Open Data Albania

Një anë shumë e rëndësishme e arsimit të lartë është cilësia e tij. Ndërsa janë bërë shumë hapa për masivizimin, rëndësi ka filluar t’i kushtohet edhe vlerësimit të cilësisë.  Kështu, që në vitin 1999, u krijua me ligj sistemi i akreditimit me dy përbërës të rëndësishëm: Agjensia Publike e Akreditimit për Arsimin e Lartë (APAAL) dhe Këshilli për Akreditimin. Ky sistem kontrollon dhe organizon Sigurimin e Jashtëm të Cilësisë, përmes dy proceseve: vlerësimit dhe akreditimit.

APAAL është përgjegjëse për vlerësimin e jashtëm të programeve dhe Institucioneve Publike dhe Private të Arsimit të Lartë përpara licencimit të tyre dhe gjatë zhvillimit të veprimtarisë. Ajo duhet të kryej edhe analiza dhe vlerësime sistematike krahasuese midis IAL-ve dhe programeve të tyre.

Këshilli Akreditimit është një organ kolegjial, i cili në bazë të vlerësimit të APAAL-së rekomandon akreditimin ose jo të IAL-ve. Vendimi përfundimtar mbi akreditimin i takon Ministrit të Arsimit.

Përvec Sistemit të Jashtëm të Cilësisë, funksionon edhe Sistemi i Brendshëm i Cilësisë. IAL-të janë përgjegjëse për të dhe ngrenë njësinë përkatëse për sigurimin e brendshëm të cilësisë, e cila vlerëson periodikisht efikasitetin e veprimtarive mësimore, kërkimore, administrative, financiare, etj, të institucionit.


Akreditimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat

Akreditimi (accreditation) është procesi nëpërmjet të cilit realizohet certifikimi i  besueshmërisë, autoritetit, mundësisë dhe aftësisë.  Në arsimin e lartë, akreditimi është një proces sigurimi cilësie, gjatë të cilit, një organizëm i jashtëm (në rastin tonë APAAL-ja) vlerëson përputhjen e shërbimit dhe aktivitetit të IAL-së apo programeve të tij me standartet.


Pse është kaq i rëndësishëm akreditimi?  

Vendimi pas vlerësimit të jashtëm të cilësisë mund të jetë pozitiv, me kusht ose negativ. Nëse IAL-ja ose programi merr vlerësim negativ, atëherë ky institucion ose program nuk njihet zyrtarisht në Republikën e Shqipërisë, për rrjedhojë diploma që studentët fitojnë nuk është e vlefshme.

Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 38 universitete private, me rreth 322 programe studimi. Një pjesë e tyre janë licencuar, akredituar, janë në proces akreditimi ose me kusht, ose nuk kanë fituar asnjë nga këto.

Sic mund të shikohet edhe nga grafiku, vetëm 25% e programeve të universiteteve private janë akredituar. Në vijim të procesit janë 20 programe, ndërkohë që pjesa më e madhe janë ende të paakredituar. Akreditimi i universiteteve private merr njërëndësi të vecantë për publikun, pasi janë institucione të reja dhe jo shumë të konsoliduara. Ndërsa për arsimin publik është një krijuar një traditë dhe një opinion i fituar ndër vite, informacioni i vetëm për të gjykuar mbi morinë e universiteteve private në qarkullim, për momentin mbetet akreditimi, i cili supozon plotësimin e standarteve. 

Interesante është prezenca e institucioneve “të palicencuara dhe paakredituara”. Kjo iu referohet programeve Bachelor apo Master të cilat nuk kanë marrë akoma miratimin as nga Këshilli i Ministriave për fillimin e punës. Me fjalë më të thjeshta, janë aktivitete që as nuk duhet të ekzistonin, pasi marrja e licencës është hapi i parë drejt krijimit të një programi.

Ajo që përbën interes në këtë mes është sjellja e publikut kundrejt IJPAL me programe të paakredituara. Nëse një student është pjesëmarrës i një programi ende të paakredituar, ai: ose është i sigurt që insititucioni do e fitojë akreditimin, ose nuk ka informacion mbi riskun që po përballet sepse nëse programi nuk akreditohet, ai do të gjendet në dorë me një diplomë të pavlefshme.

Nëse do iu referohemi Institucioneve Jo Publike të Arsimi të Lartë, situata paraqitet si me poshtë

Deri tani, janë akredituar 14, nga 38 IJPAL, që do të thotë më pak se 50%. Në kushtet e një sigurie absolute si nga ana e universiteteve private, edhe nga ana e studentëve në nismën e tyre për arsimim pranë tyre, natyrshëm lind pyetja nëse procesi i akreditimit është një proces real, që vlerëson me të vërtet cilësinë, apo është një hallkë shtesë në institucionet shtetërore, e cila krejt formalisht certifikon aftësinë dhe mundësinë e këtyre universiteteve për të përgatitur profesionistë të ardhshëm



Burimi: Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Përpunimi dhe komentet: Open Data Albania

13 Komente

Cilësia e Arsimit të Lartë (2010)

Cilesi Mediokre

Pse, ka akoma arsim te larte ne Shqiperi?

 Keta miire e kane, po pse nuk i publikojne kriteret per akreditim, dhe perfundimet e akreditimit, ne menyre qe studentet e shkrete te dine se ku te shkojne, se keshtu siç e bejne keta, njesoj si struci, e fusin koken ne rere......apo gjynah, qe ti leme edhe ato palo universitete pa leke..........

Rroft Kristali thuaj, qe na mbaron pune smiley

Kristalizo parate!

Problemi eshte se kemi me shume univeristete "kioska" se Italia,Greqia,Franca se bashku....Nuk i kuptoj keto kriteret per te hapur nje universitet?

Pastaj te kalojme tek cilesia?....Hmm....Me thuaj kush "farapertypes" apo "ekspressvadites" ka ngelu pa 2-3 mastera?...Dhe kur bisedon nuk dine te lidhin dy llafe....

 

E bukura eshte qe kur te vete ne atdhe pas 2 javesh me 2 masterat e mi ne xhep, do dali sezben ndonje i UFO, Kristal, Pasqyre apo Justinianit, qe do t'a kete bere Masterin vetem ne WE (po po, egzistoka, i merke tere oret te shtunen e te djelen!)  - "master-nate" apo "master week-end" duhet t'a kete emri ! - dhe s'ta di njeri sesi merret shkolla ketej ...

E forta eshte se kur ke perballe njerez te tille, s'di si te sillesh : te jesh "modest" per ato qe ke bere ketej, apo mos t'ja u shash shume shkollen (shkollat private ne pergjithesi) ... dileme ! me shume ne siklet ndihem une, se ata qe kane ne xhep UFO, Kristal, Justinian apo nje nga 54 Universitet e tjera qe ka Shqiperia !

e mjeruar

 

Cilesi??? Kur te hapesh nje universitet eshte njesoj si te hapesh nje parukieri? Nga do vije cilesia?? Per mua hapja e 724652451332 universiteteve neper cdo skute te Shqiperise eshte thjesht ABSURDE!!!

po kjo ka shume lidhje me vendin e punes. nese mbaron universitetin ne shqiperi edhe gjen vendin e punes ne baze te prifilit dhe edukimit, kjo tregon se sitemi funksionon. nerse je edukuar jashte edhe nuk gjen dot vend pune ne shqiperi se behet lufte diplomash, kjo sikur ka lidhje direkte me vendin e punes ku ka aplikuar njeriu. se diplomat ti marresh edhe ne amerike, po nuk e pate diplomen e masterin me merite, po nuk di te besh ashte qe thua se ke mesuar, si ne gjithe boten edhe ne shqiperi pa pune mbetesh. a ndryshon puna nese ke bere shkolle si ketu si jashte qe te behesh minister. po sikur nuk ka shume vende pune per ministra.

 

 

 

 Aktualisht, në Shqipëri funksionojnë 38 universitete private, me rreth 322 programe studimi. Një pjesë e tyre janë licencuar, akredituar, janë në proces akreditimi ose me kusht, ose nuk kanë fituar asnjë nga këto.

Mire ja ti shtojme te dhenat : 

Arsimi I Larte Privat

Arsimi i Lartë në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme këto 5 vitet e fundit. Zhvillim i tij ka sjellë rritjen e ofertës për studentët, kërkesat e të cilëve vinë gjithashtu në rritje. Grafiku i mëposhtëm tregon qartë ecurinë në rritje. 1

Si pasojë numri i studentëve të regjistruar pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat është rritur në mënyrë eksponenciale. Grafiku i mëposhtëm tregon qartë rritjen harmonike të regjistrimeve me zhvillimin e IAL Private.

 

Lista e mëposhtme e Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat të licencuara, të cilat janë të akredituara.  Theksohet se akreditimi vlen për disa prej programeve që ato ofrojnë.


Shënim: Jo çdo institucion që mbartë  emërtimin  "Universitet"  është i lejuar të emërtohet  i tillë me ligj.

Shkurt quhen Shkolla te Larta ! smiley

Biznes i mire per pastrim parash. 

P.S. Kur ka hap nje te tille dhe Artan Hoxha, ai karagjozi qe nxjerr PD-ja per te tall bithen me opinionistet e PS-se per pune e zgjedhjeve, mos ngelte njeri me kembe. 

Tani mungon dhe Universiteti "Kotherja*" smiley

* Si psedudonim spiuni ngjan po hajde se kohe e vrenjt eshte sot smiley

Po regjistrimi s'duhet te jete nje "kore (kothere) buke" ?! apo jo ?   smiley

 kjo eshte loja qe behet ne kurriz te ketij mileti qe mesa duket nuk ka ku con parate. Ne arsim kemi  situate e ngjashme me 96 ku te gjithe e dinin qe nuk ka mundesi te funksionoj (skema piramidale e parave) por rradhe te zinin me shprese se gjema do fillonte pasi ata te kishin kaluar sportelin

Institucioneve Jo Publike të Arsimi të Lartë,  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).