Pas përfundimit total të hidrocentralit do të prodhohen 240 milionë kwh energji elektrike

Berisha inauguron fazën e parë të hidrocentralit

Shqipërisë i shtohet një tjetër vepër e madhe energjetike, ai i hidrocentralit të Ashtës. Në ceremoninë e arritjes së kuotës maksimale të stacionit elektrik të hidrocentralit Ashta 1, që shënon përfundimin e fazës së parë të punimeve për këtë hidrocentral, mori pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha. Në të ardhmen në Ashtë do të prodhohen 240 milionë kwh energji elektrike. Nga viti 2012, energjia elektrike e prodhuar do të ushqehet në rrjetin shqiptar 110 kv. Projekti i HEC të Ashtës mbështet mekanizimin e zhvillimit të pastër (CDM), në kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimet klimatike (UNFÇC). Me Ashta 1 përfundon faza e parë e projektit për ndërtimin e dy hidrocentraleve Ashta 1 dhe Ashta 2 në zonën e Bushatit, në Shkodër, një investim me vlerë rreth 200 milionë euro, që aplikon teknologjinë më të avancuar në prodhimin e energjisë ujore. Duke përshëndetur ceremoninë, Kryeministri Berisha u shpreh se kjo ditë është një ditë e madhe në përpjekjen e shqiptarëve për të shndërruar në realitet ëndrrën më të bukur të çdo shqiptari, Shqipëria - vend i zhvilluar. "Është një ditë vërtet e madhe për Shqipërinë që po ndryshon. Një ditë e madhe për realizimin apo në përpjekjen e shqiptarëve për të shndërruar në realitet ëndrrën më të bukur të çdo shqiptari, Shqipëria - vend i zhvilluar. Sot, ne inaugurojmë fazën e parë të hidrocentralit Ashta, një kryevepër arti e kompanive 'VERBUND' dhe 'EVN', kontraktorëve e nënkontraktorëve të tyre, e kryer në një kohë rekord dhe përsosmëri të madhe. Kjo është një ditë e veçantë dhe një hap i rëndësishëm në rrugën e shndërrimit të ëndrrës sonë në realitet, Shqipëria - vend i zhvilluar, sepse në këtë hidrocentral përdoret për herë të parë teknologjia më e avancuar e prodhimit të energjisë ujore. Turbinat metriks të dimensioneve më të mëdha instalohen për herë të parë në botë në hidrocentralin e Ashtës. Unë dua të shpreh mirënjohjen më të thellë kompanive për përzgjedhjen e shkëlqyer", u shpreh Berisha. Ky hidrocentral është pjesë e projektit, i cili po vihet në zbatim nga kompania austriake "Energji Ashta", një kompani e përbashkët e kompanive austriake "VERBUND AG Hydro Power" dhe "EVN".

Teknika më e mirë

Kryeministri vlerësoi gjithashtu teknologjinë e avancuar të prodhimit të energjisë ujore, nëpërmjet instalimit të turbinave metriks, të cilat instalohen për herë të parë në botë, në hidrocentralin e Ashtës. Projekti krijon gjithashtu kushte të favorshme për mjedisin, energjia do të prodhohet pa shkaktuar ndotjen e ajrit. Në këtë ceremoni, Berisha tha se në zhvillimin e një vendi, energjia është themeli i të gjitha themeleve, është forca lëvizëse e të gjitha fushave. Për këtë arsye, Kryeministri garantoi se qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka që pasuritë e mëdha ujore të këtij vendi të shndërrohen në vlera të mëdha energjetike për Shqipërinë e shqiptarët. "Në zhvillimin e një vendi, energjia është themeli i të gjitha themeleve, është forca lëvizëse e të gjitha fushave. Për qeverinë kjo është dhe mbetet përparësia e të gjitha përparësive. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që pasuritë e mëdha ujore të këtij vendi të shndërrohen në vlera të mëdha energjetike për Shqipërinë e shqiptarët. Shqipëria ka pasuri të gjithanshme, të shumta, por gjithnjë mbetem i bindur se pasuria e saj më e madhe natyrore janë ujërat e bollshme, të pasura që e bëjnë këtë vend të vogël një Norvegji të dytë të vogël, në gadishullin e Ballkanit. Hidrocentrali që përurojmë sot, në fazën e parë është gjithashtu, jo vetëm për shkak të teknologjisë, por edhe për parametrat unikë në llojin e tij, nuk është më i madhi apo ndër më të mëdhenjtë, por është më i miri se çdo hidrocentral tjetër i ndërtuar, është një diamant e do të mbetet i tillë në kurorën e qindra hidrocentraleve që do të ndërtohen në këtë vend. Qeveria ka bërë përpjekje të mëdha që rezervat ujore të Shqipërisë të shndërrohen në vlera energjetike për qytetarët e vendin", theksoi ai.

Drejtuesit Verbund: Ashta, gur kilometrik për Shqipërinë

Drejtuesit e bordit të kompanive austriake "VERBUND AG Hydro Power" dhe "EVN" vlerësuan dje mbështetjen e autoriteteve shqiptare dhe Kryeministrit Berisha në finalizimin e investimit prej 200 milionë eurosh. Sipas përfaqësuesit të "EVN", Dietmar Reiner mbështetja e qeverisë shqiptare për investitorët e huaj e bën të veçantë edhe Shqipërinë nga vendet e tjera të rajonit. "Sigurisht do të rrisë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike, por padyshim që do të ketë efekte në ekonomi. Për ne investitorët e rëndësishme është të nënvizohet qëndrimi pozitiv i qeverisë. Si investitorë jemi mbështetur shumë nga autoritetet dhe Kryeministri, kjo e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera të rajonit. Ndaj dua të them shumë faleminderit", u shpreh ai. Ndërkohë përfaqësuesi i VERBUN tha se ndërtimi i veprave energjetike në Shqipëri ka një të ardhme të sigurtë. "Bashkë, shqiptarë dhe austriakë kemi vendosur një gur të ri kilometrik. Kjo vepër është thelbësore edhe për infrastrukturën shqiptare. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me qeverinë mbyllën në kohë rekord procedurën e licencimit. Brenda një viti projekti do të finalizohet dhe do të hedhë në rrjet kilovatorin e parë të energjisë", theksoi përfaqësuesi i "VERBUN AG Hydro Power". Gjatë tre viteve të fundit, janë firmosur me sektorin privat, kontrata për ndërtimin e 220 hidrocentraleve në të katër anët e vendit, duke veçuar se në 36 prej tyre po punohet me intensitet. Në këtë kontekst, kreu i qeverisë kërkoi nga mediat që të jenë më të ndjeshme ndaj potencialeve që ofron Shqipëria në sektorin hidrik. 

Në tre vjet, kontrata për 220 hec-e

Brenda tre vitesh, qeveria ka nënshkruar me sektorin privat kontrata për ndërtimin e 220 hidrocentraleve në mbarë vendin. "Gjatë dy-tre viteve të fundit, ne kemi firmosur me sektorin privat, kontrata për ndërtimin e 220 hidrocentraleve në të katër anët e vendit. Në 36 prej tyre po punohet me intensitet. Problemi i tyre është vetëm një, se nuk janë përreth 'Sheratonit' e 'Rognerit'. Ato janë të vendosura në zona nga më të bukurat, por valët e televizorëve nuk i kapin ato. Ndaj i bëj thirrje mendiave të jenë më të ndjeshme ndaj Shqipërisë së lumenjve të djersës. Në një vit shihni se çfarë kanë bërë punëtorët, inxhinierët e teknikët në këtë kantier ndërtimi. Është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të njohin gjithnjë e më shumë vendin e tyre", tha ai më tej.

Inkurajim për ndërtimin e 443 hidrocentraleve

Qeveria do të inkurajojë ndërtimin e 443 hidrocentraleve të tjerë në vend. Ndërsa theksoi këtë angazhim të qeverisë që ai drejton, Kryeministri Sali Berisha shprehu besimin për një të ardhme premtuese në bashkëpunimin e gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Austrisë, veçanërisht në sektorin energjetik. Kryeministri vuri në dukje se kjo ishte një garë e hapur, me transparencë të plotë ku morën pjesë kompani nga mbarë Europa, dhe në fund fitoi konsorciumi 'VERBUND-EVN',pasi solli ofertën më të leverdishme. Nga ana tjetër, Berisha theksoi se 'EVN' po punon edhe në kaskadën e Devollit ndërsa vlerësoi se biznesi austriak është sot i treti në Shqipëri në investimet e tij. "Nuk është e rastit që kjo kryevepër energjetike në teknologjinë e saj ndërtohet nga kompanitë më të mira austriake. Kjo ishte një garë e hapur, me transparencë të plotë absolute, ku morën pjesë kompani nga mbarë Europa, por fitoi konsorciumi 'VERBUND-EVN', sepse solli ofertën më të leverdishme për qytetarët shqiptarë. 'EVN' po punon edhe në kaskadën e Devollit. Biznesi austriak është sot i treti në Shqipëri në investimet e tij. Ky investim është rreth 200 milionë euro. Unë shoh një të ardhme të shkëlqyer në bashkëpunim ekonomik, kulturor, politik e të gjithanshëm me Austrinë mike. Tradita e tyre në energjinë e rinovueshme dhe atë ujore është jashtëzakonisht e çmuar për Austrinë, për Shqipërinë, por edhe për mbarë Europën. Ne mbetemi të vendosur të bëjnë çdo përpjekje, të inkurajojmë ndërtimin e mbi 443 hidrocentraleve në këtë vend. Ujërat e Shqipërisë duhet të shndërrohen në vlera energjetike për qytetarët shqiptarë. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë të bëhet një superfuqi e vogël energjetike në rajon. Përparësia për energjinë është përparësia jonë më madhore", theksoi ai. Në këtë ceremoni, së bashku me Kryeministrin Berisha merrnin pjesë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, drejtues të bordit të kompanive austriake "VERBUND AG Hydro Power" dhe "EVN", përfaqësues të autoriteteve lokale, ambasadori austriak në Tiranë, punonjës të kompanive, etj. 

42 Komente

Kjo ishte një garë e hapur, me transparencë të plotë absolute, ku morën pjesë kompani nga mbarë Europa, por fitoi konsorciumi 'VERBUND-EVN', sepse solli ofertën më të leverdishme për qytetarët shqiptarë. 

Nga website i Verbund:

In autumn 2008, the Albanian governement concluded a concession agreement with VERBUND (duration: 35 years) for the construction and operation of the hydropower plant of Ashta situated on the Drin river in the north of Albania. To this end, the special purpose vehicle of Energii Ashta, with its main office in Tirana, was established. Since summer 2010, the shares in the special purpose vehicle are held by VERBUND and EVN AG at 50% each, with VERBUND being in charge of operations.

swed1, Bush etj, e mirepritur ndihma per i cik zberthim. 

Si investitorë jemi mbështetur shumë nga autoritetet dhe Kryeministri, kjo e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera të rajonit.

hmmm .... 

Elementary, my dear Watson.

Monda, perdor gjyslyke me te trasha per te dalluar sa me shume prejset qe nuk te konvertojne ne gjykimin tend. Me sy te shendoshe shikohet qarte se investimi i Verbund dhe impenjimi i qeverise Berisha eshte per tu pergezuar. Urretja per Berishen ka cuar jo pak veta ne humbjen edhe te arsyetimit me minimal...

Per rrugen e kombit hodhen mjaft balte, Rama tha se kjo rruge nuk te con askund, per autostraden e Elbasanit votuan kunder, tecin e Vlores e quajten krim, tani prit se cfar batute te re do te thone per Ashten.

tecin e Vlores e quajten krim

Meqe na kujtove tecin e Vlores, di gje, ka filluar nga puna?

Duke perjashtuar , si gjithnje , lehjet e pambarimta te k/mullahut shqiptar , ne se me te verte nuk eshte ne kuadrin e "prerjes se shiritave" , strategjia e investimeve ne burimet ujore per HEC - e me duket shume e arsyeshme dhe rentable , jo si  "Rruga e vjedhesve te  Kombit "

Dhe Uroj , sa me shume kembengulje , sa me pak qurravitje me se "opozita zotrie " per te shndruar ne Realitet keto vepra , aq me shume kushte per ringritje te Shqiperise nga balta ku e ka zhytur ky lefqens..... Me kete rast i urojme dhe atij mustaqe tenderit austriak , qe se shpejti do na vije me suksese te tjera ne qender te Tiranes , "te  dhjese fshane sic dhjeu berane " si dhe te gjithe " miqt e miqve " me menyren qe prezantonte Gjebrea ne Telebingo .... " Dhe plot dhurata e surpriza te Reja " ...ne shown qe drejton  k/shitsi i Shqiperise per karrike , Sali ham hum Berisha .

Ka kush te na shpjegoje permbajtjen e kesaj , jo ne menyre lefkofejane si sukses i mposhtjes se opozites ...

Nga viti 2012, energjia elektrike e prodhuar do të ushqehet në rrjetin shqiptar 110 kv.

 http://www.energji-ashta.al/eashta/project-description/

Pra vepra e madhe qenka me fuqi te instaluar 50 MW, krahasuar me 250 MW te Vaut te Dejes, 500 MW te Fierzes dhe 600 MW te Komanit. Edhe ish TEC - Fierit ne total kishte 160 MW ndersa ai i Vlores (eshte vene apo jo ne pune, nuk e dime) ka fuqi te instaluar rreth 100 MW.

  1. http://www.kesh.com.al/v3/index.php?f=details&id=26&n=con&mid=28
  2. http://www.kesh.com.al/v3/index.php?f=details&id=27&n=con&mid=28
  3. http://www.kesh.com.al/v3/index.php?f=details&id=25&n=con&mid=28

 Nuk eshte 50 MW por me shume. Shuma Ashta 1 e Ashta 2 eshte me e madhe.

E vecanta eshte nr i turbinave qe zhyten e qe nuk kerkon ujembledhes.

Ndersa e vecanta fare eshte se dje nuk u vu asgje ne pune, pra nuk kishte inagurim per prodhim energjie.

Qeveriun e kane genjyer qe kane vene ne pune pjesen e pare te projektit.

Ej cuna qe njihni vetem ngjyren blu ! Jo cdo gje qe shkrun RD-ja mund te jete e sakte. *

* Shif sa ju du sa them e sakte, se mund te thoja dhe ndonje fjale tjeter.

P.S. Televizioni ku televizionon Sonila me thembra te silikonuara, po keshtu tha qe u vune ne pune 50 megat e para ! Bile kishin marre ne interviste dhe nipin e Osman Gazepit per te tregu per gradat e gjyshit smiley

Bravo Berisha! Rrofte perurimi i Ashta 1! Deri ne fund do hash dhe nja dhjete shirita te tjere.

Mos me thoni se po mbaron dhe H/C e Kalivacit qe ka kater vjet qe ka nisur.  Aty po qe eshte bere pune madheshtore, por e mbajne sekret. Per hollesi lexoni gazeten "Agon" qe shperndahet falas te pensionistet ose pyesni FrroK Cupen.

 

asnje argument ne gjuhen shqipe nuk ben nese nuk kap ekstremin dhe nuk e nxin nje gje te mire.....dhe si duket kjo eshte arsyeja kryesore qe kur kryen nje pune ne shqiperi te gjithe thone shyqyr qe e hoqem dore, e jo sa mire qe e mbaruam.....jo cdo gje qe ka bere edi rama eshte e keqe (dhe jo e mire) dhe jo cdo gje qe ben sali berisha eshte e keqe (dhe jo e mire)....nese fillojme qe ti heqim syzet bardh e zi dhe te fillojme te shohim pak gri, do e kuptojme sa me mire eshte dhe sa me te lumtur do te jemi....po kujt i them!!!

 logaritjet jane te thjeshta....nese Berisha, me leket e rruges se kombit, kishte bere nja 4 hece te mira, te cilat mund te mbaronin per tre kater vjet, tani do te kishte me shume para, dhe do ti dilte rruga e kombit falas....po ç'ti besh, kur groposi 1.3 miliard euro, dhe nuk nxorri asnje perfitim, po vetem vodhi, kesaj i thone ekonomi mo lla.....kesaj i thone menaxhim te parave publike....nejse....ishallah ben dhe nje dy tre te tilla dhe vertete qe do t'ja shohim hairin....qe te gjithe.......

bjeri nga ti bish, te rruga e kombit kthehet muhabeti......sikur vetem ajo rruge te ishte bere keto vite do te ishte mjaft....por xhaxhi enveri i ka lene rrenjet thelle ne zemrat e pionierve dhe kombi duhej qe gjithmone te ndahej nga male dhe jo te bashkohej me rruge.....gerrmo tare gerrmo, se tashme kosova dhe veriu i vendit jane vetem dy ore larg, e ndoshta nje dite do dale b*tha e qenit qe po kerkoni!!!

Turbinat metriks

Te keqen e perkthimit smiley

 Turbinat Matrix keshtu quhen dhe eshte njelloj si me thane Turbinat Kotherja smiley

Ku merret vesh kjo pune, une e kam mesu matrix eshte "matrice" ne shqip po s'matet dot njeri me cunat e RD-se smiley

Prej verteti quhen : 

 HY D ROMAT R I X " src="http://atl.g.andritz.com/c/www/00/04/37/..." />dhe kane diameter me te vogel se 1.4 m. Jane specifike. Po cunat e RD ashtu ja u tha Sonila smiley
Tani une nuk e di pse i quajti qeveriu teknologji e papare, po varja nuk po them ndonje gje se merzitet ai qe shef vetem blu te erret aty me siper, ai qe shau Monden o qorre ! smiley
 P.S. Monda, as Bush as swed1 nuk marrin vesh nga keto pune. smiley Me pyt mu me mire smiley

Normal qe e shau, ai vete ka "sy te shendoshe" smiley

P.S. Ty s'te pys se ja ke fut kot qe tek diskutimi per TEC-in e Vlores kur the qe do e mbulonte qytetin me tym. S'ta merrte mendja qe qeveria do ja gjente anen ketij problemi duke mos e ndez TEC-in smiley

 Mu e swedin e bushin duhet te na kishte dhene qeveriu i vogel i Vlores nje medalje mirenjohje, po hic. smiley OSe te pakten per aq vjet qe nuk ndizet TEC nga nje dhome per pushime ne Orikum smiley nga 1 Korrik deri 15 Gusht. Mu te ma kishte dhene 1 -15 Gusht smiley

 Na dolen kunder dhe ca vlonjate bile, qe shohin kalterosh e na thane qe shani TEC-in se nuk doni Berishen. smiley E t`ja thush swedit kete qe mban ke koka krevatti nje bust te Berishes me fosfor  qe kur theu rekoridn e ngjitjes se murit te madh.

Plus qe beka mire per kujtese. smiley Pra edhe fanar * edhe kujtese smiley 

* TM me duket PF smiley

sa nuk ju durohet me komentu mer...ky ishte vec perurimi i pare; ehuuuua, sa prerje te tjera shiritash do kete per ket hec...

Si 443 HEC-e? Nje per koke apo nje per familje, aty mbrapa te kopshti plot me arra dhe ullinj?

Kur hyn ne pune ky HEC-i? Dhe kush do t'i mesoje si te flase KM, apo sipas kokes, festen?

'Problemi i tyre është vetëm një, se nuk janë përreth 'Sheratonit' e 'Rognerit'. Ato janë të vendosura në zona nga më të bukurat, por valët e televizorëve nuk i kapin ato. Ndaj i bëj thirrje mendiave të jenë më të ndjeshme ndaj Shqipërisë së lumenjve të djersës.'

N'a mbyti patetizmi, n'a mbyti!

 

 Kristida,

ne Ashte punohet vertet dhe me thane te drejten stina e lagesht e ketij dimri e la pak mbrapa dhe u bene punime te paparashikuara. Eshte nje investim serioz dhe interesant nga pikpamja teknike, por ama qeveriun e ngusin keshilltaret te beje gafa.

Ne fakt nuk kam asgje kunder investrimeve te medha, se vijme nga shume prapa dhe duhet nje 'upgrade' ne te gjitha fushat dhe ishalla po behen cereku i atyre qe thuhen, po 443 HEC?

Pika tjeter qe me shtyu te komentoj eshte menyra se si komunikohet ne Shqiperi, gjithmone me superlativa bombastike qe ngaqe nuk jane ne perpjestimin e duhur me situaten, kane per efekt vetem venien ne pikepyetje te fakteve. KM eshte addicted (nuk po me vjen fjala shqip) te kjo teknike, me nxjerr mallin e merhumit kur fliste per fanar ndricues.

Sic ta thashe qeveriu ka keshilltare shume te keqinj ne kete fushe. 

Shqiperia nuk ka kapacitete per te thith investime me shume se 5 miliard euro, me mik shume kjo dhe ta zeme se jam ai sharlatani qe nxerrin ne TV per te spjegu probleme te ekonomise, nje Artan Hoxha ose Artan Arra, qe e them.

Pra kapacitetet investuese edhe sikur te ishte keshtu nuk do perqendroheshin te gjitha ne energjitike sepse krahas te tjerave nuk mund te shkosh ne linjen e ndryshimit te bilancit energjitik te europes te cilin e komandon kjo e fundit gjithashti. Ne kete kuptim ke te drejte kur thua qe fanar kemi qene e fanar mbetemi smiley

 

dhe ta zeme se jam ai sharlatani qe nxjerrin ne TV per te spjegu probleme te ekonomise, nje Artan Hoxha ose Artan Arra, ...

Ky mu me kujton ate shprehjen  ..kompjuterit m...po i dhe te dhena per ate te nxjerr perfundime dmth konkluzione sipas asaj qe i jep Druarrori Rulit , atyre  te BB e FMN .

Pranej morr burre pelqehesh ti se nuk gabon kurre. Ke dy dhoma ne Qeparo ne emrin tim , falas fare jo , po sherbim  e respekt te privilegjuar smiley

O Koth teper i nerum s'mune me ma shpjegu me ndonje detaj ate linjen 110 per ku duhet ... dhe lere ate "gjynahun " me eri 83 . eshte i ri dhe ka qejf te nxjerre veshet smiley

Une per vete shtypin shqiptar e ndaj ne ca rathe koncentrike imgjinare. Sa me shume i largohesh qendres aq me VK behet shtypi/gazetat. Andej nga rathet periferike jane RDja, ZPja e fleterrufete e tjera partiake qe une kujtoja se jane perjashtuar nga PPUja. Tani nja dy fjale per temen: 

Investim fillestar $200mio, prodhimi parashikuar vjetor 242mio KWh.

Supozojme 0.07c/KWh, prodhim te plote per 30vite, $100 000/vit CAPEX&OPEX te gjitha te rritura me 2% per cdo vit. Supozojme gjithashtu 10% takse mbi te ardhurat vjetore. Po te injorojme fenomenin e zhvleftesimit atehere une dal me "break even" mbas ~12 vjetesh dhe ne fund te 30 vjeteve me reth $330mio fitim. IRR 8%.

Llogarite e mesiperme jane te peraferta. Perfitimi real i projektit sigurisht qe eshte shuuuuume me i madh.

Pyetje: A nuk do ishte me mire qe me $200mio te investuara shteti shqiptar te ishte zot i ketij projekti? Pse shteti shqiptar harxhon $110mio per nje pordhament te ri?

Patrioto, 7 cent/kWh nuk shet dot ai (pa korrupsion) dhe 100.000 USD ne vit CAPEX & OPEX eshte shume unrealistic (ta konfirmojne bushi dhe njoni qe donte shpi falas n'Radhime per periudhen 1 - 15 Gusht, cdo vit duke fillu nga 2009 deri 2089, po po, lesh lesh)*
Sidoqofte, IRR 8% nuk eshte ndonje fare IRR-je ne Energjitike. Ajo shume 200 MEUR investim me duket pak e tipit "futja pordhes" aq me shume qe eshte HEC pa dige. Nejse, ata mire e bejne qe ja rrasin po qeveria s'ben mire qe e ha, se taksat ata i pagujne ndersa qeveria i merr.
* Kothe, Pesmedicin mund edhe ta kishim bo me tek-a-cift, s'kishe pse zgjidhje me te mirin. Prapeseprape, lesh do merrnim dhe po ta ndanim
me konsensus smiley

 Swedo une llogarine e bona me numra te marra andej kendej. Kur larja investimit me doli 12vjet!!!! mu mu ndez poci kuq, po skisha kohe dhe terezi me i rishiku, per me teper qe numrat ishin si bicim ilustrimi. Ne te vertete vej bast qe investimin ato austriaket do e nxjerrin ne jo me shume se tre vjet. Gjithsesi mua investimi me pelqen, gjynaf qe zot i investimit nuk doli shteti shqiptar, apo ndonje shqiptar qe mund ti bente $200mio bashke.

Koth, se po fol si Pjeri tani po m'falet se nuk e kam idene per kto gjona.
Kam pa nji doc interesant iher per jeten e ktyne vagabondve mongole anej ne shkretetira. E nejse, pervec faktit qe msova se qumshti i peles ishte i ushqyshem, nji gjo qe m'boni pershtypje ishte se kto mbanin me vete dhe nji mulli ere te levizsshem...dukej praktik kshu dhe mjaftonte atyne me ushqy me energji TV, antenen satelitore e naj gjo tjeter t'vogel. Po m'u duk shume praktike kshu dhe po vrisja mendjen sa e realizushme mund t'ishte me naj zone te thelle malore n'Shqypnie.

qeter, dikur m'ka thon nji inxhinier qe kish shetit pllom per pllom atdheun se zona te paelktrifikume fare ka pas deri vone ne vitet '90 pavarsisht propagandes se elektrifikimi ka qene 100% (fshati i fundit sipas tekstit te histori/ gjeografise ka qene fshati Agim). Sa e vertete eshte kjo?

 Ashta eshte investim i mire sipas meje. Parate jane nga financues serioze, pra ne kuptimin qe i kane parate dhe kane ndermend me e kry te gjithe investimin. Pra po behet realisht. Realizimi nuk eshte 100 % sipas parashikimit sepse vete koha solli surpriza. Te pakten deri tani keshtu situata.

Merita e qeverise, e seksereve qe afrohen ne te tilla raste, ishte se ka marre brenda dites dy leje:  nje e ka marre ne Komune e nje ne Ministri. smiley

Ne ate kohe ka qene Minister kryehajduti i shqiptareve per 50 vjetet e ardhshme dhe per 20 vjetet qe kaluan : Genc Ruli. I beri shpejt e shpejt gjerat se mendonte se mund edhe te mos ishte Minister i Energjitikes, sikunder nuk eshte mbas zgjedhjeve te 2009.

Per elektrifikimin ? Akoma ka zona me probleme sidomos me probleme tensioni. Tani kot kthehemi ne kohe se nuk ja vlen me fol e bere krahasime.

Per patriotin !

Mund te behen keto qe thua ti nese i ke te tuat parate. Kurvat i prishin paret per perzevative e breke, ndaj edhe kurvaret per keto investojne smiley

 

deri me sot shqiperia prodhon 70% te energjise, per nevojat qe kerkon tregu i brendshem...

me keto investime shpresoj te arrihet te pakten ne 100% te kerkesave qe ka tregu shqiptar.

per eksport eshte akoma heret te flasim...

 Meqe do me u marr me tema te renda ti Eri83 !

Shqiperia pordhon shumicen e kapacitetit me hidro e qe ne gjuhe shqipe dmth nese na do perendia e bie shi realizojme ca perqind vete, nese jo atehre kusurin do e blen sa frengu pulen. Pra shifra 70 eshte si per gjynaf smiley Mos deshe te thuash kapacitet prodhues ?

Kjo e para.

E dyta me gogla :

Nese na duhen 100 njesi ne vit tani, vitin tjeter duhen 110 njesi sepse konsumi i energjise rritet kur ke rritje ekonomike me shume shifra si e jona, e ne kete kuptim keto investimet qe nuk kryhen cdo vit por nje here ne 4 vjet nuk mulojne as rriitjen e nevojes per energj jo me te plotesojne nevojat. 

Ndersa per eksport deri tani tre veta e besojne kete  : Qeveriu, Kevinjoni ose shkurt Kev dhe i treti je ti.

As Lefti me y ne fund nuk e thote kete smiley

"Ndersa per eksport deri tani tre veta e besojne kete  : Qeveriu, Kevinjoni ose shkurt Kev dhe i treti je ti."

kam shkruar qe per eksportin eshte heret te flasim....

 

mos bej profetin sikur kupton edhe besimet e te tjereve....

ke probleme me komunikimin....lamer emoticon

 

 Nga sa u pergjigje tregon qarte qe nuk e ke kuptuar ate qe kam shkruar une. E duket as qe ka shans.

Je duke fol per nje gje qe eshte e pa sens ne rastin konkret e rrjedhimisht je vetanalfabetosur  ndaj mos e riperserit duke e rishkruar smiley

Ca gjona nuk kthehen dot mbrapsh; nga keto pune smarrim vesh smiley

Per kete dite kane fol profetet gjithsesi:

Do veme dy turbina

tek lana nen ure

nje punon me uje e tjetra me sh*rre

Duket se sot kane ndez kete te dyten.. smiley

Ps: Bravo EVN, nga nuk eshte fut e me ke seshte ciftezu! Te shofim si do ece ai 320MW..

Koth,

Keta i kane instalu keto ne strukturen egzistuese (si zgjatim dmth) ? Keto nuk para perdoren ne instalime te reja, pervecse  kur kemi te bejme me presione minimale. Se besoj te kene bo ket te dyten..

Ps: Mos sill mo ilustrime me instalime problematike smiley po i prish pune keshilltareve...

 Puna ma ka dash te jem atje disa here . Vjet kam qene shume shpesh. Lexova mbi projektin me shume per te paraprire ( kerkuar volume pune ) dicka tjeter qe duhej bere atje si nenkontraktor. Shkoi ok, ndersa per keto 45 turbinat shkova deri tek niveli i kuriozitetit, ndaj nuk di me shume specifika.

Ma do mendja qe duke iu referuar lartesive te rendit poshte 10 m do montohen, por me shume nuk di te them. Me ngeli jashte interesit pjesa me e detajuar.

Ja shkurt 

P.S. Ca ishin te mire atje prej verteti smiley

Vura re qe po benin devijim per ket pune. Pash edhe nje fshat aty afer.. Sa per kuriozitet me shume ato tokat ne veri vetem nga perendia do shofin apo perfshihet edhe ndonje rrjet shperndares ne projekt?

Kur e kam pare zonen perpara se te fillonin punimet mendoja se aty nuk mund te behej ndonje gje e hajrit. Punuar apo trajtuar keq mbase prej shekujsh. Nga pikpamja e administrimit te ujit kam pershtypje qe do jete ok. Deri tani me duken serioze.

Devijimi sipas letrave i bie qe sjell shpejtesi te ndryshuar ne favor te Ashta 2. 

Porosia e Hydrove rreth 100 milione . Ata vjet kerkonin ( e nuk di kerkojne akoma vendalinj ) qe te merrnin vesh nga keto pune. Kam pershtypje qe paguanin , si nje  austriak qe punon ne nje vend te botes se trete. smiley

Une di qe inagurohet hidrocentrali ur perfundon?...Kaq keq paska mbetur per te prere shirita "Mbreti Gafur"?..I qenka ndryshkur gersheret fare.. smiley

U be dhe kjo si puna e inagurimit te rrugeve gjate fushatave...Inaguroheshin cdo 100m dhe i vihej shiriti.......Lojerat olimpike per antikapatet me duket sikur u bene?.... Ky antikapati yne"Mbreti Gafur" akoma vazhdon te bredhe neper vape?.....Shko dhe ta ndali njeri dhe ti thoje se mbaroi loja dhe ti jape ndonje medalje solidariteti per mundimin e bere smiley

Nuk me thote dikush:kete h/c po e nderton shteti apo privati? Nese po e ben shteti hallall se do ta shesim pastaj po nese eka privati shitur eshte.

Shteti po mburret me ko..et e privatit.....Dhe pa mbaruar ende projekti me e bukura....E kane rrethuar Shqiperine tejendane me shirita blu dhe spo lene ulli,nevojtore dhe kanal pa inaguruar(nga 3-4here).....

Ringjallja e “Lugës së florinjtë”

 

» Dërguar më: 06/07/2011 - 14:01

 

 

Nga Kiço Blushi

Sa më poshtë, është nxjerrë nga shtypi për t’u përditësuar: “Në rrethin tuaj kapaciteti për rrënjë ulliri është të paktën pesë herë më i madh se nga ato që ekzistojnë sot.
Ndaj, unë ju bëj thirrje që me ambicie të madhe, me dashuri të madhe të mbillni ullinj. Ju garantoj se qeveria do të financojë për çdo fidan që do të mbillni; në çdo financim që do të bëjë, në çdo projekt ne duhet të parashikojmë dhe mbjelljen e drurëve frutorë, si një nga mekanizmat më të sigurt për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë nga varfëria e pamerituar që keni përjetuar, si rruga më e sigurt për të konkurruar në tregun e madh evropian”, theksoi kryeministri. Berisha u garantoi pushtetarëve lokalë mbështetjen e qeverisë për financimin e çdo projekti që përmirëson jetën e shqiptarëve në qytet dhe në fshat…”
Sa herë Berisha shkon në përurimin e një cope rruge katundi, patjetër do të flasë, natyrisht me zjarrminë e një vizionari të dhimbsur mbarëkombëtar për mbjelljen e miliona rrënjëve ullinj e të “drurëve arrorë”... ’Ekonomia jonë ka një gjallërim në të katërta anët e vendit’, tha kryeministri në grupin e vet parlamentar, ndërkohë që ka sfiduar me sukses të plotë krizën globale, ka trefishuar eksportet, ka ulur papunësinë, ka rritur rrogat e pensionet, është pra një model zhvillimi i paparë!...Diku e dikur Berisha pat përmendur edhe Skënderbeun, i cili i detyronte çiftet e reja që, para se të martoheshin, të mbillnin ullinj e më pas të vinin kurorë në kishë…E pra, njëlloj si Skënderbeu, edhe Saliu e shikon rrugën e shpëtimit dhe “ndarjen njëherë e përgjithmonë nga varfëria e pamerituar” e fshatarit të sotëm pikërisht në këtë projekt madhor. Kështu, nëse katundari bindet që “me ambicie dhe dashuri të madhe” të mbjellë ullinj e arrorë nëpër kodra, fusha e male, nëse u qepet atyre edhe njëherë tjetër me këtë synim fatlum, fshatari, apo si quhet sot, fermeri, prodhimin e bekuar të ullinjve, frutave e arrorëve do ta shesë nëpër tregjet e mirëpritura, me demek, të Evropës. Na thuhet, me rast e pa rast, se vetëm duke konkurruar me sukses nëpër vendet e BE-së ka për të dalë nga “varfëria e pamerituar” fermeri ynë i ngratë…E natyrisht jo vetëm ai, por edhe qytetari, gjë që do të thotë mbarë Shqipëria. Andaj, për këtë “projekt” historik e shpëtimtar kryeministri këmbëngul e premton, me një largpamësi të pashembullt, përkrahjen, financimin e sponsorizimin e pakursyer të qeverisë për çdo rrënjë…
Ndoshta kryeministri e përfytyron futjen e shqiptarit në BE simbolikisht: me një degë ulliri në dorë!...Me paqe, domethënë!...Vetëm se kjo nismë më kujton premtimet elektorale të një kandidati në fillimet e pluralizmit kur u thoshte fshatarëve vlonjatë: Lëreni bujqësinë e blegtorinë bashkë me kooperativën që ju kanë bërë skllevër dhe mbillni vetëm trëndafila që ne t’i shesim në Itali e ju të bëheni të pasur! E dini sa shitet në Itali një tufë trëndafila?...Dhe bujqësia e blegtoria u braktis, jo nga trëndafilat, po nga djerrëzimi e ferrëzimi...A nuk pësuan të njëjtin fat edhe kanalet e kullimit, të vaditjes, drenazhimet, pasuritë e kooperativave e fermave, ashtu si fabrikat e kombinatet që edhe sot e kësaj dite shëmbëllejnë me varreza gjigante të ndryshkut? A nuk është një flluskë sapuni gënjeshtra e Griseldës që tha se ishte shtatzënë, para kësaj rropame të “shtatzënisë” kombëtare?
***
Nuk e di saktësisht, por thuhet se deri tani janë shpenzuar e investuar disa milion euro për ullinjtë…Pas disa vitesh, pra, pritet që prodhimi të japë frytet e veta, që të hyjë në punë “luga e florinjtë” e premtuar e ne, jo vetëm si katundarë, por edhe si qytetarë të këtij vendi t’i themi sikter fukarallëkut të pamerituar!…Jam i prirur ta besoj këtë “projekt kombëtar” e të mos bie pre e disa kronikave televizive që kanë provuar të kundërtën, nj’ashtu si investimet dhe financimet e qeverisë për naftën me çmim të ulët për fermerët, për rrjetin e vaditjes dhe të ujit të pijshëm, për mbrojtjen e pyjeve nga zjarri e prerjet, për mbrojtjen nga erozioni, etj, që kanë përfunduar në vrimën e zezë të korrupsionit…Gjithsesi le të shpresojmë që financimet për mbjelljen e ullinjve e arrorëve, nga administrata lokale, në bashkërendim me atë qendrore nuk janë bërë rrush e kumbulla (në kuptimin figurativ, dmth jo se në vend të ullinjve janë mbjellë kumbulla e pjergulla!), për të na ushqyer me shifra fiktive, të gënjeshtërta, njëlloj si shifrat e sukseseve që jepeshin dikur në kongreset e plenumet e partisë, shifra që “dëshmonin” për thyerjen e rekordeve botërore të grurit e të misrit për ha., paçka se qytetarët vuanin për bukën e gojës, ndërsa fshatari e blinte bukën e gojës në dyqanet e qytetit! Pra, le të përfytyrojmë se përnjimend, prej yshtjes nga idetë e kryeministrit janë mbjellë deri tani disa milion rrënjë ullinj e arrorë, e, në vitet në vazhdim, do të mbillen edhe disa milion rrënjë të tjera.
Por një pyetje nuk e shmangim dot: A e di kryeministri se gjithë ky prodhim i hatashëm e i begatë, i projektuar si një ëndërr e bukur, nëse do të realizohet, si do të administrohet nesër, pra, si dhe ku do të shitet, si do të mbrohet, e, tek e fundit, edhe si, ku e nga kush do të industrializohet, konservohet, ambalazhohet, transportohet, në atë cilësi dhe regjim higjenik që mund të pranohet me shumicë nga tregjet e BE-së?
Pyetja tjetër është akoma më e thjeshtë: a është ngritur së paku, me investime e kreditime të buta të qeverisë, pranë vendeve të prodhimit, ndonjë infrastrukturë me pika grumbullimi, dmth, me depo-frigoriferë? A e dinë këta qeveritarë largpamës se mollët, kumbullat, fasulet, qepët, patatet apo prodhimet blegtorale të baxhove, si djathi, kaçkavalli e gjalpi, që tek ne ende janë bio, të paktën në Devoll, në Dibër, në Skrapar e në Përmet etj., i mbeten fshatarit në derë, dmth, i kalben, aq sa detyrohet t’i hedhë në lumë, për shkak të mungesës së infrastrukturës e sidomos pamundësisë së grumbullimit për shitjet me shumicë jo vetëm në BE, por edhe në qytetin më të afërt? A e dinë krerët tanë vizionarë që grurin dhe misrin e ardhur nga jashtë fermerët tanë detyrohen ta blejnë në qytet, qoftë edhe për familjen, sepse e gjejnë më lirë se sa ta prodhojnë vetë, në tokat e me djersën tyre? A kujdeset apo kujtohet kush, pa ardhur shirat e përmbytjet, për hidrovoret, për kanalet e kullimit e të vaditjes, për erozionin, për kullotat kombëtare, e sidomos për bankat kombëtare të farërave të drithërave e zarzavateve si dhe të racave të bagëtive që po zhduken më shpejt e më kollaj se muret e kalave? Natyrisht, asnjë nga këto misione nuk i kryen dot një fermer a blegtor i vetmuar, as edhe një biznesmen, sado atdhetar e pasionant i fuqishëm qoftë...Sepse këto janë detyra dhe misione të patjetërsueshme të shtetit, të organeve të pushtetit, të politikave të qeverive lokale e qendrore, të cilat e kanë për detyrë të mbrojnë interesat dhe pasuritë kombëtare…Por mjerisht racat dhe farërat e vendit, që janë krijuar në shekuj, po zhduken, po firohen, po humbin e askush, asnjë institut, asnjë organizëm, deri më sot, nuk po kujtohet për këtë krim të ndreqshëm! Na rroftë Akademia bashkë me akademikët, na rroftë universiteti bujqësor i Kamzës, bashkë me profesoratin, na rroftë qeveria me gjithë kryeministrin e saj karizmatik!
Jo vetëm fshatarët, po edhe qytetarët e kanë kuptuar tashmë se në këto njëzet vjet prodhimi bujqësor e blegtoral është sunduar e drejtuar nga prodhimet e huaja bujqësore të Maqedonisë, Greqisë, Serbisë e Italisë, ashtu si prodhimet e peshkut e të mishit që na vijnë, me çmime qesharake (kryesisht për shkak të omgj-s&eumlsmiley nga kontinente të largëta, si ai i Amerikës Latine apo edhe nga India…Kështu, sa për ilustrim, një maune që të shkojë e të ngarkohet me qepë apo me mollë në Miras të Devollit, duhet të rrijë aty të paktën një javë, sa të mbërrijnë një e nga një fermerët nga fshatrat rrotull, me qerre, me kuaj e gomerë që të sjellin prodhimet…Ndërsa në Maqedoni apo në Greqi ngarkesa kryhet për disa orë; e, madje, pavarësisht nga distancat e doganat, edhe me një çmim shumice më të lirë…Për këtë arsye plantacionet me mollë në Devoll, në Sinicë, në Qytezë, te 32-dyshi i Ersekës, etj, etj, janë prerë dhe drurët janë përdorur për zjarr…Kurse prodhimet që vijnë nga kontinentet e largëta, rritjen e çmimit nga distanca e largët e kompensojnë me afatin e skadencës…Ne ushqehemi me prodhime bujqësore e blegtorale jo vetëm të omëgjenizuara, por edhe të skaduara! Kushedi si do të jetë nesër raca jonë, geni ynë, fëmijët tanë…Por as për këtë nuk e vret mendjen kush! E pra, mos janë më të mençur e më punëtorë fshatarët maqedonas se ata të Devollit? Edhe pse tokat janë lënë djerrë, edhe pse popullsia rurale ka emigruar me shumicë e fshatrat kufitarë janë shkretuar nga braktisja, edhe pse rrallë të takon të shohësh kope me bagëti që kullosin pyjeve e gërxheve si në kohën e Naimit, të vjen të pyesësh veten: Ku janë gjithë këto kope me viça, qengja e keca, gjithë këta çobenj që kullosin e pastaj mjelin e therin me mijëra kokë bagëti në ditë, aq sa anekënd zgëqeve të Shqipërisë të gjesh të pjekur në hell “mish të freskët”?
***
Nuk është gabim po të them se asnjë qeveri, e djathtë dhe e majtë, nuk ka bërë politikë proteksioniste në mbrojtje të prodhimit vendas. Justifikimi ka qenë i njëjtë: nuk na lënë organizmat ndërkombëtare, kryesisht OBT, anëtarë të së cilës jemi bërë…Por edhe kjo nuk qenka e vërtetë! Pse në Maqedoni aplikohet politikë mbrojtëse për prodhimin vendas? Sepse aty ka një tavan për çmimet, edhe të naftës, ndaj qytetarëve shqiptarë të zonave kufitare u leverdis të furnizohen jo vetëm me naftë, po edhe me prodhime ushqimore në Maqedoni? Sepse tek ne politikën e zhvillimit e kanë në dorë monopolet, në rastin konkret, monopolet e naftës, të drithit, të frutave, të mishit, të peshkut etj ? Por le të lemë Maqedoninë e të shohim vendet e BE-së. Para ca ditësh plasi një “luftë” e egër mes Spanjës dhe Gjermanisë për çështjen e...e kastravecëve! Nuk u revoltuan vetëm fermerët, po edhe qeveritë, ngaqë kastravecët e Spanjës u dyshuan si burim i sëmundjes E-coli…
E pra, tek ne është shkatërruar në themel fshati, bujqësia, burimi ynë kryesor e parësor e ne nuk pipëtijmë. Zona të tëra janë shkretuar e braktisur si në Jug e në Veri, duke shkaktuar një kaos të pashembullt demografik, rrënim të pandreqshëm ekonomik, humbje të përditshme e të pandreqshme të tokës bujqësore, shkatërrim të pyjeve, kullotave, ujërave, farërave, rrënim i sistemit vaditës, i punës në grup, i jetesës si komunitet, etj, por mbi të gjitha është shuar interesi për t’u marrë më bujqësi e blegtori...Që kur u hapën kufijtë, fshatarëve tanë u leverdis më shumë të mbledhin ullinj e portokalle në Greqi e Itali, dmth, të bëhen hyzmeqarë, se sa të jenë afendikonj në tokat e tyre; sepse ata fitojnë më shumë po të bëhen andej çobenj, se në fshatin e tyre…! E megjithatë “lugën e florinjtë” politika e kërkon te rrënjët e ullinjve dhe arrorëve! Njëlloj si në diktaturë kur thuhej t’u qepeshim kodrave e maleve, propaganda ngatërron qëllimisht “lugën e florinjtë” me politikën që sjell e mbjell dobi, mbrothësi, besim, mirëkuptim e zhvillim të njimendttë! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).