Një nga pasojat e krizës ekonomike të Greqisë është numri i emigrantëve shqiptarë që zgjedhin të largohen prej saj për në shtëpitë e tyre.


Tola, një mësuese e gjuhës shqipe dhe burri i saj Gramozi, një oficer policie, u larguan nga Shqipëria më 1999 dhe u vendosën në Greqi për të ndërtuar një jetë atje. "E shihnim qartë se ishte e vështirë të blinim shtëpi dhe do të na duhej të paguanim huanë gjatë gjithë jetës tonë," thotë Tola për SETimes.

Ata nuk ishin të vetmit që kishin këtë mendim. Nga ana statistikore, Greqia dhe Italia strehojnë numrin më të madh të emigrantëve shqiptarë.

Gruaja e re thotë se jeta në Greqi nuk ishte e lehtë. Megjithatë, ata punuan shumë dhe arritën të kursejnë para për të blerë një apartament. Tola i lindi të dy fëmijët e saj në Greqi, duke i dërguar në kopshte privatë, ndërkohë që ajo dhe burri i saj punuan ditë e natë për të kursyer para. "U mësuam me këtë lloj jetese, dhe nuk kishte asgjë që të na tërhiqte vëmendjen. Gjithshka që dëshironim ishte të kursenim para," thotë Tola.

Çifti dhe dy fëmijët e tyre u kthyen në Tiranë më 2005 dhe blenë një apartament. "U përpoqëm të gjejmë punë këtu, por gjërat në Tiranë kishin ndryshuar aq shumë sa u ndjemë si të huaj. U kthyem në Greqi për të punuar më shumë, për të kursyer më shumë para që të blinim një dyqan dhe të kishim një biznes të vogël. E kuptuam se kjo ishte e vetmja mënyrë për të patur një të ardhme në Shqipëri," thotë Gramozi për SETimes.

Ata iu kthyen të njëjtës rutinë dhe i depozitonin paratë në bankë, derisa një ditë njerëzit "filluan të pëshpërisnin se një krizë e madhe ishte duke ardhur".

"Isha shumë e shqetësuar kur i dëgjova këta zëra. Shenjat e krizës filluan të bëhen të dukshme shpejt. Gramozi nuk po merrte rrogën e tij dhe shumë punëtorë mbetën pa punë. Gjithçka që mund të merrnim ishin 70 euro në javë nga rroga ime."

Ajo shton, "Filluam të përdornim para nga kursimeve tanë, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Diskutuam dhe vendosëm të ktheheshim në Shqipëri. Jeta në Greqi ishte bërë e vështirë. U kthyem në Shqipëri në korrik 2009, pa paratë që ishim përpjekur të grumbullonim për të blerë një dyqan këtu."

Burri i saj u kthye sërish në Greqi. "U rregjistruam në zyrat e punës si emigrantë që ishin kthyer në shtëpi, por asgjë nuk ndryshoi. Kursimet tona po shteronin," thotë Gramozi.

"Vendosëm të fillojmë një biznes të vogël, një kafe interneti, dhe të kërkonim punë në të njëjtën kohë. Gjetëm një vend dhe filluam të punojmë në tetë të mëngjesit dhe e mbyllnim pas mesnatës. Fitojmë aq para të mjaftueshme sa për të ushqyer fëmijët," shton Tola.

Qeveria shqiptare pranon se dërgesat nga emigrantët shqiptarë në Greqi kanë rënë, por vendi nuk po përjeton efektet negativë të cilave u trembej.

"Përkundrazi, mijëra shqiptarë janë kthyer. Kanë sjellë me vete paratë që kursyen në Greqi dhe kanë filluar të investojnë në biznese të vegjël. Kjo është fitore e madhe për Shqipërinë. Njerëzit që kanë mësuar shumë jashtë vendit, kthehen dhe ndërtojnë diçka të re këtu," tha Kryeministri Sali Berisha për gazetën austriake Kurir në një intervistë këtë muaj.

Por opozita shqiptare nuk është dakort. Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Koçi tha për të përditëshmen shqiptare Mapo se kriza greke ka ndikuar negativisht në ekonominë shqiptare.

"Nëse ne mendojmë pikë së pari se emigrantët shqiptarë do të kthehen në vend, duke filluar biznese të vegjël, të cilët do të ndihmojnë për rritjen e ekonomisë shqiptare, kjo është shumë e bukur për t’u besuar. Asnjë ekonomist nuk mund t'a thotë atë, duke patur parasysh tregun vendas," tha Koçi për të përditshmen më 20 qershor.

Pavarësisht nga opinionet e kundërta mes politikanëve, emigrantët shqiptarë vazhdojnë të kthehen, disa për t'u vendosur përgjithmonë, të tjerë duke pritur për kohë më të mira për t'u kthyer në Greqi.

Nga Linda Karadaku për Southeast European Times në Tiranë – 21/06/11
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.

50 Komente

Kjo eshte mese e vertet. Shqiparet po ktehen me mijra nga Greqia. Bumi ekonomik ketu tek ne eshte me poshte se moszhvillimi i fqinjeve.

 

Shumica e atyre qe kthehen e bejne perkohesisht se si te papune u shkon me shtrenjte jeta ne Greqi se ne Shqiperi, hajt mo kalojme ca muaj ne Shqiperi derisa greket te rregullojne prape Greqine dhe mos gjejme prape pune.

Keta s'ke çi do ne Shqiperi, jane apolide, jane si puna e evgjiteve, ngrejme kampin njehere ketu njehere atje.

Sala domosdo gezon se duhet urgjentisht valute qe te shtyje sa te shtyje e mos ti plase ndonje krize ekonomike para zgjedhjeve te 2013.

 ....kesaj i thone pese pordhe e gjashte groshe........keshtu do te thoshte im ungj, po te ishte gjalle......

neqese reminitancat kane qene ne rendin e 600-800 milion eurove, para 5-6 viteve, dhe qe ishin nje oksigjen i mire per ekonomine tone...tani sipas meje, eshte ne rendin e me poshte se 200 milioneve, atehere ku do ta gjeje kjo ekonomia jone kete oksigjen??? tek huate qe eshte deri ne fyt me borxhe??? tek mbledhja e taksave, qe sapo vete dhe po deshton, pasi kompanite nuk kane aftesi paguese???

...kriza greke do na beje mire...... thote kryeministri ine,........ pasi do na sjelle para nga emigrantet...po sa do te zgjasin keto para???, po kur te jene te papune si do beje qeverriu???.........do te hapin biznese........ thote perseri kryeministri....lesh o baba lesh, do te thoshte ajo mbesa ime e vogel....ketu nuk po ja dalin keto qe jane dhe jo me te hapen te reja..pasi ajo qe eshte dhe me themelorja dhe qe duhet ta shikojme te gjithe drejte ne sy dhe me shqetesim te madh bile....ka rene ndjeshem aftesia konsumatore e shqiptareve........nuk kane me para, dhe ato qe kane, i kursejne, se nuk dihet se ç'do te vije me pas.......

ja kjo eshte rritja me e madhe ekonomike ne planet.....

tani sipas meje, eshte ne rendin e me poshte se 200 milioneve

Ou, u bere edhe studiues i ekonomise ti "alidems"? smiley

 llogari e thjeshte fare, kur 60% e emigranteve jane te papune, me rregull treshi, mos e beso po deshe......

ps

Nje pyetje te thjeshte, (nuk pres pergjigje) sa para sjell ti ne shqiperi......?????'

Alidems, kjo s'quhet "me rregull treshi" por me rregull "fjalen e merr era keshtu qe une po ja kepus ca se anonim jam gjithsesi". Kush te tha ty qe 60% e emigranteve qenkan te papune? 

P.S. 0

 

Kur ja keput kryeministri qe s'eshte fare anonim, pse mos t'ja kepusim ne? smiley

as kryeminister nuk eshte, mos ki merak. smiley

Ah po, harrova qe eshte zot i gjithefuqishem.

Kryeministrit s'i merren parasysh se atij i eshte hequr filli me kohe smiley

Kioskaxhiu Berisha ne zgerdhirje e delir per rikthimin e filosofise se "biznesit te vogel " , apo nuk ka dhe Lulen e Partise tani si krye/ar te Bashkise smiley

Ore kam nje pejetje per kete llafin e MoDh mer Jahu " reminitancat " . A di kush nga se eshte frymezuar kjo kenge ?

http://youtu.be/nmcrw32Qg-U

Po ku ka me sot ore ? Tani duhet nje kenge tjeter te kompozoje BODJA me k/shakaxhiun e perparimit me "biznese te vogla " . Pasi vodhen e spekulluan me "Tirana po Ndryshon" ose  ( Shqiperia po Lengon ) punen e Edi rames ( se me te vertet ke pane te Huajt vec Tiranes qe po ndryshon ,  ) tani ketyre daullexhijve e sazexhijve u mbetet te krijojne duon konkuruese te Vreto -Cela ! Hopa Ciljeta dhe Elita me numra! 

Tani, ky Gramozi dhe Tola(cfare emri smiley ) jane largimi ne menyre masive nga Greqia?

3, 4, 5 emigrante kemi patur ne Greqi ne?

Po kjo Linda kur eshte kthyer nga Greqia? Shqipen e paska ruajtur ne menyre te shkelqyer fare. Nuk e di per te foluren, po per ta shkruar... e beka pistil fare. smiley

Eshte stil modern i Gazetarise Zot .

psh pas nje vrasjeje masive lexojme se nje qytetar thote se " Askush nuk e imagjinojnte qe Berisha te ishte vrases ne 21 Janar . Ai gjithe kohen i ka dashe dhite "  ose ... nje banor i kthyer nga Greqia tha se : "Edi Rama ky psikopat ka pergjegjesi per shkatrimin e jetes se familjes Tola "...ose ose ..nje zgjedhes ne Shkoder pas permbytjeve deklaroi se : " Une Berishes do ja jap voten . Vetem ai die me permbyt dhe me hap biznese te vegjel "  Ka plot shembuj per te gjetur e per te mesuar gazetaret , Ky duket se eshte rast konkret mendoj  i ntervistuar nga vete "biznesmenet e vegjel zotrie "

Tola duhet te jete mbiemer dhe gjindet ne Poradec e gjetke !

t'emen e s'emes o. smiley

Kioskaxhiu Berisha ne zgerdhirje e delir per rikthimin e filosofise se "biznesit te vogel ".....

Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe ekonomike në Evropë. Ky vendim, per ritjen e pagave sot tha Berisha, është një vendim shumë i pazakontë për shkak të krizës së thellë ekonomike që ka pllakosur Europën dhe botën këto vitet e fundit dhe po gulmon me krizën e borxheve. Kjo rritje mund të tingëllojë si paradoksale, si një kundër rrymë pasi rregulli i sotëm është jo- rritje por ulje shumë domethënëse e rrogave dhe pensioneve dhe në variantin më të mirë ngrirja e tyre. Ndërsa ne për të gjashtin vit më radhë vazhdojmë rritjen e madhe të rrogave se çdo vend tjetër në Europë dhe më gjerë....

Parashikimi për rritjen ekonomike në vitit 2011,  do të jetë në shifrat e 5 %. Borxhi publik nuk do të jetë mbi  59 .7 %,  dhe deficit buxhetor jo mbi 3.5 %.

Parashikimi për rritjen ekonomike në vitit 2011,  do të jetë në shifrat e 5 %. Borxhi publik nuk do të jetë mbi  59 .7 %,  dhe deficit buxhetor jo mbi 3.5 %.

 Eshte parashikimi yt ky apo ndonje tjetri ?!! 

 

Parashikimi për rritjen ekonomike në vitit 2011,  do të jetë në shifrat e 5 %. Borxhi publik nuk do të jetë mbi  59 .7 %,  dhe deficit buxhetor jo mbi 3.5 %.

 

Yes, Yes. Gjithashtu Ravi ka thene qe ne nentor i vjen fundi botes keshtu qe mund te thoni c'te doni se fjale ne ere jane smiley

Ravi. :X

Ti po qe ke kakarisur maje togut me pleh.Psikopatia e KM u ka pushtuar te terve.

 Po emrat qe kane nderruar do i sjellin me vete apo do ti lene ne greqi? 'nuk mendoj qe te mos kete qene ndonje jorgo apo spiros aty ne GR ky Gramozi'

Emigrantet, te pakten ato qe njoh une, kane shtepi e katandi ne Shqiperi, nuk jane pa gje fare dhe tani qe do kthehen do te rrine ne cadra. E vetmja gje qe i mban atje eshte se kane femijet ne shkolle ndryshe do te ishin kthyer sepse kostoja e jeteses atje eshte teper e larte kurse puna ka rene pertoke.

 

last year somewhere in tirana (really don't remember where it was):

http://img834.imageshack.us/img834/2701/murale.jpg

si andej mbrapa bankes nga rruga e tajvanit kur kalon posten. smiley s'e di... kam 3 vjet pa shkuar. smiley

emigrantet me qindra po ikin nga greqia,

turistet me mijera shkojne nga shqiperia,

se euron e shqiptarit se do laberia,

ta gezoje greqia.

kjo eshte teoria e "qarkullimit te lekut ne natyre".

greku vodhi shqiptaret dikur, mblodhi leke, bleu shqiptaret..... sot lekun e shqiptareve e derdh ne shqiperi qe te bleje me shume shqiptare, qe ne kthim shkojne te harxhojne keto leke me pushime ne greqi, duke u cuar me shume leke grekeve per te shpenzuar ne shpirtblerjen e shqiptareve, te cilet eventualisht nje dite do te mbeten pa leke se do greqizohen aq shume saqe "pushimet ne greqi" me ne fund do i kalojne ne trojet e tyre etnike greke ne shqiperi. shqiptaret nderkohe punojne aty si emigrante dhe coc u shpeton ndonje lek ne shqiperi nderkohe qe greku vetekonsumohet ... everibadi heppi. evribadi in his oun haus.

uot cejnxhd? molekula e ujit avullon nga urina sillet ndonje vit a dy ne atmosfere, bie ne forme shiu diku ne toke, uji thithet nga ndonje bime, grumbullohet ne tulin e ndonje shalqini, qe do te haet nga njeriu i cili shume shpejt do zbertheje dyqanin. smiley

a ata i thone karpuz smiley

Po ku do mbyten ne Skiperi. Me kete strukture zhvillimi ekonomik dhe keta te papergjegjshem politikan, do pelcasi flluska se shpejti. Te gjithe ne sektorin e sherbimeve dhe ndertim nuk mund punesohen de. Shumica prej tyre mesa kam vene re jane dhe te pakualifikuar.

Edhe djali im 7 vjecar mund te beje nje artikull me me nivel se ky.

Pse na merrni kohen kot?

Ku jane numrat, statistikat, faktet qe tregojne se sa jane prekur familjet shqiptare nga kjo krize. A jane prekur direkt, apo indirekt?

Shoke ne Greqi me thone qe ne krize jane kryesisht punonjsit e administrates shteterore. Biznesi eshte duke punuar. Pra direkt shqiptaret nuk jane prekur, per shkak se numri i tyre qe punojne ne administrata eshte pothuajse zero.

Kutpohet , indirekt do te kete impakt. P.sh. ajo "afendikesha" qe e pastronte shtepine tre here ne jave , tani do e pastroje dy here. Keshtu qe afektohen dhe familjet shqiptare.

Por ne asnje menyre nuk mund te besoj se shqiptaret po kthehen masivisht.

E mbani mend ate shprehjen e famshme te viteve 89-90: " Me mire lope ne Zvicer se sa njeri ne Shqiperi". Keshtu eshte dhe kjo pune....

Per te perfunduar: Ky shkrim nuk e meriton vemendjet e ketij blogu...

Do te kemi problem,se po na kthehen perseri funderrinat antishqiptare!

Qeveria para se te gezoje per ca eruro qe mund te sjellin Gramozet Spiromillat,te hape syte kater dhe te ngreje vigjilencen e sigurise kombetare,pasi nese do te kthehen 100 mije Spiromilla,do te bejne 100 here me shume deme se parate qe sjellin.

Berisha apo Topi nuk duhet te gezohet por ti terheqin vemendjen SHISH,per kete vale antishqiptaresh dhe agjentesh te asfalias qe do te vije.

avash o burr i dheut se nuk jane te gjithe asfalinj. nuk jane te gjithe funderrina ashtu si thua ti. ka njerez te vuajtur boll. dyshoj shume qe siguria kombetare te varet sadopak nga "bullying" i emigranteve apo thjesht duke cuar dem energji te SHISHit. me duket e padrejte qe dikush te vuaje andej nga greket dhe ketej nga shqiptaret. me duket shume e padrejte ajo qe thua ti.

jo masivisht, kane filluar te largohen por jo masivisht

Nuk e di po o zotrules,sec mu kujtua 1994,makinat me "emigrante" nga Greqia qe kalonin ne mes qyteteve,dhe bertisninsmileyoshte Sali Berisha,Poshte Meksi.Thjesht se Berisha apo Meksi kishin arrestuar nja 5 bukeshkale funderrina minoritare per incidentin e Peshkepise,pjesteret e te cilit ishin "emigrante" nga Himara.

Sec mu kujtuan pastaj keta "emigrante" qe masivisht erdhen dhe votuan pro Janullatosit ne Kushtetuten e 1994.

Sec mu kujtua pastaj 1996 shtator,kur po shihja "emigrate" nga Greqia qe po ktheheshin ne Shqiperi.

Pastaj po keta "emigrate" kryesonin turmat ne 1997.

Tani jane goxha incidente kur ardhja e ketyre"emigranteve" koincidon me dicka qe mund te ndodhe ne Shqiperi.

Per kete aresye kam dyshime se ardhja e 100mije Spiromillave do e sjelle me shume dobi sic gezohet Berisha,se sa dem.

Personalisht ardhejn e emigranteve nga Greqia ne Shqiperi e shoh si shenje te keqe dhe jo si shenje te mire.

P.S nuk thashe te gjithe jane funderrina,porjam i sigurte qe 1 ne  5 ose eshte antishqiptar ose funderrine e asfalias,prandaj dola me shifen 100 mije Spiromilla.Nuk te SHSH duhet te mbledhe rripat sikur 20% e kesaj 100 mijeshes te kthehet?Jane plot 20 mije Spiromilla qe bejne namin po te marrin urdherin nga Athina,thjesht psh per ta spostuar vemendjen e botes nga kriza greke psh nje shkak per rremujera ne Shqiperi.

 

 

Ne ate kohe qe thua ti Miri, edhe une kam qene kunder Sales. (jam akoma kunder tij, ne menyre konstante kam qene kunder tij, dhe kam per te qene perjetesisht kunder tij)

Asnjehere nuk kam qene ne Greqi. As greqisht nuk di. A jam gje asfali une?

C'pune ka Janullatosi me projekt kushtetuten e 94? A mund ta shpjegosh pak kete te lutem? - Une di qe firmen per Janullen e ka vene Saliu vete; dora vete Salias Berishovic.

Me vjen shume keq qe ti e analizon ashtu situaten.

Saliu ne 97 u rrezua nga pushteti vetem per shkak te kafsherise qe tregoi mbi popullin. I mashtroi njerezit, i rrahu gjate sundimit te tij, i rrahu dhe i gerrmoi kafsherisht ne 96; vodhi zgjedhjet. i vodhi ne 92, i vodhi dhe ne 96. Ai u denua per kafsherine qe tregoi ndaj atij kombi. dhe nuk eshte e vogel kafsheria e asaj shtaze. - te me falin te gjithe per tonet, por keto jane plaget e atij kombi dhe mua bashke me ta; e kur preken, bertasim e klithim, se dhembin akoma, se ende nuk jane mbyllur, se kancerin e kemi ende brenda, e kemi ne tru, ne kryeministri.

Kjo histori atdheshitjeje dhe tradhetie kombetare Miri, nuk ka te mbaruar; per t'i rene shkurt.

Ti nuk mund te shohesh si shenje te keqe kthimin e tjetrit ne shtepi. 

E para, nuk po ha buken tende(apo timen), dhe nuk po te ze deren ty(apo mua); dhe ne nuk kemi nje shtet social qe do na rrjepe ne taksa ne te tjereve(ata te shkretet, se une e ti ja paguajme taksat Cezarit, jo Neronit) per te mbajtur me buke dhe asistence emigrantet qe kthehen ne shtepite e tyre.

Ato qe ke thene me siper, me duken tamam si prerje nga propaganda zyrtare e PD-se ne 97-98, qe ende po benin cmos qe te mashtronin popullin se demek ata u rrezuan nga tradhetia kombetare, apo me zi dhe me pataksisht, nga rebelimi i kuq. - Nder te cilet, nje prej gjeneraleve ishte dhe Arben Imami; sot, minister i mbrojtjes i qeverise Berishovic 2, 3 apo 4, sa t'i takoje.

Prandaj me vjen edhe me shume keq qe shprehesh ashtu. smiley

rispekt man.

Po te kujtohet ne Kushtetuten e 1994 kishte nje nen qe detyronte komunitetet fetare te kishin drejtuesit e tyre shqiptare me kombesi.Ishte thembra e Akilit te kesaj kushtetute.

Nje nga aresyet qe ajo u rrezua ishte pikerisht ky nen,qe beri greket te dergojne "emigrantet" me makina per ta votuar kunder kete nen.

Por nejse kur nuk te vjen per mbare,bej sikur nuk kujtohesh dhe je ne rregull.

Sala ka vjedhur zgjedhet e 1992?? e shkruajte gabim nga urrejtja e ke per Salen apo e ke me tere mend?

Kushtetuta  u rrezua sepse Saliu donte ta kthente ne sistem presidencial Shqiperine, o Miri.

Shteti qe deklarohet si shtet laik, nuk ka pse ta fuse fare ne kushtetute nje nen aq hundefutes ne punet e fese. Shteti mund te rregulloje marredheniet e feve me shoqerine apo me institucionet, shume dakord. po kjo behet vetem nga nje shtet laik, asnjanes pra, per punet e feve.

dhe kur ke te besh me nje shtet te tille, nuk mund te guxoje presidenti te firmose dokedo mbi krye te kishes.

Kushtetuta ra per aresye te tjera. asnjehere nuk eshte kujtuar apo perdorur ai nen qe thua ti per te kundershtuar kushtetuten.

Dhe qe thua zotrote, kushtetuta eshte ligji themeltar i nje shteti dhe kombi. Nuk mund te perpilohet vetem nga nje Sali dhe stafi i tij... te pergatitur dhe eksperte vetem ne sumlepirjen e Sales dhe thirrjeve qafleshomitingashozhulsomorracake mitingjeve "Berisha-Berisha-PD-PD!", e jo nga nje staf mbarekombetar, mbareshqiptar, me nje spekter te gjere perfaqesimi politiko-shoqeror. smiley

Jo Miri, nuk e kam nga urrejtja per Salen, dhe e kam megjithmend. Zgjedhjet e 92 jane vjedhur dhe jane vjedhur shume keq bile. Po ishin me njerez sistemi i kaluar qe shihte (obviously, e pabesueshme per shume ketu) per te miren e vendit, dhe leshoi pe e nuk hapi goje; ose me realistja: sistemi kish mbetur me gisht ne goje dhe pa asnje mbeshtetje me nga jashte; nderkohe qe PD-ja vinte ne pushtet me nje mbeshtetje absolute perendimore. U muar nje vendim per te miren e popullit - ose cfare mendohej atehere - per te miren e popullit, pavaresisht se rezultoi ne ngjitjen ne majat e pushtetit absolut te antishqiptarit me te madh dhe te neveritshem qe ka nxjerre ky komb gjate gjithe historise se vet mijeravjecare; rezultoi ne gati anihilimin e kombit dhe shtetit te fundit te shqiptareve mbi dhe. te gjitha keto fale atij qe une urrekam aq shume...

e kujtoj pra, e kujtoj shume mire se cfare ka ndodhur. Kam qene ne Shqiperi atehere. i mbaj mend te gjitha-ose pothuajse te gjitha kafsherite qe i ka bere atij kombi ai felliqesire.

dhe nuk flas nga urrejtja per nje emer. per kete te jesh i sigurte.

Miri

Shkrimi yt sec me kujton propaganden opozitare (informale) e 2004  ku qeverine e atehershme dhe shtetin na e drejtonin greko-ortodokset. Sot kusuret ti ka numeruar nje per nje e mjaft bukur "shqiptari i vjeter". Eshte gabim, shume gabim i madh te etiketosh me kaq nota negative mijra familjare qe mbijetuan ne emigrim ne nje shoqeri kaq te veshtire sa kjo greke.

Sa per keto historirat me asfalies, une te sygjeroj te besh nje kthim ne shqiperi...futi nje poc dhalle(mundesisht e ftohte-shijon me shume) e pastaj kenaqu me zaptimin e tregut financiar e jo vetem nga bankat apo interesat greke. Kthehu pastaj ne ameriken tende...e fillo prape me idiotsirat e asfalias ne cdo familje emigranti.

Se fundmi. Mos aludo mbi deshtimin e referendumit kushtetues, nuk ishin shkaqet qe ti permend ne baze te refuzimit masiv.

ne qofte se dikush shqetesohet per sigurine kombetare ne shqiperi nga rreziku grek  ,atehere duhet ta vere gishtin te kryesherbetori i interesave greke ne shqiperi, te  s.berisha.ky e solli dhe e mban janullatosin,ky hapi shkolle greke ne himare ,ky lejoi ndertimin e  4  varrezave greke ne territor shqiptar,ky ja ka lene ruajtjen e hapesires ajrore shqiptare aviacionit grek,ky i shiti detin shqiptar greqise,ky e ka konsideruar te mbyllur ceshtjen e trojeve shqiptare ne greqi,ky kerkon te beje rregjistrimin e popullsise mbi baza kombetare e fetare.E sa e sa te tjera qe nuk dihen akoma.ti spiromilon e ke ne krye te qeverise,e u trembke nga emigrantet te cilet edhe ata qe jane 'jorgaqizuar' jane prodhim i drejtperdrejte i politikes se 'integrimit' ne shtetet ku punojne qe ndoqi shteti shqiptar,si dhe i luftes qe gjithashtu shteti shqiptar i ka bere identitetit kombetar (me 'minister' te shkombetarizimit f.lubonjen ).sa per emigrantet per sa kohe niveli i te ardhurave ne krahasim me shqiperine do jete 1 me 10 mos prit kthim masiv.

 Per çeshtjen e emigranteve te kthyer, do te ishte mire qe ndonje emigran i greqise, te na sqaronte me shume, dhe a i terheqin kursimet e tyre nga bankat greke, apo kane pengesa. 

Pengesa kishin gjate qeverisjes Nano kur Greqia ishte ne kulmin e zhvillim-lulezimit o Pjer. E mban mend? mua s'me kujtohet viti, por di qe nje emigranti yne mori nje autobuz peng dhe u egzekutua nga forca speciale greke ne Elbasan!!!

Thjesht si ekstrapolim, mendoj qe ndoshta nuk e kane dhe aq te thjeshte... megjithese, bankat jane private, dhe nuk me duket se kane ndonje veshtiresi. Po shihe, nese behet trend kjo gje... atehere fillon materia te sillet ne menyre egzotike. smiley

Kthimi i emigranteve shqiptare nga greqia , nuk e shoh si problem, perkundrazi , duhet te ndikoje pozitivisht ne ekonomi.

Shoh si problem, neqoftese vijne si emigrante greqerit, ku pas 50 viteve do thojne se tirana ka qene  qytet grek, e kryetar bashkie do jete erionis braçepolis.

kjo e ekonomise eshte per t'u pa se jo te gjithe ata qe kthehen kane von pare andej e qe mbase do i investojne tani qe kthehen...ke shume qe punojne per te mbajt familjet me buke. E vetmja gje pozitive qe shof une mund te jete zvogelimi i faktorit grek te ne. Dmth. nuk mund te perdoret me si kercenim kthimi i refugjateve nqse keta kthehen vete

Per efektin ekonomik, nuk eshte vetem "prurja" e eurove, eshte edhe "edukata" e punes, shkak qe ben te levize ekonomia, e provuar nga vende emigrantesh, si greqia si italia, duke uruar se keto qe kthehen nuk behen shpejt shqiptar 100%, e nuk i futen politikes.

Fakt eshte qe nje pjese e mire e emigranteve jane kthyer dhe nje pjese dermuese e mendojne seriozisht kthimin. Kohet e "arta" per hallexhiun shqiptar ne greqi kane mbaruar. Dyndja e fuqishme e emigranteve me ngjyre (pakistan-indi etj) me krah pune shume te lire, sistemi i veshtire e kompleks i rinovimit te lejeve te qendrimit, kriza e fuqishme greke qe solli bllokimin e sektorit te ndertimit - atje ku shqiptaret e kishin pothuajse monopolizuar tregun e punesimit, rritja e nivelit te konsumit nga vete emigrantet,etj, sollen si efekt shterimin e te ardhurave apo dhe uljen e ndjeshme te kursimeve per pasoje dhe nje pjese e mire e kane pare rikthimin si mundesine e vetme per....mbijetese.

Nje pjese tjeter e emigracionit shqiptar do ta kete shume te veshtire vendimin e rikthimit pasi femijet dhe investimet e bere ne shtetin grek (ke shume familje shqiptare qe sot kane pasuri te patundshme ne greqi) keshtu qe do detyrohet te suportoje masat e forta te ndermarra nga ekzekutivi grek.

Sot, per mendimin tim, emigracioni shqiptar ne greqi eshte me fatkeqi nga te gjithe. Gjendet ne nje udhekryq te madh pa patur shpresa reale qe mundimet e ketyre viteve do kurorezohen me dicka (vihet ne pyetje dhe sistemi i sigurimeve shoqerore).

 

O celeso, po shumices i eshte bere kaq kohe atje, a i kane mare letrat apo jo? Nese i kane marre letrat, pse sia fusin per ne Luxemburg, Gjermani etj? 

jam me celesin dhe shqiptarin e vjeter 100%. Te ktheheni kur t'ju doje palla. Ne shtepine tuaj po shkoni. smiley

 Shqiperia e tyre ishte edhe ne 90 ten  qe iken nga syte kembet . Po i thone asaj fjales atdheu im eshte ku eshte paraja, tani paraja mbaroj ne kete atdhe GR ,e kthehemi prap ne token e 'rilindsave' tane , aty ku balta eshta me e embel se mjalta.

Patriot

Sistemi i rinovimit te lejeve te qendrimit eshte pertoke. Duhen rreth 400 dite pune (mesa di une) te ligjshme, ne nje afat 2 vjecar, per te rinovuar lejen e qendrimit per 2 vitet e ardhshme ne nje kohe kur njerezia nuk ka as 10 dite pune ne muaj (ne te zeze). Pra, pervec burokracive te paimagjinueshme eshte dhe pamundesia ligjore per te rinovuar letrat. Pastaj, emigracioni shqiptar ne greqi vitet e fundit sa po konsolidohej. Familjaret kishin ndertuar nje jete relativisht te qete, femijet ne shkolle, kane investuar shume te medha duke blere pasuri te patundshme, etj etj etj. Pra kishim krijuar deri diku nje jete relativisht te qete. Vjen kjo e papritur (per emigratet) dhe gjithcka e kthen permbys. Detyrimet sa vije shtohen, tregu i punes gjendet ne krize te thelle...keshtu qe rikthimi ne Shqiperi mbetet altenativa per MBIJETESE.

Sa per emigrimin ne vende te tjera. Sic permenda me siper problem jane lejet e qendrimit, te cilat ne pjesen dermuese nuk garantojne dhe te drejten e punesimit ne vende te tjera te BE-se. Plus qe emigracioni shqiptar ne greqi ka tipare tipike ballkanike ne sensin qe ne pjesen dermuese eshte i pakualifikuar (ose me mire certifikuar) per mundesine e aplikimit per vende pune ne BE. Plus qe, rrethanat aktuale ne europe nuk jane aq te favorshme per emigracion "turistik"... !!

Tafuti

Behet fjale per pak a shume te njejtin vendim qe u mor gjate ketyre viteve per ardhjen ne greqi. Ne themel pra gjindet nevoja per mbijetese. Disa prej nesh gjeten kurajon te ikin larg, ne token e "premtuar" dhe prej andej ta hedhin "ujin e holle" me devijime...disa te tjere mbeten peng i nje realiteti ballkanik, duke u munduar te pershtaten me te.

 

Gjithsesi, artikulli mua s'me duket dhe aq i keq. Nje gje eshte e sigurte, rikthimi per emigrantet e rendomte (pa nje kapital te konsiderueshem) nuk eshte gje tjeter vecse nje perpelitje ne ate rreth vicioz qe gjendemi prej 20 vitesh. 

 Po kthehen shume shqiptare nga Greqia e kjo nuk eshte pozitive, se po kthehen nga veshtiresia dhe jo nga nje program qe kishin bere per jeten e tyre. Do jete e veshtire per ta qe te stabilizohen e sidomos per rinine e per femijet. Pozitiv eshte fakti qe keta te rinj te cilet kane studiur ketej (dhe une ne Greqi jetoj) do sjellin zotesine e tyre ne Shqiperi. Mos harroni, se nxenesat me te mire te shkollave ketu jane shqipetare. Kursimet e tyre jane duke u transferuar ne Shqiperi,por me shume ndihmon nje emigrim i shendetshem, sesa nja kthim i detyruar nga kushtet. Ju lutem shqipetareve te mos perdorin fraza qe ofendojne shqipetaret e Greqise, pasi pergjithesimet qe beni nuk jane te drejta, dhe mua personalisht me dhane nje shije te keqe. Sesa patriot eshte dikush le ta tregoje me jeten e tij te perditshme. Patriot eshte ai qe me zell perkrah dhe mbron vendin e tij. Bejani pyetjen vetes, sesa e perkrah secili nga ju qe flisni per te tjeret. Une nuk e kam perkrahur aq sa duhet mbase, por asnje nga ju nuk me njeh personalisht sesa jam perpekur apo jo!!!Me pelqeu shume ai qe tha ne atdhe ktheheni, sa fjale e embel per dike qe ndien emigrimin sado bukur qe te kaloj sado ta kem siguruar jetesen vendi im eshte shume thelle tek une..................

Mire qe po na rikthehen shqiptaret, por kur te na vijne dhe greket, atehere si do tia bejme?? Do na duhet me i marre ne pune si punetore llaci, dado, dhe pastrusa.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).