Miratohet pr/ligji për regjistrimin e popullsisë, Pollo: Ska lidhje me bazën fetare-etnikeTIRANE-Komisioni parlamentar i ligjeve miraton projektligjin “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave’, të ndryshuar”. 
I pranishëm në këtë mbledhje ministri i Inovacionit, Genc Pollo, nismëtar për të kaluar pr/ligjin me procedurë të përshpejtuar në parlament, shpjegoi se nuk bëhet fjalë për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare, por bëhet fjalë për një regjistrim statistikor.

Pollo ka deklaruar se do të ndryshohet edhe termi i përdorur nga regjistrim në census të popullsisë dhe kjo do të bëhet për të matur gjendjen sociale dhe ekonomike të popullsisë.
“Censusi i popullsisë do shërbejë edhe si tregues për matjen e gjendjes sociale dhe sa janë të ardhurat ekonomike të cdo familjeje”, tha Pollo.
Sipas tij “mbajtja e këtyre të dhënave personale do të bëhet në kushte sigurie”.

Pollo shtoi më tej se do të ketë penalizime për shkelësit. “Pr/ligji abrogon anomalitë e ligjit të vitit 2000. Do të ndëshkohen të gjithë ata që nuk përgjigjen saktë”, tha Pollo.

Në datën 27 qershor, Kuvendi miratoi me votat e maxhorancës në mungesë të deputetëve të opozitës, kërkesën e qeverisë për të kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin për regjistrimin e popullsisë.

Me gjithë kundërshtitë e bëra publike në seancë nga deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, por edhe protestën para godinës së Kuvendit të Aleancës Kuq e Zi, 71 deputetë në Kuvend i hapën rrugën diskutimit nëpër komisione për projektin e ashtuquajtur “Pollo”. 

Pritet që projektligji për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare të rikthehet në Kuvend për t’u miratuar nen për nen në seancën e ardhshme të parlamentit.
(m.a/BalkanWeb)

32 Komente

Terhiqet me ne fund klasa sunduese e kombit nga tradhetia e rradhes. smiley

Lajm i mire. smiley

pershendetje z.

ne ç'kuptim terhiqet?

terhiqet. ne kuptimin e kundert te "shtyhet"... megjithese dikush e shtyu qe te terhiqej. apo jo?

no capire, sorry smiley

lajmi thote qe eshte aprovuar, me disa ndryshime, por eshte aprovuar nga parlamenti.

atehere eshte zi e me zi. qenkam gezuar kot. mua m'u duk sikur ata terhoqen filan pike dhe filan pike... madje iu ndryshua dhe emri. qe te gjitha gjerat e kontestuara. mos e kam gabim?

s'lexova kund te jete ndryshuar pjesa e deklarimit te kombesise. m'duket mu, je gezuar para kohe, je gabuar. 

ndodh edhe me keq, si begbie-t atehere ne disko :-D

p.s. ka edhe ca lajme tjera meqe ra fjala

po tani aty thuhet qe s'ka lidhje me bazen etnike dhe fetare.

e lexoj gabim une? se mua kjo me ngrohu pak. jo se e kam patur ndonjehere problem kete pike. e kam shprehur disa here ketu, apo jo.

sa here te kam thene qe jane armiq? nuk do ti. jo e jo. smiley

po pra, nuk ka rregjistrim mbi baza etnike, fetare (s'ka ndonje vlere legale menjefjale), eshte thjesht census statistikor. kshu e mora vesh une lajmin.

eshte mire apo keq kjo?

s'e di. 

une per vete kam firmosur peticionin, mgjs per census fetar jam dakort, po s'mund te behej ndarja, per njerin po, per tjetrin jo.

nga ana tjeter nje mendje me thote, qe po tregohem frikacak me punen e census te kombesise (ndoshta eshte fryre teper kjo gje).

po pse nuk eshte mire qe projekti te shkoje ne parlament e te debatohet nen per nen?

kjo mazhorance per ceshtje strategjike te natyres kombetare ose mbarekombetare nuk ka pyetur kurre.

thjesht fakti qe mund te kete diskutim ne parlament per kete gje, eshte nje dicka e mire per mua, pavaresisht si mund te perfundojne gjerat. plus fakti qe permendem me siper.

gjeja qe nuk me pelqen ketu, eshte qe ndoshta kjo ceshtje nuk do veje ne referendum. qe populli ta turperoje fare qeverine perfundimisht.

pra e kane me kollaj mazhoranca te ndryshoje projektligjin, e te miratoje gjysma gjysma c'te mundet per te mos u treguar e dobet  - cka do te thoshte qe u terhoq nga nje plan i qarte antikombetar i perpiluar apostafat per ate qellim, sesa ta lere sovranin e vertete te shprehet me zerin e tij - cka do te nenkuptonte direkt humbjen e pakontestueshme te besimit ne kete "mazhorance" te sajuar.

PS: une jam kunder vetem per cfare po them me siper.

une per aborigjen australie do isha regjistruar. po ti?

s'jam ekspert, por kete procedure duhet te ndjekin te gjithe ligjet. votohen njehere ne parim, pastaj nen per nen.

per punen e referendumeve, jam pak skeptik. "qytetari mesatar" nuk eshte ne gjendje te informohet e te gjykoje sakte cdo ceshtje, prandaj ja delegon kete pushtet "deputetit".

po qytetari jone mesatar u informua ne 94 per kushtetuten o hunter. dhe atehere ishin fare te pashkolluar, se nuk kishte as ufo, as kristal, as... c'i kane emrat ato kombinatet e prodhimit dhe amballazhimit te mendimit te lire - universitete u thone ca.

referendumi nuk mund te lihet sot per neser. i jepet pak kohe qe palet te mbrojne pozicionin e tyre dhe te japin argumentat. duhet edhe debat televiziv; debat ekspetesh, dhe jo politikanesh.

te jap te drejte per skepticizmin, se dhe ketu ne angli u be referendum para nja 2 muajsh... dhe jam skandalizuar me plote kuptimin e fjales kur kam vene re se si media te fuqishme, gazeta shume te lexuara - dizinformonin popullin dhe mashtronin me artikuj te stergjate dhe apokaliptike. gjithsesi, referendumi deshtoi ketu, cka per mua, ishte nje dicka tejet zhgenjyese. prandaj te kuptoj fare mire. smiley

lol u informua nje m..t te madh. Thjesht votuan kunder qeverise te atehershme, se dolen te gjithe ne asistence, ngaqe u mbyllen ndermarrjet buxhetore.

Kujton me te vertete se njerezit votuan kunder kushtetutes ne referendum, sepse i jepte teper kompetenca presidentit??? Apo ndonje kauze tjeter me e larte?? Jo, jo, arsye shume me te thjeshta, dolen njerezit ne asistence, aq.

hunter. ti e ngaterron me periudhen e Ramizit.

ne kohen e mbreterise Sala 1, nuk behet fjale per asistence. behet fjale per flakje ne mes te rruges... ose pension i parakohshem.

po te ishte per asistence, te siguroj une qe populli do kish votuar PRO te madhe.

Nese pd-ja mendon keshtu si thua ti, ata ende nuk paskan vene mend atehere. dhe mend nuk kane vene megjithmend, perndryshe do e merrnin pushtetin me vote te ndershme... ose nuk do guxonin te benin gjithe keto tradheti kunder kombit brenda 2 mandateve. (te gjitha i kane bere brenda nje mandati... thjesht gjysma u ka mbetur pa implementuar)

ej, po dhe mund te jete ashtu si thua ti. ndoshta jo per "asistencen" po per shkaqe te ngjashme. gjithsesi, humbi ai qe kishte mediat ne njeren dore dhe ne tjetren hurin dhe litarin. nuk eshte pak. smiley

ola, asistence si 70 apo 75 % rroges, kjo ka ndodhur gjate periudhes sali 1

varferia ne kulm, papunesi, prandaj votuan kunder kushtetutes ne 94, jo per ndonje arsye tjeter madhore si kompetencat e presidentit.

mendimi im ky

nuk e mbaj mend asistencen. te them te drejten. po besoj fjalen tende atehere.

po saliu humbi turpshem dhe ne 96 ama... dhe piramidat atehere ishin fully functional... edhe pse fmn, bb dhe cdo i huaj qe takoja me thoshte qe ato sfidonin cdo ligj ekonomie(per mua matematike) dhe kishin mbetur me kembe me shume se c'mund ta parashikonte kush. pra, shqiptaret ishin relativisht me te pasur ne nje periudhe kur me 1 miljon lek ne xhep ishe me i vobekti i kafenese.

po pergjigjem ketu, se behet filispanje smiley

asistence, kur mbyllen ndermarrjet buxhetore, dolen njerezit ne asistence.

ne 96 nuk mendoj qe i humbi, por kaloi ne delir madheshtie dhe kerkoi 2/3 parlamentit e degjeneroi me zgjedhjet.

radha ime x pyetje. sipas teje, 97 eshte produkt i 96?

po.

smiley me kenaqe me pergjigjet. smiley

mu pergjigj ti pra.

97 eshte produkt i 96? smiley

redaktim hahaha

po. 97 = produkt i 96.

97=produkt i sales.

97=produkt i te gjithe faktoreve ne eksperiment. ti, une... juri kallashnikovi, kinezi qe na dha municionet. smiley

ka shume ane nga e shef.

PS: me kishe share? smiley

 Do të ndëshkohen të gjithë ata që nuk përgjigjen saktë”,

kjo eshte shprehje (k)...arit, siç thone shkodranet....po ku ti saktesoje ai pergjigjet e mija?????? kur te me pyesi per etnine, ......une do ti them se jam somalez, .....ku do ta gjeje si, qe une kam te drejte te vetdeklarohem....kur te me pyese per fene e une ti pergjigjem..... une ti them se jam budist........ku do ta saktesoje ai, se une e genjej, kur e kam me vetdeklarim.....? Ky i thote keto, per ti hedhur hi syve publikut, qe e ka kundershtuar forte kete nisme......se kur duhet te regjistrohem, per ti shpetuar ndeshkimit, duhet edhe te paraqes dokumentat perkates, qe ta saktesoje, apo ta qartesoje regjistruesin, e atehere nuk quhet me vetdeklarim, po percaktim ne baze te dokumentave...........lesh o babalesh......(te cilat jane ne regjistrin e gjendjes civile)......

"Do të ndëshkohen të gjithë ata që nuk përgjigjen saktë”, kur te me pyesi per etnine, ......une do ti them se jam somalez,"

nuk behet fjale per ndeshkim ne pyetjen per kombesine apo fene...sepse keto dy pika jane opsionale....dhe nuk perfshihen ne pyetjet me detyrim..

vetem pyetjet e detyruara kane penalizim per pasaktesi te pergjigjes..

kur te me pyesi per etnine, ......une do ti them se jam somalez

Atehere do ndeshkohesh direkt si pirat.

 Nuk te ndeshko njeri mer alidems jo. E para nuk kane si ta verifikojne. Dhe e dyta nuk verifikohen dot 3 milion banore. Kjo thuhet thjesht si presion psikologjik ne menyre qe njerezit ta marin seriozisht.

 

P.S. Nuk ke pse e shpreh kombesine se nuk eshte ky ai rregjistrim. Kjo eshte thjesht Pollo i cili ben sikur po punon. lol

Pa lidhje me temen ne pergjithesi: "ministri i Inovacionit" Large Animated Smileys | Big Animated Smileys.gif" />  Hajde titull e vend pune hajde. Dmth Berisha ben "shkurtime" ne administrate duke hequr nga puna pastrueset e Ministrive nderkohe qe krijon Ministri te tere me organiken e saj vec qe t'i gjeje nje vend pune mikut Pollo.

Ketu ka vetem nje menyre, sapo te miratohet, te rifilloje marrja e firmave per nje referendum abrogativ.

Te pakten ne kete menyre do shtyhet proçesi dhe pavaresisht ne arrin apo jo 50 % te pjesemarrjes ne votime, rezultati do jete akt i rendesishem presioni, per me teper Sales i duhet te dale e te thote mos shkoni ne votime, te nxjerre fytyren e vet e te beje propagande, siç beri kunder Myslym Pashait.

Cdo fitore kunder Sales eshte fitore per te gjithe, gjithsesi PS-ja nuk ka folur fare, çka tregon se eshte dakort me Salen.

Ketu behet fjale per reagim kunder sistemit ne teresi, kunder kesaj katrahure qe eshte Shqiperia e 2011-s.

Statistikat mund te nxirren per nje jave me nje te mijten e cmimit. Duhet vetem access te database-i i Sales, qe ka informacion te perkryer mbi votuesit e vet shqiptare dhe qe merret per standard edhe ne rast zgjedhjesh. Duhet access edhe te database-i i Rames, qe ka informacion per te vetet, dhe te integrohen te dy databaset. Kostoja me e madhe do vije nga peprpunimi i te dhenave te Rames, sepse me sa u pa, nuk jane shume te sakta dhe duhet te korrigjohen gabimet.

Regjistrimi i popullsisë, Kuq e Zi: Kuvendi s`dëgjoi qytetarët

Aleanca Kuq e Zi ka pohuar se parlamenti shqiptar dhe institucionet kanë anashkaluar mendimin e shqiptarëve për një çështje me rëndësi të amdhe siç është regjistrimi i popullsisë.

“Aleanca Kuq e Zi reagon me shqetësim ndaj vendimit të sotëm të Kuvendit të Shqipërisë për të kaluar në seancë plenare projektligjin e qeverisë për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Aleanca Kuq e Zi deklaron se është detyrim i ligjvënësve për të dëgjuar të gjitha palët dhe argumentat e tyre në këtë proces kaq të rëndësishëm, në të cilin nuk preken interesat e qeverisë, por interesat e vetë popullit”, thuhet në një deklaratë të Aleancës Kuq e Zi.
Kjo organizate pohon se është mungesë transparence që një proces kushtetues të zhvillohet në mënyrë vetëm të njëanshme, pa marrë parasysh opinionin publik dhe juridik për një çështje ku do të përfshihen rreth 4 milionë qytetarë shqiptarë.
“U bëjmë thirrje dhe apel partive politike që të votojnë projektligjin Kuq e Zi që është mbështetur nga dhjetëra, mijëra qytetarë dhe që garanton stabilitetin politik të vendit dhe jo projektligjin që i hap rrugë artificialisht Shqipërisë multietnike dhe tensioneve etniko-fetare”-tha Ardit Çollaku, përfaqësues i Aleancës Kuq e Zi”.

 

:Aleanca Kuq e Zi ka pohuar se parlamenti shqiptar dhe institucionet kanë anashkaluar mendimin e shqiptarëve për një çështje me rëndësi të amdhe siç është regjistrimi i popullsisë.:

vetem 28 mije firma kishin mbledhur te shkretet....duheshin nja 100 mije firma per te propozuar nje ligj ne parlament..

 

nga nje per kilometer ama. te shkretet, sa ditet e enverit, numri i deshmoreve dhe i hidrocentraleve qe do beje berisha smiley.

po pse nuk i mblodhen 100 mije firmat? mos ndoshta njerzia nuk firmosin kur i shohin keta ne tribune, apo mos ndoshta i ka vjedhur firmat saliu se ka frike mos i marrin pdne? smiley

po pse nuk i mblodhen 100 mije firmat?

se di...kur te futen ne zgjedhje si parti me vete, atehere do ta marrim vesh pergjigjen..

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).