SPAHIU-02_tn_16.jpg (240×180)Pas nismës qytetare për kundërshtimin e regjistrimit të popullsisë mbi baza etnie e fetare, Aleanca Kuq e Zi do të nisë aksionin politik "Një komb, një pasaportë".

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu në një forum me intelektualë deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në rajon e botë i cili nuk i ka pajisur qytetarët e tij me pasaporta.

Sipas Spahiut, ky është një standard që e zbatojnë të gjitha vendet e rajonit e më gjerë."Mjafton një konsensus pozitiv në kuvend me 84 vota, tre të pestat e tyre për të ndryshuar thjesht një dispozitë, nenin 9, paragrafi i fundit i ligjit për shtetësinë shqiptare, ku mjafton të hiqet afati i vendbanimit 3-vjecar, për cdo shqiptar i cili ka kombësinë shqiptare", tha Spahiu.

Kreu i Aleancës Kuq e Zi ka përsëritur qëndrimin e kësaj organizate, se vetëdeklarimi i etnisë dhe fesë kërkon të rrisë artificialisht numrin e pakicave etnike dhe të ulë numrin e shqiptarëve.

"Eshte e nevojshme, eshte e domosdoshme qe ky proces te mos jete i befasishem, por te jete nje proces i rregullt legjislativ, ku së pari të respektohet procedura parlamentare e shqyrtimit të projektligjit me iniciativën me iniciativën popullore se pari, se dyti, projektligjit të prezantuar nga qeveria, se treti nëpërmjet seancave dëgjimore ku të dëgjohen argumentat e palëve", tha Spahiu.

Në seancën e fundit për këtë sezon, kuvendi i Shqipërisë miratoi projektvendimin për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnie e fetare, pavarësisht peticionit të dorëzuar nga Aleanca Kuq e Zi dhe e firmosur nga mijëra qytetarë.

71 Komente

Ja nje slogan alternativ: "Një komb, një pasaportë dhe xhel me shumicë për gjith kokpalaret".

Ja dhe një tekst alternativ për hymnin e fushatës: "Drejtësine kërkove, drejtësinë të dhamë, të dhjesësh dhe kombin siç dhjeve gjykanë".

 "Drejtësine kërkove, drejtësinë të dhamë, të dhjesësh dhe kombin siç dhjeve gjykanë".

Shprehje me te bukur mos u mundo te gjesh per kete bicim.

Hej.Admina.Kjo eshte thenia e momentit.

hahahahaaaaaaaaaaaaa

ai po ben dicka konkrete. po ben dicka kunder politikes se DUKSHME ANTISHQIPTARE te Berishovic-bash-pollos. Cfare po ben ti more qe i jep gjuhes sikur po thurr gershet spangon me gjuhe? Me e rendesishmja, nese do te degjohet edhe zeri yt, cfare ke per te thene kunder? Jeni njerez mjerane, prandaj. gezoheni dhe duartrokisni me budallalleqe si femije.

Gabim apo jo, ky person dhe ajo shoqate, po ben dicka konkrete. nese eshte gabim, oburra, tregojani ku.

eshte varferia e mendimit personal, ndoshta mungesa totale, qe ju ben te konformoheni dhe shnderroheni ne specie ne zhdukje e siper.

njerezim i trishte!

@ art:

a e sheh o art? a e sheh sa e justifikueshme eshte nderrimi i kombesise? a e sheh sa i domosdoshem eshte? te mos identifikohesh me te tille njerez, eshte imperative! duhet te kthehet ne mision!

paradoxical conundrum, - te biesh dakord me misionin e Kreshnikut dhe ne te njejten kohe, e vetmja gje qe te te bucase ne mendje te jete t'i pshurresh mun kombesi atij pis mileti qe s'ka as shtylle kurrizore dhe i bie me shqelm cdo gjeje te mire.

faqja e zeze!

zoto, ke te drejte vella!  spo i marr vesh me keta njerez...,spo dine cfare duan.

i dhe uje te ftohte gomarit..., o bo bo na ftove gomarin.  i dhe uje te ngrohte gomarit, o bo bo na ngrove gomarin.  (kjo meqe fjalet e urta jane goxha ne mode ketu.smiley.

Zoto une per veten time e kam thene shume kohe me perpara kete punen e pasaportave dhe kombesise.Kosovaret duhet te kene te drejten te marrin pasaporta shqiptare...Problemi eshte se politika jone e jashtme eshte kthyer ne "door mop" ku nuk ka ngelur njeri pa fshire kembet.Serbet i kane pajisur gjithe Boshnjaket-Serbe me pasaporta serbe..Po ashtu Grekut po i lejohet te pajise "minoritetin" me pasaporta greke...Perse ne duhet te na mohoet?...Zoto dhembet...hem, me fal...protezat tona jane futur ne kavanoz ..Ca kohe ky kavanozi ishte ne Washington, kurse tani eshte futur ne sirtaret e pluhurosur te Brukselit...Me cfare do kafshojme?..Edhe buken qe po hame po e hame te regjur me ujin e valjumizuar te "nderkombetareve"...E kam then politken e jashtme po nuk e beme vet mos te presim nga te tjeret

Spahiu eshte person publik ndersa une nje nga shume taksapaguesit qe mban ne kembe ngrehinen spahiniane. Te shprehem ne anonimat (qofte dhe ironikisht) eshte gjeja me e fundit qe mund te bej ndaj nje zyrtari qe shperdoron parate e mia, bile edhe me keq...

Tani te te pyes une ty; Ndersa une i referohem nje te drejte universale sic eshte ajo e protestes ndaj abuzimit me pushtetin, po ty mo llapaqen, kush ta jep te drejten te fyesh e te anatemosh? 

Sherbimi me i mire qe mund ti behet Shqiperise sot (kendeja dhe andeja kufirit) eshte te kontribuosh ne ndertimin e shtetit te se drejtes. Kjo eshte kryesorja, te tjerat (perfshi dhe pasaportat) jane te dores se dyte a te trete. Tani c'mund te thote qytetari i shkrete qe perballet cdo dite me padrejtesite e drejtesise, kur vete kryefamiljari i drejtesise merret me familjet e mehalles ndersa te veten e ka pa buke.

Mire, po ca logjike eshte kjo, qe nje tentative e mire kundershtohet me mangesite ne fushat e tjera, e prandaj s'duhet ndermarre?

Dmth fakti qe Spahiu e ngre zerin per ceshtjen e pasaportave e le menjane drejtesine, a si?

Sipas kesaj logjike, kur Spahiu a te tjeret te flasen per drejtesine juve do i kujtoni varferine, e kur te flasen per varferine do i kujtoni demokracine, e kshu me radhe.

Politike hesapi. E ndoshta dhe ai ben politike, po ku ma gjen te bejne politikanet politike per ceshtje te dobishme.

Ndersa kur behet politike kshu si bien ere ca komente ketu, kur kundershtohen inisiativat e mira se mos valla i ngrihet vlera shume nje personi e i ulet per rrjedhoje vlera nje personi tjeter (fjala vjen qeveriut, ne kete rast, apo opoziteziut ne raste te tjera) kjo eshte politike futje shkopash ne rrota per hir te pashait ne krye, ose ne rastin me te mire per hir te kundershtim thjesht sa per kundershtim, a cinizmit te perjetshem, se kush eshte fjala vjen Spahiu a te tjeret qe te dalen ne krye te nismave para nesh e pashallareve tane ne krye te politikes!

storione, une e di qe gjithkush qe niset per te thene dicka serioze, niset nga prerogativa qe mund apo duhet te kete te drejte.

tani une nuk do ndjek lojen tende te "me fyeve - te fyeva", sepse i dilet shume gjate aty. Nese je ofenduar nga fjalet e mia; - dua thjesht te te them qe nuk te jam pergjigjur hic ty, nuk me jane kryqezuar kurre komentet me te tuat, dhe edhe sikur kjo te ndodhte, nemos e pac per shaka cfare ke thene, vetem te ofendoj ndonje nuk kam qellim. pra, te me falesh. smiley

nga ana tjeter, me siper, nuk ke thene asnje gje. Absolutisht asnje gje.

Spahiu nuk po del neper ato mbledhje ne cilesine e nenkryetarit te KLD, por nen cilesine e Kryetarit te AKZ. Per kete ta flesh mendjen edhe ti, edhe ndonje tjeter qe duartroket mbi zbulesa imagjinare. Dhe AKZ nuk e financon ti. Ne fakt, nuk e financoj as une, edhe pse do kisha deshire boll.

Nese ty te qan zemra dhe shpirti per sistemin e drejtesise ne ate vend, ikni e kerkojeni te ligjvenesi. Parlamenti. Zotrote je gje i perfaqesuar ne parlament? Aty shko kerko te drejten dhe shtetin e se drejtes. Denglat ne kete pike mund te vazhdojne shume, zemra, por ka rradhe muhabeti, dhe para se te dalesh ti te Kreshniku, duhet te kalosh me pare ne site Presidentin e Republikes, qe eshte kryetari i KLD-se; pra automatikisht edhe kryetari i Kreshnikut.

Dhe nese ty do te te qante shpirti dhe zemra tamam per shtetin e se drejtes, sic thua me siper, nuk do rrije pa pare dhe pa permendur qe te pakten nje copez e drejtesise vihet ne vend duke firmosur ate peticion dhe duke e miratuar me referendum mbarekombetar. Ne kete menyre, edhe ti ke fjalen tende ne berjen e drejtesise, pro apo kunder qofsh. Dhe kete mundesi po ta krijon Kreshniku, ne poziten e kryetarit te KAZ; ose te nenkryetarit te KLD - nese desheron keshtu.

Kreshnik Spahiu e ka bere mjaft te qarte, se kjo fushate nuk ka filluar as sot, as dje, as para nje muaji... te gjitha kleckat dhe maskaralleqet qe po behen nga sistemi i drejtesise, nga sherbetoret e sistemit te drejtesise - gjykatesit - ne dem te shtetit ligjor dhe shtetit te se drejtes, per te cilin ty te qaka shpirti.

Tani, per kryetar te drejtesise, ikni e merruni me presidentin e leshte dhe tuhaf qe s'di te lidhe dy fjale edhe kur atdheu i shitet dhe nenshtetasit e bashkekombesit i vriten para zyres, para syve.

Ftova personin, por dhe gjithkend tjeter qe ka argumente kunder t'i sjelle ketu e te mos beje aheng si jevgu pas 15diteshit. Eshte shume kollaj t'i futesh fushates per cenimin e nje figure, po te japesh argumente eshte tjeter gje.

Argumenti juaj i vetem eshte qe ai eshte kryetar(qe nuk eshte ne fakt!) i KLDse, nuk e keni kuptuar hic, po HIC fare cfare po ben ai, dhe qershia mbi torten e argumentit tuaj eshte qe ju, jo nuk e keni problem zarbanisjen e kombit shqiptar, por e mbeshtesni fushaten saliste per kurverimin dhe prostituimin e atij kombi teveqel.

gjithe te mirat.

  Harrove farfuritet e Bubit Kacurel,  brez i dhim ky !

Keta do te benin mire t'a quajne kete fushate "nje shqiptar, nje vote" se sa me keto "nje komb, nje pashaporte" apo "nje komb, nje dyfek", etj!

Po te arrihej "nje shqiptar, nje vote" goxha arritje e madhe do te ishte, sepse do te hiqeshin qafe shume bandite politikane qe po rrine aq gjate ne pushtet me manipulim votash sa edhe Stalini ne varr po i ka zili! Sipas teoremes se policit po te arrihej qe vendi te drejtohej nga njerez me integritet ku vota e popullit me te vertete bente ligjin(nje shqiptar, nje vote) vendi do te ecte perpara me shpejt dhe shqiptaret do te kishin me pak arsye per te braktisur kombesine apo nenshtetesine e tyre!

As simple as that!

Tung!

S'ka me shqiptare per dyfek, se dyfeku do allate, por per pashaporte ka , per ti llogaritur si numer ka plot.

Eshte ideja e shqiptareve si dele, per numer. Meqe cilesisht shqiptaret e sotem te rruajne mjekren, atehere duhet pare vlera numerike dhe si mund te ndikoje numri ne çeshtjen kombetare.

Keshtu 8 milione eshte numer i konsiderueshem per konjukturat ballkanike dhe psh nje manover diplomatike çfaredo mbeshtetur mbi nje numer te tille do kishte me shume mundesi suksesi.

Fjala e urte thote se 'shqiptari numrin e ka per bagetine', po ka ikur ajo kohe, tani duhet marre ne konsiderate numri edhe per njeriun shqipfoles.

Ne ndryshim nga vleresimi i madh qe ka pasur me pare nacionalizmi per shqiptarin, pra si qenie cilesore, sot ka nje transformim nga cilesia e shqiptarit tek sasia e shqiptareve.

Ky eshte ndryshim radikal, qe nga njera ane mund te vije edhe nga ndergjegjesimi se vleresimi i deridjeshem i cilesise se shqiptarit sot nuk gjen askund perputhje me realitetin.

Sipas te gjitha gjasave, nevoja numerike do sjelle edhe nje zbutje te dialektikes nacionaliste dhe po ashtu nga pikepamja ideologjike do zbehet ideja e shqiptarise si perzgjedhese nepermjet nje sere virtytesh qe duhet te zoteroje shqiptari i vertete.

Pra nuk do kete me shqiptar 'te vertete' e 'te genjeshtert', parimet elitiste, aristokratike qe mundesonin kete dallim, pra se vetem 'me te miret' nder shqipfoles jane shqiptare te vertete, tashme do i lene vendin parimeve demokratike, me nje fjale sipas gjasave nepermjet 'teorise se numrit' do kemi demokratizimin e shqiptarise.

Kerkimi i shqiptarise nuk do te jete me kriter perzgjedhes, tashme te gjithe jane njelloj, gjakruajtur e gjakprishur, por ama duhet te zoterojne te gjithe pashaporten shqiptare.

Sesa do t'ja arrije Spahiu te zbehe karakterin elitist te shqiptarise eshte per tu pare, pas gjasave nuk ka per te gjetur mbeshtetje te madhe ne kete demokratizim te shqiptarise, pasi per dialektiken nacionaliste eshte shume e rendesishme ndarja mes shqiptareve te vertete dhe atyre falso.

Po ashtu zhveshja e plote e shqiptarit nga cilesia per tu mbeshtetur  tek numri, sjell probleme te natyres parimore, meqe esencializmi eshte karakteristike e gjithe ideologjise nacionaliste te ketyre 150 vjeteve.

Spahiu e ka marre ca si shume perzemer çeshtjen e numrit, sasise, flet gjithnje per 10-12 milione shqiptare ne Bote, mirepo numri eshte per bagetine jo per shqiptarine e cila ndjek parimin 'me mire pak e sakte, sesa shume e perlume'.

Te shikojme, nuk jam shume entuziast per demokratizimin e shqiptarise, por do kete edhe kjo vleren e vet ne boten e sotme, per me teper ne zgjidhjen paqesore te problematikes kombetare.

Nuk shoh ndonje karakter elitist te shqiptaria une Aqif.  Kriteri thelbesor dhe parimor i shqiptarise eshte ai qe njihet ne gjuhen e perditshme si gjaku, dhe nqftse dikush e ploteson kete dhe eshte i vetedijshem qe eshte pjese e teresise te kombit shqiptar nuk mund t'i refuzohet shqiptaria per aryse te tjera dytesore.

Kete punen e gjakut nuk e solli nacionalizmi, por e gjeti midis nesh. Ka qene vete struktura jone shoqerore ku familja, fisi ne kuptimin e ngushte dhe fisi ne kuptimin e gjere, qe perfshinte krahina e cila i jepte gjakut perparesine identitare. Keshtu duke u nisur nga familja dhe fisi (nga kuptimin i ngushte tek ai i gjere) nuk ishte aspak e veshtire te flisje per nje 'fis te shqiptarit', qe permendej ndonjehere nga rilindasit, fis ne kuptimin e komb.

Sot shkaterrimi i struktures shoqerore ku familja dhe fisi s'kane me rendesi, vetvetiu e dobeson pozicionin e gjakut ne kuptimin identitar. Psh nje shqiptar qe do identifikohet vetem me qytetin, duke harruar qe eshte lab,lal,mirditor,dukagjins etj vetvetiu nuk e sheh me gjakun me syte e meparshem, per te mos thene qe e harron.

Prandaj kemi perparesine e gjuhes, qe nuk varet nga struktura shoqerore dhe natyrisht te virtyteve shqiptare, qe jane shprehje e idealit te permiresimit.

Keshtu edhe gjaku mund te mbrohet nepermjet nje apo disa virtyteve, pa qene nevoja per mbrojtje te drejperdrejte.

Gjuha dhe virtytet, varen nga kultivimi, prandaj edhe ne kuptimin ideor nacionalizmi ka qene elitar, sepse vetem ajo pjese qe kultivon gjuhen dhe virtytet perfaqeson 'shqiptaret e vertete'.

Kaq forte ka zene rrenje ky kendveshtrim elitist, saqe edhe shqiptarofobet qe kane shqipe te kultivuar dhe e mbajne veten per te virtytshem, kane pretendimin se jane shqiptaret me te mire.

Ky ne vetvete eshte paradoks, por keta tipa s'dine ç'te bejne sepse jane rritur me kete ide, e cila gjendet ne çdo pore te tyret.

Nderkaq, si i thone mes meje dhe teje, kjo puna e gjakut duhet te mbrohet me doemos nepermjet konceptit te virtytit, duke mos e lene keshtu shqeto, sepse keta virusat vdesin te akuzojne per racizem, duke e qelbur muhabetin.

 

Gjaku eshte virtyt me vete Aqif, dhe kjo duhet perhapur masivisht.  Akuzat e viruseve per rracizem jane komplimenta per ne.

Nuk eshte flamuri te mbulohet Spahiu.

Na doli shume patrot ky pjella e xhelit, se beri i mun gjykates. Kujton sikur jemi anetar te ojf se tij CAO.

Pislleku.

shikoj se shumica po merret me xhelin e spahiut, madje dhe me koken e palare te tij , dhe asnje nuk merret me thelbin.  kush mund te me thote qe pse nje shqiptar i kosoves e ka shume here me te lehte te marre shtetesine serbe se ate shqiptare.....dhe si ka mundesi qe nje turp kaq i madh na le indiferent?????!!!!....

...kozmopolitizmi i ndyre per arsyen e thjeshte se nuk eshte i vertete..

 Nisme qe per shume kohe nuk mund te zbatohet. E kemi sistemin e rregjistrimit dhe te verifikimit te te dhenave per kombesine pertoke. Pa piken e vleres praktike nisma.

Kreshniku para te gjithash  te ndikoje qe te mbaroje procesi i Gerdecit dhe mos fshihet mbas gishtit e te thote qe KLD nuk flet sepse ceshtja eshet akoma ne gjykim. 

Mirepo sipas mendjes se ketij xhelistit nja tre vjet iken pa dhene drejtesi e mund ti mbarohet mandati ketij KLDistit e kjo pune te te mos zgjidhet.

Sa per kujtese Mihal Delijorgji eshte sponsorizim i Greqise per te korruptu gjithshka ketu e qe ne finale shkon tek korruptimi i njerezve hallexhinj  per te ndryshu kombesine qe je duke bere si patriot. Sa kohe qe ketij grek mooti nuk i hyn gjemb ne kembe megjithese vrau ne mes te dites , diten per diell, 26 veta, te gjithe shqiptare e asnje grek atehere askush nuk ka per ta rujt asnje tjeter grek qe te mos beje me shume se cer kane bere deri tani.

 

P.S. Kreshnikooooooo ! Si ishte puna qe do rregjstrohen 200 000 shqiptare si greke ?  Rregulloni gjendjen civile daje, qe mos them qe mund te jesh aty pikerisht se ti duhet te jesh ne krye te ketyre nismave shashka ! smiley

Ma men Koth nje te ngjashme me kete "klubistin " ... U prezantuan si Kombista me e marre Kosoven me Lufte or tie tue na ftue " me ngjeshe alltiet brezit "  ( qe dhe nje peshkagjalla aty smiley  Kjo skote karieristesh e blofistesh nuk paskan te sosur ne ate vend

A nuk shpik ndonje Levizje pash nerin , formojme ndonje organizate nga ato çqt apo ojq qe u quajtkan aleanca "topi te blu , me trupi te kuq " si te Spahijve , dro fitim ndonje gje dhe na ! Se dhe shume budallej keta Spahijte Kombetare nuk duhet te jene Smile  

....pavarësisht peticionit të dorëzuar nga Aleanca Kuq e Zi dhe e firmosur nga mijëra qytetarë....

...thote artiklla . Dmth qe keto peticionet Berisha i perdor si NYT smiley . Po ky ka ndonje te dhene cfare lloj letre do perdore dhe sa dhjetra  mijra firma do mbledhe !

 

do ishte nje nga hapat me te rendesishem qe ndonje qeveri shqiptare ka marre ndonjehere...e mund ti shtoja qe eshte nje turp qe nuk eshte bere dicka ne kete drejtim deri tani

fqinjet tane e praktikojne me kohe, europianet po ashtu e nuk bie ndesh me te drejtat nderkombetare...

 

 Mendim i mire. Tani kur te vine Kosovaret te votojne ne Shqiperi nuk do quhet me si manipulim... oops!

ok, une nuk e kuptoj mire ket. Ashtu si e shof une, nqse kosovaret, fjala vjen regjistrohen si shtetat te asaj qe njihet sot si Shqipri, a mund te jene ata dhe n/shtetas kosovare? njesoj me maqedonasit. Se ata shqiptare qe marrin n/shtetesi greke, heqin dore nga ajo shqiptare po nuk besoj se qellimi ktu eshte qe shqiptaret e maqedonise te heqin dore ne t'njejten menyre

 

“Një komb, një pasaportë”

Ky s'di c'flet. se pashaportat u ngelen shqiptarve. ky ben mire te beje punen atje ku e paguajne se e ka marre lumi drejtesine. pale qe na lyhet dhe me xhel (skandal) dhe na ben poza. s'ka njeri ta mesoje kete se si te vishet dhe te lahet?

 

p.s. ja dhe une po i them: nje nen/kryetar ( se zv/kryetar eshte ky, me duket) nje sharlatan. te beje punen e tij njehere, ashtu sic duhet, qe te behet i besueshem. e kane gjetur keta; ca parrulla patriotike dhe e hodhen lumin e korrupsionit dhe poshtersive ...

 

Spahiu manipulon me karten e nacionalizmit, per interesat e tij personal..

edhe sikur te jete e sinqerte, ky propozim nuk ka shume sens..se pasaporta nuk eshte suvenir, mbajtesi i pasaportes eshte edhe votues dhe vendim marres ne te njejten kohe..ketu fillon problemi, se si do votojne kosovaret ne shqiperi kur ata banojne vetem ne kosove?????

kjo gje eshte jashte llogjikes se demokracise, sepse banoret ne vendin ku jetojne vendosin vete per fatin e tyre...keshtu ndodh edhe me pushtetin lokal..p.s nje banor i kuksit nuk mund te votoje ne vlore..

nese dikush merr pasaporten shqiptare duhet te kete mardhenie pune me shqiperine... ndryshe banoret e shqiperise nuk do te mund te zgjedhin me vullnetin e tyre ate projekt politik qe propozohet per ta...se vullneti i tyre do tjetersohet nga njerez qe nuk jetojne ketu...

Spahiu manipulon me karten e nacionalizmit, per interesat e tij personal

me konkretisht te lutem, per ca interesi personal?

po mbledh popull per partine e bamirit...

i don't buy it...vetem ne shqipri nuk fitohen zgjedhjet vec me karten e nacionalizmit. Ne jena ai popull qe degjonte Lepa Brena dhe Dimitroula edhe kur polici ruante plazhin, jo me sot kur jena gati me u shit per 1 euro...ke naj teori tjeter?

mbase eshte keshtu si thua ti....po nuk ka rendesi se cfare beson ti apo une, nese do eci partia e bamirit apo jo..rendesi ka qe e beson Spahiu kete taktike..

si mendon ti emo, ku shpjegohet ky "kozmopolitanizmi" jone origjinal? nga fakti se historikisht kena qene ndikum nga influenca te ndryshme? se po t'shkoje ne veri, shanset ishin qe radiot e tv ishin sintonizu te sllavi kurse n'jug te greku. Kto te bregdetit masanej ishin me t'civilizum se shifnin vec taljon. Ket "dashni" ndaj vlerave e kultures te huaj, sidomos ndaj kultures se atyne qe na kane konsideru e i kena konsideru si armiq historike, une e kam te veshtire me e kuptu. E pame thjesht, une shof vec 2 shpjegime:
- na rre mendja se superioriteti jone qendron te fakti se nuk biem ne nivelin "e ulet" nacionalist ballkanas
- perfaqsojme shtresen superiore te snobizmit ne rang globi dhe kjo shpjegon pse pelqejme folkun serb para atij shqiptar

e gjitha eshte shume "weird" dhe kontradiktore. nuk kam shpjegim te kenaqshem (qe s'do te thote se s'kam fare, por eshte gje e papjekme dmth.)

ps. per mu degjimi i "sllavit" dhe i italionit ka qene shprehja gati e vetme e oponences masive ndaj regjimit, dhe kjo ka qene me te shumten instinktive, jo "deliberate". Dhe me duket se ishte e pashmangshme.

Emo,

Une kam mendim tjeter. Nuk ishte me shume per oponence por per kompesim dhe kuriozitet.

Kultura tone u bastardua nga rregjimi komunist. Duke kuptuar kete mungese/bastardim ( me kujtohet qe tregonin si barcalete se po te te fusnin ne burg nje nga torturat ishte te shikoje 8 ore filma kineze) njerezit e kompesonin me kulturen (tv, radio)te serbit, grekut apo taljonit. Nderkohe kultura origjinale ( e pa bastrarduar) nuk u harrua. Ne dasma kendoheshin e kercehej me kenget e folkut shqiptar (dhe te huaja).

Ne vazhdim  komshijte duke ditur kete dhe duke qene pjese e kampit tjeter perdoren kulturen e tyre (radio/tv) per propagante. Gjate luftes se ftohte kultura ishte nje nga armet e forta qe u perdoren sic ishin armet atomike ato qe nuk u perdoren. Kjo shtoj kuriozitetin e shqiptareve te mbyllur ne burgun e madh prej 28 mije m2 dhe keshtu vazhdoj rrethi vicioz. Kompesim tek kuriozitet dhe kuriozitet tek kompesim

 

 Shif sa mirë është "maturuar" Xaroula: http://www.youtube.com/watch?v=ALGHKObMnBU&feature=related

papapa ça femre.... 57 vjeç aty... can you believe it? 

kapetanie arvaniti, karrocieri foukara - thotë. Ky është thelbi, për mu Emo. Shqiptarët janë fukarenj në shpirt. Të vobektë. 

 

po jo pra, fakti se perqafojme kaq lehte kulturat e huaja, pa e paragjyku ket mbi baza ultra nacionaliste ose fetare flet ne rastin me t'keq se nuk i vejme barriera artificiale vetes kur vjen puna te ajo qe na shijon (se nuk du me thene 'e bukur' se kjo eshte shume relative). Ket nuk e ben nji i varfer ne shpirt.

smiley

ps. me pelqe llafi i mekullueshem "maturim". Je gentleman, Jul. Delikat.

pps. meqe ra llafi te maturimi, s'ka pak qe ra fjala se si moshohet njeriu, ka njerez qe plaken keq (llafi ne fakt ishte per ismailin). u tha qe ne te shumten derrmuese te hereve njerezit u plakerkan keq, you know, sado e trishte te duket kjo - kuptohet, flitet per njerez qe kane qullosur dicka ne te ri e? smiley

cheers!

ppps. per vobektesine tone shpirterore, nje here tjeter... smiley

 

 është një femër që punon këtej pari, mbi 50 vjeç, e sigurt... duhet të ketë qënë bjonde më parë, tani i ka flokët të bardha dëborë. E ca rrudha fantastike nëpër fytyrë, sa kur e shikon duket gjithnjë sikur qesh. 

Një gocë më thoshte një herë mbaj mend, nuk duhet të qeshim shumë, se do na bëhen rrudha. Do bëhemi pleq të bukur ia ktheja. smiley

Mbase është e vërtetë ajo e plakjes keq... po mua më duket si një lloj llogarie nga jeta. Ja nga ana tjetër, shif Dritëroin. A nuk është plak i bukur? 

*** 

O Bredho, po të ishte ndryshe e të ishin të pasur, do bënin këngë vetë, nuk do dëgjonin të huajat. Të huajat dëgjohen se nuk mund të bëjnë vetë. T'i kesh veshët pa doganë, vështirë se mund të quhet arritje. 

1 Eri ku e shikon ti interesin e Spahiut. Dhe te themi per nje moment nese vertet Ai ka interes cfare te keqe ka ketu nese ajo qe thote eshte me vlere edhe per ty. Apo si shqipo qe jemi meqense  ajo qe thote Spahiu ka interes per Spahiun hajt ta hedhim poshte megjithese mund te kete vlere edhe per ty.  

2. Nuk e kuptova cfare lidhje ka ceshtja e kombesise me ate te votimeve, punesimit Kosoves etj etj Pasaporta i jepet nje shtetasi shqiptar dhe cdo shtetas shqiptar ka te drejte te votoj C'pune ka Kombesia ketu

Shiko: vetem se jeni xheloze, keni inate politike apo personale, thjesht se nuk ju pelqen surati i Spahiut, apo se ju duket vetja me te bukur dhe me te zgjuar se Spahiu ,  mos sakrtifikoni te vetmen gje qe ju kaq mbetur Faktin qe jeni shqiptar.

Se tere ky debat me kujton ate "Per inat te sime vjere vete fle me mullixhine " Apo " nxiri syte vellaj packa se do te mbetem edhe vete i verber"

 

"nese vertet Ai ka interes cfare te keqe ka ketu nese ajo qe thote eshte me vlere edhe per ty"

 

jam pergjigjur me lart....dhe kam argumentuar se nuk ka vlere per demokracine kjo levizje..

Spahiu dhe Bamiri, thjesht duan te mbijetojne politikisht pasi tu mbarojne mandatet.

Po vlere per shqiperine a shikon ti? Se sa per vlere politike as qe me behet vone fare.

varet nga sistemi yt i vlerave..

une vlere per shqiperine shoh vetem funksionimin e mire te demokracise.

Edhe kur te mos kete me shqiperi por vec njeres me kombesi greke,maqedonase apo rumune qe flasin shqip? Cfare e do atehere demokracine?

Cfare e do atehere demokracine?

per te jetuar si njeri....

Dhe mendon se do te jetosh si njeri duke jetuar nen rregjimin "demokratik" te dikujt tjeter jo shqiptar?

Camet, kosovaret para 1999, shqiptaret e Maqedonise e te Malit te Zi jane nje shembull i te "jetuarit si njeri"

harrove shqiptaret e shqiperise..

Jo nuk i harova dhe sipas parametrave te mi ata jetojne me si njeres se Camet ne Greqi, Shqiptaret ne Maqedoni apo Mal te Zi

Por kjo varet cfare parametrash ke Se "Jeton luani ne maje te malit jeton dhe miza ne b...the te kalit

me falni qe po hyj keshtu si mishi mes pilafit... po nuk mund te jetosh si njeri shqiptar ti? me te drejta njerezore sic i kane fqinjet tane, duke filluar nga identiteti. apo te mjafton forma trupore dhe funksionet biologjike?

@ lira

cfare funksioni dhe cfare kompetencash ka nenkryetari i KLD?

nuk e paske ndjekur mire debatin...ose nuk i kupton vlerat qe te bejne njeri..

eheh eri! sigurisht qe ju kam ndjekur. smiley pyetja qendron. smiley

Por nuk ka nevoje t'i pergjigjesh. Eshte ne fakt pakez retorike. Eshte vetekuptuese, nenkuptuese e vetvetes.

Shpresoja vetem qe pergjigja juaj do te hapte dicka, nje fushepamje, tek perceptimi juaj, te ngjashme me ate timen, ose ate te tokos(besoj).

Jane shume gjera ne loje. eshte shume komplekse. sikur te vijme vetem tek identiteti yne, kompleksiteti i gjerave dhe numri i madh i faktoreve e ben gati te pamundur te parashikosh apo llogarisesh se cfare vlere do te kish ky identitet sikur ne te kishim egzistuar ne gjendje te ndryshme nga ajo qe kemi egzistuar ne fakt (psh, diktature, gjendje lufte me fqinjet, te pushtuar nga 10 here ne shekull, nen sundim te huaj, etj).

Kam pershtypjen qe demokracia ketu permendet per buke e djathe. Qe te arrihet pushteti i popullit, ne duart e popullit, eshte rruge e gjate shume o eri, eshte rruge e gjate qe te pakten ky komb te nxjerre nje individ qe te pranoje nje rol te tille te perdorimit te pushtetit, dhe nje komb i gatshem qe ta ushtroje ashtu vullnetin.

Sot, juve po ju jepet nje mundesi. Nuk e di sa vjec je ti personalisht, por ky eshte referendumi i dyte qe mbajne shqiptaret ne keto 20 vjet. - gjithmone nese ky behet.

Referendumi eshte shprehja me e larte e demokracise - pushtetit dhe vullnetit te popullit.

Une per Spahiun jam shprehur me qarte se gjithkush tjeterkund; ketu ne peshk, ne ca tema te meparshme.

Nese ti apo ndonje tjeter doni te shihni ato ane te asaj gjeje, jeni mese te lire.

Ti sheh i shqetesuar per demokracine qe nuk po vihet ne vend dhe qe Spahiu duhet te punoje per te, e jo per cfare eshte duke bere... Lira dhe ca te tjere kane hallin e planetit dhe demeve qe i shkaktohen nenes natyre duke perdorur shume xhel per floket... kane hallin qe Spahiu nuk po kryen detyren e tij si nenkryetar i KLD-se(ca thone kryetar).

Dhe nuk ka sesi te mos jete dakord tjetri me shqetesimet eri. Qofshin dhe te pabaza si puna e ketyre te fundit qe thone se ai nuk paska bere detyren.

Detyren e ka bere me mire se askush tjeter para tij ne ate post. Dhe vetem per ate meriton medalje. Asnje nenkryetar i KLD-se me pare ne historine e atij bicim institucioni nuk ka dale personalisht rretheve dhe gjykatave te humbura per tehetuar personalisht mbi dosje dhe vendime, me shkelje aq te renda te sistemit te drejtesise dhe Kushtetutes se Shqiperise. Kreshnik Spahiu e ka bere kete.

I takon shtetit shqiptar, organeve kompetente qe te marrin masat per keto gjera tani. Ja ku e keni punen e nenkryetarit te KLD-se ne veprim, e keni pare dhe ne televizion. Keni pare mbrojtjen e Kushtetutes, keni pare interpretimin e kushtetutes, keni pare ku jane bere shkeljet, nga kush. Nuk besoj se do prisnit qe K.S. te behej edhe egzekutor vete.

Ne fakt, eri, nese do te shqetesoheshit sadopak per drejtesine dhe demokracine ne ate vend, dhe me faktor Kreshnik Spahiun qe del ne krye te AKZ, nuk eshte se nuk te kupton njeri, me beso per kete. Por ti duhet te kuptosh nje dicka elementare aty. Simboliken e K.S. dhe angazhimin e tij. Sepse qe te merret nenkryetari i KLD-se me ceshtje te tilla o eri, kjo do te thote qe shteti yne ka falimentuar teresisht. Qe demokracia jone eshte e falimentuar teresisht. Qe vullneti i popullit nuk shprehet dhe nuk pasqyrohet ne politikat e qeverise. Dhe kjo nuk eshte thjesht tragjike; kjo eshte katastrofike.

Qe dikush duhej te merrem me ate problem, duhej se zben! Ai ka qene problem urgjent qe ne momentin qe lindi si ide - regjistrimi i popullsise me filan dhe fistek baza. Dhe shume qytetare, shoqata, persona publike dhe politikane jane shprehur kunder tij dhe demit te jashtezakonshem qe do te shkaktoje ai. Dhe kjo ka ndodhur prej kohesh, dhe vazhdimisht. AKZ nuk doli sot ne shesh; ka kohe qe po del shesheve. K.S. vone u eshte bashkuar atyre. Mos beni sikur kete muhabet e keni marre vesh nga K.S.

Eri, po te kishte shtet dhe demokraci ne Shqiperi, nuk do te ishte dashur kurre qe K.S. apo AKZ, apo ti apo une te shqetesoheshim per te tilla gjera fare, e lere me nenkryetari i KLDse. Keto gjera do quheshin te zgjidhura automatikisht.

Po aq i rende eshte deshtimi i shtetit tone, aq antishqiptare eshte kjo qeveri, saqe nenkryetari i KLD-se eshte detyruar t'i bashkohet nje nisme te thjeshte qytetare.

Ai e ndjen kete gje dhe po vepron.

Po ti? po tjetri? po tjetra?

Jeni shume te shkathet te gjykoni ashtu eri, po nuk eshte mire; per mendimin tim.

Vertet u stergjata shume bile... sikur ju nuk e dini se cfare h@le shteti kemi ne dhe ju paska mbetur bishti nen rroten e K.S.

Miremengjes eri. dhe ju te tjeret. smiley

Shiko: vetem se jeni xheloze, keni inate politike apo personale, thjesht se nuk ju pelqen surati i Spahiut, apo se ju duket vetja me te bukur dhe me te zgjuar se Spahiu ,  mos sakrtifikoni te vetmen gje qe ju kaq mbetur Faktin qe jeni shqiptar.

n'a i perplase ne fytyre Toko. po jo ore Toko, jo, se nuk i themi keto se jemi xheloze apo dicka tjeter. thjeshte dhe sakte; ketij njeriu, i quajtur Kreshnik Spahiu, i eshte dhene mundesia per te bere dicka te mire per atdheun ( Shqiperine), dhe nuk e ka bere o Toko. nuk ka bere detyren e tij atje ku merr rrogen, ore Toko. kjo ishte detyra e tij ndaj atdheut, dhe ai e shkeli me kembe. i'u dha nje post i rendesishem dhe e neperkembi, i neperkembi ligjet e shtetit qe quhet Shqiperi, i shkeli me kembe dhe mbylli syte dhe gojen atehere kur ishte detyra e tij qe te fliste dhe te vepronte. me thuaj Toko; pse duhet t'i besoj ketij sharlatani, ketij mos-detyre kryeri dhe detyre-neperkemburi?  qe te shkosh pas dikujt, ne rradhe te pare, ky dikush duhet te jete i besueshem. e beson kete Kreshnikun, me kete emer kaq te madh por papune-bere, ti Toko?

Une nuk e di cfare ka bere apo cfare nuk ka bere. Nuk jam shkruesi i biografise te tij. Por une perkrah ate qe po ben ai tani. Duke ditur qe kjo eshte per shqiperine.

Se si e ka bere apo nuk e ka bere detyren ku mer rrogen  une nuk e di . Te lutem ma trego ti kete meqense si " studiuse" e veprimatirse se Spahiut, qe e paske ndjekur ate hap pas hapi , ke mbledhur kaq shume dokumenta e fakte sa te dalesh me keto konkluzione. Te lutem ma trego

second that. smiley

 Toko mos u nxeh se nuk ka per te nxehur ketu. une as e njoh dhe as jam ''studiuese'' e veprimtarise se Spahiut. une si qytetare e Shqiperise, ashtu sic cdo njeri normal ne boten demokratike, dua te di kush eshte ne politike dhe kush do te hyj ne politike. dhe po, me intereson shume dhe shume fare qe te di kush jane keta njerez. dhe po, me intereson edhe jeta e tyre private ( ashtu sic behet edhe ketej nga jemi) jo sepse jam kurioze,  por keto jane rregullat e lojes. ne njefare menyre edhe jeta private e ketyre njerezve tregon se kush jane ne te vertete. ky njeri sic e di dhe ti ( dhe n.q.se. nuk e di) sic ta merr  mendja nuk ka bere detyren. besoj e di si eshte katandisur drejtesia shqiptare, s'ka nevoje per komente. dhe ky zoteri, qe lyhet me xhel, eshte nje nga pergjegjesit e saj. ku s'ka drejtesi, s'ka as demokraci as shtet per se mbari. 

Lira,

Keqkuptim. Kerkoj ndjese Une po flas per nacionalizem dhe jo politike.

Dhe meqense si "abuzues" ky me duket se eshte komenti i fundit per sonte dua te them se ndersa disa shikojne tek Spahiu nje veprimatri anakroniste qe u rrezikon lumturine e tyre personale sipas standarteve te tyre. Disa ate tjere shikojne tek Spahiu veprime politike

Une shikoj nje veprimtari kombetare. Ndaj ne debatojme kaq shume Deri sa te vijme te gjithe ne nje mendje keto debate kurre nuk mbyllen.

Qendrimi tim eshte

1. Standarti tim per mireqenie eshte nje mireqenie si shqiptar. Sot kjo nuk egziston, por mund te krijohet. Ndersa mireqenia si jo shqiptar nuk egziston. Historikisht  me deshire apo pa deshire shqiptaret e kane provuar dhe kane vertetuar qe ajo nuk egziston

2. Politika duhet te jete ne funksion te kombit Nje poliitke e shkeputur nga interesi kombetar nuk ka vlere Sic thashe me lart kur te mos kete komb ce do politiken e mire

3. Perkrah cdo aktivitet nga kushdo dhe cilido per sa kohe ajo eshte ne interes te kombit

Naten per sonte

Abuzuesi Toko

Ky eri83 tip i çuditshem, shqyhet me katersh kunder, sa here qe dikush flet per patriotizem. Meqe eshte vlleh normalisht duhet te heshte, pasi nuk jane punet e tij, te pakten ne 'stricto sensu' .

Thenia e momentit eshte nje bullshit, sikunder e vuri ne dukje shume logjikshem xhibi, me nje arsyetim qe s'i levizet as presja.

Tani gjithe fajet e drejtesise bien mbi Spahiun, deri dje asnje se vinte ujet ne zjarr se kush ishte zv. kryetari i KLD-se, pasi per te gjithe s'kishte asgje ne dore, meqe keto punet tona te drejtesise i ka pasur dhe i ka ne dore POLITIKA.

Si tani nga POLITIKA punet e drejtesise na iu ngjeshen Spahiut, te cilit deri dje pothuaj i injorohej ekzistenca , pikerisht sepse KLD-ja per menyren si eshte ndertuar sistemi shqiptar, vetem çelsat e kashtes ka ne dore.

Vazhdon tradita e poshterimeve falas , qe do te thote se poshterimi nuk behet mbi te poshtrit por nga te poshtrit.

 Ndërkohë që Kreshniku bën propagandë mbarëkombëtare për një pashaportë, një 60 vjeçar ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë në mes të Tiranës dhe po kërkon pronat. 

 

Po mire, ndersa ti çeplendisesh ne internet ne Afrike vdiqen 10 veta per buke, ne Shqiperi nje 60 vjeçar po kerkon pronat nga maja e shtylles elekrike, kurse ne Japoni 50 veta vdiqen si pasoje e demtimeve nga rrezatimet  e centralit atomik.

Ndryshe çeshtja mund te shtrohet, ndersa nje evgjit qe s'di as te flase shqip merr menjehere pashaporten shqiptare, nipit te Isa Boletinit nuk i jepet.

Mund ta shtroj edhe keshtu, si ka mundesi qe ata qe bejne gerr-verr se pashaporta shqiptare s'vlen asnje grosh, se duan ta hedhin ne kosh te plehrave sa tu vije mundesia, jane te paret qe dalin kunder marrjes se pashaportes nga shqiptaret e tjere ne Ballkan ?

 

Normal
0
unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Normal
0
unctuationKerning />

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell />

ontGrowAutofit />

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Te emisioni Tonight i Ilva Tares:

 

Bamir Topi nuk është pjesë e planit të “Aleancës Kuq e Zi”. Kreshnik Spahiu ka hedhur dritë mbi të gjitha hijet e dyshimit që vërtiteshin prej kohësh në media, se pas tij, dhe lëvizjes që ai po propagandon, qëndron presidenti Bamir Topi. Deklarata është bërë në emisionin “Tonigh Ilva Tare”, madje ajo u duk me shume sesa një sqarim, një betim.

Por Spahiu vijoi më tej kur tha se me këtë lëvizje nuk ka patur vetëm thashetheme të këtij lloji por shpesh është përballur me kërcenime. Në emisionin e gazetares Tare, Spahiu foli dhe për problemet e drejtësisë por si nënkryetar i KLD, Spahiu u kujdes që të mos i sulmoj bluzat e zeza duke theksuar se problemet janë buxhetore, historike dhe me një mungesë të thellë reforme. Sipas Spahiut, korrupsioni nuk është i lehtë të luftohet për sa kohë ka një kategori në vend që mbrohet nga kushtetuta dhe ata janë me imunitet.

Sistemi i drejtësisë është i korruptuar. Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” deklaron qartë se ligji shkelet gjithmonë larg syve të qytetarëve, ndonëse në anën tjetër të medaljes qëndrojnë dhe gjyqtarë të ndershëm. Duke mbajtur qëndrimin institucional, Spahiu dha një përgjigje mjaftë të rëndësishme sa i takon dhe vlerësimit që ka dhënë Kolegji Zgjedhor për sa i takon zgjedhjeve vendore të 8 majit. Për të, gabimi i kësaj “çorbe”, është vetëm një frut i të dy paleve.

“Politika shqiptare të shijojë këtë çorbë që kanë gatuar. KQZ si institucion partiak, u fut si organizim në kodin zgjedhor. Kolegji Zgjedhor e ndërtuam si të ishte në qefin e saj, opozitës me qeverinë. Dhe të dyja palët dhanë pëlqimin për këta gjyqtarë. Kolegji dhe këta gjyqtarë, thanë se këta 8 gjyqtarë nuk mund të kontrollohen, monitorohen, procedohen, nuk mund të shkarkohen dhë te futen në sistemin e vlerësimit gjatë periudhës që ata ushtrojnë detyrën. Palët kanë gatuar dhe po vjelin frutin e asaj që kanë vjelë dhe nuk mund të përfshijnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë”.
 Pas nuk u lane dhe ngjarjet e 21 janarit. Ja kush është vlerësimi i Nënkryetarit të Këshilit të Lartë të Drejtësisë.
“21 janari është një çështje e madhe. Çështjet janë dy: Këshilli nuk ka asnjë kopetencë dhe ka çelësat e kashtës në raport me 21 janarin, as nuk heton, as nuk arreston. Por kam dhe një arsye tjetër, këto janë cështje në hetim dhe në gjykim. E kam të pamundur të ndërhyjë në punën e Prokurorisë”.
Shteti i së drejtës është shtylla mbi të cilën mbështeten proceset demokratike, ndërsa institucionet e drejtësisë do të jenë vendi ku dëshmohet e vërteta. Por duke qëndruar në këtë linjë, kemi dhe një të vërtetë të madhe.
“Ligji shkelet larg syve të njerëzve, sepse rrethanat e imponojnë një gjë të tillë, por ka dhe gjyqtarë me integritet, me kualitet të lartë” tha me tej ai.
 

Duke shkuar pak më tej, Spahiu theksoi se ndryshimet do të vijnë, vetëm duke tundur themelet e institucioneve.
“Jemi vendi më i varfër i Europës dhe kjo shpjegon shumë. Përgjegjësia është e shoqërisë dhe përgjegjësia e Gjykatave. 6 muaj më parë, vendi më i varfër i Kosovës, i 4-fishoi pagat me 1200 euro, ku paga më e ulët në Shqipëri është 450 euro. Këtu është dhe përgjegjësia e shtetit dhe nuk mund të vazhdohet me një vijim të reformave, të cilat na kanë lënë pas. Nëqoftëse fusim mentalitetin se mjekët, gjyqtarët fitojnë, ne e fusim sistemin në një kolaps të plotë. Ne kemi gjyqtarët me pagat më të vogla të Europës dhe me infrastrukturën më te varfër të Europës. Të gjitha gjykimet bëhen 4 me 4, nuk ka vidjo kamera, mungon sistemi- elektronik, procesi është jo transparent. Jo më larg se një muaj më parë, Kosova ka shpenzuar 27 mijë euro për një pallat drejtësie”.
 

Besimi i qytetarëve në institucionet e vendit varet shumë nga sistemi i drejtësisë, nga puna e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nga profesionalizimi, përkushtimi, ndershmëria nga puna e pakompromis e tyre.
Në Shqiperi sistemi i drejtesise vazhdon te shihet si me i korruptuari dhe per kete nevojitet ndryshimi i tij rrenjesor dhe nje pavaresi me e madhe nga politika.
 

“Gjyqësori nuk ka arritur standartin e një pavarësie të kërkuar dhe të dëshiruar nga faktori ndërkombëtar.Kemi procese politike të cilat gjykohen dhe emerohen politikisht, të cilët kanë imunitet ata që gjykohen dhe situata bëhet më komplekse dhe kemi një sistem të mbyllur. Ne nuk kemi një pavarësi buxhetore” deklaroi Spahiu

per ju qe jeni te shqetesuar se puna (ato qe po ben dhe ato qe po lika pa bere) e Kreshnik Spahiut demton demokracine ne vend:

KLD, Spahiu: Konstatuam parregullsi gjatë inspektimeve në gjykata  Konstatuam parregullsi gjatë inspektimeve në gjykataTIRANE- Pas inspektimeve për cështje penale në gjykatat e rretheve Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka hartuar një raport me shkelje dhe e ka dorëzuar sot në Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas nënkryetarit të KLD-së Kreshnik Spahiu gjatë këtyre inspektimeve janë vërejtur shkelje të shumta. Ai shton se kompetencat për të ndërhyrë dhe për të bërë shkarkime i takojnë ministrisë së Drejtësisë.
“Inspektual 5 gjykata rrethesh dhe në total 166 çështje penale nga të cilat kemi vërejtur shumë parregullsi. Ministria e Drejtësisë ka kompetenca për të proceduar me shkarkimet”, u shpreh Spahiu.

Ndërkohë që sipas tij nevojiten një sërë ndryshimesh në Kodin e procesdurës Penale, të cilat i janë përcjellë ministrisë së Drejtësisë.
"Kryesisht inspektoriati ka konstatuar këto parregullsi: Mos zhvillimin e gjykimeve të pandërprera, shtyrjen e gjykimit më shumë se afati 15 ditor i parashikuar nga ligji. Dorëzimin e vendimeve të arsyetuara përtej afateve proceduriale të parashikuara nga kodi i procedurës, mos raportim tek organet përkatëse për prokurorët dhe avokatët, të cilët shtyjnë pa shkak ose me qëllim seanca gjyqësore", shtoi numri dy i KLD-së.

Në këtë raport Spahu sqaron se ka edhe rekomandime për ndryshime në kodit penal, po ashtu kërkohet edhe rritja e kompetencave të gjykatave.
Numri dy i KLD-së deklaron se së shpejti do të publikohen edhe raporte të tjera.

“Janë rekomanduar një sërë ndryshimesh në kodin e procedurës penale, të lidhura me administrimin e procesit penal: Së pari rritja e kompetencave të gjykatës për marrjen e masave ndaj avokatëve, uljen e kourumit të gjyqëtarëve, si për disa lloje veprash penale, ashtu edhe për Gjykatën e Krimeve të Rënda, 3.përcaktimin e një kourumi për vendimet unifikuese, 4-kufizimin e të drejtës së Gjykatës së Apelit për të dërguar cështjet për rigjykim, me qëllim që të marrin fund kalvaret e cështjeve nga njëra shkallë tek tjetra, 5-Përcaktimin e së drejtës së gjykatës për të pushuar disa cështje penale etj”, deklaroi Spahiu.
(m.a/BalkanWeb)

not bad eee? per nje shperdorues xheli, shkaktar te ngrohjes globale dhe armik te ozonit si Kreshnik Spahiu.

 

 

Berisha: Aleanca Kuqezi do bëhet parti kundër PD


 


Valentina Madani

Regjistrimi i popullsisë bëhet shkak për një debat të brendshëm mes vetë demokratëve. Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD-së, pjesa me dyer të mbyllura shkaktoi një debat, i cili kishte në qendër të tij pikërisht presidentin Bamir Topi. Për herë të parë, kryeministri i vendit, Sali Berisha zbardhi para deputetëve demokratë ambicien e ish-vartësit të tij Bamir Topi, për të krijuar një parti të re. Sipas Berishës, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar Partinë Demokratike. Këtë akuzë, kryeministri Berisha e bëri menjëherë pas pjesës zyrtare të mbledhjes së përjavshme të grupit të PD-së, ku foli për buxhetin e shtetit dhe rritjen e pagave e pensioneve. Pasi kërkoi largimin e mediave nga salla, burime brenda mbledhjes bëjnë të ditur se z.Berisha u tha deputetëve se “do të ndalemi tek ligji i regjistrimit të popullsisë”. Por, mësohet se në moment ka ndërhyrë deputeti Jemin Gjana. Burimet sqarojnë se ai i ka kërkuar kryeministrit Berisha që kjo çështje të diskutohet për një kohë të gjatë në komisionet parlamentare dhe të mos miratohet me urgjencë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës, i cili i është drejtuar atij: “Z.Gjana, dakord jam që ta diskutojmë, po të doni gjithë natën dhe gjithë ditën, por një gjë duhet të kuptoni, se pas kësaj çështjeje fshihet Aleanca Kuq e Zi dhe dy njerëz që po bëjnë një lojë politike për interesat e tyre, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar këtë maxhorancë qeverisëse”. Më pas burimet sqarojnë se Berisha ka përmendur konkretisht emrat e presidentit Bamir Topi dhe nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Kryeministri është shprehur i ashpër ndaj Topit dhe Spahiut para të vetëve, teksa nuk fshehu pendimin për votat e djathta që i ulën të dy ata në karriget ku ndodhen sot. Berisha ka kujtuar se “maxhoranca bëri çmos që ata t’i votonim, ndërsa që të dy po luajnë një lojë politike”. Madje, Berisha ka shkuar edhe më tej teksa u është drejtuar deputetëve: “Topi po tenton të tërheqë pas vetes deputetë të PD-së, por ai po luan në mënyrën më të keqe të mundshme”. Duket se për këtë, Berisha i është referuar deklaratës së disa ditëve më parë të z.Spahiu kur tha: “Ndihet dukshëm që ka përpjekje të forta lobiste brenda Kuvendit për të siguruar votat qoftë të PD-së, qoftë të PS-së, për të siguruar kështu një konsensus për ndryshimin e këtij ligji. Nga ana tjetër, është një numër më i madh se 15 deputetë, të cilët kanë qenë pjesë, qoftë nga opozita, qoftë nga maxhoranca, madje, disa prej tyre edhe kanë nënshkruar”.

GSH

""per ju qe jeni te shqetesuar se puna (ato qe po ben dhe ato qe po lika pa bere) e Kreshnik Spahiut demton demokracine ne vend:""

 

tani Kreshniku, jo vetem qe ka marre rolin e shpetimtarit te kombit, te opinionistit, te historianit, te politikanit, te diplomatit, por po luan dhe rolin e gazetarit duke na informuar per gjendjen ne sistemin e drejtesise..

Tani na mbushe mendjen...

dhe ti dole ne kete konkluzion duke u bazuar ne citimin siper? ne aq citim?

stunning! smiley

nuk kam nevoje te dal ne konkluzione mbi situaten ne shqiperi nga shqetesimet e Spahiut...kete gje e ben ti..se nuk ke mendimin tend indipendent..

Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

tani e zure dhe me mua?

Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

keshtu do e beni shqiperine ta kene zili te gjithe.

zvicra ka filluar ta kete, ka nja dy jave. smiley

"zvicra ka filluar ta kete, ka nja dy jave"

kjo eshte e vertete....qe kur degjuan nismen "Nje komb nje Pashaporte"...

.gif" alt="Large Animated Smileys | Big Animated Smileys" />

jo jo, thane: u bene dhe shqiptaret morracake te kene det! Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

je i manipuluar.. zgjohu..

slaping smiley

Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />

une nuk votoj. une u them te gjitheve te mos votojne. te kish qene ne doren time, sistemi i gjerave do kish rene me kohe. smiley

si jam i manipuluar?

but then... aren't we all? we've all been there at a point in time.

Sot merret vendimi.Nje vendim ne favor te opozites do te ishte sherbimi me i mire qe do i bahej ktij veni.Se kshtu ma ka qefi mu?Noshta asht dhe kjo. Gjithsesi un tham se ky do ishte nje venim, qe do na shkpuste nga shtete te tipit te Iranit.Nje gjygjsor qe mer vendimin ne favor te opozites do te ishte nje simbolike mjaft sinjifikative demokracie.Ne fun t'funit do ishte ne funksion te asaj qe trumbeton kandidati, qe KQZ ka shpall fitus,i cili ka deklaru qe i intereson vetem "leximi i qarte i votes se qytetarit".Mund te ket qan thjesht gabim njerzor dhe jo manipullim,por kur  ky gabim nuk nxerr nje fitus te qarte,c'duhet te bajme?Ishte pikrisht ky "gabim" qe ndrroi rezultatin si fillim.Le te gjejme menyren per t'gjet gabimin dhe ne rastin e dyte....

"Nje Komb Nje Pashaport" mos na kthehet ne "Ein Volk, Ein Reich, Ein Fuhrer"

Ububuja Masanejna

well, autobahnat i bom, tani do kemi t'gjith volkswagens. smiley

 

Cimo,

Sikur i dolen pak me kosto te larte ato volkswagen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).