Para tri ditësh isha duke drekuar në një lokal pranë rrethrrotullimit të Zogut të Zi. Vetë i tretë. Kur u ulëm nuk vumë re se ç’kishim përreth. E pse do të duhej? Mirëpo ja që ish dashur të shihnim se kush do të ishin fqinjët tanë në harkun e dy orëve të drekës. Dhe këtë e kuptuam nja gjysmë ore më pas, kur kamerierët kishin filluar të sillnin çfarë kishim porositur. Në tavolinën ngjitur me tonën (për dreq, ish një lokal që i kish tavolinat ngjitur, shumë ngjitur), ishin katër vetë. Të zhurmshëm sa më s’ka. E vumë re qysh në krye të herës se ishin të zhurmshëm, por e injoruam këtë fakt. Dhe do ta injoronim heroikisht deri në fund, sikur zhurmaxhinjtë të mos ishin dhe “të fortë”. Ka hyrë tanimë ky term për të përkufizuar saktësisht tipologjinë e atyre djemve, ndonjëherë dhe burrave, të cilët kanë muskuj, makina të shtrenjta me targa të rrumbullakosura, dashnore të bukura e në moshë të re, miq me pushtet, dhe merren me punë të pista. Këta vishen njësoj (dhe kjo është e çuditshme; duket sikur kanë një atelier të tyren), kanë vështrime të njëjta, merren që të gjithë me politikë, kanë në phonebook-ët e tyre numrat e Sali Berishës, Edi Ramës, Ilir Metës etj., kanë marrëdhënie konfidenciale me të gjithë policët, ecin njësoj, d.m.th. si të fortë (meqë ra fjala edhe mua më thonë që eci si i fortë) etj., etj.

Njëri syresh, o ngaqë ish i ngacmuar nga pija, o ngaqë është i programuar të bëjë gjëra të caktuara, zuri të bërtiste më shumë se të tjerët. Po “kruhej” me ne, të majtët e tavolinës pranë, dhe pas çdo fraze provokative, qeshte. Thosh fjala vjen “rroftë Shqipëria blu”, dhe qeshte me të madhe; thosh “komunistët janë shkërdhata”, dhe sërish kakariste; thosh “motërq….t e majtë nuk i duroj dot”, thosh se “Sali Berisha është yll bote”, dhe sërish dëgjohej e qeshura e tij e bujshme. Të qeshurën e tij e mora për shenjë pasigurie e frike (nuk di pse mendoj se të fortët kanë frikë; ndoshta më shumë se të tjerët), por puna ish që ai po na shqetësonte. Po shqetësonte dhe të tjerët aty rrotull, një pjesë e të cilëve ishin me gratë e tyre. E dini? Në rrethana të tilla del gjithnjë një rob nga tryeza e zhurmës, dhe kërkon ta qetësojë “mistrecin” e tryezës, duke i thënë se “lëri të tjerët, pasi ne kemi ardhur për qejfin tonë”, apo “nuk ka kuptim se askush s’na i ka për borxh këtë gjë” etj., etj. Del gjithnjë një rob i tillë, i cili është padyshim idiot, ashtu si trimi i zhurmshëm (ndryshe, s’do të ish në të njëjtën tryezë me këtë të fundit), por është më pak idiot se ai. Dhe “më pak idioti” në një skenë të tillë e ka fare të kollajtë të marrë pozën e “më të mençurit të botës”. Mjaft të thosh: mjaft tani! Mirëpo aty s’u dëgjua asnjë zë i tillë “racional”. Tre të tjerët argëtoheshin më shumë se sa “i forti”.

I dhamë dum punës të iknim nga lokali, dhe ndërsa po iknim m’u kujtua një kacafytje në Parlament midis Sali Berishës e Skënder Gjinushit. Ka gjashtë-shtatë vjet që ka ndodhur. Gjinushi tha diçka të hidhur në adresë të Berishës dhe ky i fundit iu drejtua pak a shumë me këto fjalë: “Ti Gjinush e di mirë, se kush je! Të kujtohet kur ishe në Tropojë para ca muajsh? Të kujtohet me siguri. Ishe ulur në një lokal dhe aty erdhën ca djem të armatosur dhe të dhanë urdhër të dalësh nga lokali. Dhe ti dole. Dole pa thënë asnjë fjalë. Dole me bisht ndër shalë. Dole, e nuk të erdhi turp që dole. Ja, ky je ti Gjinush. Prandaj qepe dhe mos e hap më gojën”. Kam shkruar atë mot, dhe kam denoncuar kodin moral të Sali Berishës, i cili, mu sikur të ish duke jetuar në Mesjetë, turpin nuk e sheh te sjellja e atyre banditëve që hyjnë në lokal të armatosur për të kërcënuar, por tek ata që me banditët s’duan të kenë të bëjnë (e tmerrshme të kesh Kryeministër një zgjyrë të tillë). Dhe është ky kod moral që sundon sot në politikën e në shoqërinë shqiptare, e që lejon e legjitimon protagonizmin e këtyre “të fortëve”. Mund të shkoni ku të doni në Ballkan, por këtë protagonizëm “të fortësh” nuk keni për ta gjetur. Shkoni në Maqedoni, në Mal të Zi, edhe në Kosovë po të doni, por sytë nuk do t’ju zënë të fortë të këtij lloji, që kanë kurajën të sillen kështu në mjediset publike qoftë kundër njerëzve që kanë një status publik, qoftë kundër atyre që s’kanë ndonjë status. Vetëm në Shqipëri ka të tillë. Pse? Sepse vetëm këtu ekziston ky mentalitet që nuk dënon dhunën, por dënon ata që i bëjnë bisht dhunës, sepse vetëm këtu ka njerëz publikë që s’e kanë për gjë (madje, u del nga rropullitë, si të ish jashtëqitja e tyre) të bëhen interpretë të këtij mentaliteti e kësaj kulture. Njëri syresh është Kryeministri ynë. Dhe kjo është një gjë që na turpëron. Sa s’ka ku të shkojë.

Nuk është se më rren mendja që vetëm berishianët sillen kështu. Edhe të majtët e bartin këtë mentalitet, edhe të majtët kanë “të fortët” e tyre. Madje, është ky mentalitet që ka bërë që shumë të fortë të majtë të zgjidhen edhe në krye të bashkive e të komunave. Por “të fortët e djathtë” kanë engjëllin e tyre hëm frymëzues, hëm mbrojtës; kanë Sali Berishën që është vetë i fortë, e ky tipar duket në çdo sjellje të tij (jo vetëm tek ajo anekdota që tregova më sipër).

Shënim përmbyllës: Ai i forti i lokalit të Zogut të Zi u lumturua kur na pa të ngriheshim e të iknim nga lokali për shkak të tij. Unë, tok me miqtë e mi, jemi ca dhjaksa për të; nuk patëm turp, dhe ikëm; ikëm me bisht ndër shalë, e kjo na bën “të dhjerë” edhe për Berishën; të dhjerë më keq se sa Gjinushi, pasi ata djemtë e fortë të lokalit nuk kishin as armë, rrjedhimisht turpi ynë është më i madh.

28 Komente

...akoma vazhdojne keta te "fortit" te vijne verdalle???..turp ....

kam pas shtepine te zogu, dhe ata cuna qe tani mund te jene bo burra kane qen te respektushem edhe kur ishin pijshem...keta duhet te jen te forte qe kane ardh nga "pyjet me bore ka jete"...

Sa te neveritshem  qe jane ! Sikur me hane buken ,per Zotin !

Në rrethana të tilla del gjithnjë një rob nga tryeza e zhurmës, dhe kërkon ta qetësojë “mistrecin” e tryezës, duke i thënë se “lëri të tjerët, pasi ne kemi ardhur për qejfin tonë”, apo “nuk ka kuptim se askush s’na i ka për borxh këtë gjë” etj., etj. Del gjithnjë një rob i tillë, i cili është padyshim idiot, ashtu si trimi i zhurmshëm

jo Muç, nuk eshte keshtu.  ne rrethana te tilla duhet te dale i zoti i lokalit, apo menaxheri. eshte detyra e ketij te qetesoje situaten dhe nese  eshte e nevojshme, te nxjerri jashte (pse jo  te therrase dhe poilcine) klientin e ''hazdisur'' , apo cdo lloj langaraqi si ky qe pershkruan ti. e ka per detyre te marri ne mbrojtje ty edhe gjithe klientet e tjere natyrisht...

ndersa per  sa i perket pjeses se dyte te shkrimit, nuk e di,  ngadale  ngadale po me behet edhe mua fiksim tani. me te vertete: ketyre per gjithcka ua ka fajin Saliu.smiley

(per emon kjo): macja pjatat i lepiu

                     fajin na e ka: .......

smiley

Belul Muci kete artikull e ka shkruar posacerisht per te fajsuar Saliun si mbjelles te fenomenit te "te fortit".  Per kete mos ki asnje dyshim.  Sic thote vete me siper me historine me Gjinushin dhe Saliu, kodi moral mesjetar i Berishes te cilin Muci qortoi eshte kodi qe dominon politiken dhe shoqerine shqiptare.

Interesant se me kete artikull mu kujtua dicka qe Muci kishte shkruajtur per vete njehere e ne nje kohe, ku ishte sjellur si i forte tipik me nje polic shqiptar ne piken kufitare te hanit te hotit kur ky i fundit i kishte kerkuar dokumentat...

Belul per cfare zot lokali thua acc.E harrove ngjarjen para disa kohesh qe u plagos kamarieri se nuk coj take-tuken ne moment  qe e kerkoj"i forti"  me pistolet ne xhep dhe ja futi ne mes te lokalit ne plumb.I zoti lokalit i vuri faj kamarierit dhe nuk ja mbajti byca ti kerkonte "te fortit" te qetsohej ose te linte ambjentet e lokalit.Polic legena qe han e pine me kriminela dhe jane vet pjes e grupeve kriminale.Cfare te ndodhe ndryshe kur ne krye ke kriminela.

Ti Gjinush e di mirë, se kush je! Të kujtohet kur ishe në Tropojë para ca muajsh? Të kujtohet me siguri. Ishe ulur në një lokal dhe aty erdhën ca djem të armatosur dhe të dhanë urdhër të dalësh nga lokali. Dhe ti dole. Dole pa thënë asnjë fjalë. Dole me bisht ndër shalë. Dole, e nuk të erdhi turp që dole. Ja, ky je ti Gjinush. Prandaj qepe dhe mos e hap më gojën”.

vertete, te jete e vertete kjo? ua, ua sa turp. te vjen per te qare me prapambetjen aq te madhe. se kjo, injorance dhe prapambetje eshte. si ka mundesi te jene kaq te prapambetur? si ka mundesi qe nuk u gdhenden keta 20 vjet? po k/m qe flet sikur nuk ka nje grame shkolle dhe si ka kaptuar kurre malet e Tropojes? c'eshte kjo e keqe o zot? kjo mos-kuptimeri, kjo prapambetje. mua, te them te drejten, me bashkohen disa ndjenja bashke kur lexoj keto thagma. njera eshte ndjenja e keqardhjes. s'u flet njeri ketyre njerezve, aq nuk dine? si mund te jene keshtu? gjynah ata dhe gjynah ne te tjeret. 

 

Kam vendosur qe postimet e tua t'i lexoj si sarkazem. 

 s'ka pse. nuk eshte sarkazem fare, fare.  vertet dhe perseri vertet perjetoj ato qe thashe. te tilla ndjenja kam perjetuar kur pashe filmin '' a mighty heart''. te vinte aq keq per gazetarin qe e vrane dhe te vinte aq keq edhe per vrasesit. ishin aq injorante dhe aq te varfer dhe kushdo mund t'i manipulonte. keta tanet, te pakten, 3000 vjet te mbyllur neper male. 50 ose 20 vjet ndoshta nuk mjaftojne per ndryshim. s'di c'te them.

kur ben 20 hapa mbrapa gjithe te keqijat te duken fatkqesi. po t'i shohesh gjerat nga hena, fjala vjen, fillon toka te duket nje vend i paqte e simpatik. e kuptoj qe shpjegimi im eshte i tepert por eshte me mire se ndonje buzeqeshje cinike (imja, jo jotja, te mos keqkuptohemi). 

 Një nga fshati i gjyshes, kish shku në Amerikë, me gjithë familjen. Po ishte një çikë si i leshtë ky korbi, bashkë me kalamajtë, që i kishte në sërë, nja dhjetë a dymbëdhjetë copë, që i pastë me jetë. 

Dërgonte kartë ndonjëherë, në fshat. Ndonjëherë në letër normale, ndonjëherë në higjenike, se aq kish në koshere. 

E pyesnin, si shkonte jeta në Amerikë. Si i kishte kalamajtë, a i rregulloi gjëkundi? Ankohej për një nga djemtë... se vidhte ky, kishte dorë. Po si i vajti halli e pyesin? Po ja, vodhi një herë, e futën në burg. E bëri dhe nja dy tre herë të tjera e njësoj ai muhabet, sa mësoi të mos vjedhë më. 

 

 Po shko o Muc ne nje vend tjeter,gjithandej bejne pace dhe pilaf.

Per Belulin: Eshte kollaj te shkrush nga Hollanda, miku im. smiley

te ne kshu ka qene perhere. perhere. tani eshte theksu dhe ka marre superxhiro, natyrisht.

xha paro, goja llap po druri dap... smiley

 

o po thuaj faleminderit italjanit ti, se te ishte per xhandaret e Misirit, te 7 penxheret do ishe tani....... ika une. bonano-te.smiley

smiley

Njëri syresh, o ngaqë ish i ngacmuar nga pija, o ngaqë është i programuar të bëjë gjëra të caktuara, zuri të bërtiste më shumë se të tjerët. Po “kruhej” me ne, të majtët e tavolinës pranë, dhe pas çdo fraze provokative, qeshte. Thosh fjala vjen “rroftë Shqipëria blu”, dhe qeshte me të madhe; thosh “komunistët janë shkërdhata”, dhe sërish kakariste; thosh “motërq….t e majtë nuk i duroj dot”, thosh se “Sali Berisha është yll bote”, dhe sërish dëgjohej e qeshura e tij e bujshme

bradi

Brad edhe kete i ben Mucit ti ore?

Kush duhet të turpërohet? Dhunuesi apo i dhunuari?

Ne fund na doli Saliu, ai duhet te ndihet i turperuar smiley Nuk late shkrim gazete pa e diskutuar emrin e lartmadhenise.. Une them fajin e ka lopa, as hajduti ska faj hic, as Mustafai, ose gjithe fajin e ka parajsa smiley

 Keta "te fortet" , i rregullon vetem zbatimi i ligjit. 

 Per Ju  te merguarit.Kur te vini, mundesisht hipni  nje xhiro  ne autobuzet  e Kryeqytetit dhe mandej jepni pershtypjet T`uaja.Do  te  ndjeheni  dhe "me mire" ne se ne krah do te keni  ate qe ju don zemra....

Une nuk e njoh me Tiranen time...

 Grave kur snjeh ti tironen tate qe je aty per dite si do ta njohim ne ? smiley  Ne te "persekutumit" (sot jam me laten e fundit tek ppu) ndoshta na falet qe nuk e njohim Tironen, na hodhi fati tutje ! 

Njeriu me "status publik" Nano eshte nje shpifes ordiner qe merr flake sa here Rama prek fundin politikisht. Ato fjale qe i ka thene Berisha Gjinushit, nuk i ka pasur ne kuptimin qe pse Gjinushi eshte frikesuar nga njerezit e armatosur ne lokal dhe ka ikur, por per t'i kujtuar Gjinushit se eshte thjesht perfaqesues i bandave, me sakte nje ushtar i tyre kur ne Tropoje ka shkuar dhe eshte takuar me vrasesit me name atje, Haklajt, qe i kishte bere Gjinushi me shoket e PS police dhe nga keta aq shume frikesohej Gjinushi sa e perzinin edhe nga lokali. Sa per te forte, Mustafa mos te shkoje me larg se kandidatet e Rames ne zgjedhjet lokale ne zona te djathta ku shumica e tyre ose ishin trafikante ose te forte fshatrash a qytetesh ose te dyja bashke.

Nc nc nc, ja edhe ungjillaret: Pjetri qe komenton Jezuin. Apo je Pali ti? 

".. Të kujtohet me siguri. Ishe ulur në një lokal dhe aty erdhën ca djem të armatosur dhe të dhanë urdhër të dalësh nga lokali.."

Keta tropojane trima ne kohe te enverit rrinin si te dhjere.

 atehere ata kane qene masha e partise i kendonin me cifteli baces

 

Ca dmth kjo?

Kom qen I ri kur kam shku nKala te Dodes per here te pare. Maj mend dy gjona: plepit I thoshin "qep", ene pleqt bojshin be per Enverin duke thon "ai ishte burre". Nishtina Kalaja e Dodes I bi mPeshkpaj, po s'ka problem. I Pakapshmi e di ku rraf una

 Vend i nemur. Edhe vend palacosh. Jo 20 por edhe 200 vjet jane pak mi lira per tju rregulluar ketyre specieve adn-ja nga adn me tipare kafsherore drejt adn-se me tipare njerezore. Te njejtet dangalle qe sillen ashtu lokaleve sillen po keshtu dangallce edhe forumeve se kane mesuar per 20 vite qe eshte edhe nje gje tjeter qe ka ekran..ai quhet kompjuter.

 

Nuk e ka fajin S.Berisha e as ata 4 "të fortët' e M.Nanos, i pari eshte vecse nje individ qe e ka kuptuar mjaft mire se per cfare ka nevoje ky popull ndersa te dytet jane vecse të fortët e rradhes. Fajin per mendimin tim e ka geni...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).