Meqë kam vendosur të kaloj një javë nga Saranda do t'ju isha lutur të më thoni se çka në fakt nuk duhet lënë pa vizituar në Saranda dhe gjithçka dini për Sarandën, jetën e ditës dhe natës :) Në shoqëri do jenë edhe ca miq joshqipëtarë dhe do të doja që të kenë përshtypje të bukur për Sarandën dhe Shqipërinë në përgjithësi. Pastaj do ta marrim rrugën drejt Durrësit dhe Strugës për të pushuar pak edhe në Maqedoni.

Falemnderit paraprakisht :)

17 Komente

 Butrinti dhe Kalaja e Lekursit jane dy vende qe do t'i vizitoj! Shpresoj qe te kete furgone ose autobuze per te levizut me lehte!

uroj te jene turiste me ngjyre, se keshtu te pakten nuk kane si e provojne kur te kthehen ne shtepi e tu thone te veteve : na u nxi jeta jo lekura . lol

Jo, jo, nuk duhet te jene me ngjyre, se me ate pluhur qe ka ne Sarande, nga me ngjyre, do behen te bardhe.... po te jene ngjyre gruri, kaurdisen me kollaj me ngjyren e zhulit..

Lesht e trapit, s'ka perse.

ta them une ku ti cosh ne sarande, te kenaqen te mbeten pa mend! coi te burgu edhe leri brenda ca dite! te siguroj qe nuk do ta harrojne kurre! kujtim i pashlyeshem, kodak moment!

E shastiset fare te shkretin. smiley

Ben M., Paris Hilton se ka ne plan te shkoje ne Sarande kete vere, po ti hiç mos u merzit: smiley Ne vendin tend do kaloja dhe nga Ksamili. smiley

C'e shastisem, si thame gje hic. Kur ke qene heren e fundit ne Sarande? Ai qytet eshte shembulli me i shkelqyer si mund te shkaterrohet nje qytet me dashje. Nese per plazhin e Durresit, Bathoren etj mund te kete justifikime te tipit "aq dinim asokohe" per Saranden s'ke c'thua hic se masakra ka filluar 5-6 vitet e fundit. Turp me te madh nuk ka, qytet me te neveritshem une s'kam pare akoma. Po ke ndonje stadtplanner me vete, do ta habisesh deri ne ate pike saqe ka rrezik te kaloje ndonje goditje cerebrale me pasoja te pariparueshme. Tmerr mer, do e shofesh. Para se te shkosh ne Ksamil sqaroji qe policia ndertimore punon shume te ne dhe thuaji qe s'kemi pas lufte qe prej 70 vjetesh qe kur te mberrijne te evitosh pyetjet e tipit "kush e fitoi luften, partizanet apo ballistet"

Po ke ndonje stadtplanner me vete, do ta habisesh deri ne ate pike saqe ka rrezik te kaloje ndonje goditje cerebrale me pasoja te pariparueshme

smiley

"kush e fitoi luften, partizanet apo ballistet"

ah juve ju ka ngel sahati te k`to shprehjet e kohes se babaqemos. smiley S `keni faj... ju ka marre malli per pushimet ne kabina 2 me 2 ne Durres se andej nga jugu kush vente...

Swed, ti si qytetar ke ndermarre ndonje nisme kunder masakres se qytetit ku jeton? Nese jo, mos gri sallate kot te peshku. Edhe Tirana psh e ka humb fare identitetin...ç`ben ti per te ndaluar masakrimin?

une si qytetar i pergjegjshem kam ndermarre lesht  smiley

ka marre fund debati per turizmin. eshte bere si muhabet turiri. me pelqen s'me pelqen. ka marre fund durresi thone? 1 milion kosovare e shqiptare pushojne ne durres vete per vit, edhe sa me shume prishet durresi aq me shume mblidhen pushuesit. u shkaterrua saranda, po kur ka qene saranda e rregulluar qe u shkaterrua? kur e beri musolini, apo 40 shenjtoret? po perderisa shiten apartamentet ne sarande, perderisa ksamili ka treg e ndertohet, edhe pasi i prish ndertimorja, ku eshte problemi ketu? ja me ujra te zeza durresi, vu njerezia, e dine qe behen me njolla edhe me pucrra, po aty shkojne. nuk ishin vizat deri dje, ja ku i kane sot. e provuan turqine, iu shpif edhe kjo ka arsye, edhe ngelen ketej. u prish kjo, u prish, ajo ja ta ruajme se mos prishet... perrrc me rigon sa farat e shalqirit.

ketu sikur bregdeti shqiptar duhet te jete ose per lubonjen, ose per zhejin, ose per klosin, ose per maks velon! po keto te tjeret qe shkojne ne ato plazhe te "qelbur" plehra jane? over.

Me mire shko me not se eshte me e sigurte nga te gjitha anet.

Merr makinë me qera dhe bridh rehat. Ndalu aty ku ta zë syri dhe qefi, mos iu qep një pike të caktuar apo një qyteti të caktuar dmth, se ka mundësi që trashesh.

silli ne shqiperi dhe bleni bashke bileta per ne turqi, se eshte me patriotike se te vesh ne greqi!! 

te ofron pak gjera te bukura dhe pak te shemtuara , tani varet si e sheh goten gjysem plot  apo gjysem bosh..shume bukur eshte ne Butrint, Lekures, manastirin e Mesopotamit,mozaiket ne qytet shume te bukur,  Syri i Kalter, plazhet si te Ksamilit,Bunecit,  ishujt . Jane disa plazhe si te Manastirit, Harta  , Pasqyrat etj shuuume te kendshem  dhe te paster. Per te tjerat besoj se nuk do koment , je i shetitur vete dhe e di qe ne Shqiperi zor se gjen perfeksionin...AH, edhe dicka po kaluat nga Vlora, kujdes se eshte bere nje rruge e re transballkanike me ca kulace ne mes cdo 50 m dhe te duket si vrapim me pengesa.

 Ajo Transballkanikja ka nisur qe me Ramiz Aline e eshte "perfunduar" ne 2009. Kuleçet cdo 50m jane shume te dobishem, perndryshe do ia fusnin me 160km/h nga fillimi deri ne fund. Malli qe e bene dhe aq sa eshte tani... pergjysmon trafikun ne rrugen Vlore-Skele, s'eshte pak, sidomos ne gusht kur dyfishohet nr i makinave ne qytet (trafiku eshte gjithsesi i cmendur ama).

 Ju falemnderit te gjitheve. Une kam shetitur neper Shqiperi dhe pak a shume e di se si eshte situata. Por ne Sarande nuk kisha vajtur. Ju falemnderoj per infot! Ah, edhe per humorin gjithashtu smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).