(Fotografia nga Arben Celi/Reuters)

Kryeministri Berisha:Shqiptarët e pritën Presidentin Bush me ndjenjat më miqësore, si Presidenti i një vendi me të cilin ata janë të lidhur më shumë se me çdo komb tjetër
 

www.km.gov.al


Proamerikanizmi i shqiptarëve  i ka  rrënjët në rolin shpëtimtar të SHBA-ve në moment më kërcënuese për lirinë dhe ekzistencën e kombit, si dhe në përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e munguar, të ardhmen e merituar si komb dhe vend i lirisë.

Kryeministri Berisha mori pjesë sot paradite ne ceremoninë e vendosjes së statujës së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhorxh W. Bush në sheshin e qytetit të Fushë Krujës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë, drejtues të pushtetit vendorë, deputetë të zonës, autorët e kësaj skulpture, etj.

Kryeministri e vlerësoi këtë ceremoni si një nderim i merituar i njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë kombëtare, vizitës së Presidentit të 43-të të SHBA-ve dhe vizitës së parë në historinë e këtij vendi të Presidentit të vendit të madh të lirisë, Xhorxh W. Bush, katër vjet më parë në 10 qershor 2007.

Kryeministri Berisha tha se Fushë Kruja shënoi kulmin e një turneu evropian të Presidentit Bush, ku ai u prit me ndjenjat më miqësore. Ai nënvizoi se  21 të shtënat përshëndetëse për nder të tij, Urdhri më i lartë i vendit, akorduar në nderim të tij, dreka zyrtare dhe rruga e kryeqytetit, u tejkaluan nga ndjenjat miqësore, mesazhi, dashuria dhe respekti i qytetarëve të Fushë Krujës për kombin e madh amerikan. “Ju përfaqësuat me dinjitetin më të madh çdo shqiptar në të katër anët e Shqipërisë, por edhe çdo shqiptar kudo në botë”, vijoi Kryeministri.

Shqiptarët, theksoi Kryeministri, duhet të jenë krenarë për proamerikanizmin e tyre, pasi ai i ka  rrënjët  në historinë e lirisë së tyre, në rolin shpëtimtar të SHBA-ve në moment më kërcënuese për lirinë dhe ekzistencën e kombit, si dhe në përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e munguar, për të ndërtuar të ardhmen e merituar si komb dhe vend i lirisë. Mesazhet historike të shprehura nga Presidenti Bush në këtë vizitë në Shqipëri; ”Shqipëria në NATO” dhe “Kosova e pavarur”, u bënë shumë shpejt realitet, tha Kryeministri.

Kryeministri shprehu nderimin dhe mirënjohjen më të madhe për Presidentin Xhorxh W.Bush, për qeverinë e SHBA-ve, për Presidentin Obama, për të gjithë mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme, si dhe shprehu garancinë e plotë se shqiptarët, me ato ndjenja dashurie e respekti që dëshmuan në këtë vizitë, do të bëjnë gjithçka për të konsoliduar në Shqipëri lirinë, shtetin e të drejtës, ekonominë e tregut dhe për të përmbushur detyrimet  si vend anëtarë i Aleancës së Veriut.

Në fjalën e tij të plotë, Kryeministri u shpreh:

Së pari, dëshiroj t’ju përshëndes shumë përzemërsisht në këtë ceremoni, në nderimin e njërës prej ngjarjeve më të mëdha, më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, vizitës së Presidentit të 43-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizitës së parë në historinë e këtij vendi të Presidentit të vendit të madh të lirisë, Xhorxh W. Bush.

 Të dashur qytetarë,

Fushë Kruja shënoi kulmin e një turneu evropian të Presidentit Bush. Në 10 qershor 2007 Presidenti erdhi në Shqipëri pas një vizite që ai kishte bërë te aleatët tradicionalë dhe të vjetër të SHBA-së. Por turneu i tij kulmoi me vizitën në Shqipëri. Në këtë vend ai u prit me ndjenjat më miqësore.

Por dua të theksoj këtu se 21 të shtënat përshëndetëse për nder të tij, Urdhri më i lartë i vendit, akorduar në nderim të tij, dreka zyrtare dhe rruga e kryeqytetit, pra të gjitha këto së bashku u tejkaluan nga ndjenjat tuaja miqësore, mesazhi juaj, dashuria juaj, respekti juaj për SHBA-të, për kombin e madh Amerikan  që shpërtheu më fuqishëm se kurrë. Ju përfaqësuat me dinjitetin më të madh çdo shqiptar në të katër anët e Shqipërisë, por edhe çdo shqiptar kudo në botë. Presidenti Bush erdhi në këtë vend në një ditë të madhe të historisë sonë kombëtare, erdhi në ditën e unitetit tonë kombëtar, ditën e Lidhjes së Prizrenit. Presidenti solli për kombi shqiptar dy mesazhe historike. ”Shqipëria në NATO” ishte deklarata e tij në Tiranë. Por ai e zgjodhi Tiranën për të shpallur pavarësinë e Kosovës. Kosova e pavarur ishte zotimi i tij para shqiptarëve, zotim të cilin administrata e tij, ai personalisht, me përpjekje të mëdha me vendosmëri të jashtëzakonshme do ta shndërronte pak muaj më vonë në realitet.

Shqiptarët, qytetarët e Fushë Krujës, e pritën Presidentin Xhorxh W. Bush me ndjenjat më miqësore, e pritën siç meritonte Presidenti i një vendi me të cilin shqiptarët janë të lidhur më shumë se me çdo vend dhe komb tjetër të planetit. Shqipëria dhe shqiptarët u detyrojnë SHBA-ve gjatë 100 viteve të fundit mbështetjen shpëtimtare. Pas shpalljes së pavarësisë, fuqitë grabitqare evropiane po bënin çdo gjë për të shuar nga harta e Evropës vendin e kombin ndër më të vjetrit siç ishin shqiptarët. Ishte presidenti Ëillson që do të hidhte mënjanë atë Traktat kobzi që kërkonte të na tjetërsonte ne edhe ato dy pëllëmbë tokë që na kishin mbetur. Më vonë, qeveria e SHBA-ve dha një ndihmë të jashtëzakonshme në konsolidimin e Shqipërisë së pavarur dhe shtetit shqiptar. Gjatë luftës, shqiptarët luftuan në një aleancë me koalicionin antifashist, por regjimi që do të vendosej pas luftës ishte i papajtueshëm me vlerat e lirisë dhe demokracisë që kombi amerikan, qeveria amerikane, ndan dhe zhvillon me kombet e lira në mbarë botën. Ndaj dhe Presidenti Thruman  do të bënte përpjekje të mëdha, në mënyrë që shqiptarët të çliroheshin nga diktatura e egër që ishte vendosur mbi ta pas luftës. Pas rënies së perdes së hekurt, qeveria e SHBA do të ishte qeveria e parë që bënte përpjekje të mëdha për të ndihmuar shqiptarët të ndërtonin sistemin e tyre demokratik, të bazuar në vlerat e tregut. Presidenti Xhorxh Bush do të përcaktonte linjën e kuqe për kasapin e Ballkanit në Kosovë, Presidenti Bill Klinton do të udhëhiqte Aleancën e Atlantikut të Veriut në betejën çlirimtare për popullin e Kosovës. Presidenti Xhorxh W. Bush do të sillte këtu mesazhin e historisë “”Shqipëri në NATO, ”Kosova e Pavarur”. Presidenti Barak Obama do të udhëhiqte samitin në të cilin Shqipëria u bë anëtare e plotë e Aleancës së Veriut.

 Zonja e zotërinj,

 Proamerikanizmi i shqiptarëve është një proamerikanizëm  me të cilin ata duhet të jenë krenar sot e në të gjitha brezat. Proamerikanizmi i shqiptarëve i ka rrënjët, themelet, në historinë e lirisë së tyre, në rolin shpëtimtar të SHBA-ve në moment më kërcënuese për lirinë dhe ekzistencën e kombit. Proamerikanizmi i shqiptarëve I ka rrënjët në përpjekjet e shqiptarëve për të ndërtuar të ardhmen e munguar, për të ndërtuar të ardhmen e merituar si komb dhe vend i lirisë.

 Edhe njëherë le të shprehim nderimin më të madh për Presidentin Xhorxh W.Bush , për qeverinë e SHBA, për Presidentin Obama, mirënjohjen më të thellë për të gjithë mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme dhe garancinë e plotë se ne, me ato ndjenja dashurie e respekti që dëshmuam në këtë shesh e kudo, do të bëjmë gjithçka për të konsoliduar në Shqipëri lirinë, shtetin e të drejtës, ekonominë e tregut. Do të bëjmë çdo gjë të përmbushim detyrimet tona si vend anëtarë i Aleancës së Veriut, do të bëjmë gjithçka që të zgjerojmë çdo ditë e më shumë liritë e qytetarëve shqiptarë.

 Faleminderit!”

06/07/2011

77 Komente

http://www.km.gov.al/galeri/July-6-14-10-29foto1.JPG

Ajo copa qe ka mbuluar bustin ,s'kish si mos te ishte bojeqielli smiley

smiley

Nuk e di nese te ajo pllakata eshte shkruajtur gje "Nen kujdesin e vecante te kryeministrit tone te nderuar ,Z.Sali Berisha" ,se sikur s'ka lezet mos te jete .smiley

 Po oren ku e ka? smiley

"Proamerikanizmi i shqiptarëve  i ka  rrënjët................."

 

në faktin se jemi servila ndaj te fortit....

pikerisht. e vume re kur 'vrane' osamen.

Na bini artikull nga "Shekulli" per ket pune smiley

Ne jemi te vetmit qe u ngreme statuja njerzeve qe jane akoma gjalle!

ne u ngreme statuja vetem atyre qe jane gjalle...te vdekur skane cna duhen...smiley

Paralelisht me ngritjen e statujes per nder te nje te huaji:

Gjirokastër, vidhen pllakat e varreve të rilindasve

Mbrëmjen e së martës, persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar sërish varret e rilindasve, që ndodhen pranë shkollës 9-vjeçare "Andon Zako Çajupi" të këtij qyteti.....

Koken e kujt statuje kane ricikluar se mua nuk me ngjan fare si Bushi...

 madje madje, edhe me bark e kane bere, plus ato menget e perveshura si punetor oficine...bir Selmani i nenes..

Mund edhe te kene ricikluar ndonje statuje te ndonje puntori oficine soc-realist...

Well...

LOL

Ndoshta statuja e pare dhe e fundit dedikuar ketij trapit..

pse si bene dhe nje Chenejt dhe Ramsfeldit ti benin si vllezerit Frasheri...

Proamerikanizmi i shqiptarëve i ka rrënjët, themelet, në historinë e lirisë së tyre, në rolin shpëtimtar të SHBA-ve në moment më kërcënuese për lirinë dhe ekzistencën e kombit

 

...versus...

"Trazirat e marsit 1997, në Shqipëri, ishin një komplot ndërkombëtar për ndarjen e vendit, ku morën pjesë shovinistët grekë, lobet e tyre në SHBA, këshilltarë të administratës së z. Klinton. Këtë përfundim nxirrte interpelanca e Bashkim Gazidedes, bërë paraditen e 26 marsit 1997 në Parlament. Ndonëse ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti, pas krijimit të qeverisë së Pajtimit Kombëtar, Gazidede vijonte të ishte kryetar i SHIK-ut, derisa të shqyrtohej çështja e dorëheqjes."

You know, I mean after some book, I can imagine W (pronounced as deb-ja) in some party with "the crowd" in his tx ranch and some conservative lady will say in a dull moment, did you hear by the way that W has a statue in Albania recently, and there Laura will jump in saying that nobody is perfect...

Po kapelen djal-lopes ku e ka o lope?

Nejse nejse... sa e bukur mushamaja blu!

Dhe themi që s'jemi paganë!!! smiley

realizem socialist smiley

Ku eshte ai alidemsi qe me shan?  Te pakten une s'i sjell me foto smiley.

O xot, o xot.

PS: e lum Stephen Colbert qe na ka per material. 

Ncncncnc, na hape pune e na kujtove ditet e "coup de foudre" te born egenve ala shqipo:

_43030999_god_afp416.jpg (416×300) 

 ti e kuptove dhe reagove....... po fara qe hodhe ka mbi ma e forte.....le te tjere pas.....

U beme turpi i botes smiley 

ktheu ne shqiperi, be proud all fare smiley. deri ne fund.

Maskarade e radhes e cmendurise......

 

Nje film i animuar i goditur per Shqiperine....Ju a sugjeroj gjithe anetareve te PPUse

Elbonia Trip (pjesa e pare)

Pjesa e dyte (shikoni ne minuten 1:35 dhe ne minuten 2:15) smiley

Pjesa e trete

Po Arvizu ,c'ne qe nuk vajti ne perurim ?!

A thua si ka pelqyer busti ,apo vendi ku u vendos busti .smiley

PS.me kete ua kaluam dhe kosovareve .smiley

smiley

Arvziu eshte ne usa per nje operacion zemre.E bone shqiptaret per spital .

E bone shqiptaret per spital .

smiley

looool.... smiley

 

 Po si perfundim ky çfare ka bere per Shqiperine?

 nuk quhet me Fush-Kruje

tash e tutje do ta quajme Bush-Kruje!!!

 I beme statuje ndoshta Presidentit me k.. qe ka pas ndonjehere USA!

U beme gazi botes me keto idiotlliqe,tall b... bota me ne!

Se mos eshte hera e pare thoj...!

Po ket skulptorin me mik e kan gjet?  smiley

Nejse, mua kjo statuja me pelqen shume, po me jep nje mendje per te bere nje punim ne ndonje peer reviewed, qe te behem edhe une shkencetar i madh me fame boterore. Dhe tema qe me shkon ndermend te perpunoj (mund te kisha thene edhe "elaboroj", por do ta them kur te jem me te vertete shkencetar me fame botrore, jo tani) eshte "Sustainable Statues" dhe te shpjegoj rendesine e madhe qe kane statujat qe jane multifunksionale ose fleksibel ne paraqitjen e nje personi apo fenomeni te ndryshueshem ne kohe.

Se ja, psh, kjo statuja, sipas rastit mund te merret edhe si George W. Bush, edhe si Stalini, edhe si Maceduni (pavaresisht se nuk eshte prej fosfori), edhe si Kola, polici legjendar rrugor i Fush-Krujes, emri i te cilit lidhet edhe me rrethrrotullimin kryesor ne qendren e qytetit. Po kjo statuja fare mire mund te prezantoje edhe ate montatorin legjendar, Hero i Punes Socialiste, i cili ka njezet vjet qe ka vdekur, por per te punuar, ka punuar deri per vitin 2038. Kjo e fundit me sjell ne mendje nje ide tjeter, per te perfaqesuar familjen e heroit para Gjykates se Strasburgut, per te detyruar shtetin shqiptar, qe ti japi familjes rrogen e heroit per punen e papaguar akoma, ose nje kompensim me dy leje hidrocentrali dhe 2 mije rrenje ullinj ne Feken.

Po nuk dua te tregoj meteper, se mi vjedh ndonje idete dhe me ikin te gjitha per lesh, sic e pesoi edhe poeti yne i madh G. Hajdari me librin e vet, qe iu bofshin leket çupa-çups atij edepsezit qe i vodhi librin.

 

PS meqe ra fjala melart, a di gje njeri, nese kjo statuja e ka zene vendin tek Rrumullaku i Koles? Dhe nese po, ku e kan cu rrumullakun?

Pedro,

a te shtoj dhe nje emer tjeter... Mua me duket si Tano Caridi tek La Piovra.. smiley

E bukura e asaj shtatoreje eshte se cdokush gjen dicka nga vetja, shikon ate qe do te shohe dhe ajo shtatore eshte po ajo, e njekohesisht s'eshte ajo... Nje lloj loje kukamcefti, qe ndryshon drite-hije sipas kendit nga e sheh... Po ta shohesh nga Kruja psh mund te te duket  si nje Skenderbe ne miniature, po ta shohesh nga Tirana, te duket si nje Berishe madheshtor... Po ti s'je bere ende shkencetar me fame boterore, ndaj s'mund t'i dish kaq thelle keto pune... smiley

A mundet me e levru konceptin sipas kalkut tashme te njohur "Il Milite Ignoto" (Ushtari i Panjohur)? Me nje llaf: Pse jo "Politikani i Panjohur"?

Nuk i dini ca gjera ju !!

Berisha ngré statuje per BUSH, se tregon perkulje dhe devotshmeri ndaj Amerikes dhe politikes se saj ... s'kerkon gje te madhe Berisha, do thjesht qe Arvizu te vazhdoje t'a mbeshtes siç ka bere qe kur ka ardhur !

smiley

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu në intervistën e tij televizive në Vizion +, ka komentuar zgjedhjet vendore të 8 majit në Shqipëri. Kryediplomati amerikan në Tiranë, Arvizu, tha se Shqipëria realizoi një proces elektoral të lirë, të ndershëm si dhe konkurrues. Pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në të dielën e 8 majit, sipas diplomatit amerikan është tregues i qartë i besimit dhe shpresës së shqiptarëve te vendi i tyre. “8 maji ishte vërtetë një vlerësim pozitiv për zgjedhjet e Shqipërisë. Këtë e ka shprehur edhe zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Tomas Kantrimen. Më 8 maj ka patur një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, saqë ishte krijuar ideja e zgjedhjeve kombëtare”- u shpreh Arvizu.

Ai solli në vëmendje se në Shqipëri ishte përhapur ideja se zgjedhjet vidhen dhe manipulohen, por tha diplomati amerikan, këto skenare të tmerrshme nuk ndodhën asnjëherë. “Ato skenaret e tmerrshme të vjedhjes së votave, manipulimit dhe dhunës së procesit, atë ditë nuk kanë ekzistuar. Më duhet të them se edhe vetë fushata ka patur elementë pozitivë. Të dy forcat politike u treguan konstruktive. Në Tiranë fushata ka qenë e qetë dhe të dyja partitë politike i lanë vendin njëra-tjetrës. Nga 11 minibashkitë e kryeqytetit, PD nëse më parë ka kontrolluar vetëm 2, këtë herë mori 7 prej tyre dhe 4-ër të tjerat i fitoi Partia Socialiste”- tha Arvizu.

Sipas tij, Shqipëria nuk është në “krizë politike”, veçse aktualisht ka një “ngërç zgjedhor” në Tiranë. Kryediplomati amerikan theksoi se kjo “gjendje amullie” ka dëmtuar reformat e vendit anëtar të NATO-s dhe aspirantit kryesor për në Bashkimin Evropian. “Unë nuk do të përdorja termin krizë. Mendoj se situata është serioze. Për mua kriza përfaqëson një situatë ndryshme. Por ka dy gjëra: së pari, ndonëse nuk ndodhet në krizë, përsëri do të thoja se është një gjendje amullie. Shtegu i reformave të Shqipërisë ka mbetur në vend. Nëse i referohemi 2009-ës, Shqipëria sapo ishte bërë anëtare e NATO-s dhe po vazhdonte reformat për marrjen e statusit të vendit kandidat. Kanë mbetur në vend dhe kjo është e qartë. Kemi një situatë ngërçi zgjedhor në Tiranë dhe ky ngërç po vazhdon si dhe ky është një burim frustrimi i dukshëm. E rëndësishme për njerëzit është që ata të kenë një ndjenjë shprese sepse ata nuk kanë për të rënë dakord për status quo-n. Jam i shqetësuar për ata që janë në universitete, në gjimnaze dhe të sapodiplomuarit, të cilët kanë nevojë për një rreze shprese”- deklaroi më tej Arvizu.

 

Ishte deklarata e djeshme e Arvizu tek Vizion Plus !

E moret vesh ?

Dje u ngrit busti i Presidentit te Amerikes, po dje Arvizu e tha nje llaf te mire per Qeverine dhe per proçesin zgjedhor

Grini sallat ju

Nje shtet per faqe te zeze, injorant deri ne kulm, ka edhe pseudo-intelektual qe bejne sikur e mbeshtesin kete palaco shtet palaco qeveri te kryesuar nga nje i marre. Keshtu ndodh kur asgje s'paska me rendesi per nje pjese te mire te shoqerise tone, as arti qe eshte pertoke, as ekonomia qe eshte pertoke, as kultura qe eshte pertoke, as arsimi qe eshte pertoke, as sporti qe eshte pertoke, asnjegje nuk ka rendesi per kete pjese te shoqerise vecse mbajtja ne pushtet e nje te marri mendsh. Te vetmet modele qe i ofrohen ketij populli vijne nga politika dhe prezantohen nga Sali Berisha, turpi i bote, cna ka gjet me keta debila, biles edhe koncertet e muzikes behen me pelqim te kryeministrit, dhe patjeter duhet marrin edhe karakter politik, duhet edhe kryeministri te dal ta thot nje fjal, duhet te kete edhe njaca debila te veshur me flamur nato apo shba, pastaj eshte kryeministri vete qe edhe vendos kush do ftohet ne koncerte, Rihana apo Shakira. Republike bananesh,me vjen ndot nga kjo pjese e bashkeatdhetareve te mij e me vjen turp qe jam nga ai vend qe eshte katandisur ashtu.

 me vjen turp qe jam nga ai vend qe eshte katandisur ashtu.

 

Te vjen turp qe je shqiptar???????????????????

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

eh mor mat po pse se vret mendjen per ato qe kam thene e jo per ato qe s'kam thene?

po mato.

nese te jesh shqiptar do te thote ose nenkupton te jesh i tille, me vjen turp qe c'ke me te. dhe me vjen aq shume, saqe vetem inat ndjej, se nuk kam as ku te fshihem, as si ta zgjidh... nuk kam cfare t'i bej. na ka lodhur shume, na ka drobitur kjo pune... puna e te qenit, thjesht te qenit - te jesh. jane bere aq gjera, aq thagma, aq poshtersi, aq maskaralleqe ne emrin tone mato, saqe po, me vjen turp dhe turp i madh. 

si puna e ketij lajmi... te langaroset dhe poshterohet nje komb i tere ashtu? ne kete fare feje? te gjithe, te gjithe, absolutisht te gjithe qe mund te takoj sot, neser, pasneser apo paq nje-2-3-10 vjetesh, kur ta degjojne kete lajm, do tallen, do mbajne barkun me dore, do na tregojne me gisht. jemi gazi i botes.

me vjen turp sa s'ka me.

PS: miremengjes te gjitheve.

Jemi komplet anapulla. Edhe Bushi vete kur ta marre vesh do ta mendoje si nje tallje trapi..

 Xhorxh Bushi i riu, ka qene njeriu me i pasuskseshem ne politiken amerikane, (http://www.hnn.us/articles/5019.html&nbspsmiley

une nuk e konceptoj dot bustin e tij, eshte e tepert nje bust ne kruje ndoshta ajo pllaka perkujtimore tek nje furre do te ishte e mjaftueshme! Eshte nje  dicka palidhje midis domethenies Bush dhe Amerike, kete lidhje e ben shume qesharake kryeministri Berisha! Kuptohet se qefi  itij eshte te ngrej buste si Donki Shoti i Mances Mullinjte me er!

 

Eh mo ... a do ta çimitizojme edhe Bushne, apo jo? smiley

 Budallëqet publike që bën ky, janë bërë normë tashmë. Po ka diçka që më intereson maksimalisht dhe shumë sinqerisht: KË KA VRARË, APO ÇFARË KA VJEDHUR këto kohë të fundit? 

Se ky sa herë vret dhe grabit, bën dalje të tilla idioteske. 

Kur u kap Meta me bllok, doli e fliste për shegët, mollët, dardhët e arrorët. 

Kur palosi katër vetë në bulevard, doli e foli për Lady Gaganë. 

So... where is the poop now? 

Kë ka vrarë, apo çfarë ka vjedhur?

 

Mua me kane thene se nuk vjedh, as vret ky vete ! Biles tani as Luli nuk vjedh (vret, jo e jo). Vjedh e vret i biri me te bijen (kuptohet, jo direkt ata, ë ?). Dhe me thane qe nuk ka hiç se ç'tu beje !

Hatà apo jo ?!

Te pershkruash nje traejtore nga arabi i aeroportit Kukesit ne bustin e iranianit dhe emrin e bibliotekes se Beratit dhe pastaj te vijme te Bushi ne Fushkruje ...mjere ai vend si ka perfunduar...Po shqiptaret ku jane ???!!! Krenohu po t'a mbajti....

Interesante qe ne perurimin e statujes se Presidentit te Amerikes mungonte Ambasadori i Amerikes.

hhhhmmm!

 ti edhe sales nje bust se eshte si skenderbeu,hero kombetar do behet

mesa shoh, te pllakata e statujes eshte shkruajtur: ''Xhorxh W Bush.  mik i madh i shqiptareve''.

pyetja ime konsiston.smiley, mire emrin ia kane shqiperuar. pra nga ''George'' eshte bere ''Xhorxh''.  po ''W'', pse nuk e kane shqiperuar?  ç'thone rregullat e gjuhes shqipe per raste te tilla?

 Shqip duhet ta shkruanin: Xhorxh Dabellju Bushi. smiley

pse, ne kemi germen tone te bukur shqipe "dubëlvë". smiley

 

Shum gjynof me thon, por fytyra e shtatores me kujtoi te nderuarin Nonda Bulken.

Historia perseritet, shume fort do thoja.

Dikur buste Stalinit, i adhuruari i jone, qe Kosoven ja la Serbis, e qytetaret ( qe rrinin ne rradhe per nje shishe voj kikiriku) u perulen para bustit te tij.

Sot bust Bushit, i adhuruari i jone, qe Kosova eshte e lire nga Serbi, do perulen shqiptaret para bustit te tij!!!!

sa turp o zot. smiley(((((

ata qe e kane provuar rrugen e kombit dine gje nese i rreshket fushe-krujes? se mund t'ia kene pasur me te futur sala-bechteli ketij fare karabushi.

 

I vjetri me esht duk gjithnji zotni burre!

E kapi njeri ate zhgarravinen "PD" me bluee nga faqja e majte e mbeshteteses?

Me pelqen. I shkon shume pallatit qe ka perbri, si dhe kam pershtypjen qe tani Fushe Kruja do te behet nje nga pikat turistike me te vizituara ne kontinentin e Europes. Kryeministri yne ka menduar kaq thelle saqe me ane te kesaj statuje te nje njeriu kaq te larte dhe kaq te vleresuar mbare botes, ne do kemi perparime ne shume fusha.

Urime edhe njehere.

Bukur e kana ba vecse kane harrue me i shtu statuje edhe nje lope apo buall se i kane shume qejf ato andej nga teksasi.

 Kam pershtypjen qe do ja bejne dhurate vitin e ardhshem "shtesen ne statuje" smiley

Jo mor Emigrant, Nonda i ndjere ka pase qene imcak ne fytyre e ne shtat, ky qenka krejt si Faro. Mbase e ka projektu ta kete gati per vete, tu i ndru emrin ndoi dite, se e kemi zakon me ndru emrat e monumenteve ne.

Terhiqem. thjesht forma e ballit dhe e hundes ma solli asisoji. nuk e diskutoj qe ishte perafrim i gabum fare.

Nga Tema: Mediat amerikane vijojnë të tallen: Dhuratë Bushit për ditëlindje, i morën orën, i dhanë një statujë

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në fakt. Ngritja e statujës për ish- presidentin amerikan ka trazuar mediat amerikane, që e marrin me humor këtë gjë. Ndoshta ngaqë rrallë ndodh të ‘ngrish’ një person për së gjalli. Atlantic Wire shkruan se “nëse Shqipëria i mori orën Bushit, i dha atij një statujë”. Më tej në shkrim thuhet se teoria e vjedhjes së orës vijon akoma, pasi shumë njerëz komentojnë mbi videon origjinale ku duket se atij i rrëmbehet ora.

Kurse All Voices, tregon një detaj që nuk ishte theksuar më parë, që statuja është ngritur në ditën kur Bush kishte ditëlindjen, më 6 korrik. Atë ditë Bush mbushi 65 vjeç.

Kush jane keta njerez qe komentokan mbi rrembimin e ores, kur pisllekun e TCH per vjedhjen e ores doli edhe e pergenjeshtroi vete sekretari i shtypit te shtepise te bardhe sapo u perhap shashka e TCH.

meanwhile, in USA

This undated photo provided by the U.S. Attorney's Office shows Betim Kaziu. Kaziu has been charged with plotting to provide support to overseas terrorists and the star witness against him is his former friend who has pleaded guilty to the charges. (AP Photo/U.S. Attorney's Office)

Ne librin me kujtime te presidenti Bush Shqiperia eshte permendur ekzaktesisht 0 here.

 ti nuk po e kupton arsyen pse???  

..arsyeja eshte se atehere sala nuk e kishte inaguruar akoma bustin.... po ta kishte inaguruar atehere G.W.Bush do te shkruante,,,,<< ..nga java e pare e korrikut 2011 kam qeshur me shpirt bashke me Lauren kur pashe bustin qe me kishin ngrit ne ate fshatin e vogel ne shqiperi , te cilit nuk ja mbaj mend emrin...>>

...mu ngjeth mishi...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).