Organizata e Konferencës Islamike (OKI), nëpërmjet një rezolute për situatën në Kosovë ka kërkuar nga të gjitha shtetet anëtare njohjen e Kosovës.

Rezoluta u miratua në sesionin e 38 të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, të zhvilluar në Astana të Kazakistanit.

Organizata në pikën e 8 të rezolutës së miratuar i bën thirrje të gjitha shteteve anëtare, për herë të parë, që të marrin në konsideratë njohjen e Kosovës, duke u bazuar në të drejtat e tyre të lira dhe sovrane si dhe përputhje me praktikat e tyre kombëtare.

Rezoluta njeh vendimin e dhënë më 22 korrik 2010 të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ku thuhej se shpallja e Pavarësisë nuk ka shkelur as ligjet e të drejtës ndërkombëtare e as rezolutat relevante.

Organizata e Konferencës Islamike, është organizata e dytë më e madhe ndër qeveritare pas Kombeve të Bashkuara, me gjithsej 57 shtete anëtare nga katër kontinente të ndryshme.

1 Komente

 xhibi, mos i beso shume ketyre rezolutave. sa rezoluta kalojne per Palestine dhe cfare? keto jane kot fare, sa per te lare gojen. kush do kalon direkt ne veprime dhe e njeh Kosoven.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).