Miguel de Unamuno

(1864-1936)


 

Ah, po të kish ikur!...

Në qytezat e përgjumura provinciale

gjithnjë e gjen -

të mbytur në trishtim,

me sy të palëvizur -

atë që, po të kish ikur....


 

Rrugëve të shkreta çapitet duke ëndërruar

se çfarë mund të ish bërë;

një ish-i ardhshëm

një shpresë e fikur.


 

Po dashuria për vendlindjen,

thirrja e gjakut,

lidhjet e familjes,

ëndjet e prehjes pas dreke,

e sidomos jeta me çdo të papritur

ose, ta themi hapur, kur s'ta mban xhepi...

Fati është i verbër.

Ah, po të kish ikur!...


 

Po vallë përse? Seç marrëzi!

Më mirë kështu,

i çliruar nga zhgënjimi,

i lirë për të ëndërritur – e drejtë e shenjtë! -

se çfarë mund të ish bërë.

Dhe rrugëve shkon, melankolik,

duke kthyer përshëndetje

e duke e parë në ëndërr veten

si një të dytë.


 

Ndërsa në udhë e sipër veshi

i kap ca pëshpërima:

"Sa gjynah!

Po të kish iku me kohë në Madrid,

tani do të qe bërë ministër!

Eshtë talent i lajthitur!"

Dhe zemra i gufmohet nga gëzimi

më fort se zemra e një ministri.


 

Ah, po të kish ikur!


 


 

Lëçitja

Lëçit, lëçit, lëçit... ëndërro jetë

që tjetërkush jetoi.

Lëçit, lëçit, lëçit dhe shpirti i shkretë

harron çdo gjë që shkoi.


 

Ato që mbeten janë veç trillimet

lulet prej pene dalë.

Nga shkuma mbetet llumi, nga krijimet -

një regëtimë, një valë.


 

Lëçit, lëçit, lëçit... mos vallë kjo jetë

lëçitje u katandis?

Të jem krijesa dhe krijuesi vetë,

e shkuar që s'lëviz?


 


 

Shqipëroi: Aurel Plasari

Marrë nga Poezi spanjolle të shekullit XX, Naim Frashëri,1991

 

"Kitaristi i verbër plak", Picasso 1903

 

10 Komente

ku ishte opiumi ?

ajo e para me shkatrroi fare, ku ma gjete sonte.

aq sa ke e dyta nuk shkova fare smiley

like it !

opiumi ishte tek e dyta.

flm fin

plakë unë mër ti,

nuk më mban i fije shpirt që kam gjer ke e dyta smiley

shp(y)rti nuk paska kujtese kohore (pra nuk paska moshe)Wink Nuk e di si qendron kjo puna e fijeve ! 

Lëçit, lëçit, lëçit dhe shpirti i shkretë

harron çdo gjë që shkoi.

 smiley

 

 Po sipas Ravit, shpirti, ne te vertete, nuk ka moshe. thjesht nderron objektin qe frymeson.  Kurse ceshtja e kujteses duhet te jete caze me e koklavitur se kaq, se nuk e dime nese shpirti (yne) sillet perhere njesoj apo ndryshon ne trupat e ndryshem ku banon perkohesisht. 

Te vije Ravi! 

Aman t'keqen, leje Ravin

Sonte po bridhja neper Tirane.

E di kush ishte lodra e re qe kish dale per kalamaqe ?

Nje si tip disku fluturues tip ufoje haha qe bente drite dhe e leshoje ne ajer dhe rrotullohej.

Dymilek bonte, e bleva nji per vete smiley

 Ah, sikur te iknim... 

Shiu modh ne Tirone.

Perpjekje e levdueshme.

Ka pakez oksid hekuri te reduktuar (ferroz, dyvalentor, nje fare ndryshku i pabere mire ky) neper menteshat mes strofave. Qe hiqet kollaj smiley  dmth shmangia e lecitjeve apo capitjeve them qe eshte nje hap i vogel per Aurelin por nje kercim gjigand para per letersine etj etj... e meqe u ndodhem, cdo perqind ulje ne perdorim e "kurmit", "rropullive", "kokerdhokeve", "bilirubines" dhe "qiellzanes" do e permiresonte letersine shqipe me 3.5 - 4.2%. Ndalohet rreptesisht perdorimi i cdo fjale tjeter per kanatat (e dritareve apo te dyerve)! Edhe sikur te jete e gjon buzukut!!! Sepse sa here ndodh kjo, letersise shqipe i bie nje dhemballe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).