1.

 

Retë majë gishtave nxjerrin kryet

mbi pemët e pakrehuna,

dhe këndoj:

Unë jam veç nji balonë ndaj erës

Nji fillë e hollë më mban të pahumbme.

 

Mbas pemëve ato krahë janë për engjuj

Të bardha, grixhio, të murrme.

I lirë, sa jam, harabitem

N’sa dorëlehta më tërheq prej hunde.

 

 

2.

 

Mërmëris se dua të pëëshpërinj

Këlthas se dua të uulërinj.

 

O mizë e vogël qëkur më hyyre në sy

Më botën s’e shoh dot paa ty,

Gjithka shoh tani është mee njollë

Dhe drita, drita një gjilpëërë e hollë.

Të them hiqmu sysh bënj mëëkat

Vetë i lashë sytë të enden paa cak

Veç pas teje tani bot'e'gjithë pëërpëlitet

N’sa unë fëlas e fëlas se kështu më fëlitet.

 

 

3

 

Pëllas se kështu më pëllitet

Nuk kam më moshë për poezi civile

Të dua aq shumë sa nuk mund të fle

Por edhe pa ëndrra nuk i dilet.

Nuk i dilet pa ëndrra dimrit të gjatë

Më të gjatë se çdo përqafim

Që aq i lirë blihet me natë

E aq i shtrenjtë vidhet në agim.

 

Fort i ngarkuar sa herë

Me shkarpa për zjarr, kam ardhë

Pëllas sepse bashkë më dot nuk i lidh

Dy fjalë me një fije floku të bardhë.

 

 

4

 

Shtretër të ngushtë vërtiten

rrugëve të Evropës,

 

Dy kthesa më lart sërish fshihet

Çfarë ndoshta e kemi kaluar,

Tatuazh në muret e qyteteve

Grafiti në lëkurë

Në ajër e shkruar.

 

Ndoshta vërtetë kemi humbur.

 

Po sikur të jetë e vërtetë?!

Shtretër të ngushtë të vërtiten

Nga ku

herë ti

e herë unë,

Biem.

 

 

5

 

Ndize këtu.

 

Ktheji shpinën erës.

 

Që kur humba çakmakun or mik

Humba lirinë

Fitohet

Dhurohet

Me gjak

Blihet.

 

8 Komente

me pelqejne inkursionet e tua fh

Thx fh, flladist si gjithmone  smiley

Sidomos me keto trademarks si keto:

Pëllas se kështu më pëllitet

Nuk kam më moshë për poezi civile

Të dua aq shumë sa nuk mund të fle

Por edhe pa ëndrra nuk i dilet.

 

 Shume te kendshme dhe te fresketa fh. Ajo e mizes me pelqeu vecanerisht.

Loved these. So light, and yet powerful. Sometimes there's more beauty in simplicity, but here surely it is your deed. Thank you for sharing.

po mendoja qe keto mund te rrinin mjaft bukur dhe si nje poezi e tere. E bukur shume miza.  mos na ler kaq gjate te presim here tjeter... qofte dhe me pellitje zemerimi dhe pa poezi civile.

fh.  Megjithese rralle, per mall smiley.

pellitje,peshperitje,uleritje te kendeshme smiley

Poezia jote eshte nga me origjinalet e ketij pellgu.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).