Shkundja e premtimeve Albin Kurti Politikanët e qeverisë të cilët rregullisht nuk u janë përmbajtur premtimeve të tyre presin që ne të kemi pritje modeste për ta. Ata e dinë që kanë gënjyer; ne e dimë që kanë gënjyer; ata e dinë që ne e dimë që ata kanë gënjyer; dhe, ne e dimë që ata e dinë që kanë gënjyer. Ky inflacion i së vërtetës për gënjeshtrën po bëhet më shumë shans për gënjeshtrën sesa për të vërtetën. Gënjeshtrat po e vazhdojnë shtegtimin e tyre dhe të vërtetat vetëm sa po i ndjekin nga pas pa arritur që t’i ndalin ato. E vërteta në Kosovë është veçse e vërteta për gënjeshtrën më të re. Qeveritarët kosovarë premtojnë jo pse besojnë që qytetarët do t’iu besojnë atyre por pikërisht pse e dinë që tashmë qytetarët nuk iu besojnë atyre. Lehtësia e premtimit politik në Kosovë nuk buron nga aftësia e qeveritarëve apo nga kredibiliteti i tyre, por nga ndarja e premtimit prej zotimit që premtimi duhet ta nënkuptojë. Kësisoj, premtimi nis jetën e vet pa gravitet gjëkundi dhe degradohet në gjest politik përbrenda lojës politike. Premtimi i këtillë nuk matet e krahasohet me (mos)përmbushjen e tij brenda një afati të [...]

1 Komente

Qeveritarët kosovarë premtojnë jo pse besojnë që qytetarët do t’iu besojnë atyre por pikërisht pse e dinë që tashmë qytetarët nuk iu besojnë atyre.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).