images (259×194)Nuk na duhen objektet e paidentifikume fetare, që vijnë prej adresave të dyshimta... Historia jonë e lashtë dëshmon, përtej cdo dyshimi, se të parët tanë kanë qenë idhujtarë të sofistikuar dhe ka argumente të shumta (që nuk janë dhe aq të rëndësishme, sepse autori i këtyre rreshtave është plotësisht i bindur në natyrën hyjnore të budizmit) që ata i kanë takuar shkollës Theravada të Budizmit. Pra, një ndër gabimet më të mëdha të politikës kosovare deri më sot ka qenë mungesa e një ideologjie që bazohet në kthimin në rrënjët tona budiste. Tek e fundit, fytyra gjithnjë e qeshur e Sidharta Guatamës përputhet plotësisht me fytyrën gjithnjë të gëzuar të rezistencës tonë ekstremisht paqësore (para luftës) dhe servilitetit tonë ndaj guruve ndërkombëtarëve (pas luftës). Po ashtu, ne tashmë ushqejmë  simpati për artistin që luan rolin kryesor në trilogjinë Matrix (vëllaun tonë budist, Keanu Reeves), nga fakti se shpesh lëkundemi ndërmjet realitetit dhe një bote virtuale Matrix-eske sa herë që hapim TV-në për të dëgjuar për sukseset më të reja të qeverisë sonë të ndritshme. Mos të harrojmë këtu mbështetjen e pakursyeshme të shteteve të Japonisë dhe Koresë Jugore për Kosovën, para, gjatë dhe pas luftës, në një kohë kur fetë monoteiste ishin të zëna me shkatërrimin e çdo gjëje shqiptare.

Për arsyet që shtruam më lartë, propozojmë rrënimin e gjimnazit "Sami Frashëri" në Prishtinë, i cili edhe ashtu është bërë  ç
erdhe e eksperimenteve alternativo-magjike dhe, në vend të tij, ndërtimin e një vihare budiste, bashkë me një statujë gjigante të Budës brenda saj. Të gjithë atyre (kryesisht agjentë të Serbisë, mund të shtoni etikat tuaja këtu ____ ______ ______ ______ ______ ) që ngrisin zërin duke kundërshtuar këtë iniciativë me arsyetimin se na nevojiten shkollat, spitalet e vendet e punës e jo objektet fetare do t'ua mbyllim gojën duke ndërtuar: një shkollë për mësimin e gjuhës sanskrite, një qendër të mjekësisë alternative dhe një fabrikë për ndërtimin e mini-statujave të Budës (eh, rreth vicioz, po ç'ti bësh, duhet t'i nënshtrohemi karmës). Ne tashmë i kemi dërguar një ftesë Dalai Lamës për ceremoninë e përurimit dhe kemi marrë garanci nga qeveria e Kosovës se ai do të pritet me ceremonitë më të larta shtetërore, sepse vizita e tij edhe një herë do të dëshmojë orientimin pro-perëndimor të popullit të Kosovës.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë përzemërsisht të gjithë pronarët e telefonave t
ë mençur, kullerat, liberal demokratët dhe grupet e tjera utopiko-shpirtërore që me dinjitet vazhdojnë të ndjekin rrugën e të parëve tanë.

Vdekje fashizmit, liri budizmit!

6 Komente

Duhet ta fusim kete rrymen budiste dhe ne Shqiperi, sidomos ne Tr aty ku do ndertohet xhamia e re! Ti themi Baçit qe nr i besimtareve budiste eshte ne rritje mbase na japin gjysmat e atij fondit per xhamine te bejme dhe ne një shpi te vogel budiste (me tingelloi "publike" ne koke kur e shkruajta smiley....

Agron mire e ke kapur, po nuk e di nese do te degjoj njeri ne Prishtine. Ndoshta dhe nuk do ta kuptojne fare humorin se nuk shkon me rrymen e shtupcave (si nuk qesha njehere me ta :o )!!

 

Faleminderit, Filan. smiley
Sa i perket stupcave, ushqej nje doze respekti per ta; ta leme formen mediokre anash, ata ekspozojne hipokrozine e politikaneve dhe te shoqerise. Pra, nuk eshte edhe aq keq, nuk mund te presim nga shqiptaret qe te absorbojne humor te tipit te Monthy Python, apo jo? smiley

Agron,i paske ra tangjente .Nuk jam i sigurte nese kete frekuence e kap veshi i pushtetmbajtesve dhe votuesi potencial i tyre.Krijesave dy-dimensionale duhet thene gjerat troç: ne Prishtine nuk jane problem viharet,por katundaret.

Ende nuk jane zbuluar frekuenca te tilla qe te kapen nga veshet e pushtetmbajtesve.

Hahaha bravo Agron. Kam qeshur shumë. E ke qëlluar llojin e humorit që më pëlqen mua.

Mendoj sikur ne budistët shqiptarë të bëjmë një protestë masive dhe të përqendrohemi të gjithë në meditim, dhe të provojmë ta ngrehim në ajër (levitate) ndonjë ndërtesë të Qeverisë (sikur kan tentuar hipikët në vitet e '70-ta).

smiley

 

 

  Tek e fundit, fytyra gjithnjë e qeshur e Sidharta Guatamës përputhet plotësisht me fytyrën gjithnjë të gëzuar të rezistencës tonë ekstremisht paqësore (para luftës) dhe servilitetit tonë ndaj guruve ndërkombëtarëve (pas luftës). .....

..Si mund te heqim kete buzgjeshje te shtirur nga fytyrat tona.....mendoj se eshte e veshtire... eshte nje lloj pershtatje qe na ka ardhur si pasoje e mungeses se shtylles kurrizore..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).