Varfëria e diskursit Agon Hamza Filozofi francez Gilles Deleuze shkruante se problemi kryesor nuk janë përgjigjet e gabuara – në fakt, problemi kryesor qëndron në pyetjet e gabuara. Esencialisht, pyetjet e gabuara e gatojnë terrenin për atë që në traditën e kritikës së ideologjisë prezentohet si mistifikim ideologjik i problemeve reale. Me fjalë të tjera, boshllëku ndërmjet pyetjeve (të gabuara) dhe përgjigjeve (si pasojë) quhet ideologji. Ideologjia këtu nuk duhet kuptuar si vetëdije e rrejshme për realitetin; ideologjia është reprezentim fals (ose, i gabueshëm) i individit në realitetin e tij objektiv në nivel të marrëdhënies imagjinare të individit me botën e jashtme. Ideologjia nuk është naïve, siç na e prezentojnë sot mercenarët e shkresurinave të verdha. Ajo i adreson problemet reale (varfëria, padrejtësitë, eksploatimi, racizmi, etj), por jep zgjidhje fals/imagjinare për to (bamirësia, toleranca, etj). A nuk jemi ne në Kosovë tërë kohën të zënë në kleçkat e pyetjeve të gabuara? A nuk janë problemet socio-ekonomike dhe politike në Kosovë në masën më të madhe pasojë e pyetjeve te gabuara? Si filozof-në-trajnim e sipër, unë përcjell linjën e traditës së gjatë filozofike, që nga Sokrati e deri sot, sipas të cilës çdo gjë konsensuale (në shoqëri) është e dyshimtë, dhe [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).