dyshimi i Xhibit

Seth Kugel eshte NewYorkTimes-ist, autori i blogut “Turisti gjirokastrit” (Frugal Traveler). Shkrimi i tij i radhes flet per rivieren shqiptare, surprizat e tij per ushqimet dhe plazhet tona te mrekullueshme, bunkeret dhe mungesen e tabelave, fillimin e dites me nje gote raki me vendasit, mikpritja shqiptare deri aty sa te lene te shkruash me penden me te cilen Ismail Qemali firmosi dokumentin e pavaresise, etj.
Artikullin e ilustron me foto te ndryshme dhe njera prej tyre eshte kjo me poshte me pershkrimin “Eljon Likmeter, peshkatar, pica-bërës dhe student inxhinjerie, duke notuar ne brigjet shqiptare gjate gjuetise tone te peshkut”.

Me beri te ve buzen ne gaz (ca shprehje!) dhe mbase pa shume lidhje me rastin e Eljonit,  me solli ndermend punet dhe rolet e shumta qe na eshte dashur te luajme ne shqipove gjate viteve te fundit, paralalel me shkollat e aspiratat per dicka tjeter (Shpresa vdes e fundit, pervecse ne ate filmin me partizane ku ajo u be deshmore).

Kjo shpesh vihet re dhe kur prezantohemi apo kur prezantojme ndonje shok a mik dhe na duhet te perdorim por-et qe vijne pas pershkrimit te ndonje pune a gjeje aktuale qe ben personi dhe pasohen nga kualifikemet e shkuara apo aspiratat e ardhshme te personit; momentalisht punon si shofer por ka mbaruar per inxhinier.

Ose mbase eshte thjesht xhelozi per Kugel-in qe ha pi e… bredh andej e ben qef verdalle, e ky eshte profesioni i tij. Dhe shyqyr, se ne mediat tona nuk para has shkrime te tilla per ne, shkrime qe merren me gjerat “e thjeshta” tona, me natyren, njerzit, situaten e jeten jashte lenteve politike.

Per vete akoma s’e di. Juve do beheni gje kur (nese keni vendosur te) rriteni?

 

[...]

33 Komente

Faleminderit per kete grimce te kendshme pushimesh. Perkthimi i 'Frugal Traveler'  ne shqip si 'Turisti gjirokastrit' really made my day! smiley

Po sic duket ne shqipot jemi "multitasking".  ose te gjithe Lenin-er. smiley

Juve te dyja me duket e anashkaloni m'habetin qe te mos na thoni se ca do beheni kur te rriteni. smiley

Kris, ti ke ca kohe qe s'na ke sjelle gje. As Ana xhanem, po kesaj i falet se kjo eshte ne Shqiperi dhe aty s'ka mbaruar akoma the realkuti show. smiley

'Gjes...

Une u be nja dy-tre muaj qe nuk po me zene kembet dhe, (edhe ne keto momente jam duke pritur per boarding ne aeroport se jam ne 'land of the free' deri nga java tjeter) keshtu qe kur te rritem, me kaq kohe sa po kaloj neper aeroporte, vetem air hostess ose pilote avioni nuk dua te behem smiley

Pastaj qe thua ti, pervec qe kemi qene te zene me festivalin e xhazit qe sapo mbaroi, kemi miq keto dite, The Royal Couple on Canadian tour, te mos lumturohemi ne te kolonise nga kjo thua ti?  Big Grin

Duke lexuar vec titullin, une do behem Ph.D.

Xhib i dashur, nuk di nga t'ia filloj... Meqe, sot me ke kapur ne dite ankesash, (por kur s'ka qene ajo dite qe s'je ankuar ti, do thuash ti... po nejse, nen driten e mesimeve te Ravit, perpiqu ta ana-sh-kalosh kete fakt), po e zbraz zemren se ndoshta pas 23 vjetesh do te clirohem nga pengjet se c'do te isha bere sikur...Ah, sikur...

Kryekreje, njehere e nje kohe, ne vogeli shume doja te behesha balerine. I shikoja me endje ne televizor ato bukuroshet e hajthme, qe me shume se vallezonin ngjanin si flutura te lumtura bardhoshe. E kushedi sa here, ne endrrat e mia merrja pjese ne konkurse, ku te gjithe mahniteshin pas talentit tim te shquar... Nje Carla Fraci shqiptare! Por ndeshtrashat e jetes jane fort te cuditshme... ne shtepine e pionierit te qytetin te vogel provincial, ku banonim asokohe nuk kishte as ndonje rreth valleje, jo me shkolle balerinash... Atehere, u perlota e qava, ia hodha fajin tim eti qe me kish lindur ne ate skute te humbur... por prape s'i humba shpresat.

S'e di a i mban mend ata filmat me kompozitore qe shfaqnin ne tv ketu e 23 vjet me pare... E pra, Giuseppina Strepponi, Giudita e Bellini-t u bene frymezimi im. Aspiratat e mia tashme mund te beheshin realitet... Une kendoja para pasqyres, me syte mbyllur dhe shkelqeja ne skene... zeri im melodioz dritheronte e prekte zemrat me te egra, qe nga komandantet e klases, tek sekretaret e rinise, tek drejtori i shkolles, edhe ca gazetare nga Zeri i Rinise, madje, vinin e me intervistonin pareshtur... Oh, dhunti e blatuar nga perendia, qe s'kish tingull pianoje a violine te embel qe te mos shnderrohej sakaq ne zerin me te kthjellet qe kish degjuar bota mbare. Keshtu kumbisesha cdo nate e... skena ishte e gjitha imja! GJer me tash, i kisha pare solistet nga pas, si pjese e korrit te femijeve, por tash e tutje... sic perdoret sot rendom ne garat e makinave... "do me shifnin targen"!!!

Por sic thashe, ndeshtrashat e jetes te hedhin atje ku s'e pret. Ne moshen me te bukur te endrrave, ne lule te vogelise, ketu e 23 vjet te shkuara, ne vitin e larget 18... nje njeri i poshter, ziliqar, inatcor, smirrezi per  talentin tim te padegjuar ma preu udhen ne mes. "vajze, talenti yt eshte medioker. Shiko, meso, qe kur te rritesh, te merresh me ndonje pune tjeter.!"

Oh qiell! O rrufe! o Zeus! Prajtna zot rrezajkun! C'ishte ajo fjale e cuditshme, "medioker"?! mos valle nje tjeter fjale e re per te pershkruar talentin tim te larte, qe une s'e kisha degjuar ndonjehere? Isha ne moshe te njome, ende kisha shume per te mesuar. Po pse, atehere, me tha te merresha me nje pune tjeter, kur te rritesha? 

Qe mos ta zgjas, se e di qe mund te te kete humbur durimi per te me lexuar  deri ne fund, m'u mbyllen dyert e jetes, dritat e skenes i shikoja vec tek Caplini dhe mendja me rri si e si t'ia shpagoj me te njejten monedhe atij smirreziu, nje cope kalemxhiu, qe e mbante veten me te madh!

Qysh prej asaj dite, besimi im tek njerezit u mpak, e lashe dhe kengen... Mendo, as ne dush nuk guxoj me te kendoj dhe tash i kaloj ditet e mia te trishta duke pare "Koncert ne vitin '36" ne shoqerine e mikut tim raggioner Fantozzi, nje tjeter talent qe bota s'do ta njohe kurre.

Ah, xhib, miku im, e perfytyron sa e bukur do te kishte qene bota sikur ai shpirtkazma te mos i kish dhene derrmen endrres sime e ti do te kishe mikeshe nje kengetare lirike me fame boterore! Altro che Maria Callas, miku im! altro che... 

 

Gjeollog ose arkeolog. @Ana h, paske shkuar dem kot, yll i shuar ..Nuk i ke pas vizionet e qarta asokohe.

Te falenderoj per mbeshtetjen, albano... Eh, vizione te turbullta, i dashur... ende. Po do te te ftoj te luajme brixh, kur te mblidhemi ndonje nate me ing. Fantozzi-n e ta pleqerojme mire kete mesele, se dhe ti, profesione te veshtira paskeshe zgjedhur... puse te thella dhe cvarrime...

 Xhibo, po ti s'na the njehere, ça do behesh kur te rritesh...?

 Saldator xhibo kur te rritem.

Anahushe, flm e dashur per rrefenjen e sinqerte dhe prekese, dhe best of luck pavaresisht rrethanave dhe situatave aktuale apo ne te ardhmen. smiley

Pertej situatave dhe rrethanave aspak favorizonjese qe na kane rene per hak ne qe u rritem ne ate sistem (jo se tani eshte lule ne Shqiperi, anyhow) them se ne shqipot vuajme dhe nga ADHD si komb, po kjo eshte teme me vete. smiley

Une akoma s'e kam vendosur ne dua te rritem a jo, e jo me te di ca do behem. :O Po dhe te qenit peshk s'eshte pa gje fare, sidomos nese ne bote ndodh si tek ai filmi U be bota uje o hejjj. Ai tipi fale flatrave ne vesh dhe kembeve peshkiste arriti te mbijetoje. smiley

 

Kristida, o po bridh ti bridh, se do jesh rritur ti, s'ke hallet tona, apo te pieicdirave te Gjembit. smiley

 

Xhibo, hahahaha, me shkrive gazit qe e paske marre kaq seriozisht... Te dija pak me te mprehte po s'e paske bere lidhjen fare te historive qe persillen neper peshk... Ose s'me ke lexuar hic, pastaj.... smiley

tani seriozisht, kur te rritem, do behem plake, po e keqe ama, nga ato qe ju bertasin kalamajve, kur luajne para pallatit... me teper se kaq, s'di ca te them.... smiley

Ue Anahuqe, me paske genjyer? :O

Juve qenkeni te gjithe te djallezuar, talleni me naivitetin dhe prirjen tone per ti besuar enderrave tuaja te sirtarizuara ne raftet e jetes nga rrethanat e pafavorshme per momentin, dmth keto dekadat e fundit smiley

P.S. Qesh mire kush qesh i parafundit smiley

 C'ne une te te genjej, ty, xhanem! 

Po dellin tim trillimo-letraresk me nota te vagullta autobiografike nuk e dallon dot? Apo duhet patjeter te behemi te gjithe shkencetare me fame boterore qe te na besoje bota... 

 ca kohe pata enderr te beheshe radioamatoriste... e ke parasysh ata njerezit qe merren vesh me alfabetin mors... Thjesht me kapi dalldia t'i hyja spiunazhit nderkombetar dhe me dukej vetja si poliagjente... 

Po nejse, vizione te qarta ende nuk duken ne horizont.

mire, mo, qesh sa te dush... ate du dhe une. 

Ca tboj robi shkret

 Ne fakt endrra ime me e madhe kur isha i vogel, ishte qe te rritesha dhe te zeja dashnore zyshen e fiskultures! smiley

dmth deshte me u bo kurvar

per ti qendru pyetjes tamam ne nivel percaktimi smiley

 Jo mi. E kisha seriozisht. smiley

dmth dojshe me u bo kollovar

smiley

pimp

ene une piejxhdi per at zot

tani m'ka kap inoti keq fare smiley

Po pra, kesaj i thone te kapercesh nga PMS tek PHD mrena notes. smiley

se kapa ket,

me fal, 3 e nates ktu, ene une kam hala pune per te maru smiley

Varja Ruzhdo, ene une me pune se dikush duhet t'ja laj pajatat intelektualvet smiley

 Pse ca pune bo ti? Lavastovil? smiley

Orakull ia thone ndryshe, ne parashikojme shendetin parate dhe jeten tuaj dashurore me ndryshimin qe ne nuk shohim filxhan por pjata. Rroge te madhe marrin ata qe e dallojne tipin e personin nga demtimi i pirunit smiley

lol, ktu ta fusin pa e pas menien o Ruzhdije

me sy myll thuj, se mezi po me rrine hap smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).