Kompania që po tenton ta blejë përbën shqetësim për sigurinë kombëtare amerikane. Më 2008 Raporti Ushtarak i Pentagonit për Kongresin thekson se penetrimi në tregun amerikan i firmës 3COM CORP HUAWEI përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Amerikës. Në maj 2010 HUAWEI bleu firmën amerikane 3 Leaf Systems për 2 milion dollarë. Shitja u bllokua në shkurt 2011 nga Komiteti Amerikan i Investimeve të Huaja me arsyetimin se cenon sigurinë kombëtare të SHBA-së

Siç është bërë e zakonshme këto vitet e fundit, shqiptarët e mësojnë nga mediat e huaja bërjen në Shqipëri të privatizimeve, dhënieve me koncesion apo gjoja tenderave me vlera të mëdha prej miliona eurosh. Në ambientet e biznesit rajonal e më gjerë po flitet për një shitje të gjigantit shqiptar të telefonisë fikse, Albtelekomit. Si blerës i mundshëm i Albtelekomit përflitet kompania e fuqishme kineze HUAWEI Technologies Co. LTD. Firma kineze nuk është e panjohur për Calik Holding dhe Turk Telekom, pronarë të 76% të aksioneve që nga 1 tetori i vitit 2007. Në mars të vitit 2008 Telekomi, tashmë i privatizuar, krijoi firmën e telefonisë së lëvizshme Eagle Mobile, e cila brenda një viti kapi 10% të tregut shqiptar të telefonisë së lëvizshme me një numër të konsiderueshëm prej 385.000 abonentësh.

Privatizimi i Albtelekomit pati një odise të gjatë, që nga aventura e firmës mashtruese gjoja amerikane New World Telecom, e demaskuar me kurajo nga patrioti shqiptaro-amerikan, Gerri Kokalari, e deri tek parablerja e Albtelekomit nga Calik Group në kohën e Kryeministrit Nano. Në atë kohë opozita shqiptare dhe personalisht z.Berisha e sulmuan fuqimisht këtë shitje si mega- hajdutëri. Në Parlamentin shqiptar opozita e udhëhequr nga Dr. Berisha shkaktoi edhe incident diplomatik gjatë vizitës së Kryeministrit Erdogan. Me ardhjen e PD-së në pushtet, privatizimi turk i Albtelekomit ngeci në vend për disa kohë. Më pas PD-ja në pushtet me forcën e kartonit miratoi në parlament shitjen e Albtelekomit sipas “formulës” Nano.

Firma HUAWEI Technologies Co LTD. është furnizuesi më i madh në Kinë dhe i dyti në rang botëror i pajisjeve për rrjete telekomunikacioni me një prezencë realisht globale dhe me partneritete me shumicën dërrmuese të gjigantëve botërorë të fushës së telekomunikacioneve.

Besohet se blerja e Albtelekomit nga gjiganti kinez HUAWEI është në proces e sipër, ndër të tjera edhe sepse qeveria shqiptare, personalisht Kryeministri Berisha po e inkurajon këtë blerje. Vetë Kryeministri, në prani të personelit të Ambasadës shqiptare në Pekin, i nxiti investitorët kinezë ta blinin Albtelekomin pavarësisht se çmimi që kërkonin turqit mund të dukej i lartë. Nga pala kineze të pranishëm ishin shoqja Meng Wangzhou, anëtare e bordit të drejtorëve dhe shoku Ren Shulu anëtar i bordit mbikëqyrës të kompanisë.

Nëse kjo shitje do të realizohet, pa dyshim do të jetë një allishverish me leverdi për pronarët turq, veçanërisht tani që Albtelekomi po ndeshet me një tendencë të klientëve shqiptarë për të anuluar kontrata me të. Anulimi i këtyre kontratave, si për shërbimin telefonik edhe për atë të internetit, vjen për shkak të tarifës mujore të mirëmbajtjes, e cila konsiderohet nga klientët si e lartë dhe në rritje. Po ashtu disa reklama të Albtelekomit janë konsideruar si mashtruese (misleading) jo vetëm nga konsumatorët, por edhe nga entet shtetërore përkatëse. Z. Anila Jani, zv/Kryetare e Komisionit për mbrojtjen e konsumatorit dhe Drejtoreshë e Drejtorisë së Mbikëqyrjes së Tregut dhe të Ndihmës Shtetërore në METE, në prezencë të gazetarëve lokalë të Durrësit dhe Kavajës ofroi disa shembuj sesi Albtelekomi ka shkelur të drejtat e konsumatorëve shqiptarë. Problematike, mashtruese dhe zhvatëse për konsumatorët shqiptarë po rezulton edhe oferta për internet me 999 lekë në muaj. Nëse këtyre tre arsyeve i shtojmë edhe çalimin e kujdesit për klientit, gjë që e kam provuar personalisht, mund të themi se konsumatorët shqiptarë janë në të drejtën e tyre të ndërpresin kontratat me Albtelekomin. Konsumatorët shqiptarë nuk kanë asnjë paragjykim ndaj pronarëve turq të Albtelekomit, thjesht gjykojnë me realizëm ofertën e Albtelekomit për to. Këtë mendim e mbështes edhe me fluksin e kërkesave të konsumatorëve shqiptarë për të mbartur numrat e tyre nga kompani të ndryshme celulare drejt Kompanisë Eagle Mobile, e cila ka të njëjtët pronarë, por performancë të ndryshme krahasuar me Albtelekomin.

Problemi i vetëm i kësaj shitje do të jetë reagimi i aleatit tonë të madh, Amerikës dhe aleatëve të tjerë të NATO-s. Ky depërtim kinez në Ballkan me shumë gjasa mund t’i detyrojë aleatët tanë t’i “shkulin veshin” Kryeministrit Berisha. HUAWEI ka një histori të gjatë shqetësimesh të karakterit të sigurisë kombëtare.

Shkurtimisht po përmendim disa raste:

-Angli, viti 2005, Partia Konservatore kërkon hetim për blerjen e kompanisë angleze Macon.

-Në SHBA, Alex Allan, shef i Komitetit të Shërbimeve të Inteligjencës (si puna e Bahri Shaqirit tonë) shpreh shqetësim për lidhjen e ngushtë të HUAWEI me Ushtrinë Popullore Kineze.

-Më 2008 Raporti Ushtarak i Pentagonit për Kongresin thekson se penetrimi në tregun amerikan të firmës 3COM CORP HUAWEI përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të Amerikës. Në maj 2010 HUAWEI bleu firmën amerikane 3 Leaf Systems për 2 milion dollarë. Shitja u bllokua  në shkurt 2011 nga Komiteti Amerikan i Investimeve të Huaja me arsyetimin se cenon sigurinë kombëtare të SHBA-së.

Probleme të sigurisë kombëtare kompania HUAWEI ka shkaktuar edhe në Indi, Australi dhe Indonezi si p.sh spiunazhi ekonomik në dëm të firmës indoneziane Excel Comundo Pratana në shkurt 2004. HUAWEI ka pasur probleme të ngjashme me firmën Cisco Systems në shkurt 2003, me gjigantin Motorola në korrik 2010 etj, etj.

17 Komente

Kur vajta kete rradhe te paguaja internetin, tre persona po nderrprisnin kontratat per kete  lloj sherbimi .Une isha e vetmja qe kisha shpetuar aty ,nga ajo rritje maramendese e fatures ,por dhe une cuditerisht kisha kaluar limitin e shkarkimeve , qe s'me kish bere vaki asnjehere ,ndonese kam shkarkuar shume here me shume ,se kete muaj ..maksikumi mund te kem shkarkuar afersisht 1GB ,e jo me 2 GB.

Qe ka nje lloj abuzimi dhe klecke ketu ka ,por ajo qe me shqeteson me shume eshte fakti qe ne s'jemi te informuar per asnje lloj veprimi ,ndryshimi .

 

 

po pse mi venus akoma nuk e ke marre vesh se duhet te vesh internet me tarifa fikse tip tringu apo abisineti? 

po tarife fiks e kemi ,999 leke .smiley

What??? Po Albtelekomi sikur eshte turk? 

te keqen e ushtrise kineze. Se ushtria shqiptar u kput ne ...

spo dija ku ta vija ket foton. u lliva fare sa e pashe. Esthe marre nga nje pritje qe dha ambasada amerikane per 4 korrikun. Ambasadori (me gote uji) duke rrok gotat me ushtarake te larte shqiptare. O te keqen, o Idris ku je mer, te pish i cik birre qy me sabah smiley

https://fbcdn-sphotos-a.akamaihd.net/hphotos-ak-snc6/261633_10150232214255838_74591195837_7443786_3319911_n.jpg

Po nuk eshte gote uji o Ruzho, e ke gabim. Do e kete raki te Skraparit. smiley

 O sa kom qesh me ket foton. Tamom bashibozuke qe bejne si peedha some. sa me shume e shof aq me shume qesh... rrofsh ruzhde

ca m'kujtoi; tha, ndaluam ne uje te ftohte dhe morem nga nje birre. Pastaj shtoi me ton sqarues: Tani, une si drejtor, piva dy birra smiley

(e vertete kjo)

nc nc nc.... 1,20 m gjenerali, apo e kane zgjedhur apostafat qe te mos kompleksoje ambasadorin amerikan smiley ?

Sa delikat e kemi kete ambasadorin ,moj ! shif me cfare e ka mbeshtjelle goten,se mos ftohet smiley

PS.Te pakten para ushtarakeve ,te hiqesh cik me "burre" smiley

Komiteti Amerikan i Investimeve të Huaja ... e bllokoi se cenonte interesat Kombetare???

Cfare paska Bota keshtu , Rush o Rush i dijes , mbi Interesat e Presidenteve dhe pallavramenteve e sidomos mbi interesat e themeleve te themeleve te pasurive Kombetare te Jozefickes ?  Pse ere paska "armiq sot " ? 
Keta amerikanet qekan mrapa bote . E njohin keta ekonomine e tregut apo JO  ?

(si puna e Bahri Shaqirit ton&eumlsmiley...shprehje BRILANT smiley

Ne me ushtaraket mos u kruj Rush . Doren ne strehe te kapeles e kane gjithe jeten . Keshtu i mesoi Komandanti "Bij nga Ushtria e Popullit ushtar " Pranej shiu dhe filosofi Abdi Barleti ne 90 per puce ushtarake , per grushte shteti te "Shkolla e Bashkume "  , pranej shijn dhe filosofet e sotem per "puce rrugesh me cadra pistoleta ". Dhe k/kalin qe shin ne mullaret e lemenjt e fshatit e ke tu lef gjif diten e dites .

Me fal per Jozeficken se jam i dalldis sic eshte i dalldisur Koth pas Sonilerise smiley

Gomarlleqe si keto nuk jane te rralla ne shtypin shqiptar. Huawei eshte gjigand boteror dhe ben biznes global duke futur ketu edhe ameriken. Nuk kuptoj pse amerika mund te shqetesohet per blerjen e nje coftine si albtelekom nga huawei, pse???????...........ncncncnc.

 Amerika eshte shqetesuar per hyrjen e kesaj kompanie ne tregun e saj, sepse si kompani e ushtrise kineze, teorikisht, mund ta perdore kete per te spiunuar komunikimet e nje shteti me te cilin me sa duket do kete rivalitet te madh gjate ketij shekulli. Keshtu thote ky argument te pakten. 

Tani, e para Albtelecom eshte private. E dyta, po c'siguri kombetare kemi ne?

E treta, zgjidhja eshte shume e thjeshte, liberalizo tregun e telefonise fikse duke lejuar operatore te tjere e duke i vene limit ne kontroll tregu cdo kompanie te vetme me nje ligj anti-trust. Ne kete menyre Albetelecomit i bllokon mundesine per te "spiunuar" gjeneralet e ushtrise shqiptare. 

Endrity, te gjitha kompanite kineze i perkasin ushtrise kineze sepse fundja komunizem eshte dhe pushteti ka ne dore cdo gje. Nuk i plas hic amerikes per huawein apo shqiperine, thjesht gazeta tema po don me thene qe ja berisha prape po i del kundra amerikes dhe po i krijon telashe.

 E kisha thjeshte te fakti qe amerika eshte shqetesu per telefonine e saj, dhe keta thone te bejme dhe ne te njejten gje. Jo se eshte shqetesuar amerika se as qe diskutohet qe nuk i behet vone njeriu atje ku je ti per albtelecomin tone. 

 

 

hajde artikull hajde......thoni cte doni, por imagjinata e gazetarise shqiptare do te kishte bere revolucion ne hollywood sikur ti lejne vetem nja tre muaj!!!

 Se ç'lidhje ka psikopatia, me falni, psikollogjia amerikane, qe sheh armiq kudo, me shitjen e Albtelekomit tek firma kineze, kjo me duket vertet psikopati. Ne fakt, mendimi im personal ka qene qe Albtelekomi, te mbetej firme Shqiptare/Kombetare, gje qe e kam shprehur me kohe. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).