The stars are not wanted now, put out every one;

Pack up the moon and dismantle the sun;

Pour away the ocean and sweep up the wood.

For nothing now can ever come to any good

FUNERAL BLUES, W. H. AUDEN

 

 

Është një kafene e vogël në një kryëzim në Londër,

Aty ku rrota makinash dhe këmbësorë si në ëndërr;

Aty ku rrathë pikash shiu dhe Tom Waits në kitarë;

Ku dritaret e pluhurosura të banesës së parë

Që Sociali i Islingtonit u përcaktoi prindërve të mi;

Kryqëzohen të gjitha mbi pellgje dhe nën qiej gri.

Është aty ku në mëngjes pi kafenë dhe Zotin lus,

Është aty ku më ze trishtimi dhe Funeral Blues.

 

Kur Troja u dogj, Enea mori babanë mbi shpinë,

Por plaku rrugës vdiq e prehet pa kaluar Trakinë.

Epike dhimbja kur Troja u dogj sërish. Virgjil s’ka.

Morën prindërit kurbetin mbi det; fëmijët në krah.

Por prindi rrugës vdes, prehet buzë rruge një gardh,

Ku Shtegu i Ujkut pret Shtegun e Drerit të Bardhë.

 

Tom Waits dëgjoj tani që iku nëna, më duket e thashë.

Vdiq Ditën e Babait. E mori në të ri sëmundja e avashtë.

Babai për Halloween iku, unë Dylan dëgjoja veshur trashë.

Po ti vëlla, varrosur për së gjalli, ç’dëgjon, Johnny Cash?

 

Ç’diell sheh? Mos është nata më e bardhë se zemërimi i zi?

Po afrikani i vuajtur, mos të bëhet vallë vëlla aty në qeli?

Krimi jot që linde jashtë Bashkimit Ekonomik Europian.

Dënimi, të prekësh me pranga për herë të fundit mamanë.  

 

15 Komente

just don't

Duhet ta rilexoj e ta rilexoj

me dhembi shume lul.

Nga ato qe s'i komenton dot, se ke frike mos thuash ndonje gje qe rendon. Shume prekese Lulian.

plage e zeze qe nuk ze ndryshk ai varg i fundit.

 Nuk te leme vetem.

 Lul, m'u mblodh nje lemsh ne fyt e kisha kohe qe s'me bente asnje varg te perlotesha.

 Lulian, më vjen shumë keq ...

Do not stand at my grave and weep

 

http://www.youtube.com/watch?v=e551OImCU...

Do not stand at my grave and weep
I am not there; I do not sleep.
I am a thousand winds that blow,
I am the diamond glints on snow,
I am the sun on ripened grain,
I am the gentle autumn rain.
When you awaken in the morning's hush
I am the swift uplifting rush
Of quiet birds in circled flight. 
I am the soft stars that shine at night. 
Do not stand at my grave and cry, 
I am not there; I did not die.

Mary Elizabeth Frye - 1932

oh, sa e dhimbshme!

 Falemnderit te gjitheve per fjalet e ngrohta. 

Lutem me gjithe zemer qe te jesh i rrethuar nga kujtimet me te embla te nenokes....Por gjithcka e ka thene shpirti ne kete poezi shume te ndjere.Jam prane jush me zemer

 Lul smiley 

ngushëllime mik i dashur. 

oh merde....   smiley(((((((

 Po afrikani i vuajtur, mos të bëhet vallë vëlla aty në qeli?

Eh mor Lulian e trishtueshme eshte dhimbja ne dhe te huaj, plage qe nuk sherohet kollaj. po te kisha njohur nuk do te lija vetem me "vellane afrikan!"

Ngushellime te sinqerta prej meje! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).