Tek e tek, si Arben Malaj edhe Kastriot Islami me "profesor" Meidanin janë individë mjaft të lëçitur dhe personalitete të spikatura në fushat e tyre të kompetencës. Çështja është se çfarë përfaqësojnë ata politikisht?

Fillimisht ish-presidenti, një "burrë zotni", sipas konceptit tradicional që i japin shqiptarët këtij përcaktimi, – duket politikisht më "naivi". Me nismat në të cilat ai është angazhuar, kryesisht në krah të sivëllaut Alfred Moisiu, të dy bashkë kanë krijuar një dyshe gati folklorike, që respektohet për hir të njëfarë protokolli nga ambasadorë të ndryshëm të vendeve perëndimore, të cilët herë pas here kalojnë disa orë përreth një tryeze të iniciuar prej këtyre të dyve. Por profili vetjak i shtruar i "profesor" Meidanit e bën atë të papërshtatshëm për vendimmarrje politike energjike, aq më pak për ndryshime radikale, siç kërkohet tashmë me të ashtuquajturën "platforma Malaj". Nga Partia Socialiste, zëra të ndryshëm e kanë akuzuar se për hir të një vendi pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të birin, ai është bërë më i influencueshëm prej së djathtës. Sigurisht, djali i profesorit diku do të punonte dhe ky është element i pamjaftueshëm për ta goditur atë politikisht. Çështja është se në të shkuarën politike të ish-sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste nuk gjejmë ndonjë precedent ku vetë profesori të ketë treguar ndopak "nerv" dhe vendosmëri. Thënë kjo, natyra e ekuilibruar dhe bagazhi i tij akademik janë mjaft tërheqëse për një bisedë intelektuale.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kastriot Islamin. Edhe ky është një njeri po aq i lëçitur, që ndihet mjaft komod me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në pritjet e ndryshme ku e thërrasin, galant me femrat ambasadore, frankofon për shkak të një specializimi pasuniversitar në Paris dhe që në ndryshim nga "profesori", ka më shumë nerv dhe di të shajë edhe me fjalë të pista. Por nga pritjet mondane të ambasadës amerikane apo franceze deri në baltën e bazës për t'i mbushur asaj mendjen se Rama e ka gabim, kjo do ca më shumë këllqe se kaq.

Përveç kësaj, matematikani Islami ka një handikap politik brenda partisë së tij: Ai ishte "truri" i 2009-s! Ishte ai që më 28 qershor dilte para kamerave të televizioneve në sallën operative të katit të katërt të selisë rozë, duke thënë se që aty kishte gjithçka nën kontroll.

Si bashkautor politik i Kodit Zgjedhor matematikanit Islami nuk i falet që, nëse vërtet e kuptoi si funksionon formula e De Hondit për shpërndarjen e mandateve, nuk këmbënguli për një koalicion me bazë sa më të gjerë. Gjë që në 2009-n e bëri zoti Berisha me 17 parti. Madje kur një deputet socialist e informoi Edi Ramën përpara zgjedhjeve se vetë Antonio Milloshovksi i kishte thënë se Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian dëshironte të hynte në koalicion me PS-në, Edi Rama iu përgjigj: "Kaçi thotë se nuk kemi nevojë". Epo ja që Kaçi u gabua, sepse "maqedonasit" morën 1043 vota në rang vendi, nga të cilat 635 vetëm në Korçë.

Kaçi qysh atëherë i ka shpeshtuar daljet private në krah të Kryeministrit apo njerëzve të afërt me të dhe u radhit që në fillim me lëvizjen "Për mendim ndryshe". Edhe brenda amoralitetit të politikës është e pamoralshme të dalësh e të kritikosh atë strategji, sa politike aq edhe teknike, për mbarëvajtjen e së cilës ishe vetë përgjegjës. Megjithatë Kaçi është i parrezikshëm. Ai duket i prerë për të gjerbur verë të kuqe dhe për të pickuar ndonjë kanape me djathë. Por jo për të bërë ture në bazë!

Mbetet Arben Malaj, ideatori i platformës së fundit për modernizimin e PS-së. I qeshur, batutaxhi, edhe ai, njësoj si "mbështetësit e tij", nuk e ka kurrë staturën e "revolucionarit", ndryshuesit të status quo-së. Por le të bëhemi për një moment "norvegjezë" dhe le të diskutojmë pak për policy, ashtu siç do të ishte e udhës të bëhej politika edhe në Shqipëri.

Çfarë kërkon Arben Malaj? Ai kërkon që Partia Socialiste të ketë "kushtetutën" e saj dhe një vendimmarrje me shumicë të cilësuar, si garanci ndaj keqpërdorimit individual të vendimmarrjes. Po ashtu, ai kërkon, njësoj si edhe të tjerë përpara tij, futjen në Parlament.

Sa u takon argumenteve të vendimmarrjes së brendshme partiake, ato hanë diskutim. Kurse argumenti i rikthimit në Parlament, qëndron! Qoftë edhe nga pikëpamja praktike. Shumë deputetë socialistë, që nuk kanë pasuritë e Fidel Yllit apo Tom Doshit, kanë nevojë për rrogën e deputetit. Në një aspekt më pak individualist, vendi i opozitës është gjithmonë në Parlament, qoftë edhe për të bërë oponencën e ligjeve jo të mira.

Mirëpo koha dhe vendi i zgjedhur për t'i thënë këto gjëra e zhvlerësojnë totalisht aksionin e zotit Malaj dhe e bëjnë atë të pasinqertë përkundrejt forcës së tij politike. "Fshati" socialist po digjet nga beteja e papërfunduar me KQZ-në apo Kolegjin Zgjedhor, kurse zotit Rama po i del tym nga koka, sepse është i bindur që fitoren po ia marrin në tavolinë. Kush do të donte të "krihej" në një kohë të tillë?

Arben Malaj! Që zgjodhi ta bëjë këtë nga aula e një universiteti privat, të cilin, pa ia vënë në dyshim pluralitetin e bindjeve të pedagogëve, nuk mund të mos e paragjykosh për qëndrimin e hapur që pronari ka mbajtur në favor të Partisë Demokratike apo kandidatit Basha. Ky universitet, pavarësisht prestigjit, ishte vendi më pak i përshtatshëm që Arben Malaj t'i jepte besueshmëri nismës së tij.

Arben Malaj & Co. nuk po ndërmarrin një përpjekje të sinqertë për reformim, por po sulmojnë direkt Edi Ramën me synimin final për ta larguar atë nga drejtimi i partisë. Edi Rama nuk është ndoshta gjëja më e mirë që i ka rënë Partisë Socialiste, por ky sulm nga "të vetët", tani, në këtë moment, është ekuivalent jo vetëm me pranimin e humbjes në Tiranë, por me pranimin e fajit për këtë humbje. Si i tillë ai legjitimon, - kësaj here pra nga brenda vetë PS-së, - përçapjet ligjore të Partisë Demokratike, që çuan në vlerësimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara dhe në ndryshimin e rezultatit në tavolinën e KQZ-së. Ndërkohë që nga ana tjetër ky sulm i brendshëm ndaj Edi Ramës zhvlerëson sadopak përçapjet e udhëheqësisë së Partisë Socialiste për të ndërkombëtarizuar çështjen e manipulimit të prezumuar në Tiranë.

Tani askush nuk flet më për fitoren e Partisë Socialiste, madje as vetë në PS nuk ndihen fitimtarë. Duket sikur Kryeministri ia arriti t'i imponojë opozitës një tjetër axhendë. Tani flitet për humbjen (e mundshme) në Tiranë, flitet për "platformën Malaj", për të pakënaqurit brenda PS-së, madje magjia që i kanë bërë kësaj partie duket sikur ka prekur edhe ata më të papajtueshmit me Sali Berishën, si Erion Braçe, ndonëse nga krahu tjetër i medaljes. Duket sikur po plotësohet skema e Kryeministrit, i cili, sipas gjasave, besoi se një humbje e zotit Rama në Tiranë do ta bënte atë më të brishtë brenda partisë së vet. Duket sikur me këtë, dhe me rishfaqjen e njëkohshme të Fatos Nanos në krah të Lulzim Bashës, po rigjallërohen skemat e vjetra për rikonfigurimin e së majtës dhe kontrollin mbi të. Mirëpo çdo "katarsis" në këtë kohë është përfitues për Partinë Demokratike, sepse i siguron asaj qetësisht edhe një mandat tjetër në 2013-n. Ndaj mjafton kjo, që baza e partisë ta marrë me të qeshur nismën e fundit të Arben Malajt!

73 Komente

 Shkrim i lodhur! Mos merrni mundimin ta lexoni, se do jetë kohë e humbur...

 Flm.

 ky artikull me kujton nje barcalete te vjeter, fjalet e endrit jane si valium per pacientin PS qe eshte me diarre, dhe kur e pyesin si je , pergjigjej se jam  zhyt deri ne gryke me  m.. por as ma ndjen hiiiic., keshtu dhe puna e edit.

Me ate komentin tend me bere shume kurioz per ta lexuar o Ergon se ky s'para ben shkrime te lodhura.

Si perfundim, nuk hyn te shkrimet me te mira te E Xhafos por ia vlente ta lexoje gjithsesi...

Vrojtuesi,

Endrin e njoh me shume si reporter televiziv. Sa ishte S.Balla drejtor i lajmeve te Topi, ky Endri kishte detyrat "kryesore". Nje here e kam pare edhe ne nje debat te Top Story, me duket kur ishte Rama ne Studio. Sidoqofte, per mua, ne Top Channel, me i miri eshte Marin Mema, edhe pse te jesh gazetar sot ne Shqiperi eshte sa e lehte, aq edhe e veshtire, varet sa deshiron te jesh "i pavarur".

Rekomandova te mos lexohet shkrimi i tij, sepse, nuk me pelqeu. Thjesht nuk me pelqejne keta te gjithanshmit, qe jane te gatshem te bejne edhe reporterin e terrenit, edhe komentatorin e ekranit, edhe analistin e shtypit te shkruar. Per mua, "te gjithanshmit" jane kryesisht amatore. 

  

Marin Mema! Gazetar???!!!!!  smiley  smiley  smiley

igli tare ???? futbollist ,

2 farm lol

Per Rexhep Meidanin :

Nga Partia Socialiste, zëra të ndryshëm e kanë akuzuar se për hir të një vendi pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të birin, ai është bërë më i influencueshëm prej së djathtës. Sigurisht, djali i profesorit diku do të punonte dhe ky është element i pamjaftueshëm për ta goditur atë politikisht.

Kaq dobet na qenka nje ish-President, sa te mos i gjej dot nje vend pune dhe djalit te vet, kur dunjaja po bejne ndere per komshinjte dhe lagjen ?!

Nejse, akuze e rende dhe e ulet deri diku, ndonese "indirekte" ... por akuze e rende, se i bie qe me fjale te tjera, Meidani po "prostituohet politikisht" per nje vend pune te te birit, ndaj po "ben numra" tani kunder PS-se, dmth kunder Editit !   neveri

Per Kastriot Islamin :

"Thënë kjo, natyra e ekuilibruar dhe bagazhi i tij akademik janë mjaft tërheqëse për një bisedë intelektuale.E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Kastriot Islamin...Megjithatë Kaçi është i parrezikshëm. Ai duket i prerë për të gjerbur verë të kuqe dhe për të pickuar ndonjë kanape me djathë. Por jo për të bërë ture në bazë!"

Nje pyetje kisha nga salla ... MQNS Kaçi qenka i "parrezikshem", perse denjon t'a permenesh kaq shume kur realisht ky s'ju prishka pune ?! Perse Rama nuk guxoi t'a shkarkoje qysh ne tetor 2010 si Sekretar te PS-se, por e la çeshtjen cvarre ? Apo se Kaçi doli neper media (edhe tek Cani) atehere dhe tha se do bente namin, nese Rama guxonte t'i hiqte sekretariatin ... Atehere, i bie qe s'qenka dhe kaq i parrezikshem Kaçi jo ! Ndryshe s'do merreshe fare me te, siç nuk po merresh me Andis Harasanin... apo marko Bellon...

Per Arben Malajn :

Arben Malaj! Që zgjodhi ta bëjë këtë nga aula e një universiteti privat, të cilin, pa ia vënë në dyshim pluralitetin e bindjeve të pedagogëve, nuk mund të mos e paragjykosh për qëndrimin e hapur që pronari ka mbajtur në favor të Partisë Demokratike apo kandidatit Basha. Ky universitet, pavarësisht prestigjit, ishte vendi më pak i përshtatshëm që Arben Malaj t'i jepte besueshmëri nismës së tij.

Andis Harasani e tha troç dhe shkoqur, te zeze mbi te bardhe : Lista! Egziston Lista e atyre qe lejohen te dalin neper mediat "mike" dhe ata qe s'lejohen ... e u vihen pengesa ... keta jane bere non-grata nga Rama, si ata 5-6 deputetet qe vajten ne Parlament ne 2007 per te votuar Topin President e per te mos lejuar zgjedhjet e parakohshme ... Rama atehere i perjashtoi nga Partia si Enveri kishte perjashtuar grupin e te gjshteve ne vitet '50 ... edhe pse Top Doshin e ka bere mik perseri sot, por ky eshte debat tjeter

Pra, Malaj & Co u jane prere tere mundesite per t'u shprehur ne Parti por edhe ne mediat afer partise; Rrjedhimisht do shkojne atje ku do t'u degjohet zeri, kush ka vesh nga socialistet le te degjoje

Anija socialiste e Rames po mbytet, keta te pakten po e thone shkoqur e troç se s'jane aspak dakort me drejtimin e partise qe po i ben Rama. Mund t'i akuzosh se po i lajne duart, por ama me distancimin e tyre s'duan te implikohen ne gafat qe po ben Rama

Kastriot Islamin mund t'a shani sa te doni si te shitur tek Berisha apo ku t'a di une, por tek deklarata e tij e fundit, ai e tregoi se eshte dhe mbetet nje socialist i bindur :

E tha qarte se PS pa LSI nuk ka ku shkon dhe qe e majta te kete shance te fitoje perseri, duhet te bej pakt me LSI-ne ! Kete qendrim Islami e ka pasur qe prej vitesh tashme, te pakten e ka shfaqur haptazi kete prej 2007-es ... por Rama eshte "prishur" perfundimisht me Meten... dhe s'do matematike per t'a kuptuar se zgjedhjet e 2013 jane te humbura qysh sot e kesaj dite !

Prova ?!

Autori i ketij shkrimi "flete-rrufe", konkludon se " ... çdo "katarsis" në këtë kohë është përfitues për Partinë Demokratike, sepse i siguron asaj qetësisht edhe një mandat tjetër në 2013-n. Ndaj mjafton kjo, që baza e partisë ta marrë me të qeshur nismën e fundit të Arben Malajt! "

Pra, edhe vete ky qe eshte paguar nga Rama per te pjelle kete palo shrkim, pranon se ne 2013 do humbase PS-se, pavaresisht se "FAJIN" mundohet t'ja ngjise "reformatoreve" qe kerkojne ndryshim ne PS ...

Nga ana tjeter, edhe Kaç Islami thote te njejten gje : Ne 2013 PS-se eshte 100 % e humbur, por per arsye tjeter : NESE NUK BASHKOHET ME LSI

Pra, ekuacioni eshte i thjeshte : Nga njeri kamp apo nga tjetri i grupimeve te PS-se, humbja e 2013 duket e qarte, ngelet per t'u pare se "kush" doi t'a kete fajin e radhes ...

Une si simpatizant i PD-se, vetem nje keshille ju jap, se kjo me intereson :

Mbajeni dhe shtrengojeni fort Ramen edhe ca kohe se na duhet tani si i "keputur" qe eshte, se dihet qe ai me LSI s'ben kurre aleance sa te jete gjalle Ilir Meta ...

DMTH, shtrengohuni per opozite te gjate me Ramen ne krye !

Mirëpo çdo "katarsis" në këtë kohë është përfitues për Partinë Demokratike, sepse i siguron asaj qetësisht edhe një mandat tjetër në 2013-n. Ndaj mjafton kjo, që baza e partisë ta marrë me të qeshur nismën e fundit të Arben Malajt!

Vetem kjo pjesa e fundit meriton nje analize te tille qe kerkon nje shkrim me vete. Menyra si eshte hedhur e ngjitur me pjesen tjeter te artikullit te krijon ate ndjesine qe ka pershkruar dhe nje nga komentuesit, ate te shkrimit te lodhur. Pak keqardhje, pasi Xhavo ka treguar brumë ne shkrimet e tij. Si duket Rama ka bere katarsis ne zonat e veta te kontrollit e influences, duke prezantuar pena te reja e aleate te rinj.

Ky nuk eshte shkrim i lodhur, kjo eshte kronike e lodhur. Me shkrimin qe meton te jete nje analize apo edhe koment politik nuk ka te beje, eshte kronike e nivelit shume te ulet. TCH eshte televizioni personal i Rames por kur vihen ne levizje diletante te tille per te mbrojtur Ramen, do te thote qe ne PS me Ramen ne krye cdo gje ka marre fund. Rigjenerimi i PS-se eshte e vetmja menyre per t'u perballuar me PD-ne, me Ramen ne krye cdo gje noton ne ujra te ndotura dhe s'ka levizje. Frika me "armikun e jashtem" eshte e hershme ne PS, qe ne kohen e Nanos (s'po permend PPSH-ne). Edhe ne kohen e Nanos apo Metes kryeminister, debati i brendshem apo kontestimi i liderit mbytej duke permendur "perfitimin qe kishte PD-ja apo Berisha" nese ne PS kontestohej lideri dhe PS-ja ndotej edhe me shume. Kjo eshte edhe ajo qe na rekomandon tani Endri Xhafo si zgjidhje te re po nuk e di i mjeri se kjo eshte e vjeter.

Shumë deputetë socialistë, që nuk kanë pasuritë e Fidel Yllit apo Tom Doshit, kanë nevojë për rrogën e deputetit.

Malaj ka nevoje per rrogen e deputetit? Ha-ha! Oh c'na kenaqet - ka thene dikush (shpejt Belul, na thuaj filmin).

 ooo sa interesante kjo pune, e ky debat ketu....keta pd-istet qajne per solidaritetin e ps, qajne per debatin ne ps, qajne, e u vjen keq, per mendimet e ndryshme qe dalin ne ps, po si nuk bejne ndonjehere krahasimin me bunkerizimin e pd, ku nuk ka zera ndryshe, po vetem ushtare...??????? ku nuk pipetin asnjeri, po te gjithe flasin me gurrmazin e komandantit...???? ah me falni, se te gjitha gjerat i kane ne rregull, ............te ndershem jane, ........te dijshem jane, ........te zotet jane.....pffff

Une mendoj, qe thjesht per par conditio, duhet qe Fahri Balliu te shkruaje ne gazeten 55  je artikull me titull

"Përse nuk duhet marrë seriozisht Lulzim Basha?

 

Jo per gje, po thjesht keshtu per te ruajtur frymen e ekuidistances, qe ka zene rrenje ne shoqerine shqiptare.

Dmth, Arben Malaj si socialist qe eshte, eshte i keq, por edhe Basha nuk eshte me i mire.

 ...me verte e ke??????, po kujt ja ma mer jo vetem ti shkruj keto gjona, po as ti menoje...a nuk po i nigjo ti fanfarat se Luli, osht e ardhmja e ndritur jo e tirones, po e ton shqypnise....e nji e ardhme kesisoj, nuk kritikohet, po vetem levdohet....si i thone,.......levdome oj goje se te çava......

 Artikulli, sillte te dhena interesante per ç'ka ndodh ne Shqiperi, veç autori duhet ta kuptoje se Rama ka renie ne keto 2 vjet. Atij i duhet te ndryshoje tekniken dhe taktiken, pa i abandonuar koleget e vet qe ia thone gabimet ne sy. Ai qe mendon ndryshe nga ti, apo qe i sheh gjerat ndryshe nga ti, nuk eshte e thene se eshte kundershtari jot apo armiku jot. 

"...Edi Rama nuk është ndoshta gjëja më e mirë që i ka rënë Partisë Socialiste... "

Nuk besoj se po te ishte shkrim i porositur apo autori "i shitur" do dilte kjo fraze. Ky eshte diskutim parimor me teper; a ia vlen te diskutosh keto gjera tani kur Kolegji nuk eshte shprehur akoma. Ky besoj se eshte thelbi i shkrimit.

Jam dakort po ashtu qe shkrimi eshte me teper nje diskutim "socialist", pra nje shkrim qe merret me punet e brendshme te socialisteve, por kjo jo domosdoshmerisht e ben Xhafon socialist.

Sa per TCH, besoj se bindjet personale te gazetareve dhe politika editoriale e televizionit jane 2 gjera te ndara. Elona Meco psh njihet si "jo socialiste e thekur" dhe serish eshte ne kete televizion prej shume kohesh.

 

ajo "fraza" me siper eshte ne sinkron te plote me skenarin ose alibine per te mbajtur Ramen ne krye te PS. Dmth. Rama edhe nuk mund te jete me i miri, sigurisht, e mira eshte shume e gjere, por ja qe sot per sot nuk ka tjeter "me te mire". Kete ja u thote nje "jo socialist" qe eshte i shqetesuar se po perfiton PD-ja nga kerkimi i llogarise per humbjen Rames... Interesante...apo jo?

Rama eshte lideri me dizaster qe ka pasur PS-ja, i ka humbur te gjitha betejat zgjedhore nje nga nje dhe pothuajse te gjitha betejat politike ne pergjithesi. Amatori Rama perballe mjeshtrit Berisha ka qene fatkeqesia politike e PS, nje zero me xhufke qe e ka cuar PS-ne nga disfata elektorale ne disfate. Nje lideri humbes mund t'i jepet perseri mundesia per ta udhehequr grupimin politik ne zgjedhje, por kur ka vizion dhe jep shprese se do ta coje ne fitore, por jo Rama qe eshte dizaster. PS-ja nuk fiton zgjedhje po nuk arriti te bashkoje te majten, sic beri PD-ja ne 05. Rama merr prane vetes mamuthin e korrupsionit Anastas Angjeli, por nuk e ben dicka te tille me Nanon. Ne syte e publikut, socialist ose jo Angjeli nuk eshte me pak me mekate korrupsioni se Nano. Cdo te thote kjo? Qe nje i korruptuar eshte i mire kur me bindet ndersa ai tjetri qe nuk me bindet eshte i keq? Si ka mundesi qe nuk shoh asnje analize a opinion ose edhe kronika amatoresh qe te flasin per humbjen shkaterruese te Rames ne Tirane? Pse nuk behet pyetje se pse 125 mije njerez votuan kunder Rames ne Tirane, dhjetera mijera vota me shume se ne 2007? PD-ja me Ramen ne krye te PS e ka te sigurte dhe shume te lehte mandatin e 3 qeverises, nje mandat historik, qe do te shohe nje Shqiperi te zhvilluar dhe anetaresim ne BE.

Rama merr prane vetes mamuthin e korrupsionit Anastas Angjeli,

Cfare mendon per rikthimin e Anastas Angjelit? Se qe nuk eshte thirrur per te dhene keshilla ekonomike, kjo s'do mend. "Modeli ekonomik" (sa ka dale ne mode kjo fjale) i Anastas Angjelit eshte: bananet-une, hekurin-Tani, naften-Miri, dogana-farefisi.

Pse eshte thirrur Caci? I kane mbaruar e kane nevoje per leke? I ka premtuar se do ti sjelli vota?

 Një zë i ringjallur kritik brenda PS është bërë Arben Malaj. A keni ndonjë perceptim për vizionin e tij opozitar?

Ka disa dekada që ndjek zgjedhjet në botën perëndimore, qyshse kam qënë 17 vjeç. Deri tani, kurrë nuk kam parë ndonje person nga elitat politike të partive europiane, që të mërzitet nga fitorja e rivalit brenda partisë, dhe këtë ta shpallë hapur në opinionin publik. Sepse ky është një pozicion qesharak. Fitorja e 8 majit, ka qënë fitorja elektorale më e madhe që ka realizuar një parti politike në Shqipëri, që nga viti 1991. Kjo ishte shume më e thellë nga ajo që korri PD më 1992; kur PS-ja e atëherëshme gati u bashkua e gjitha me Partinë Demokratike. E pra, të dalësh përballë këtij rezultati, do të thotë të dalësh nga politika. Është naivitet apo kërkesë që i është bërë Malajt kjo, kjo nuk ka rëndësi: akti që po ndërmerr ai, është jashtë çdo standardi politik. Prandaj mendoj se, për faktin që nuk ka brenda vetes një version politik, është interes që nuk ka lidhje me karrierën politike, por me konservimin e gjësë së fituar nga politika, e cila siç duket po i  i kërcënohet me rrezik nga ish-kundërshtari politik. 

S. Ngjela

 Alidemso tallesh besoj. E para qe citon Ngjelen, dhe e dyta qe ke ate mendim.

I vetmi person qe perfiton nga qendrimi i Rames ne krye te PS-s eshte Berisha. Absolutish asnje tjeter. As vendi, as PS-ja, as vete Rama lol. Rama ka humbur 2 zgjedhje rrjesht me Berishen (Ose ka dale barazim po te heqesh hilet e Berishes). Ata qe e kane votuar opoziten jane lodhur nga humbjet. Nuk do ti mobilizoje dot votuesit e majte edhe nje here tjeter Rama sepse e ka humbur ate karizmen e fillimit, perkrahjen brenda partise, si dhe vit pas vitit po tregon qe eshte shume me i ngjashem sesa ndryshe nga Berisha. 

Prandaj PS-s dhe vendit i duhet nje person tjeter ne krye te opozites. Kushdo qe te jete ai, pervec Rames, e ka fitoren e sigurte ne 2013 mjafto te mos beje nei budallallik (te tipit demonstrata ne vend te protestave) keto dy vjet. Do te ndodhe i njejti ndryshim si ne 2005 kur erdhi berisha ne pushtet.

 Kushdo tjeter do fitoj nqs do lejoj konkurimin e hapur ne parti. E majta i ka aq vota. Po bene te njejtat gjera qe beri Rama, si psh berja e listes se deputeteve me ankand, prap ketu do jemi. Nuk eshte partia klubi i shokeve.

Po qe ta besh nje gje te tille duhet te jesh ne gjendje te pranosh qe keta njerez as nuk i komandon e kontrollon,  e aq me teper ti nxjerresh per greve urie ne bulevard ndersa vete pi kafe te kullat.

 Alidemso, mu me vjen mire qe merr Ngjelen per reference, aq me teper kur Ngjela hedh poshte pikerisht luften qe beri brenda PD-se per te njejtat arsye baze. 

Tani, per te treguar qe nuk je ne nivel militanti ordiner, futi dhe nje lexim tjeter shkrimit te Endrit dhe thuaji vete cfare gafash te pafalshme ka aty. Me siguri dikush do i pergjigjet keto dite, sepse ne fakt Endri ju ka dhene argumenta pro kundershtareve te Rames pa e kuptuar, sidomos per gjerat qe thote per Kacin. Ai nuk ka faj, thjesht ka marre disa argumenta qe ne rrethin e tij te punes dhe shoqeror merren here pas here si te verteta, po qe thjesht nuk jane te tilla. 

Po nqs ke me te vertete deshire te besh debat normal, lexoje dhe njehere dhe pastaj shkruaj. 

p.s PS i ka humbur zgjedhjet e 2011, ashtu si humbi te 2007, dhe e keqja eshte qe po perdor te njejtin argument sot qe perdori atehere, "fituam qytetet e medha". Besoja se mbas 2009 ky argument do arkivohej njehere e mire, po mesa duket zakonet e vjetra nuk vdesin kollaj. 

 Ngjela vertete beri lufte brenda Pd, po per te njejtat qellime, por i beri ne kuadrin e humbjes totale te PD, e beri per ta ringjallur PD....deshtoi, iku...kaq.........tani ai po flet per nje PS fituese (varet nga kendveshtrimi) ketu del dhe ai..........dmth, PS ka fituar (po ja kane vjedhur fitoren) prandaj dhe lufta e Malajt me co. eshte e pamoralshme...... ti dhe une kemi pikpamje te kundert ne kete çeshtje, prandaj, nuk ja vlen debati, te pakten ne kete pike.....

.....persa i perket asaj fitores se '07, eshte e njejte me fitoren e PD ne '91.....kete mos e harro, se edhe atehere PD e trumbetoi me te madhe, se fitoi ne zonat...... me te perparuara, ......me te zhvilluara dhe me te civilizuara.....(nuk e di sa vjeç je, qe te them a e mban mend...)

 Ne fakt rasti i Ngjeles ishte me extrem sepse shpertheu as nje vit mbasi kishin hypur ne pushtet. Pra fitorja e PD, ndryshe nga sot per PS, ishte komplet e padiskutueshme. Pra e ke gabim historine. E megjithate ideja e Ngjeles se institucioni i karrieres politike eshte ne fakt nje nga rregullatoret e madh te jetes se brendshme partiake per te krijuar incentivat e drejta u pranua gjeresisht. Me sa duket socialistet e djeshem paskan qene si demokratet e sotshem, kenaqeshin vetem se kishte "sherr ne PD". E kupton se cfare kthese 180 grad po ben Ngjela apo jo??? Edhe sikur te besoje ne idene e fitores se PS, argumenti i Ngjeles ka qene qe karriera politike eshte e shenjte, ndryshe partite kthehen ne banda (sic jane ne fakt sot). 

Argumenti i 91 i PD u justifikua ne 92. Ndersa ti je sot ne nje situate ku 2009 provoi argumentin e PD per 07, jo te PS. Dhe sot situata eshte e tille.

Biles akoma me rende per PS sepse ka humbur Tiranen, ate qe duhet te jete kulmi i qyetarise. Dhe nuk ka humbur rrethinat, po qendren e qytetit. Njesia 2 ka pesuar nje kthim ne koke te rezultatit, dhe po flet per 9-kateshet, Kinema Partizanin, Rrugen e Elbasanit, ka humb Myslym Shyrin. Ramen e kane mbajt icik gjalle te ardhurit ne njesine 5. Qendra historike qe nuk behej fjale te votonte PD-ne, e ka braktisur totalisht. 

Endrin e lexove apo jo? E lexove dhe njehere pjesen per Kacin? A e kupton apo jo ca argumenti ka dhene, qe i bie qe ka thene me gojen e vet se Rama eshte ilegalisht ne krye te PS? Apo do presesh ta lexosh neper gazeta keto dite?

 

.

 O Alidemso, se ke dhe tere kete nickname prej macho, nuk ben burri keshtu mo. Hajde, fute icik koken, thuje qe ja futa kot per Ngjelen, dhe kaq. Njerez jemi, e bejme nga nje gabim. Cdo teme tjeter qe do te shof, do te dergoj linkun, qe te mos besh sikur nuk e pe ca ndodhi smiley

Kot mundohesh o Endrit se nuk vjen ai. Nuk eshte hera e pare qe ja fut kot, por duhet mirekuptuar, eshte i marrosur pas Rames. Ka nje grup njerezish qe te Rama shikojne modelin, apo tipin qe do kishin dashur te ishin por qe nuk ja kane arritur kurre. Keta tipa fillojne qe nga alidemsi e deri tek Mustafa Nano. Dmth. mos kerko logjike politike a nje mbeshtetje te bazuar ideologjikisht ose ne vizion per ato qe thone ne mbeshtetje te Rames, eshte thjesht ceshtje kimike e psikologjike. Nejse Endrit, jemi qe jemi, po te bej nje sugjerim: a nuk hidesh nga PD-ja se do jemi gjate ne pushtet, ne PS sa te jete Rama karriera eshte e mbyllur?

 Do kishit qef te isha nga krahu i juaj vallaj?

Shif, per shume nga bindjet e mia, une ne Shqiperi ku njerezit presin cdo gje qe nga shteti, egoja individuale shihet si ves, dhe konkurenca si problem shoqeror, jam i djathte. Une nuk do votoja ndonjehere per republikanet ne USA, po ajo shprehja e Reaganit "Government is the problem, not the solution" do i bente shume mire Shqiperise se retorika politike eshte komplet ne mentalitet komunist. 

Problemi eshte qe PD-ja jo vetem nuk eshte fare kjo lloj e djathte, po eshte akoma komplet tribale si organizim. Nqs Rama eshte ky qe eshte sot, eshte sepse mesoi nga Berisha se si mund te mbijetonte ne politike duke mbyllur partine. Mos harro qe klasa intelektuale mund te kete votuar Bashen kete vit ose ka abstenuar, po syte vazhdojne ti kene nga PS, thjesht presin sa te iki palla i gjate me te cilin sot perfundimisht mund te themi se nuk kane me pika kontakti. 

 

 polico, me te vertete i ke ato qe shkruan, se po me dukesh me keq se lefteri.....maje veten mer burre, se nuk fito nai gjo, qe po gezohesh kaq shume.......te jete per endritin po, dhe per mu qe hum, po se po, po ti.....me siguri, do te jesh nga ata te '97, qe ju pajisi Sala me pasaporta diplomatike........

kurse per Endritintani e pashe, dhe nuk kam kohe se kam pune, po, me ty kom qef te bej debat, se mirkuptohemi, dhe nuk je kaq shume i ngurte si ai polici atje lart.....neser, do flasim.......respekte...

LEFTY citon: "..... Andis Harasani e tha troç dhe shkoqur, te zeze mbi te bardhe : Lista! Egziston Lista e atyre qe lejohen te dalin neper mediat "mike" dhe ata qe s'lejohen ... e u vihen pengesa ... keta jane bere non-grata nga Rama, si ata 5-6 deputetet qe vajten ne Parlament ne 2007 per te votuar Topin..."

    Mjere ky vend, kur njerez jo pamend dikutojne e analizojne ca hiçer  si Araben Malaj apo  ca vulehumbur qe ne goje si harasani.Jane keta per tu marre si midel politikanesh pa le me  intelektualesh, o njerez? Ja  vlen te  merremi me muhabete rronxho -poxhosh

   Keta arrini te  vini ne te njejtin kandar me Spartak Ngjelen ? Po ku  mesuan, per te ditur  gje keta mo? 

A doni me o njerez? Ja lexojeni mire fare kete tipin dhe e kuptoni ku jemi!

 Jane te cuditshem keta re,kam dhe une nje shok urren Sali Berishen,bleu makine dhe i thashe,u hoqen doganat prit dhe ca dite,jo ore me tha prej inatit do shkoj ta paguaj,mora vesht e kishte paguar sot

 HAHAHA!!! Kam pas nje prof fiskulture ne shkolle, ishte tirons i vjeter, po tokat i morri te gjitha ne kohe te socialisteve. Thoshte "ky shtet me ka bere me toka, me shtepi, me lek, me makine......................... po nuk i du mer jau, nuk i du dhe pike!" Sa qeshnim me ate tipin!

Ore jane komplet out si tipa, shife ca thote tjetri, "ku krahasohen keta me Ngjelen"! Pa lidhje fare! Nejse, ky eshte kusheriri i Idrisit per nga menyra si shkruan, kshuqe edhe kaq i dhame shume rendesi. 

E mire, i ka nja 80 apartamente ne bregdet ai plan te miratuar nga Lamja.

 Endrito, si te duket Ngjela ty? Kulturen qe ka ngjela s'e ka gjysma e Tiranes. po aq di aq flet. Ngjela hengri buke ne burg me intelektualet ajke te Shqiperise dhe diti te pefitoje dhe te mbushi koken. 

 Perkundrazi, ka qene dhe mbetet i vetmi nga e djatha per te cilin kam pas icik respekt. Po jo se shau Berishen. Sepse ka qene i pari qe ka mbrojt ne publik idete e djathta, ku individi dhe egoja e tij jane aspekte pozitive qe duhen stimuluar e jo luftuar. Keto jane akoma te rralla per Shqiperine. Ne na duhet nje Ron Paul, thjesht per ti hap icik syte popullit here pas here. Ca te bej une qe i gelltiti te gjitha keto ne momentin qe vendosi te rreshtohet me Ramen!

E dyta, Ngjela eshte tipiku i nje intelektuali te periudhes komuniste, mbase nga me te miret e asaj kohe, eshte njeri qe ka lexuar libra qe shume pak kane pasur mundesi apo kurajo atehere. Por, dhe kjo eshte ajo qe me intereson mua shume here me shume se shume llafe te tjera qe thuhen, une nuk di asgje rreth aftesive te tij si teknicien. Thuhej njehere e nje kohe qe nuk kishte fituar asnje gjyq si jurist, po kjo eshte me shume tip legjende urbane. Dhe mbase edhe per shkak te formimit tim, une shof te paren ne se je teknicien i zoti se Shqiperia per te tille ka shume nevoje. Llafazane te mire apo te keqinj fatkeqesisht kemi prodhuar pa fund, sidomos keto 20 vjet. 

Dhe Andisi me Malajn jane dy nga 4-5 me miret qe ka PS si teknicien.  Kerkoje icik kurrikulumin e te dyve nqs nuk me beson. Andisi edhe ka pas shkrujtuar te peshku, dhe mund te gjej edhe ca tema ku priste pyejte si deputet i sapozgjedhur. E ka te keq icik ate imazhin e nje te forti. Po ka qene nga studentet me te mire te Finances ketu, ka bere CFA ne Londer, ka punuar per te hapur e menaxhuar banka ne 4 cepa te botes, njeh tregjet financiare si pakkush ne politiken shqiptare. E beri i pari KESH-in me fitim dhe pa probleme per dritat. Une keta tipa dua te kene ne dore shtetin Lir, me gjithe respektin per Ngjelen dhe per njohurite qe ka ai per klasiket. 

Per Malajn nuk ja vlen te flasesh me shume. Nga ekspertet absolut te financave publike ne Shqiperi dhe ja pranojne edhe rivalet e tij ne fushe, qe i njoh mire te gjithe. Kaq! 

Te pakten nje nivel me Ngjelen jane apo jo? 

Pika e fundit, se po iki te flej, une gjithsesi di dhe problemet qe ka secili prej tyre. Dhe nuk mbroj aspak idene e nje lideri te plotfuqishem. Perkundrazi, dua politikane dhe sidomos kryetare partish me mandate te limituara dhe te dobta. Po ju le dore te lire secili prej tyre do behet Berisha apo Rama i ri. 

Naten!

Ca te bej une qe i gelltiti te gjitha keto ne momentin qe vendosi te rreshtohet me Ramen!

Thuaje troc Endrit.  Sado teknicien i afte, sado bagazh intelektual e kulturor te kete Ngjela e sado formim ideologjik te djathte te kete, ai ka krijuar imazhin e nje mercenari qe ofron sherbimet tek me i forti i radhes sic cdo politikan i dores se dyte me mbeshtetje margjinale ne popullate qe ka ndryshuar krah midis dy bajlozeve te medhenj disa here brenda ketij 20 vjecari.  Shume mund te thone qe per hir te mbijeteses, Ngjeles e te tjereve si ai i'u kushtezohet ky lloj te vepruari.  Une do te thoja qe ky justifikim s'pine uje fare.  Mercenarizmi per hir te mbijeteses politike dhe perfitimit personal, ne syte e mi zeron cdo aftesi intelektuale, teknokrate apo ideologjike qe ka dikush.  Lufto per parim apo ideologji, dhe po s'arrite dicka terhiqu me nder e krenari duke ditur qe bere cfare kishe brenda mudesive per te arritur ate kishe qellim.  Rrespekti dhe nderi qe ke per te marre nepermjet kesaj rruge as krahasohet me cfare mund te fitosh duke ndjekur rrugen e mercenarizmit.

Ja fal te berin e mercenarit Pako, e kam seriozisht. Po, per mbijetese sic thua ti, po per kete nuk e ka fajin as Ngjela e as te tjere qe jane sot ne pozicionin e tij, nga Topi e deri te Blushi. Keta jane viktima te nje skene politike komplet te hermetizuar nga dy kryetaret, e ku cdo gje tjeter pervec kamikazeve skarcohet. 

Nuk mund t'ia fal qe hodhi poshte cdo parim qe kishte mbrojtur, e me te cilin kishte fituar edhe respektin, te pakten timin, po besoj edhe shume te tjereve. I mirepritur qe erdhe ne PS, po mos fillo te godasesh pikerisht njerezit qe po bejne luften qe ti nuk e bere dot ne PD. Kjo eshte ........ boh, me mire te mos ta them se do ma heqin tere postimin pastaj.  

Jo jo Endrit, mos i ul standartet aq shume qe ti falesh mercenarizmin.  Kamikazet, te fortet, Tom Doshet e Ed Palokat jane dukuri te kuptueshme te kesaj skene politike, por nuk i falet dhe njerzve me kapacitet te jene nje rank me poshte kamikazeve e militanteve ne rolin e mercenarit.  Ne qofte se i'u fal braktisjen e parimeve ideologjike, duhet t'iu falesh edhe braktisjen e parimeve reformatore.

 Mos harro qe Berisha me nje te rene te lapsit i dogji nje investim prej gati 15 vjetesh. Eshte e veshtire te gelltitet ajo Pako. Kushdo prej nesh do ishte komplet i xhindosur sikur ti ndodhte ajo gje ne pune a kudo tjeter ne jete. Prandaj ja fal, edhe largimin edhe inatin qe ka kur flet, per aq kohe sa nuk thote gjera te tipit "te vdesin edhe 13 mije" qe te fusin icik friken.

Idete ngelen aman, njerezit ikin e vine. Nqs ne cdo fushe arrin te thuash "sikur asgje tjeter, ate parim, ate ide, e bera une" ke dicka me cfare mund te ndjehesh krenar sidoqofte. Po kur e hedh edhe ate pas shpine...

Nejse, se ky debat vazhdon pa fund pastaj. 

ky eshte kusheriri i Idrisit

kur ti te kuptosh idrisin dhe graven -  mire apo keq ta kene ata, s'ka rendesi, se kush e gjeti te drejten, te gjithe kemi te drejte thone - kur ti te kesh pare sa gjysma qe kane pa ata ne ket jete, kur ti ta kuptosh se cer domethon pervoja dhe sa te pazevendesueshem jan robt qe nuk te thon e kam lexu filan gjo, por e kam pa vete, kam qen atje, kur te kuptosh qe terbieti ne te folme me te te medhenjte eshte shprehje fisnikerie, kur te moresh vesh qe politika eshte nje kurve dhe nuk ia vlen te bjerresh vlerat e tuja si rob neper cdo lloj ambjenti, edhe virtual per te, kur te kuptosh se fakti nese ti mendon qe ke te drejte eshte nje nga gjonat me pa rendesi ne ket jete dhe nuk krahasohet me celebrimin qe i behet njeriut, cka eshte edhe thelbi i kti blogut ktu qe s'ka asnji lloj fuqie ekzekutive, vetem mbledh robt nga literalisht cdo pike e globit pikmespari t'i gzohen njohjes me tjetrin, kur ti kesh provu te gjitha kto, atehere po, rrifi krahet vetes edhe thuji qe je ne rrugen e mbare per tu bo burre.

 

 Une do te doja qe sa per fillim te isha ne gjendje ti lexoja se ca thone keta te dy emo! Kur nuk e ndjek dot pertej fjalise se pare.... E gezofshin eksperiencen qe kane, shpresoj te kene pare sa me shume.

Po do te doja edhe qe kur debatet te behen here tjeter, te behen ne baze te cilesise se argumentit dhe jo ne baze te tradites shqiptare "mbylle gojen se je i vogel e nuk i di keto gjera". Anonimiteti i ketij blogu eshte pikerisht qe askush te mos mburret ca ka pare e ca ka bere, po vlera e gjithsecilit matet me ato qe shkruan. 

+1

 

- what happened to you?

- erm... i was patting myself on the shoulders to congratulate me for the great job i'd done...

- what about your leg?

- ahem!... forget about it. - i got so angry at myself for breaking my arm that i tried to kick my ass. there you go. smiley

miellit te misrit hudhi maja birre sa te duash, e prite edhe tre dite po deshe, buke misre del, nuk fryhet as me pompe. e ka fajin lloji drithit, as uji, as furra, as druni as korrenti, bile bile as mullixhiu. na duhet te lajme faren per mbjelljet e pranveres... smiley

Grave,

detyrohem te merrem me Harasanin e njerez te tille, se me nder, ata deputete dhe politikane ka PS-ja ... ç'ti besh ?

Ne mos Harasani qe CV e ka 2 km te gjate, ke me keq akoma ... ke Braçen et CO

Nga ana tjeter, ky shkrimi na i "denoncoje" dhe keta "profesoret" e PS-se, si te afte per te bere nje debat te mire intelektual, por kaq : pra, impotent ne politike !

E kishte llafin per Islamin dhe Meidanin ...

E vertete.... kur Islami dhe Meidani hanin dru ne 96 e pergjoheshin nga SHIK-u, kjo nuk ndodhte per shkak se po benin reapolitiken, po sepse kishin ca divergjenca te thella filozofike me Gazideden ne menyren se si te lexonin empiricizimin gjerman dhe deduksionin llogjik austriak....

 Te duhen....dhjetra vjet te marresh vesh  ne cilen derexhe je.

Nisi  vallja e bretkocave...

Lira, me ke flet? Dihet pse lodhe qe  te ndenjurit mes ...atyre...  nuk mund te mos jene gjithe pleshta

E mbani mend historine e Ngjeles qe u tregonte pak kohe me pare televizon ne televizon? Po ja u rikujtojme: Ngjela kur ishte ne burg, ne kohe te xhaxhit e, kishte formuar qeverine (si i bie, cfare emri t'i veme, qeveria e burgut?) dhe vete ishte kryeminister, kishte caktuar ministrat dhe bile edhe ambasadoret dhe priste te rrezonte diktaturen. Ja ky eshte Ngjela, qesharak qe nuk e merr njeri seriozisht, as kur flet per makabritete prej 13 mije te vraresh. Tregjedi ne vete kjo. Ngjela eshte tip "anglosaksoni", neokonservator ne aleance me socialistet (ding dong, ding dong), avokat pa nje ceshtje te fituar dhe me pervoja politike e partiake te larmishme: nga ideator (bashke me Ramen) per krijimin e partise islamiko-kristiane, u be bicim aleancisti, pastaj monarkisti, pastaj dhe republikan dhe sufler i Berishes deri kur ky i fundit e zboi si qen te zgjebosur se filloi te perdorte dhe cimkat (zanat i vjeter) pse nuk e bene minister. Arrivist i pandreqshem megjithese eshte koshient qe nuk vlen aq sa kerkon.

PS ka krize identiteti.Supozohet te jete partia e shtresave te paprivilegjuara deputetet e saj jane pasanike dhe njerez medioker qe jane aty jo per shkak te aftesive te tyre intelektuale apo shtet formuese.Te kujtone ne nje fare menyre fjalet e nolit per anarkine sociale".. shembull eshte partia popullore qe mbahet ne kembe prej bejlereve ndersa anetaret e saj mburren se kane shembur feudalizmen..."

PS ka qene ne pushtet per 8 nga keto 20 vjet.Ajo eshte pergjegjese per gjysmen e prapesive qe ndodhin ne shqiperi.

Shkaku i mosfitores se saj eshte se nuk ka nje filozofi per drejtimin e vendit , nuk ka idera te qarta apo strategji pervecse te shaje berishen.

 E kam me Ju emo!Une sensin e debatit  nuk e kam tek personalizimi i menyres mire apo jo ashtu, e  atyre qe shprehen, por ne se mund te kontribohet nga seicili ne blog, ne sensin e te mires ne ide, per shoqerine. Ketu  e quaj me vend te ndalem per te saktesuar ate te mire qe eshte e tille, per te gjithe dhe jo per nje individ te mbyllur brenda guackes se  interesit te vet egoist.Ndryshe dhe vet gjykimi mbi idene,  drejtesia  ne gjykimin e atyre qe shprehin ide, do te ishte marr si virtyt  i te dobëtëve. Shkurt  duhet te perserisim ate qe dihet.Ne natyren tone kemi te ngulitura  si pjese te kaosit, vete te keqen.Aftesia intelektuale ne ide dallohet lehte mes njerezve te shkolluar, ne ato qe shprehen,  ne se jane te çliruar apo jo nga ato qe jane instinktive natyrore dhe qe ata edhe pse e dine se e keqja  ne kete shoqeri ekziston,  perzgjedhin te keqen, ne te gjitha sa na thone.Cili nuk e di sot se kush eshte e keqja ne kete shoqeri? Megjithate ja ku i kemi, te pozicionuar ne ate krah!

  Kjo "filozofi e lirise", per te zgjedhur te keqen,nuk eshte se moleps te tjetert, por nuk jep shprese, per tu sheruar vete ata.Dhe ketu duhet pare e mira e humbur.  

 Nuk me brengosin fare disa, qe  per miresjellje po i quaj qumeshtore, te cilet  dallohen lehtazi sepse pasi qe  kane mesuar permendesh te numurojne me nje fryme gjer tek numuri kater, rreshqasin ne mendjemadhesine e pajustifikuar, duke i marre zvarre  gjashte te tjerët dhe ngjiten pa djersitur,  siper tek dhjeta. Normale qe te tillet,  "me shume te drejte", te mire, shpallin vetem ate qe u shkon per shtat.Ama te tillet mbeten pas..Shoqerite ne ecjen e tyre,  ndjekin rruge tjeter.

  Nje gje eshte mire te kihet parasysh edhe prej atyre qe nuk do te jete  e mire per askend qe edhe me tej te mbeten gjynahqare te deshperimit, per ate qe nuk e kane, pasi nuk mundet qe ta gjejne rrugen per gjer tek e mira.Idete, dmth mendimet,  qe ne origjine kane perbaze foljen greke, e cila ne shqip perkthehet "shoh" e qe nenkuptonte  dikur veshtrimin,  vizionin, perfshirjen, te cilat  si sinonime, shprehin  vetem te verteten, ate qe rri e mshehur pas dukjes se jashtme te shfaqjeve.Gjykimi  i ideve te shprehura nga seicili, mbi kete "kut" te logjikes, perceptrohet  lehte per tu gjykuar mire e drejt nga cilido,  ne ligjerimet e shprehur per tema te ndryshme.Dhe kjo eshte ajo qe nuk na le te "ndeshemi"... ne harxhime energjishe, qe nuk prodhojne asgje.

Tung

Ej, te flasim pak per aktualitetin imediat tani !

Me duket se eshte PS-ja qe s'duhet marre seriozisht   smiley

Tani sa kane 15 minuta qe terhoqen kerkesen nga Kolegji, kerkesen per annullimin e zgjedhjeve ne 2/3 e qendrave te votimit ...

Arsyeja ?

Perfaqesuesit e PD-se, pasi kishin marre vesh se PS-ja kishte depozituar dhe nje kerkese afersisht te ngjashme me 2 korrik, kerkuan qe Kolegji t'i bashkonte çeshtjet dhe t'i gjykonte sot ... pas 30 minutash pushim ... PS-ja preferoje qe te terhiqet nga kerkesa e saj per riperseritje te zgjedhjeve, vetem e vetem qe sot mos te jepej vendimi perfunimtar per Tiranen, por deshiroiqe te gjykohet vetem çeshtja e paditur me 2 korrik tani !

Ky eshte kulmi !!!

DMTH, PS-ja NUK KERKON ME ANNULIMIN E ZGJEDHJEVE NE 2/3 E QENDRAVE TE VOTIMIT

Kesaj i thone : te fitojme dhe ca minuta kohe or daje, se na vdiq suspensi  smiley

 

Lefty, je hequr dhe si jurist ketej nga peshku, kane rradhe gjerat, ankimohet mos-marrja ne shqyrtim, pastaj ankimohet vendimi. Se ndoshta, kolegji e kthen ne kqz, qe dmth qe nuk i kane kaluar afatet e ankimimit, dhe kqz-ja e ka per detyre ti shpalli zgjedhjet te pavlefshme sic ka bere per komuna te tjera. durim mer, mos u nxitoni

Swed, me gjithe rrespektin qe kam, me duket se ja ke fut kot ketu, se ben sikur nuk e kuptn ku gjendorn puna. Ok ajo qe thua, por vetem per çeshtjen e dyte ! Kurs e e para, ajo e sotmja, kishte dhe argumentat me te forte te PS-se (pamjet filmike te manipulimit etj etj) ... terheqja eshte thjesht taktike per te fituar kohe e mundesi te reja per ankimime te metejshme ! Tirr lesh i thone kesaj, sa te perfundoje Rama punet e fundit ne Bashki, qe kur te vi Luli te mos gjeje asne dokument kompromentues atje ... nejse, muhabet tjeter ky  smiley

Dy çeshtjet s'kane lidhje te tille me njera tjetren ... PS-ja me kerkesen e 30 qershorit, kerkoi shpalljen e pavlefshme (nul) te 2/3 e rezultateve te QV, sepse nuk kishte perputhje shifrash ... dakort deri ketu ? PS ka 1 jave qe po i meshon fort kesaj çeshtjeje, kur pa-pritur, sot vendosen te terhiqen ...

Kurse, kerkese-padia e paraqitur "fshehurazi" me daten 2 korrik, qe mediat e moren vesh vetem pardje, ka te beje me ankesen e mos-shqyrtimit qe i beri KQZ ankimimit te PS-se javen e kaluar ... ketu po, nese Kolegji thote se "duhej gjykuar çeshtja", KQZ detyrohet t'a gjykoje (pastaj PS-se i lind prape e drejta te ankimoje vendimin eventual qe mund te jape KQZ), por kjo eshte ende hipotetike ! DUhet qe neser tashme, siç u vendos in fine, Kolegji te urdheroje KQZ-ne qe te shqytoje ankimimin e PS-se ...

Nje gje duket e qarte : PS-ja hoqi dore nga karta e saj me e forte, nga argumenti kryesor : ai i mos-perputhjes se shifrave !

Ju do thoni : JO mer, s'ka mundesi, se Kolegji do shprehet dhe per kete argument !

Po, por Kolegji do shprehej per mos-rakordimin e shifrave sot, se kjo ishte çeshtja e kerkuar ! PS-ja e lozi "bukur" sepse e nuhati se nese kolegji i thoshte "JO" ketij argumenti, rrjedhimisht dhe padia e 2 korrikut dilte "bllof", se dhe ajo indirekt bazohej tek mos-rakordimi !

PD  e kapi situaten,  dhe kerkoi  qe te 2 çeshtjet te trajtoheshin sot, ne menyre qe ti jepej fund sages zgjedhore !

PS-ja perballe rezikut te nje "jurisprudence" negative per te lidhur me Argumentin e mos-rakordimit, preferoje te hedh peshqirin ne tapet (si ne boks), por ama mban çeshtjen e dyte e cila eshte thjesht TEKNIKE, dmth proçeduriale !

Neser pra, Kolegji s'do te prononcohet me per argumentin e mos-rakordimit te shifrave, por do te prononcohet "vetem" per "kompetencen apo jo te KQZ-se", lidhur me padite e javes se kaluar te PS-se ne KQZ, ku akohej dhe per tabelen perfundimtare, por kerkonte dhe shpalljen e pavlefshmerise se rezultateve te X qendra votimi

C'do gje eshte e qarte per ata qe marrin vesh pak nga keto pune :

PS-ja "shpetoje" sot nga humbja e sigurt e Tiranes, dhe vendosi te fitoje kohe ! Kete s'do 2 mastera per t'a kuptuar  smiley

Dhe nuk çuditem aspak qe Kolegji t'ja ngeci derrin maç PS-se, dmth ti jape OK per kete çeshtje proceduriale qe kerkon, dhe te urdheroje KQZ-na qe t'ja marre ne shqyrtim ankesen qe paten javen e kaluar ... Edhe Rama zihet mat, se s'ka sesi te shaje me Kolegjin, qe i jep nje vendim pozitiv ...

Ana tjeter e medaljes : Kjo pune mund te zgjatet dhe nja 2 jave te mira !

Dhe nuk çuditem aspak qe Kolegji t'ja ngeci derrin maç PS-se, dmth ti jape OK per kete çeshtje proceduriale qe kerkon, dhe te urdheroje KQZ-na qe t'ja marre ne shqyrtim ankesen qe paten javen e kaluar ... Edhe Rama zihet mat, se s'ka sesi te shaje me Kolegjin, qe i jep nje vendim pozitiv ...

Sikur kolegji t'ja ktheje kqz-se, atehere derri mac i ngelet kqz-se, dhe kqz do kete dy mundesi, ose te shpalli zgjedhjet e pavlefshme sic ka bere ne raste te tjera, ose te diskretitoje komplet nje proces qe eshte tashme i dale boje duke lene ne fuqi rezultatin qe ka shpallur. nese ristani zgjedh te beje te dyten, perfundimisht rames nuk i duhet me bashkia dhe me siguri nuk do ankohet ne kolegj, mjafton qe i dha gjithe botes proven e pakundershtueshme qe berisha nuk mund te beje zgjedhje te lira dhe te ndershme.

S'diskutohet qe Ristani do t'i thote jo argumentit te PS-se, ne rast se neser Kolegji e rikthen çeshtjen ne KQZ-se, por ama, PS-ja ka per t'u ankimuar perseri, per kete te jesh i bindur : objektivi eshte qe kjo çeshtje te diskreditohet me zgjatjen e saj, se per te tjerat, Rama i bind kollaj mbeshtetesit e tij me te afert

E kunderta per PD, qe do me doemos qe kjo çeshtje te mbyllet sa me pare, sepse boll u zgjat e u be terkuz

Ky ja paska fut kot po kot fare....

Tani i bie qe ps paska armiq te brendshem dhe duhet te shterngohet tek kryetari qe te fitoje??

Filozofi idioteske ne te vertet, edhe pse eshte nje fakt qe po ndodh dhe ka ndodhur edhe me pare.

Ku ka patur lider me te keq PD-ja sesa Sali Ram Berisha ??? Nje president qe nuk dinte te humbte . Nje kryetar opozite qe nuk e takonte as njeri, nje opozite komplet destruktive e asaj kohe. Sot, njeriu me i lig, por qe ka nje eksperience 20 vjet dhe qe ka kaluar furtuna . Rezultati i tij i pergjithshem eshte mese negativ.

Krahasoje me ramen dhe e sheh qe RAMA nje rruge opozite alla saliberishiane  po ndjek. Keshtu qe mos u habisni qe do te vije ne pushtet ne 2013. Qe do te jete nje fatkeqesi , sic eshte S.B. pa asnje ndryshim.

Me zullumet qe po ben Berisha , nuk mbetet opsion tjeter , fatkeqesisht.

Keshtu qe shkurt fare ketij muhabeti i thone haji mutin....

 

Duhet theksuar dicka; autoritarizmi ne lidershipin Ps, ka ardh natyrshem si balancim ndaj atij ne Pd. Dihet qe nje grupim i drejtuar ne menyre autoritare jep me shume produktivitet, se ai demokratik. Nuk dua te them se Ps nuk duhet hapur, dhe padyshim qe ka nevoje per ndryshime, por duhet pare pak me gjere.

 Ja, kjo eshte ajo llogjike qe une nuk duroj dot dhe kunder te ciles kam shkruajtur kaq shume ketu. Nuk e kam me ty personalisht albano, shpresoj ta kuptosh, se nuk je as i pari e as i vetmi. 

Po pse duhet te balancohej aman? Se ishte gje pozitive? Per kete te gjithe biem dakort qe jo. Ishte strategji fituese atehere thone shumica! Po eshte komplet e diskretituar nga historia poltike shqiptare. 92-2005 PS i fitonte zgjedhjet me sy mbyll, pikerisht se ishte me e hapur si parti, se nuk jam aq naiv te them qe aty vlonte moraliteti dhe shenjteria. Po njerezit shihnin nje parti qe kishte me shume hapesira pse jo edhe per ata ne te ardhmen. Kur them njerezit kam ne mend ata shtrese qe ben diferencen ne fund, se militantet e eger i ndajne 50-50. 

Jo mo jo, Berisha eshte perdor si gogoli vetem per te justifikuar pushtetin e Rames. Vetem ai ka perfituar nga ky mit, dhe po ashtu anasjelltas Berisha. As Shqiperia, as partite respektive. 

Nuk desha ti meshoj gogolit Berishe, por sistemit klientelist qe rregullon vetveten dhe gjen te lidershipi autoritar rezultanten perfundimtare per te ardh ne pushtet. Problemi te keto parti eshte se nuk perfaqsojne cka duhet te perfaqsonin, dhe per te cilat jane krijuar. Dhe sinqerisht nuk mendoj se harasanet do sillnin ndonje ndryshim, aq me shume kur dihet qe jane adhruesit e ketij sistemi.

 Sistemin nuk e sjell asnje njeri i vetem, apo grupim njerezish, sepse tendenca njerezore e jona eshte te grumbullojme sa me shume pushtet te kemi mundesi. Sistemin konkurues e ndertojne te gjitha grupimet bashke per te ruajtur balancat, e mbi te gjitha per te ruajtur veten e tyre.

Per mua klientelizmi eshte pasoja jo shkaku, si e vetmja menyre per te bere kariere ne nje sistem ku meritokracia zhduket per te mbrojtur kryetarin. 

me shume se gjysma e shkrimit merr si shembull K. Islamin dhe R. Mejdanin mgjse titulli dhe trajtimi eshte ne reference te A. Malaj.
Nqse ka nji gje per te cilen une i respektoj kta te 3 (dhe sidomos Malajn) eshte fakti se vitet e fundit i shof te fokusuar ne debat profesional dhe teknik (per buxhetin, politikat makro etj). Per mu kjo eshte maturia politike qe une pres te shof te shumica e politikanve ne Shqipri (se te te gjithe do ishte e pamundur). Kto kane lene pas retoriken dhe debatin shterpe publik dhe kane "perqafu" perqasje te vertete prej politikani te pjekur. Edhe debati i brendshem ne PS qe ka si nxites Malajn, nuk eshte aspak vulgar apo artificial. Sa per Islamin pastaj, ndryshon po besoj se kjo vjen edhe sepse e kane etiketu si fajtor per zgjedhjet e 2009 qe eshte krejt allogjike.
All in all, e shof si levizje ne drejtimin e duhur

 

 "Sa per Islamin pastaj, ndryshon po besoj se kjo vjen edhe sepse e kane etiketu si fajtor per zgjedhjet e 2009 qe eshte krejt allogjike."

Po edhe fajtor per sistemin, edhe na vodhen zgjedhjet nuk mund te rrine bashke si argumenta. Kjo eshte kryegafa e pafalshme e shkrimit, qe une po prisja alidemsin ta gjente vete. Po ai pasi beri gabimin me argumentin e Ngjeles u zhduk smiley

e di po jam mesu tani me ket strategjin e 1 ose 2 arsyeve rezerve (plani B or C nqse A deshton), kshuqe nuk m'ben shume pershtypje. E kunderta do m'habiste

 Endro, ketu jam, po po studjoj qe te jap nje pergjigje te sakte, Tonguesa per sistemet, qe te gjitha jane te drejta, jane njesoj per te dyja palet, varet se kush e kupton me mire dhe kush di te perfitoje nga ato.....kete e kam thone me kohe kete, po sala eshte mjeshter per te perfituar nga sistemet me te gjitha menyrat.....nuk eshte faji i sistemit, po eshte faji i Saliut, qe do me çdo kusht te fitoje me te gjitha llojet e sistemeve, qofte duke i vjedhur,2009,  qofte duke i perdhosur, 2011......

Eshte faji i Saliut qe...do te fitoje me cdo kusht me te gjitha llojet e sistemeve!

 

Ose ose sic tha Penari, qe nje nga te metat e Rames eshte qe eshte me i manget ne pislleqe se Sala!

 o mere te terin, o mos e merr fare, se koka brenda e trupi jashte sikur nuk ta jep te tere kenaqesine..........

He more, nuk e permban dot veten?

 Jemi brenda llogjikes se hershme ne histori, qe merrej me individualitetet e  princerve dhe jo me veçorine, gjendjen e  vet  shtetit.

    Mbreterit dhe perandoret, nuk ishin kryetare  te shtetit, por te princerve, te  cilet  ne te vertete  ishin vasalet e tyre.Por qe kishin sovranitet  dhe  zoterime te  shumta.( keta  "prinacat"  ne diskutim dhe te gjithet si keta, nuk kane me pake)Rrjedhimisht, duke qene  se krejt kushtezimi  shoqeror bazohej ne  sovranitetetin  individual, mund te supozohet se kalimi  ne shtet  do te ishte i mundshem vetem nepermjet kthimit te  ketyre  sovraniteteve individuale ne marredheniet zyrtare.

 Por qe te  kryhej kjo, nevoitej nje pushtet i larte, i tille qe ende nuk ekzistonte, sepse vete zoterit  feudale e percaktonin ata se deri ku ishin te varur nga konstituimi i pergjithshem i shtetit. Jemi aty.Ku asnje prej ketyre "princerve" nuk  shprehet per gjendjen e shtetit( dhe kjo as qe i  shqeteson debatuesit me siper),pasi qe nuk e kane shqetesim te tyre, qe... asnje Autoritet i Ligjit dhe i  se Drejtes nuk vlen fare.Shtet eshte KY?

   Asnje gje tjeter nuk i shqeteson dhe preokupon keta lloj "pricash te rinj", por dhe ata qe u bejne iso,   veç menyrave per te arrire  tek nje pushtet rastesor-nje trilli te  xhveshur   te se veçantes, ne kundervenie me te Drejten  pergjithesisht  te vlefshme.Gje qe duket se tere formimiityre, mentaliteti i tyre   punon jo  per  nje shtet te  forte e te qendrushem,  bazuar ne te  drjeten dhe ne ligje, por per nje kunderveni ndaj barazise  se te Drejtave  e te Ligjeve.Kjo nuk eshte me tendence por formim.

     Dhe gjendet kohe per  tu marre me te tillet!Se qenkan me te miret.... e te ligjve

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).