Konceptet themelore të Marx-it (4) Nga “Teori Sociologjike”, Kreu II (Pjesa e katërt) George Ritzer Përktheu Boiken Abazi STRUKTURAT E SHOQËRISË KAPITALISTE   Gjatë jetës së Marx-it Evropa po industrializohej gjithnjë e më shumë. Njerëzit po detyroheshin të largoheshin nga puna në bujqësi dhe nga zanatet artizanale duke u punësuar nëpër fabrika me kushte pune të cilat shpesh ishin thjesht çnjerëzore. Gjatë viteve 1840, kur Marx-i sapo kishte hyrë në vrullin e madh të punës së tij, Evropa po kalonte një krizë të gjerë sociale (Seigel, 1978: 106). Kjo situatë solli një numër protestash anembanë Evropës përgjatë vitit 1848 (menjëherë pas publikimit të Manifestit Komunist të shkruar nga Marx-i dhe Engels-i). Efektet e industrializimit dhe pasojat e tij politike ishin veçanërisht të ndjeshme për një grup shtetesh rurale që bashkërisht njiheshin me emrin Gjermani. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, mallrat e lira industriale që vinin nga Anglia dhe Franca filluan të rrënonin prodhuesit gjermanë të cilët ishin më të dobët. Si kundërpërgjigje, shtetet gjermane imponuan sistemin kapitalist në shoqëritë e tyre të cilat ishin ende kryesisht feudale. Ndryshimi qe i menjëhershëm, duke rritur ndjeshëm numrin e të shpërngulurve si dhe shkallën e varfërisë dhe të tëhuajsimit. Ky qe një [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).