Cilado qoftë natyra dhe përmbajtja e vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor, e vetmja gjë e sigurt është se ai nuk do të japë një zgjidhje për krizën e Tiranës. Arsyeja është fare e thjeshtë: fati elektoral i qytetit (edhe pse përkohësisht) nuk qëndron në dorë të Kolegjit. Është në dorë të opozitës, ose, për të qenë juridikisht korrekt, në dorë të iter-it procedurial që opozita po shfrytëzon në mënyrë legjitime. Pra, jemi në kurthin demokratik kur sistemi është marrë peng prej mekanizmit mbi të cilin funksionon: procedurës. Dhe këtij fakti nuk i shpëton askush. As opozita vetë, as mazhoranca dhe as ndërkombëtarët. Për arsye të ndryshme, janë të gjithë pengje pa shpresë të procedurës!

Opozita, si i vetmi subjekt aktiv brenda këtij menage a trois politik me mazhorancën dhe Kolegjin Zgjedhor, nuk ka ndërmend të tërhiqet. Arsyet e saj mund të jenë mosarsye për palët e tjera, por, së paku, formalisht ajo po operon brenda sistemit. Problemi është se përmes shfrytëzimit të procedurës, opozita nuk po kërkon t’i japë një zgjidhje problemit të kryebashkiakut të Tiranës, por të mimetizojë problemet e saj të brendshme. Edi Rama e di mirë që nuk do të jetë kryetar i bashkisë më të lakmuar të Republikës. Kjo hemisferë e arsyes nuk i është prekur. Ai është peng i procedurës jo se është i detyruar të presë që ajo të konsumohet deri në fund, por sepse kohëzgjatja e procedurës është mundësia e vetme për të zbutur frymën agresive që po fermentohet me zhurmë brenda socialistëve. Kalkulimet e tij për ta shtyrë fatin e kryebashkiakut të kryeqytetit deri në shtator, përmes procedurës juridike, janë realiste. Por çfarë zgjidh kjo? Obstruksioni juridik përmes procedurës në Kolegj apo KQZ nuk e çliron nga pengmarrja. Thjesht e shtyn në kohë.

Mazhoranca nga ana e saj është e detyruar të jetë peng i procedurës. Jo vetëm sepse rrethana juridike nuk ia mundëson rrugëdaljen, por edhe sepse ajo është bashkautore e një legjislacioni elektoral të hartuar në mënyrë korruptive, joprofesionale dhe cinike. Lagunat e pafundme ligjore që qarkojnë dispozitat e Kodit Zgjedhor nuk kërcënojnë Lulzim Bashën. Madje, fati i tij nuk do të thotë fati i Tiranës. Çështja është se procedura masone e hartimit të Kodit, tre vjet më parë, po konvertohet sot në një njollë të panevojshme mbi dinjitetin e këtyre zgjedhjeve për shkak të tejzgjatjeve proceduriale skandaloze. Kjo është logjika që të detyron ta shohësh me indiferencë ankesën e mazhorancës kundër “zvarritjeve” të opozitës. Mandati i Lulzim Bashës nuk është peng i kalkulimeve mediokre të Edi Ramës, por i merkantilizmit politik të Sali Berishës, që e trajtoi Kodin elektoral si shkëmbim në natyrë me kundërshtarin e tij. Tani le të presë derisa procedura të mbarojë!

Në një farë mënyre peng i procedurës juridike janë edhe ndërkombëtarët. Gjashtë javët që prej 8 Majit kanë kaluar dhe ende raporti përfundimtar i OSBE-ODHIR-it nuk ka dalë. Nuk ka sesi të dalë. Nuk mund të ketë raport për një proces që vërtitet pambarim dyerve të ligjit. Mirëpo thënë kjo, ndërkombëtarët nuk janë pa përgjegjësi. Sikur, këshillën e tyre të sinqertë “nuk ka kohë për ndërhyrje në kod”, gati 45 ditë para zgjedhjeve, ta arsyetonin më thellë, mbase sot do të kishim jo vetëm raportin, por, mbi të gjitha, normalitetin demokratik. Nuk mund të thuhet kurrsesi që ata janë shkaku i kësaj procedure pafund, por kujt t’ia kërkojmë zgjidhjen tjetër?

 Sot Kolegji Zgjedhor do shprehet mbi ankesën e PS-së për të detyruar KQZ-në të marrë në shqyrtim padinë e saj. Gjasat që vendimi të përligjë ankimimin, janë juridikisht thuajse të pamundura.

Por, në të gjitha variantet, kriptogrami i Tiranës nuk do zgjidhet, sepse opozita ka deklaruar se do të kërkojë pavlefshmëri. Pra, nuk ka rrugëdalje. Duhet të presim që procedura të konsumohet deri në fund. Jemi pengje të saj. Kaq e thjeshtë është.

26 Komente

....peng i procedurës juridike janë edhe ndërkombëtarët

E pra te shkretet, po vujne shume.

 Personalisht e refuzoj kete lloj qasjeje ndaj ceshtjes ne fjale. KQZ e dhjeu rendshem procesin zgjedhur. Ne kete kontekst, keto sofizma jane si zukatje mizash mbi vendngjarjen.

Jam i mendimit qe procesi zgjedhor u degradua me deklaraten e pare te kryeministrit mbas perfundimit te numerimit tek njesia e fundit ku dhe Rama doli me 10 vota para. Ishte ajo deklarate konfuze, e ngarkuar jashtrezakonisht shume emocionalisht, e cila u be para se KQZ-ja si organ kushtetues me tager apo dhe vete Basha te shprehej per votat e hedhura "gabimisht" e fill mbas atij shperthimi (e pastaj habie) te burrneshes A.Vokshi, e cila kompromentoi gjithcka. Nese deri ne ate moment S.Berisha nuk kishte qendrim publik per tiranen papritmas del ne tv (ishte dhe orar dreke dreqi ta haje..) tejet i shqetesuar dhe papritmas na jep dhe disa informacione sipas te cilave shperthimi i Vokshit nuk paskish qene i rastesishem..

Per mua, ishte pikerisht qendrimi perkates i kryeministrit "fillimi" i tatepjetes se procesit zgjedhor dhe per kete detaj besoj se duhet te shkruhet me shume.

Te pakten argumentoje mendimin tend. Nuk mund te shkruash nje fjali pa asnje argument.

Nje argument shume i thjeshte eshte se kur vjen puna per perfitim, procedurat jane te interpretueshme, fleksibel dhe thelbi - vullneti i popllit - eshte ai qe duhet te prevaloje. E njejta llogjike nuk funksionin tani, kur per nje procedure (e cila fare mire mund te interpretohej ndryshe) mohohet nje e drejte, nuk shihet qarte vullneti i popullit dhe shkelet edhe vendimi i meparshem i Kolegjit qe la detyre perputhjen e shifrave neper tabela.

Megjithate, urime PD-se e Bashes, por kete "fitore" nuk mund ta bejne te hijshme efisnike. Le ta mbaje keshtu sic eshte, sepse tek e fundit vete e katandisen ne kete derexhe. 

Perputhja e shifrave eshte argumenti me i dobet qe ka sjelle PS ne Kolegj. Per sa i perket vullnetit te popullit, asnje nuk mund te toleroje mosnumerimin e nje vote qe ka dy vula prapa dhe qe i perket asaj qendre votimi.

Ne lidhje me Bashen, tashme dihet qe do jete star-i i ri ne PD, dhe do kete vetem nje konkurrent, Berishen. Rama tashme ka dy konkurrente, Bashen qe e mundi dhe Berishen qe e mundi.

C'eshte kjo menyre te shtruari???:

asnje nuk mund te toleroje mosnumerimin e nje vote qe ka dy vula prapa dhe qe i perket asaj qendre votimi.

Po te numerosh vota shtese mund ta lejoje njeri, apo te mos numerosh vota te tjera qe tani dalin mangut? Normalisht qe jo. Po ja qe KQZ e Kolegji thote po. Dhe arsyetimin e bazon te respektimi i procedurave te cilat deri dje u konsideruan te interpretueshme e fleksiBile  smiley  

 

Gjithsesi. Urime!

Po normale, do besohet vota dhe jo ca letra qe plotesohen nga komisioneret shpejt e shpejt. Vota ka vulat, i perket qendres. Mjafton.

 

Ç’është ky fiksim e kjo fandaksje pa fund…me Berishën?


Titulli i këtij shkrimi nuk është sajim i mëndjes time. Eshtë komenti i një lexuesi të Gazetës Respublika mbi shkrimin e Umberto Ecos “ Ligji dhe Puritanët”, ku shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur italian analizon reagimet në median italiane ndaj mëkateve të kryeministrit italian jo si person privat por si person zyrtar i qeverisë italiane.

Komenti i saktë i lexuesit në fjalë është si vijon:

“Po mirë xhanëm, asnjë temë në këtë website nuk kalon pa u lidhur me Berishën? C’është ky fiksim e kjo fandaksje pa fund?”

Ky koment s’ka fare  lidhje me çfarë   thotë  U. Eco në artikullin e tij, por është një reagim mbi një koment të bërë nga dikush tjetër  mbi shkrimin, në të cilin komentuesi bën paralelizma në mënyrën e tij me situatën në Shqipëri ku përmend edhe Berishën.

Ky koment, që siç e shihni nga titulli, është i tëri një rresht e gjysëm, më intrigoi dhe vendosa t’i përgjigjem këtij komentuesi si më poshtë.

I nderuari komentues:

A e di pse çdo gjë lidhet me Berishën?

Po ta lexosh  artikullin e Umberto Ecos  me vëmendje, gjen ngjashmëri të madhe se si këta dy kryeministra e drejtojnë shtetin:  Shfrytëzim të plotë të postit publik  nga ana e secilit kryeminister qoftë ky Berlusconi apo Berisha, për të shpërblyer ata që ju shërbejnë atyre për interesa thjesht vetiake (çfarëdo që këto interesa janë, plotësim i dëshirave manjake seksuale të njërit, apo pasurim personal,  të rrethit familjar apo nepotik të tjetrit) nëpërmjet ofiqeve zyrtare me rroga të majme nëpërmjet arkës së shtetit, që do të thotë që ata vjedhin drejtpërdrejt popullin për të përmbushur interesat e tyre personale.

Këta dy kryeministra  janë vënë në atë post për t’i shërbyer zhvillimit të kombit dhe të rrisin standartin e jetës së popullit, të cilit i janë vënë në shërbim, në një nivel më të lartë.  Ata kanë bërë një betim para parlamentit të vëndit kur kanë marrë detyrën në fjalë, dhe  janë përgjegjës për çdo shkelje të ligjit nga kushdo, duke filluar nga vetvetja. Dhe ky është mesazhi që përçon Umberto Eco në  artikullin “Puritanët dhe Ligji”.

Ja se çfarë thotë saktësisht Eco në opinionin që jep në lidhje me Berlusconin në këtë artikull:

“Megjithatë, kundërshtimi ndaj Kryeministrit nuk është kundërshti për shijet e tij seksuale. Është kundërshtim i faktit se zonjat që dëfreheshin në darkat e tij i shpërblente me vende pune në organizmat krahinore, rajonale, kombëtare dhe evropiane dhe këtë e bënte me harxhet tona. Në qoftë se rrogën e zonjës Minetti, si këshilltare rajonale, i bie ta paguaj unë (sipas njëfarë përqindjeje) dhe ata që rrojnë me njëmijë euro në muaj (edhe pse në përqindje më të pakët), kjo s’ka lidhje fare me Puritanët, kjo ka të bëjë me Ligjin.”

A ka mundësi të mos vësh re se sa ngjashmëri ka me atë që ndodh tek ne në këto rreshta? Dhe është e natyrshme  që  gjuha të shkojë ku dhëmb dhëmbi kur realizon një paralelizëm kaq flagrant gjatë leximit të këtij fragmenti.

Dhe a mund të bësh me faj puritanët shqiptarë,  nqs më lejohet të përdor frazimin nga artikulli i   Ecos, që sa herë lexojnë për çfarëdo forme korrupsioni diku tjetër, gjuha u vete menjëherë tek ky dhëmb i prishur që vjen erë mbytëse deri jashtë kufinjve të Shqipërisë. Dhe, a kanë faj ata që Saliu ju del në mënyrë të pavetëdijshme si imazh në një flluskë sipër kokës tamam si ato flluskat e librave komike çdo herë që ndeshen me të tilla fakte?

Si mund të bëhen me faj shqiptarët e shkretë kur Berisha mban nën sqetull të gjithë korrupsionet e mundshme që ndodhin në këtë planet e ju del në ëndërr çdo natë dhe mendojnë për Berishën gjatë ditës më shumë se mendojnë edhe për seks apo gjëra të tjera?

Psilokologjikisht, Berisha ju është futur në tru shqiptarëve si një virus ngjitës që i ka paralizuar funksionet normale  shqiptarëve, si të atyre që janë në anën ë tij , ashtu edhe të atyre që janë alergjikë ndaj tij.

Dashur pa dashur, shqiptarëve,  kur lexojnë një artikull që flet për korrupsion, ju shkon mëndja menjëherë tek një nga bëmat e shumta të Berishës dhe langojve të tij dhe një rrjedhje e natyrshme fjalësh ju del nga goja dhe nuk pushon së derdhuri si të ishte  llavë vullkani e  ngujuar në thellësi të shpirtit që mezi ç’priste të dilte e të vërshonte për ta liruar atë shpirt të shkretë nga makthi i krijuar nga gjithë këto bëma, qoftë  pro apo kundër tij.

Pasionet që krijon Berisha ndër ne shqiptarët besoj që vetëm Frojdi do ishte në gjendje t’i analizonte e  të na jepte një shpjegim të mirëfilltë psikoanalitik.

Për ta mbyllur këtë përgjigje, duke ja lënë psikiatërve të analizojnë më thellë fenomenin “Berisha”, më mbetet të them:

Nuk arrij ta konceptoj dot se si gjithë këto bëma të Sali Berishës ju anashkalojnë pjesës të shqiptarëve që indinjohen kur dikush ju prek Salushin e tyre të dashur. Kjo të krijon përshtypjen sikur këta njerëz ose kanë  lindur shurdhë-memecë ose u kthyen në  të tillë pasi Saliu ju hodhi nga një mbeturinë kocke të lëpirë më parë nga të tjerë apo si virus ju fut në tru dhe ju preku ato pjesë të trurit të lidhura me shikimin dhe dëgjimin?

S’mësuan këta të shkretë nga 50 vjet diktaturë që nuk duhen krijuar më idhuj se idhujt të zhgënjejnë keq, e  pas atij zhgënjimi bie me hundë në tokë, ndjen një dhëmbje therrëse dhe e  pyet veten, po  ku isha unë kur ndodhnin gjithë këto bëma?

Në ato pesëdhjetë  mungonte informacioni për magnitutën e atyre që ndodhnin në Shqipëri nga censura tepër e fortë, apo më mirë të themi që ai informacion mungonte krejtësisht. Po sot që janë të gjitha të shpalosura nën dritë të diellit dhe mund t’i lexosh në bardhë e zi si në letër ashtu edhe ne web pa patur nevojë për dylbi ( ne web s’ka më lojra, mbeten faktet atje e nuk zhduken m&eumlsmiley përse po ndodh  e  njëjta verbëri?

Me të vërtetë, është shumë intrigues fakti, që me gjithë këto  që po ndodhin në Shqipëri, këta njerëz vazhdojnë ende të habiten se përse gjithçka lidhet me Berishën duke bërë pyetjen e mësipërme: C’është ky fiksim e kjo fandaksje pa fund …me Berishën?

Dhe unë po ja kthej duke e  rifrazuar pyetjen e  tyre në:

C’është ky fiksim e kjo fandaksje pa fund….nga ana juaj me një njeri që po na shkatërron KOMBIN ?

Vete shprehja e mendimit tim e bazuar ne fakte boterisht te njohura (deklarata & gjithcka cka pasoi mbas saj)  eshte nje forme argumentative e njohur si racionament deduktiv.

Tek e fundit, ishte nje pasqyrim i situates dhe rrethanave mediatike. Pikerisht ne keto rrethana bazohem kur them qe politikisht momenti decisiv i kompromentimit te rezultatit zgjedhor ka zanafillen tek ajo deklarate. Sa per anen proceduriale, nuk jam kompetent ne ate fushe per ti lejuar vetes te shprehem, keshtu qe e pranoj vendimin e Kolegjit si te mireqene.

Dmth jemi dakort me cka ngjau po s'duam te degjojme per shkaqet?

Sofist is as sofist does, tha Foresti i Gampeve. smiley

Dhe shif tani kur mos jesh dakort as me analizen e Arvizut. smiley

Presidentit, ai ka qenë shumë konsekuent, shumë konstruktiv, por ai ka qenë shumë i frustruar për arsye shumë të kuptueshme, sepse roli i tij institucional ka qenë shumë i kufizuar sa i takon procesit zgjedhor. Me Kodin e mëparshëm Zgjedhor, Presidenti rekomandonte drejtpërsëdrejti një anëtar të KQZ-së, por gjithashtu dhe rekomandonte në mënyrë të tërthortë dy anëtarë të tjerë. Kjo gjë ndryshoi me amendimin e Kodit Zgjedhor. Kështu që roli i tij ndaj procesit zgjedhor është i kufizuar.
 

 

Kushdo ndjehet i zhgënjyer me KQZ-në që ka vepruar në mënyrë partiake në çdo hallkë. Por, gjithashtu, nga ana tjetër, është e vështirë për mua që të jem tejet kritik, sepse KQZ është sjellë ashtu siç unë e kam pritur. Unë kisha shpresuar se në disa pika kryesore ndoshta do të kishte vota 7 me zero ose 6 me 1, por në të vërtetë, në disa pika qendrore KQZ ka vepruar në mënyrë shumë partiake. Dhe thjesht, përbërja është krijuar si një trup partiak. Unë mendoj se i gjithë ky koncept i KQZ-së duhet rimenduar, sepse është një model me mangësi dhe nuk mendoj se funksionon.

Arvizu i ka rene ne koke, shume me mire se cdo analist, politolog e gazetar shqiptar i djathte, i majte apo "i pavarur". 

Te presesh sjellje jo partiake nga nje organizem partiak si KQZ-ja eshte naivitet i rendit me te larte.  Nga ana tjeter cdo perpjekje e cdo pale per reformim dhe permiresim te sistemit zgjedhor, per zgjedhje realisht te drejta e te lira, nqftse nuk permban ne axhende zhberjen e ndryshimeve kushtetuese dypartiake te 2008-tes dhe depolitizimin teresor te strukturave zgjedhore dhe sistemit zgjedhor, mbetet vecse retorike boshe ne sherbim interesave te ngushta te momentit.

Gjasat qe te dy apo njeri nga bajlozet e medhenj te ndermarri te tilla reforma jane te pakta ne kontekstin e tanishem, jane te pakta duke ditur qe te dyja palet e duan nje sistem te tille zgjedhor sepse e dine qe nqftse jane ne pushtet, me nje sistem te tille gjithmone do kene avantazh mbi bajlozin tjeter.

Kolegji zgjedhor rezon kerkesen e PS per pavlefshmeri te zgjedhjeve ne B.Tirane. Vape e madhe, te gjithe me pushime takohemi ne Shtator.

Feste e madhe sot ne Tirane ! Gjynah qe s'e shtyne vendimin dhe ca dite kete, te me prisnin dhe mua  smiley

Dobet shume juristet e PS-se !

 Tha Sashenko;'' U be ky lapanjos pisanjos me tall menderen me ne? Jo ky por ska burre nene te ma prishe prenotimin qe kam bere per pushime''.

Muhabete leshi. Tani te mos bejme kot sikur prisnim ndonje rezultat tjeter. Shihemi mbas 10 apo 15 vjetesh (ishalla me shpejt) kur te kete shkuar te te shumtit Sula. Deri atehere, shtrengoni dhembet se nuk ka shprese. Tani te fillojne te pergatiten benda PD, se opozita vajti per lesh. Sula do filloje te gjeje karrigethyer e karrieriste brenda PD. Ishalla e kap me Jozin te pakten se s'e shof dot me sy ate dreq  smiley 

Ej, derisa kishin kaluar afatet pse nuk e thane qe pardje por e lane per sot? s'kishin kalendar apo s'kishin makine llogaritese per te bere zbritjen?

Te gjitha zvarritjet kane nje emer, PS. Ne fillim u ankuan per votat e hedhura ne kutite e gabuara, dolen huq, pataj kerkuan pavlefshemri te KQZ, u rrezuan, me qesharakja eshte se u ankimuan te Kolegji dhe ne momentet e fundit u terhoqen, thane te na gjykoje perseri KQZ, perseri u terhoqen, jo thane te na gjykoje Kolegji zgjedhor. Lojra femijesh. Ankohen se nuk perputhen fletet e votimit me votuesit, ne nje kohe qe ata deklaruan fitoren me 10 vota, kur deklaronin kete fitore a kishte perputhje votues flete votimi?

 Gazetari nga Vasjari ja ka fut kot kur thote se cdo gje varet nga opozita dhe jo nga Koqezeja! Ketu nuk eshte ceshtje qefi ose deshiore,KQZ eshte institucioni me i perfolur edhe nga nderkombetaret.Nuk mund te rendoje bishti perpara sqeparit,(koqezeja). Po cti besh edhe Vasjari nga Vasjari do te haj nje cop buke!

Kush tha se mbaroi kjo pune, Basha kryetar bashkie !!!!!

Kaq lehte besoni ne te miren , keshtu lehtas, mendoni se Rama do largohet nga godina bashkiake !!!!!!

Ne puthemi  96 here me Titon, 64 here  me Hurshovin, 28 here  me Çu en lain, ndersa shqiptarit ja "shtypim" koken.

Ca zymtie reflektoka peshku sot smiley

ja ta rrisim pak moralin :-D

http://www.theage.com.au/ffximage/2005/11/10/victoria_main_wideweb__470x311,0.jpg

Pjesemarreset ne koncert per nder te Bashes jane keto?! smiley

alamet koncerti, pse s'thua.... smiley

 

Sale, deshira jote u plotesua .Tjeter cfare do ?

    .smiley

Hi hi, tejkalim afatesh. Sa i ecka ketij Lulit me tejkalim afatesh mer..

O Vasjaro, se t'kam pa qe lun dhe vete basket, thoji Lulit mos te na i prishe ato fushat. Nuk dum drejtesi, vetem basketi mos te na prishet..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).