Sherbimi me i mire qe mund ti behet Shqiperise sot (kendeja dhe andeja kufirit) eshte te kontribuosh ne ndertimin e shtetit te se drejtes. Kjo eshte kryesorja, te tjerat (perfshi dhe pasaportat) jane te dores se dyte a te trete. Tani c'mund te thote qytetari i shkrete qe perballet cdo dite me padrejtesite e drejtesise, kur vete kryefamiljari i drejtesise merret me familjet e mehalles ndersa te veten e ka pa buke.

Lo storione

4 Komente

E mo se ju zuri frika se mos Spahiu ju heq prozhektorin nga "betejat" Rama-Berisha per kuti e demokraci dhe shpejt e shpejt e firmoset me konsensus faturen e fajeve te politikes dhe ja late Spahiut dhe Aleances kuq e zi si dobic ne dere.

Juve pse s'na i keni treguar qe me pare qe fajet i paskesh patur Spahiu se do kishim shpetuar. 

Tani e paski lene rregullin e treshit dhe pasi filluar teoremen e bishtit te qenit.

Pyetja mund te shtrohet edhe keshtu (qe te mos bejme me faj Spahiu-ne) - Kush do te donte te merrte pashaporten e nje vendi rremuje, kur edhe shumica e atyre qe e kane po bejne te pamunduren ta z/v me ate te nje shteti tjeter?

Nisma si nisme ne vetevete ka rendesine e vet dhe nuk duhet nenvleresuar ne kete kontekst! Meraku eshte sa shanse ka kjo nisme te arrije dicka vetem me korrigjimin e ketij neni?? Puna eshte se kjo nisme nuk godet ne zemren e problemit pse ceshtja kombetare eshte kaq e marre neper kembe ne kete moment. Tingellon thjesht si arnim i ceshtjes.

Problemi qendron tek mema e kosheres se bleteve e cila eshte e semure, si pasoje kosherja eshte rremuje, e si rrjedhim bletet jane shperndare ne drejtim te paditur si te sekelldisura ne cdo cep te globit! Bletet nuk kthehen (e jo vetem per kartona) pa u vene rregull ne koshere!!

Nje gje qe nuk permendet ne pros & cons & timing e kesaj nisme eshte edhe ana demografike: A eshte ne gjendje Shqiperia ne kete moment t'i shtohen edhe nja 4-5 milione njerez te tjere me te drejta te plota te nenshtetesit?  Keta nenshtetas te rinj me se pakti do te kene te drejten te jetojne ne Shqiperi nqse deshrojne, do te kene te drejten e arsimimit, shendetsise falas, etj etj!

 Lo storione ja ke fut kot, flas per thelbin dhe jo per gjithçka qe thua...

se pari, pjesa e pare eshte shume e drejte, po kush te degjon....ja ka, tre raste, qe jane bere nisma ligjore nga populli, dhe megjithese kushtetuta e njeh nismen ligjore, te 20 mije qytetareve, perseri parlamenti, jo vetem qe nuk e miraton, po nuk e fut fare as ne rendin e dites...jane bere referendume lokale, qe i njeh dhe kushtetuta, dhe perseri nuk njihet nga parlamenti, apo vegla e maxhorances KQZ-ja...atehere kush do ta beje kete lufte per reformen ne drejtesi, perveç politikaneve aktuale????? sepse, duam nuk duam ne, po ata jane aty, te patundur ne paditurine e tyre... hartoi opozita nje platforme per reformimin e sistemit te drejtesise, ne vitin 2007 (me duket) po maxhoranca nuk e perfilli fare...flasin juristet me te njohur per gafat juridike te sistemit te drejtesise, po nuk i degjon njeri..atehere kush do ta reformoje drejtesine.....ti i sulesh Kreshnikut...po kush eshte kreshniku.....nje rrogetar i thjeshte, qe ka nje detyre te caktuar ne administraten shteterore, i cili as nuk ka fuqi ekzekutive, e as ligjvenese, po vetem kontrolluese...atehere ku qendron difekti i tij....??? vetem se u be nje ze publik i nje levizje patriotike nacionaliste.....e ku eshte e keqja ketu...?????

ka lene nje fjale per rahmet i ndjeri Abedin Ciçi per Ramen.......(kur bojatisi Tiranen)

........Ramen e kritikojne se beri diçka, mire keq, te pakten i leu pallatet...te tjeret qe s'bene asgje jane te mire....

Edhe mund t'ja kem fut kot o alidemso. Nuk shkrova per te thene ndonje gje te mencur qe te dilte ne tabele te nderit. Ishte me shume nje reagim instiktiv.

Meqenese ta respektoj mendimin, po e rishikoj edhe njehere komentin duke e vene veten ne rolin e Kreshnikut (ne kuptimin patriotik-nacionalist);

Me zjarrin e dashurise per memedheun ne gji, me lirine pakufi qe me jep shef-veterineri, me perkrahjen parezerva te nderkombetareve, dhe mbitegjitha me fuqine qe me jep ligji, fillimish do inicjoja hartimin e nje strategjie per permiresimin e imazhit te gjykatave, e me pas shume pune per implementim. Pasi ta perfundoja me sukses kete detyre madhore dhe me nje reputacion te padiskutushem ne xhep do te dorhiqesha nga KLD-ja per t'ju perkushtuar me mish e me shpirt nje kauze me madhore, sic eshte ajo nacionale, duke lene ne hije figura madhore vendase qe nuk paten guximin ti futen kesaj sipermarrje te rendesishme dhe duke qendruar me dinjitet perkrah te ngjashmeve emermedhenj kosovare si Qosja, Kurti, Demaci, etj

Rishikimi me solli perseri aty ku isha. Pa pretenduar te mbaj monopolin e se vertetes, them se s'ka asgje te berbashket pritshmeria ime me bemat e Kreshnikut (s'kam asgje personale me te). Kaq. Me vjen keq qe komenti permban kritika ad hominem, po kjo eshte specifika e rastit. Per nismen ne vetvete s'jam kondra.

Edhe nje te fundit alidemso, meqenese une e rishikova komentin tim, shiko futi dhe ti nje berdaf tendit se ka ca lajthitje, ti fajson politikanet dhe c'fajson rrogetarin e thjeshte Kreshnik. Ne fakt politikanet jane aty se i kemi zgjedhur ne, ndersa rrogetari hic fare i thjeshte K. qe sillet si superpolitikan eshte i emeruar dhe ka shume gjasa qe puna e tij e dyte (si OJQ) te jete ne kundershtim me kodin e punes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).