Kryetari socialist, Edi Rama, debatoi dje me nënkryetarin e Grupit Parlamentar, Erion Braçe, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. I pakënaqur nga qëndrimi i drejtuesve të PS-së, ndaj shqetësimeve të vazhdueshme që ai ka paraqitur në dy mbledhjet e fundit të Asamblesë, si për korrupsionin ashtu edhe për mungesën e PS-së në Parlament, Braçe kërkoi sqarime se përse nuk ka marrë asnjë përgjigje apo reagim për to. Në fund të diskutimeve rreth rendit të ditës, që kishte të bënte me çështjet organizative dhe zgjedhore në PS, aty ku mbledhja po mbyllej, Braçe ka kërkuar fjalën, kur anëtarët e Asamblesë ishin ngritur për të ikur. Duke iu drejtuar podiumit të mbledhjes, ku ndodhej Ruçi, Rama dhe Klosi, Braçe ka kërkuar arsyet pse shqetësimet e tij të shprehura në këtë forum nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Për rëndësinë e kthimit të deputetëve socialistë në Parlament ka folur edhe deputetja Ermelinda Meksi, e cila ka kërkuar të sqarohet qartë nëse deputetët do të kthehen në Kuvend apo jo. Nisur nga këto reagime, kryesocialisti, i cili e mori fjalën për herë të dytë në këtë mbledhje që prej fjalimit në nisje të saj, kërkoi të kuptohet qartë se s’ka pasur ndonjëherë bojkot, por vetëm ngritje të marrëdhënieve deri në përfundim të procesit ligjor për Bashkinë e Tiranës. Duke dashur të mos acarojë më tej debatin, Rama ka kërkuar që të mos keqkuptohen vendimet dhe fjalët e mbajtura në forume, pasi sipas tij mediat kërkojnë të peshkojnë çdo dobësi për të krijuar, sipas tij, sa më shumë probleme brenda socialistëve.

“Nuk kemi marrë asnjëherë një vendim për bojkot të Parlamentit. Ne do të rikthehemi në Parlament dhe do të bëjmë një politikë të re krejt tjetër. Këto gërr-vërre që bëjmë këtu, ka një industri mediatike atje jashtë që “peshkon” fjalë dhe fjali dhe i përdor kundër opozitës sipas interesit. Aq sa dhe për mua me Gramozin sajuan sikur jemi zënë me grushta dhe kjo me një qëllim, që të krijojnë probleme tek opozita”, mësohet t’i jetë përgjigjur Rama shqetësimit të deputetëve socialistë. Ky konstatim i Ramës ka sjellë dhe reagimin e Braçes, i cili mësohet se është ndjerë i indinjuar nga këto fjalë. “Unë nuk jam peshk që të peshkohem…”, mësohet të ketë qenë reagimi i Braçes, ndërsa ka kërkuar hyrjen sa më të shpejtë të deputetëve socialistë në Parlament, sipas tij, në korrik, dhe jo në shtator siç la të kuptohej kreu socialist në fjalën e tij.

“Unë nuk fola për t’u kthyer në shtator në Parlament, por fola për t’u kthyer në korrik sepse ne kemi përgjegjësi para elektoratit tonë për çdo seancë që atje zhvillohet pa praninë tonë. Kush do t’i dëgjojë mirë ato që thashë unë, le t’i dëgjojë. Kush do ta kuptojë këtë që po them dhe qëndrimin tim, le ta kuptojë, përndryshe secili në punë të vet”, mësohet të jetë shprehur Braçe, i cili më pas është larguar nga mbledhja, ndërsa Ruçi bëri dhe mbylljen e Asamblesë Kombëtare për të mos lënë më hapësirë për vazhdimin e këtij debati. Braçe ka dalë i pari nga salla e mbledhjes, i cili ka rënë në sy të gazetarëve që ndodheshin në ambientet e jashtme të “Xibrakut” për nervozitetin e tij. Pritej që mbledhja të përfshihej nga debatet për çështjet që kanë shqetësuar deputetët socialistë kohët e fundit e që lidheshin me bojkotin e Parlamentit, por dhe mënyrën se si duhet të organizohet Partia Socialistë në të ardhmen. Por, ndryshe nga pritshmëria, në mbledhje, në mënyrë të kujdesshme, nuk pati asnjë provokim nga deputetë të tjerë që janë për vazhdimin e bojkotit për të hapur një debat.

 

Debatet në Asamblenë Kombëtare

Bashkim Fino: A do të bëhen zgjedhje për kryetarët e rretheve? Ky është kongres zgjedhor dhe e mira është që ata të zgjidhen. Ne e ngritëm këtë strukturë që të provonim se si do të funksiononte. Për mua nuk dha ndonjë rezultat. E kam thënë dhe atëherë kur është krijuar që isha kundër strukturës së rrethit. Jam i mendimit se mandati i kryetarit të komunës dhe bashkisë duhet të ndahet nga kryetari i partisë. Ata që kanë fituar bashkinë apo komunën s’duhet të jenë dhe kryetar partie, ndërsa ata që humbën, të mos kantidojnë për kreun e PS.
Bujar Çela (Kryetar i PS Lushnjë): Kryetari i rrethit duhet të vazhdojë punën, sepse është një strukturë që në të shkuarën ka dhënë rezultat. Ne s’duhet të kemi frikë nga strukturat e vjetra të PS. Sepse ne po shkojmë tek organizimi i vjetër i PS. Bëmë një eksperiment, u provua, nuk funksionoi. Kur bllokohet autostrada ne i biem nga rruga e vjetër, nga Maminasi. Edhe ne s’duhet të kemi frikë që të përdorimin ato struktura që kanë treguar se kanë qenë efiçente në të shkuarën dhe kanë dhënë rezultat.
Blendi Klosi: Kryetarët e rretheve një vit punë kanë dhe s’ka pse të hyjnë sërish në zgjedhje dhe për këtë mendoj se duhet t’i jepet kohë që të punojnë.
Fatmir Xhafaj: Kryetarët e rretheve u zgjodhën një vit më parë. Ne nuk ia kemi matur punën e tyre. Ata kanë nevojë të konsolidohen në këtë detyrë dhe të punojnë për zgjedhjet e ardhshme dhe të mos i ndërrojmë sërish. T’i bëjmë gjërat me kujdes, dhe jo në nxitim. S’kemi pse nxitohemi për të përmbushur afatet formale të procesit zgjedhor në PS. Nëse do të nevojitet, mund edhe të shtyjmë kongresin për në fund të nëntorit.
Arben Malaj: Kongresi Zgjedhor i partisë të përfshijë në këtë proces edhe strukturat e rinisë dhe të gruas socialiste. Ato janë aktualisht jashtë funksioni dhe në një fushatë zgjedhore ato do të rigjallëroheshin dhe do të ripërtëriheshin. Të bëhet ndarja e mandateve të kryetarit të bashkisë dhe komunës nga kryetari i partisë së asamblesë së komunës dhe bashkisë. Ata që kanë humbur në zgjedhje të trajtohen me kujdes dhe njerëzishëm, sepse ata mbeten socialistë, dhe jo të përjashtohen nga çdo vendimmarrje. Mendoj se kuota për delegatët që dalin nga degët e PS në emigracion të mos jetë 1 delegat për 200 socialistë në emigracion, por 1 në çdo 100 socialistë.
Arta Dade: Kryetarët e bashkive dhe komunave që kanë humbur të mos jenë pjesë e forumeve të PS. Unë shoh që vendimet që merren nuk protokollohen në forumet tona. Vendimi për hartimin e programit politik është marrë që në kongresin e kaluar. Edhe atëherë u ngrit një grup pune, por nuk pamë as program dhe nuk na u dorëzua asnjë dokument. Duhet t’i shkojmë punëve deri në fund dhe të mos kalojmë në përsëritje, duke iu rikthyer në të njëjtën pikë, pa arritur një objektiv.
Qemal Minxhozi: Nuk mendoj se duhet të përjashtojmë një dhe të vemë një njeri tjetër për kryetar rrethi të PS. Atëherë duhet që edhe deputeti të mbajë përgjegjësi në këtë rast. Ne nuk e kemi atë luks, pra ne që mbulojmë zonat rurale. S’jemi si Tirana që t’i seleksionojmë njerëzit. Ndaj mendoj se kjo çështje duhet parë me flsksibilitet. Njerëzit duhen trajtuar njësoj si ata që kanë humbur dhe ata që kanë fituar.
Namik Dokle: Te grupet e punës për programin të përfshihet edhe zonja Dade për marrëdhëniet me jashtë dhe zonja Kodheli për çështjet ekonomike
Ruçi mbyll mbledhjen e Asamblesë
Erion Braçe: Kishim dhe një pikë “Të ndryshme” që nuk u ezaurua. Kisha dhe unë një shqetësim në këtë pikë të mbledhjes. Unë kam paraqitur në dy mbledhjet e shkuara të Asamblesë disa shqetësime që lidhen me pozicionin tonë ndaj maxhorancës, edhe pse ne duhet të zhvillojmë një opozitë të fortë kudo që përballemi me Sali Berishën, në Parlament, në rrugë me protesta e në çdo institucion tjetër. Unë kamë ngritur disa shqetësime, por nuk kam marrë asnjë reagim, asnjë institucion i partisë nuk është marrë me to. Mund të kem një përgjigje nga drejtuesit e partisë?
Ermelinda Meksi: Nuk e kuptova, do të kthehemi apo jo në Parlament. Me mirëdashje kërkoj të kuptojmë lëvizjet tona dhe të jemi të qartë mbi veprimet tona në të ardhmen. Ne duhet të jemi në Parlament, sepse kemi edhe ne pjesën tonë në përgatitjen dhe përmbushjen e 12 rekomandimeve të BE-së, por ka dhe mjaft çështje që kërkojnë dhe ekspertizën tonë siç është dhe buxheti. Nuk kuptova nëse morëm një vendim për të hyrë, apo jo. Ne duhet të mbledhim kryesinë e PS, e cila nuk po funksionon. Parlamenti është bërë si në ’96 që na shkon ndonjëri që na përfaqëson ne, por nuk është veçse një Sali Rexhep.
Edi Rama: S’ka ndonjë gjë të paqartë në ato që u thanë. Ti ke qenë pjesë e vendimmarrjes së Grupit Parlamentar dhe e vendimit konsensual, unë kam qenë i pranishëm, por nuk i jam imponuar njeriu kur kemi vendosur ngrirjen e marrëdhënies sonë me Kuvendin deri në përfundim të procesit zgjedhor të Tiranës. Nuk kemi marrë asnjëherë një vendim për bojkot të Parlamentit. Ne do të rikthehemi në Parlament dhe do të bëjmë një politikë të re krejt tjetër. Këto gërr-vërre që bëjmë këtu, ka një industri mediatike atje jashtë që “peshkon” fjalë dhe fjali dhe i përdor kundër opozitës sipas interesit. Aq sa dhe mua me Gramozin na sajuan sikur jemi zënë me grushta dhe kjo me një qëllim, që të krijojnë probleme tek opozita.
Erioni Braçe: Unë nuk jam peshk që të peshkohem…
Gramoz Ruçi: Po nuk të tha njeri se je peshk..
Erion Braçe: Jo, jo, dëgjo, dëgjo! Unë nuk fola për t’u kthyer në shtator në Parlament, por fola për t’u kthyer në korrik, sepse ne kemi përgjegjësi para elektoratit tonë për çdo seancë që atje zhvillohet pa praninë tonë. Kush do t’i dëgjojë mirë ato që thashë unë, le t’i dëgjojë. Kush do ta kuptojë këtë që po them dhe qëndrimin tim, le ta kuptojë, përndryshe, secili në punë të vet.
Gramoz Ruçi: Mbledhja mbyllet!
Braçe del i pari nga salla e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare.

 

Blushi në asamble
Deputeti Ben Blushi ka qenë rregullisht pjesëmarrës në të gjithë mbledhjet e Asamblesë Kombëtare të socialistëve. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të 2009, kur PS i humbi ato, Blushi ishte një nga protagonistët e debatit të brendshëm në PS, duke kërkuar dorëheqjen e Ramës si humbës, por dhe duke drejtuar bashkë me deputetët të tjerë socialistë “Lëvizjen për Mendimin Ndryshe”, e cila në fillimet e saj mblodhi rreth vetes shumë mbështetës. Që kur kjo lëvizje vendosi të ndërpresë takimet e saja të organizuara dhe deputetë pjesëmarrës në të vazhduan përpjekjet për një frymë ndryshe, Blushi u tërhoq prej këtij qëndrimi.

 

Mungesa e Pëllumbit
Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk ishte prezent dje në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Profesori, siç e thërrasin në Partinë Socialiste, ka munguar në shumë pak mbledhje të Asamblesë, ndërsa dje, ai nuk ishte prezent, dhe pse ishte nga ato mbledhje ku pritej të kishte debat politik, vendimmarrje për dalje nga qëndrimi i bojkotit të deputetëve socialistë me Parlamentin, por dhe dokumente që lidhen me fushatën e zgjedhjeve të reja në Partinë Socialiste. Në mënyrë të përsëritur Pëllumbi ka kërkuar ndërprerjen e bojkotit të Parlamentit, duke e konsideruar atë një mjet të përkohshëm për të bërë presion ndaj maxhorancës parlamentare.

34 Komente

 Cfare funksionimi!

Ermelinda Meksi: Nuk e kuptova, do të kthehemi apo jo në Parlament ... Nuk kuptova nëse morëm një vendim për të hyrë, apo jo. Ne duhet të mbledhim kryesinë e PS, e cila nuk po funksionon...
Edi Rama: S’ka ndonjë gjë të paqartë në ato që u thanë. Ti ke qenë pjesë e vendimmarrjes së Grupit Parlamentar dhe e vendimit konsensual, unë kam qenë i pranishëm, por nuk i jam imponuar njeriu kur kemi vendosur ngrirjen e marrëdhënies sonë me Kuvendin deri në përfundim të procesit zgjedhor të Tiranës. Nuk kemi marrë asnjëherë një vendim për bojkot të Parlamentit. Ne do të rikthehemi në Parlament dhe do të bëjmë një politikë të re krejt tjetër...

 

Deputeti nuk di se ca eshte vendos, kryetari qe i thote perrallen "une s'kam vendos gje, thjesht erdha dhe ju pashe qe vendoset ate qe desha une, po ju e dini vete kete pune". Keto nuk jane parti, keto jane kulte fetare, ku paraqitesh here pas here, merr detyren, dhe vazhdon punen. 

Erioni Braçe: Unë nuk jam peshk që të peshkohem…
Gramoz Ruçi: Po nuk të tha njeri se je peshk..

smiley humor per dite te diel.

Ka ca momente interesante artikulli. Rama thote t'i mbajme mosmarreveshjet private (ka frike mos humbet 'populli' besimin te forca e tij). Meksi ka deshire te ndreqe buxhetin (tallet Meksi apo Berisha po u mendoka dy here?). Brace se c'ka nje mize (perplasje shijesh taktike?). Rama e paska pare te nevojshme te sqaroje qe nuk iu imponohet deputeteve (ka frike mos e keqkuptojne nga toni i zerit?).

Kush do ta kuptojë këtë që po them dhe qëndrimin tim, le ta kuptojë, përndryshe, secili në punë të vet....

....secili ne punen e vete bene shaka  Bracja? Po  ato miliona dollare qe te ka dhene Rama  nga sheshet e ndertimit kaq shpejte i harove ti ,apo e ben te qorollisesh ata pak  militante qe besojne akoma se ne PS mund te kete vertete "zera ndryshe"....

 Une kam shume gjera per te thene per Bracen, si psh qe eshte ne gjendje te shese edhe prinderit e tij per icik karrige politike, po me thene te drejten nuk kam degjuar ndonjehere qe te jete marre me biznese ndertimi. 

e dini cfare thote Brace ne FB - une nuk dua ti ze vendin Rames smiley

U bene merak militantet prandaj, duhet ti qetesosh shpejt se kete idene qe mund te ngresh koke ndaj kryetarit e konsiderojne tradhetine perfundimtare. 

jo edhe aq ne PS ne PD po.

kjo smiley eshte per subkoshiencen Brace kryetar

E ke gabim, se ketu jam ! ne krye te detyres ! Bam t'ja bej komshija  smiley

Ps-ja sa po vjen dhe me teper po tregon se drejtohet ne menyre amatoreske !

Europa e tha troç para disa ditesh qe opozita duhet t'i jape fund bojkotit, ndryshe s'ka status te vendit kandidat per Shqiperine. Kete gje e kane kuptuar disa aty ne PS dhe po perpiqen qe t'i japin fund bojkotit, por jo ne shtator siç kerkon vampiri Edvin Kristaq Rama po qysh tani

Edhe pse Braçe po perpiqet shume per te miren e partise, duket se dallkauku oriental qe e drejton prej 6 vitesh kete parti, s'do t'ja dije per kalendarin europian te vendit, por shikon ate kalendarin e tij ... sesi te spastroje partine nga elementet armiqesor qe mund t'i prishin pune per ne 2013-en

Nga ana tjeter, edhe Malaj, Islami dhe Mejdani, kane filluar levizjen e tyre tashme

Para fiks 15 diteve takova ne Vjene nje ish-President bashke me gruan e tije,jam cudit,tha shprehimisht: Edi Rama duhet te shporret nje ore e me pare nga drejtimi i PS -se.

PS: Ky ish-President eshte aktualisht aktiv ne PS.

Sali Berishen,besoj ke takuar ..smiley

Sali Berisha ka avion personal te keqen,nuk udheton me avione linjash.

Sorry! Nuk e dija ,qe Vjena qe thjesht nje aeroport.smiley

Te pakten ka "debat" te brendshem. ka dhe marrje fjale nga jo kryetaret.

po me lajm kot dmth... po me lajm pa lajm, nuk behet. Po qe dhe parti kot fare, parti kot eshte. zgjyre e organizuar dhe e strukturuar. letyre. kellire.

te presesh ndonje gje nga keta cpurdhjake. eeeehhh.

me keta purthake Saliu behet 1000 vjec ose mbreteron deri ne ardhjen e Krishtit!

He mo dhe ti mos u merzit,me venusin vetem shoke jemi.

was?

s'duhet te flas fare tani?

PS: une s'jam i merzitur. thjesht nuk e kuptoj fare per cfare eshte mbledhur PS-ja. Cfare qellimi kish kjo lloj mbledhjeje.

Ato jane dhe leke kontribuuesish taksapagues o Brad.

te mblidheshin per qejf, per ndonje mbremje/party, aka, birra dhe qofte, ja ben hallall, por te ta shesin kete farse per mbledhje te rendesishme? kjo eshte tallje me te gjithe, duke filluar me simpatizantet dhe anetaret e thjeshte te PS-se.

po thosha, me keshtu mbledhjesh, ata vetem sukses apo perpara nuk mund te bejne.

gjithsesi, eshte mire qe te merren vesh keto lloj "mbledhjesh". 1 here, 2 here te ndjek kamera, pastaj e harrojne te gjithe seline.

Mos do te thuash "perpjekje per debat te brendshem?"

ndoshta ajo qe thua ti. debat nuk pashe ne fakt. sa foli tmerri i PD-se - ejon harush brace, ruci tha: mbledhja mbyllet. po kush prej nesh mori pjese dhe na tha se cfare ngjau? smiley

po kush prej nesh mori pjese dhe na tha se cfare ngjau?

gazetarët që ndodheshin në ambientet e jashtme të “Xibrakut” smiley Sic duket Rama nuk le gazetare brenda ne mbledhje ne menyre qe ato gërr-vërre që bejne aty, industria mediatike atje jashtë mos t'i “peshkoje” fjalë dhe fjali dhe t'ii përdor kundër opozitës sipas interesit. Megjithse kjo mendja ime me thote qe nese nuk lejon gazetare, u jep me shume mundesi peshkimi dhe abuzimi me cfare mund te jete thene aty, duke e marre informacionin nepermjet telefonave te prishur.

Ah edhe dicka, te pakten e morem vesh qe ne mbledhjet e Asamblese Kombetare te PS-se nuk diskutohet strategji e program por u bekan gerr-verre. Kush me gjen ndryshimin ndermjet PD dhe PS ka nje shishe vere te vjeter nga te Pjerit smiley

Nuk e di per gazetaret... nese me thua nje emer, dhe me tregon nje artikull, edhe mund te ndryshoj mendim. Nuk po them qe s'ka gazetare. Po ne nje vend ku gazetar eshte dhe Frrok matrapik Cupi, vaj medet gjembo.

Une po them "prej nesh"; nuk nenkuptoj veten time domosdoshmerisht, po ja, ty, psh, ose ndonje tjeter, ps-istet e peshkut, psh.

Ndryshimi mes PD-se dhe PS-se eshte qe PS-ja eshte parti politike e mirefillte. 

PD-ja eshte bande kusaresh dhe vrasesish antishqiptare; nuk eshte parti politike.

now you find the difference between a pregnant woman and a light bulb. smiley

2 shishe vere ke.

 Jo mo shok se partite e mirfillta kane 1 kryetar ne koke, e 10 qe behen gati ti zene vendin, dhe lejohen ta bejne kete gje. Mbase nuk eshte bande vrasesish si ajo tjetra, po bande eshte gjithsesi. 

 Shih sjellesin e shkrimit per ta kuptuar qe sduhet me komentu fare ketu.

Blushi në asamble
Deputeti Ben Blushi ka qenë rregullisht pjesëmarrës në të gjithë mbledhjet e Asamblesë Kombëtare të socialistëve.

patjeter qe do ishte dhe do jete Blushi i pranishem.  une besoj se ne nje te ardhme te shpejte, ky do te behet kryetari i PS. Blushi  dhe Basha jane piketuar me kohe si udheheqesit e ardhshem te, respektivisht, PS dhe PD. nuk ishte e rastit qe pikerisht keta te dy priten zyrtarisht Bushin kur erdhi  ne Shqiperi.smiley

por ndersa per Bashen plani per tu ngjitur ne krye te PD  eshte brenda skemes dhe po ecen kenaqshem...,  te PS kemi ''delayed''. Rama nuk eshte ne nje mendje me sa duket. ndofta kjo duhet te jete arsyeja qe nderkombetaret (SHBA, BE) nuk e mbeshtesin, ose me mire te them nuk e kane shume perzemer Ramen.

 

Tani qe u be dhe Brace disident, o do behet kijameti qe ndjell Ravi o do fitoj llotarine me ne fund. Do ble nje bilete lloto dhe nje bateri shtese per laptopin qe tju update nese ndodh apokalipsi.

brace peshk,
per pak mendova peashk i ppu lol

Nga PS aty, me ka pelqyer gjithmon Namik Dokli. Nuk e di me se si ka vajtur karriera e tij politike aty. Ka vite qe jam shkeputur nga Shqiperia, dhe te vetmet lajme i marr nga Peshku, faqja jone qe sjell Berishen, Ramen, Nanon, Bashen, Braçen, por jo te tjeret.  

 Edhe kur shkoj ne Shqiperi, tv e radio, vetem per keto figura flasin, te tjeret si duket, ose jane inaktive , ose bojkotohen nga media. 

dhe ca ndryshon per ne qe i morem vesh kto llogje kavaje ?

hic gje. pak ereza mizerjes se popullit.

darka gaaaatiiii!!! smiley

Fjalt e tua Ruzhdo / krefur me kujdes... smiley

 Dmth Rama qenka ne hapat e fundit ne shnderrimin ne Berisha 2. Lum si ne!

Harasani: Qesharake deklarata për bojkotin

e Hënë, Korrik 4th, 2011

Deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani, flet pas vendimeve dhe analizës së kreut të PS-së, Edi Rama, në punimet e Asamblesë të Përgjithshme. Por, krejt ndryshe nga herët e tjera, Harasani nuk ka preferuar të flasë për mediat, por ka ndarë shqetësimet e tij në rrjetin social “Facebook”, duke kërkuar edhe mendimin e shumë qytetarëve të tjerë. Në shënimin e tij në këtë rrjet social, Harasani shkruan se deklarata që bojkoti i Parlamentit ka arritur rezultatin është qesharake. Njëkohësisht ai nuk pajtohet edhe me rezultatin që flitet nga ana e kryetarit të PS-së, Edi Rama. Sipas Harasanit, e majta ka humbur në Tiranë 20 mijë vota, 7 minibashki dhe në rang vendi ndodhet poshtë me 140 mijë vota diferencë.

Qesharake deklarata që bojkoti e arriti rezultatin. Për kë rezultat flitet? Humbjen e 20 mijë votave në Tiranë? Humbjen e 7 minibashkive? Humbjen e Këshillit Bashkiak në Tiranë? Apo 140 mijë votat diferencë?”, shkruan Harasani.

Më poshtë, deputeti i PS-së u përgjigjet edhe pyetjeve të ardhur nga njerëz të shumtë që komentojnë mbi këtë shqetësim të Harasanit. Sipas tij, ky mendim është dominues në PS, por që të tjerët nuk ia thonë dot Ramës në sy. “Rama është miku ynë. Thjesht nuk e drejton dot PS! Dhe ne jemi miq të vërtetë, që ia themi gjërat në sy. Jo si disa që në tavolina thonë si ne dhe para tij të tjera”, thotë më tej Harasani.

Por, deputeti i PS-së komenton më tej dhe në lidhje me funksionimin e PS-së në ditët e sotme, në frymën e politikës së re të ardhur me kryetarin e ri Edi Rama pas vitit 2005. Harasani shprehet në Facebook se në vitin 2005 atij iu ndalua të fliste në media pasi kërkohej që të promovoheshin të rinjtë e sjellë nga Rama në PS, duke u ndalur veçanërisht te Partia G99. “Mua që në 2005-n m’u ndalua të dilja në ekran, si dhe shumë shokëve të mi, sepse ‘duhej’ promovuar politika e re nëpër debate… Besoj i mbani mend fitoret spektakolare të PS-së nëpër debate, apo jo? E kam pak me frikë të shtrëngohem në radhë me ish-djemtë dhe djemkat e G99-s! Nuk i dihet se ç’ndodh në atë radhë…”, thotë Harasani.

Si larje hesapesh me duken keto deklarata te Harasanit, apo jo ? Se ç'dreqin paskan shume socialiste e ish-socialiste, (prsh Arjan Cani) qe kane muaj tashme qe po u bien pa meshire "ketyre te Mjaftit", Alias, G/99 !?!

Apo s'kane si t'a kritikojne Ramen, dhe i bien Erionit, mqns Edi e ka promovuar fuqishem ...

Nejse, Harasani te pakten e tha troç me ne fund : RAMA NUK E DREJTON DOT PS-SE !

Nuk e di ç'mendim kane miqte tane peshkatare te kuq

lum Rama ka miq te vertete si Harasani e lum ne qe te kemi ty o Lefty qe ngre probleme te verteta e lum e lum per ty Shqiperi o heeeejjj smiley

Ok, ashtu eshte ^^

Por harrova t'ju shtoj dhe mikun Kastriot Islami !

 

Degjoje se ç'fare thoshte dje Kastrioti :

Edi Rama nuk ka fituar. Në Tiranë ndarja elektorale e minibashkive është 7 me 4 në favor të koalicionit të Partisë Demokratike. Në këshillin bashkiak PS është në opozitë. E majta e bashkuar ka pasur 9 bashki të mëdha, tani ka vetëm 7. Në krahasim me zgjedhjet vendore të 2007-ës, PS dhe e majta aktuale kanë humbur mijëra vota dhe këtë e di shumë mirë Edi Rama. Sigurisht që më 8 maj ka fituar bashkinë e Durrësit dhe atë të Elbasanit, por nuk fitoi Tiranën. Kjo është përgjegjësi e Edi Ramës. Nëse e majta do të ishte e bashkuar, kandidati i majtë, jo Rama pra, vjen dhe kandidon për bashkinë dhe në këtë situatë mund të kishte fituar me 40 mijë vota më shumë. LSI ka marrë 25 mijë vota në Tiranë. Dhe nëse këto vota do të ishin për të majtën, kandidati i ri, jo Rama, do kishte fituar me epërsi. Është Edi Rama ai që e ka fituar PS-në në një ngërç, në një ngërç që po e vuan mbarë klasa politike dhe në veçanti e majta politike”, u shpreh Islami.

"PS duhet të jetë në parlament brenda korrikut. Sidoqoftë edhe kthimi në shtator, vjen si rezultat i presionit të faktorit ndërkombëtar. Dhe këtë duhet ta pranojë Rama, se nuk ishte bojkoti ai që arriti qëllimin, pasi në vetvete bojkoti dëmtoi PS-në dhe të majtën. Edi Rama është ndeshur me shuplaka të vazhdueshme të ndërkombëtarëve për të kthyer PS-në në rrugë institucionale. Por, tani ai vetë e ka kuptuar se s’ka fituar zgjedhjet, pavarësisht se çfarë thotë në mënyrë retorike në asambletë që mbledh”, tha ai.

Ai paturpësisht thotë se s’mund të punoj me Harasanin dhe Islamin sepse janë peshkuar nga Berisha. Këto janë gënjeshtra, kjo është politikë e vjetër. Duket qartë se z.Rama ka mungesë kapaciteti në drejtimin e duhur të Partisë Socialiste. S’mund të fitosh zgjedhjet dhe të vish në pushtet me Spartak Ngjelën, Nard Ndokën apo ndonjë tjetër të huazuar që s’i përket të majtës politike. Koalicion mund të bësh me atë forcë politike që sot ka në rang kombëtar 125 mijë vota”, u shpreh Islami. 

 

Kaq eshte vetem fillimi ... po zjen tenxherja me presion e PS-se  smiley

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).