilir Metën, krimet dhe trafiqet, 2000-2003
“Për PD-në, Ilir Meta është njeriu që përfaqëson klanin më të rrëzikshëm të trafiqeve në Shqipëri, të trafikut të drogës, të trafikut të fëmijëve dhe të trafikut të vajzave të mitura. Në historinë e vendit, ky mbetet njeriu që me
bandat e tij ngjiti Shqipërinë në krye të listës së vendeve të planetit, të trafiqeve të skllevërisë së seksit, të fëmijëve të drogës dhe armëve. Mbi të dhë gruan e tij rëndojnë dy varre dhe dy krime të fshehura pas malit të Dajtit. Nuk do të jetë e largët dita kur Ilir Meta do ta mbylli jetën e tij pas hekurave të burgjeve”.

Ilirt Meta për Berishën, para zgjedhjeve 2009
“A mund të besohet më një Kryeministër i tillë që ju premton shqiptarëve lëvizjen e lirë, kur Bashkimi Europian na rendit si më të papërgatiturit në rajon për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave” pyeste në 2009 Ilir
Meta. Dhe plot pikëpyetje të tjera shqetësonin kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfshirë edhe faktin se si mund të realizojë qeveria Berisha gjithë këto premtime, kur “nuk është në gjendje as të plotësojë detyrimin më
minimal për të garantuar prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit të qytetarëve shqiptarë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 Qershorit. Nuk ka goditje më të qartë për mënyrën klienteliste, sesi është mësuar të punojë
Berisha, sesa përgjigja e Bashkimit Europian, që është çështje standardesh dhe jo çështje lobingjesh politike apo promovim interesash korruptive, sikurse nuk kanë munguar rastet e tilla me elementë edhe të komunitetit ndërkombëtar”.

Berisha për Azem Hajdarin, 1996
“Azem Hajdari mbetet një bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Cili është dhe kujt i shërben në të vërtetë, Z. Azem Hajdari?. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azem. Ai i mitingjeve që bënte gjëmën, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin, e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk e kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat. Azem Hajdari si Rita Marko. Rita Marko ka qënë i vetmi pushtetar që ishte dhe kryetar i sindikatave.

Berisha për Hajdarin në daljen nga greva e urisë
“Vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë. Në “kafenenë e Xhelës” thuhet se deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve dhe në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e
urisë, i aramtosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi (Frrok Çupi) dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt
Kola, i rrethuar nga ish 80-lekshat (dhe ata janë të shumtë), vendosi të ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë.”

Berisha për Hajdarin pas hyrjes në grevë
“Dje,deputeti Azem Hajdari, hyri në grevën e urisë. Kureshtarët e shumtë, tifozët e politikës, u gjendën të befasur nga veprimet e zotit Hajdari dhe sollën versionet të ndryshme në shpjegimet e tyre, duke akuzuar më pas Azem
Hajdarin për lidhje të shumta kriminale, lidhje me sigurimsat e shtetit, në shërbim të Ramiz Alisë e të tjera me rradhë. Përsëri Hajdari dështon, askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoj pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor,
shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit.

Akuzat e Berishës për Arben Imamin, 1994
“Gjeneral në shërbim të Sllobodan Milloshevicit. Z. Imami për të merituar spaletat e Milloshevicit është turp të lyesh duart me gjakun e bashkëkombësve…krimi i Shkodrës është mesazh i sjellë në Shqipëri nga Milloshevici, nëpërmjet seksionit të tij në PAD e përfaqësuar nga Imami dhe Ceka…krimi i Shkodrës, fill pas vizitës së Imamit në Beograd, na jep të kuptojmë se Milloshevici nuk ia paska dhuruar akoma spaletat e gradimit z.Imami me shokë dhe se për këtë z.Imami dhe PAD u dashka dhënë prova më serioze, dhe se z.Imami më shokë u dashka lyer duart me gjakun e bashkëkombësve të tij. Zoti Imami është…krim të vihesh në dispozicion të skemës së njohur të akademikëve të Beogradit për përçarjen e shqiptarëve dhe zhdukjen e tyre”.

Berisha për Imamin në 1997
“U vesh si ushtarak dhe hipi mbi tank për të marshuar drejt Tiranës, në krah të gjeneralëve të jugut”.

Berisha për Neritan Cekën, 1997
“Neritan Ceka mbetet shërbëtori kokulur i Ramiz Alisë apo limoni i shtrydhur i Fatos Nanos. Neritan Ceka i kujton shqiptarëve Koçi Xoxen e dytë.

19 Komente

Napoleon Bonaparte said :  " In politics... never retreat, never retract... never admit a mistake "

 

Ca prisni ju, qe Berisha, Nano, Meta apo gjiteh te tjeret, te pranojne ato "te kaluarat" ?!

 

Kellire!!!!!!

 Ky nuk eshte politikan, po eshte nje klloun qe ja ka mat koken me pe ketij populli dhe shin si ti doje qefi.. . qe te gjithe ata qe i ka share dhe i ka "derrmuar" me pas i ka bere shoke te mire dhe heronj te demokracise....nje makiavelist i qelbur.....

Morr

..dhe shqiptaret e votojne perseri e perseri...

Sa te kete tipa qe vijne ketu tek PPU si historian duke sjelle thenie Napolonesh e ca te tjere qe nuk mungojne ketu, s'do t'ja dija baba. Edhe 100 vjet mund te rrij ne pushtet.

Inteligjence e larte or taj!

Karakteropat, i papergjegjshem, anadollak i cmendur, si dhe vete koha. Profili i Vehbiut mbi kete individ jep nje pjese te shpjegimeve keto qendrime.

keto jane vetem maja, e majes se nje ajzbergu gjigand shpifjesh ,te krijuar nga gojemjalti yne, Berisha .

Ps:u propozoj peshqeve ,qe kane dell per te shkruar ,te bejne nje liber me shpifjet ,qe ka thene Berisha keto 20 vjet ...i siguroj qe do jete libri me i famshem dhe best seller i gjithe jetes se tyre  ..smiley

 “Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo të kriminelëve ordinerë t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme”. (Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 184) 

SyriBukur, Bravo!

...

Kurse per artikullin ne fjale nga "ama news online" mund te them se permbajtja dhe qellimi i vete artikullit perben ne nje shtet normal ligjor 100% shkelje ligjore me pasoja penale. Kjo nuk eshte as produkt gazetarie dhe as shprehje e fjales se lire por deformim i qellimshem, thirrje per urretje dhe sulm kriminal kunder dinjitetit kryeministror dhe te drejtave te deputetit Berisha.

Nuk mund te sjellesh pasazhe te shkeputura nga kontekste te ndryshme nder vite si deshmi per faj te Berishes per nje ceshtje gjyqesore qe nga ana ligjore ka vleren unikate ne permbajtjen e akt-akuzes. Cpune ka nje shprehje X Y pa dosje ne gjykate ne ceshtjen me dosje Z per nje shprehje T ne gjykate? Nuk ka barazi te rasteve. Ceshtja eshte nje ceshtje e mbyllur ne akt-akuzen e vet dhe nuk perfshin personin Berisha ne analize te jetes se tije. Nuk ka ligj dhe nuk ka Gjykate qe te skenon jeten e personin dhe ne baze te kesaj te jep denimin apo pafajsine per jeten e nje personi?! Kaq aritmetike elementare nuk kane keta militante qe shkruajne artikuj qesharak per inat te vjerres?

Gjykata rrezoi nje kerkese te Rames kunder Prokurorise dhe kjo jo vetem qe eshte per tu respektuar pa koment sepse eshte vendim gjykate por edhe e drejte ne aspektin moral e ligjor.

Goja e Rames cfare nuk ka nxjerre per Berishen & Co!!! Berisha nuk ofendoi por shprehu ato gjera qe i dine te gjithe. Edhe sikur te kishte ofenduar asnje nuk mund ti mbyll gojen nje deputeti, kjo eshte nje moral dhe praktike e demokracise ne te gjithe boten demokratike. Nje deputet mund te kete pasoja politike per pozicionin e vet por jo ligjore!!! Deputeti eshte si gjykatesi qe nuk mban pergjegjegjesi per ato qe thot ashtu sikur gjykatesi per vendimet e tij kur eshte nje vendim i rregullt ligjor! Te Rama ndryshon puna, ai nuk eshte deputet dhe per me teper qe eshte pjese e politikes dhe kjo ia heq vetes te drejten morale e cdo qytetari te ankimit per shpifje karshi nje kundershtari potencial. Se sa moral eshte Edi Rama kete e dime te gjithe.... Prandaj nuk eshte e ndershme ti bejme flet-rufe Berishes me shari e duke i bere gjygj afganesh.

Po i rendis edhe nje here:

Berisha deputet ---> eshte imun ne deklarata!

Rama JO deputet ---> Jo imun ne deklarata por e ka gojen me te qelbur ne Shqiperi sot per sot!

Ankesa e Rames behet per llogari politike dhe per kete ajo humbet sensin e rivendosjes se dinjitetit te mekembur (supozuar) te nje personi qe nuk ka interesa te tjera kundrejt te akuzuarit. Gjykata e prokuroria peshon gjithnje se cili qellim dhe interes ka me shume vlere. Interesi politik i Rames karshi Berishes eshte arsyeja dhe qellimi i vertete i akuzes se Rames -per kete Gjykata e Prokuroria jane per tu pergezuar sepse nuk behen vegel e politikes ne luften e saje me njera-tjetren!

..

Te merresh me Bishen si personalitet dhe te vleresosh me kutin e mendimit njerezor nga me te thjeshtet fjalet qe nxjerr ai si Liderr apo Politikan , te vleresosh praktiken e tij , duhet te jesh nga ktegoria e Qenerve ,Lopeve ose dhe Demave . Ai vetem Leh e Bajgeron  !

Edi Rames apo kujtedo politikani tjeter qe i kthen pergjigje , po i rekomandoj nje sjellje praktike .

1 . - Sa here qe ai leh kunder Kujtedo e Kudo ku shkon duhet ti nxjerrin pankarata me buce e qen per mirseardhje.

2 - - Sa here qe Bajgeron kunder Kujtedo e Kudo , duhet ti nxjerrin pankarta me Lope e Qe per mirseardhje.

Dhe kujtedo qe ka ne mendje se ai ( Bisha ) perfaqson nje dicka Reale nga Jeta e shqiptareve keto vite pas 90 , apo qe ai ( Bisha  ) eshte nje individ njerezor me te drejta ne nje Shtet Ligjor e Normal , menjehere duhet thirrur Urgjenca dhe shtrim te detyruar ne spitale per kontroll te sistemit Nervor per te parandaluar rrezikshmerine shoqerore qe shfaq ne NDOTJEN e Publikut !

 Kesaj i thone Idrisi lih e berisha pirdh.

Nuk na e ka fajin Berisha apo te tjetert,  ne jemi faji yne.

Ne e votojme ata dhe ata e nxjerrin ne krye, Pse duhet te bejme gjera te tilla kur ai  flet? Pse te nxjerrim Lope e Qe kur kur ne jemi vet kafshet dhe zgjedhim nje krye kafshe?

Ju lutem shume me te kthejllet ne mendime se duke share Berishen kemi share veten.

Per sa kphe ne krye do jete nje SQAP edhe kopeja me dhi do jete . Nuk eshte det ketu qe sa shohin Peshkaqenin dhe ikin Peshkat smiley Eshte ndryshe ne Toke . Gomarit mbi kope devesh i bejne nder ! Megjithse ne ca vergje te Matit kam gjete nje fjale te urte ! 

 " gomeret qe mbajn  barren mbi kurriz

 me  mire se Luani qe shqyen e baterdis "...

nice, tani u demasku berisha 110%...neser nuk do kete me ftyre me dal perpara shqiptarve. Atij / asaj qe e ka shkrujt ket, i takon me i dhon nji kafe ne i teke

Ndersa ty nje te rrahur shpatllash dhe nje "good job ose te lumte sipas preferences), meqenese mendove dhe per teken ene kafen e gazetarit.

smiley

bias per mu qe nji "agjensi lajmesh" ben nji koment nis nga deklaratat ne kohe 'x' personi. Do i shkonte nji gazete po jo nji agjensie lajmesh. Pa llogarit ktu faktin se ka plot deklarata te tjera qe nuk jane permend si psh ajo e "lsi-se qe perfaqson gjysmen e molles se kalbme" me te cilen sala nuk do bente kurre koalicion" etj.
Po nqse i hyn analizes se ca ka thon "x" e "y" nuk mbaron kurre se kto shembuj i ke me shumice ne te dy krahet.
Pranej them se nuk meriton me shume se sa 1 teke

 Politike; Made in Allbanie. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).