Votojnë me hilé, prodhojnë veç hilé Arbër Zaimi Sa qesharak është fakti që duzina njerëzish publikë në Shqipëri sherrosen e kacagjelohen në emër të moralit. Dalin në podiume, hypin në katedra, shkruajnë letra të hapura e të mbyllura, dacibao gjithëfarësoj, autokritika, elozhe, kritika. Të gjitha në emër të moralit, të këtij substrati mbi të cilin na qenka ngritur kjo kulturë që ne e quajmë “shqipe”. Pikërisht mbi këtë “përplasje” të moralshmish e të ofenduarish (gjithnjë të parët janë në opozitë e gjithnjë të dytët janë në pushtet), ngrihet retorika jonë politike, duke filluar që nga anti-korrupsioni, e duke mbaruar te… anti-korrupsioni. Nëpër të nuk harrojnë të flasin me dashamirësi për popullin, duke mos harruar ta ndajnë atë në grupe sa më të vogla interesi, në mënyrë që lëmosha e lëshuar prej pozicioneve qiellore, të prodhojë sa më shumë vota, pra sa më shumë pushtet. Mirëpo sa më shumë flitet për moralin, aq më pak moral ka. Gjendja është skizofrenike vërtet. Por, për të parafrazuar filozofin prishtinas Agon Hamza, morali ynë, ai që thotë që medemek duhen respektuar pleqtë, vlen sa pensioni i tyre. Morali ynë që flet për kujdesin ndaj fëmijëve, vlen sa shkollat tona dhe diplomat e hajvanërisë. Morali [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).