Në mejhanen-bodrum sterrë,

plot me sharje edhe tym,

tek gërneta qan përherë.

pinim mbrëmë raki me gjym.

Mbrëmë, parmbrëmë, vite me rradh',

s’pijmë për qejf, po pijmë për hall.

 

Strukur-ngjeshur, kokë më kokë

na kullojnë jargët përtokë.

Oh, ky hall, i rëndë si plumb!

jeta jonë  breng’ e  pafund.

Ah, rropatesh kot më kot,

ditë të bardhë nuk gjen dot.

 

Det i kaltër dhe ti diell

tyl floriri i agimit,

yje të pamatit qiell

karafila të mugëtimit,

edhe sot, si mot, si dje

pse nuk çelët dhe për ne?

 

Baba jot ka shtatë vjet

digjet me flakë xhenemi

ty, fatkeq nusen t'a tret

qiri të vdekjes veremi.

Bir i vetëm në burg m'ra

vashë e tij në kuplara .

 

- Far' e pafat, farë e dënuar!

- Zoti vendosi, faji është i tija!

- Veten tonë kemi mallkuar!

- Por më shumë faj na ka rakia!

Faj' i ynë a faj i fatit?

Faj' i Birit a i Atit?

 

Në bodrum pa dritë, pa emër

pijmë të krrusur, papushim

krimba që pa frikë çdo thembër

shkel pam’shirë e papendim.

Burracakë, fatthënë, si hije

Rob në pritje të një çudie.

 

6 Komente

Hahahaha

"Burracakë, fatthënë, si hije

Rob në pritje t'nji çudie."

Perfundimi do kishte mjaftuar o rob zoti.

 Përkthim shumë i bukur, urime. smiley

 

 Rrofsh!Ti ke mundesine t'i lexosh te dyja variantet.Keshtu qe fjala jote ka rendesi te dyfishte per mua.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).