Greqia në krizë vendos të kalojë nënkontroll të rreptë pensionet e shqiptarëve. Lajmi është bërë i ditur dje nga “Athens Neës Agency”, sipas të cilës vendimi është marrë së fundmi nga Ministria greke e Punës. Bëhet fjalë për 21 mijë shqiptarë përfitojnë të ardhura mujore nga fondi i pensioneve shtetërore si dhe fondi për kujdesin shëndetësor (OGA). Shqetësimet lidhur me vërtetësinë dhe korrektësinë e dokumenteve të paraqitura nga shqiptarët janë ngritur nga deputeti grek i opozitës, Kyriakos Velopoulos, anëtar i Grupimit Popullor Orthodoks LAOS, i njohur për qëndrimet e ashpra kundër emigrantëve që jetojnë në Greqi dhe shqiptarëve. Pas kërkesës së tij, bërë pak muaj më parë, Ministri i Punës dhe Sigurimeve Sociale i dërgoi të hënën një dokument parlamentit grek me anë të të cilit kërkon verifikimin e pensioneve. 

Dokumenti 
Në këtë dokument theksohet se mes shumë vetëve që përfitojnë një pension të tillë ka edhe nga ata që nuk kanë të gjitha dokumentet në rregull për këtë. Ai sqaroi se “OGA-ja përmes një llogarie u ofron çdo muaj pension dhe përkujdesje shëndetësore shtetasve grekë, por dhe minoritarëve grekë të moshuar me kombësi greke dhe nënshtetësi shqiptare, të cilët banojnë në Greqi”. Këta të fundit përfitojnë pension pasi kanë vërtetuar me dokumente se janë të pafuqishëm ekonomikisht dhe masa e pensionit që u afrohet nga Enti i Sigurimeve Agrare është në vlerë 360 euro. Por, ministri Kutrumanis theksoi se “kohët e fundit është konstatuar se në listën e pensionistëve të OGA-s, përfshihen edhe persona që nuk e gëzojnë të drejtën e pensionit”. Prandaj, nga shërbimet kompetente po kryhen verifikime për gjithë pensionistët, përfshirë edhe minoritaret për të parë nëse përmbushin kushtet. Përmes kësaj procedure, thekson ministri i Punës, synohet që të verifikohet nëse përfituesit e kësaj kategorie janë në jetë, nëse kanë vërtetë origjinë greke etj. Ministri informon gjithashtu deputetin e LAOS, se në kuadër të këtij kontrolli u kërkuan nga pensionistët, numri i të cilëve është rreth 21.000 vetë, të dhëna të reja, siç është pasaporta biometrike që jepet edhe përmes ambasadës shqiptare në Greqi, dhe qe përbëjnë elementin kryesorë të identifikimit. 

Debati 
Deputeti i LAOS-it, Kyriakos Velopoulos, kishte paralajmëruar disa kohë më parë qeverinë për mundësinë e deklarimeve të rreme nga shtetas shqiptarë, me qëllim që të përfitojnë pension nga OGA-ja. Ndërkohë në prill të këtij viti në parlamentin grek pati një debat mes një tjetër anëtari të LAOS-it, Andonis Georgiadis dhe kryetares së këshillit të shoqatave shqiptare të Greqisë, Flutura Tafilaku. Në takimin e Komitetit për çështje të migracionit, deputeti Georgiades, që është edhe anëtar i këtij Komisioni, përdori tone të larta, përfaqësuesja shqiptare deklaroi se shqiptarët që jetojnë në Greqi i kanë dhënë shumë para ekonomisë greke dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjithë. Greqia është prej disa vitesh në një krizë të thellë financiare dhe vendi është i detyruar të zbatojë një sërë masash shtrënguese me qëllim që të mbajë në këmbë financat e dobësuara tej mase.

2 Komente

kam vene re se per ceshje te 'sigurise kombetare' apo kombetare shkruajne me debilat,ose me te paaftet.problemi i veliut(velopulos)eshte se mos merr pension ndonje qe nuk 'punon' per grekun.

 Duke qene se eshte provuar tashme se helenet (jo greket, se greket vijne nga Azia), vijne nga Iliria, qeveria greke mund tu japi pensione edhe atyre ne Azi, ose pse jo edhe ne Egjypt. Megjithse flitet se ata financojne edhe ne Azi edhe ne Afrike. S'ka problem, ka kush paguan, EU. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).