Nën drejtimin  e Kryeministri Berisha u zhvillua sot, mbledhja e Këshillit të Ministrave, e cila vendosi për zbatimin e ligjit të parlamentit për buxhetin e shtetit dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve në Republikën e Shqipërisë.

Duke e cilësuar këtë mbledhje, si mbledhjen e dytë më të rëndësishme të vitit, kryeministri u shpreh se ky vendim është i pazakontë, në një kohë kur Evropa dhe bota është përfshirë nga kriza e thellë ekonomike dhe financiare e këtyre tre viteve të fundit.

Duke theksuar se kjo rritje vazhdon tashmë prej 6 vitesh në Shqipëri, Kryeministri Berisha u shpreh se kjo politikë bazohet tërësisht në suksesin e modelit ekonomik të mazhorances dhe të kësaj qeverie. “Është ky model ekonomik dhe performanca në këtë model, ajo që ka bërë dhe bën të mundur rritjen konstante dhe të përvitshme të rrogave dhe pensioneve.  Jashtë kësaj performance, jashtë suksesit të modelit ekonomik ekzistues, rritja  e rrogave dhe pensioneve do të ishte tërësisht e paimagjinueshme” u shpreh kryeministri.

Kryeministri tha se në sajë të këtij modeli të suksesshëm ekonomik, i cili përfshin politikën për uljen e taksave është krijuar në vend, një liri fiskale, ndër më të lartat në Evropë dhe në botë, e cila bëri të mundur që në katër anët  e vendit, pavarësisht nga distanca,  të dyfishohej dhe të mbi dyfishohej numri i bizneseve.

Kryeministri theksoi se me këtë rritje nuk shkelet asnjë marrëveshje e qeverisë me FMN-në dhe se qeveria ka marrëdhënie të shkëlqyera me FMN, BB dhe të gjitha institucionet financiare, ndërkombëtare. “Me këtë rritje edhe njëherë dua të theksoj se nuk shkelim asnjë marrëveshje me FMN, por dua të informoj  shqiptarët se para  vitit 2006, rrogat dhe pensionet, jo vetëm nuk siguroheshin me të ardhurat buxhetore, por një pjesë e kredive përdorej për financimin e tyre. Megjithëse kemi investuar miliarda euro dhe nuk kemi përdorur një qindarkë për rroga dhe pensione, borxhi publik do të jetë 59.7 %, nuk rritet më. Ky është zotimi ynë para partnerit tonë të shkëlqyer FMN”, tha kryeministri.

Në këtë kontekst, kryeministri u shpreh se pretendimet e opozitës “se jemi në prag të katastrofës” janë sa të pavërteta, aq edhe të pashpirta. “Është e dhimbshme kur sheh se si kundërshtarët tanë të vetmit në Evropë dhe në botë kundërshtojnë me vendosmëri rritjen e rrogave dhe të pensioneve.” tha kryeministri.

Në fjalën e mbajtur, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha u shpreh:

“Kjo është mbledhja e dytë më e rëndësishme e vitit, pasi në këtë mbledhje ne vendosim zbatimin e ligjit të parlamentit mbi buxhetin e shtetit, vendosim rritjen e rrogave dhe pensioneve në Republikën e Shqipërisë.

Ky vendim sot është një vendim shumë i pazakontë për shkak të krisës së thelle ekonomike dhe financiare që ka pllakosur Evropën dhe botën, tre vitet e fundit dhe që tashmë po kulmon me krizën e borxheve, po kaq apo më thellë tronditëse, se sa ajo e flluskave të mëdha financiare. Pra ky vendim tingëllon paradoksal, tingëllon në kundërrymë, pasi rregulli i sotëm është jo rritja, por ulja shumë domethënëse e rrogave dhe pensioneve dhe në variantin më të mirë, ngrirja  e tyre, ndërsa ne, për të 6 vite me radhë vazhdojmë rritjen më te madhe te rrogave dhe pensioneve, në përqindje, se çdo vend tjetër në Evropë, por dhe më gjere.

Në 6 vite rrogat e arsimtarëve, krahasuar me rrogën fillestare rriten në masën rreth 120 %, po kaq rriten dhe rrogat  e infermierëve, e mjekëve, mbi 100 % ritet rroga mesatare, rriten mbi 120 % të gjitha pensionet e ulëta në Republikën  e Shqipërisë që kanë qene pensionet e fshatit.

Kjo politikë theksoj dhe njëherë bazohet tërësisht dhe kryekëput në suksesin e modelit ekonomik të kësaj mazhorance dhe të kësaj qeverie. Është ky model ekonomik dhe performanca në këtë model, ajo që ka bërë dhe bën të mundur rritjen konstante dhe të përvitshme të rrogave dhe pensioneve. 

Jashtë kësaj performance, jashtë suksesit të modelit ekonomik ekzistues, rritja  e rrogave dhe pensioneve do të ishte tërësisht ne paimagjinueshme, rritja e rrogave dhe pensioneve do të ishte e zëvendësuar me ulje të përvitshme dhe maksimumi ngrirje të tyre, por e vërteta është se funksionimi i reformave ekonomike që ne kemi ndërmarre, perfomanca ekonomike ka bërë të mundur këtë vendim 6 vite me radhë dhe do të vazhdojë ta beje.

Ne vendosim sot, rritjen e të gjitha rrogave dhe pensioneve të vendit sepse të gjithë treguesit e kësaj ekonomie dëshmojnë sërish se ekonomia e vogël shqiptare, por e gjallë, dinamike dhe entuziaste do të kryesojë rritjen ekonomike në Evropë; tregojnë se jo vetëm, nuk ka patur dhe nuk ka shenja recensioni, e cila është baraz me krizë, por përkundrazi në rast se rritja në vitin 2009, në vitin më kulmor të krizës ishte 3,2 % , këtë vit ajo parashikohet të jetë rreth 5 % , pra ka një ngjitje.

Theksoj dhe njëherë se kjo rritje nuk është një çështje zemërgjerësie. Ajo ekziston dhe duhet të ekzistojë. Qeveria duhet të udhëhiqet nga parimet e njerëzisë e dhembshurisë , e solidaritet e ndarjes më të mirë të të ardhurave, por këto nuk mjaftojnë, këto do të ishin të gjitha në letër, në rast se modeli i ekonomisë shqiptare nuk do të ishte model i vërtetë suksesi.

Ne rrisim sot rrogat dhe pensionet, në një periudhë kur kriza e borxheve ka tronditur dhe po trondit në themel tregjet evropiane dhe botërore sepse ne vendosëm ekonominë tonë, kohë para krize, në parime të reja funksionimi. Së pari, ne i dhamë vendit qeverinë e vogël, të gjithë punonjësit e sektorit privat duhet ta dinë, të gjithë sipërmarrësit shqiptarë duhet ta dinë se administrata shtetërore peshon në shpatullat  e tyre 50 % më pak, se në çdo vend tjetër të rajonit, qoftë kjo “per kapita” , qoftë dhe jo “per kapita”. Ne, megjithë rritjen agresive të rrogave dhe pensioneve mbetemi një qeveri  e vogël, pasi shpenzojmë për to rreth 6 % të prodhimit të brendshëm dhe kjo është një arritje  e madhe, është një arritje e jashtëzakonshme, kjo sepse ne kemi bërë shkurtimet e nevojshme në administratë, por kjo edhe sepse ne kemi ndërmarrë dhe privatizimet më agresive, më të shpejta, më të suksesshme, duke reduktuar në mënyrë drastike sektorin publik të vendit. Korporatat që ne privatizuam, jo vetëm në Shqipëri, ju garantoj, por edhe në shumë vende të tjera, korporatat publike janë “mamuthë korrupsioni”, ku të gjithë ndukin, shkulin sa munden si në prona të askujt. Natyrisht kjo nuk ndodh në vendet më të zhvilluara, por në vende të tjera po. Prandaj privatizimi që bëmë ne  i nxorri këto korporata nga një lukuni  e papërmbajtur korrupsioni dhe dora dorës do të përmirësoje menaxhimin e tyre.

Modeli ynë funksionoi dhe është model suksesi sepse ne me një vendim shumë të guximshëm ulëm taksat më shumë se çdo vend tjetër në Evropë; ne ulëm taksën  e tatim fitimit, nga 25 % në 10 %; ulëm tatimin mbi të ardhurat personale, nga 23 % në 10 %; kemi shndërruar në zero apo në një euro me dhjetëra e dhjetëra tarifa; ne kemi ulur, me vendimin  e parë që ka marrë kjo qeveri, në javën e parë të saj, në vitin 2005, me 50 % taksën  e biznesit të vogël. Ne kemi ulur nga 32 % në 15 % kontributin e sigurimeve shoqërore, ne hoqëm fare taksën që paguajnë për mallrat e importuara për regjim përpunimi në vend, pra ne kemi krijuar një liri fiskale ndër më të lartat në Evropë dhe në botë dhe kjo liri fiskale bëri që në katër anët  e vendit pavarësisht nga distanca,  numri i bizneseve të dyfishohej dhe të mbi dyfishohej. Politika e taksave të ulëta është një nga kushtet më kryesore për zhvillimin e biznesit.

Ky ishte një revolucion i vërtetë fiskal, modeli ynë  ekomomik  është  një model suksesi të vërtetë sepse ne bëmë gjithçka për të zhdukur barrierat burokratike ndaj biznesit dhe afarizmit në tërësi. Shqipëria sot është  vendi me nivelin më të mirë, qëndron 27 % më lart si mesatare, në vendet më të zhvilluara të botës në regjistrimin e biznesit; qëndrojmë 5 % më lart se vendet më të zhvilluara atë botës, anëtare të OECD, për investime në sektorë të ndryshëm. Shqipëria është një nga vendet me garancitë më të mëdha për investime të huaja, është një nga vendet me kushtet më të mira për kreditin, pra krijimi i një mjedisi lehtësues në rrafshin burokratik për biznesin; aplikimi i parimit “heshtja është miratim” apo i nismës 1 euro për kontrata toke deri dhe në 1000 ha apo dhe 2 mijë ha, për qëllime bujqësore, industriale apo dhe turistike, pra të gjithë këto bënë që të dhjeterafishohen investimet e huaja në këtë vend. Të gjitha këto bënë dhe ky model bëri që, jo vetëm të mos rritet, por edhe të ulet progresisvisht papunësia. Ky model bëri që në tre vite, sipas anketës së BB të ulet me 33 % varfëria. Ky model bëri që po sipas kësaj ankete, mjerimi apo varfëria  e skajshme që ishte 4,3 % të zbresë në 1.4 %, pra të ketë zbritjen më dramatike. Ky model bëri që të trefishohen eksportet e vendit, këtë vit, krahasuar me 5 vite më parë. Ky model bëri që të ardhurat buxhetore të rriten nga 97 miliard lekë, që ishin nga taksat dhe tatimet në vitin 2004, në 188 miliard lekë në vitin 2009 dhe rritja në vazhdim.

Modeli ynë ekonomik bazohet në investime të mëdha dhe kjo përbën një nga shtyllat e rëndësishme te suksesit të tij. Asnjë vend nuk ka investuar në % të prodhimit të brendshëm saç ka investuar dhe investon Shqipëria. Nga 2400 km rrugë të asfaltuara, në fillim të vitit 2006 u asfaltuan edhe 8 mijë km të tjera, sa që në zgjedhjet e fundit kundërshtari im u deklaronte zgjedhësve prore, se unë udhëtoja me helikopter, ndonëse u kisha thënë se votat janë në tokë, nuk janë ajër, nuk mund të udhëtoj unë me helikopter, fushata është për vota nuk është për panorama.

Pra, sot në sajë të këtyre investimeve, 98 % e shqiptarëve kanë ujë të rrjedhshëm , nuk e kanë 24 orë, por kanë ujë të rrjedhshëm. Sot, në sajë të këtyre investimeve mbi 1200 shkolla në mbarë vendin u ndërtuan dhe rindërtuan. Sot, në sajë të këtyre investime janë ndërtuar dhe po ndërtohen në mbarë vendin sistemet e kanalizimeve, janë ndërtuar dhe janë në ndërtim e sipër 14 impiante të mëdha të ujërave të zeza dhe unë ju garantoj se së shpejti detet dhe liqenet e Shqipërisë do të jenë ndër më të pastrit në Evropë.

Por, problem është se e tërë Shqipëria shihet për fat të keq, në një kënd të ngushtë, prandaj ju ftoj për ta njohur vendin. Modeli ynë ekonomik është model suksesi. Të mos harrojmë se në fillim të vitit 2006, treguesi i përdorimit të internetit ishte ndër më ultit në botë, ishte i tillë sikur ne të ishim një komb në një planet tjetër dhe jo në Evropë, ishte gjithsej 4.8 % . Sot është mbi 50 % dhe kjo që them është e vjetruar sepse dje, ministri Pollo dhe drejtori i përgjithshëm i postave informuan vendin, se me vendosjen  e internetit falas në të 510 zyrat postare te vendi, rreth 2,2 milion shqiptarë, në një hark kohor të shkurtër kanë përdorur internetin. Qeveria u përqendrua me të gjitha potencialet në nismën “Shqipëria në moshën dixhitale”. Një skepticizëm masiv u induktua nga opozita dhe media rreth këtij projekti. Ironira, sarkazma e shoqëruan shpalljen  e tij, por sot është një realitet më të bukura, më të rëndësishme të këtij vendi. Kudo që të udhëtosh me i-pod tënd të hyn në valë rrjete, që natyrisht ndonëse nuk e ke password-in, fakti që ato hyjnë tregon që ato ekzistojnë në çdo kilometër, por mos harroni se qeveria ka bërë gati dhe po bën gati kurrizoret kombëtare, të cilat do të mund të furnizojnë internet me bazë super të gjerë, në të katër anët  e vendit. Pra hi-tech, infrastruktura moderne janë bërë faktorë shtesë të rritjes ekonomike të vendit, janë bërë një mbrojtje e vërtetë e vendit ndaj recensionit.

Modeli ynë funksionoi dhe ështe model suksesi sepse në një hark kohor, më të shkurtrin, mbi njëmbëdhjetëfishoi numrin e turistëve dhe vizitorëve në vend. Shumë vite më parë kam vizituar një nga ishujt më të njohur të Azisë, i njohur për potencialin e tij turistik dhe kur kolegu im më thotë se 10 vjet më parë numri i turistëve ne atë vend kishte qenë 200 mije dhe atë vit që ishim ne parashikohej 1,3 milion, ajo mu duk një gjë e jashtëzakonshme atëherë, një kapërcim ylberi në kuptimin e vështirësisë.

Shqipëria, jo në 10 vjet, por në 5 vite  e rriti mbi 11 herë numrin e turistëve dhe të vizitorëve të saj dhe kjo absolutisht falë suksesit të modelit ekonomik, i cili bëri të mundur  me një shpejtësi të madhe të ndërtohet dhe të rindërtohet një infrastrukturë tërësisht moderne, në të gjithë ultësirën bregdetare te vendit, bëri të mundur që ky vend të ketë ndër shërbimet më të mira në gastronomi dhe fusha të tjera sepse pa këto, turistët do të ishin dhe ata ekzotikë. Pra, natyrisht modeli  ekonomik funksionoi dhe u faktua si një model suksesi, falë përkushtimit të mijëra punonjësve të kësaj administrate në të gjithë sektorët, të cilat shndërruan reformat  e kësaj qeverie në kredo dhe moto të gjithë veprimtarisë së tyre. Pa punën, përkushtimin, aftësitë  e tyre, ky model nuk do të mund të qëndronte, sepse vendosja  e tij ka kërkuar qindra dhe mijëra vendime, ligje, amendime, zbatime.

Dhe me këtë rritje edhe njëherë dua të theksoj se nuk shkelim asnjë marrëveshje me FMN, por dua të informoj  shqiptarët se, para  vitit 2006, rrogat dhe pensionet, jo vetëm nuk siguroheshin me të ardhurat buxhetore, por një pjesë e kredive përdorej për financimin e tyre. Borxhi publik, për të cilin flasin sot, kritizerë të pabazuar, ishte 72 %, deficiti buxhetor ishte 7,8 % . Kjo është e vërteta e kuadrit makroekonomik që ne gjetëm në shtator të vitit 2005 dhe megjithëse kemi investuar miliarda euro dhe nuk kemi përdorur një qindarkë për rroga dhe pensione, borxhi publik do të jetë 59.7 %, nuk rritet më. Ky është zotimi ynë para partnerit tonë të shkëlqyer FMN.

Deficiti buxhetor nuk rritet dhe nuk do të pranojmë të rrisim, por shkurtojmë shpenzimet administrative, në mënyrë që ne të qëndrojmë besnikërisht në një deficit buxhetor, jo mbi 3.5 % dhe ky është një zotim solemn dhe një ligj i kaluar në parlament dhe ne nuk po e lëvizim, nuk po e ndryshojmë. Në shtyllat kryesore të stabilitetit makroekonomik, ne qëndrojmë pikë për pikë siç eshtë votuar në parlament dhe siç jemi marrë vesh me FMN. Por, po në këtë ligj,  po aty ku kemi miratuar borxhin 59,7 %, po në të njëjtin ligj ku kemi miratuar inflacionin 3 % dhe deficitin buxhetor 3.5 % , po aty kemi miratuar rritjen e rrogave dhe pensioneve. Parlamenti e ka votuar atë, ndaj dhe ne po i përmbahemi ligjeve të vendit, po i zbatojmë ato.

Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me FMN, BB dhe të gjitha institucionet financiare, ndërkombëtare. Dua ti informoj shqiptarët se suksesi i projekteve në Shqipëri, suksesi i vërtetë i zbatimit të projekteve në Shqipëri ka bërë që këtij vendi ti ofrohen financime të leverdishme nga shumë institucione, por ne jemi të angazhuar të mos rritim borxhin, por ti qëndrojmë atij që kemi shpallur dhe bëjmë shumë mirë, sepse sot borxhet janë bërë  një problem madhor, sepse ne vërtetë mund të bëjmë një ndërtim më shumë, duke marrë borxhin, por dënojmë, kërcënojmë sektorin privat sepse performanca apo kredibiliteti i sistemit bankar vihet në dyshim, në rast se vendi do të rrisë borxhin. Ju e shihni se disa kompani reitingu me emër në botë, e kanë borxhin dhe qëndrimin ndaj borxhit, si kriter kryesor për vlerësimin e perfomancës bankare, performancë kjo jashtëzakonisht e rëndësishme dhe unë dua të falënderoj bankat  e vendit, të cilat po performojnë në një mënyrë mjaft dinjitoze. Unë dua ti falënderoj ato edhe për nismën që ato kanë ndërmarrë dhe po vazhdojnë, për uljen e pagesave për transaksionet. Sot janë një seri shërbimesh që kryhen falas në këto banka.

Pra pretendimet se jemi në prag të katastrofës janë sa të pavërteta aq edhe të pashpirta Është e dhimbshme kur sheh se si kundërshtarët tanë, të vetmit në Evropë dhe në botë kundërshtojnë me vendosmëri rritjen e rrogave dhe të pensioneve. Pikërisht këtë vit, për të shmangur kundërshtimin e tyre, se do të thoshin që kjo rritje po bëhet për zgjedhje, e shtymë. U bënë dhe zgjedhjet, por sërish ata ngrihen dhe bëjnë Kasandrën me parashikime halucinante për ekonominë shqiptare. Në vitin 2009 u thanë shqiptarëve se Shqipëria nuk do të ketë para për ngritjen e rrogave dhe pensioneve. Në vitin 2010 u thanë se rritja e rrogave dhe pensioneve ishte një krim i shëmtuar. Por në vitin 2011 deklaruan se kjo do të sjellë krizën greke. Vazhdon motoja se “fajin  e ka Saliu”. Kur nuk nxjerr mësime këtë do të bësh. Sipas tyre kjo do të thotë se fajin e ka qeveria që po rrit rrogat dhe pensionet . Faje të tilla le të ketë kjo qeveri sa më shumë.  Ne do ti rrisim rrogat dhe pensionet sa më shumë . Kjo është politikë konstante  e kësaj qeverie. Gjithë jetën time kam besuar se vendi pasurohet kur pasurohen njerëzit, dhe se kurë një vend dhe një komb nuk mund të pasurohet duke shkatërruar të pasurit, përkundrazi suksesi i tyre është suksesi i begatimit të vendit, por do ta modifikoj pak mendimin tim, opozita e pasur qenka problem për vendin. Kur ke një  opozitë që kryesohet nga miliarderë, rritja  e rrogave dhe pensioneve është një krim. Kur ke një opozitë që kryesohet nga miliarderë, natyrisht rritja  e rrogave dhe pensioneve është katastrofë, kur ke një opozitë që kryesohet nga miliarderë, të gjithë zhvillimin e madh me rreptësinë e disiplinës fiskale të autoriteteve fiskale, se e bëjnë ato ligjin, por politikat nuk kanë parasysh një individ të caktuar apo grupe të ngushta. Politikat u adresohen qytetarëve në tërësi.

Ndaj dhe uroj të dalin nga ky spiral, se të kundërshtosh rrogat dhe pensionet, rritjen e tyre, pothuajse i mohon vetes autoritetin moral që ka opozita, se ku e gjen atë shpirt , ku e gjen atë moral, që duke qenë në opozitë të shpallësh katastrofike, politikën e rritjes së rrogave dhe pensioneve. Këtë e bën vetëm po të bazohesh në parimin që “unë të kem dhe ai të mos ketë”, por kjo nuk funksionon .

Edhe njëherë, në një vend që nuk është ende i pasur, opozita e kryesuar nga miliarderë përbën një problem, problem në vlerësim, problem në gjykim, por pavarësisht nga kjo ne, rrogat dhe pensionet do ti rrisim. 

49 Komente

Fjalimin e kryeministrit mund ta kontestojme tek tuk per mosperputhje kendveshtrimesh por ne pergjithesi eshte fjalim pozitiv, shpresedhenes dhe entuziast. Kjo eshte klima qe i duhet Shqiperise dhe jo dhuna psikollogjike e rruges se vetme -drejt humneres qe perfaqezon Opozita e 99-cave!

kev

 Fjalimi i shokut Enver i dha hov zemrave tona, ai na mbushi me gezim, entuziazem e hare. Kjo eshte klima qe i duhet shqiperise socialiste, jo rruga e shtrember revizioniste e tradhetareve qe shiten per 30 aspra.

 

Ja si ndryshojne kohet por jo njerezit ne vendin qe njihet si shqiperi.

Romak, Nqs. per ty, koha e demokracise perkthehet ne ambicjen per Kritike dhe Pezmatim per cdo cmim atehere kjo eshte tregues i epokes ne te cilen koncepton apo izolon trurin tend kunder emacipimit. Romaket kane qene shoqeri grindavecesh e kriminelet me te medhenj te kohes... Me duket se te kam shkruajtur njehere se niku yt perkon edhe me stadin tend personal.

.... smiley Kete kane nevoje njerezit per fjalime te bukura?.....Edhe Kim Jong,Mughabe apo Lukashenko kur dalin edhe japin fjalime; Jane pozitive, entuzjaste te cilet ju drejtohen nje popullsie barkthare dhe pa te ardhme....Puna eshte tek alternativat reale qe ju jepen njerezve dhe jo demagogjise idjoteske Koreano Verjore

Ne nje kohe kur  ne bote ka kriza papunesi inflacion Shqiperia socialiste lulezon .Ajo ecen e sigurte drejt se ardhmes se ndritur...

Shkemb Graniti ne brigjet e Adriatikut  .. smiley

Merrja 10 me kete mbyllje ne hartime smiley

 Modeli i "sukseshem " i Sali Berishes nuk eshte i sukseshem sepse Sali Berisha nuk thote as nje fjale per rritjen e indeksit  te cmimeve.

As nje fjale per inflacionin, per rritjen e papunesise, per rritjen e numrit te te pastreve, per rritjen e varferise se tejskajshme!

 Veriu

viti 2010, shtator/ http://www.youtube.com/watch?v=p6paDgIQWYI

Jugu

2010 shtator/ http://www.youtube.com/watch?v=otGtEJ3mgLw&feature=relmfu

 

http://www.youtube.com/watch?v=7CtV6r0QsCk&feature=related

Varferi ne Mat (Burrel)

http://www.youtube.com/watch?v=hBGYkV6VUyg&feature=related

http://www.youtube.com/watch?v=QpNq1WFjmUc&feature=related

Mamurras

http://www.youtube.com/watch?v=zhmpUkT2fsA&feature=related

 

Levan

http://www.youtube.com/watch?v=Nj_gzGHwoZU&feature=related

Seman Fier

http://www.youtube.com/watch?v=Mz4dpEpdiio&feature=related

Mat

http://www.youtube.com/watch?v=slV-9otSSlw&feature=related

Shkoder

http://www.youtube.com/watch?v=6jYfaCN4npc&feature=related

Ne qiell te hapur

http://www.youtube.com/watch?v=aMKfcFRytNI&feature=related

ne vendosim zbatimin e ligjit të parlamentit mbi buxhetin e shtetit

Ore e kapi njere kete pjesen hapese ku Kreu i Qeverise i jep vetes te drejten te vendose mbi zbatimin (ose jo) te nje ligji te kaluar nga Parlamenti? smiley

 Qeveria e ka vertet tagrin per rritje ose jo te rrogave, taksave etj, por a ka dhene sqarim ne Komisionin Ekonomik te Parlamentit, qe eshte nje nga dhomat/organet me te larta te shtetit Shqiptar, a ka marre konsesusin e tyre. 

Po per ate shtrese qe s'po marrin akoma pension, dhe qe jane shume, a ka menduar qeveria tu japi diçka, apo do vazhdojne keshtu pa perkrahje e pa pension. 

Po Grigor Zaharise, pse ia ka nderprere pensionin para nja ca vjetesh dhe s'po ia jep, per ç'arsye. A ka drejtesi aty apo jo. 

Si feste qe e kemi ne ketejza na lejohet qe per "meze'" te kemi keto debilitetet  e Mullah Berishes  qe nuk rri dot pa lexuar sure nga te KM , ku Bodja qesh besoj "pak nen mustaqe". Vetem qesh se atij ja njohin shume mire rrolin si ....lere per sot se eshte Feste smiley

qeveria ka bërë gati dhe po bën gati kurrizoret kombëtare,

Cfare jane keto se ky i fandaksur ka per borxh te llafose ne shqip edhe per barkoret lokale ...boll t'ja fuse ne vesh nje fjale te re , ndonje qe merr vesh nga high teknolgia  dhe ne sulm kye ...se iPodi zotnie smiley

Pra hi-tech, infrastruktura moderne janë bërë faktorë shtesë të rritjes ekonomike të vendit, janë bërë një mbrojtje e vërtetë e vendit ndaj recensionit...

nejse pa i zgjatur tek ...recensioni smiley....qe besoj as ja ka idene pse e perdor , nje pejeteje te thjeshte ketyre shefave te entuziazmit te vuvuzelerise ne PPU si perfaqesues te k /ministrit te modelit ekonomik te druarrorreve dhe kurrizoreve  , dmth USA dhe te tjere nuk kane iPOD-e dhe hi-tech qe nuk e protektoruan ekonomnine ?

Modeli ynë ekonomik bazohet në investime të mëdha..... thote solemnisht tashme i njohur si  Mashtrues , qe patjeter me investime te medha nenkupton "borxhet " qe gjysmat pastaj i vjedh dhe me vone pret shirita si per " Se rruga e kombit zotrie " "se 2400 km rruge zotrie , nga Kreu i Lugjit  ne bith te Lugjit ".... e pambarim vjedhje kilometrash me rruge .....megjithate hajde mo kur gjerat shijojne praktikisht he per he si ......rritja e rrogave e pensioneve pa inflacionin e parase , si me " letra me vërë " , le ti pranojme se jane sukses.

Po pse ore , njeher nuk kemi lexuar nga keta te fandaksur....

Nga i gjejne PARATE keta kur nuk prodhojne asgje ???

Per cfare prodhimi Kombetar e ka fjalen kye , se qe eshte mashtrues as qe ka diskutim , por qe del e bertet edhe si "budalla ekonomik " ??? eshte e pakuptueshme  pse e tall BODJA ne kete fare menyre dhe e lë të shijë si kali në lëmë  me hingellima sa qe po gajas edhe fqinjet.

Rritja e pagave eshte bazuar mbi rritjen e qendrueshme qe ka patur ekonomia shqiptare ne gjithe keto vite. Per rritjen ekonomike mund te kerkoni raportet e FMN, Bankes Boterore, EuroStat etj.

 po per ca l.. rritje flasim se ta heqin petllen keta, diku ne vlerat e inflacionit eshte 

po flas per rritjen e GDP reale.

Lere demagogjine Koreano Veriore tani se duhet krahasuar njekohesisht me rritjen e cmimeve...Fakti eshte se ishim vendi me i varfer dhe serish jemi vendi me i varfer ne Evrope..Ku ishe?..Ku vajte?...Asgjekundi

ore e ke konceptin e GDP reale apo jo???

eh,c'me ka gjet ! Sa ma rrit rrogen Sala 5% mua ,fap ajo shitsja te lagjia i rrit cmimet 5%...smiley

S'me le asnje dite, te gezoje per rritjen e rroges ....smiley

smiley

 

Po me mire mos i shif fare cmimet dhe je ne rregull... smiley, une per veten time kete punen e cmimeve si kushtoje rendesi.. kur me pyesin sa ishte paundi, une ngre supet..

Ketlin, mo me merr ne qafe me keto keshilla . Po si pashe cmimet , behem per te vene emrin ne liste, ndonje nje dite .smiley

Boll me bejne lemsh me te reja ,e te vjetra ...nje shitese i vendos cmimet me te reja ,nje tjeter me te vjetrat ....lere pastaj kur i vene ne euro smiley

 

Shifrat, skema e pensioneve ka falimentuar

 

 

Skema e Sigurimeve Shoqërore vazhdon të thithë nga viti në vit më shumë para nga buxheti i shtetit duke mos mundur të financojë në masën e duhur veten. Qeveria pritet të rrisë edhe më tepër subvencionet nga buxheti i shtetit në ndryshimet që do të kryhen, pasi në të kundërt, mijëra pensionistë rrezikojnë të marrin pensionin e tyre mujor. Kontributet që derdhen nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet vjetore të saj duke detyruar kështu qeveritë që në çdo vit kur bëhet hartimi i buxhetit të ndajnë edhe një shumë të posaçme për të mbuluar deficitin e skemës.

E njëjta gjë po ndodh edhe këtë vit. Skema e Sigurimeve Shoqërore pritet të mos mbulojë në një masë të madhe shpenzimet e saj duke detyruar qeverinë që të rrisë edhe më tepër subvencionet. Madje, mosrealizimi i të ardhurave pritet të jetë më i madh nga sa ishte parashikuar në fillim të vitit. Nisur nga kjo, ekzekutivi ka ulur edhe me 1.2 miliardë lekë pritshmëritë për realizimin e të ardhurave nga Sigurimet Shoqërore, duke i zbritur ato nga 51.2 miliardë lekë që ishte parashikuar në fillim të vitit në 50 miliardë lekë.

Parashikohet që deri në fund të vitit, shteti shqiptar të shpenzojë rreth 79.8 miliardë lekë për pensionet, nga të cilat 50 miliardë lekë arrihet të mblidhen nga derdhja e kontributeve. E gjithë diferenca prej 29.8 miliardë lekë do të transferohet nga buxheti. E thënë ndryshe, në çdo 10 mijë lekë pension që merr një i moshuar në vend, rreth 3 700 lekë atij i shkojnë direkt nga arka jonë e përbashkët, buxheti i shtetit.

Shuma e transferuar nga buxheti vjen edhe shtohet çdo vit për shkak të deficitit të lartë të skemës, pyetja është se deri kur do të vazhdojë buxheti të mbajë këtë barrë të rendë, e cila në vlerë është përafërsisht sa buxheti vjetor i Ministrisë së Shëndetësisë? Nëse qeveritë nuk subvencionojnë skemën me para nga buxheti i shtetit, ajo është e destinuar të falimentojë. Një ndër paralajmërimet më seriozë në lidhje me këtë çështja ka ardhur nga ish-përfaqësuesja e Bankës Botërorë në Tiranë, Kamille Nuamah një vit më parë, e cila kërkoi ndërmarrjen e reformave të qëndrueshme dhe afatgjata në këtë sektor.

Thuajse në të njëjtën linjë qëndron edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Madje, në konferencën e fundit për shtyp, kreu i saj për Shqipërinë, Geruin Bell i sugjeroi qeverisë që të rikthente masën 29.5 % të detyrimeve për kontributet e Sigurimeve Shoqërore duke e rritur atë me 5 % krahasuar me sot. Qeveria uli dy vjet më parë këto detyrime me 5 % duke shpresuar zgjerimin e bazës së kontribuuesve, e cila më pas do të rriste edhe të ardhurat. Efekti pozitiv i muajve të parë nuk u vijua edhe në vazhdim duke bërë që edhe kjo ndërhyrje e qeverisë të mos ishte e suksesshme në iniciativën për futjen e sa më shumë punonjësve në skemë.

 

Subvencionet e buxhetit për skemën e Sigurimeve Shoqërore

2007                       18 mld lekë

2008                       20.8 mld lekë

2009                       22.9 mld lekë

2010                       28.2 mld lekë

2011                       28.9 (+1.2)mld lekë

 

Subvencionet e buxhetit të shtetit ndaj skemës së Sigurimeve Shoqërore vijojnë të rriten nga viti në vit. Zakonisht, qeveria parashikon një vlerë më të ulët subvencioni gjatë hartimit të buxhetit, por tabelat e buxheteve (2008,2009, 2010) tregojnë një rritje të menjëhershme pasi ato janë rishikuar në mes të vitit.

 

Pagesa e kontributeve

15 % punëdhënësi

9.5 % punëmarrësi

 

30.1

miliardë lekë pritet të jetë me të cilën buxheti i shtetit do të subvencionojë skemën e Sigurimeve Shoqërore deri në fund të vitit 2011. Shuma është e përafërt me buxhetin vjetor të Ministrisë së Shëndetësisë

 

Sigurimet Shoqërore shtrydhin financat publike

TIRANË- Të ardhurat e skemës së Sigurimeve Shoqërore varen direkt nga kontributet që derdhin të punësuarit në shtet apo privat. Në kushte normale, rritja e numrit të të punësuarve apo atyre që futen në skemë, përkthehet në më shumë kontribuues dhe automatikisht në rritje të të ardhurave. Nëse i bazohemi të dhënave zyrtare në lidhje me punësimin dhe shpenzimeve të skemës së Sigurimeve Shoqërore vërejmë se rritja e të punësuarve nuk është shoqëruar me shtim të të ardhurave, përkundrazi. Duhet theksuar se gjatë kësaj periudhe, qeveria ka rritur pensionet duke rritur kështu edhe shpenzimet, por gjithsesi kostoja e rritjes së pensioneve (mesatarisht 2 mld lekë në vit) është e pakrahasueshme me masën e subvencionit që transferohet nga buxheti i shtetit.

Në kushtet aktuale, shuma e parave që hyn në skemë është më e vogël se shuma që del nga ajo.

Shifrat e papunësisë kanë ardhur në ulje të vazhdueshme gjatë këtij dhjetëvjeçari. Kështu përshembull, nëse në vitin 2 000 në Shqipëri papunësia në Shqipëri përllogaritej në 16.8 për qind, në vitin 2005 ajo zbriti në 14.2, një vit më pas arriti në 13.9 për qind e kështu më radhë deri në vitin 2009 ku pësoi një rritje të lehtë më vetëm 0.6 për qind. Të dhënat më të fundit nga INSTAT flasin për një rritje të mëtejshme të punësimit edhe përgjatë tre mujorit të parë të këtij viti, ku shifra e papunësisë ka zbritur deri në 13.4 për qind. Por nëse punësimi ka ardhur në rritje, shtimi i të ardhurave në skemën e Sigurimeve Shoqërore nuk është me të njëjtin ritëm me rritjen e shpenzimeve duke bërë mëse të domosdoshme mbështetjen me fonde të posaçme nga buxheti i shtetit. Kështu përshembull, në vitin 2007 qeveria ka ndarë për skemën e Sigurimeve Shoqërore rreth 18 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, në vitin 2008 shuma e subvencionit u rrit në 20.8 miliardë lekë, në vitin 2009 ajo arriti në 22.9 miliardë lekë, në vitin 2010 28.2 miliardë dhe pritet që në vitin 2011 të arrijë rreth 30 miliardë lekë. Sipas të dhënave, Instituti i Sigurimeve Shoqërore lidh çdo vit mesatarisht 20 mijë pensione të reja, të cilat ndahen kryesisht në pension pleqërie dhe invaliditeti, ndërkohë që numri i atyre që dalin nga skema (largimi nga jeta) është më i vogël.

Nëse ndiqet ky ritëm, një ditë buxheti nuk do të mund të vijojë më me mbushjen e gropës së të ardhurave që shkakton skema. Në këto kushte, edhe qeveria është e kapur në kurth dhe është e detyruar të vijojë subvencionet, pasi nuk mund të lejojë falimentimin e skemës, gjë e cila do të shoqërohej me probleme sociale, por edhe kosto politike. E vetmja zgjidhje sipas ekspertëve është futja në Shqipëri të sistemit tri kolonësh të pensioneve, i cili krahas atij shtetëror përbëhet edhe nga fonde private. 

 

 

Të punësuarit në vitin 2010 sipas sektorëve

18.1 % në shtet

26.6 % në privat

55.3 % në bujqësi

 

 

Camille Nuamah, ish-Përfaqësuesja e BB-së në Shqipëri

Çështja e pensionit në Shqipëri nuk është një çështje afatshkurtër por afatmesme. Ka gjasa që mënyra sesi sistemi aktual i pensioneve funksionon do të kalojë në deficit në periudhën afatmesme dhe afatgjatë dhe kjo gjë mund të trajtohet vetëm përmes reformave të qëndrueshme. Nuk është një gjë që mund ta mbyllni në 2015-ën dhe pastaj të rregullohet përmes reformave të tjera

 

Geruin Bell, kreu i FMN-së për Shqipërinë

Është e mundur që të mbahet ky nivel aktual i investimeve por në këtë rast do të duhej që pagat dhe shpenzimet e tjetra të mbaheshin konstante me terma realë. Por nëse kjo do të konsiderohej mjaft e vështirë, ka opsione nga ana e të ardhurave. Një masë mund të ishte heqja dorë nga ulja e normës së sigurimeve shoqërore (qeveria e uli me 5 % dy vjet më par&eumlsmiley, pasi nuk çoi në atë rritje të shpresuar në zgjerimin e bazës që paguajnë dhe gjithashtu do të ndihmonte për të ngushtuar deficitin e skemës së pensioneve.

 

37 %

e pensionit që marrin sot të moshuarit në të gjithë vendin financohet me para direkt prej buxhetit të shtetit. Qeveria pritet të subvencionojë skemën e Sigurimeve Shoqërore me rreth 30 miliardë lekë deri në fund të vitit. Ulen parashikimet për arkëtimin e të ardhurave nga Sigurimet Shoqërore, por nga ana tjetër INSTAT konfirmon rritje të punësimit në vend, ç’ka automatikisht do të përkthehej me rritje të të ardhurave në skemë, në të kundërt duhet pranuar rritja e numrit të të punësuarve në të zezë

 

Skema

Aktualisht, kontributet e Sigurimeve Shoqërore përbëjnë 24.5 për qind të pagës. Nga këto, 21.6 për qind shkojnë tek fondet për pensionet, 1.4 për qind për barrëlindje, 0.9 për qind për pagesë papunësie, dhe 0.6 për qind për aksidentet në punë dhe sëmundjet. Pjesën më të madhe të detyrimit e paguan punëdhënesi (15 për qind) dhe pjesën tjetër punëmarrësi (9.5 për qind) kësaj të fundit i shtohen edhe sigurimet shëndetësore me 2 për qind.

Shekulli

Kthe pergjigje, e ke konceptin e GDP reale? Nqs nuk e ke mos merr persiper te analizosh cdo gje. Te rekomandoj te lexosh paraprakisht.

Skema e pensioneve ka probleme edhe ne shume vende te tjera te Europes, jo me Shqiperia. Por kjo sdo te thote qe ne skemi rritje ekonomike stabel.

O shqiptar a kupton ti apo jo?...Ishim me te vaferit..Jemi serisht me te vaferit.....GDP rritet ne te gjitha "vendet ne zhvillim"(vendet e varfera). Eshte pjese e evolucjonit..Puna eshte fuqia blerese dhe rritja e cmimeve..Shqiptaret kane fuqine blerese me te ulten  ne  rajon dhe Evrope...(Dhe keto nga shifrat e INSATit se po te marrim shifrat reale dalin katastrofike dhe me nivel varferie afrikanesh)

o Shqiptar, po kjo sdo te thote qe skemi rritje reale ekonomike. Dhe per mendimin tim shume shpejt GDP per capita e Shqiperise do ta kaloje ate te Maqedonise, Malit te Zi dhe Bosnjes.

Gjithsesi, ne kemi rritje reale ekonomike (duke hequr efektin e cmimeve) dhe kete gje e ka deklaruar si FMN ashtu edhe Banka Boterore.

Ketu ke vendet me rritjen me te shpejte te GDPse..Te gjitha jane vende te botes se trete ku qytetaret jetojne ne skamje dhe varferi ekstreme...

tani te kalojme tek ky pretendimi yt per kalim te GDPse se vendeve te rajonit(te cilin e kemi degjuar ketu dhe 20vjet por serisht me te varferit jemi)..Tani po ti jap me shifra...Mi shpjego pak se si do ti arrijme fqinjet...  Faktet jane te hidhura dhe me duket se ti po e ndjek te kapesh trenin me gomarin cale te Berishes... smiley

Shqiperia

GDP - per capita (PPP): $7,400 (2010 est.) 

$7,200 (2009 est.) 

$6,900 (2008 est.) 

note: data are in 2010 US dollars

Maqedonia

GDP - per capita (PPP): $9,700 (2010 est.)

country comparison to the world: 112

$9,600 (2009 est.)

$9,700 (2008 est.)

note: data are in 2010 US dollars

Serbia

GDP - per capita (PPP): $11,000 (2010 est.) 

$10,700 (2009 est.) 

$11,000 (2008 est.) 

note: data are in 2010 US dollars

Kroacia

GDP - per capita (PPP): $17,500 (2010 est.) 

$17,700 (2009 est.) 

$18,800 (2008 est.) 

note: data are in 2010 US dollars

por kjo sdo te thote qe me kete rritje qe kemi ne krahasim me vendet e rajonit, per 2-3 vjet do ja kalojme.

Duhet pasur parasysh qe ne 1991 ne krahasim me vendet e rajonit ne e kishim GDP per capita 50 here me te ulet.

O shqiptar serisht..me 3.2% te rritjes se gdp dhe 5% te rritjes se pagave qysh do arrish nga 7.000 $ ne 10.000 apo 14.000$?...Po e ben si puna e votave ne KQZ ti?.. smiley 1+1=5

Rroga meastare e nje shqpitari eshte 200euro..Maqedonasi e ka 340euro...Ajo e serbit 500euro ndersa Kroati e ka 740euro...Me thua ti se qysh do ti kapesh keto rroga?...Me flamunjte blu te Berishes?...Apo me asfaltin e "Rruges se kombit"?

Te thashe dhe njehere nuk kapet treni me gomar...

Ekonomia qe te fuqizohet do alternativa dhe demagogji boshe...Ekonomia do njerez te pregatitur...Akom po mburreni me leket e asfaltit "te cilen po e quani rritje ekonomike"...Merni dhe ca borxhe te tjera bejini rrush e kumbulla qarkullojini nga nje xhep ne tjetrin dhe llogaritini si rritje ekonomike..Populli shqiptar po varferohet dita dites dhe ky eshte fak..Duhet te jesh miop,tuaf dhe tutkun te mos ta shikosh kete(mos e merr personale)

 Ky tipi i ben llogarite keshtu: Shqiperia per vitin 2011 rritje gdp me 4%. Jo me fal 5% se 1% qe hedhur 'gabimisht' te kolona e rritjes ekonomike te Serbise. Ja ku u kap Serbia katile.

Shqiperia per vitin 2012 rritje ekonomike prej 3%. Jo prit 5% se 1% qe llogaritur gabim te kolona e Malit te Zi kurse 1% tjeter qe hedhur gabimisht te kolona e rritjes ekonomike te Maqedonise. Ja ku u hudh tuc ene Mali Zi me kta Maqedonsat e degjenerum edhe arriti Shqiperia te gdp per fryme te $11 000 per vit.

Nderkohe robt blejne me liste edhe cigaret.

O Arti, qe shteti financon vetem me 29 miliard dhe 50 miliard mblidhen nga kontributet eshte lajm i mire.

Parashikohet që deri në fund të vitit, shteti shqiptar të shpenzojë rreth 79.8 miliardë lekë për pensionet, nga të cilat 50 miliardë lekë arrihet të mblidhen nga derdhja e kontributeve. E gjithë diferenca prej 29.8 miliardë lekë do të transferohet nga buxheti.

 

Ka gjasa që mënyra sesi sistemi aktual ....... do të kalojë në deficit në periudhën afatmesme.... e kam fshir e thjesht per pensionet jo pa qllim dhe jo se nuk jane edhe atio pjesa e "Modelit Ekonomik " te tamburexhijve .

Kjo thenie e zberthen shume mire se c'po ndodh ne Shqiperi . Ndersa per afatgjata do qe mire te kuptohej se kjo PD  e te tjera ka rrezik ta coje ne "katastrife " REALISHT ! Saliu me do shoke eshte i thenies se H.Isait .." Tiqe e mos e kput " Ne cdo vend e per cdo fushe qe te bisedosh me njerzit e tij "AFER " kane nje thenie ..."Te shtyhet ne KOHE " " ...Perse ?

Tjetri qe vjen ta gjeje Fakt te Kryer Marrezine  jo vetem Ekonomike , por ne rradhe te pare ate si faktori KYÇ , qe me patjeter do ta Rrezoje e ktheje ne Arsye ose shina Reale . Dhe ketu del ....Skenderbeu i dyte Historikisht pasi mundi baballaret ,  cliroi shqiptaret nga "diktatura zotrie " dhe "bani Parlament te rie zotrie "!

Vini re proceset gjyqesore , vini re proceset e pronesive , proceset zgjedhore etj etj .Vini re te mencurit e PD si operojne me terma si GDP.. ercet e te tjera kategori ekonomike , te vlefshme si ne Ujguri si ne USA e si ne ... Utah Pradesh ku rrembejn lumenjte nga tre miljone ne cdo permbytje .

GDP kishte edhe Mubaraku zotnie , po e kishte te vleresuar ne pasurine familjare . Si nuk merr njeri te nxjerre shifra KU i GJEN Parate ky dhe CFARE Prodhon ? Cdo gje atje dihet shume mire se ku mbeshtetet . Atje njerzit rropaten per buken e Gojes dhe ai Vend e ai Shtet aktualisht nuk ka asnje ELEMENT Prodhimi per tu analizuar si GDP , pervec fakteve te prodhimit te thjeshte ,si kategori ekonomike dhe e njohur ne teorine popullore si " Ha e dhit e mos u Rrit "! Sa sekuj do kjo lloj filosofie te arrije ne prodhimin e zgjeruar e le me ate te Integrimit me " shoqet e saj "

Art je shume i qarte ! Vetem do shtoja qe sa here te ndesheesh nga keto mendimet "ku di ti gjo mer Jahu " per GDP  me mire se gjithshka e zberthen 

http://youtu.be/oRqf_b5WVD8

 

Pjesa me madhe e fuqise aktive per pune ka emigruar.Ata qe kane mbetur nje pjese jane pa pune nje pjese punojne te zeze.Kuptohet qe skema e pensioneve nuk funksionon por eshte thjesht nje asistence sociale.Zgjidhja eshte qe te futen njerezia ne pune ne menyre qe te rritet numri i  kontribuesve.

ky flet si per pasneser mer vella

 po ore po, se nga njesi tek dyshi, rritja eshte 100%, nga 2 tek 3, bie menjehere ne 33% dhe nga 9 tek 10, shkon afer 10%, a e kupton tani rritjen e GDP, or kripe, se ne jemi krripe derri e ti po na mburresh me pordhet e kryeministrit.......po e thote FMN, edhe BB, po e thote mbi statistikat qe i dergon qeverria, se ti e di po aq mire sa une, se fuqia blerese e jona ka rene ne nivelet me te uleta, keto 10 vjete, kjo po qe eshte statistike, e mos na boj, trumbetime si ato te Klanit, qe mburrej se ne kishim çmime 40% me te uleta se mesatarja europiane, kur nderkohe te ardhurat e kemi disa fish po me te uleta se po keto vende..... e ku ishim asgjekundi.....

A e mban mend, se para tre vjetesh nafta ishte aty tek 1000 lek /litri, dhe ka shku tek 1600l/l, a e di se vaji i gjelles, para 4 vjetesh ishte tek 1600l/l dhe ka vajt 2500l/l, a e di ti se sheqeri ka qene tek 800l/ kg dhe ka vajt dhe ka vajt 1300l/kg, e sa e sa te tjera, kur dhe kosi nga 350l /gota ka vajt 550 leke, a e shef pra rritjen tone te modhe........ pse kjo eshte rritja jone???????

Olimbi, jeta s'eshte matematike.  E tha shkurt e qarte tjetri/a "duhet hequr efekti i cmimeve".   

+ 5 .. smiley

Po qe se e ke per mue zotni ..me te vertete une po flas per NESER qe te mos vrisni njeri tjetrin , se per Pasneser  .. s ' ma ha mendja te jesh gjalle te analizosh FMN e BB . E shqipo megallomani me " terma te MedHoja mer Jahu " sikur i ka qit nga hundet doktori smiley . Kolumbi e Ballkanit me ekonomiste GDP-je !!!!

 Si i tha ai i Pari Gjeneraleve ne repart

Me coni ate doktorin e repartit te me vizitoje femine se e kam me grip .

Shef . Po ai nuk eshte doktor per femijet . Ai eshte doktor shkencash ne konomi

C'me duhet mu " mer JaHu " ku osht doktor ai . A ka para titullin doktor !

 

 Kam pas njoft njerin dikur qe shiste plackat e shtepise per te blere droge dhe thoshte, "I'm making money man!". Ne fillim hoqi PlayStation-in, televizorin, pastaj me rradhe orendite deri tek xhupi i dimrit... "Making money man."

Paske pas shoqni mallistash. Gjynof.

 ja rritja ekonomike e Saliut dhe i Bodes.......ja rritja e pagave dhe e pensioneve......

 

Ekskluzive/ Zbulohet mashtrimi i qeverisë me rritjen e pagave dhe pensioneve

Qeveria vendosi të rriste pagat dhe pensionet në masën 4-6 për qind për periudhën që vjen. Deklarata dhe vendimi u mor nga kryeministri Sali Berisha në një moment që pranohet kriza ekonomike dhe një javë pas largimit të misionit të FMN-së. Këshillat ishin ulja e shpenzimeve, mosrritja e pagave dhe pensioneve dhe rritja e taksave.

Por kryeministri Sali Berisha vendosi të bënte tre gjëra të kundërta duke i sfiduar të gjithë. Agjencia jonë e lajmeve ka zbuluar mashtrimin e madh të kryeministrit, i cili si gjithnjë është i papërgjegjshëm dhe nuk i mban asnjëherë premtimet e tij. Për të kuptuar këtë mjafton të mbështetemi edhe në deklaratën e ministrit të Financave, Ridvan Bode sot, me të cilin Berisha ka pasur debate të ashpra pas largimit të FMN-së dhe rrezikon karrigen e ministrit. Bode tha se do të ulë shpenzimet prej 18 miliardë lekësh. Por si do arrihet kjo kur kryeministri tha të kundërtën.

Mashtrimi i parë është me pensionet e të moshuarve

Berisha tha se do i rrisë deri në 4 për qind. Çfarë ndodh, 4 për qind e një pensioni në qytet nuk shkon më shumë se 4 mijë lekë, kurse ai i fshatit edhe më pak. Mirëpo qeveria ka përfshirë një klauzolë kurth brenda kësaj kategorie. Nëse pensionistët do përfitojnë rritje 4 për qind, do u hiqet kompensimi i energjisë elektrike që përfitonin deri më sot. Dihet se kompensimi i energjisë për këto shtresa shkon në 5 mijë lekë. Pra kryeministri rriti pensionet 3-4 mijë lekë, por në të vërtetë do u mbajë pensionistëve nga 1-2 mijë lekë të vjetra nga kjo skemë e përgatitur. Llogarisni sa pensionistë ka vendi dhe hiquni nga shpenzimet e tyre 1-2 mijë lekë në muaj për të kuptuar rritjen reale të tyre. Nëse kanë marrë 100 mijë, tani do të marrin 99 mijë lekë në muaj.
Mashtrimi me rrogat

Një tjetër lëvizje surprizë por e fshehtë dhe me pasoja të mëdha në papunësi. Referuar sërish deklaratës së Bodes dhënë sot, nuk ka mundësi që 18 miliardë lekë të realizohen vetëm nga uljet e shpenzimeve në zëra operativë. Ministri vetë nuk shpjegoi as nga do gjenden paratë e rritjes se rrogave e pensioneve, as edhe si do ulen shpenzimet. Atëherë një tjetër mashtrim janë rrogat. Dihet se në arsim mësuesit i bie të përfitojnë deri në 6 për qind rritje rroge. Mirëpo nëse një mësues paguhet 350 deri në 400 mijë lekë, me rritje 18-24 mijë lekë, këtu mbahen edhe taksimet që shkojnë deri 5-10 mijë lekë dhe rritja reale mbetet 13-14 mijë lekë. Por nëse kësaj kategorie u rritet paga, një tjetre i shkurtohet vendi i punës. Çdo drejtori Arsimore në qarqe ka përgatitur lista surprizë për shkurtime vendesh pune në sezonin që nis në shtator.

Çdo qark parashikon deri në 100 shkurtime. Qarqet e vogla nuk bien nën 70 shkurtime. Mesatarisht llogariten mbi 1 mijë arsimtarë që u fluturojnë vendet e punës dhe renditen tek shtresat e të varfërve. Po tu zbresësh rrogat e tyre si më sipër, arrin në përfundimin që me këto shkurtime, jo vetëm kompenson rritjen e pagave të deklaruara nga kryeministri, por mbeten më para që konsiderohen ulje shpenzimesh. Por nga ana tjetër është rritur papunësia dhe niveli i varfërisë. Lëvizjet e kryeministrit janë “Kali i Trojës” për të cilat nuk dihet përse hesht Partia Socialiste. Një tjetër fat do të jenë shkurtimet e vendeve në administratë. Edhe kjo kategori pritet të përfitojë një rritje pagash, mirëpo shkurtimet do të jenë drastike në ministri, drejtori, institucione dhe pritet që ushtria e të papunëve buxhetorë, këtu do hyjnë dhe bluzat e bardha, të jetë me
të paktën 5 mijë të papunë.

Po për të vërtetuar këto lista do duhet të presim deri në muajin shtator, kur bilanci do të jetë dhe më i qartë. Më sipër analizuam vetëm dy kategori që janë dhe më të prekshmet si shtresa në vendin tonë, për të zbuluar se sa është rritja reale e pagave, çfarë fshihet pas tyre, si do realizohen shpenzimet e qeverisë në të vërtetë dhe si do plotësohen kushtet e FMN-së e duke ua hedhur shqiptarëve sy për sy nga një qeveri që të njëjtën gjë bëri dhe me piramidat në 1996. Berisha u tha shqiptarëve se paratë e tyre ishin më të sigurtat dhe të pastrat në botë, mirëpo ua mori më 1997 të gjitha pa dhënë asnjë llogari. Sigurisht që edhe tani nuk i jep llogari askujt me këtë lëvizje.

 

Problemi eshte kush do ta ndihmoje Shqiperine te dali nga kriza e mungeses se parave, e borxheve te medhaja qe ka ? Justifkimet nuk pijne uje deklaratat e Berishes jane retorike politike qe nje dite do ti vije fundi, bile i turpshem !

    smiley....Ha,ha, ha, rrofsh Art change ku e gjete kete pash zotin!  Ti e di qe ky bicikletes nuk di me i dhon, hic ,hic fare, ene kete qe e ka e mba vetem per plera, ama osht krenar, panvaresisht! 

 arto, mos e trash shume shoku, se i rast eshte........lol

U lodhem duke degjuar idiotesite e KIm Jongut Ballkanik...Po fenomeni me i cuditshem eshte se ka njerez qe e besojne...Mire ata qe punojne ne sektorin e agjitacjon propagandes po keta me flamure lara bala o do jene punonjes ambasadash ose "trushpelare" se nuk ka mundesi.. smiley ....(Salebanizimi po e radikalizon shoqerine shqiptare)...

 Dale , dale  se nuk ka  kufi e keqja.Aty  e kemi,  por  jo te gjithe e shikojne...

Është përuruar sot në Bushat të Shkodrës një vepër e madhe energjitike, hidrocentrali i Ashtës. Kompania austriake Verbund ka vënë në zbatim projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Ashtës në Bushat, Shkodër, në bashkëpunimin me kompaninë EVN. Ky projekt është një investim me vlerë rreth 200 milion euro që parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve Ashta1 dhe Ashta2, duke përdorur teknologjinë më të avancuar në këtë fushë.

Ja ketu kam dhe nje kokerr qershi per torten e mrekullise ekonomike shqiptare

Pavjonit Blu dhe Mberi Gafur i shpetuan ca detaje te vogla....

Mos u merzisni, Shqiperia ka rritje ekonomike. Merreni lehte. E di qe eshte e dhimbshme per ju.

Ti kripe me gjith numra  mrapa me gja si ajo historia e atyre qe kishin arritje me kripen e Vlores . Realizonin "arritje te larta"  pasi merrnin krypen e perfituar dhe e hidhnin ne det me strategjine .... I dham detit dhe tonelata krype

A ke ndonje llaf te RRITJEVE Ekonomike psh ne prodhimet qe ka krijuar Modeli i Berishes smiley .

Vetem te lutna mos permend Veprat qe la ish sistemi qe po shrytezohen e po vidhen barbarisht nga te "sukseshmit e " Qverise ne Diete , si kromet e energjine elekrike apo derivate te Telekomit qe po u dhurohen miqve te miqve .

Kuptohet qe perfshihen si suksese GjiFgande , edhe shndrimi ne GROPE  Haleje per plehrat e Napolit . Si nuk kini nje anal te suseshem te flase njehere Konkretisht pervec Left me ...yyyyyyy ne fund smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).