kolovajse.jpg (534×383)

Ate ditë kishte dalë në fund të oborrit te shtëpia e las Za, aty ku fëmijët kishin vendosë një litar në degët e qershisë së madhe për ta përdorur si lisharëse. Ishte nuse e re në atë shtëpi, sapo kishte mbaruar shkollën e lartë ku ishte njohur me djalin e vogël të kësaj shtëpie me emër të madh. Ata kishin qenë gjithnjë arsimdashës, por duke qenë kushtet e vështira kishin arritur të dërgonin në shkollë vetëm djalin e vogël. Dhe Tasimi nuk kish si të mos ishte rebel duke qenë pinjoll i asaj familje që s’i ish bindur asnjë qeverie që në tokat e veta kishin shkelur përgjithësisht si pushtues. Dhe përgjithësiht të gjitha kohët janë të arta për rebelët. Si të gjithë të rinjtë që në universitetet e kryeqyteit ndjejnë të fryjë flladi i lehtë i lirisë, ata që kishin në gjak pakëz rebelim ky fllad i dehte, më shumë se gurbetçarin aroma e gruas. Dhe kjo natyrë kishte qenë e mjaftueshme që të bënte që vajzat ta dashuronin. E kishte dashuruar edhe Drita, e cila nuk është se ishte më pak rebele por që ishte më e kujdesshme sepse e dinte se gruas i duhej shumë pak për ta humbur atë pak liri që mezi po e fitonte. Do të duhej kohë që burra e gra të mund të ndiheshin njëlloj të lirë në vendin e mrekullueshëm e të vuajtur të shqiponjave.

Kishin bërë dasmën e madhe si u takonte dy shtëpiave të mëdha dhe prisnin të iknin drejt kryeqytetit, tashmë të rrëmujshëm por të lirë. Drita po ëndërronte për mundësitë që po u krijoheshin dhe të ardhmen e shkëlqyer që i priste ata dhe bashkëkombasit e saj, edhe pse nuk kishte asgjë të qartë se si kjo e ardhme do të ndërtohej. Ndërkohë ishte ulur në lisharëse dhe tundej lehtë duke shijuar puhizën që frynte nga gryka e lumit përpjetë. Era i përkëdhelte flokët e lëshuara dhe i futej poshtë fustanit duke i gudulisur të gjitha dëshirat rinore. Degët e qershisë bënin hije ndërsa kombinimi i ngjyrave të gjetheve e kokrrave të bëra e të pabëra vallëzonte në perfeksion me shpresat në shpirtin e ri të kësaj nuseje të re në shtëpinë e madhe të Riza Cenit.

-          -Oj bijë nana, se na marrove!- i tërhoqi vëmendjen e mira Da Nuse, gruaja e xhaxhait të Tasimit.

-          -Çfarë ka ndodhë?- Drita ktheu kokën dhe ngrihet në këmbë duke iu afruar Das Nuse.

-          -Nuk asht mirë që nusja e re të luje me lojnat e kalamajve se na qeshin bota. Tash je grua e duhet të sillesh si grua.- e qorton e alarmuar gruaja e moshuar.

-        -  Aha. Pse oj, Da Nuse, a nuk ban me lujte edhe të mëdhenjtë kur kanë kohë e nuk kanë lanë asnjë punë pa ba në shpi. Pse jena gra a nuk na e ka qejfi të luajme edhe ne kanjiherë si kalamaj. Kush do të na qortojë. Burrat. A si njeh burrat që janë kalamaj gjatë gjithë jetës. A vetëm ne duhet me u rritë?!

-          - Po moj bijë po. Po su dihet kurrë nervave të burrave. Me taman janë ma të këqinj se fëmijët. Po sot na kanë në dorë. Kështu ka kanë gjithnjë. Nuk ban me ia prishë qejfin burrit. E nuk ban me ia nxi faqen.

-         - Po jo oj Da Nuse. Nuk ja nxi faqen burrit sikur bota të shembet. E kam dashtë burrin, e kam luftu me e marrë e tash nuk ja prishi qejfin asnjëherë. Por kanë ardhë kohë ma të mira. Edhe burrat e kanë marrë vesh se shokun ma të mirë për lojrat prej kalamajsh kanë gruen e vet. Se sa më lozonjare aq ma e madhe dashnia. Bash si fëmijët!

-         - Oj ti nuse! Po keni lujtë mensh oj nuse!- qesh me kursimin e të qeshurës të mësuar ndër vite.

I kujtohet vetja e re Das Nuse. I ka mbetur ky emri “Nuse” edhe pse tashmë është rreth të shtatëdhjetave dhe ka pritur e përcjellë me dhjetëra nuse e bija, por ajo ka ngelë nusja e shtëpisë për të gjithë. Edhe për fëmijët që e kanë gjetur plakë të rrudhur. Da Nuse, tashmë ajo ka harruar edhe vetë emrin e saj mendon për rininë e saj, për faktin se a e kish dashur atëherë burrin e saj sa të ishte e vendosur se çfarëdo të ndodhte të ishte në krah të burrit të saj. Por këtë nuk do ta dinte asnjëherë. Atëherë i ish dashur të rrinte në krah të burrit të saj deri sa bënë fëmijën e parë. Më pas çfarëdo të ndodhte ai ish babai i fëmijëve të saj. Nuk kish asnjë kuptim të ndahej më prej tij. Dhe kjo kishte qenë kënaqësia më e madhe që i shoqi i kish dhën në jetë: fëmijët e saj. Që tashmë ishin shpërndarë nëpër botë. Si ish kjo jetë. E gjitha ndarje. E mban në bark fëmijën e pastaj duhet të ndahesh prej tij, më pas e ndan nga gjiri, pastaj nga dhoma, pastaj rritet e ikën në gurbet, më pas duhet ta ndash me një grua a burrë tjetër! Gjithnjë duke u ndarë me fëmijët e tu. Por a ka gjë më të bukur se t’i përjetosh të gjitha këto ndarje, e të ikësh nga kjo botë e lumtur se e ke përmbyllur me sukses të gjithë këtë rrjedhe ndarjesh. Por, mendoi se ndoshta po të kish mundur nganjëherë të .... luantë në kolovajse në hijën e qershisë,.... apo të lahej edhe njëherë te Zalli i Vrrinit, nuk do të ishte keq. Ka nevojë njeriu edhe për këto gjanat e vogla që ta bëjnë jetën të lumtur. Por burrat. Nderi i tyre. Në fillim babi, vëllezërit më pas burri vjehrri. Da Nuse gjithnjë e kishte vrarë mendjen nëse më shumë duhet vëllai apo burri. Dhe rrjedhimisht e kishte vrarë mendjen më pas nëse kish më shumë të drejta mbi djalin nëna apo nusja. Nëna mund të dijë diçka më shumë, por edhe nuset tash janë më të mësume, më të shkathta. Dhe gjithnjë kishte qenë në dilemë. Nëna është nëna që i ka bërë kokën, po edhe nusja është nëna e fëmijëve, ndaj është tepër e rëndësishme. Shumë rrëmujë këto marrëdhëniet njerëzore. Dilema, dilema, telashe. Ata që janë më këmbëngulës gjithnjë fitojnë më shumë ndërsa ata që duan më shumë gjenden gjithnjë të mënjanuar. Por prandaj i pëlqente kjo nusja e re e Tasimit. Se kjo dukej sikur dontë më shumë vjehërrit se sa të shoqin. Dhe kjo ishte një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur zemrën e dikujt; duke ia mbledhë të gjitha copat e duke mos e shpërndarë dashurinë. E dinte Da nuse se as Drita nuk i donte më shumë të vjehrrit se sa nuset e tjera, thjeshtë kishte arritur një ekuilibër që do t’ia lëhtësonte jetën. Dhe më pas do të lindnin fëmijët që do të ndryshonin raportet përherë. Eh nuse, nuse. E tash luante nusja e re në kolovajse. Mirë ia bënte.

-        -  Hajde o da Nuse! Banu ene njiherë kalama se nuk bahet nami!- e shkëputi nga mendimet nusja e re.

Dhe Da Nuse afrohet te kolovajsja dhe nis të tundë ngadalë litarët bosh, sikur aty të tundte dëshirat e veta të mohuara, ëndrrat vajzërore të harruara; sikur aty të tundë edhe njëherë fëmijët që rriti dhe për të cilët është krenare... ndoshta më vonë do të hypë të lozë në të dhe nusja e re do ta tundë si një kalama e do të çuditen dynjaja kur ti shohin dy gra të lujtme mendsh... një plakë e një nuse!

Sa shumë kishte dashtë Da Nuse me e pasë një vajzë si Drita! 

16 Komente

Kolovajzë smiley

 

 shtëpia e las Za,  DA nuse.... si ti kuptoj shkinaks.....shkrimi i lehte, romantik, i kendeshem, po me duket pak pa nerv....te pakten kur flitet per tema te tilla, ne nje vend, ku te tilla lojra, jane tabu....

 tungjateta alidemso! 

la Za e Da Nuse jane personazhe. shihi thjeshte si emra normale riza dhe bedrie psh. 

andej nga luma, ku vendosen keto tregimet e mia, keshtu i therresim me te medhenjte se ne "lale" dhe "dade". dmth rizahu behet la za, isaku behet la cak, ramizi la miz etj. rabia behet da bie, merxhevanja behet da xhane, naslia behet da lie etj. po ka raste kur nguliten edhe emra te tipit la mixhe, apo da nuse. 

kjo ishte nje pjese jete nga malesia ime, nje muhabet i degjuar diku dhe i sjelle sepse me beri shume pershtypje kjo venia perballe e nuses se shkolluar dhe e nje nene te nderuar gjithe jeten. dhe pyetja qe nusja i kish bere plakes, "po tani qe i ke mbaruar te gjitha punet e qe askush nuk ka me nevoje konkrete per ty, pse nuk i thua Xhebrailit te te marre?!". dhe plaka qe s'eshte nevrikosur po ka nisur te vrase mendjen.

p.s. lindi Asia. sot eshte 20 diteshe. kur te vij nga tirana do pime edhe ndonje kafe. smiley

Me jete te gjate vajza, shkinaks. U rritte me nene e babe, e lumtur dhe e mbare. ju perqafoj.

 ...huuuurrrrah...me ne fund ja dole, qofte vajze e mbare, dhe me jete te gjate....qofte me e lumtur dhe me e gezuar se baba e nona.......te te rroje shkinaks, dhe ate rakine, mbaje me kujdes, mos abuzo (megjithe edhe po e mbarove, kemi prape)...kur te vish knejna, na boj i cel......

ps

Asia, (Asja), ku osht theksi....????? ku e ke gjet ket emer mer daje....lol

S'pata terheqje t'a lexoj te gjithin.

"Da Nuse in da house" ndoshta do te ishte  titull me i qelluar.

Personalisht,ato vargjet me "cicëllonja" me kane pelqyer me teper.

 

p.s.

Per hajer çika.Qofte me nafake.

Hekuran, me jete te gjate! smiley

urime shkinaks, jete te gjate goces e nuses. tani besoj te jane shumefishuar motivet smiley.

qesh me kursimin e të qeshurës të mësuar ndër vite.

[...]

afrohet te kolovajsja dhe nis të tundë ngadalë litarët bosh, sikur aty të tundte dëshirat e veta të mohuara, ëndrrat vajzërore të harruara

smiley

Dhe vajza me jete te gjate dhe te lumtur smiley

tallnin trapin me nje student brucosh nga Zhuri qe para studenteve tjere paska thirr profen e matematikes po nga Zhuri: La Cak a kemi mo ligjerata....

ndersa kur shkinat serbe kah vitet '88 - '89 nen instruksionet e kuzhines se millosheviqit dilnin ne Tv dhe qanin se shqiptaret po na bejne presion, po na i prishin varret se albanci nam vrshe PRITISAK, qellonte ndonje shqiptar kokekrisur e azgan duk i bertite ne rruge shokut me emer Isak ne largesi PRIT ISAK....

Hekuran, Asia jetofte me nafake, past jete te lumtur, me din e iman, perfitoshfi prej lutjeve te saj edhe ne Ahiret

 faleminderit! 

-Nuk asht mirë që nusja e re të luje me lojnat e kalamajve se na qeshin bota. Tash je grua e duhet të sillesh si grua.- e qorton e alarmuar gruaja e moshuar. -        -  Aha. Pse oj, Da Nuse, a nuk ban me lujte edhe të mëdhenjtë kur kanë kohë e nuk kanë lanë asnjë punë pa ba në shpi.

Shkinaks,

nuk e di po ndoshta nuk ke pase kohe ti kushtosh me shume mund te folures se personazheve, ka perzierje te folures dialekte dhe asaj standarde, sikur te gjitha dialogjet te ishin ne dialekt, tregimi do te na vinte me i arrire.....

Ndërkohë ishte ulur në lisharëse dhe tundej lehtë........

Dhe Da Nuse afrohet te kolovajsja dhe nis të tundë ngadalë litarët bosh, sikur aty të tundte dëshirat e veta të mohuara,.....

ne vend te foljes tundje,  mendoj se eshte me e pershtashme folja luhatje qe perdoret tek ne,

edhe çne ajo fotoja me lisharese, per ta pasuruar tregimin?smiley

 pershendetje!

faleminderit qe i ke kushtuar kohe tregimit. padyshim qe tregimi do korrektu, dhe per kete pune duhet me i lane kohe dikujt tjeter se une nuk jam i mire ne gjuhesi. smiley

ka edhe nje dicka tjeter. kur e shkorva tregimin disa here jam mate te mos fus disa fjale te medhaja ne pjesen ku jane mendimet e Das Nuse. sepse da nuse asht e thjeshte.

ndersa kete problemin e gjuhes te perzier ndoshta e kam sepse keshtu me eshte bere gjuha ime. as dialekt as gjuhe letrare. ne tirane te gjithe me pyesin a prej kosove je? kur na bje rasti te takohemi per here te pare. ndersa kosovaret me thone a prej zhuri je? smiley 

ndersa te kjo pjesa e fundit ndoshta do te ishte me mire te perdoret folja kolovit (kolovajt ne lume) sikur aty te koloviste deshirat e saj te mohuara...

ndersa fotoja po, foto guglli free, por ma jepte idene e kolovajses bash sikur e kisha une ne koke. urime atij qe e ka bere. smiley

shkinaks.

Jete te gjate princeshes se vogel, Asia.

Shkrimi qenka  nje ngacmim nostalgjik, bukur.

''E gjitha ndarje. E mban në bark fëmijën e pastaj duhet të ndahesh prej tij, më pas e ndan nga gjiri, pastaj nga dhoma, pastaj rritet e ikën në gurbet, më pas duhet ta ndash me një grua a burrë tjetër! Gjithnjë duke u ndarë me fëmijët e tu. ''

Kjo me preku.

ps.te te rroje vajza.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).