Publikuar në blogun Kosovotwopointzero

Fatkeqësisht, duhet të njoftoj që Dr. Julien Ments, nga Lausanne, lexuesi i zjarrtë i kësaj faqe dhe autori i dy blog-ave, ka vdekur. Ai vdiq me 31 Maj në shtëpinë e tij në brigjet e një liqeni. Lajmi do ta kishte tronditur, ndaj vendosa ti tregoja vetë. Ai më kishte ftuar për drekë, dhe më premtoj qershiat e para të stinës. Arrita herët, por para se të hyja në shtëpinë e tij bëra një shëtitje që ta përgaditja veten. Ishte një ditë e bukur. Ai ishte në humor të mirë dhe gjatë drekës biseduam për ngjitjet në malet që mund ti shihnim nga distanca. Prita deri sa kafeja u shërbye dhe fillova të flas. Dr. Ments u ngrit me rëmbim, fytyra e tij u tendos dhe u rrëzua në tokë. I tregova që Programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovë ka dështuar. Doktori tha që ishte një sulm i vrullshëm: ai nuk vuajti shumë. Fjalët e tij të fundit ishin: “është ajo ngritja e pagave.” Pastaj, me kokën në duart e mia, mbylli sytë.

Trashëgimtarët e tij më dhanë një dosje, në të cilën gjeta disa shënime për Kosovën, për të cilën shoku im kishte një interes të veqantë.

U jam mirënjohës redaktorëve të Kosovo 2.0 që më lejuan të publikoj këtë në vazhdim, që është transkripte e shënimeve që më lanë përshtypje të mëdha. Në kllapa kam shtuar disa komente që të shpjegoj mesazhet e tij të mistershëm.

I. Unë e di. Nuk kam ndonjë dëshmi, por e di se çfarë shkruaj është e vërtetë. Është e vërtetë pavarësisht, dhe jo vetëm si shkak, të qenurit gjenerik dhe thellësisht sipërfaqësor. (Dr. Ments ndante me intelektualet tjerë kotësinë e të qenurit konfident në intuitat e tij)

II. Kosova është e qeverisur nga një sistem që qëndron poshtë sipërfaqës së institucioneve të saj dhe i shtrin fuqitë në çdo fushë të shoqërisë: politikë, ekonomi, media, shoqëri civile. Ekziston një garë për kontrollimin e këtij sistemi dhe të mirat që ky sistem i ofron. Por kjo garë është e padukshme, dhe është e qeverisur nga rregulla që ruajnë stabilitetin e sistemit, në interesin e fituesve dhe humbësve. Sepse të dy palët janë pjesë e të njejtës marrëveshje shoqërore: më me rëndësi është sistemi, jo njerzit që e kontrollojnë atë.

III. Qëllimi i kontratës që qëndron në zemër të sistemit është përjashtimi i të tjerëve nga ushtrimi i pushtetit në Kosovë. Motivi i kësaj marrëveshje shoqërore dallon nga grupi në grup dhe nga personi në person, dhe mund të jetë kënaqësia e ushtrimit të pushtetit politik, pasuria personale, kënaqesia e marrjes së vendimeve për 2 milion njerëz, ose dëshira për ta bërë Kosoven një shtet të madhërishëm. Çfarë i bashkon këta është dëshira ta mbajnë pushtetin në duart e tyre.

IV. Sistemi është i udhëhequr nga njerëz që janë pjesërisht të dukshëm. Disa janë të njohur sepse mbajnë pozita të larta. Por pozita e tyre në hierarkinë e dukshme rrallë i përshtatet pozitës së tyre në hierarkinë e padukshme. (Dr. Ments ka thënë njëherë që Hashim Thaqi, përshembull, i diskuton të gjitha qështjet e rëndësishme me Kadri Veselqin, që nuk ka ndonjë pozitë të caktuar dhe Azem Syla, që është një antar i thjeshtë i parlamentit.)

V. Ishte e lehtë të ndërtohej sistemi sepse grupet që e udhëheqin atë kanë ekzistuar shumë kohë më parë në hije, në kohen e Slobodan Milošević ose edhe më parë, dhe gjetën mënyra që të ndërtojnë institucione joformale dhe ti financojnë ato. Paralelisht, një institucion më mirë i fshehur ekzistonte, që t’u ofronte shëndet dhe edukim atyre të përjashtuar nga institucionet zyrtare. Por këto grupe mbijetuan sepse kontrollonin më shumë para dhe njerëz me armë. Pas 1999 ishte e lehtë të ruhej dhe të zgjerohej sistemi sepse institucionet e reja zyrtare ishin të porsafilluara, elektorati i papjekur dhe shoqëria ende e paaftë të konfrontoj këtë elitë të fshehur me një organizim dhe vendosmëri të nevojshme. (Dr. Ments nuk ishte shumë i interesuar në studimin e rolit të perfaqësuesve nderkombëtarë në këto zhvillime)

VI. Sistemi është ndërtuar në faza, nga të gjitha partitë- përveç Vetëvendosje- dhe rrethet e pushtetit që ekzistojnë prapa atyre partive. Gjatë tre viteve të fundit PDK mori udhëheqësinë dhe zgjeroj sistemin në pjesët e shoqërisë dhe institucionet të cilat elita LDK-AAK nuk mundi ti pushtoj ose zgjodhi t’i lërë të lira. Por sistemin nuk e ka krijuar PDK, dhe LDK dhe AAK nuk janë përjashtuar nga ai sistem. (Dr. Ments përdor emrat e partive që të ju referohet partive dhe strukturës së pushtetit që mbështjell (ose është e fshehur) në atë parti, plus çdo rreth të lidhur me atë parti; psh, PDK I referohet partisë PDK plus SHIK plus organizata civile të caktuara, unione tregtare etj.) 

VII. Pjesëmarrja në sistem, në fakt, është shumë e pavarur nga pjesëmarrja në qeveri ose në një shumicë parlamentare. Nga kjo rrjedhë dobësia e opozitës parlamentare. (Dr. Ments kohët e fundit i tregoj postierit- në një moment lumturie- që qeshtja e AAK dhe rivalitetit Thaci-Haradinaj është zgjedhur. Do të mundohem të tregoj mendimet e tij, pasi që janë mendime të atij njeriu të mirë. AAK e di si funksionon sistemi, por asnjëherë në vitet e opozitës nuk e kan kritikuar ose sulmuar publikisht mënyrën se si PDK ose PDK-LDK e përdorin; as këta të fundit, të cilët e dijn se çfarë kanë bërë minsitrat dhe njërzit e fuqishëm të AAK kur kanë qenë në pushtet, nuk e kan lëshuar policinë në ta. Kjo është sepse çka është me rëndësi për ta, është stabiliteti i këtij sistemi dhe marrëveshjes shoqërore që e mbështjellë atë; punimet e brendshme dhe shfaqjet e tij duhet të mbesin të fshehta. Njëlloj, edhe pse Haradinaj dhe Thaci janë armiq të përbetuar dhe i dinë prapësitë e njëri-tjetrit, ata qëndrojnë të heshtur: kosto e ekzposimit të sistemit peshon më shumë se benefitet e shkatrimit të armikut.)

VIII. Përveç fshehtësisë së tij, sistemi ka edhe dy pika të forta. Ka forcë të mjaftueshme të përjetësoj fuqinë e vet duke e mbrojtur qartë, kështu duke frenuar kundërshtar të mundshëm: tejkalimet që mund të duken si gabime në fakt janë shembuj të kësaj strategjie. (Dr. Ments përmend, psh, vendet e votimit me pjesëmarrje mbi 100%. Disa e quajtën budallaki, ose thanë me frikë: “Pse nuk mund ta bëjnë në një mënyrë më pak të dukshme?” Këto reagime janë naïve, thoshte ai: sistemi punon mirë nëse pak njerëz votojnë, dhe ndonjë mashtrim i  mundshem është një mënyrë për ti treguar elektoratit që vota e tyre nuk ka rëndësi dhe nuk duhej të ishin lodhur që të votonin. Pjesëmarrja e famshme e 146% diku në Kosovën qendrore mund të ketë qenë produkt i atij mëkati kardinal, zelli të tepruar, por mashtrimi i dukshëm është produkt i një strategjie.) Dhe sistemi është fleksibil, që mundëson shkurtime taktike. (Dr. Ments tha se Fatmir Limaj, përshembul, është duke u sakrifikuar në interes të stabilitetit të sistemit. Ai e pranon: edhe pse të gjithë janë kundër tij- EULEX, ICO, ambasadori i SHBA, Thaci- ai qëndron i heshtur: ai i thotë Thacit se nëse bie, nuk do të bie vetëm, por ai nuk i tregon publikut pse mund ta tërheq edhe Thacin poshtë me të. Ai qëndron i heshtur sepse mendon që influenca e tij e mbetur brenda sistemit është mbrojtja e tij më e mirë.

IX. Prapë se prapë, nuk është një sistem i përkryer: është aq i mirë sa intelektualët që e udhëheqin. Ku funksionon është i pamëshirshëm, por nuk funskionon gjithmonë mirë. (Dr. Ments mendonte që zgjedhja e Pacollit ishte një gabim, e përbërë nga këmbëngulja- dhe mënyra- me të cilën u bë ajo zgjedhje.)

X. Sistemi, sidoqoftë, ka një pikë të dobët: qëllimin e tij. Përjashtimi i të tjerëve- më së pari, shumicës së qytetarëve të Kosovës- nga pushteti politik mund të zgjas perderisa kushtet e jetesës- materiale dhe morale- qëndrojnë të durueshme. Por sistemi, sikur një monopolist, nuk i shfrytëzon burimet në mënyrë efikase, dhe i shpërndan ato padrejtësisht: po ja merr Kosovës oksigjenin, dhe po i poshtëron qytetarët e saj. Dhe paratë që e mbështesin sistemin- në formen e tashme- duket që po shpenzohen shumë shpejt. Testimi i fortësisë reale të sistemit mund të vijë shpejt. (Në bisedën tonë të fundit për Kosoven me 1 prill, Dr. Ments më kërkoj që të dërgoj këtë mesazh miqve të mij në Kosovë nga ana e tij: estote parati (bëhuni gati). Fatkeqësisht, ai nuk e dinte që edhe ai duhej të bëhej gati.)

Artikulli origjinal është i shkruar në gjuhën angleze.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).