8472D3B1-4449-4778-A3B4-2AA66F49C601_w527_s.jpg (527×395)

Protesta e mbajtur për të kërkuar ndërtimin e xhamisë

Protestat e fundit të besimtarëve mysliman për ndërtimin e një xhamie në Prishtinë, kanë nxitur reagime të ndryshme, duke mos përjashtuar edhe mendimet se po shpërfaqet një radikalizim i fesë. Bexhet Shala, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, shpreh mendimin se askush nuk po e merr seriozisht mundësinë e radikalizmit të rrymave fetare. Por, përfaqësuesit OJQ-së “Bashkohu”, që ka organizuar protestat dhe ata të  Bashkësisë Islame të Kosovës, hedhin poshtë mundësinë e këtij radikalizmi.  

Protestat, të cilat në tri javët e fundit janë mbajtur ditëve të premte nga besimtarët mysliman në Prishtinë, me kërkesën për ndërtimin e një xhamie, kanë nxitur dronë tek organizatat për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut nga, siç kanë thënë, radikalizmi i rrymave fetare. 

Bexhet Shala, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, thotë se gjatë protestave të besimtarëve myslimanë, të organizuara nga organizata joqeveritare “Bashkohu”, ka pasur shpërfaqje të elementëve radikal, gjë që ka pasuar me përplasjen e tyre me policinë, rreth një javë më parë.

Ndonëse ka deklarime se nuk do të lejohet radikalizmi i rrymave fetare, mendoj se askush nuk po merret seriozisht me këtë, madje as ndërkombëtarët, të cilët këtë gjithmonë e kanë potencuar si rrezik që i kanoset Kosovës. Edhe ata po e tolerojnë një radikalizim, sepse përmes kësaj, më lehtë po e mbajnë nën kontroll situatën e sigurisë në Kosovë dhe nuk po janë të interesuar që për shkak të një radikalizmi në fushën fetare, të vij deri te destabilizimi i situatës në përgjithësi”, thotë Shala.

Por, Fuad Ramiqi, drejtues i organizatës joqeveritare “Bashkohu”, ka përjashtuar mundësinë që protestat e besimtarëve mysliman në tri javët e fundit, të kenë qenë produkt i ndonjë radikalizmi të rrymave fetare.

Ai thotë se kërkesa e vetme ka qenë ndërtimi i një xhamie për përmbushjen e nevojave të besimtarëve në Prishtinë.

Sa i përket radikalizmit, sikur po tentohet t’i jepet një konotacion tjetër, por radikalizim nuk ka. Ka vetëm tentim të ‘ngjyrosjes’, por thelbi është që ne e dimë se çka është demokracia. Duam shtet demokratik, shoqëri demokratike dhe zbatim të vlerave demokratike që janë të garantuara edhe me konventa ndërkombëtare dhe me kushtetutën tonë”, shprehet Ramiqi.

Ditë më parë, në hapësirën universitare, para Fakultetit Filologjik në Prishtinë, disa persona kanë hapur, siç i kanë quajtur, themelet e xhamisë. Policia e Kosovës ka shoqëruar një person që ka marrë pjesë në këtë akt.

Bashkësia Islame e Kosovës, e ka përkrahur kërkesën e protestuesve, por nuk ka përkrahur vet protestën, eskalimin e saj, si dhe mënyrat eventuale të paligjshme të veprimit.

Ajo e ka hedhur poshtë mundësinë që protestat kanë qenë pasojë e radikalizmit apo edhe politizimit të fesë në përgjithësi.

Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora thekson se kërkesa e protestuesve nuk ka qenë ekstreme, por siç thotë ai, thjeshtë, një kërkesë shumë legjitime, e cila përputhet me kërkesën e Bashkësisë Islame të Kosovës, tash e 12 vite, për ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë.

Ne, thjeshtë, dëshirojmë që të mos i jepet ngjyrim i tillë politik e as ngjyrim fetar, sepse është një kërkesë shumë e natyrshme, meqë Prishtina vërtetë ka nevojë për një xhami të madhe, e cila do të plotësonte boshllëkun apo nevojat e besimtarëve”, tregon ai.

Në anën tjetër, Muhamet Gashi, zëdhënës i Komunës së Prishtinës, shpjegon se Komuna e Prishtinës është duke bërë përpjekje për gjetjen e një hapësire adekuate për ndërtimin e xhamisë. .

Udhëheqja komunale ka para vetes disa opsione, të cilat është duke i shqyrtuar. Kreu i Prishtinës u ka dhënë detyrë drejtorëve të drejtorive që të kërkojnë hapësira të mundshme në lagjet qendrore të qytetit dhe do të gjendet një hapësirë e përshtatshme. Në momentin kur do t’i kemi lokacione të identifikuara, atëherë do të ftohet kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe do të bisedohet për ato lokacione, si dhe në mënyrë të përbashkët do të vendoset për opsionin e mundshëm”, bën të ditur Gashi.

Kërkesa e Bashkësisë Islame të Kosovës , e cila tashmë është bërë publike, është që xhamia të ndërtohet përballë Institutit Albanologjik në Prishtinë, në hapësirën ku aktualisht ndodhet një institucion parashkollor apo çerdhe e fëmijëve.

Por, kryemami Bajgora, thotë se BIK-u do të jetë fleksibil lidhur me këtë çështje.

Nëse kjo nuk ndodhë te çerdhja, atëherë do të shohim alternativat që mund të na i ofroj Kuvendi Komunal dhe pastaj, si bashkësi islame, ne do të përpiqemi. Mirëpo, ne shpresojmë se ky lokacion, i cli është miratuar në parim edhe nga vet Kuvendi Komunal, do të jetë hapësira e dëshiruar për ta ndërtuar xhaminë”, thotë Bajgora.

Ndërkaq, Ramiqi nga organizata “Bashkohu”, ka paralajmëruar se mbajtja ose jo e protestave të mëtutjeshme do të varet nga ajo se a do të arrihet një marrëveshje konkrete për ndërtimin e xhamisë.

Është e mundur që ne, deri në një afat kohor ta bëjmë një ‘marrëveshje paqeje’ dhe t’i ndërprejmë protestat, por pa i pasur disa hapa konkret, ne nuk e kemi ende vendimin e sigurt se si do të veprojmë”, thotë ai.

Kërkesën për ndërtimin e xhamisë e përkrahë edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, por sipas drejtuesit të saj, një gjë e tillë nuk duhet bërë përmes shantazhit dhe protestave që potencialisht mund të eskalojnë në dhunë.

Në qoftë se kjo kërkesë kushtëzohet, shantazhohet, shoqërohet me bllokimin e rrugëve, me dërgimin e porosive kërcënuese se do të radikalizohet situata, atëherë kjo është e papranueshme. Mendoj se as feja Islame e as një besim tjetër nuk e pranon kërcënimin, shantazhimin ose nuk do të duhej ta pranonte që të rrënohen shkollat dhe objektet arsimore dhe mbi to të ndërtohen objektet fetare”, shprehet Bexhet Shala.

Gjetja e lokacionit për ndërtimin e xhamisë, sipas zyrtarëve komunal të Prishtinës, pritet të bëhet në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor. 

27 Komente

Te ngrihet xhamia pa qene e nevojshme ta kerkoje njeri! Shtet ndyresire.

Per cfare eshte ngritur gjithe ajo kishe mu ne mes te Prishtines? kush eshte katolik aty? 1% e popullsise behet me katedrale dhe 99% del rrugeve? keta maskarenj e detyrojne tjetrin t'i dedikohet nje identiteti qe nuk e ka patur kurre. keta e islamizojne miletin me zor! kujtojne se po bejne ndonje veprim te matur, po nuk e marrin vesh se ky bumerang do u kthehet mbas koke, madje me shoke shume.

xhami ne Corovode; popullsia bektashiane: 100%!!!

ps. po andej ka dale edhe aberracioni kromozomik ilir me nder meta, kshu qe s'eshte aq cudi jo.

http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-snc6/74386_1570905086291_1645428512_1340045_1865779_n.jpg

+1.

Nuk e di por se si po perkojne keto protesta funderrinash islamike me deklaraten e fundit te minisrit serb se ne Kosove po  rritet terrorizmi islamik.

Duket sikur dejtuesit e protestes ( qe jane arabe shqipfoles) po bejne cmos te vertetojne fjalet e serbit keta mjekecjape.

Perse nuk u ngriten gjate kohes se Miloshit dhe te kerkonin xhami keta funderrina?Kam degjuar nga kosovaret,qe serbet kur ishte puna per te kerkuar leje per ndertim shkolle shqipe te jepin plumbin,ndersa per ndertim xhamije ta jepnin me qef per 5min.

 Admin ! Beheni ban kete psikopatin qe poston me nickun Miri.

Eshte icik e veshtire ajo pune, ka qen nji tjeter qe e kishte qejf shume fjalen "funderrina" kur fliste per emigrantet ne Greqi, quhej solidarnosc. Edhe po i bene ban kthehet prape.

Varja Koth se diku duhet ta nxjerrin frustimin qe kane grumbulluar nga gjithe talljet e trapit qe ju ben njerezia, se e kane edhe pune te veshtirersise se larte, justifikim te veprimeve te doktorr birishes, mision mese i pamundur, mjere ai qe duhet ta kryeje

Ja cilat jane propagandat e ketyre arabve shqipfolsa,lexoni dhe pastaj komentoni ju qe po u ha meraku per liri e te drejta.

Gjykimi për atë që lejon fe tjetër nga Feja Islame dhe përkrah lirinë e besimit


Bismil-lahir Rahmanir Rahim

Lavdia i qoftë All-llahut! Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin e All-llahut, për familjen dhe shokët e tij, si dhe të gjithë ata që e ndjekin udhëzimin e tij!

Më tej:

Deri te secili selefi i sinqertë, i cili thërret kah Kur’ani dhe Sunneti dhe kah menhexhi i selefëve të devotshëm, dhe e mbron të vërtetën dhe menhexhin e selefëve; Po ju sjell disa nga fjalët e dijetarëve imamë, atyre që e kanë marrë menhexhin selefi si fe me të vërtetë dhe sinqerisht.
Këto fjalë ua drejtoj, gjithashtu, edhe atyre që pretendojnë selefizëm, por i mbrojnë thirrësit e së kotës, anojnë kah ata dhe i ndihmojnë ata dhe kotësinë e tyre kundër të vërtetës dhe ndjekësve të saj. Ua drejtoj këto fjalë me shpresë se do të kthehen kah e vërteta dhe ndjekësit e saj, do të pendohen tek All-llahu dhe do të largohen nga ajo që e kundërshton të vërtetën – menhexhin e selefëve të devotshëm nga të parit dhe të mëvonshmit.

Të dy palëve po u drejtor disa nga fjalët dhe qëndrimet e imamëve të Islamit dhe Sunnetit, në lidhje me atë që e përkrah lirinë e besimit, vëllazërinë dhe barazinë mes feve, ose që i mbron ato, e të mos flasim për atë që thërret në bashkimin e feve.

1. Shejhul Islam, All-llahu e mëshiroftë, në Mexhmu’ul Fetaua (28\523 – 525), duke folur për fenë dhe besimet e tatarëve dhe se si ata i kanë barazuar fetë, thotë:

“Ata pretendojnë se i përkasin Fesë Islame dhe e madhërojnë fenë e atyre kafirëve duke i dhënë përparësi asaj ndaj fesë së myslimanëve, u binden atyre, miqësohen me ta shumë më shumë sesa i binden All-llahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shumë më shumë sesa miqësohen me besimtarët. Në çështjet për të cilat kanë grindje mes veti ose mes parisë së tyre, ata gjykojnë më gjykimin (ligjin) e Xhahilijetit (kufrit) dhe jo me gjykimin e All-llahut dhe të Dërguarit të Tij.

Të mëdhenjtë dhe prijësit e tyre, si dhe të tjerët e llogarisin fenë e çifutëve ose fenë e të krishterëve më të vlefshme. Disa prej tyre e llogarisin më të vlefshme fenë e myslimanëve që vjen nga xhehmijtë dh ittihadijtë faraonistë. Ky është mendimi më i shpërndarë dhe më dominues në mesin e tyre, madje edhe mes dijetarëve dhe ibadetçinjve[1] të tyre. Në mentalitetin e tyre ka mbisunduar filozofia.

Ky është mendimi i shumicës së filozofëve dhe këtë mendim e kanë shumica e të krishterëve dhe çifutëve. Nëse dikush thotë se shumica e dijetarëve dhe ibadetçinjve të tyre e ka këtë mendim, nuk do të kishte gabuar.

Unë kam parë dhe kam dëgjuar fjalë të këtilla, aq shumë saqë nuk ka vend të përmenden në këtë rast.

Ajo që dihet në mënyrë të detyrueshme nga feja e myslimanëve dhe unanimisht nga të gjithë myslimanët është se ai që e lejon ndjekjen e ndonjë feje tjetër jashtë Islamit, ose ndjekjen e një ligji tjetër pos Sheriatit të Muhamedit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, ai është kafir, dhe kufri i tij është i njëjtë me kufrin e atij që beson një pjesë të Kur’anit dhe nuk beson një pjesë tjetër.

“إِنَّ الَّذِينَ يَكْفُرُونَ بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيُرِيدُونَ أَنْ يُفَرِّقُوا بَيْنَ اللَّهِ وَرُسُلِهِ وَيَقُولُونَ نُؤْمِنُ بِبَعْضٍ وَنَكْفُرُ بِبَعْضٍ وَيُرِيدُونَ أَنْ يَتَّخِذُوا بَيْنَ ذَلِكَ سَبِيلا ()أُولَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ حَقًّا وَأَعْتَدْنَا لِلْكَافِرِينَ عَذَابًا مُهِينًا ()”
“Vërtet, ata që nuk i besojnë All-llahut dhe të dërguarve të Tij dhe dëshirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij, duke thënë: “Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme, pikërisht ata janë kafirët e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për kafirët.”
(enNisa’: 150, 151)

Çifutët dhe të krishterët bëjnë pjesë në këtë cilësim, por njashtu edhe filozofët besojnë një pjesë dhe mohojnë një pjesë.

Ai çifut dhe i krishterë që e beson filozofinë, mbetet në kufër nga të dy aspektet.

Ky është prijësi më i madh i tyre, në mendimin e të cilit ata bazohen. Ai ka qenë çifut filozof, pastaj iu atribuua Islamit, megjithëse në të kishte mbetur feja çifute dhe filozofie, por kësaj ia shtoi edhe rafidizmin.

Njeriu i këtillë është më i madhi që ata posedojnë për të shkruar dhe ky është më i madhi që ata posedojnë për luftëtar. Prandaj, besimtari le ta analizojë këtë!

Pra, në përgjithësi, nuk ka dyfytyrësi (nifak), kufr (zendeka) dhe ateizëm (ilhad) që nuk hyn në fenë e tatarëve, ngase ata janë krijesat më injorante, që më së paku e njohin Fenë, më të largët nga ndjekja e së vërtetës dhe që më së shumti e ndjekin hamendjen dhe ëndjet e veta.” (mbaron citati nga fjalët e Ibën Tejmijes, All-llahu e mëshiroft&eumlsmiley

Unë them: Analizojnë fjalën e Sehjhul Islamit, ku përmbahet gjykimi me kufr për atë që lejon të ndiqet një fe tjetër pos Fesë Islame, duke e bazuar këtë në njëzëshmërinë e të gjithë myslimanëve dhe se kjo është një gjë që dihet në mënyrë të detyrueshme në Fe.

2. Imam AbdulAziz ibën Baz, All-llahu e mëshiroftë u pyet me këtë pyetje:

A është kafir ai (mysliman) që hyn në kishat e të krishterëve, i nderon ato, u thotë atyre “O At i ndershëm! O At i shenjtë!”, rabinëve çifutë u thotë “Hirësia juaj!” dhe thotë se mes nesh dhe çifutëve nuk ka ndonjë armiqësi fetare, por Kur’ani na ka nxitur që t’i duam dhe të pajtohemi me ta. Na e sqaroni gjykimin e tyre, All-llahu jua shpërbleftë me të mira!

Ai u përgjigj:
“Kjo është injorancë e madhe. Nuk lejohen këto fjalë, mirëpo nuk është ridde (dalje nga feja) nga Islami kur njeriu hyn në to dhe i përshëndet ata, por është mëkat.

Kurse, të thotë se mes Islamit dhe çifutëve nuk ka armiqësi, kjo është kufr dhe ridde. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

“لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ النَّاسِ عَدَاوَةً لِلَّذِينَ آمَنُوا الْيَهُودَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا”
“Armiq më të ashpër kundër atyre që kanë besuar do t’i gjesh çifutët dhe paganët.”
(elMaide: 82)

Pra, mes nesh dhe atyre ka një armiqësi të madhe. Ai që thotë se feja jonë është e njëjtë dhe mes nesh dhe atyre nuk ka armiqësi, ai është injorant i dyfishtë. Është i devijuar, devijues dhe kafir. Ajo që është mes nesh dhe atyre është armiqësia. Çifutët janë mosbesimtarët më të mëdhenj, më të devijuar, më të fëlliqtë dhe me armiqësi më të ashpër kundër myslimanëve.”[2]

Unë them: Kuptoje gjykimin e këtij imami, i cili është në pajtim me Kur’anin, Sunnetin dhe konsensusin e myslimanëve. Bëni krahasim mes gjykimit të tij dhe gjykimit të disa njerëzve që pretendojnë të jenë në menhexhin e Imam Ibën Bazit, All-llahu e mëshiroftë, ose në menhexhin e selefëve. Si qenkan në menhexhin e tyre, kur ata kundërshtohen në çështjet më të rrezikshme, nga të cilat është edhe kjo çështje.

3. Shejhu i nderuar Muhamed ibën Salih el-Uthejmin, All-llahu e mëshiroftë, u pyet:

E dëgjojmë dhe e lexojmë fjalën Liri e të menduarit, e cila është thirrje për liri të besimit. Si e komentoni këtë fjalë.

Ai u përgjigj: Ne e komentojmë se ai i cili lejon që njeriu të jetë i lirë në zgjedhjen e besimit, të besojë ç’të dojë nga fetë, ai është kafir. Secili që beson se dikujt i lejohet të zgjedhë fe tjetër nga Feja e Muhamedit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, është kafir dhe e mohon All-llahun e Lartësuar. Njeriut të këtillë i kërkohet të pendohet. Nëse pendohet – lihet i qetë, por nëse nuk pendohet dënohet me vdekje.

Besimet (fet&eumlsmiley nuk janë mendime. Ato janë shpallje nga All-llahu i Lartësuar. All-llahu ua zbret të dërguarve të Tij dhe robërit ecin sipas tyre. Kjo fjalë – domethënë fjala mendim – me të cilën e kanë për qëllim fenë, duhet të hiqet nga fjalorët e librave islamë, sepse ajo shpie deri te ky kuptim i prishur.

Pra, përgjigjja është se kush beson që dikujt i lejohet të zgjedhë çfarë fe të dojë, që ai është i lirë në atë fe që ka zgjedhur, i tilli është kafir dhe nuk e beson All-llahun e Lartësuar, ngase All-llahu i Lartësuar thotë:

“وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الإسْلامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ وَهُوَ فِي الآخِرَةِ مِنَ الْخَاسِرِينَ”
“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.”
(Ali Imran: 85)

“إِنَّ الدِّينَ عِنْدَ اللَّهِ الإسْلامُ”
“Feja e vërtetë
(e pranuar) tek All-llahu është vetëm Islami.” (Ali Imran: 19)

Prandaj, askujt nuk i lejohet të besojë se lejohet ndonjë fe tjetër përveç Islamit që të pasohet nga një njeri. Nëse dikush e beson këtë, për të tillit dijetarët kanë thënë qartë se është kafir i dalë nga rrethi i myslimanëve.”[3]

Unë them: Dije, o ti që je i kujdesshëm për Islamin dhe myslimanët, gjykimin e këtij imami dhe gjykimin e dijetarëve që aludon ai. Logjiko për bazën ku mbështeten ata nga Libri i All-llahut të Lartësuar. Bashkoje këtë fjalë me fjalën e Shejhul Islamit kur flet për konsensusin e dijetarëve myslimanë rreth asaj se ai që lejon fe tjetër përveç Islamit është kafir. Kuptimi i këtyre dy fjalë është i njëjtë.

Kështu e kupton rrezikun e menhexhit të tyre që lëvdojnë një mesazh ku përkrahet bashkimi i feve, liria e besimit, vëllazëria dhe barazimi i feve, dashuria ndaj pasuesve të feve dhe thirrja që të gjitha shtetet t’i imponojnë ligjet e Kombeve të Bashkuara.

Këta njerëz i llogaritin këto fjalë si sqaruese të Islamit dhe përfaqësuese të Islamit mesatar. Ata i mbrojnë në mënyrë të zjarrtë këta paragrafë shkatërrues, i luftojnë ata që i kritikojnë këta paragrafë, i akuzojnë si ekstremë duke i ofenduar në mënyrat më të rënda dhe i lëvdojnë ata që i kanë pranuar dhe përkrahur këta paragrafë, megjithëse në mesin e tyre ka rafidij, havarixhë, shekullarë dhe sufij ekstremë, numri i të cilëve arrin deri në qindra. Për ta thonë: Ata janë të besueshëm dhe prijës besnikë. E mohojnë ekstremizmin dhe teprimin nga sektet e tyre të devijuara, kurse selefijtë i qujanë ekstremë.

Ata kanë nxjerrë edhe rregulla dhe baza të paqena dhe fjalë të kota të cilat i ndjekin, e që janë sqaruar nga Pasuesit e Sunnetit.

Krahas gjithë këtyre hutimeve dhe turpeve që kanë, del dikush që i mbron ata dhe e sulmon atë që e sqaron gjendjen e tyre, gjykon se ata janë të devijuar dhe se me qëndrimet e tyre i kundërvihen menhexhit të selefëve, si dhe qëndrimit që e kanë pasur ose gjykimit që e kanë dhënë ndaj atij që e përkrah lirinë e besimit, vëllazërinë dhe barazinë e feve, ose ndaj atij që i lëvdon këto gjëma dhe i mbron pasuesit e tyre... etj.

Këto qëndrime janë gjëma të mëdha dhe katastrofa të hatashme. Sa i huaj është sot Islami!!! Sa e fuqishme është vetmia!!!

Gjykimi për atë që bashkëpunon me të devijuarit, i mbron ata dhe i interpreton devijimet e tyre

Shejhul Islam Ibën Tejmije, All-llahu e mëshiroftë, në Mexhmu’ul Fetaua (2\131 – 133), duke folur për ittihadijtë, thotë:

“Mirëpo, çështja e tyre është bërë e paqartë për ata që nuk e njohin gjendjen e tyre, siç ka qenë e pështjelluar gjendja e kurmutijve batinij, kur ata pretendonin se janë fatimij dhe iu atribuuan shiizmët, kështu që pasuesit e tyre anuan kah ata duke mos e ditur kufrin e fshehur që e kanë pasur.

Prandaj, ai që ka anuar kah ata ka qenë një nga dy grupet: ose zindik munafik; ose injorant i devijuar.

Kështu edhe këta ittihadijtë: Kokat e tyre janë imamët e kufrit. Ata duhet të vriten dhe pendimi i tyre nuk pranohet, nëse kapen para se të pendohen. Ata janë zindikët më të mëdhenj, të cilët shfaqin Islam, por e fshehin kufrin më të madh. Ata e kuptojnë fjalën e tyre dhe e dinë se e kundërshtojnë Fenë e myslimanëve. Duhet të dënohet secili që u atribuohet atyre, i mbron ose i lëvdon ata, i lëvdon dhe madhëron librat e tyre, njihet se u ndihmon dhe solidarizohet me ta, urren që të flitet keq për ta, i justifikon ata duke thënë Kjo fjalë nuk dihet ç’kuptim ka, ose Kush ka thënë se ai e ka shkruar këtë libër; ose sjell justifikime të ngjashme të cilat mund t’i thotë vetëm një injorant ose një munafik. Madje, duhet të dënohet secili që e njeh gjendjen e tyre dhe nuk ndihmon në luftën kundër tyre. Lufta kundër tyre është ndër obligimet më të mëdha, ngase ata i shkatërrojnë mendjet dhe fetarinë e njerëzve, si dhe disa shujuhëve, dijetarëve, mbretërve dhe prijësve. Ata bëjnë shkatërrime në tokë dhe ndalojnë nga Rruga e All-llahut.

Dëmi që ata ia bëjnë Fesë është më i madh se dëmi që mund dikush t’ua bëjë myslimanëve në dunja, por fenë të mos ua prekë, siç janë hajdutët e rrugëve, ose siç janë tatarët, të cilët ua marrin pasurinë dhe ua lënë fenë. Rrezikun e tyre nuk e neglizhon ai që i njeh ata. Devijimi i tyre është më i madh sesa të mund të përshkruhet. Ata më së shumti u ngjasin kurmutijve batinij.

Prandaj, ata duan që të vijë pushteti i tatarëve dhe mundohen t’u ndihmojnë atyre kundër myslimanëve, me përjashtim të popullit të thjeshtë që i pason ata, sepse ata nuk e dinë realitetin e gjendjes së tyre.

Ata pajtohen me atë që kanë çifutët dhe të krishterët dhe i llogarisin se janë në hak, siç i llogarisin edhe adhuruesit e idhujve se janë në hak. Secili nga këto besime më vete është kufri më i madh. Secili që ka mendim të mirë për ta – dhe pretendon se nuk e di gjendjen e tyre – njoftohet me gjendjen e tyre, e më pas nëse nuk ndahet prej tyre dhe nuk shfaq qortim për ta, ai llogaritet i njëjtë sikur ata, ose si një prej tyre.

Kurse, ai që thotë se fjalët e tyre mund të interpretohen në mënyrë që të jenë në pajtim me Sheriatin, i tilli është një prej kokave dhe prijësve të tyre. Ai, nëse është i mençur, e di se është duke gënjyer me këto fjalë, por nëse beson se këto fjalë kanë kuptim të brendshëm dhe kuptim të dukshëm, atëherë ai është më kafir sesa të krishterët. Kush nuk i llogarit ata kafirë dhe i interpreton fjalët e tyre, i tilli edhe më larg është nga ajo që t’i llogaritë të krishterët kafirë për shkak të trinisë së tyre. All-llahu e di më së miri.”

Unë them:
Halebiu ka thënë një fjalë të ngjashme me këtë dhe i ka interpretuar ndryshe devijimet e bashkimit të feve, lirisë së besimit dhe vëllazërimit dhe barazisë mes feve. Ky lloj lojërash është i pranishëm nga koha në kohë. Realitetin e intrigave të tyre e dinte Shejhul Islami dhe të ngjashmit me të që kishin zgjuarsi dhe iman të sinqertë.

Shejh Ibën Bazi, All-llahu e mëshiroftë, gjatë shpjegimit që ia bënte librit “Vlera e Islamit”, në një kasetë të incizuar me këtë emër, është pyetur për atë që i lëvdon bidatçinjtë: a e merr edhe ai të njëjtin gjykim?

Ai është përgjigjur: “Po. Nuk ka dyshim. Kush i lëvdon ata, do të thotë se fton që ata të ndiqen. Ky është një ndër thirrësit e tyre, All-llahu na ruajttë!”

Unë them: Ku janë ata që maskohen me dijetarin kolosal Ibën Baz dhe të ngjashmit me të, pas të cilëve fshihen. Kur ata gjejnë diçka nga këto gjykime dhe qëndrime të tyre të drejta, atyre ua kthejnë shpinën.

Salavatet dhe selamet qofshin për Profetin tonë Muhamedin, për familjen dhe shokët e tij!

Shkroi:
Rabi’ ibën Hadi ibën Umejr elMedkhali
15 Rexheb 1432

---

Përktheu: Xhemal N. Jakupi
18 Rexheb 1432h
(19 Qershor 2011G)

 po s'kane xhami keta? se mesa di une, keta jane fetare te medhenj. apo duan t'i bejne karshillek kishes qe u ndertua. qe duhet respektuar feja e tyre, duhet,  por keta kosovaret jane shume te painformuar. nuk e kane idene qe kane qene te krishtere dhe u kthyen ne myslymane nen Turqine. te hidhen ne gryke po t'u thuash te tilla gjera. padashje bejne politiken e serbeve qe thone; kosovaret jane te ardhur, s'kane qene kurre te krishtere.

jane aq te paditur per historine e tyre sa kujtojne qe ajo fillon vetem nen Turqine. e trishtuar, kur i shikon aq symbyllur ne mes te Europes.

Ne e komentojmë se ai i cili lejon që njeriu të jetë i lirë në zgjedhjen e besimit, të besojë ç’të dojë nga fetë, ai është kafir. Secili që beson se dikujt i lejohet të zgjedhë fe tjetër nga Feja e Muhamedit, sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, është kafir dhe e mohon All-llahun e Lartësuar. Njeriut të këtillë i kërkohet të pendohet. Nëse pendohet – lihet i qetë, por nëse nuk pendohet dënohet me vdekje.

??????? tamam terrorizem fetar, shyqyr qe shqiptaret sua varin shume hoxhallareve talebane

 tani besoj se duhen qartesuar disa gjera. psh qe ajo katedralja ne qender te oborri i bibliotekes eshte ortodokse e jo katolike. e dyta, nuk eshte habi qe te degjosh shembuj nga me te ndryshmit qe paska gjetur dikush ketu per te treguar se sa terroriste eshte kjo apo ajo fe. mjafton te hysh ne secilen kishe te krishtere te shqiperise per te degjuar me qindra deklarata te ngjashme me kete qe ke vendosur me siper. po vete fakti qe ke hyre duke germuar e analizuar keto deklarata tregon se sa terrorist je ne shpirt. une jam musliman, faleminderit Zotit, dhe nuk i lexoj kurre keto qe shkruajne keshtu sepse te japin dhimbje koke. tipike si keto librat me perplasje qyteterimesh apo deklaratat papnore per rraca inferiore.  

por mjafton te lexosh secilen teme fetare te peshku per ta kuptuar se kush jane terroristat, fondamentalistat, dhe legenat.

pse duhet qe njerezit e cilesdo fe te falen ne rruge, qofte kjo ne prishtine, tirane apo kudo. nese ne jemi kthye muslimane nga turqia, e kush me shume se muslimanet e kacanikut, drenices, lumes, dibres matit e ka luftuar turkun? te krishteret aleate te turkut mirditore, himariote apo te tjere? 

pse duhet ta ndalojme historine ne 500 vjet. shtyhemi ne 1000 dhe gjejme se pse u konvertuan shqiptaret ne te krishtere. dhe kjo rrace e poshter jemi me kaq pak respekt per veten qe s'dime te ngreme krye njehere si njerezit. 

nese ne jemi kthye muslimane nga turqia, e kush me shume se muslimanet e kacanikut, drenices, lumes, dibres matit e ka luftuar turkun? te krishteret aleate te turkut mirditore, himariote apo te tjere?

ja paske futur kot, keto muslimane qe ti citon e sigurte qe as kuranin se kane lexuar ndonjehere. Dhe as tani s'duan t'ja dine per te dhe ne pergjithesi per asnje fe.

Pastaj c'ne mirditoret e himariotet s'kane luftuar Turkun? Aleat me Turkun?

 

mjafton te hysh ne secilen kishe te krishtere te shqiperise per te degjuar me qindra deklarata te ngjashme me kete qe ke vendosur me siper

Shembuj shkinaks si vlonjat75

 

pse duhet qe njerezit e cilesdo fe te falen ne rruge, qofte kjo ne prishtine, tirane apo kudo

SHume dakort.

te krishteret aleate te turkut mirditore, himariote apo te tjere?

 

Kaq pak din!Aleate!? kur ,kundra kujt?

Ju  jeni ata qe thoni vellezerit turq.Besoj se e din kush eshte vellai per shqiptaret dhe kush kane qene Turqit per shqiptaret?

ehh ckane qene greket e serbet per shqiptaret , te krishteret dmth.Nqs menojme ne keto terma kshu i bi

Ne ligjeraten e perditshme madje mediatike nuk ndeshet termi populli vella serb apo grek(plotesisht dakort),por hasim shume shpesh termin populli vella apo vellezerit Turq.Serbet dhe turqit sjane as vendali.

Po legena e krye legena po na dilni sikur u ka lene turku ferrave te ballkanit e tani na nxorret kokat.Pse nuk na i kerkonit kete te drejte kur ja u futi kazmen komunizmi,pse nuk u bet kaq zot dashesh e fe dashes ne 67po e futet bishtin nenshale dhe e hanit mishin e derrit me me zell se te krishteret.Ne nje emision qe na kishin ber per keto grate e mbuluara me shami degjhova qe thoni.Tani dhe martesat i bejne brenda llojit nuk ka me martesa midis shqiptaresh po tashme jane martesa midis fetaresh.Feja vec per percarje eshte asgje tjeter,dhe kush e praktikon i kane bere perdhunim inteligjence qe ne djep si po ja u bejen brezave te rinje.

Shkinaks e paske lexuar historine se prapthi, jane pikerisht himariotet dhe mirditoret ata qe kane luftuar turkun per 5 shekuj dhe nuk kane lejuar asnjehere qe ne Himare dhe Mirdite te vendoset ndonje administrate turke. Perndryshe keta qe permende i takojne vetem 30 vjeçarit te fundit te sundimit osman.

Lira,

S'jemi aq te paditur dhe aq te painformuar aq sa paragjykon ti. "Qe duhet respektuar feja e tyre duhet" - ketu tregon nje xixe qytetarie. Pastaj ia shkrep bresheri jotolerance. Qendrimi i kanibaleve serbe s'mund te mirret determinante per menyren e jeteses sone. A e di çka ju kane bere kroateve ata kanibale?

 

Kenaqet njeriu duke lexuar peshkun smiley

Eksperte te peshkut,me leje?

-Ne Prishtine jane mbi 20 xhami,pa numeruar ketu medresen dhe fakultetin e shkencave islamike.

-Keta ne foto me larte,jane vehabinje.

-Ne Prishtine nuk ka "katedrale "ortodokse,ndersa grumbulli i betonit ne oborrin e Bibliotekes do te hiqet.

-Katedralja katolike nuk ndodhet ne qender te qytetit.Qendra e qytetit eshte te Muzeu,aty ku ndodhen hiç me pak se 3 xhami,njera pas tjetres.

-Katedrala katolike nuk eshte ndertuar me kerkese te Vatikanit.Ajo eshte DHURATE e popullit  shumice,te atyre qe e mbajne pergjegjesine morale te perkujdesjes ndaj pakices,nje "diskriminim pozitiv" dhe i pelqyer nga te gjithe qytetaret e Prishtines , nje amanet i fundit i te ndjerit President.

-Fuad Ramiq(mbiemer tipik kosovar!)udheheqesi i grupes ,eshte i mbijetuari i akcionit izraelit mbi anijen turke,nje njeri teper i dyshimte.

-Kosova nuk mund te radikalizohet sepse ajo eshte nje mjedis homogjen dhe nuk i ka telashet qe mund ti kene te tjeret.

Te tjerat plotesoni vet:..............................................................................................

Jakove,duku me shpesh se paske informacion te brendshem.Nxore te verteten lakuriq.

 Shqiperise nuk i duhen kaq shume, kaq shume kisha ordodokse greke, serbe, kisha katolike italiane protestiane, evangjeliste, xhami turke, arabo-sudite, iraniane,ect!  Jane shtuar shume ineteresat e ndryshme qe perfaqsojne keto institucione nga te kater anet e botes! Shqiptaret natyralish shume kohe me pare nuk kane patur kaq shume xhami, kisha ect..kisha e shqiptareve ka qene Lek Dukagjini pastaj erdhen turqit qe mos ardhcin, pastaj erdhen sllavet, bullgaret serbet, qe mos ardhcin, dhe si erdhen keta, ashtu  lane edhe gjurmet. Gjurma me e e keqe qe ata lane, ishte  percarja kombetare simbas dominimit te tyre fetar ! Rilindasit tane luftuan shume per identitetin kombetar nuk luftuan as p[er kish dhe as per xhami. Te gjithe i njohin vargjet e Vaso Pashes se feja e shqiptarit eshte shqiptaria! Kjo eshte pika e referimit te shqiptareve te sotem ne se vertet e duan kombin e tyre!

 Do ishte mire qe lajme te tilla te mos jepeshin nga mediat fare, se na turperuan si komb. Jo vetem per xhamia por dhe per kishat. Do pyesin perendimoret; ore po ç'kane keta qe protestojne kaq fort per xhamia e kisha, mos nuk paska tolerance ne Shqiperi. Dhe do dyshojne per tolerancen tone fetare. 

 Hajt mo le te bejne ca te duan anej se vendin e vet e kane.

 Ja dhe peshqeshin qe kemi nga ''besimtaret'' :

Shtypi amerikan këto ditë ka shkruar për protestat e besimtarëve myslimanë në Prishtinë që me flamuj të Hamasit dhe veshje jo karakteristike për shqiptarë dhe evropianë, kanë kërkuar ndërtimin e një xhamie të madhe përballë Katedrales katolike, njofton RTK. Në artikujt e shtypit amerikan është thënë se pamjet e tilla, që vijnë nga Kosova, vënë në pikëpyetje përkushtimin e proklamuar gjithandej për Kosovën, si aleate dhe mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

nese politika amerikane do ndikohet nga keto pacavure, ne h@le vafshin dhe amerikanet. Ata kane forca te dislokuara aty, kane nje baze ushtarake, planet per te bere nje nga bazat e tyre permanente me te medha ne Evrope.

Nuk paska Amerika asnje efektiv zbulimi / "inteligjece" - sherbimesh informative ne Kosove?

ka 10 here me shume myslymane Amerika sesa Kosova. Dhe jo myslymane, po Amerika i ka 100 here me radikale myslymanet e vet.

nese ka (egziston) nje dukuri te tille te radikalizimit te myslymaneve ne Kosove, ky eshte faj ekskluziv i bashkesise nderkombetare ne bashkepunim me dashamiresine serbe; plus perfshire Ameriken.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).