baker_51581929.jpg (534×299)

Ish Sekretari amerikan i Shtetit, James Beker, analizon situatën e zgjedhjeve në Tiranë si në Florida në vitin 2000, duke hequr paralelizma mes garës së presidencialeve në SHBA dhe asaj të bashkisë së Tiranës

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, James A. Beker III, ka krahasuar në një analizë në revistën “Forein Policy”, situatën e zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë me situatën e zgjedhjeve në Amerikë në vitin 2000, mes George W. Bush dhe kandidatit tjetër Al Gore.

A vlejnë leksionet e Bush vs. Gore për Shqipërinë, ngre pyetjen në analizën e tij Beker.

“20 vjet më parë, pavarësisht shqetësimit për sigurinë time, qëndroja mbi një platformë në sheshin kryesor të Tiranës, Shqipëri, për të folur para një turme euforike prej 300,000 personash. Dhjetëra e mijëra të tjerë ishin rreshtuar përgjatë dy anëve të rrugës nga aeroporti. Në rolin e zyrtarit të parë amerikan që vizitonte një shoqëri të mbyllur, pas përmbysjes së 50 viteve të regjimit komunist, mesazhi im ishte i thjeshtë: “Liria funksionon”, thashë unë. Me ne fund, ju jeni të lirë të mendoni me mendimet tuaja... Më në fund, ju jeni të lirë të zgjidhni liderët tuaj”.

Sot, ndërsa reflektoj mbi atë vizitë dhe kam një admirim të thelle për popullin shqiptar, unë e kuptoj që mund të kisha shtuar edhe një mesazh tjetër: “Po, liria funksionon, por funksionon më mirë kur qytetarët respektojnë shtetin ligjor që siguron kuadrin për një demokraci të pastër”- shkruan Beker. “Kjo, vijon ai, është një gjë e rëndësishme për t’u mbajtur mend ndërkohë vendi po kalon një ngërç politik që vë në rrezik perspektiven e mëtejshme të integrimit në institucionet botërore dhe europiane. Ndërkohë që, Shqipëria iu bashkua NATO-s në vitin 2009-ë dhe konsiderohet si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, anëtarësimi i plotë i vendit po pengohet nga raportimet e shumta për mosfunksionim politik”- thekson Beker.

Sipas tij, “shembulli i fundit i ngërçit të vazhdueshëm politik ishte rezultati i ngushtë i zgjedhjeve të 8 majit për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës”. “Dy kandidatët, që përfaqësonin partitë politike më të mëdha, janë figurat më të spikatura politike të vendit. Gara vuri përballë, Lulzim Bashën e Partisë Demokratike në pushtet – një ish-ministër i jashtëm – dhe Edi Ramën, liderin e socialisteve – partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Me afro 250,000 vota të hedhura, Rama pretendon se kryeson me 10 vota, ndërsa Basha pretendon se ka 81 vota në avantazh. Fituesi pritet ende të shpallet zyrtarisht, dhe një panel gjyqtarësh ka nisur të shqyrtoje argumentet se cilat fletë votimi duhen numëruar e cilat duhen përjashtuar. Konflikti zhvillohet në sfondin e ngërçit politik të zgjedhjeve të përgjithshme të kontestuara të 2009-ës, pas të cilave socialistët organizuan protesta masive në rrugë në lidhje me atë që ata e shohin si parregullsi serioze në votime”- vijon më tej analizën e tij, Beker.

Sigurisht, thekson ish sekretari amerikan, “unë jam i familjarizuar me zgjedhjet, me një rezultat jashtëzakonisht të ngushtë”. “Në vitin 2000, unë kryesoja ekipin e ekspertëve ligjorë të Xhorxh. Ë. Bush në Florida gjatë procesit të rinumërimit. Rezultati i atij rinumërimi do të përcaktonte presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Pas numërimit fillestar, kandidatet kishin nje diference prej 300 votash. Eksperienca ime në Florida në rinumërimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane më mësoi mua disa leksione, të cilat mendoj se janë të aplikueshme për situatën në Shqipëri sot. Kur rezultati që ndan kandidatët është i ngushtë, mund të ekzistojnë argumente të panumërta nëse fletët e votimit janë numëruar në mënyëe të saktë.

Numërimi i votave është një art, po aq sa edhe një shkencë, dhe kur rezultati i zgjedhjeve është aq i ngushte saqë çdo votë mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar, rezulton se gjykimi njerëzor ka një ndikim të madh e jo-komod mbi procesin e numërimit. Në këtë rast, çdo palë mund të hartojë argumente bindëse lidhur me mënyrën se si duhet të numërohen votat që t’i lejojë ata të fitojnë. Dhe në pritje të një fitoreje, sigurisht, secila palë mendon se argumenti i saj është i saktë. Nëse argumenti i saj nuk pranohet, ajo është e prirur të pretendojë se zgjedhjet janë “vjedhur”- shprehet Beker në analizën e tij.

Sipas tij, në rastin e zgjedhjeve me rezultat të ngushtë, është e kotë të sugjerosh që palët të përpiqen të negociojnë për zgjidhjen e kundërshtive nëpërmjet dialogut. Nuk kishte asnje mundesi per nje zgjidhje te negociuar mes George W. Bush dhe Al Gore ne Florida ne vitin 2000, dhe sigurisht që nuk ka edhe ne Tirane sot. Një kandidat do të fitojë; një do të humbë. Sikurse nuk është e përshtatshme të hedhësh poshtë rezultatin dhe të mbash zgjedhje të reja. Do të ishte marrëzi t’u thuash zgjedhësve se votat tuaja janë të rëndësishme, vetëm kur rezultati është i ngushte dhe kur ato do të ishin përcaktuese për rezultatin”. Sipas tij, mënyra e vetme për të vepruar në raste të tilla si Florida në 2000 dhe Tirana sot është zhvillimi i një procesi të besueshëm dhe të drejtë për zgjidhjen e çështjeve të konstestuara te ligjit dhe fakteve, dhe me pas te shpallet fituesi. Dhe kandidatet ne gare duhet të jenë të përgatitur të pranojnë rezultatin e këtij procesi. Për zgjedhjet në Florida kishim sistemin gjyqësor amerikan dhe në fund vetë Gjykatën e Lartë Amerikane. Roli i saj ishte të dëgjonte argumentet e secilës palë dhe të merrte një vendim, që sigurisht do të zhgënjente njërin prej dy kandidatëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin me fat, pasi në rastin e përballjes mes Al Gorit dhe Bushit kishim dy kandidatë, të cilët ishin të përgatitur të vendosnin interesat e vendit mbi ambiciet e tyre personale”.

 “Në përfundim, Gjykata e Lartë vendosi në favor të ish-Presidentit Bush. Al Gori mund ta kishte kundërshtuar vendimin dhe të zhyste qeverinë amerikane në kaos. Por ai nuk e bëri. Në të vërtetë, fjalimi i tërheqjes së tij ishte një model i këtij lloji. Natyrisht jam i bindur që Bushi do të bënte padyshim të njëjtën gjë, nëse Gjykata e Lartë do të vendoste kundër tij. Të dy këta burra e kuptonin që historia do t’i gjykonte ashpër, nëse do të zgjidhnin të vendosnin interesin e tyre personal mbi atë të popullit amerikan siç përcakton shteti ligjor”- thotë Beker. Ish sekretari amerikan i shtetit vlerëson se sistemi amerikan funksionoi plotësisht. “Po, padyshim ishte një garë shumë e ngushtë me emocione të larta në radhët e të dy palëve. Megjithatë nuk pati rebelim, apo tanke nëpër rrugë, por vetëm disa, qoftë edhe demonstrata të zhurmshme. Rezultati? Edhe një herë tjetër, Amerika përjetoi një kalim paqësor të pushtetit”.

Sipas tij, “Shqipëria është me fat që ka një kornizë ligjore të ngjashme, ka Kolegjin e saj Zgjedhor që shqyrton ankimimet ndaj vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zgjidhur drejt çështjet e diskutueshme. Kolegji Elektoral i Shqipërisë përbëhet nga tetë anëtarë të zgjedhur me short nga radhët e Gjykatës së Apelit. Anëtarët e zgjedhur me short të Kolegjit Zgjedhor janë emëruar në radhët e gjyqësorit në kohë të ndryshme nga qeveritë e dy partive më të mëdha politike. Dhe që të dy vendimet e kësaj trupe deri tani lidhur me zgjedhjet në Tiranë janë marrë njëzëri. Më 27 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që kandidati Basha është fitues në Tiranë me 93 vota më shumë, edhe pse socialistët e kanë kundërshtuar sërish në Kolegjin Zgjedhor, që tani i duhet të vendosë për herë të tretë lidhur me garën për Tiranën. Edhe pse opozita mund të mos jetë kurrë e kënaqur plotësisht me rezultatin, sikurse edhe demokratët amerikanë ende shprehin zhgënjim ndaj fitores së Presidentit Bush në vitin 2000, ajo që mbetet ende për t’u parë është nëse ajo do të pranojë vendimin që ka dalë nga një proces i konsoliduar ligjor i vendit”. “Duke patur parasysh zgjedhjen entuziaste të lirisë dhe demokracisë për të cilën kam qenë vetë dëshmitar 20 vjet më parë, jam i bindur se ky është lidershipi për të cilin Shqipëria ka nevojë dhe e meriton”- përfundon analizën e tij ish-sekretari i Shtetit Amerikan, James A. Beker III.

31 Komente

James A. Beker III,

Ca eshte ky, person, mandat apo epoke?

Dhe shkruhet "James Baker", jo Beker, o gazete idjotesh!

..................

para 20 vjeteve iu be nje pritje madheshtore, si asnje amerikani tjeter, ne asnje vend tjeter, ne historine e Amerikes.

Cfare ka bere Amerika per Shqiperine keto 20 vjet? leshte! Pa per te dhene mend, te gjithe dine; edhe ne donim t'i jepnim mend Natos e te merrnim ne patronazh Libine e Gadafit; t'u mesonim libianeve si ta manaxhojne tranzicionin(aka, si t'u shkoje jeta per shalesh).

Mr Baker... shameful. You have nothing to talk about. You have nothing to say. Shameful!

Pse jo sistemin japonez?

Me kete artikull gazeta Balli Fahriut verteton pikerisht ate qe di cdo shqiptar. Basha humbi, tani ne po e vjedhim dhe ju per interesa kombetare duhet ta pranoni kete.  Kemi edhe shembullin e Bushit qe u be president pa fituar me vote, e ju beni si gra te liga per nje cope karrige bashkie?

Gjithmone kam menduar qe nese u deformua rezultati pas 14 majit, ishte faj i Berishes e jo i Domates, i cili sipas meje kishte gjithe interesat ta linte ashtu di doli kjo gare ( pra+10), e do te kujtohej ne elektorat si nje politikan qe dinte te hapte rruge e qe po sillte nje fryme te re si ne poolitiken shqiptare, si ne spektrin e djathte, qe shquhet per atmosferen konfliktuale qe percjell ne cdo gje qe ben. E duke qene nje politikan i ri, kjo do ti kujtohej pozitivisht, e do te forconte pozitat e tij brenda hierarkise se partise se Saliut si edhe ne elektoratin asnjeanes. Por tashme jam gjithnje e me i bindur, sidomos kur i shoh ato kockat qe i kane dale te mollezat e faqeve, qe kemi te bejme me nje femije te llastuar nga pushteti, qe nuk pranon as ai humbjen, qe nuk ka asgje per ti patur zili atit te tij shpirteror, perkundrazi me i rrezikshem, sepse fshihet  me ate buzeqeshjen hienike pas nje velloje qytetarie, vello qe kryeministri yne nuk mund ta vishte dot kurre, se mbante ere tre ore larg qe vinte ngs shpella

Po jo mor James do behen zgjedhje te reja,dhe prape po humbi Rama do bejme zgjedhje te reja,derisa te fitoje,nuk me harrohet Rama tek Portokallija duke u lut,origjinal.

zgjedhje nuk kane pse te behen prape. mbaroi procesi. fitoi basha. pike.

po kjo nuk e ben Bakerin me ndyresire sesa eshte dezha`. Bakerin dhe ate qe ka ardhur te perfaqesoje.

Te tilla fjalime dhe takime, te shkoje t'i mbaje te miqte e vet. Nuk ja ka ndaluar kush Beogradin atij; as Athinen. Mos na vijne ketu te na pellasin ne emer te nje miqesie qe egziston vetem nga ana jone. plehrat!

Po edhe jona nuk eshte miqesi, por servilizem puro smiley

cfare servilizmi ke ti per Ameriken? cfare servilizmi kam une?

une nuk kam qene asnjehere ne amerike. nuk kam ndonje plan per te shkuar. e di qe dhe po te vete... vari leshte ka per te qene; nje dikush mes gjithe te tjereve, me te gjitha gjasat, i padesheruar, illegal alien(se i kane qejf keto terma INS). cfare servilizmi kam per te?

amerika, ku s'ka antipati apo urrejtje nga xhelozia, e mbjell vete urrejtjen dhe antipatine tek te tjeret.

cfare servilizmi kishin ata 300 000 qe dolen e priten kete "mik" te madh te Shqiperise?

pliiz.

Zotrules, une mbase nuk kam asnje ndjesi servilizmi ndaj amerikes, e ndoshta as ti, por nuk mund te mohojme qe historia ka treguar se si nje pjese e mire e popullates ka per karakteristike primare ate te lepirjes se sahanit te atij qe eshte me i fuqishmi. Keshtu ndodhi me hrushovin ne 61, keshut me kinen deri ne 78, e keshtu me kete mikun e madh, te cilin nuk u limtuam ta presim, por i puthem edhe rrotat e makines...nqs ky nuk eshte servilizem, cfare eshte? mikpritje? pliiiz

kam shume deshire qe te ma shpjegosh servilizmin e atyre 300 mije+ vetave.

E di, kemi histori plot me servilizem. Po nuk besoj se ka populli histori servilizmi. Kete nuk e besoj dot. ka njerez dhe perfaqesues te popullit qe jane apo kane qene servile(sherbetoreske); por jo populli. Nuk e di pse, po me duket e veshtire ta perfytyroj nje gje te ketille. Dhe nuk me duken qendrime servilizmi ato me Hrushovin dhe Kinen. Madje me duken krejt ndryshe; histori krenarie kombetare, pavaresie, sovraniteti dhe dobicerie ne perdorimin e opsionit me te mire strategjik pa shkelur mbi parime (edhe pse ishin parime te gabuara - por te bazuara).

jo me kot te pyeta per veten tende dhe per veten time. ne jemi pjese e atij mentaliteti. jo te servilizmit, por nese ti beson se ti dhe une nuk jemi servile, pse ata 300 mije duhet te kishin qene te tille? eshte e pamundur qe shume te tjere, ndoshta shumica absolute te kete nje mentalitet si ne?

gjithsesi, kjo ka deshmuar qe nemos e demshme, e pafrytshme ka qene boll.

deshmi me te mire se "miqesia" amerikano-shqiptare, nuk ka. shpagim deri ne qindarken e fundit te miqesise shqiptarë(popull)-Amerike.

more c behet me ate tendderin e rruges levan-tepelene di gje ky bari falliu. .. bakeri......

E sale, e paske kap dhe i pensionist e? smiley

Me bukura eshte se del tek tuk ndonje(ish politikan) dinosaur pensjonist i epokes se luftes se ftohte, i cili nuk e ka idene e realitetit shqiptar..Del edhe ben paralele mes SHBAse dhe Shqiperise smiley ...Hej c'na beri per te qeshur,plakushi i rrjedhur...Pse nuk permend keto Shembuj ky zt Bejker?..Keto jane shembuj per shqiperine dhe jo "tufezimin popullor" ....

Sidoqofte them i nerum Art , z.Bejker  jo vetem qe ishte dallendyshe plot shprese por edhe parashikues .... sidomos ne percaktimin e demave e demusheve qe do terheqin QERREN me rrotka pe Druri te Dhjerokracise ne Sqipetari . Ky ka qene mesonjesi i Pare i Mesonjtores dhe gjithsesi duhet nderuar   . Cfare e ka gjetur ? Enderron tua kaloje ne Madheshti me konkluza analeve Shqiptare qe i kalojne kufijte Kombetar me pamje nga Ballkani , Rajoni e me Gjere . Shume mbreselenes hapat e tij te pare ne kete linjen e analeve shqiptare  kur  krahason USA me Shqiperine smiley  Por si thone tani eshte semure dhe ka ca "shkarje ledhi " Shikon endera me "Madheshtine e analeve " te kohes se Babaqemos . Mos ja merr per keq....  Ja dhe parashikimi i tij famemadh :

Duke patur parasysh zgjedhjen entuziaste të lirisë dhe demokracisë për të cilën kam qenë vetë dëshmitar 20 vjet më parë, jam i bindur se ky është lidershipi për të cilin Shqipëria ka nevojë dhe e meriton ( e kam nenvizue vet )

Dhe ne baze te ketij parashikimi famoz , na dergoi per ambasador tipa si seria e fytyyy-r henave " Rajerson !

 

Baker eshte koke e kembe ne m...t... (Firma e tij Baker-Boots)Ka qene e lidhur drejtperdrejt me bizneset e atij cjapit mejkrrosh qe na la shendene para ca kohesh...(Ne qarqet amerikane ky eshte politikani me i perbuzur sot...I kane vene dhe pseudonimin si "avokati i terroristeve"..)

 Një kandidat do të fitojë; një do të humbë.

1- Sikurse nuk është e përshtatshme të hedhësh poshtë rezultatin dhe të mbash zgjedhje të reja.

2- Do të ishte marrëzi t’u thuash zgjedhësve se votat tuaja janë të rëndësishme, vetëm kur rezultati është i ngushte dhe kur ato do të ishin përcaktuese për rezultatin

55 e Bariut te Sales e ka vene artikullin te na mbushe mendjen se PD ka te drejte sipas thenies 1, por zhvleftesohet ashiqare nga pika 2. "Do te ishte marrezi" thote Baker por te marret nuk e kuptojne. Ato pranojne, kuptojne, interpretojne si gjithmone ato qe ju intereson vete. 

Nje zgjidhje e ka Baker ketu, ta vendoste Gjykata e Larte, jo shqiptare por amerikane smiley ...

Eshte e veshtire per Baker e europiane te kuptojne se sa fuqi kane e sa te pavarur jane institucionet e "pavarura" te ne qe percmohen si "lavire" e "pucista"...

E sikur te ishte vetem Bakeri . Do duronim dhe ca sa te lajthiste fare sipas parimit "perendia nuk eshte mace te te nxjerre syte . Te merr mendjen pastaj gjene " dhe ...me duket se ka filluar t'ja marre ne mos ja past marre me perpara "zgjedhjeve te lira e te ndershme ne Shqiprie zotri "

Baker eshte koke e kembe ne m...t...

Kot nuk e merr guximin te VRASE njerez me Garde e Polici Bisha ne mes te dites ne mes te pazarit pa asnje shkak , vetem e vetem  si perfaqesues i k/zhytsave ne moot i shqipetareve . Dhe pas shqytit te bakerve  deklaron :

"Me thoni c'te baj zotrie , dhe une do e baj . Une investimet tuaja mbrojta zotrie "

Sa Gerdecare ka mprapa pa dale ne skene ehuha , do dava Janina . Shqiperia kjo Grope Gjigande septike per te thithe para te pista dhe per ti lare , eshte parajsa e sotme me sikaret e saj neper BOTE . Aq me teper ku ne krye ka satrape te kalibrit psikopate si i pernderti yne qe ben "zgjedhje te lira e te Ndershme si kurre ndonjehere ne Historine e Texasit "

Poshte imperializmi amarikan!

Rrofte shoku Edi Rama!

Berisha paska blere dhe James Baker dhe Zerin e Amerikes.

Por, ne i perplasim atyre ne fitire Inernacionalen Socialiste.

Titulli i shkrimit te Baker ne anglisht: Hanging Chads in Tirana smiley

Per ata qe i kane harruar hanging chads: 

http://www.mediabistro.com/fishbowlny/files/original/florida_hanging_chad_recount.jpg

smiley

Plakut vetem pordhat mos i degjo....Por ky Xha Bakeri me duket se e beri ne breke.... pa dashje.. smiley

Jane ca si larg keta pleqte e amerikes "te shpetojne me korrespondence Demokracine shqiptare...Hmm...apo ti dergojne nje fije kashte ketij pushteti qe e ka te sigurte mbytjen......

Puna eshte se juve keni probleme me shume gjera, sidomos me ato qe s'kane te bejne me argumentet:

- Faktin qe Baker eshte ne Amerike (po te donte te na ndihmonte pse s'ka marre shtepi me qera ne Peze?)

- Qe eshte amerikan.

- Qe guxon shkruan artikull pa u ulur gju me gju me kutite dhe pa u takuar te pakten 5 here ne jave me Ramen, si puna e ketij budallait tjeter, Arvizut, qe s'di ca behet ne Shqiperi

- Qe ne foto i ka hapur krahet si Jezu Krishti

- Qe artikullin e tij e ka botuar dhe Fahriu, perpos Foreign Policy

- Qe ky amerikani duhet te sillte shembuj nga Amerika per Shqiperine po jo ato shembuj qe sjell ai po ato qe duam ne dhe ato shembuj qe sjell Kajsiu

- Qe s'ka thene as edhe nje fjale te vetme per nene Feridene dhe as ka begenisur te pyese ca behet me te, dhe per me teper te kerkoje legalizimin e barit

Tani juve e gjetet kaq papritur armikun e radhes ngaqe ju shpojne ne bithe argumentat e tij, ndaj s'merremi me to,  apo thjesht per ceshtje parimore, dmth ai i djathte dhe ju te majte, whatever that means per "te majten" shqiptare te partise se milionereve te tregut te zi te bere rishtazi deputete + gjenerates Ruc-Gjinushiste?

Qetsohuni mer, se nese ata kane Bakerin pensionist dhe aspak te afte per seks pa viagra, ne kemi internacionalen socialiste qe eksitohet me fotot e draperit & cekicit dhe s'ka nevoje per ilacet ereksioniste kapitaliste.

Ose mos u qeteso dhe dergoi nje leter proteste me email Foreing Policy. Po deshe te japim na si attachment videot qe provojne vjedhjen e votave nga regjimi i kusarise dhe matrapazllekut. smiley

Ti Xhibo me dukesh si nje person qe ka vendosur te banoje ne mes te shkretetires, me nje fis indian. aty te quajne ne gjuhen e tyre "Vemja e Mencur", dhe beheni thumb ritualisht cdo nate me ganja ose me kerpudha halucinogjene. Ne vizionet tuaja te pernatshme, ju cfare nuk shihni. jeni aq te shkeputur nga jeta ne toke, saeq dhe pazarin e beni me tafti-bafti, - psh, imagjino te blesh kepucet keshtu, te vesh ne dyqan, dhe me sy mbyllur te marresh nje pale kepuce, te paguash dhe te vesh ne kampin e fisit dhe t'i veshesh direkt, edhe pse mund te zbulosh qe jane numer per moshat nga 3-3.5 vjec; aq te paanshem jeni.

Ok e lexova artikllin e Bejkerit. Argumenti i tij them se permblidhet ketu: 

When razor-thin elections happen, it is futile to suggest that the two sides should attempt to negotiate a solution or work out their differences through dialogue. There was no possibility of a negotiated solution between George W. Bush and Al Gore in Florida in 2000, and surely there is none in Tirana today. One candidate will win; one will lose.

Nor is it appropriate in such a case to throw out the results and hold a new election. It would be nonsense to tell voters that their vote really matters -- except, that is, when an election is so close that their vote could actually determine the outcome.

Ky argument ka vend per diskutim, si ne pergjithesi ashtu ne vecanti per rastin e situates aktuale ne Shqiperi. Por te pakten tani e kuptoj pse ju ka shpuar ne prapanice argumenti dhe pse nuk merreni fare me te. smiley

 

Ne artikllin e FP kishte dhe nje link te artikllit te NY Times per viziten e Baker ne Shqiperi. Ju sugjeroj ta lexoni, if only per anekdodat e fakseve dhe parullave te misspelluara ne inglisht. smiley

Gjeta dhe keto videot per viziten e tij (pjesa I dhe pjesa II, mesa duket nga tvsh-ja e atehershme. Keto jane interesante me shume ne aspektin se si e paraqiste regjimi i atehershem (Ylli Bufi representin' smiley) i Alise keto ngjarje.

Po fundja dhe per nje krahasim tani pas 20 vjetesh.

Mire e ka cfaredo qe gjykata te vendosi le ta pranojne dhe te mbledhin mendjen.

Te vesh ne njeren ane te peshores internacionalen socialiste (qofte dhe me draper e cekan) me xhejms bejkerin eshte krahasim shume i paqelluar dhe shume dashamires ndaj pensionistit bejker. Nejse, sekush ka masstabin e vet por e mira e donte te shikonit a beri ndonje deklarate mbledhja e ppe-ve ate dite qe kishin mbledhje, he mo, ate dite qe sala takoi presidentin e azerbajxhanit.

Per Bekerin (me theks te i-ja) serish ate batuten e teta Angie Jolie me kalin.  Asnje llaf me teper s'ia vle.  

Ky artikulli i Bejkerit, me beri te dyshoj, mos valle Basha eshte njeriu i CIA-s .  

hemmmm.:?, ndofta ke te drejte Pjero.

 Belulo, duke mbledhur ato faktet e vogla (si pashaporta etj), nuk eshte çudi, veç ajo qe kam zbuluar une eshte se dhe vete CIA eshte nje organizate e mbushur plot me budallenj. CIA eshte ngritur lart nga media dhe kinemaja (Hollivudi) . 

ti ket e paske pas dit qe m'perpara Pjero.
E ke then ktu

 Bredharako, une e kisha harru ate artikullin smiley eehh, nuk do pi mo, as uiski e as vene te vjeter smiley dhe per çudi sa here betohem, aq here e bombardoj trunin me pije. E di qe gjeta nje raki (gjenever i thone ketu) nga grani (gruri), te vitit 1964. Kam dhe ca, a pa pa si ishte, vetem nga ngjyra te merrte ne qafe smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).