Louis Althusser: Materializmi aleatorik Pjesa VII Agon Hamza Materializmi aleatorik, ose materializmi i ndeshjes, përmbledh pothuajse të gjithë punën e Althusser nga viti 1977 deri në vitin 1987, kur ai pushoi së shkruari filozofi. Përgjatë kësaj periudhe, tekstet më të rëndësishme janë “Marksi në limitet e tij” dhe “Aktualiteti nëntokësor i materializmit të ndeshjes”, të cilat datojnë nga vitet 1978-79, respektivisht vitet 1982-83. Periudha ndërmjet dy teksteve është periudhë e humnerës filozofike – por në një kuptim preciz – si pasojë e hospitalizimit të Althusserit në vitin 1980, pas vrasjes së bashkëshortes së tij Hélène Rytman. Është me rëndësi të thuhet se “Aktualiteti nëntokësor i materializmit të ndeshjes” nuk ishte një tekst konsistent, përkundrazi, ai ishte një dorëshkrim amorf të cilin François Matheron e gdhendi me mjeshtëri të jashtëzakonshme. Siç shkruan njëri ndër përkthyesit më seriozë të Althusser, G.M. Goshgarian, projekti filozofik i Althusserit para “materializmit të ndeshjes” lokalizohet në premisën e Leninit: “nëse Marx nuk e ka lënë pas tij “Logjikën” (me L të madhe), pas tij ai ka lënë logjikën e Kapitalit”. Në këtë kuptim, detyrë e filozofisë Marxiste ishte tërheqja e kësaj logjike koherente, të përfshira në “gjëndje praktike” në chef d’œuvre të Marxit, si model i [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).