Foto-Ilustruse---Jetmesh.jpg (450×307)

Flet për MAPO, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani. Si është gjëndja e jetimëve dhe ajo që e pengon integrimin e vërtetë të tyre

Si është realiteti i akomodimit dhe gjendja aktuale e strehimit të jetimëve pas mbarimit të shkollave?

“Kur fëmijët jetimë mbushin 14 vjeç largohen nga Shtëpitë e Fëmijëve dhe transferohen nëpër konvikte, ku edhe ndjekin më pas shkollat, kryesisht ato profesionale. Këtu nis edhe kalvari i gjatë i vuajtjeve dhe përpjekjeve për të përballuar shumë vështirësi që u dalin, pasi janë pothuajse jashtë vëmendjes së duhur të institucioneve shtetërore. Shumë prej tyre detyrohen të braktisin shkollat dhe të gjejnë alternativa e rrugë informale për të mbijetuar. Kjo është drama më e madhe e jetës së tyre, pasi askush nuk kujtohet më për ta.

Ngjarja e ditëve të fundit në konviktin e Shkollës Teknologjike nuk ka nevojë për koment. Ky realitet ofrohet me pamje rrënqethëse edhe në konviktet e shkollave në ambjente të tjera të kryeqytetit, dhe të shumë qyteteve në mbarë vendin. Prej mëse 20 vitesh këto shkolla e konvikte janë kthyer në geto, ku në secilën prej tyre ndodhen 30-40 të rinj të moshës 18-50 vjeç. Disa prej tyre janë bërë prindër me fëmijë, por kanë mbetur të pashpresë e të braktisur nga shteti. Raporti prej 40 faqesh që Amnesty International bëri publik vitin e kaluar, është një akuzë e rëndë që i drejtohet shtetit shqiptar përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, duke mos i trajtuar këta jetimë njëlloj si shtresat e tjera , me dinjitet dhe në mënyrë të barabartë, por duke i lënë ata përfundimisht të braktisur, pa strehë, pa punë, pa shkollë dhe pa ndihmë mjekësore. 

Kjo situatë është rënduar edhe më shumë vitet e fundit, për shkak të mosfunksionimit si duhet të procesit të decentralizimit, ku pushteti vendor është treguar dhe vazhdon të tregohet apatik në marrjen e përgjegjësive të saj, sipas disa VKM –ve, të cilat ngarkojnë ligjërisht Bashkitë dhe Njesitë vendore, në marrjen e përgjegjësive për administrimin e institucioneve të përkujdesjes sociale, që mbështesin edhe fëmijët pa kujdesin prindëror. Mungon bashkëpunimi kapilar mes pushtetit qëndror dhe atij lokal, ku të dyja këto pushtete, prej vitesh luajnë lojën e maces me miun, në dëm të këtyre fëmijëve dhe të rinjve jetimë që nuk kanë asnjë orientim për të ardhmen e tyre.. Aktualisht në mbarë vendin ndodhen nëpër konvikte në kushte të tilla mbi 400 të rinj jetimë. Pra situata është alarmante, dhe me sa duket gjasat jane që kjo situatë të mos ndryshojë edhe për shumë kohë”.

A ka ndonjë Memorandum Mirëkuptimi të shtetit për t’i ndihmuar ata?
“Fatkeqësisht, nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston ndonjë Memorandum i tillë. Ka patur vetëm premtime elektorale, nga të gjitha qeveritë që kanë ardhë e kanë ikur, madje edhe nga kryeministri aktual Zoti Berisha. Kjo është paaftësia e shtetit dhe qeverisë për të kryer disa nga funksionet më kryesore. Madje qeveria, nëpërmjet strukturave të saj, nuk ka bërë dhe nuk bën asnjëherë transparente as fondet e programeve të zhvillimit që Banka Botërore ka akorduar dhe akordon për shtresat në nevojë, veçanërisht për fëmijët jetimë.

Dikasteret përgjegjëse shtetërore që kanë detyrimin ligjor dhe institucional për mbrojtjen, mbështetjen dhe integrimin e këtij grup targeti, janë kalbur në themel nga korrupsioni dhe allishverishet e shumta me fondet e jetimëve dhe të shtresave në nevojë. Gjatë këtyre 20 viteve janë asistuar nga shteti 60 mijë familje me ndihmë sociale, me kontributet e taksapaguesve dhe donatorëve të huaj, duke privuar kështu për një ndihmë më të shëndoshë sociale pjesën tjetër jo aktive të shoqërisë në nevojë, duke përfshirë edhe jetimët. A nuk është arrogancë zyrtare dhe krim social abuzimi me progamet dhe fondet e varfërisë, që kapin vlerën 18 miliardë dollarë në këta 20 vjet? Fatkeqësisht këto para nuk përfitohen nga grupet sociale në nevojë, por nga individë e rrjete të padukshme, të veshur me pushtet, në bashkëpunim me OJF mashtruese dhe inekzistente”. 

Nga statistikat tuaja, cilat janë grupet më të rrezikuara nga jetimët?
“Të gjithë fëmijët jetimë janë të rrezikuar, gjersa janë lënë në mëshirë të fatit, duke u bërë pjesë e kontigjentit problematik të kriminalitetit , drogës dhe prostitucionit. Sot në Shqipëri numërohen 31.000 fëmijë jetimë, të cilët klasifikohen si fëmijë jetimë social dhe biologjik. Këta të fundit, përfaqësojnë shumicën prej tyre, gati 80 % të shifrës totale, të cilët, për ironi të fatit, nuk mund të përfitojnë statusin e Jetimit, me ligjin aktual, ç’ka do të thotë, se, ata janë të zhveshur nga politikat sociale mbrojtëse dhe mbështetëse në integrimin e tyre. Edhe ai kontigjent modest i certifikuar prej 940 i fëmijëve jetimë që e kanë përfituar këtë status, nuk arrijnë dot të gëzojnë beneficet që ju jep ligj.

Edhe pse ekziston ky status që mbron dhe garanton me ligj të drejtat e jetimëve, ai nuk ka gjetur kurrë zbatim nga institucionet shtetërore. Por, më të rrezikuar janë fëmijët romë. Sot në Shqipëri ka rreth 1.300 fëmijë jetimë romë, me prindër të vdekur, shumica e të cilëve nuk figurojnë të regjistruar në regjistrat e Gjendjes Civile. Ata janë një pre e lakmueshme për individë dhe organizata kriminale, për rrjetet e trafikimit ndërkombëtar. Rreth 70 % e tyre nuk frekuentojnë shkollat. Ata detyrohen që në moshë të mitur të punësohen në punë të zezë dhe të shfrytëzohen fizikisht e seksualisht”. 

Ka organizata të shumta që kërkojnë fonde për jetimët, a mendoni se këta janë pengesë dhe prishin punë për jetimët?
“Në fakt, situata nuk është aspak optimiste, madje do të shpreheshim se është një situatë e frikshme. Ka individë të papërgjegjshëm, të cilët prej vitesh vegjetojnë nën guaskën e OJF- ve brenda shoqërisë civile, për të gllabëruar edhe ato pak fonde që janë në dispozicion të shtresave në nevojë dhe të fëmijëve jetimë. Ata priren kurdoherë nga një protagonizëm shterp, për interesa të ngushta personale, nuk ngurojnë aspak për të bërë deklarata të bujshme me shifra që trondisin opinionin publik, siç ishte deklarata e bërë në një takim me kryeministrin nga përfaqësuesi i njërës prej shoqatave që merren me jetimët, i cili deklaroi se në Shqipëri sot ka 80 mijë familje me fëmijë jetimë! Madje, këta individë, të cilët pa asnjë rezervë mund të klasifikohen si “matrapazë social”, për interesa tepër të ngushta dhe përfitime personale, nuk ngurojnë të dalin haptazi nëpër fushata elektorale, duke i përdorë këta fëmijë në mënyrë flagrante në kundërshtim të hapur me Konventën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, ashtu siç ndodhi edhe gjatë kësaj fushate elektorale.

Në shumicën e rasteve këto shoqata janë abuzive dhe informale në misionin e tyre. Ato nuk kanë mundur të ndryshojnë aspak realitetin tragjik të fëmijëve jetimë në këto 20 vjet të tranzicionit të vështirë. Të njëjtin mendim nuk do të rezervohesha ta shprehja edhe për institucionet përgjegjëse shtetërore, të cilat kanë detyrimin institucional për të përmbushur të gjitha të drejtat e detyrimet që rrjedhin nga ligji mbi statusin social të jetimëve.

Megjithatë jo të gjitha OJF-të janë në pozicione të tilla të dyshimta. Padyshim, duhen përgëzuar puna e disa oraganizatave, që vërtet janë përpjekur për të dhënë një kontribut të çmuar në zbutjen e plagëve sociale të fëmijëve jetimë gjatë këtyre viteve, sic eshte “Fshati SOS”, “Save Chirdren”, “Nesër Vizion”,, “Bethany Cristian”, Fondacioni “Shpresë për Botën”, e drejtuar me shumë dashuri e pasion nga Përparim Demçollari, të cilët, kanë asistuar në shumë programe mbeshtetëse sociale dhe zhvillimi.

Të vjen keq kur konstaton se edhe tani pas 20 vjetësh tranzicion disa shoqata dhe individë pretendojnë se janë përfaqësues të shtresës së jetimëve, duke i trajtuar ata si objekte apo sende përfitimi. Këto shoqata nuk janë kompani biznesi, por duhet të kenë në qendër të aktivitetit të tyre misione humanitare dhe solidariteti për njerëzit në nevojë”. Jetimët nuk kanë nevojë për këta matrapazë socialë, të cilët pengojnë kauzën e integrimit të tyre real. Është e patolerueshme që zyrtarë të institucioneve shtetërore t’ju hedhin lëmosha OJF-ve fantazma, që drejtohen nga individë pa integritet moral, me qëllim për të mbytyr zërin në kërkim të së drejtës për këta fëmijë që vuajnë indiferencën dhe përjashtimin social, duke kompromentuar rëndë edhe misionin që ato duhet të kenë në mbrojtje të këtyre fëmijëve”.

Përgjithnjë viktima
Është e pamundur që në ditën ndërkombëtare të jetimëve, më 20 Maj, të mos shohësh në aktivitetet e tyre gati të gjithë VIP-at e shtetit shqiptar. Më lëvizjet e marionetave dhe me buzëqeshjet e shtira, personazhe të ndryshme bëjnë adetin, duke i treguar kamerave se ata nuk i braktisin jetimët dhe se janë pranë tyre gjithnjë. Dikush në fund zë edhe përlotët kurse të tjerët vazhdojnë të premtojnë. Si dy pika uji, aktiviteti përsëritet dhe vitin e ardhshëm dhe patjetër në atë që do të vij më pas. Pak minuta më pas, të fundit që largohen janë vetë ata. Takimi u mjafton jetimëve të shohin njëri-tjetrin sepse familja e tyre janë vetë ata. Pyesin për të rejat, për ndonjë haber dhe pastaj fundi dihet: shohin të pashpresë njëri-tjetrin. 

Ndihma për jetimët shqiptarë ka vite që është minimale dhe fare e pavlefshme. Bashkitë dhe komunat lokale edhe pse kanë autoritetin që t’i ndihmojnë se kanë dot as predispozitën por as edhe zgjuarsinë të veprojnë ashtu si duhet. “Në Shqipëri numërohen 31.000 fëmijë jetimë, të cilët klasifikohen si fëmijë jetimë social dhe biologjik. Këta të fundit, përfaqësojnë shumicën prej tyre, gati 80 % të shifrës totale, të cilët, për ironi të fatit, nuk mund të përfitojnë statusin e Jetimit, me ligjin aktual, ç’ka do të thotë, se ata janë të zhveshur nga politikat sociale mbrojtëse dhe mbështetëse në integrimin e tyre”, thotë hapur Ilir Çumani, drejtori i Institutit të jetimëve. Historia s’mbaron këtu. Ajo keqësohet nga masa e frikshme e shoqatave që e kanë fryrë numrin e tyre dhe më shumë akoma nga mosmarrja si duhet mbi shpinë e problematikës së tyre prej subjekteve përkatëse të nivelit shteror dhe duke vazhduar në formë kapilare më poshtë.

E kështu ndodh që të gjithë strukturat që duhet të jenë vigjelente për fatin e tyre mbyllin sytë kur ata mbushin moshën për tu larguar nga qendrat, ku qëndrojnë. Rasti i fundit, ku u përzunë jetimët, ishte thjesht maja e ajsbergut për të gjithë këtë që ndodh. Dhe, ajo që referohet më pas është e frikshme. Për të mbijetuar, ata janë vulnerabël për të gjitha gjërat. Mund të vjedhin, të bëhen kontigjent krimi dhe pse jo dhe të vrasin. Z. Çumani ngre dhe apelon zërin për të gjithë kategoritë e jetimëve, që qoftë edhe statusi i premtuar nuk i ndihmon të jetojnë normalisht. Të fituar në të gjithë situatën janë kuptohet masa e madhe e shoqatave fantazmë dhe përfituesit ose matrapazët socialë, që arrijnë deri ti marrin fëmijët jetimë në aktivitetet politike për kapital dhe më pas t’i harrojnë për të gjitha. E në një shoqëri kaq të kalbur sa shoqëria shqiptare, kjo është më e pakta gjë, që mund të bëhet ndaj të pambrojturit. Ndaj në geto mund të perifrazohej jeta e jetimëve dhe nëse do të shtonim edhe fatin e tyre të keq, atëherë është mirë të thuash: mos paç kurrë fatin e jetimit shqiptar. 

23 Komente

nje shtet qe nuk jep dot nje tas supe, nje strehe, (shtrat) dhe nje polic qe te mos kete seks te pasigurt, eshte nje shtet i deshtuar.

cila eshte kjo shoqeri qe duhet te jete kaq "fil" si gjithe te tjeret, per te permbushur aksidentet, me dashje apo pa dashje, dhe cinkriminuar aktin kriminal te braktisjes se nje femije, foshnje, ne porte te maternitetit ne nje shtet ateist me baze. ketu sikur kemi nje problem te thelle ne detyrimin p[rsa i perket zbatueshmerise se ligjit.

prindi qe braktis nje femije, duhet te vuaje denimin per krim ndaj personit, me pas, duhet te paguaje per krimin qe ka kryer duke ushqyer banken e shtetit me fonde qe shteti shpenzon nga "te pafajshmit" taksa pagues per rritjen e me tej te kretyre femijeve. sipas benit me siper, shteti shqiptar ben me shume se "duhet" per disa njerez qe i dalin te jashteligjshem? ku ti cojme keta njerez ne xhami, ne kishe, te buda?

nese nuk perballemi me fajin e prinderve, ashtu sic nuk po perballemi me krimet e komunizmit, atehere kemi vetem kronika, nuk ka zgjidhje. sepse gishti qe ngulet ne plage ta ta besoje se eshte plage, pos dhimbjes, nuk sjell ndonje te mire... (nese dhimbja nuk hyn te te mirat, kete e kam per ata qe e kane me qejf te rrifen)/.

 Në Shqipëri numërohen 31.000 fëmijë jetimë, të cilët klasifikohen si fëmijë jetimë social dhe biologjik. Këta të fundit, përfaqësojnë shumicën prej tyre, gati 80 % të shifrës totale, të cilët, për ironi të fatit, nuk mund të përfitojnë statusin e Jetimit, me ligjin aktual, ç’ka do të thotë, se ata janë të zhveshur nga politikat sociale mbrojtëse dhe mbështetëse në integrimin e tyre”, 

S'e kuptova, femijet jetime biologjike nuk jane jetime, ndaj s'perfitojne nga statusi i jetimit apo cfare? 

Sa per OJQ-te, nuk e di te tjerat, por ndryshimi qe kam pare mes fshatit SOS dhe Shtepise se Femijeve Zyber Hallulli eshte i jashtezakonshem per nga trajtimi dhe arsimimi i femijeve. 

Tek SOS-i femija ndiqej dhe kishte perkujdesje derisa shkonte 18 vjec. Ne moshen 13-14 vjecare transferohej ne nje tjeter mjedis gjithnje duke i dhene prioritet arsimimit te tij, kryesisht profesional. Edhe  "nenat" sic i quanin atje, ishin krejt me ndryshe se sa kujdestaret  e shtep. femijeve, qe me ato fytyrat e murretuara e sjelljen e ashper, te trembin. 

@petlla, ti thua "prindi qe braktis femijen duhet te vuaje denim per krim ndaj personit",  e pra, shume prej femijeve qe kam takuar ke "Z. Hallulli" kane nga nje pjesetar te famijes, ne mos te gjithe familjen, por per arsye ekonomike ata nuk mund t'i mbajne dot. Per ta, zgjidhja e vetme eshte shtepia e femijes ose nxjerrja ne rruge.

Disa prej femijeve qe kam takuar atje deri pak kohe me pare endeshin rrugeve, duke lypur ndoshta, pa shkolle (mendo nje 11 a 14 vjecare qe shkon ne klase te pare), dhe s'e di pse ndjehem e lumtur qe ai prind, te pakten, eshte ndergjegjesuar ta shpjere ne nje strehe. 

Eshte nje realitet aq i ndryshem atje, po ata femije jane aq te mire e aq te dashur, sa s'e ke idene. 

njera prej vajzave qe shkoj takoj une, ka mbushur te 12-tat, mezi shkruan e lexon. Neser, kur te vije koha per te ikur prej atje, nuk e di se si do t'i veje filli. Askush nuk tregon vemendjen e duhur, qe keta femije te studiojne, qe t'u jepet nje shans me i mire  ne jete.

"Ehu, ca do bejme ne me shkollen", eshte pergjigja qe degjon rendom nga goja e atyre femijeve. Dhe eshte teper e trishtueshme, kur i pyet se cfare do te behen kur te rriten... ngrene supet te gjithe.  

Prurja ishte edhe me ty ne mendje ... 

 S'e di a t'i kam treguar fotot e gocave, Monde, po jane femije si gjithe te tjeret dhe e meritojne te kene nje shanc ne jete. Une e ti apo te tjere individe, sa do te mundohemi nuk mund te bejme dot gje ne kuadrin e pergjithshem, e kam provuar vete, kam provuar madje dhe te ngjall ndjeshmerine e shefave te kompanise ku punoj, dhe ende e kam nje shprese per te bere dicka. Por te shohim... Por kujdesin kryesor duhet ta kete shteti per vijimesine e te ardhmes se tyre. Te kete apo te vere ne funksionim strukturat te posacme per t'i shkolluar e punesuar.  

M'i ke treguar.  Diten e pare, te paren fare te vitit smiley

 Ah, po... E kisha harruar fare... Sa dite e larget me duket. smiley

A adoptohen femijet jetime nga familje shqiptare?

 Po. Adaptoheshin qe ne kohe te qepes.

Beluli jone do shkruante :

Pershendete bamiresen ! smiley

 Biresohen femije te vegjel kryesisht, foshnje 6-9 muajshe a nje 1 vjecare, nga cifte pa femije, por  femije te rritur nuk kam degjuar.  

nuk di per legjislacionin po pershtypja ime eshte se mungojne dhe kushtet (mbase dhe tradita) per me promovu kto foster homes.
Mbaj mend kur isha ne Shqip. lunim futboll me ca prej ktyne cunave qe me vone kane leviz te teknollogjikja (athere rrinin te konvikti i gjimnazit A. Broci).
Pershtypja ime me aq sa arrita me i njoft ishte si ishin cuna-florinj...jo vetem qe nuk i degjoje t'u shajt (si ne jo-jetimet), po perkundrazi, te edukum dhe te permbajt.

Ma veshi e mblodhi zemren ky artikulli. Maskarallik. Te vjen ndermend ndonje nga ato nemat e eposit.

po ja te themi kush vjen te peshku me flamur te jashtem te marre pjese te " 25cent a child " te UN children edhe do qe permiresohet zemra e behet me fara si zemer e emble shalqiu.

Ps. per day pay.

 Si ta marr kete, petlle? Apo, merre me uje, se brumi mbaroi... ? 

ta kam te feed a child! me e kuptueshme se kaq? me brume, se me uje e me llafe nuk behet buka. Ana, meqe e meriton rrespektin per punen qe ben me jetimet, une e kisha per me thelle kete "konceptin" e ndeshkimit te atyre qe "prodhojne" jetime me vetedije. ketu ta kisha Ana. nuk ta kisha anes e anes.

nuk e kam studiuar edhe aq ligjin per familjen qe u aprovua me paketen e 2207 ne mos gabohem edhe me propozimet e evropit qe me 1994-5-sen., por ama di se ligji nuk percaktonte ndeshkim per ata qe - braktisnin familjen - edhe ne kete pike te ligjit , nuk njihej as ndeshkimi per ata qe - ishin te papergjegjshem ne sjelljen  ne jete te femijeve - ne shume vend ete botes kjo Certifikohet me ligj, edhe per shkak te mbarevajtjes se shendetit ne rang kombetar. (se mos ngjaj si nazist!)

tani sic e ke vene re me teper se mundet te harroje njeriu, ne rruget e gjithe tiranes dhe me gjere, enden femije pa asnje mbrojtje, strehe, dhe ushqim... ka shume mundesi edhe te pa rregjistruar askund, pasi ka shume arsye...

ca jane lypsa: nje mik imi thote: nje lyps me sy te kalter, me floket kacurrela pis te zinj, me lekuren te bardhe si nordik, jevg, dhe me emrin ferdinand lyp ne rruge...

e ja ketu ta kisha te mos zgjatem.

 smiley

E po, mos u beni hermetike dhe ne peshk, te pakten. Se me tingelloi paksa ironik postimi i mesiperm. Ndjese. 

Kete ligj nuk e njoh, me thene te drejten. Nuk eshte puna ime e perditshme kjo, eshte thjesht angazhimi im personal, per hir te dashurise qe kam per femijet, por nuk e di sa mund te aplikohet nje ligj i tille ne Shqiperi, edhe sikur te ekzistonte ne leter.  

 

I dua edhe une fotot, infot e impenjimit e ndonje gje konkrete per te bere sa here vij ne Tirane. Nje e vajtur me pak ne kafene, s'me heq asgje nga gezimet e jetes. Pervec qe i kursen fjalet njeriu i shkrete e ben ndonje veper, mbjell ndonje peme ne kopsht, sic thoshte nje prof.i yne dikur.

 smiley

Me gjithe qejf, Fin. Do te t'i dergoj fotot. Une shkoj cdo dy jave per t'i pare, dhe te siguroj qe vetem te shton gezimin, kur te perqafojne e te presin me mall. 

Eshte dhe nje grup tjeter, ne fakt, organizuar nga fondacioni Vodafone, qe shkojne shpesh dhe organizojne lojra aty brenda apo dhe i marrin femijet per t'i nxjerre shetitje a per t'i cuar tek lojrat. S'e ke idene sa kenaqen ata! Tani, ne vere, nje pjese e femijeve shkojne tek te afermit qe mund te kene, por pjesa tjeter rrine aty dhe mendo c'mund te bejne ata mbyllur brenda atyre mureve gjate gjithe kohes. 

Po c'memorandum mer aman! Qysh u dashka memorandum qe raca njerezore ta beje kete gje nga njerezilleku? Minimumi qe duhet, thjesht nga njerezilleku. Shume specie te botes shtazore kujdesen me vetemohim per te vegjlit e tyre... shqiptari ne krye te pushtetit qe vjel taksat e 4 miljon shqiptareve dhe bizneseve, te mos kete njecike njerezillek?

turpi me i madh eshte!

klithmen e jetimit dhe vejushes JHWH e degjon menjehere!

qeveri funderrinash te degjeneruar!

Buall Mavria pellet gjithmon per shtetin social , mirpo keto skena, shtresa dhe geto flasin per te kunderten. 

Ky eshte problem social teper i mprehte per arsye se legjislacioni modern bashkohor i perkthyer nga vendet e industrializuara nuk ndihmon shume ne rastin e shqiperise.Sipas ligjit ne moshen 18 vjecare individi konsiderohet i rritur qofte jetim apo irritur ne nje familje normale shteti nuk ka me pergjegjesi per te.ne kushtet e shqiperise per shkak te ekonomise nje 18 vjecar nuk eshte ne gjendje te gjeje pune dhe te siguroje jetesen e tij.Edhe ne Amerike eshte e veshtire per nje person te asaj moshe pa perkrahje familjare te caje vete ne jete.ne Shqiperi ku nje pjese e mire e suksesit ne jete i detyrohet lidhjeve familjare e shoqerore kuptohet jetimet ngelen prapa qe pa filluar jeten mire.Moshataret e tyre edhe pas mbushjes se moshes 18 vjec vazhdojne te jetojne me prinderit deri sa jane gjendje te ecin vete ne jete jetimet nuk e kane kete favor.Situata komplikohet edhe per shkak te defekteve te sistemit arsimor i cili nuk u jep te rinjve aftesite e duhura per te mesuar zanate te mirepaguara me te cilat ata te mund te perballojne jeten.Duke shtuar ketu edhe mentalitetin shqiptar i cili i shikon jetimet me perbuzje perspektiva e ketij grupi social behet edhe me e zymte.Une vete nuk kam asnje ide si mund te zgjidhet ky problem por ata qe i kane dale per zot vendit bejne mire ti kushtojne vemendje nese nuk duan qe nga rradhet e ketyre njerezve te dale brezi tjeter i  hajduteve prostitutave dhe vrasesve me pagese.

Disa prej tyre janë bërë prindër me fëmijë, por kanë mbetur të pashpresë e të braktisur nga shteti.

po pse edhe keta jetime jane?  s'ka pune jetim-lleku ne kete rast. ketu shteti duhet te krijoje struktura sociale qe letesohjne jeten e te varferve ( jetime ose jo). si p.sh. ngritja e komplekseve me qira te reduktuar apo falas, dhe te tjera ndihma ne ushqime. 

Shtet VK mnjf. Shtet dallkauk, injorant deri ne kulem, shtet rrugac anti-social.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).