Regjistrimi i popullsisë bëhet shkak për një debat të brendshëm mes vetë demokratëve. Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD-së, pjesa me dyer të mbyllura shkaktoi një debat, i cili kishte në qendër të tij pikërisht presidentin Bamir Topi. Për herë të parë, kryeministri i vendit, Sali Berisha zbardhi para deputetëve demokratë ambicien e ish-vartësit të tij Bamir Topi, për të krijuar një parti të re. Sipas Berishës, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar Partinë Demokratike.

Këtë akuzë, kryeministri Berisha e bëri menjëherë pas pjesës zyrtare të mbledhjes së përjavshme të grupit të PD-së, ku foli për buxhetin e shtetit dhe rritjen e pagave e pensioneve. Pasi kërkoi largimin e mediave nga salla, burime brenda mbledhjes bëjnë të ditur se z.Berisha u tha deputetëve se “do të ndalemi tek ligji i regjistrimit të popullsisë”. Por, mësohet se në moment ka ndërhyrë deputeti Jemin Gjana. Burimet sqarojnë se ai i ka kërkuar kryeministrit Berisha që kjo çështje të diskutohet për një kohë të gjatë në komisionet parlamentare dhe të mos miratohet me urgjencë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Berishës, i cili i është drejtuar atij: “Z.Gjana, dakord jam që ta diskutojmë, po të doni gjithë natën dhe gjithë ditën, por një gjë duhet të kuptoni, se pas kësaj çështjeje fshihet Aleanca Kuq e Zi dhe dy njerëz që po bëjnë një lojë politike për interesat e tyre, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar këtë maxhorancë qeverisëse”. Më pas burimet sqarojnë se Berisha ka përmendur konkretisht emrat e presidentit Bamir Topi dhe nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Kryeministri është shprehur i ashpër ndaj Topit dhe Spahiut para të vetëve, teksa nuk fshehu pendimin për votat e djathta që i ulën të dy ata në karriget ku ndodhen sot. Berisha ka kujtuar se “maxhoranca bëri çmos që ata t’i votonim, ndërsa që të dy po luajnë një lojë politike”. Madje, Berisha ka shkuar edhe më tej teksa u është drejtuar deputetëve: “Topi po tenton të tërheqë pas vetes deputetë të PD-së, por ai po luan në mënyrën më të keqe të mundshme”. Duket se për këtë, Berisha i është referuar deklaratës së disa ditëve më parë të z.Spahiu kur tha: “Ndihet dukshëm që ka përpjekje të forta lobiste brenda Kuvendit për të siguruar votat qoftë të PD-së, qoftë të PS-së, për të siguruar kështu një konsensus për ndryshimin e këtij ligji. Nga ana tjetër, është një numër më i madh se 15 deputetë, të cilët kanë qenë pjesë, qoftë nga opozita, qoftë nga maxhoranca, madje, disa prej tyre edhe kanë nënshkruar”. 

107 Komente

 Nga Valentina ky shkrim? Seriozisht, Vali?

P.S. A ka kalim me simbolik te GSH ne krahun e djathte, se marrja ne pune e flaktores Madani?

Nje LSI e re?

 Nje LDI ( Levizja Demokratike integruese) ose LDE (Levizja Demokratike Europiane), siç duken bathet. 

  e paska zone fryka Salen keshtu.....prisni kur te filloje nje lufte e re brenda llojit, kur ti sulet prape Bamirit dhe atij Kreshnikut....bobobobo, çdo na degjojne veshet e çdo na shohin syte.......

 Do zoti nuk i quan komunist / bllokmen/ klani i zenunit/ puciste.. etj etj..!  smiley

 

Bamiri Topi ka votuar per edi ramen.
Kjo do t'i ngelet Bomit "bisht qeni" per gjith jeten.
Mund ta demtoje vetem PS-ne ky nga te cilet mund edhe te kete ndonje adhurues, por demokratet ketij ia kane ndezur naften tashme.

 Dmth levizje per mendimin ndryshe edhe brenda pd-s? Erdhi dhe kjo dite? smiley

Suksese te dyja levizjeve. Si ajo tek PD-ja dhe ajo tek PS-ja. Te shkeputemi njeher e pergjithmone nga tranzicioni dhe plehra te tipit te Berishes, Metes, Rames dhe oborrtareve te tyre.

Nje pyetje kam une. Nese te dyja keto grupime brenda PD-s dhe PS-s krijojne parti me vete, valle te djathtet demokrat dhe te majtet socialiste do i perkrahin apo do ti quajne tradhtare? Aty do te kuptojme se sa trupeshq jemi si popull, ku nuk na rruhet fare per veten, mjafto qe Berisha me Ramen te jene te lumtur.

Po keta peshqit e politizuar ketu ne forum. Si do ti quajne? Tradhetare apo rrugdalje nga tranzicioni? Mos harrojme qe shumica e militanteve ketu e quajne veten te moderuar dhe se votojne Berishen/Ramen vetem per mungese alternativash dhe jo sepse mendojne se jane lidere te zote dhe me integritet. Do te shohim kush eshte vertet i moderuar dhe kush eshte militant i verbuar pa tru.

Si i anshem qe jam, ta them menjehere. Indiference per fatet politike, neveri per voten ndaj Edi Rames.

Vota* e Bamir Topit ndaj Edi Rames ne zgjedhjet lokale eshte Tradheti

*gjithnje nqs eshte e vertete, se presidenti e ka pergenjeshtruar.

 Mos e quaj fare tradhti mer hunter. Per interesat e vet e beri. Ashtu si shume te PS-s kane votuar per Bashen.

Pyetja qe duhet ti shtrosh vetes eshte: A jam une i djathte dhe perkrah zhvillimin e vendit? Apo jam me Salen dhe perkrah zhvillimin e miqve te tij?

E njejta pyetje qendron dhe per te majtet. Asnje ne vend nuk humb nga largimi i Rames dhe Berishes.

E di qe me behet zemra mal kur shof qe ka te tjere qe i shofin gjerat keshtu.

Jo thjesht te largimi i Rames dhe Berishes, se ka plot qe e mendojne ashtu thjesht per inat total ndaj sistemit. Po me shume te ajo qe njerezit kane interesat personale, dhe po nuk u krijove nje sistem te drejte qe mund ti mbroje keto interesa atehere mos kerko kot qe te te binden. Ajo pastaj eshte thjesht diktature, nqs ndodh ne shtet apo ne parti nuk ka ndonje ndryshim te madh, ku njerezit shkelen me kembe e prap nuk thone gje. 

+1

Nuk jemi pak Endrito. Ka dhe shume te tjere. GJithsesi akoma pakice jemi! smiley

Beheni menjehere shumice nqs na tregoni masterplanin se si ikin Berisha dhe Rama ne te njejten kohe.   

Shumice bonus nqs shpjegohet hollesisht kjo: 

A jam une i djathte dhe perkrah zhvillimin e vendit

Dmth vetem te majtet kane te drejte te perkrahin zhvillimin e vendit?

Ti je i/e lire te besh deduktimet e tua, por une shqeto e shkruajta kerkesen.

Deduktimet behen nga cfare shkruan tjetri/a. Nese do deduktime te tjera, atehere zgjeroje pyetjen me detaje se cfare kerkon, mos ler vend per keq-deduktime.

Ne urdherore keto foljet?  Mire. 

Do ta kem shume fare parasysh t'i germezoj pyetjet kur te me jepet mundesia te te drejtohem ty personalisht smiley.  

Ah po kjo na ka mbetur te kapemi te menyrat e foljeve. Flm per keqkuptimin. smiley

S'ka perse smiley

more vesh? mora thuaj! u bere ti. smiley

Po ju desh edhe ikin e i fusin ndonje darke zvarranikesh egzotik.. puna eshte ca lene prapa..

 njekohesisht jo, po nje e majte me te gjithe faktoret e saj e largon rehat fare Berishen ne 2013. Qe te behejt ajo e majta normale, e kupton vete ti se ca duhet te ndodhe deri atehere...

Njekohesisht jo? Aha, s'paska masterplan.

PS: Nqs "e majta" eshte anormale po "e djathta" cfare eshte?   

 Me fal qe nuk e ke llokum gati! 

p.s e majte normale = e majte me te gjithe elektoratin e saj, nuk e kam fare me sjelljen

 Po njekohesisht i bie pra. E majta qe te fitoje i duhet te garoje pa Ramen. Humbja e PD-s sjell dhe largimin e Berishes. 

Si pretendon ti, te shtypim nje buton dhe te zhduken te dy?!

Dmth pas kesaj menxyre te ketyre zgjedhjeve, me vota teper e manget, me vota te pavlefshme qe numerohen per Kryetarin e Bashkise, por nuk numerohen per Keshillin Bashkiak, me kete gjykate qe si vendos nje vit nuk vendos vitin tjeter etj etj etj, ti mendon se ne 2013 po iku Rama do behet "fushate qytetare" ne te dyja palet e do fitoje me i miri?

Me pelqen optimizmi yt.  

 Ne 2013 Rama do thote ndonje gje te tipit "humba se shtypshkronja i kishte bere posterat me ngjyra te zbehta" dhe ju prap do e besoni...

Zgjohu goce, jane 140 mije vota mbrapa (he 100 mije nqs marrim votat per kryetar njesie), jo 10 apo 90! Ato te japin parlamentin. 

Kujdes me ate fjalen "zgjohu" se po na vjen ndonje avokat e na qet belane.

Po mer kollaj, i fus nje Red Bull dhe syte filxhan.

PS: Me Rame e pa Rame, po i beri posterat MediaPrint, as qe behet llaf te jene te dala boje. 

Te gjithe keto lojra Monda mundesuan qe nga 50.0001% per Ramen te behej 50.0001% per Bashen. E ke pyetur ndonjeher veten pse doli rezultati kaq i ngushte?

Ta them une. Sepse njerezit jane ne medyshje se cila eshte e keqja me e vogel. Rama apo Berisha. 50% mendojne Rama, dhe 50% mendojne Berishen. Nje kandidat tjeter me konstruktiv ne krye te PS-s do ishte shume me pak i keq se Berisha qe do te mundesonte nje diference shume me shume se 0.0001% te votave ku keto lojrat e votave te hedhura gabim nuk do te mund te benin asgje. 

 Kete argumentin ne fillim po perpiqesha te beja dhe une, kshuqe me vjen mire qe e ke shkrujt me thjesht e me bukur se cpo me dilte mua. 

 smiley

Njerezit ne shumice paskan votu idealisht per mire-keqesine keshtu?  Hallall pastaj.

Ato abuzimet e tjera gjera te vogla do jene besoj tek 0.0000000001. Mire.

Amon Endro,

Tirre pak ket te funit: "nje e majte me te gjith faktoret e saj"

Me leje, Endri? Ilir Meta & Co 

E majte ku njerezit votohen ne cdo nivel Busho. Se kush hyn e kush del ta percaktojne ata jo kryetari. Po nqs kujtoni se Meta paska me pak te drejte morale per te qene ne PS se Rama, qofte per tradheti ndaj PS qofte per korrupsion, buddy you need a massive reality check!

Po nqs doni te jem me konkret, jo, besoj se PS fiton edhe pa Meten, po i duhet cdo vote tjeter e majte ne kete vend. 

Endro,

Eh ta dish ti per ca kam nevoje tani tani une.. tjeter muhabet ai..

Thjesht desha te me permendje faktoret nje e nga nje (faktoret qe jane lene jashte der tani)..

 Edhe une kam nevoje per shume gjera smiley Tani psh po me presin per futboll kshuqe po iki. 

Mjafton te te them kaq, qe ne Tirane ajo diferenca nuk eshte vetem prej Metes. Ka plot njerez te tjere, qe ti mbase nuk i ke degjuar ndonjehere, jo seciliti tek e tek po te gjithe bashke, nga profesora te kordinator lagjesh qe kane qene njerez te PS qe Rames i kane kthy kurrizin. Kur ka humb zona si 9-kateshet e kupto vete apo jo? 

A jam une i djathte dhe perkrah zhvillimin e vendit? Apo jam me Salen dhe perkrah zhvillimin e miqve te tij?

+1

te votosh edi ramen, eshte TRADHETI. PIKE.

Aleances Kuq e Zi, suksese, po nuk i shtypi PD, do te bejne aleance me PD. Kerkesat e mbeshtetesve 8nje vend pune, nje fovorizim etj duhen plotesuar) smiley

A jam une i djathte dhe perkrah zhvillimin e vendit?

I djathte jam, por "perkrah zhvillimin e vendit" s'di taman car do te thote. sorry. te djathtit (egoista te felliqur) arsyetojne ne nivel mikro (bahcja ime, puna ime, interesi im, etj), problemet madhore i shqyrtojne e rrahin te majtit.... dhe nuk realizojne konkretisht asgje. Asnjehere s'kane realizuar ndonje gje. Kurse me ate sistemin tjeter (bahcja ime, puna ime, interesi im) Adam Smith docet ndonje gje e mire realizohet.

te te bej nje pyetje? smiley

he njehere, po mos me pyet si rritet mireqenia e fshatarit te llakatundit apo konispolit, se nuk e di.

 aman hunter hiqe ate piken se na trembe. kjo qe ndodh ne shqiperi, o hunter eshte nje subjekt per nje drame, dhe tragjedi te themi, te pa perfunduar ne shekuj. eshte vazhdimi i asaj te keqeje qe e ka mberthyer ate cope vend ( se ka qene gozha vend si siperfaqe, me pare) ne shekuj. vere sa te duash presje, pika ti, por kur hedh voten atje ku s'duhet ta hedhesh, ke konribuar ne vazhdimin e drames. jo vetem ti, jo, por ne te tere ( e kam fjalen per te dy partite ketu). po nuk doli nje parti qe te rishikoje dhe japi pronat atij qe i takojne dhe te vendosi drejtesi, s'ka sy per qabe. ti vazhdo hidhe voten tek ata qe e shkaterruan shqiperine me politikat e tyre jo-pronedhenese dhe prone-vjedhese ...

megjithmend beson se ne shqiperi, te pakten ai qe paraqitet si krah i djathte, eshte me te vertete krah i djathte, dhe per me teper, eshte krah politik? theksi tek "politik".

nese mund ta zgjeroj pakez... njeh nje demokraci perendimore o hunter qe te kete krahe politike, qofte dhe nje te vetme, si puna e PD-se sone dhe Saliut?

E kam pyetje shume serioze. nuk po bej shaka.

kam dhe nje pyetje tjeter, po do pres per kete njehere. smiley

thenkju paraprakisht. smiley

Sali Berisha nuk ka nje formim per tu quajtur as i majte as i djathte. Askush nga brezi i vjeter s'e ka. Sali Berisha eshte oportunist, i zgjuar (po deshe dinak), pragmatist e si i tille e ka kuptuar, qe modeli me i mire eshte ai i vendeve perendimore (privatizim, hapje tregjeve, liri ekonomike qe per shkak te moskultures e ekzistences te institucioneve te konsoliduara degradon ne anarki).

Sharja, ofendimet qe i ben komunistave eshte nje bonus i mirepritur. :-D

 i shkreti s.b., sa i mire qe qenka. dhe titulli i komentit tend eshte: ''s.b. i pakuptuari nga barbaret''

kush tha qe eshte i mire? pse duhet te jete i mire? kush jane barbaret?

 ja ta kthejme ne humor: '' kush, kush? gomari me rrush" kush tjeter?

ti pra, qe po n'a i ben te mire. dhe ata qe rrembyen pronat e botes, c'jane? ke emer ti per ta dhe per ate qe i lejoi?

citoj komentin tend.

 'sa i mire qe qenka. dhe titulli i komentit tend eshte: ''s.b. i pakuptuari nga barbaret''

pse duhet te jete i mire? per mua duhet te krijoje mundesite, qe une te permiresoj gjendjen time (kujdes, thash te krijoje mundesite per te permiresuar gjendjen time, jo te permiresoj ai, direkt, personalisht, gjendjen time)

edhe njehere. cilet jane barbaret?

po pergjigjju te gjithe pyetjes.

a eshte politik ne kuptimin e mirefillte te fjales ai krah ne shqiperi - pd-berisha, e aleate.

dhe a njeh shtet tjeter demokraci perendimore qe te kete nje shembull te ketille?

me fal se jane me shume se nje pyetje. mund te zgjedhesh te mos u pergjigjesh. po do me pelqente ta dija.

politik? car dmth politik? car nenkupton parti ti? nje organizate me nje program politik, ekonomik eshte i mjaftueshem per tu quajtur parti?

a ka nje histori politike pas kraheve? - Jo 

a ka nje demokraci me krah politik te tille? - S'e di, mendoj qe jo, por cdo vend ka specifikat e tij.

 

cdo vend ka specifikat e tij. shume dakord me kete.

po nuk mund te mohosh, qe nje parti politike ne france, funksionon shume ngjashem me nje parti politike ne itali, gjer. spa. amerike, angli... e gjetke. ne shqiperi tani, per shkak te specifikave...

sikur te m'i ishe pergjigjur pjeses se politikes, do kisha vazhduar njecike me tutje me komentin. smiley

me "parti politike" kam parasysh nje organizate qe ka program politik, qe eshte e ndergjegjesuar politikisht, duke filluar nga shenjat elementare te ndergjegjes; njohja e vetvetes dhe aftesia per te perceptuar koncepte si, koha, e ardhmja, e kaluara... qe shfaqin shenja kujtese. pra kemi te bejme me nje inteligjence te organizuar, ndonese primitive ne "wiring" / qark. nga keto themele pastaj duhet te punosh per te bere plane strategjike me ndergjegje egzistenciale politike. evolucioni i kesaj vazhdon dhe arrin stadin kur punon per te ardhmen, planifikon per te ardhmen, ne afatshkurter dhe afatgjate.

ne perendim, politika edhe mund te te eleminoje fizikisht. nuk po flasim per kete.

ka dhe politikane harbute, po... po ne shqiperi te gjithe(90%) politikanet jane harbute te pashoq. kam nje ne mendje: Paloken... etj. (PD-ja eshte plot, po dhe PSja)

po ne asnje vend te perendimit, nuk kam pare apo degjuar qe te dale politikani, kryeministri dhe te genjeje ashtu para kamerave sic ben berisha. qe te beje ashtu premtimesh ne fushate dhe te mos mbaje absolutisht asnjerin, perkundrazi, te beje te kunderten... qe te shese sovranitetin e vendit dhe te egzistoje ende, te pakten jo politikisht, apo ne karriere.

vetem ne shqiperi ka specifika te ketilla o hunter. pra, a eshte politik ai krah?

 

me "parti politike" kam parasysh nje organizate qe ka program politik, qe eshte e ndergjegjesuar politikisht, duke filluar nga shenjat elementare te ndergjegjes; njohja e vetvetes dhe aftesia per te perceptuar koncepte si, koha, e ardhmja, e kaluara

Organizate politike me nje program politik eshte. Organizate politike me histori, struktura, njerez, procedura te konsoliduara ne kohe NUK eshte. S'ka se si. 

p.s. nqs marrim shembullin e Italise, per punen e specificitetit. Partia e Berlusconit eshte parti e qendres te djathte, por eshte e perbere nga ish-demokristan, ish-komunista, ish-socialista, ish-fashista, biznesmen, avokat etj.

program politik mund te kete. po organizate politike nuk mund te jete nese nuk i ploteson te gjitha ato. pa ndergjegjesim politik, pa demokraci te brendshme... pa ato qe kam permendur. programin politik mund ta shkarkosh dhe nga interneti apo ta gjesh ne biblioteke.

pra, eshte thjesht organizate, qe lufton ne politike, por jo politike, dhe kurrsesi parti politike. si guxoj? - krahasuar me perendimin hunter. ku te gjithe te tjeret kane specifika te ngjashme, te ndare ne familje sipas ngjyrave dhe formave. me kupton?

hunter...Mos je gje Arjan Cani ti?... smiley " Berisha dinak dhe i zgjuar"....E degjova diku tjeter kete.....Apo si kori i zhabave ne radhe....Si ato shprehjet stencil te dala nga haremi blu " pucistet,bllokmenet,etj

Te tjerat po i ve ne koshin e plehrave se atje e kane vendin demagogjite e Neokomunizmit blu

E ulet dhe e peshtire eshte aludimi me voten e presidentit.....Loje e kungulleshkave per te terhequr vemendjen nga katrahura qe e ka zaptuar vendin...Kur nuk ke alternativa qe ti ofrosh njerzve te ardhme do ti ushqesh me llogje Kavaje dhe thashetheme si ato plakat e liga..Kjo eshte ironia e sistemit merret se cfare votoi Topi dhe jo me problemet reale : Dhunimin e ligjit ,vjedhjen e votes,krizen qe e ka kapur vendin dhe kthimin 20vjet mbrapa....Turp!

Berisha ka kujtuar se “maxhoranca bëri çmos që ata t’i votonim,

Shto edhe "pare te madhe hodhem". Pse falas e votoi Paulin Sterkaj presidentin. Po s'ka gje, e ka nxjerre veten ai investim smiley

Kujdes tha AI! Pucistet mund te vijne nga toka, deti dhe ajri! Hapni syte tha AI, ata (dmth pucistet) po vijne! smiley

 Tani merrini te gjithe argumentat qe ka dhene Alidemsi me shoke, bejuni nje ndryshim te vogel emrash, vendesh, datash, dhe keni argumentat qe do perdorin lefty, mati etj. Dihet loja, po pate ambicie, je tradhetar dhe karrierist. Se ca jane kryetaret pastaj e harrojme menjehere. 

ok, nqse n'fillim isha me 1 mendje, tani qe sala qenka ngrit kunder me t'modhe, une jam me ket Spahiun 110% qe dmth se nqse jom aty kur t'votohet ose nqse do votohet neper ambasada, kam me e bo nji cope rruge deri te ambasada jone ktu

 +1

Nuk me çudit ky fakt, Myftaraj e kishte pergatitur terrenin ... dihej se Aleanca keshtu do te perfundonte !

Pyteja eshte : Kur behet inaugurimi si parti ?

A ka thene AI, "Fjala virtut ne Politike eshte nje 'non-sens'"...

Edhe Topi, si personazhi më me integritet e me CV te nderuar nga te gjitha aspektet, u mbeshtet fuqishem nga PD per t'u zgjedhur President dhe po aq fuqishem u kontestua nga PS ne 2007. pasi hodhi "lumin", pastaj doli e na beri "krushqi" me Edi Ramen ! - i cili nuk la gje pa thene per Topin, Ceken, Nanon, Priftin e Sterkajn ....

Kurse sot ? Sot Rama eshte mik i ngushte me Sterkajn, Priftin Dritan dhe madje me President Topin...

Eh sa te pabese jane disa... te vjen per te ardhur keq, kur e mendon se ç'bene demokratet atehere qe "in fine" te zgjidhej nje President i PD-se ...

E kujtoj me nostalgji ate nate. Isha duke pritur ne sallen e Aeroportit te Viennes prej disa oresh dhe ore te tjera pritjeje me prisnin per shkak te nje vonese ... kur me vjen nje sms nga Franca : "Bamir Topi u zgjodh President!"

 

"Fjala virtut ne Politike eshte nje 'non-sens'

vej bast qe je i mendimit se kjo me lart nuk e perfshin salen

.......... kur me vjen nje sms nga Franca : "Bamir Topi u zgjodh President!".....

pash nerin Lefto, kush ta dergoi (nese nuk osht sekret)

 Lefto te paskan rreshkit nja dy pika loti ate nate me duket. smiley

 ... ose thene ndryshe ca beri Sala qe ta hiqte nga Partia se nuk kishte ca argumenti tjeter ti nxirrte, dhe ky mund ti ngrinte koke neser. 

E paska zene keq frika Salen se ka brenda partise nje thes me te pakenaqur dhe pas gjasave nuk i ben dot 71 deputete per Presidentin vitin tjeter. 

Ekziston mundesia qe Topi me deputetet e PS-se dhe te vetet brenda PD-se te rizgjidhet, meqe mjaftojne 71 deputete.

Tani loja presidenciale eshte mes Nanoisteve brenda PS-se dhe Topisteve brenda PD-se, kush ka me shume, fiton.

 

 Jo more, po pse kot u krijua ai sistem elektoral, dhe u mbushen listat me anonim ne mes te nates nga te dy partite. I kane kref mire listat te dy krahet. PD i ka heq te gjithe njerezit e Bamirit, vetem Oketa mund te kete ngelur nga njerezit qe hengren dreken ne Vlore. Pastaj gaboni nqs mendoni qe ata qe jane kundra Rames ne PS e kane hallin te nxjerrin Nanon president, kur nuk e bene kete as ne 2007. Godasin shume me larte ata, e nje hap i tille do ua prishte perfundimisht ambicien tejet normale qe kane. 

Shiko nuk ka rendesi sa apo kush ka ngelur, ka rendesi fakti qe rreth Topit ka njerez, perndryshe nuk do ish shqetesuar fare Sala. Biles edhe mes anonimeve do kete nga ata qe s'kane me shanse riemerimi per zgjedhjet e ardhshme. Keta vetvetiu kerkojne nje komerdare per te mos u mbytur. Topi sherben si komerdare.

Sa per PS-ne, nanoiste ka pasur gjithnje, varet se çfare u premton Nanua qofte atyre qofte te pakenaqurve.

Sidoqofte loja eshte interesante sepse ata qe shohin se nuk kane me mundesi rikandidimi(nga te dyja palet), do perpiqen ta luajne voten presidenciale per te qendruar ne loje.

Ti po te ishe nje nga keta pa shanse rikandidimi ne 2013, çdo beje ?

 Do luftoja deri ne fund ne partine time, ne menyre qe te kem goje me fol me vone. Po ky jam une, nje njeri tjeter me me shume halle do e kishte me te veshtire kete zgjedhje. 

Do luftoja deri ne fund ne partine time

Idealisht ke shume te drejte. Praktikisht kam frike se s'ndodh, te pakten ne partite kryesore. P.sh. Berisha qysh ne fillim fare, kur dilte dikush ne mbledhjet/asamblete e PD-se qe thonte dicka kunder, kishte/ka nje grup tropojanesh te tij qe e "shoqeronin" personin jashte. Ana tjeter: jo me larg se para dy ditesh u vu nje shkrim ketu ku Rama ja mbylli gojen Braces et al ne menyre arrogante dhe Ruci mbylli mbledhjen (per te mbyll gojen).

Ky dha fjalen qe s'do kthehen ne parti.

berisha i njeh shume mire. si topi si ai tjetri pa postet qe kane jane asgje. bamiri ishte kercenim per pushtetin absolut te doktorit deri kur ishte PD. kurse ky tjetri, ky do marre me pak vota se mori ngjela. smiley

do bejne parti nacionaliste me ke? me ish pronaret, apo me pronaret e rinj? se socialistet dhe demokratet e kane te zgjidhur...

bashkia e tiranes e vertetoi se kahja per te skarcuar ca e ca eshte e dukshme qe nga vermoshi deri ne konispol. pd (jo basha) barazoi rezultatin dhe fitoi me hile, po me "albiter" ama. qe te ankohen tani se jo ishte keshtu jo ashtu, (vetem per tiranen vlen kjo), jo i vodhen jo si vodhen eshte njelloj si te mbash shprese se bamiri si kryetar partie (partia e re demokratike ta zeme) do marre vota nga partia e vjeter demokratike e cila u votua me teper pasi iku bamiri president.

precedenti i 21 janarit keshtu vepron si nje rrezik me vete. tani kemi dy prefaqesues te drejtesise qe tehollin ujet ne mullirin e berishes. politikisht, berisha nuk ka asnje gabim kur thote se e ka fajin drejtesia qe nuk zbardhet as gerdeci as 21 janari.

Petllaneuje, greku paguan 21 mije veta ne Shqiperi me 360 euro pension mujor secili, dmth rreth 4 500 euro ne vit e ne total jemi diku aty afer 100 milione euro ne vit.

Ketyre shpenzimeve do t'u nxjerre leverdine dhe kete e ben nepermjet Sales.  Tani sado te perpiqet ta ktheje kete ne Topi vs Berisha, qe te eklipsoje shitjen tek greku, fakti mbetet.

Ti tani shkon me tej duke permendur drejtesine e duke u ngjeshur fajet per 21 Janarin.

E kupton sa qesharake eshte kjo propagande, kur jemi perballe faktit qe Berisha do ti nxjerre grekut geshtenjat nga zjarri dhe per kete pune eshte paguar majmerisht.

Nese do vije edhe nje parti e re, bujrum, biles sikur MyslyM Pasha te kish bere nje parti pas fitores mbi Salen per çeshtjen e detit, ku ta gjenim.

E kam thene, e perseris dhe do da perseris deri ne perjetesi:

Ne ku ta gjejme qe interesat vetjake politike perputhen me interesat e kombit, sepse po te shohim Salen, interesat e tij politike nuk perputhen me interesat e kombit, por rregullisht me interesat e grekut.

Nuk kam asnje dyshim se çdokush me mend ne koke midis nje politikani te cilit i perputhen interesat vetjake me interesat e kombit dhe nje tjetri te cilit interesat politike i lidhen me interesat greke apo te kujdoqofte, do zgjidhte politikanin e pare.

Vetem militantet jane aq te verbuar menderisht sa te zgjedhin politikanin e dyte.

 

sa nga ata 21 mije meqe na qenkan te gjitha me 21 ne shqiperi, janeri, dhjetori, etj, sa nga keta njeh ti, edhe ku e di ti qe jane kaq? po nejse. une po te them nuk ka per ta votuar njeri. ato firma qe mblodhen sot e dje kunder rregjistrimit, kur te vije puna te vota leketorale, mbaje mend, edhe ja ketu do jemi, do shumezohen me 0 te gjitha.

kjo qe po ndodh e me ka rene rradha ta them edhe ne vende me lexues me te shumte se peshku, eshte te digjen te gjitha ujerat, te gjitha rruget e te thahen lulet deri me rrenje. po pse me 21 mije qe thua ti rrezikohet shqiperia? po ne shqiperi me statistike ka greke minoritet te pakten dy here me shume se kjo shifra e aluduar me germat 21. edhe keto pensione i kane bere keq shqiperise vetem se jepen andej nga jugu, edhe i kane bere dembele ata alvanoset e bregut, po per te tjera...

ja ta provojne si topi si ai tjetri, te marrin edhe tosum bacin po deshen edhe, bile bile edhe mato gruden, edhe hysni milloshin, po kaluan 1.1 % mund te zihen rehat kush ta marre vendin ne parlament.

edhe sa per ato milionat, se mos harroj, ja ku ke dy forma politike greke, ne vend numero jane qe nga 1991-shi, edhe pse mbeshteten fuqishem nga PS, e jo nga berisha, sa per kujtese. smiley

petlle, mnyra se si e shof une partine nacionaliste ne ket moment ka lidhje jo me ca perfaqson ne ide e program sesa si nji alternative te mire te politikes qe ke sot ne shqipri. Dmth, nuk e shof si arsye qe te mos e votojne te majte ose te djathte, konservatore ose liberale dhe kjo thjesht nis nga fakti se boshti pd-ps po behet gjithmone e me shume problem sesa zgjidhes problemi. Une shof qe prodhojne vec konflikt edhe kur argumentet qe perdorin jane konfliktuale me ca kane thon vete kto parti kohe me pare...dmth, jane gati me bo cdo gjo ne emer te perplasjes. I vetmi qe e vuan ket eshte ai robi poshte

une kam qene jam dhe do te mbeten tifoz i kampionatit me shume ekipe, se dinamo partizani si i kemi sot, u pa rezultati. nacionalizem? po. po me ke? nuk ka si dalin keta me te zot se berisha, se ai i beri keta qe jane. pike.

konflikti ne politike eshte gjaku qe i jep jete politikes. ja aty duhet te kemi kujdes se mos na shuhet konflikti edhe papritur e gjejme veten perseri ne diktature.

shqetesimi : i ashtuquajtur: politika konfliktuale, konflikti politik, politika shqiptare sjell konflikte etj bullshit si keto, ate synojne te eleminojne thelbin e politikes. konfliktin politik. nuk jam ndonje jurist shume i afte, por ama ne ate kushtetonjesen amerikane, sikur me bazen e paleve ne konflikt, eshte ndertuar demokracia konstitucionale, (keta ta them se sapo e degjova ne nje dok per historine e kushtetutes amerikane).

ajo qe i duhet sot shqiperise eshte nje force politike me baza organike. psh, ish pronaret, ish te perndjekurit, ta zeme te djathtet, kurse te majtet, ish minatoret, ish punetoret e fermave, isha punetoret e fabrikave, edh te dyja forcat te krijojne konfliktin se kush e kush te marre me shume vota nga fshatari kapitalist, emigrantet qe nuk kane dynenshtesi etj.

nacionalizmi ne emer te asaj ca i kan bo atij vendi kto 2 partite kryesore petlle, do ishte shume i justifikum.
Sa per ate konfliktin, une e permenda qe eshte shume artificial, konfilkt per hir t'perplasjes...aq sa najhere duket qesharak, pavarsisht egersise ne komunikim qe tregojne dy palet. Ky konflikt ka arrit aq larg sa nuk i le me dal me nji komunikate t'perbashket per nji dite feste ose ngushllimi le mo me ron dakort me miratu ligje qe dun 3/4 e votave etj

po pra, po ja zene sikur i ke ne teater burre e gru, (me kete rast na bje berisha burri, edhe rama gruja), edhe po iterpretojne nje drame ku jane ne ne prag divorci si majkell dugllas me ate femnen bjonte te War of roses. ne te gjithe e besojme se keta te dy do vriten, kaq keq jane ndare. po kur mbaron orari qe u kemi blere ne aty nga koha e jetes, (dmth) televizori etj, ata dalin nga teatri edhe ne e kuptojme qe keshtu ishte loja more...

ligjen kemi boll, sikur te zbatonim kaq sa kemi, suedi fare ishte bo shqipnia.

Mendoj se Sala, qe mund te jete i kapur nga porositesit e rregjistrimit, si "maçi i Thomait", ka frike se ndnj "zell patriotik" i deputeteve te vet i 10 numrat. Dhe paraprakisht shpall tradhetar kedo qe e ve ne diskutim ceshtjen.
Druaj se duhet updatuar nje nga batutat qe kane bere histori: Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarait(dhe e budallait)
Nderkohe qe kacurrelsit e Aleances qe t'a shpifin me mbrojtjen e dobet te kauzes dhe vetpompimin nacionalisto-mesianik qe i bejne vetes, duken si nje prej rastesive fatlume te Sales qe prej 20 viteve e kane bere t'i dale mire sa here ja fut kot.

Mund te sjell nje shembull historik te kesaj qe po them, Bismarku.

Bismarku ishte nje junker prusian (aristokrat), nuk kishte fare ideal nacionalist, mirepo me vepren e tij, duke perdorur   idealin e Gjermanise se bashkuar, qe ishte ideal nacionalist, ai e ktheu Gjermanine nga nje vend me 36 shtete, ne nje shtet unik, me te fuqishmin ne Europe, ekonomikisht, polikisht dhe ushtarakisht.

Tani a nuk eshte logjike qe gjermanet dhe ne veçanti patriotet gjermane, ta adhurojne per vepren e tij madhore ?

Prandaj duhet filluar me pa punen dhe jo gunen, ne politike ndodh qe idealizmi te nxjerre rezultate te varfra praktike, ndersa nje pragmatist duke qene me i lire te arrije ti gjykoje gjerat ftohte e me realizem dhe te jete me rezultativ.

Po ashtu, asgje nuk ndalon dikend te ndryshoje bindje gjate aktivitetit te tij, psh Curçilli ishte liberal, pastaj nderroi me 180 grade dhe u be konservator. Rendesi ka puna.

Keshtu Spahiu mund te jete nisur me idene e dobesimit te Berishes dhe perfitimit politik, mirepo duke kryer pune, mund te ndodhe edhe proçesi qe ta marre perzemer çeshtjen kombetare e ti perkushtohet qofte edhe ne kuptim idealist.

"Keshtu Spahiu mund te jete nisur me idene e dobesimit te Berishes dhe perfitimit politik"

smiley

Aqif, sesi je ti kaq optimist per ca te provuar ''jo produktive'', nuk e marr vesh. ju flisni sikur njeriu (d.v.) s'ka te beje fare me keto pune por keto vijne nga qielli, zoti apo ku ta di une.

po Topi nuk qullosi gje kur duhej te qulloste? pse ke shpresa tek ai anadollak, aman? c'te ben te besosh qe do beje dicka? duan njerez tamam keto pune, jo ''hallva te ftohta'' sic jane provuar te dy. 

edhe bamja nga andolli eshte? na vdiqen keta osmanllinjte. smiley

eeeeheh.

ka degjuar njeri per Sali Berishen ketu? smiley

jo edhe po e paten degjuar, e kane harruar zoto smiley

he pra, se u habita. po flasin sikur i bertiten: cohu! - dhe ai u liroi vendin.

FBIja ta gjen viktimen ne duar duke e vrare dhe gjykatesi te liron per mungese motivi.

keta e ngriten Saliun me perralla. smiley

lol besoj se edhe vete saliu po habitet nga fantazia e shfrenuar

"E njeh kete? Ky eshte Kanani qe ka vrare me qindra vete" smiley

na trembet ore. na tromakset.

Spahiu do bente mire ta krijonte kete parti per qejf te tij, pa patur Topin as ne rangjet e saj e jo me ne lidership sic parashikohet. Gjithsesi populli ka ngrene, tretur a permjerre me dhjetra biznese te tilla si kjo e Spahi/Topit.

Berisha: Aleanca Kuqezi do bëhet parti kundër PD

 

Po ben humor K/ministri. Po ku p... ai nga Spahiu. Spahiu eshte nje vegel e keqperdorur dhe shume shpejt do te harrohet ne ndonje cep, te prishi paret qe mblodhi per kete levizje koti qe beri. Me vjen keq qe nje njeri te  perdoret kaq poshtersisht, po Marshalli ka bere shkollen e Tucit dhe i rrotullon te gjithe sot per sot.

 

 Shume shpejt Spahiu perpara Drejtesise,shperdorim fondesh,udhetime jashte shtetit dhe sponzorizime nga fondi i KLD-se te Aleances Kuq e Zi.

 dihet ajo. ata qe sulmojne zeusin do ndeshkohen  ( me faj dhe pafaj qofshin). ndoshta dhe e meriton he, s'po them se eshte i pafajshem ...

 Po he pra thashe se vure ne dyshim inteligjencen time smiley

mua me intereson fryma qe sjell kjo levizje.nje fryme kombetare qe i mungonte shqiperise prej vitesh.tani te etiketuarit e b.topit si udheheqes i ardhshem ,mendoj se vetem dem i ben kesaj levizje,pasi ai nuk eshte shquar ndonjehere per atdhetarizem ,perkundrazi pikpamjet e tij publike kane ne nivelin integrim ,europe,kunder bashkimit kombetar,pro regjistrimit,me pak fjale i 'tufezuar'.vendi i tij eshte aty ne kopene e sales.megjithate rendesi ka qe kete levizje qe u jep shprese nje numri te madh shqiptaresh,te mos e pushtojne te perkedhelurit e ambasadave,apo 'esat toptanet' e rinj.ka nevoje per shprehes autentike te idealit kombetar.qe te mos ndodhe ajo qe ndodhi me pd-ne qe eshte shnderruar ne dege te pbdnj-se.

Une do te desha qe para se te komentonit te lexonit kete shkrim. Sic do te desha te dilte si shkrim me vete e te debatohej

Kultura e denigrimit politik

 

» Dërguar më: 05/07/2011 - 14:05

 

 

 

Nga Afrim Krasniqi

Ati i denigrimit nuk bën pjesë në familjen e akteve që sjellin kulturë. Në fjalorin e gjuhës shqipe “denigrimi” trajtohet si “fyerje, shpifje, përgojim dhe sjellje e turpshme”. Në modelin kulturor të periudhës komuniste “denigrimi” shihej si akt ligjor dhe administrativ, përmes të cilit shteti, shoqëria dhe partia distancohej dhe luftonte kundër “armiqve të jashtëm e të brendshëm”, kundërshtarëve të regjimit, disidentëve dhe të përndjekurve politikë. Sipas këtij mentaliteti çdo shtetas që është i padëshirueshëm për vijën politike të partisë–shtet, është njëherazi target për t’u denigruar moralisht dhe fizikisht, personalisht dhe familjarisht. Qytetari i thjeshtë, nëpunësi, mësuesi, shkrimtari, figurat fetare, shkencëtarët, disidentët liberalë apo edhe heronjtë komunistë të luftës, - sapo përfshiheshin në lista e procese përndjekje politike, individualisht ose kolektivisht etiketoheshin si të padëshiruar, armiq të popullit dhe menjëherë mbi emrat, aktivitetin apo familjen e tyre binin lumë sharjesh, fyerjesh, etiketimesh dhe akuzash. Nga ana tjetër, të njëjtin mentalitet denigrues regjimi ndoqi edhe ndaj çdo figure politike e shtetërore të periudhës parakomuniste, që nga nënshkruesit e Pavarësisë 1912 dhe deri tek Mbreti Zog dhe bashkëpunëtorët e qeverisjes së tij. E njëjta praktikë u ndoq edhe për “armiqtë e jashtëm”, fillimisht SHBA dhe Britaninë, më pas edhe Jugosllavinë, BRSS, Kinën dhe shtetet përkatëse satelite.
Me këtë traditë të pasur denigruese dhe njëherësh me një përvojë minimale të sjelljes demokratike u përball shteti e shoqëria shqiptare në fillim të viteve 90-të. Ndarja e qytetarëve në komunistë apo demokratë nuk solli ndarjen e qytetarëve sipas ideve, bindjeve, platformave dhe programeve alternative. Përkundrazi. Ndarja ishte bardhë e zi, për çdo demokrat kundërshtari politik ishte simbol i të keqes, për çdo socialist rivalët politikë ishin po ashtu, simbol i të keqes. Palët shkuan aq larg në gjuhën e tyre përjashtuese dhe denigruese, saqë mbështetur vetëm në kriterin e përkatësisë partiake, shoqëria u nda apriori në dy pjesë, pjesa e mirë dhe pjesa e keqe, pjesa europiane dhe anti-europiane, pjesa e ndershme dhe ajo kriminale. Kjo sjellje apolitike dhe parademokratike pritej për një vend të izoluar që brenda pak javësh kaloi në sistem të hapur demokratik. Por pritshmëria mbetej e kufizuar në disa muaj (shembulli hungarez) në pak vjet (shembulli polak) dhe jo në disa dekada (shembulli shqiptar).
Nëse hapim mediat dhe arkivat politike e publike të 10 apo 20 viteve më parë shohim në pasqyrë të tashmen me kokë poshtë: demokratë që mbushin sheshet e Shqipërisë me thirrjen kundër modelit të padrinove dhe mafiozëve të majtë dhe që sot bashkëqeverisin me të djathtën me etiketën e reformatorit, liberalit, modelit politik; socialistë që mbushnin sheshet me thirrje kundër spekulantëve apo kameleonëve politikë demokratë, e që sot janë pjesë e tryezës apo koalicionit opozitar të së majtës si reformatorë, shpresa e vetme për ndryshim; politikanë kritikë perëndimorë që i akuzonim për lidhje intime apo biznese abuzive dhe që sot na prezantohen si simbole të BE-së e Perëndimit; dhe anasjelltas, simbolet e djeshme perëndimore që sot, për shkak se kritika e tyre nuk na pëlqen, i trajtojmë si antishqiptarë dhe internacionalistë. Një pjesë e shtypit ekziston vetëm për të shërbyer si tabelë qitjeje ndaj çdo zëri kritik, për të fyer e hedhur baltë mbi çdo institucion apo individ me mendim ndryshe nga urdhërdhënësi i radhës, një trashëgimi tipike e kohës së fletërrufeve politike të viteve 60-70.
Kriteri i vlerësimit mbetet i njëjtë: kush është pro është engjëll, kush nuk është pro është djall. Për pasojë, cilido që u ndodh në anën tjetër elektorale, cilido që kritikoi, cilido që doli nga reshti apo që pati kurajë të mos jetë dakord, dje e sot vijon të jetë viktimë e fushave denigruese publike. Hierarkia e vlerave dhe sjelljes morale, premtimi për garë idesh e alternativash, sistemi moral i respektit për shtetin, institucionet dhe simbolet kombëtare, u harruan për t’u zëvendësuar me rotacion nga sjellje parapolitike denigruese ndaj kujtdo, president a qytetar, politikan a zyrtar, ish i përndjekur politik a shkrimtar, - “faji” i vetëm i të cilëve është mendimi i lirë, mendimi qytetar, jashtë natyrës së verbër militante dhe servile të liderit respektiv.
Dy dekada pas rënies së komunizmit dhe eksperimentimit me rreth 17 procese zgjedhore politike, shumëçka ka ndryshuar, por kurba e sjelljes politike ka mbetur e njëjtë. Sot politika, media, jeta publike dhe qytetare vijon të jetë po aq e polarizuar dhe përjashtuese për sjelljen liberale, sa ishte në fillim të tranzicionit. Debati politik është aq i polarizuar saqë dy palët në debat nuk pranojnë mendimin ndryshe, nuk lejohet kritika, dhe si dikur, kush është asnjanës, i zhgënjyer ose i distancuar nga palët, automatikisht denigrohet duke u etiketuar si i palës tjetër. E provoi Ismail Kadare të thotë diçka ndryshe dhe një valë sulmesh denigruese në politikë dhe median e saj gati sa nuk e barazuan atë me diktatorin komunist. E provuan të flasin emra të njohur civilë, akademikë dhe historianë, studiues të politikës dhe diplomatë të huaj, por të gjithë u ndodhën dhe ndodhen nën terrorin e denigrimit mediatik e politik. E provuan institucionet e pavarura të flasin në emër të Kushtetutës dhe ligjit dhe ndaj tyre u lëshuan valë akuzash e fyerjesh, të padenja për tu cituar. E provuan të flasin komisionerë e politikanë të lartë europianë e amerikanë, por ata u ndeshën me fjalorin fyes e denigrues edhe në vetë selinë e tyre në Bruksel.
Kultura e denigrimit politik është kthyer në institucion, madje dominues mbi kulturën institucionale. Shumica qytetare ndjehet e kërcënuar prej saj, pakica e posedon, e ushtron dhe e përdor për të sunduar mbi shumicën. Janë të njëjtët individë, me të njëjtat sjellje, me të njëjtin mentalitet, të cilët ushqejnë e mbajnë në këmbë sistemin e denigrimit politik në publik e media, në internet e miting, - si rruga e vetme për të mbajtur të pacenuara privilegjet edhe postet personale. Ata e pranojnë demokracinë si koncept, por nuk e aplikojnë në praktikë; ata flasin për Shqipërinë europiane, por imponojnë e ushqejnë një sistem bindës e të përulur para fronit të tyre; ata thonë se janë në politikë për të shërbyer por me politikën e tyre kanë krijuar modelin e sundimtarit suprem dhe popullit shërbëtor; ata që duhej të ishin shpresa janë kthyer kështu në pengesë dhe kërcënim për të ardhmen tonë.
Shumëkush dorëzohet e thotë: Kjo është Shqipëria. Në fakt, kjo nuk është e nuk mund të jetë Shqipëria që meritojmë dy dekada pas rënies së komunizmit dhe dy vjet pas anëtarësimit në NATO. Në jetën tonë të përditshme takojmë e dëgjojmë disa dhjetëra e qindra zëra ndryshe, zëra qytetarë, të rinj studentë e të diplomuar jashtë, profesionistë e intelektualë liberalë e kurajozë, zyrtarë model në sjellje dhe qytetarë që mendojnë më shumë për vendin sesa fitimin privat. Ata janë Shqipëria reale e publike që ne kërkojmë, duam të krijojmë dhe meritojnë përgjegjësi për të ardhmen, por, që fatkeqësisht për momentin ata janë e vijojnë të jenë në periferi të vendimmarrjes, pa mundësi fjale dhe garanci të plotë për votën, pa të drejtë ndikimi në sistemin politik dhe përmes kulturës së sjelljes politike, kontingjent i gatshëm për tu etiketuar e denigruar nga ata që janë në politikë në emrin e votës tonë, nga ata që marrin vendime në emër të sovranitetit qytetar. Gjithsesi, ata janë dhe mbeten shpresë e madhe për modelin e qytetarit aktiv; qytetarit që guxon, mendon e flet i lirë; një brez i ri në mentalitet që është i gatshëm të zëvendësojë kulturën e denigrimit politik me kulturën e respektit për tjetrin, të garës së ideve dhe konkurrencës së ndershme politike.
*Mendimet e shprehura nga autori janë personale.

Nje nga prurjet me interesante ne PPU. Ju lutem administratoreve te hapin nje teme te vecante me kete artikull te z. Krasniqi. Flm toko per prurjen.

Kultura e denigrimit politik është kthyer në institucion, madje dominues mbi kulturën institucionale. Shumica qytetare ndjehet e kërcënuar prej saj, pakica e posedon, e ushtron dhe e përdor për të sunduar mbi shumicën. Janë të njëjtët individë, me të njëjtat sjellje, me të njëjtin mentalitet, të cilët ushqejnë e mbajnë në këmbë sistemin e denigrimit politik në publik e media, në internet e miting, - si rruga e vetme për të mbajtur të pacenuara privilegjet edhe postet personale. Ata e pranojnë demokracinë si koncept, por nuk e aplikojnë në praktikë; ata flasin për Shqipërinë europiane, por imponojnë e ushqejnë një sistem bindës e të përulur para fronit të tyre; ata thonë se janë në politikë për të shërbyer por me politikën e tyre kanë krijuar modelin e sundimtarit suprem dhe popullit shërbëtor; ata që duhej të ishin shpresa janë kthyer kështu në pengesë dhe kërcënim për të ardhmen tonë.

Artikulli ne teresi eshte i shkelqyer por me pelqeu jashtezakonisht shume ky paragraf. Si gjithmone A.Krasniqi na verteton qe zeri i arsyes, kompetences dhe mendjes se mbare vazhdon te mbijetoje ne ate vend. Flm Afrim. smiley

 

   Zeusin..... Medet !....  

    Berisha e shikon qe perendoi ylli i tij.E shikon dhe qe i  ka dale nga te  gjitha anet  boja e mashtrimeve dhe demagogjise.Me sulemt  kunder opozites u mesua i gjithe mileti dhe sa hap  ai  gojen e dine se ç`do te thote.Me humbjen si parti, shikon direkt humbjen e tij si lider i saj.Demagogjia  humbi peshen dhe mashtrimi  ra ne vleren e vet.Vajguri  ne fenerin e tij nuk "feks" me...

   I  duhet stilit te tij, te versuljes nga dhimbja e humbjes, nje figure, per ta viktimizuar. Ai nuk rri pa pare viktima te  shtrira.Tek  sa eshte  ne kembe  fakiri Topi, te rrezikshem per "Ustain e madh" nuk ka mbiemrin, por porten, te cilen Berisha e  njeh qe me Bamirin "guverner" mbetet e hapur ne kater kanata.Portat  e hapura  ate e tmerrojne.Se hyjne nga ata qe i shpetojne syrit te tij.Kjo  ate e le pagjume. Edhe derdimenet kane shansin e tyre, qe pavetdije  maten  me  hijen mengjezeve.Kurse firaunet, hijet  i tmerrojne

   Ndaj i  eshte leshuar Topit, jo pse ka vertete  frike prej tij, se Topi  as ndez e  as shuan kandile, por se e di mire qe po u vra frika tek  ata te  hijeve te mengjezeve, hapin portat, qe ti  shofin te  gjithe.Me porta e shtigje te hapura,  ne vathen e  deleve te PD-se sotme, as ujku  e  as çakalli nuk e ben me dot zap  grigjen.

    "Tradhetine TOPI", ai jo se e merr  seriozisht, por  e ka zdapin... per te bere zap...." sheleget" e tij, ne regjim diete   per fjalen. Djallezori edhe ne intrige, biles edhe  ne çdo qelize, marulet i  perzien edhe  pse te perziera, si  nje zanat  te gjithehershem.I rrezikshmi po i tille mbetet dhe ne diten, oren e gjer ne minuten e  fundit."Mulli" qe  bluan vetem per "buke" te   zeze....

   Nje fjale leshoi Gjana dhe insinuata  e Berishes, ne distance ishte:"Rri, se ku kupton ti, qebap kafeje, i  pa bisht! Qepe se .... ta bera  gjemen.

    Opozita e Rama, perkunder  atij?  Ca femije qe u pelqen gjene loja me tallambace.Do  qajne gjene se  ua plas fryma e atij... I mjeri ky  vend sa fatkeq paska qene ! Shume pa sy e "fara"  ! Shume  qorra! Do vuaje, du vuaje edhe ca kohe.

Per kureshtaret qe me pyeten :

SMS ne Vienne ma derguan njerezit e shtepise, familjaret ! mos kujtoni se jam i lidhur me ata te ambasadave jo, ende !

Ate nate ne Viene, i vetmi "VIP" qe priste avionin per ne Tirane, ishte ish-deputeti i PS-se qe tani na u zgjodh kryetar Bashkie ne Sarande : Tavo e ka emrin ?

Nejse, nuk i ve faj, se ishte i shoqerar me gruan : nje zonje socialiste qe flakerinte me fustanin e saj rose, mode e viteve '80 ne Shqiperi. Per fat, çifti VIP m'u ul m'u perpara ne avion, dhe m'u desh vetem te zgjas pak koken per te pare revisten Playboy qe shfletonte deputeti yne ate mbremje te vone, kur ne Atdhe sapo ishte zgjedhur Presidenti i ri i Republikes ...

Gruaja e tij mbante koken menjane nga dritarja e avionit e i fliste per te birin qe kishin ne Angli dhe nga ku po ktheheshin; Deputeti tunte koken dhe thoshte "ehe, ehe", teksa shfletonte faqet e mbushura me modele gjysem te zhveshura ... Mezi arrita te mbaj te qeshuren se skena ishte tamam per estrade : sidomos "deputeti" me zerin e tij karakterisitik prej labi, qe tunte koken e sikur thoshte gruas :  "vazhdo - vazhdo ti, se mir e ke..."   smiley

i forte kodoshi, jo te gjithe guxojne t'a bejne nje gje te tille ne prani te gruas ! por ajo sikur s'ja u vinte shume veshin gjerave "moderne" mesa kuptova ...

Doni me per belulin ?

Alb358, po, ate nate desh me dolen nja 2 pika loti ... por me teper mbaj mend entuziazmin qe pata, qe me lehtesoje disi vonesen 3 oreshe te avionit per Tirane, ku nga ora 23.10 mberrita ne 02.10 ...

 LEFTY, per saktesim.Tavo eshte nje deputet minoritar  ose i teri grek, ne radhet e LSI-se sot  e ne mezin e Parlamentit tone.Ai eshte deputet i zgjedhur prej mases se socialisteve vulehumbur ne Gjirokaster, e mu per kete arresya  dhe as qe ka kandiduar ndonjehere ne Sarande.

   Ky as nuk mund te kete qene me gruan ne avionin nga ku i ke degjuar  sepse ish gruaja e tij nderroi jete duke u gjetur ...e vrare apo e vetvrare, (nuk marrpersiper me tej) ne veturen e saj.Por qe ndrroi jete prej plumbit, kete e di mire.

   Ne sarande  eshte zgjedhur Kryebashkiak Stefan Çipa, nga Piluri. Nuk e perfshij ne te meshkujt simptike, se ne te bukurit jo qe jo, por dhe nder ata qe e ndjekin ate te shkrete aqe hapur fare.Meshehurazi, helbete.Mirepo pershkrimi jot nga aqe sa te zune veshtet udhes, bind cilindo se  dhe ai do ta gjente njecke grua, ne mos me shume.....sa per tu llafosur me te ne nje udhetim.Problemi eshte jo tek ata qe bejne muhabete me ze te larte kur edhe murewet kane veshe, por pse xhanem  shohin dhe ndonje gje...nuk e them dot por sa kendova.... dhe juve nuk ja u paska vrare shume syrin, helbete.

Pardon atehre ! Se i ngaterova emrin !

Cipa, po po, ky ishte se e dallova nga fytyra ... 100 % i sigurt ky ishte pra !

S'pata rastin te bej muhabet, por me ishte ulur m'u ne sedilen perpara dhe ato qe them jane 100 % te verteta dhe kane ndodhur ate nate qe Bamiri u zgjodh President (normale, deputetet e PS-se athere ishin me "leje&quotsmiley

sa Topista te fshehur paska patur edhe ketu ne ppu!!!!!!!!!

 

teletubbie laa laa

Kush na i shpjegon kete lojen tani, kush gjuajti topin ne fushen e kujt? Dmth kete lajmin qe Berishes i paska hipur frika nga Kuqezinjte topspahinjte kush e qiti nga qeveria dhe me apo pa leje, dmth kujt i interesonte te dilte ky lajm?

Nuk duket se Berisha i jep kredibilitet ketyre duke treguar frike? Apo e ben hallall kete se shpreson qe duke rrjedhur lajmin e qitjes se dhembeve do i diskreditoje para pd-istave dhe do minimizoje rrjedhjet e mundshme ne te ardhmen?

Pres nga inside peshkpolitikekomentuesit (Endrity, Petlla, etj) qe te insidepolitikekomentojne gjene ne lidhje me kete lajm te rrjedhur tek ish gazeta e Aniles (po Anila, what would Anila do, or at least think?). smiley

 

Dhe sipas Petlles s'paska shprese fare per te kenduar kengen Wind of change ne politiken shqiptare anytime soon? Do na u ndryshkerkan telat e qithares smiley

 Sot u botua lajmi i nje mjeku anglez per mundesine Praktike te jeteses se nje individi deri 1 000 ( mije ) vjet... si kuptohet kjo , kuq e zi apo bardh e blu smiley.

Ai ( o bobo J.Bregu ) ka deklaruar se do rrije ne Politike sa ti marre jeten zoti .Zoti aq e ka dhene aty te kufiri 100 . Dhe poshte ketij lajmi bente oferten konkrete :

A doni te rroni 150 vjet . ..........E kuptoni apo jo qe grini Uje ne Hava .

E mendoni me tere ato qe ka vjedhe te veje te paguaje per te zgjatur jeten .... 150 vjet !!!!! Dhe mos o ZOT...( jo zoti PPU smiley ..mos o zot paguan edhe per Leftin,  politikshow dhe ndonje qe ka eksperience per vrimembyllje , me pak llafe e shume dashuri Tufen e Vuvuzeleve te PPU smiley

Merrni vesh ku po shkon njerzimi ..dhe Ju thoni Aleancra e me the te thashe . Po sikur te hape fondacion Ruzhdia dhe te kerkoje lek .....smiley

Dukej qarte qe Aleanca Kuq e Zi kishte synime politike. Ishte e pakuptimte qe nenkryetari i KLD te dilte ne TV dhe te kritikonte gjyqtaret qe vareshin prej tij. Ishte e pakuptimte qe kjo levizje te drejtohej nga nje zyrtar i larte i Shtetit Shqiptar. Gjithsesi, kjo Aleance kishte argumenta shume te dobta per ceshtjen kombetare.

Me flamurin kombetar do te bej namin ky Bamka me kete Spahi-xhelin. Na rrofshin sqetullat. kur ka idiot qe t'u ven pas mire bejne. I vrafte shkopi i flamurit!

Eshte ritual tashme qe ne Shqiperi cdo levizje qytetare qe fillon angazhon 4-5 njerez, menjehere fillon nga ambiciet politike. Kjo ndodh sepse shpesh here, njerezit qe ndermarrin te tilla iniciativa, nuk kane per qellim realizimin e kauzes se tyre, po perfitimet qe mund te japi ajo.

Thene kjo, nuk ka levizje ne bote qe ti japi vizibilitet e fuqi Presidentit Topi, persa kohe ai vete eshte statik e per kete ka dhene prova te pamohueshme gjate ketyre viteve. Pa dashur te mendoj se eshte i paafte, mund ta justifikoj sjelljen e tij si pasoje e faktit, qe filloi detyren ne menyren me te shemtuar te mundshme, pra duke blere vota, e me pas nen paragjykimin e opozites, por sidomos te opinionit publik, qe nuk do mundej kurrsesi te ishte superpartes, persa kohe kishte qene zv. i Berishes.  Nen kete trysni mendoi se menyra me e mire per tu pranuar nga opioni i gjere publik, ishte te mos binte shume ne sy, e kjo nuk do te ishte e veshtire, persa kohe protagonistet politik ne shqiperi e mbajne skenen gjalle, pa patur nevoje per aktore sekondare. Ajo qe nuk parashikoi, ishte skenaret politike ne vitet ne vazhdim. Kurre si gjate ketyre viteve, nderhyrja e tij, sidoqe te ishte ajo nuk do kishte qene me shume e nevojshme. Por pervec disa deklaratsh standard , nuk dha te tjera shenja jete. Kjo me ben te mendoj qe nuk ka levizje ne bote, qe ta nxjerre presidentin Topi, nga pozicioni apatik qe ka zene ne imagjinaten e shqiptareve.

Gjithashtu jam i bindur qe edhe sikur te ishte Topi pas kesaj levizjeje, Berisha nuk eshte aspak i shqetesuar. Ne keto 20 vjet ka punuar aq mire me elektoratin e tij, sa ky i fundit jo vetem qe pranon nje figure autoritare si ai, por nuk mund ta imagjinoj dot veten pa nje bajraktar, qe i jep nganjehere karamele e nganjehere dru pas kokes. Ne kete aspekt Berisha ka punuar shume mire, teksa ka modeluar sipas deshires se tij elektoratin qe e perkrah. E jo vetem, por lufta e tij e vazhdueshme, nepermjet gjithe pushtetit mediatik apo palointelektualeve qe ka mbledhur nga pas, per ti dhene Rames, nje imazh te ngjashem me te tijin, ka qene shume efikase. Ne kete menyre Berisha, pervecse i ka treguar elektoratit te tij, qe pervec tij nuk ka alternative, por i ka treguar edhe atyre ( pak ) te paaneshmve qe Rama nuk perben aspak nje alternative, persa kohe eshte shembelltyre e Berishes vete. E nuk eshte mjaftuar me kaq, por eshte perpjekur te kultivoje edhe ne mendjet e socialisteve, imazhin e nje Rame diktatorial, ne tentative per tia zbehur imazhin, duke qene se ne dallim nga elektorati i tij, paradoksalisht ai elektorati i majte nuk ka asnje deshire te kete ne krye nje tjeter diktator.

Ky njeri, qe pervec pasioneve feminore te kalerimit dhe notit, ka edhe pasionin e shtremberimit te se vertetes, ka tentuar, jo pa rezultat, tu tregoje shqiptareve qe alternativa e tij eshte nje tjeter diktator potencial, e keshtu askush nuk ka asnje interes ta zevendesoje. E megjithese ne kete menyre ka vrare shpresen e shqiptareve te zakonshem per te jetuar ne nje shoqeri te lire, kjo nuk perben asnje problem per te, madje perkundrazi e legjitimon edhe me teper faktin, qe ka tashme 20 vjet ne krye te politikes e qe aspiron te qendroje aty ku eshte edhe per 20 vite te tjera. Persa kohe njerezit nuk do arrijne te kuptojne qe megjithe difektet e pamohueshme qe mund te kete Rama, prape diferenca midis te dyve eshte si nata me diten, madje hendeku qe i ndan keta dy njerez eshte pak a shume aq i madh ( per te krijuar nje ide) sa eshte i gjate nje segment rrugor Tirane- Vucidol ( meqe asfaltimet kryeministri dhe fanatiket e tij i kane aq qejf).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).