Departamenti i Sqarimeve pranë Këshillit të Ministrave.org sqaron të gjithë qytetarët që pretendojnë se kanë paguar fatura të shtenjta të energjisë, se kjo nuk është as prioritet e as përgjegjësi e qeverisë, pasi fajin për këtë e kanë çekët e CEZ.

Kryeministri Berisha është shprehur se edhe ai vetë në shtëpinë e tij kishte paguar fatura të shtrenjta edhe pse ai kohën më të madhe e kalon në zyrë, madje kishte kohë që në shtëpinë e tij, nuk përdorte fare drita, por qirinj.

Berisha ka marrë në telefon, presidentin e CEZ dhe e ka pyetur për arësyet e rritjes së faturave të dritave për qytetarët, por ky i fundit i ka kujtuar me një sms se vetë qeveria bënte mirë të rrinte urtë, nëse nuk donte që t’ia priste fare dritat, megjithë ato para borxh që u kishin. Ai gjithashtu është shprehur se qytetarët duhet ta falenderonin që në fatura ishte pasqyruar vetëm rritja e çmimit për dhjetë ditët e fundit të dhjetorit dhe jo për gjithë muajin.

Mësohet se me një zë melodioz dhe tepër prekës, kryeministri i ka kujtuar se kishin rënë dakort që rritja e çmimit të fillonte mbas vitit të ri, por ka hasur në përgjigjen e menjëhershme të çekut, i cili ja ka prerë shkurt se në sipas Kalendarit Çek viti i ri fillonte më 20 dhjetor dhe jo më 1 Janar.

Për ti lënë cekët si të dhj...rë , kryeministri Berisha u ka propozuar qytetarëve që "ti jepet CEZarit ajo që i takon CEZarit" duke cituar një shprehje romake që përdorej nga faturistët e energjisë elektrike në Jeruzalem.

Kryeministri ka premtuar rimbursimin e plotë edhe me interesa të cdo fature të paguar. Pas kësaj kryeministri ka vendosur me kokën e tij që tu rrisë rrogat dhe pensionet nga 200 deri në 300 % të gjithë qytetarëve, që kur të shkonin të paguanin faturat e çekëve të rrinin krenarë dhe me dinjitet.

Madje me gjithë këto lekë, populli shqiptar do të tejkalojë standartet e jetesës europiane, do ta paguaj fatura energjie dhe do tu teprojnë mjaftueshëm për ti dhuruar ndonjë lek qeverisë për të përballuar situata emergjente që ndodhin një herë në 100 vjet.

Edhe pse ministri Bode si gjithmonë ka kundërshtuar këtë rritje rrogash dhe pensionesh, Berisha i ka kujtuar se je ministër dhe jo sindikalist.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).