41225_3.jpg (215×170)BULQIZËKa nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm protesta e rreth 700 minatorëve në Bulqizë dhe vazhdon akoma. Ata kanë qënë të vendosur në kërkesat e tyre për rritje pagash, përmirësim të kushteve në punë si dhe ulje të moshës së pensionit.

Kreu i sindikatës së minatorëve Taf Koleci deklaron se minatorët i janë drejtuar me një letër përfaqësuesve të firmës ACR, prej të cilës kërkojnë plotësimin e kushteve por edhe qeverisë.

Minatorët shprehen se janë të vendosur të hyjnë në grevë urie, nëse kushtet e tyre nuk plotësohen.

“Nuk ka pasur asnjë zgjidhje deri tani. Minatorët janë të vendosur të hyjnë në grevë urie nëse kërkesat nuk poltësohen”, shprehet Koleci.

BULQIZË, 700 MINATORË NË PROTESTË
Ora 08:10- 700 minatorë kanë nisur sot në qytetin e Bulqizës protestën e radhës për kushtet në punë. Të mbështetur edhe nga minatorët e Elbasanit dhe Burrelit, ata shprehen të vendosur se do të vazhdojnë pa afat protestat deri në plotësimin e kushteve që kërkojnë.

Ndër kërkesat parësore të minatorëve janë rritja e pagave, kushte më të mira gjatë punës si dhe ulja e moshës së pensionit, duke parë vështirësinë e këtij profesioni.

Nuk është hera e parë që minatorët mblidhe nnë protesta për kushtet në punë. Të tilla janë zhvilluar edhe para ministrisë së Ekonomisë, por edhe kryeministrisë. 

4 Komente

Kjo mund te ishte nje teme politike qe mund te artikuloheshe prej Opozites. Pa sherr mediatik dhe pa akuza te kota por me dhenje alternativash dhe prioritet problem-zgjidhjen e kerkesave te Minatoreve. Po kujt Opozite leshi i thua o Kev mor aman... smiley

 Domethon qe punokan minierat, se une kisha pershtypjen se ishin mbyllur. 

Eh ,c'te ben nevoja per leke !

 Vete e punon ne ato minierat e vdekjes ,ku ti hyn me shprese se do dalesh gjalle. Aty eshte bere per me thene jo thjesht , me krahe te lehta ,por ardhsh gjalle !

Ne shajme serbe e greke,kur ne s'na do e s'mendon per jeten tone  ,as shteti yne  .

Njerez te besdisshem.. keta mund te zevendesohen menjhere me femijet dhe niperit e tyre qe rremojne kodrave te stoqeve..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).