Futbollistë që nuk mjaftohen me milionat e djersës se tyre. Grupe që janë në gjendje të manipulojnë gjithcka. Në Itali, por edhe ne Greqi e gjetiu, skandalet po trondisin opinionin. Dhe shqiptaret nuk mungojnë të thonë fjalën e tyre.



Edhe ne ate qytet nuk mungon nje kishe me emrin ndoshta me te njohur ne boten e krishtere, ajo e Shen Pjetrit. Ky qytet eshte Alcano Lombardo, vendi i lindjes se Xhuzepe Sinjorit. Nje kishe pra, nuk mungon kurre ne nje qytet te Apenineve, ndersa Italia sakrifikoi Rilindjen Europiane, frymezim epokal qe e nisi ajo vete, vetem e vetem sepse ne trupin e saj ndodhej dhe ndodhet nje qyteze legjendare qe quhet Vatikan. 

Ne nje kishe te tille eshte lutur edhe Xhuzepe Sinjori, ylli meteorik i Serise A, qe shenoi 188 gola ne kete kampionat, duke qene nje nga 8 “bombardieret” me te mire te historise. 

Karriera e ketij ylli ka qene nje bast i perjetshem, sic shkruan “La Repubblica”. Bluzen me numrin 10 tek Bolonja e fitoi ne nje bast bixhozi me shokun e skuadres, Lokateli. Nje bast tjeter e vuri me mjekun e klubit bolonjez, bast qe do te zgjidhej nga nje gare malore me biciklete. 

Me trajnerin Guidolin vuri bast per numrin e golave te shenuar ne nje kampionat dhe bastin e fitoi. Pas kesaj, Guidolin u detyrua t’i pastronte kepucet sulmuesit te tij, por nje here tjeter ishte trajneri qe fitoi dhe Bepe u detyrua ta mbante prapa ne biciklete deri ne Cervia. Bastvenia per te eshte nje menyre per te diskutuar, eshte funksion per menyren sesi e jeton ai jeten, sfide per te mos rene ne nje ekzistence te “sheshte” (pra per te mos vegjetuar), keto jane fjalet e Bepes. 

Krejt normale per nje njeri pa kultivimin e nje te shkolluari, por qe per fat te keq talenti i siguronte te ardhura shume me te medha. Te ardhura qe nuk ia ndryshonin dot mentalitetin ordiner per jeten. Nuk pritej qe Sinjori te ishte nje Nene Tereza. Ne te kundert, ai nuk duronte dot pa bastin, vinte ne bast edhe nje embelsire, edhe nje shishe birre, ndersa ne nje mbremje te vetme ne Montekarlo ka lene edhe 70 milione lireta te vjetra italiane. Edhe xhetonet me te cilet luante ishin personalizuar me numrin 11 qe kishte tek Lacio. 

Sinjori ka qene nje lojtar i Lacios. Nje nga me te miret. Nje lojtar tashme i dyshuar me shkelje ligjore ne nje klub qe shpesh here e ka pesuar nga skandalet. Nje romanist “doc” si Stefano Menikini, thote se ka nje perqindje “krimogjene” ne bluzen “biancoceleste” (bardhekalter). Natyrisht, ky eshte nje ekzagjerim, por historia eshte e shkruar tashme. Nje lidhje me te djathten e skajshme ne vitet 70-te nuk e ndihmoi te bente emer te mire, ndersa me 1976 ndodhi nje tragjedi e tmerrshme, qe mori shtyse nga nje shaka pa kripe. 

Sulmuesi Luciano Re Cekoni imitoi nje vjedhes argjendarie, duke dashur te bente shaka, por u qellua me pistolete nga i zoti i dyqanit dhe vdiq vetem pas gjysme ore. Po te lidhur me Lacion, si “religjion futbolli”, ishin njerezit e bandes se Maljanes (Banda de la Magliana), nje nga bandat me te degjuara te Romes, mes te cileve ishte edhe Enriko “Renatino” de Pedis. Nje kriminel, biznesmen jashte e brenda ligjit, nje njeri qe u vra me 2 shkurt 1990, por qe kishte nje jete paralele. 

De Pedis ndihmonte Monsinjor Piero Vergarin per te pergatitur mensen per te varfrit dhe deri edhe ish-kryeministri i Italise, Xhulio Andreoti, u shpreh per te: “E pra, ndoshta nuk ka qene bamires per te gjithe, por per Shen Apolinarin, ishte i tille”. Ky njeri qe jetoi realisht si bandit, u varros ne baziliken e Shen Apolinarit, nje status qe ligji kanonik ia lejon vetem nje Pape, nje Kardinali apo nje Peshkopi te shquar. Kjo eshte Italia, kjo eshte Roma, Qyteti i Perjetshem 2765-vjecar, disa gjera te se cilit nuk i kupton dot askush, aty ku nje bandit mund te varroset si nje Pape. 

Ndoshta nuk mund te kete jete paralele me te skajshme sesa kjo. Eshte shume me teper se nje histori bastesh kjo e Italise, shume me teper se nje aventure per te bere para. Kjo eshte jeta reale e njerezve te hedhur ne Apenine, ndersa Roma eshte nje nga qytetet me me shume pika basti ne te gjithe boten. Nje qytet qe cilesohet si me i bukuri ne bote, por edhe me ekstremi. 

Ne kete xhungel prej 20 vjetesh kane hyre edhe keqberesit nga Shqiperia, nje numer jo i madh njerezish, por qe mjaftojne per te nxjerre nje emer te keq per vendin e tyre. Deri me 1990, cdo delegacion qe dilte nga vendi i mbyllur ne kafaz, kalonte ne cdo kontroll kufitar pa pasur nevoje te tregonte edhe pasaporten. Gjithe bota e dinte: nga Shqiperia nuk vinin as vrases, as droge, as prostituta, pra jo kriminalitet. Shqiperia ishte nje frigorifer ku jeta kishte ngrire prej dekadash, ndersa i duhej ruajtur vetem linjave te trafikut mes dy brigjeve te Adriatikut, te ndertuara me vete bekimin e regjimit. 

Pasi kloni ra, panorama ndryshoi dhe jeta shkriu duke rifituar te gjitha format e saj, jo vetem me te mirat. Bashkatdhetaret tane, dalngadale, dolen nga hija e te tjereve, larguan mantelin e druajtjes dhe provincializmit, ndersa mbajten fort anen romantike dhe aventuriere te njerezve qe vinin nga thellesia, nga largesia. 

Ne nje dite marsi te ketij viti, me 26, ndodhi dicka qe zakonisht nuk ndodh ne baste dhe qe mjeshtrit e fiksimeve te ndeshjeve e shmangin ne 100 per qind te rasteve: mos vendos bast para ores 2 te drekes. Ne 20:45 te asaj te shtune do te luhej nje Padova-Atalanta, ndeshje e Serise B italiane ku vendasit qe ishin te 5-et ne renditje, prisnin kryesuesit e kampionatit. Por ne ate te shtune dritheruese, grupimi i quajtur “shqiptaret” shpertheu nje bombe te vertete, duke hedhur tej kujdesin, nuk dihet saktesisht per cfare arsyeje. Para ores 2 te drekes u vune 23 milione euro baste per nje “X” ne Padova-Atalanta. Nje prishje akordi gjememadhe qe vuri ne levizje gjithe grupet e tjere, “zingaret”, “milanezet”, “barezet” si dhe grupin e Peskares. 

Ndoshta shqiptaret kishin bere nje llogari te sakte: askush nuk mund te niste nje lufte bandash me ta pa rrezikuar te shkaterronte veten per shkak te nderhyrjes se policise. As nuk mund te behej ndonje denoncim ne gjykate, pasi akordet ishin te gjithe ilegale. Duke mos u munguar guximi, shqiptaret thjesht bene nje veprim qe e kryejne njerezit qe ndihen gjalle vetem nga emocionet e forta, nga rreziku: pra rrezikuan tej mase. 

Natyrshem, gjithe ky cunami nuk mund te kalonte pa u verejtur. Nuk behej fjale per nje urith, por per nje elefant. Kompani te ndryshme te basteve moren masat, ndersa gjeja me jashte logjike u quajt kuota e vendosur nga disa kompani per shenjen “X” te barazimit, vetem 1.50, ndersa zakonisht per ndeshje te tilla luhet me kuota 3.00. Dhe ishin te pakten 8 kompani qe e luajten me koeficient nen 1.50, duke nisur nga 1.31 deri ne 1.48. Hetimi filloi menjehere. 

Pra, mund te thuhet pa frike se ishin shqiptaret qe shperthyen skandalin dhe bene te vihej ne pune mekanizmi qe mbertheu Bepe Sinjorin, Stefano Betarinin apo Marko Paolonin. Nje makineri skaneri qe nxorri ne drite njerez te fuqishem te pikave te basteve, shume shoqeri bastesh ne nivel nderkombetar qe arrinin te manipulonin jo vetem Sinjorin & Co, por edhe median sportive. Nje e tille ishte kompania austriake “SkySport365” … 

Arrihej deri aty saqe portieri i Kremonezes, Paoloni drogoi shoket e skuadres me nje pije qetesuese te quajtur “Minias”, ndersa ne nje rast tjeter arriti te vinte nen hipoteke banesen e gruas vetem e vetem qe te rifitonte parate qe kishte humbur ne kete loje te piste. Futbolliste te Askolit apo Kozences shisnin veten dhe skuadren per 15-20 mije euro, ndersa si ne nje skenar virtual, klubet e tyre ishin te rrenuara dhe ndersa nuk e shpallnin ende falimentimin, nuk arrinin te paguanin as rrogat. Jo me kot, Paoloni shprehet se “fitoja nga bastet, sepse rroga ime si futbollist ishte vetem 30 000 euro ne vit”. Nese hedh nje sy ne Spanje, shikon qe jane 3 miliarde euro borxhe te futbollit, ndaj edhe nuk ka pse ta kemi mendjen vetem tek Italia dhe Roma e saj. 

Skandalet ne Itali kane ndodhur edhe me pare. Lacio u perfshi ne skandalin e basteve me 1980. Ishte 23 mars dhe lexoni emrat e perfshire ne kete baterdi: Savoldi (Bolonja), Rosi (Peruxha), Albertozi (Milan), Uilson (Lacio), Kacatori (Lacio), Morini (Milan), Agostineli (Napoli), Magerini (Palermo), Kataneo (Avelino), Garlaskeli (Lacio) e te tjere, e te tjere. Titulli i gazetave ishte: Dita kur futbolli shkoi ne qeli. 

Nuk jemi, pra, ne nje bote te re. Jemi ne te njejten bote se ciles i perket ish-presidenti i Lacios, Serxho Kranjoti, i vene nen hetim qe me 2003, ndersa kete vit per te u kerkuan 15 vjet burg. Gjithsesi, ky skandal i fundit behet nje pilule me e hidhur per tifozet sepse ne te jane perfshire simbole. Xhuzepe Sinjori, nje simbol i Lacios, ndonese i lindur ne provincen e Bergamos. Kristiano Doni, nje simbol i Atalantes, i lindur ne Bergamo, por i perfshire ne baste per shitje te ndeshjeve te skuadres se tij. Por, e thame, flitet per jete paralele, per artin e aktrimit kur parimi me i rendesishem eshte si te besh qe dicka te duket si e vertete, jo te kujdesesh per te verteten. Italianet kane nje folje per kete gje: “fregare”, t’ia hedhesh tjetrit. 

Dhe meqe jemi tek jetet paralele, nuk mund te kete jete me shume paralele sesa e Sabrina Minardit, ish-gruaja e yllit te Lacios, Bruno Xhordano, dhe me pas e dashura e vete “Renatino” De Pedis, te famshmit bandit qe u varros si nje pape. Nje tjeter lidhje “tangente” e Lacios me kriminalitetin, ndersa Sabrina tregon per depozitimet e parave ne banken e Vatikanit dhe per takimet plot respekt me Andreotin dhe zonjen e tij. 

Por tregon edhe per jeten si neper filma, per valixhet me para qe ia dhuronte De Pedis dhe i thoshte “prishi te gjitha, nese kthehesh ne shtepi me para ne xhep, nuk ta hap porten”. Ketu ka vetem dalldi, dicka qe e shtyn njeriun larg, teper larg, ne gjendje te dehur, nje gjendje nga e cila nuk deshiron te dale kurre. Vecse, sot Sabrina eshte nje njeri i shkaterruar nga efekti i droges, alkoolit dhe teprimeve. Nuk dihet a do t’ia dale. Ne keto nivele, natyrisht qe mund te kete jete paralele. S’ka sesi te mos ekzistoje guximi qe te shtyn edhe te flasesh per ligjin, por edhe ta shkelesh ate, ashtu si shume nga superyjet e Premier Liges flasin per besnikeri ndaj grave dhe te fejuarave dhe pastaj behen protagoniste te skandaleve me te medha te seksit dhe tradhetise ... 

Nje tjeter e pabere mund te kete ndodhur te enjten e 15 shkurtit 2011, pra kur ende shqiptaret nuk kishin vene bast 23 milione eurot per Padova-Atalanta. Ne Selanik, tek Arisi (skuadra ku luan shqiptari Kristi Vangjeli), eshte nje mesfushor qe quhet Kostas Mendrinos dhe qe paska bere nje telefonate tashme te “zbardhur” ne te cilen fliste per nje marreveshje te mundshme qe Neri Kastijo i Arisit (ish-lojtar i Mancester Sitit) mund te arrinte me Tevezin per te manipuluar ndeshjen ne Greqi mes ketyre dy skuadrave ne Ligen e Europes. Plani ishte qe kapitenet Koke dhe Tevez te benin te mundur qe te ishin greket qe te nisnin topin e pare nga qendra dhe sipas Mendrinosit do te viheshin bast 6 000 euro. Tevez natyrshem e perqeshi nje histori te tille, kapiteni Koke nuk luajti fare, kapiteni i dyte i grekeve, Sifaqis, e fitoi hedhjen e monedhes, por zgjodhi krahun e portes, ndersa topin e pare nga qendra e nisen anglezet. 

Aq i madh eshte skandali ne Greqi, saqe Federata e Futbollit arriti ne nje pike qe te nderpriste punen e saj per nje kohe te pacaktuar, per te ndihmuar autoritetet ne hetimet e tyre. Shtate personazhe jane akuzuar per mashtrime te tilla dhe 8 te tjere dyshohet se jane te perfshire ne pune te pista duke perfituar deri 22 000 dollare amerikane secili nga agjencite shteterore te basteve. 

Gjithcka nisi kur UEFA u dorezoi autoriteteve greke nje raport mbi parregullsite ne vitet 2009 e 2010 kryesisht ne Kupen e Greqise dhe kategorine e dyte. Federata Greke, nepermjet shefit te saj Sofoklis Pilavios u shpreh se nderprerja e punes nga ana e saj lidhet me dhunen e tifozeve dhe korrupsionin. Bashkepunimi do te jete me qeverine dhe klubet, per te reformuar sistemin. “Futbolli i vendi tone ka rene ne dore te huliganeve, dhunes dhe manipuluesve te ndeshjeve”, eshte epitafi i Pilaviosit per lojen e bukur ne Greqine e tij. 

Jane disa metastaza qe i prodhon vete kjo shoqeria jone, qe meton ne drejtime kaq te ndryshme, metastazat e djemve te shkathet e te mire, qe dine te bejne para. Jane po ata qe ushqejne ilegalisht emocione qe i japin kuptim sa e sa jeteve dhe po keta qe i shfrytezojne keto emocione per te bere para. Emocionet e bastit, kaq shume njerez nuk arrijne ta shijojne nje ndeshje futbolli pa vendosur para. Nje ambient sedentar, antijete, me tymin e duhanit dendur ne atmosferen e klubit, me avujt e alkoolit dhe me sharjet me te renda qe mund te vijne ne mendje, aty ku mund te qellojne edhe femije te vegjel, zakonisht djem, qe nisin te bejne kete shkolle katastrofale te jetes. 

Ne Britanine e Madhe dhe hijerende qe ne nisje te shekullit te 20-te u bene disa studime mbi bastet dhe alkoolin. Perfundimi ishte: eshte nje menyre jetese e shtresave te uleta qe duket se nuk do te ndryshoje kurre, nje pasqyre fataliteti, nje identitet i burrave qe nuk pelqejne te jene ne shtepi prane gruas dhe femijes, pengje te nje lirie vrasese, te nje coroditjeje qe i mban mberthyer deri ne fund te jetes. Jane keta njerez te shtresave te uleta qe nuk i shpetojne fatalitetit edhe kur behen te famshem dhe me para. 

Me politiken dhe Fratinin 

Emri i tij doli me valen e pare te arrestimeve italiane per aferen e basteve te futbollit. Ismet Mehmeti, nje 53 vjecar nga Peqini qe ne mesin e viteve 90-te ka qene drejtor sportiv ne Durres, “peshoi rende” ne njoftimet e mediave italiane si per faktin se ai drejton partine Lidhja e Bashkuar Shqiptare, ashtu edhe sepse ne pergjimet e prokurorise italiane, ai degjohet te permende mbiemrin Fratini. As me pak e as me shume, ministri i Jashtem italian. Tashme ne gjendje te lire, Ismet Mehmeti ka folur per mediat e Apenineve, duke pranuar se ka lozur baste ne shuma jo me teper se 10 mije euro, por nuk eshte i perfshire ne asnje afere. Sa per Fratinin, ai ka kontaktuar me te permes asistenteve, per te folur mbi emigrantet dhe problemet e tyre, asgje me teper. Nderkohe hetimet vazhdojne. 

Alket Rizai, edhe ne futboll 

Alket Rizai, emrin qe ka bere ne atdheun e tij, e ka lidhur me arratisjet spektakolare nga burgjet greke. Ndersa ne Greqi, ballshioti eshte shenuar ne kronikat e zeza policore edhe si nje nga kapot e jetes se nates dhe trafiqeve, me lidhje te forte me boten e nendheshme te krimit. Si te mos mjaftonte, edhe pse pas qelise se burgut, rezulton se Rizai nuk ka ngurruar te hyje edhe ne boten e basteve te paligjshme. Ai eshte pergjuar ne bisede me nje drejtues te ekipit te futbollit Iliupolis, Jorgo Cakojanis, duke diskutuar mbi fiksimin e nje ndeshjeje te kampionatit shqiptar. Ne fakt, ky eshte thjesht nje detaj pikant, sepse fiksuesit e medhenj te ndeshjeve dhe lojtaret e shumave te medha, mbeten ende per t’u zbardhur nga policia greke. 

Nga Revista Klan

____________

Të ngjashme:

DW - Almost 60 arrested in biggest-ever Turkish soccer match-fixing scandal

IOL - Another corruption scandal hits Italian football

Në foto: Beppe Signori

11 Komente

Futbollistë që nuk mjaftohen me milionat e djersës se tyre.

djersa çurg smiley. se mesova qe se mesova ate futbollin e shkrete. smiley

Hë de... Hedh një futbollist topin në rrjetë... e shkojnë 100'000 e s'e nxjerrin dot smiley Mama...si është katandisë njeriu... të jetojë me idhuj këmbështrembër...

Nje prishje akordi gjememadhe qe vuri ne levizje gjithe grupet e tjere, “zingaret”, “milanezet”, “barezet” si dhe grupin e Peskares.

mire  per keta te grupit te Peskares e morem vesh, paskan qene pese.  po keto grupet e tjera sa antare kishin?smiley
 

p.s  sa emocional  ky artiklli.smiley

Emocional?  Per mua nga ajo ane eshte manget.  Te prishesh lojen e bukur, e jo vetem keta, se te permendurit ketu jane maja e ajzbergut, duhet shkruar emocionalisht rendshem, po rendshem fare.  Tip vlonjatce bie llafi smiley.   

Je sh. i keq Belul smiley

 " .... Shqiperia ishte nje frigorifer ku jeta kishte ngrire prej dekadash, ... " 

 Thenia e momentit smiley

Bledar, ky artikull ka shume shume pasaktesi!

Pra, mund te thuhet pa frike se ishin shqiptaret qe shperthyen skandalin dhe bene te vihej ne pune mekanizmi qe mbertheu Bepe Sinjorin, Stefano Betarinin apo Marko Paolonin.

Ja, kjo eshte keyekeput genjeshter. Hetimi nis pasi Paoloni "helmon" shoket e skuadres, dhe duke degjuar telefonatat e tij hetimi zgjerohet. Pse duhet te "mburremi" qe ka qene "merita" e shqiptareve? Boll merita te tjera ka, mos na shto me!

 

eitherway, asnji nuk i heq dot ktij lojen e forte dhe golat. Per te ardh keq se nga kto lojtaret e perfshim vec ky ka qene dikush qe ka lon gjurme dhe ta shifja duke qa perpara gazetarve me la pak keq

Keta mashtrusa te felliqur e te krimbur ne pare, le te vijne e te marrin shembull ne Shqiperi se si luhet futboll me duar te pastra. Te varfer po te ndreshem smiley

F.SH.F. ta hangsha zemren. Je njesh...me ne krye kryenjeshin Armand Duka.

Si ne mjaft media te tjera, sidomos sportive, edhe ky i klanit, nje artikull i perkthyer keq dhe mjaft raste fjal-per-fjale, i kamufluar me ndonje karamele te tipit 'Bashkombesit tane"...

Po shkruani more thjesht dhe qarte se cfare ndodhi, ku dhe kur, nga kush dhe perse, dhe lerini perkthimet e artikujve te huaj , qofte edhe paragrafe, me Banda della Magliana, De Pedis, dhe Re Cekoni (keshtu shkruhet bledar?)  Po ku i ke njohur ti keta mor Bledi???

Mire pra vazhdo....

 Bledar,

qe ta mesosh per vete : industria e basteve eshte nje gare midis ndikimit te atyre qe komandojen bastet ilegale dhe atyre legale.

Ne te parat hyjne aziatiket qe zene peshen kryesore dhe ne te dyten kompanite legale te basteve sportive. 

Ka mbi 6000 kompani bastesh qe operojne online, legale keto nga te gjitha vendet e botes, perjashto ta themi US, por qe te interesuarit operojne me kompani ne Kosta Rika e qe deri vone mediat raportonin qe keto kane qene nen ndikimin e Korleoneve. Imagjinoni perpasat dhe shtrirjen. 

Tek legalet , ta themi ne Europe jane disa Kompani angleze, por habine e ka bere nje austriake ne lindje ( se tanime nuk i dihet si e gjys ) e cila sponsorizon zyrtarisht Real, Milan dhe gjithe ligen portuges e cila ka mbajt emrin e kesaj kompanie.

Nje nga keto emrat e medhenej ka marre per 5 vjet 100 milione euro sponsorizim vetem qe bluza e tyre me logone kompanise se basteve.

Aziatiket kane penetruar ne Europe me kompani qe nuk u duhet origjina dhe kane sistem perfekt qarkullimi parash, tmerresisht e veshtire per t`i kontrolluar legalisht sepse kane partnere europiane te rendesishem etj.

Nje nga vendet e famshme per keto manovra eshte ishulli i Macaut, kinezo-portugezet smiley qe kane nje influence te jashtezakonshme ne boten e basteve e ku njeri prej tyre , pra ai qe komanda , ka pasuri individuale qe e fut ne rrangune 70-80 personave me te pasur te botes e ne albumin e tin ka foto me njerezit me te pushtetshem te globit, presidente , mreter apo mbreteresha.

P.S. Nje kompani angleze bastesh ka te deklaruar kliente online 4 milione persona, ndersa ajo kompania qe sponsorizonte Milanin dhe Realin ka deklaruar ne tremujorin e 4 te vitit  200.. , jo pak por 350 000 000 euro fitime. 

Argjentine - Kolumbi , sot, fiton Kolumbia smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).