Janë shtuar shumë filozofët e kryeqytetit tonë… E kjo tashmë është bërë shqetësim dhe rezignatë e madhe për auditorët e katundeve: hijet e rrapeve, gërxhet e skërkat ku piqet hardhuca në diell, vërrishtat flladitëse e sidomos sofatet e portave të avllive mbetën shkretë. Ato vetmojnë të trishta e jetime në mungesë të zërave që tjerrin logosin e ngrohur nga faqoret me rakinë e bërsive të ziera për së dyti. Filozofët e fshatit i braktisën auditorët e tyre të ngushtë, të cilët qenë shndërruar, siç i quanin ata, në “torturë të vërtetë klaustrofobike”. Dhe, megjithëse të ardhangur në proverba të thinjura popullore, filozofët, ashtu, yrrja-byrrja u dyndën nga katundet e ndryshme të Shqipërisë në kërkim të një auditori të ri, në të cilin mençuria e tyre të vërshonte si përroskat e rrëmbyera të shtatorit në një liqen të përbashkët të urtësisë popullore.

Nuhatja e tyre i çoi në fillim te njohjet e thjeshta vetjake. Kështu, pak e fije, çifte-çifte, u mblodhën në pikat e grumbullimit për gazetarë, duke e zgjeruar llojin e vet e duke e tjerrë logosin e tyre deri në shtypin qendror. Është një trajektore e lodhshme rrugëtimi të gjatë ajo e filozofëve të fshatit, që kulmon me konsolidimin dhe organizimin numerik e ideor, që nga hija e Lisit para Galerisë Kombëtare dhe deri te rezidenca e tyre permanente në Rrugën e Kavajës.

FFQT (Forumi Filozofik “Qoftore Tymi”), siç e kanë quajtur ata lokalin, po bëhet një nga shkollat filozofike më dominuese të kohës sonë. Aty shtrohen çështjet më të rëndësishme morale, politike e letrare të shtetit shqiptar dhe, gjykuar nga cilësia e rakisë, resë së tymit të qofteve, kripës me piper të kuq dhe turshisë, mund t’ia qëllosh dhe stilit të tyre filozofik. Si zakonisht, rëndësi të madhe në shkollat e reja filozofike ka “shtrimi i çështjes” për diskutim. Filozofët e FFQT i ha tinës haseti të konkurrojnë me shkollën e Miletit, Aleksandrisë apo Pergamit, sepse, sipas tyre, ndonëse të lashta, mendimi i këtyre shkollave u deformua ndër shekuj nga “filozofët e oborreve”, të cilët, “të mbytur në privilegje”, “të paguar për të heshtur” dhe, sidomos, larg rakisë së përftuar nga zierja e dytë e bërsive, e patën humbur kthjelltësinë e arsyetimit dhe moralin për t’u përballur me të vërtetat.

Kryepari i filozofëve të “Qoftore Tymi” u zgjodh njëzëri mjeshtri i rebuseve popullore të Dënglave, folkloristi Saatedin Stafidhja. Më këtë veprim tarafi i Dënglave e zbuti për fare mërinë e tij të dokohshme, ngase nuk ia pranuan propozimin e tij brilant për ta pagëzuar Forumin me emrin “Gërr-Mër”, duke e quajtur këtë emërtim si tepër të influencuar nga i vetmi shkrimtar që kemi me famë ndërkombëtare. Siç i takonte nderit të FF – “Qoftore Tymi”, të parën çështje filozofike e shtroi vetë Saatedin Stafidhja. Të gjithë ia kishin ngulur sytë e gapërruar nga rakia e mareve. Disa sosh ngrinë me kleçka midis dhëmbëve kur Saatedini u ngrit, drejtoi atë pak shtat të mbështjellë në tymin e qofteve dhe të duhanit dhe, duke përtypur një gorricë të padukshme, hipotetike në gojë (kohë gjatë së cilës thukej e presohej si shtresë ozoni dilema torturonjëse e popullit), e qiti, më në fund, delfinin e ndritshëm nga ujërat e mençurisë popullore, sa për t’i bërë një blic dilemës filozofike të formuluar kështu: “Cila ndikon më fort në brejtjen e të ndenjurave të krimbura nga kujtimet: brenga e mendimit apo mendimi i brengosur?”

Dhe midis heshtjes që pllakosi dhe avujve të tymit dëgjohej gërvima e nxituar e stilolapsave të dishepujve që shënonin në blloqet e tyre të xhepit dilemën më të famshme, që shteronte deri në pikën e fundit krejt rrafshin e të vërtetave, krejt koloritin e qenieve të tyre.

Dhe plasi tejpërtej fuqia pasionante e logosit të ri në Rrugën e Kavajës! Dhe përthyheshin koncepsione, akrobaci, paradokse, teza, antiteza filozofike – përrenj të harbuar ligjërimorë që shkarkoheshin nga gazetat lokale deri te shtypi qendror. Dhe bubullinte logosi në Rrugën e Kavajës. Dhe “Qoftore Tymi” nuk i përballonte dot dishepujt që zunë të shkulen nga qyteti modern i Kamzës, Kombinati e Farka, andaj u pa e udhës të hapeshin me shpejtësi disa Forume të tjera Filozofike “Qoftore Tymi” me nënadresat përkatëse (seksioni i Bllokut, seksioni i Laprakës, seksioni i Bërrylit etj.).

Dhe zuri t’i vizitojë të gjitha forumet-qoftore filozofi i madh Saatedin Stafidhja. Dhe kudo që shkonte, dishepujt e tij të vjetër e të rinj ia spërkasnin thinjat, në vend të parfumeve, me raki mëni, mareje, rrushi e kumbulle. Dhe dalëngadalë behari filozofik po vinte me mykun dhe myshkun e mendimit. Dhe mënd pëlcisnin kolonat e gazetave nga këndvështrimet befasuese në zbardhjen e dilemës torturonjëse të Saatedin Stafidhes (tashmë të moderuar): “Çfarë mbetet pandryshueshëm në brejtjen e të ndenjurave të krimbura nga kujtimet: brenga e mendimit apo mendimi i brengosur?”.

Dhe u përftua kështu, në vend të shkollës filozofike, një lëvizje e tërë, fryma e së cilës rrezikonte të dilte jashtë kontrollit, për shkak të pasioneve të harbuara diskursive. Dhe et dixit Magister, Saatedin Stafidhja me thinja të lagura nga paguret e dishepujve: “Nga Oborri në Oborr/ i llagartë rrjedh uj’ i Lanës./ Midis horrash, cili horr/ ma kalon si asnjanës?/ Qeni ka vetinë e vyer/ (ndryshe s’ka pse quhet: qen/ me stërdhëmbët e ndërkryer/ kafshon dorën q’e ushqen”. Dhe angulliu turma e dishepujve nga poezitë filozofike të Stafidhes. Dhe e quajtën Stafidhen “një Sokrat i ditëve tona”; një “Zenon i ri”; një “Diogjen me fenerin e vargjeve në terrin e tymtë të qoftoreve”. Dhe u bë filozofi i qoftoreve mendimtar i madh, enigmatik, i cili bluante të papritura në gorricën e padukshme që përtypte para se të flasë.

Dhe, siç ndodh, ajme, me moshat e plakura, edhe Saatedin Stafidhja, iu largua filozofisë origjinale nga nisi lavdia e tij e përkorë me të famshmen “shkollë të dekonstruktimit të llogjeve të Kavajës” (patronim ky, që shenjonte toposin real të rrugës ku ishte themeluar Forumi Filozofik “Qoftore Tymi”), sepse pas shkëlqimit dhe zenitit vjen mjerimi dhe rënia e plakut kurtizan, por ama të paanshëm, Saatedin Stafidhes, i cili ka kohë që pas dhëmbëve nuk përtyp më kurrfarë gorrice të mendimit, por një filozofi në përputhje me takatin e tij, të cilën, përkundër vullnetit dhe bindjeve të tij, e kanë pagëzuar “Derdimenomania pa kufi në epokën digitale”.

61 Komente

Kush i paska prishur gjumin Tufes ?

ironia, sarkazma, humori e ca gjera si keto nuk behen me zor, mer Tufe. Duhet te dalin nga barku. Pernrysh, del nje gje qe u ngjan makaronave ose te zjera me pak ose me shume sec duhet. Nuk ka sugo qe e rregullon dmth. Pa leje masanej qe sherrthet  mediokre te dores tuaj - ti dhe ata qe ger-mer-eni gjith se bashku - na u bon si burri nones.

ironia, sarkazma, humori e ca gjera si keto nuk behen me zor, mer Tufe.

Pervec kesaj, do te shtoja, qe edhe mendimtar nuk behesh dot me zor. Nuk behesh i tille edhe pse e quan veten ose je ne te vertete i persekutuar. Njezet vjetesh clirimi prej persekutimi eshte mjaftueshem per te nxjerre nje mendim te lire, qe ia vlen ta qemtosh. Por jo nje i tille si ai melart.

Dikush kishte shkruar ne murin e nje tualeti "Die Gedanken sind frei, aber die Köpfe sind leer"

 

Po e lexoja shkrimin e Tufes dhe ne mendje kisha gjithe kohes Ivin e ambasadave, kush eshte tironc i para 1990 e di per ke e kam fjalen.

Ivi, ne kohen e represionit anti-agjitprop, kishte te drejten ekskluzive qe te nxirrte nga goja cfare ti donte trapi (sipas formules Çiliste) dhe nuk merrej njeri me Ivin, sepse Ivi kishte ne xhep nje deshmi nga spitali psikiatrik, qe ishte vizitor i ketij te fundit. Mirepo Ivit nuk iu mor vesh, nese kete deshmi e kishte marre thjesht kot, si nje bilete "liridaljeje", per te shijuar lirine e tij ne nje zone imagjinare, pa sigurim shteti, pa hetues e pa Spac e Burrel,  apo Ivi ishte me te vertete i cmendur dhe sjellja e tij ishte thjesht rrjedhoje e semundjes se tij? Une per veten time nuk e mora vesh asnjehere, ose me sakt nuk mund te them akoma edhe sot e kesaj dite qe eshte njera apo tjetra.

Po aq me shkon ndermend se si puna e Ivit duhet te kete patur edhe te tjere, por me ndryshimin e vetem, qe keta nuk siguruan dot nje deshmi nga ai spital, vizitor i te cilit ishte edhe Ivi. Dhe keta i kemi sot akoma mes nesh, por ne vend te deshmise se spitalit, sot na tundin para syve deshmine e te persekutuarit.

 Hail per Iv Naziskinin. smiley Ivi e ndante qimen ne katersh mer lal, nuk ishte dhe aq budalla. Nderkohe kam pas nje shok ushtrie qe i nxorri i jati raport nga psikiatria qe te mos e conin me sherbim ne malesi. Do ti qe ky raporti i shpetoi nje derr burgu njehere, kur ndersa ishte duke pire me ca shoke te Flora, kapi portretin e Enverit nga muri, e flaku tutje dhe bertiti: "Hiqeni mer ket burrin nga muri se po na numuron gotat." Eh, ka pas avantazhet e veta te ishe "idiot noterik" asokohe. 

Edhe Gramoz Nebia ka pas mjaft reputacion...

Tufe, si s'paske pasur pike mshire per dashamiresit e tu ... Pa per ne te tjeret, vazhdo shkruaj artiklla/a cfare i thone kesaj e nxirri ujte e zi, se material per ctufezim duam. 

ku i ka dashamiresit ky? smiley

"Sherri" i fundit me petllen psh bash per tufe ishte smiley.  (petlla, pershendetje i dashur paraprakisht) smiley

swed, s'ka asnje thua ti?  Njecke fare?  Po te mos kishte, hallall shkrimet e postet se qenka fillikat.  smiley

bagle boy is the best! pershendetje. po prape me hall me late se nuk mora vesh asi gjo... smiley

Ncncncn, nuk te permenda per hall por per qejf smiley.  

e kishte llafin qe ti je fan i tufes ene ky osht me verte hall, leje qe ja fut kot ene thote "per qef" smiley

Sa i keq ky smiley.

Petlla mbase nuk ze be per koke te Tufes derman smiley.  Me shpoti ishte smiley.  

epo tashti kur ka me PD-ne kunder tufes, rrofte monda pra qe na mesoi si te bejme fytyrat te peshku, edhe prape te mos na nxihet fytyra smiley.

 Bukur! Me pelqen vertete. Gjynah sidoqofte qe nuk marinohet pak si mishi, gjynah qe nuk pleqerohet pak mendimi filozofik ne epoken artikullshkronjese te derdimenomanise pa kufi, por belldum frymezimi e per konsum mediatik, pasi me qe e nisi me kete kritike institucionalo-topografike, nuk na tha, Saatedin Stafidhes, ne ate moment te paharruar historik te formulimit te dilemes ne lidhje me themelet dhe te ardhmen e filozofise qoftore, i vinin nga pas, i qendronin karshi, i rrinin rrotull, apo i ishin ulur ne tryeze te rrumullaket dishepujt. Ne mos, po qene ulur pllaja pllaja si tryezat e qoftores, te pakten te na e kishe thene. 

Epo kur u be dhe poeti te tallet me filozofin. Te pakten te linte te kuptonte se kishte respekt per filozofine, fundja dhe mungese te arsyetuar respekti, perndryshe, maja-maja me duket se po rrine keta tarafsa.

E se fundi, nuk na e thane keta mjeshtra te kritikes, keta shpirtra te lirew e asnjeanes, si ka mundesi qe edhe pse sot ka kritike ndaj pushtetit ne krahasim me dje qe kritika perfundonte e pushkatuar apo ne Spac, si ka mundesi pra qe kjo kritike, kjo fjale, nuk ka efekt. Tufa ben nje perpjekje ironike ne kete drejtim, por shume dobet.

 Hajde e lexoju leshtërsinë pastaj këtyre... 

 

une prape nuk e gjeta se per ke ishte shkrimi, por per stil, duhet ta kete per nje njeri qe e njeh ai vete mire, edhe ja aty rrotull minsitrise se kultures duhet te jete hesapi, te rruga e kavajes.

kurse per letersine, oranje pa e lexuar, ose po nuk deshe ta lexosh, ose e ke me inat ta lexosh, kjo nuk hyn ne "torbe".

secili te veten, Zoti per te gjithe?

ndoshta!

ty te pelqen ajo qe shkruan ky per letersi, petlle? natyrisht qe pytja eshte shume e sinqerte!

dueli? dhjete me blete.

terfili azone e gatuan vete.

ps. keyword "Rhizobia"

terfili azone e gatuan vete,

ka vec me tri, s'gjen me 4 flete.

 

 

guinnes.

nje ne njemije vjet

femije me kimet... smiley

kane fatin e vet.. smiley

si ta ken kismet... smiley

 

jash radhe (se s'm'rrihet):

nusja posht minderit

shum faleminderit.

ditlindja enverit? smiley

semundje sheqerit

krism e maliherit...

te sata, provokimi i pederit.... ahahahahahhahaha

smiley

loool...

 

petlle, se mase te hy ne pun najher, po provokimi (qe ashtu si fjala "kanat" nuk eshte shqipe) ne te folmen e jugut eshte "çik"; kur provokon eshte "i hedh çik", ose "i shtje çik". kot per muabet kjo... si dhe t'mos e shkojm kohen kot.

ps. frengjishten e dije, bonzhur nuk me the; s'me urove per pavaresine nga anglezet...

e  e , e flas pak ashtu cobanshe smiley,

une bonzhurin nuk ta thashe po anglezt i shave me kampionat arabisht pra... smiley

 secili te veten, Zoti per te gjithe?

Po sigurisht, prandaj po bëjmë prokopi ne. 

Mora vesh atë lajmin e atij fatziut që hypi në shtyllë tensioni të lartë për pronat. Dhe kjo më shkoi në mendje: shqiptarët edhe mjerimin e kalojnë "secili për të vetën". fatkeqësi. 

 

 

 

mos e thuaj dy here pronat se te fshine adminet smiley.

me mir shaj ka nonat

se t'ju thush per pronat smiley

smiley

petlle s'di gjo ti po ka pas bejte peshku para se tu seriozonte kshu si tani.

smileysmiley

me gja si kom pa?

Fodull, mistrec, taksez...te kishte nje fare mendimi, hajde de, por ky...bjeri ti biem se i bie bukur.

pa lidhje domosdo me Tufen: "taksez", oh cfare fjale... smiley

flm, albano!!!

Nuk me la shije te mire shkrimi i ketij. Sikur eshte tere kohes mamur. Edhe kush, i perkedheluri Baces. Ky duhet te kish buzqeshjen Ciliane te stampume ne fytyre. Vec kesaj, me duket sikur tenton tu mbylle gojet.

Beni sevap na e perktheni pak cfare do me thene "taksez"

ky tufja ka per tu mbajtur mend si 'ai qe peshtynte robt qe shihte verdalle para se t'i denonconte tek policia e higjenes vetjake'.

smiley I jeni qep Tufës me bukë në trajse.

Po ta presësh hollshëm e t'mos lush për qyl; është interesante ta mendosh, kur s'ke fare për çfarë të mendosh tjetër, sesi t'gjith knej oqeanit e kanë ka i buton të vogël duplikatë ne miniature e atij të madhit që ka presidenti - aka njeriu me i rendesishem nder gjallesa.

E frikshme sesi ajo gjëja funksionon në mënyrë aq të ngjashme me të të tijës. Ulesh në mendereholder, fut çkyçin dmth dekodohesh, pastaj me një lëvizje elegante si pe ballroomi me gishtin e preferuar  i lëshon tjetrit atje tej një kryqëzor, prej të cilit i ngre një palë raketa si cica majëholla që s'ka objektiv ti rezistojë. Pastaj pret dhe rifreskon; tjetri ose të kthehet si shenjt i lënduar ose me heshtje thotë që ( jo s'thote gje hiç, se o do heshtesh o do flasësh)..

Ndryshe nga butoni i presidentit, ke avantazh se ket mini butonin mund ta shtypsh sa here te bje nga duart kokrra e qejfit ose deri sa ta lejoje plani i kompanise telefonike, me gjasa pa limit.

Opa edhe nji tjeter. Ne distance, me preçizion, këndshëm.

si te duket shkrimi i tufes?

Nuk besoj se me drejtohet mua as ty. Duhet ta kete me dike tjter dhe e afrojne gjuhen se ashtu merren vesh. Si puna e atyne qe kan lind ketu dhe i zgjedhin fjalet kur komunikojn me mu extrakontinentalin. Pershtypja ime e ngutur dhe e sinqerte sdqft.

ok, smiley

kuptoj. pas ktij shkrimi, nuk ka asnje arsye se perse marveshja e tyre te jete anything other than perfect.

Hmm, po si t'ja bojm, t'mos folim hic domethon? se ne ato qe na sjellin, hajm. hurm harabije sjellin, hurm harabije hajm. naj top me hallv sjellin, ene topin do e hajm. gjindje e shtrut, me i llaf. tani s'duhet as me bzo kur t'bin konserva t'skadume... i cik si perdit? mire, mer mire, ene ajo bohet, po do dalim si ajo barcaleta e tre qenve ne Prespe masanej.

 Po ju ç'ju ka gjet me ket Tufen????? Lejani Idrizit, se ai i rregullon keto pune........

oooooooo   Zikoooooo...kuuuu jeeeee?????????????

po u moret te gjithe me tufat, mjere te shkretet, do dalin mendsh fare......

alidems ...Po lidhe Xhibin smiley , vij une te kto lloj prurje handikapatesh ! Malli Tufa se vje rralle dhe kuptohet smiley Ke qejf ta lexosh dhe ta kesh hasem !

Megjithate nuk e di se cfare moshe ke , po do ta them nje , me qe ma thote nje mendje se e lexon edhe TUFA  ( po pse s'vjen ke PPU xhanem...jemi te mire ...do na bej miq , me kusht te mos LEHE sepse ka vite qe ja kane zene  vendin e Lehesit ketu e ne Qeveri smiley )

Ne kohen tone , ndoshta dhe te Xhibit qe thote se eshte e RE ( nuk mba pergjejgjesi ne se eshte mashkull se vete paraqitet " delikate " ), pra ne kohen time me i llaf goje , ata padhomsit , vinin  dhembet me KLLUF . Ke lagjja jone , kishim nje burre plak me dhome te venme qe i therrisnim KOT " O dhom klluf , as te ha e as te nduk " se i kishim inat nipin smiley . Ishte merzite po me ne fund ....na e gjeti . Sa na shifte ne kalamojte qe leshonim ate llafin filosofik  ,  "Kush ti pordhi dhembet ", hapte gojen , qiste kllufin e dhomve me gjuhe ...dhe na tundete koken " Doni me m'bo filosofi Ju mue "

Ne doemeos tremeshim , se qeme te vegjel atehere dhe nuk kishim shume frymezim si ca peshkagjalla sot  smiley .  Gjithsesi Tufa , akoma nuk eshte shndrruar ne Sh.Qose . Shaba  kishte tjeter avaz , kur se ngacmonte njeri , sidomos pasi i raportoi ministrit per Dhalsin , dilte ke dera dhe bertiste :

Ho mre . Ku i kini filososfite . Pse s'shani mo . Na u shkojne prej Policise kur vje me TUFA "

Paska filluar vapa ne Tirane.

bravo tufa...

na mbyten filozofet ne kete vend..

 

Te flasim pse te mos flasim, perderisa i themi tjetrit ti sdi ca flet..

m'rregell. po e kancellojm pra qepjen, trajsen dhe buken.

E frikshme?  fh, copez Kalopi a si?  

Po mire pastaj, po i hyme asaj udhe fajin e ka ai qe shpiku bomben atomike te internetit.  Shpikja e tij per nga frikshmeria ia merr ne kthese butonit te presidentit. Po dhe ai/ajo qe hodhi shashken e mediave online.  Pale ata/ato qe i hapen artikujt per komente, feedback.  E me tej faqezinjt: blogjet, forumet. 

Per te ardhur pastaj ne kulmin e kulmit.  Fajin e ka penari.  E me radhe bashkefajtoret.  Vuajtesit, ah vuajtesit, jane te (per)vetem.  Engjej te mallkuar me kraheprerje qe enden zvarritur ne kete toke te shterpe, ne pritje te tokes-qiell te premtuar.  

Po e le me kaq, se eshte e frikshme sa s'me jepet per penë pene drame-traume smiley.

engjej krahprere? mat damon psh, apo ai tjetri... hihi

krahepreret jane rob per toke, e per dhe, s'kane as qiell as atdhe... smiley

Dogma-xhie smiley.  

Krahpreret kane qiell.  Sec kishin nakatosur edhe i kishte denuar i ... ups jo, e Madhja edhe i zhdrypi n'toke smiley.  Ne ket rast, ne token e xanun te penarit smiley

i kam te lyera me ate lengun e TV shop. smiley

pastaj me një lëvizje elegante si pe ballroomi me gishtin e preferuar  i lëshon tjetrit atje tej një kryqëzor, prej të cilit i ngre një palë raketa si cica majëholla që s'ka objektiv ti rezistojë.

fh, pse e le me kaq mer, une sapo ndeza cigaren kur arrita tek kjo pjese  smiley

shiko, Peshku ne socialklubllekun e tij ka disa subjekte bisedash gllenkakonjakse dhe llulletymuese, ne varesi te kategorive kuptohet, po shumica e kategorive jane zakonisht sandbagpunch-uese (se kjo sjell shume benefite per rrjedhoje) dhe Tufa p.sh. perfaqson letersine, Lubonja opinionpolitiken, se fundmi Spahiu drejtesine, e kshu me radhe. Disa prej ketyre zevendesohen me kalimin e kohes, ose oshilacionohen mes sho-shoqit (p.sh. fajin e ka Saliu, por faj ka dhe Spahiu kuqeziu) kurse Tufa ka kohe qe ben rezistence, nuk i le vendin kujt tjeter.

Think of it also as a public service; ka kaq vite qe s'fitojme zgjedhje, diku do qisim dufin. Tufa does the job, as do the others, sidomos po ti perdorim dhe si kunja ndergjegjiekruajtes ... cka na sjellka prap tek cicat majeholla, dashje medashje :O 

cka na sjellka prap tek cicat majeholla, dashje medashje

Why am I not surprised? smiley

I will refrain nga komenti qe e kisha ne maje te gjuhes si replike dhe do them qe ti s'je surprised se mjaftohesh me faktin qe populli kruan ndergjegjien, be it sic e bejne disa me Tufen, apo si disa te tjere me cicat majeholla.

Te pakten s'jemi ne nivelin e popllit amerikan qe e kruan ndergjegjien me gjera te trasha, si fjala vjen prapanicen e xray-zuar te Kardeshovices

Mgjths jam i sigurt qe diku ne ndonje social club dhe kjo ceshtje eshte diskutuar ne aspektin filozofik, alla to butt or not to butt.

Si s'e morem vesh kush ishte kjo Qoftorja te Rruga e Kavajes! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).