Web-i është pjesë e pandarë e jetës moderne. Është një mësues, një përçues, një argëtues, një frymëzues, një bashkëpunim i krejt përpjekjeve tona krijuese. Ndez lëvizje dhe na lejon të shkëmbejmë idetë tona, mendimet tona, ëndrrat tona. Web-i është krijesë e jona. Të gjithë jemi pjesëmarrës, jemi ne ata që e përdorin Web-in çdo ditë. Krejt komentet dhe ngarkimet që bëjmë shtojnë diçka në një gjë më të madhe. Kjo është arsyeja pse besojmë që Web-i duhet të mbetet i hapët dhe i mundshëm për këdo. Web-i na takon të gjithëve ne. Lini shenjën tuaj dhe shpalosni përkrahjen tuaj për burimin publik më të madh të botës.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).