Daniel, biri im.

Këtu tek të shumtit po vijnë lajme që nuk m’i rrokë mendja. 

“Si, kështu, At Gjergj”? – do të thuesh ti. 

Janë krejt të pangjashme çka më dëgjojnë veshët, mor bir.

Shumë vite ma parë, ata që vinin prej andej më shikonin me urrejtje. Çka duen në Parajsë këta që urrejnë? – mendoja me vete... Mirëpo, një ditë, tue pi kafe me Shën Pjetrin, me tha tue qeshë: Ata mendojnë se je ti që nuk duhet të jesh këtu. Të dinë për tradhëtar të Atdheut. Kështu u kanë thanë sundimtarët e Tiranës. 

Mandej erdh Luka, gjyshi yt e miku im, e më kthjelloj për shumëçka. Fort i mërzitun, më tha një ditë: “E dija që do të vija në Parajsë. Ferrin e lashë atje”. E më shtjelloj gjanë e gjatë shëmtimet e asaj kohe. Kishte marak për ju, Daniel, o bir. I thash mos me u disprue, se asht mëkat, e se:

Mbas dimnit vjen pranvera, 

Mbas borës blerimi del.

si ka pasë thanë Dom Ndreu.

Po lajmet që më vijnë tash nuk po m’i rrokë as mendja. Më thonë se shqiptarët kanë fillue me u vra prap në mes vetit, si në kohë të atij mbrapshtanit, Haxhi Qamilit, sejmenit të Esat Toptanit.

Më thonë se asht vu gjithçka në shitje, sa nuk po ma ban goja me e thanë. 

Se ata të patenzonët e djeshëm po e bajnë Shqipninë prap sallahane. Se në pushtet, po më thonë këta që vijnë këto njëzet vjetët e fundit, janë prap po ata tipa, baballarët gjaksorë, gjyshat katila, stërgjyshat mizorë, rritë me katila, me gjaksorë, me mizorë, me intriganta, me batakçi, vagobonda rrugash, anmiq të kulturës e të qytetnimit, njerëz krunde, veshë allafranga po me mendësi qylah: e thonë se do ta udhëheqin Shqipninë simbas atij modeli që grekët e lashtë e paten quejtë demokraci. E me bindë njerëzit se janë të lirë, si në demokraci ma, burrat zihen në Kuvend si gratë te pusi. 

Nuk merret vesht, më thonë, kush asht vrasës e kush gjykatës, e se prap si motit, nuk sundon ligji, po Maliqi. 

Më thonë se janë tha lisat e po harbojnë shkurret. 

Se, nuk kam si me e besue (ma zen besë), po rrënojnë muret ilire e po ndërtojnë me ta mejhane.

Çka mos me t’u besue, më thonë se ka njerëz, që e mbajnë veten edhe për të dijshëm, që po venë gojë mbi Fatosa të Kombit, deri edhe mbi Gjergj Kastriotin e Nanën tonë Tereze. Dikush nuk ua do shtatoren këtu, një tjetër nuk ua do atje. Vetë historia po ka të keq me i rreshtue ato fjalë vner që po thuhen për ta. Prej tanë botës vijnë këtu e kur marrin vesht se jam stërnip i Kastriotit, secili në mënyrë të vet, përkulet e më nderon edhe mue.

Se ka hipë një babëzitje, mor bir, që nuk po njeh ma kush as vëlla e as motër, as babë e as nanë, as Zot e as Atdhe. Shqyejnë në trup të drobitun të Shqipnisë si ujqit e untë në ditë të dimnit në delen e shkretë. 

Patem kujtue se mbasi shqiptarët hoqën fesin dhe yllin e kuq, po presin edhe thojt e nuk do të grabisin ma mallin e shtetit, që asht djersa e popullit. Po jo, më thonë se tash nuk vjedhin vetëm natën, por edhe grabisin edhe ditën për diell. 

Thonë edhe se po i falen prap Sulltan Muratit e një punë sternipi të tij osmanllij; e thonë bile se jemi stërnipa të atij gjaksori, që mbushi prroj e lumej me gjak shqiptari. Po dëgjoj, mor bir, se thonë kështu edhe njerëz të dijshëm, deri edhe një qose me mjekërr. E na qoset i kemi pasë dijtë pa një qime në fytyrë. Çka nuk po ndodh atje! Edhe qoset u bane me mjekërr, por mbetën pa fytyrë e pa moral. Më thonë këta që vijnë këtu ndër të shumtë se, - s’kam as si me e besue, mor bir – se ka nga ata që në njëzet vjet kanë ndrrue njëzet e një herë Fe e Kombësi. Se shqiptari, mos e pastë thanë Zoti, asht ba që nuk e ka për gja me i ra mohit Atdheut, veç për pak dollarë a euro. 

A mundet me qenë e vërtetë se kush merr diplomën në shkolla të nalta nuk e ka për detyrim me dijtë me shkrue emnin e vet? Mjaft të dijnë me folë, thonë, s’ka pse u duhet me dijtë me shkrue. Injoranca, thonë, ka hipë në piadestal e urtia ka marrë shkop e strajcë dhe endet rrugëve si lypsare. Askush nuk ia hapë deren. 

Çka po ndodh atje, pa qenë Zot ose çifut, nuk ke si me e kuptue.

Këtu, ku shkojmë jetën e amshume na të shumtit, nuk mund të mbërrijë asgja landore, po çka ban shqiptari, as vetë Zoti s’ia kapë hilet. Ka sjellë njeni dy fletore të përditëshme, që dalin njena në Tiranë e tjetra në Prishtinë. Lodhem me i këndue e nuk po i marr vesht as në gjuhë e sidomos në mendime se çka po duen me thanë. Fraza asht ndërtue prej fjalësh në shtatë gjuhë, që edhe pse i di te tana, nuk kuptoj asgja, se fjalët nuk i shkojnë njena tjetres. Asht si me futë në një enë kos te ftohte, hallvë te ngrohte e kakardhia delesh te ndejuna... Aty po, diçka kuptova, se Kosova ka fitue pavarësinë juridike, po ka humbë pavarësinë morale. E liria pa moral shpejt birret edhe ajo. 

Ti që je i kënduem, si më ka thanë Luka, m’i kthjello këto punë, bir im, se me çka po më dëgjojnë veshët, po bjerr edhe shpirtin, që nuk e bora në ditët ma të vështira të Shqipnisë

 

ReSpublica

3 Komente

NEN HAJAT TE PARRIZIT  (nga fishta prej verteti)

BISEDË
(1914)

SHËN PJETRI, SKANDERBEGU, DJALLI

SHËN PJETRI
{vetem, para derës se Parrizit) - Shke don me thânë kjo punë, nuk e dij! Sa rrall po vijn kta shqyptarët me trokllue me ketë derë...? A se Shqyp» tarët kanë dalë faret poshtë mbi tokë, ase janë çoroditë krejt... Nuk e dij... Duket se Shqyptarvet do t' u két hype kreni e madhe, e trathti, e kuprraci, e rrênê, e mbrapshti e tjera; pse ndryshej nuk mundet me kênë, qi mos me u dukë pak gjâ mâ shpesh me ketë derë.

SKANDERBEGU
(permbrenda trakllon më derë}

SHËNË PJETRI.
- Kush âsht ?

SKANDERBEGU.
- Un.

SHÊN PJETRI.
- Un ! Kush je ti „un?"

SKANDERBEGU.
- Un, Skanderbegu.

SKANDERBEGU.
— M' a çil deren nji herë, pse paçe nji fjalë-

SHËN PJETRI.
— (tue u çue me i a çile deren) Rri. more mbrendë; pse mirë jé... (i a çilé deren) Shka don!

SKANDERBEGU.
— A jé vesht, a ká ardhë kush Shqyptár në këto dit kan nalt nê Parriz ?

SHËN PJETRI.
- Jo. Po pse po pvetë ?

SKANDERBEGU.
~ Jo, por, deshta me thânë, a ká ardhë ndo'i Shqyptár; pse ktü po perflitet, qi kanë dodhë punë të mdhá sivjet në Shqypni, e deshta me vetë pale se si do te jét puna. Un jam Shqyptár e kam dishir me mârre vesht ndo'i gjêsend per dhé t' êm.

SHËN PJETRI.
— More... e vertetë qi dishka do két ndodhë tash vonë në Shqypni; pse janê nja dy tri vjet, qi s'shihet tjeter atje poshtë, veç tym e mjegull, e ndihet nji zhurmë e nji poterë e madhe si
.e kènë luftë, a s' dij se shka.

SKANDERBEGU.
— A thue te shkoj vete nji herë e t' marr vesht se si janë punët në Shqypni, e po kthej me te shpejtë ?

SHËN PJETRI.
— Per mue, shko kah te duejshj venç se kishe me thânë, qi te bjen njiqind herë mâ mirë me ndêjë në Parriz e me u shporrë Shqypnijet. Kû po shkon sh ti me thye kambët neper ato male shkreti...

SKANDERBEGU.
- Me dijtê se ti m' a çilë deren, si te kthej, per taman qi kjeçë tue u ulë 'i herë në Shqypni; pse ktû po perflitet qi Shqypnija ka dalë Shtet me vedi, e un, si Shqyptár, po kam dishir me pá palè se si âshit kjo pûnë.

SHËN PJETRI.
— Shko, shko; sá per mue, mos~ druej: un deren t' a çili; veçne po te thom qi ké me pendue ( shihet djelli tue kalue aty pari ). Por..: prit pse, me gjasë, tek âsht tue ardhë Djalli ktû pari: aj ká me dijtë se si janê punët e Shqypnïs. Po pvete atê, e kshtü s'ké nevojë me u mundue dér në Shqypni. (me z&acircsmiley O .. Lucë!... Lucë!...Lucë!...more!...

DJALLI.
- Hej?

SHEN PJETRI,
Paeja, paeja nji herë.

DJALLI,
— Kjeçë tue ardhë; por... jam pa besë e pa ndore me Shën Mhillin, e po drue...

SHEN PJETRI.
— Jo, Jo; mos druej. Jam vetë këtû e s' e la me të ngá. (Djalli i afrohet)

DJALLI.
— Hej»? shka don?

SHËN PJETRI.
A je ? si je ?

DJALLI.
— Si keni dashtë me me pa vete: Mâ zi, s' mundem; mâ mirë, s'me léní .qe si jam vetë.

SHËN PJETRI.
— Po... shka me bâ... Veç se deshta me të pvetë; a kemi fjalë a halë? a ka gjâ te ré?... Kah jé tue ardhë ?

DJALLI.
— Kam kênë poshtë më tokë, e ata qèna njerzsh kaq me kanë turbullue e kaq m' a kam bâ kryet per voe, sa m' u desht me dalê kan nalt per me marrë pak ajr.

SHËN PJETRI.
— Ani tý t' a kanë bâ kryet pei voe...?

DJALLI.
— Po mue, po! Shka kujton ti?... Sod janë bâ gjindja me marre meç edhè djallin. Nuk jani jo gjindja e sodit si motit!

SHËN PJETRI.
— Si kanë me kênë ndryshej?... Sod edhè ká té mirë e te këqi, si ká pasë gjithmonë.

DJALLI.
— Po, njashtû âsht; veç se, me nderë e me thanë para teje, sod po ká shum te kqi, e t mire pak e aspak.

SHÊN PJETRl.
- Ah l ktü ké arrsye... A ké me ia kallxue ndo'i fjalë te ré per punë te nierzvet ?

DJALLI,
— Shka me kènë! Janë gri e coptue si 'vjet shoq me shoq,

SHËN PIETRI
- Kû?

DJALLI.
— Në Balkan. U çuen kater Shtetent e Balkanit kundra Turkis, e t' u bân pshesh me pshesh me shoqishojn. Po te thom: Tyrq e Shkjé kam pasë sivjet me hangrë pa buk.

SKA'NDERBEGU.
- (Kqyre! kqyre l Pá keq !) -'Po kush, thue, e mujti luften?

DJALLI
— Perzèt, ksajë here Turkut i a kanë hjekë do dredha shpinës, qi s' ké si e lypë aspak mâ mirë.

SKANDERBEGU.
— Po: si kje puna? kush i nga-trroi?

DJALLI.
— Diplomacïja.

SKANDERBEGU.
— Shka êsht Diplomacija ?

DJALLI.
Asht vajza e ème.

SKANDERBEGU.
—• Ké vajzë ti? po s'âmës si t thonë?

DJALLI.
— Europë.

SKANDERBEGU.
— (me vedi) A sheh ti, se un ketë punë s' e kam dijtë. Diplomacija kênëka e bija e Djallit, Europa, grueja e tij. — Po si kjé tue thânë, ti paske kênë ne Balkan, asë?

DJALLI.
Po; të gjith sivjefet aty pari jam sjellë per me pá luften Balkanït.

SKANDERBEGU.
- Në Shqypni a ké kènë ndo'í herë?
DJALLI. — Po; disá kohë kam ndêjë mbë maje te Taraboshït, per me pá mâ mirë gjakun, qi derdhe per rreih Shkodres.

SKANDERBEGU.
— Si ishin Shqyptarët? .

DJALLI.
— Ç farë Shqyptarësh? Kush janë Shqyptarët?

SKANDERBEGU.
- Shqyptarët, Pra! Po a tha se ké kênë në Shqypni?.

DJALLI.
— Në Shqypni kam kênë, po; por, si ka Shqyptarë mbi tokë, s' e kam ndie kurr.

SKANDERBEGU.
— Si? s' ké ndie se ka Shqyptarë kund? po ti: a thae se ké kênë në Shqypnï?

DJALLI.
— Po në Shqypni kam kênë; por s ka kund Shqyptarë, s' e kam ndie ketë fjalë.

SKANDERBEGU.
— Po ti a s' ké pá kurrnji; nieri në Shqypni?

DJALLI.
— Po; njerz kam pá.

SKANDERBEGU.
- E mirë, pra; njata janë. Shqyptarët e mi.

DJALU.
— Te falem nderës qi po me kallxon s paska Shqyptarë mbi tokë.

SKANDERBEGU.
— Si janë, prá Shqyptarët e Shqypnija?

DJALLI. - Si janë?... Si i don anmiku??

SKANDEI-BEGU.
— Si, tash! si i don anmiku?? Po a fort keq gjinden Shqyptarët?

DJALLÏ.
— Besa, as fort mire jo.

SKANDERBEGU.
- Elè?

DJALLÏ.
— Elè, per mos me t' a ngjatë fortë, mendo se Shqypnija âsht njï Ikurë lopet, e se Mala zezë, Serbë, Bulgarë, Greke kanë xjerrë m' té opanga, zhalloga e dredha sá me kalue nji dimen mbathë e pa u lagë; sá Ikurë, thue ti, kishte me teprue?

SKANDERBEGU.
— Faqja e zezë. Kryet e nen-barkcja s' dij a tepron a s'-tepron.

DJALLÏ.
— E prá, me nderë e me thânë para zotnis s' ate, Shqyptarvet s' u ka mbetë mâ teper shqypni, veç njaq sa po thue ti.

SKANDERBEGU.
— S' u ka mbetë mâ teper shqypni?! E po kush dreqi u a hangri?

DJALLÏ.
— Dreqi, besa, jo: dreqi han Shqyptarë e jo Shqypni; por e ka hanger Shkjau e Greku, qi i' e mbramêt, âsht nja per nja,

SKANDERBEGU.
- Po Shqyptarët a mujten me qindrue ndopak?

DJALLÏ.
— Besa, po; e kan bâ do qanderr. Nji berë mueren do pare prej Slavvet e prej Grekvet; mbasandej shkuen nè mejhanë e u bânë kubure me mastikë, e atëherë vojten n' shpi e u vûn me fjetë katermbëdhetësh.

SKANDERBEGU.
- E mbasandej?

DJALLI.
— Mbasandej... erdh Shkjau me dajak e u a xuer gjumin.

SKANDERBEGU.
— U a xuer gjumin... shka don me thânë ti me ketë fjalê: a u xuer gjumin me dajak?

DJALLI.
— Due me thânë, moj lum faqja e bardhë, se i poq e i grini e i coptoi grue e fëmi e plak e t' ri e rropulli, e t' i bêni mish per krraba. Qe se shka don me thânë, me u a xjerrë gjumin me da jak.

SKANDERBEGU.
— Ah! ah! Shka po flet!

DJALLI.
— Po prá; po t' thom vetë. Mbasandej,mbasi i marroi Zoti nja dy a treqïnd mijë Turq e Shkjé tue i lânë me hundë perpjetë, në luftë, e nja njiqind mijë e mâ Shqyptarë jashta luftet, u çue Europa, e u ra ndermjet, edhè mèni pushken. Atëherë, do mashkuj t' Shqypnis t' u çuen e të ngrehen Qeverin e Pertashme në Vlonë, per me qitë Shqypnin n' dritê.
Ngulen flamurin e Shqypnis në Doganë, edheu quejten Ekscelencje. - Nder këto ditë Shkodra ishte tue hanger bár e tue zie shoj« kundrash, Europa kishte mbledhé kuvend në London. E Mretnit e Mdhá, mbasi u moren vesh njana me tjetren, si merren vesht qênt per rreth nji koci, dan me e qitë Malin e Zi prej Shkodret, e atë pllambë vend Shqypnijet, qi kishte pshtue prej çapojvet te Sllavit e te Grekut, me e ngrehê mbretnï me vedi Shqyptarvet, atéherë, u hini zekthi l atdhedashtnis e filluen me punue kush per vedi e kush per bark te vet; edhè i a nisen me ngrehê per gjith katund ka nji Qeveri té Pertashme. T' gjith dojshin me dalë Princa; te gjith dojshin me kênë Ekscelencje. Té marre punojshini t e v e q e l a t bertitshin: Rrnoftë Shqypnija! t' mèçemt rrijshin nen hije, tue qeshë per njan' e tjetren lagje, e dishka shkruejshin me t' huejë.,

SKANDERBEGU.
— Eh! kjo punë nuk âsht e mirë.

DJALLI.
— Jo; por deshta me t' thânë, se edhè t'huejët, mbasi u hoq per nji herë rreziku i luftés, fluturuen, edhè ata m' Shqypni, si orrlat m' stervinë, e krah m' krahë me Shqyptarë — ata te shkundun ku letash e këta me xhepa të shkyem — filluen me luejtë valle neper Shqypni. Lodres i biejshin bankjerët e Europës. E t'u bâ, morè lum miku, nji alltipus në Shqypni, qi s' âsht gojë me te diftue,

SKANDERBEGU.
— Sá terthuer kênëkan punët e Shqypnis! E prá un kam pasë kujtue se âsht vû ndojsend per fille deri sod; e, me shka po thue ti, Shqypnija kênëka rrokupujë.

DJALLI.
— Po m' vjen keq; por s' kam shka t' bâj. Vetë deshte me i dijtë punët e Shqypnis.

- SKANDERBEGU.
— A di shka? a thue ka gjasë qi Shqypnija ka me pasë nji Mbret té vetin?

DJALLI
— Nji? njiqind, ti thuej! Në Shqypni, moj faqja e bardhë, hiqet zi me gjetë se kush me idigjue. Kètû âsht halli; pse per me urdhnue gjên sa t' duesh; çë do çaush belédije n' Shqypni kishte- me dashtë me u bâ Mbret, veç per mos me idigjue. E kjo punë nuk ka si del e mire e si mundesh me e pasë dishirin ti, tue kênë qi aj i moçmi ka thânë: un zot e ti zot, — po magarin kush e kullotë? E prá, kështu kishin me dashtë Shqyptarët t'ú.

SKANDERBEGU.
— Këta don me thênë, se në Shqypni nuk pasëka atdhetarë!

DJALLI.
— Atdhetarë?... edhè te fiakët, besa! Mjaft me pvetë se sa kësula e bardhë e e thimët, e sa pafta e zezë e peca e kuqe asht blé sivjet n' Shqypni! Veçse se me ndigjue, nuk ndigjojn atdhetarët.

SKANDERBEGU.
— Si mos te ndigjojn, don me thânë se nuk janë atdhetarë te njimendët. — Por se deshta me te pëvetë: a e xên në gojë kush êmnin t'êm, a m' permendë kush nder Shqyptarë!

DJALLL
— Po ti kush jé?

SKANDERBEGU.
— Un jam Skanderbegu.

DJALLI. - Ah! ti kênëke Skanderbegu?,.. Po si muk te permendin tý Shqyptarët? posë se nder shkolla, gjithkush t' permendë, gjithkush te ka në gojë; per në zêmer nuk e dij.

SKANDERBEGU.
— A per njimend e ké?

SHËN PJETRL
- Shporru, more Gjergj këtij. Ky âsht mësue me ndjellë zi giithmonë. Punen e Shqypnís e ka Zoti në dorë; prandej domosdo Shqypnija do te dalë në dritë, Zoti nuk bân veç se punë te mira. Per ketë punë, hin në Parriz e mos i qit kujdes vedit per Shqypní; pse, per inát te Djallit e te Shqyptarëvet, Zoti ka me e mbajtë Shqypnin më kambë me nderë e me lumni.

 

thenks bestia. smiley

SKANDERBEGU.
~ Jo, por, deshta me thânë, a ká ardhë ndo'i Shqyptár; pse ktü po perflitet, qi kanë dodhë punë të mdhá sivjet në Shqypni, e deshta me vetë pale se si do te jét puna. Un jam Shqyptár e kam dishir me mârre vesht ndo'i gjêsend per dhé t' êm.

SHËN PJETRI.
— More... e vertetë qi dishka do két ndodhë tash vonë në Shqypni; pse janê nja dy tri vjet, qi s'shihet tjeter atje poshtë, veç tym e mjegull, e ndihet nji zhurmë e nji poterë e madhe si
.e kènë luftë, a s' dij se shka.

SKANDERBEGU.
— A thue te shkoj vete nji herë e t' marr vesht se si janë punët në Shqypni, e po kthej me te shpejtë ?

Ec pra sa me më te shpejte Skenderbe, se s'dihet si marrin punet pas 6 korrikut. Nqs egerrsohet Bracja vallai vec ti i ben balle.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).