Konceptet themelore të Marx-it (3) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e tretë) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi NATYRA NJERËZORE Një pjesë e mirë e këtij kapitulli do të mbulojë një diskutim mbi makro-sociologjinë që studioi Marx-i, me një përqëndrim mbi analizën e tij të makro-strukturave të kapitalizmit. Megjithatë, para se të mund t’i analizojmë këto tema, duhet të fillojmë të flasim për mendimet e Marx-it mbi aspektet makro-sociologjike të realitetit shoqëror. Marx-i e ndërtoi analizën e tij kritike mbi kontradiktat e shoqërisë kapitaliste, bazuar në supozimet e tij mbi natyrën njerëzore, marrëdhënien e saj me punën, dhe mundësinë për tëhuajsimin e saj nën sistemin kapitalist. Ai besonte se ekzistonte një kontradiktë e vërtetë midis natyrës sonë njerëzore dhe mënyrës se si duhet të punojmë në një shoqëri kapitaliste. Në punimet e tij të para, Marx-i (1964:64) shkruante se qeniet njerëzore janë një “tërësi e marrëdhënieve shoqërore.” Nëpërmjet këtij mendimi, ai sugjeron se natyra jonë njerëzore është e ndërlidhur me marrëdhëniet tona specifike shoqërore dhe me kontekstin tonë institucional. Për këtë arsye, natyra njerëzore nuk është diçka statike por ajo ndryshon sipas kontekstit historik dhe shoqëror. Për të kuptuar natyrën njerëzore, duhet që të kuptojmë historinë shoqërore, nga që natyra [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).