nga dARIEN lEVANI dedikuar Arisit Unë e Geldi vizituam Pere Lachaise para pak ditësh. Pere Lachaise është një varreze me përmasa çnjerëzore diku në Paris, e famshme sepse mban kockat e shumë prej atyre që në jetë ishin artistë, këngëtare, poetë a piktorë të famshëm. Është aq e madhe saqë edhe vetë varreza ka emra [...]

6 Komente

lexim i kendshem!

 ** është e vërtete nga ana tjetër që antipatia ime për doorsianët është antike sepse kam venë re që në përgjithësi për ta Doors janë grupi më i mirë në bote e me Doors lind & vdes muzika e shpesh nuk e konceptojnë fare që edhe grupe të tjerë kanë bërë albume që po ti vesh në magnetofon ky fillon riprodhon muzike e cila mund të jetë e këndshme. Janë terrorist muzikor dhe më të ashpër se ta janë vetëm fansat e Joy Division.

O Darien!

Sa i keq qe je smiley. Me duket se fanatizmi muzikor qe citon edhe squarepusheri me siper eshte ceshtje moshe, njerezit qetesohen me kalimin e viteve. E rendesishme eshte t'i japesh muzikes ate qe i takon: veshin (ne mos stomakun).

Keshtu qe te pershendes me New Order - Blue Monday (kur degjonim kete kengen as e kishim idene kush ishin New Order e aq me pak Joy Division, dhe vishnim akoma bluza ciklamin) ose The Psychedelic Furs - Love My Way.

Ah, me duket se ka qene Agnes Varda nje nga njerezit te varrimi. Nje film i kam pare kesaj por me ka lene mbresa te forta pozitive. Jimi te ishte gjalle sot besoj se do ishte piktor smiley.

pjeserisht ceshtje moshe trop; me ngacmoi pak ajo e Joy Division dhe po mendohesha pse te jete valle qe mekanizmat mbrojtes aktivizohen fuqishem kur behet fjale per vleresimin e muzikes se tyre ... ndoshta per shkak te estetikes "diy" te muzikes se tyre

mekanizmat mbrojtes aktivizohen kur perballesh me dike qe s'e njeh grupin qe ti do dhe prapeseprape i lejon vetes te brockullise me prepotene. me kalimin e kohes presupozohet qe njerezit nuk brockullisin me prepotence per gjera qe s'njohin, por nese kjo ndodh, presupozohet qe ti si i rritur reagon me qetesi dhe elegance smiley

pastaj ka grupe qe bejne muzike vecanerisht intime dhe dashuria e publikut do te jete gjithashtu e tille. por une kete s'e quaj fanatizem, as terrorizem muzikor smiley.

Jam dakord deri diku Trop. Po, ka te beje edhe me moshen, por jo vetem. Mjafton te shikosh psh disa metalar qe nuk rriten kurre. Shume prej nesh, ne mos te gjithekur ishim 14 vjeç besonim qe Manowar ishin grupi me i madh ne bote, e Kings of Metal - a si dreqin quhej - albumi perfundimtar qe i vinte kapakun muzikes. Kush e beson akoma ndersa eshte 35 vjeç, e ka shume te tille, ka nje problem pertej moshes e pertej muzikes.

Ndoshta ka te beje edhe personalitetin. Me shume mundesi nje fan i J.D mendon qe bota s'è kupton apo qe vetem ai "degjon e vetem ai eshte i ndjeshem", e prej kesaj ka nje reagim edhe me te dhunshem!

Sepse, ne fund te fundit, vetem fansat e J.D mund te bejne kete gje!

 

zhgenjimi i vetem mund te jete se Rob Halford kishtekohe qe kishte kalu ylberin edhe ai lajm s'erdhi kurre ne kohen e duhur

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).