Shenim: Kush ndihet i ofenduar, eshte i lutur te kaloje pa i lexuar [...] faqet e mepasme [...]. Sepse kesaj here jemi bere te “piste” meqenese i tille eshte secili nga ne ne momente specifike te perditshmerise… te pakten kur shprehim inatet, stresin, afrimitetin, humorin. (Revista Klan)

 

 

Njeriu i pare qe ka shqiptuar nje fjale te piste eshte themeluesi i qyteterimit. Sepse ne vend te nje shigjete, kundershtarin e tij e ka goditur me nje sharje vence. Ndoshta, nje perfundim te tille mund te tingelloje teper i cuditshem, por per babain e psikanalizes Zigmund Frojd, ky njeri primitiv duhet te kete nderin te quhet si nismetari i qyteterimit te sotem. I cili, me kalimin e viteve, ka ardhur gjithnje e ne evoluim, e s’do mend qe ketu ben pjese edhe fjala e pare e piste e nxjerre nga goja e nje qenieje te gjalle. Larmine e te cilave, kushdo nga ne mund ta vere re sot, fare lehtesisht. Sepse fjale te pista degjohen kudo: Ne shtepi, ne rruge, ne lokale, ne timon (sidomos ketu), ndersa shohim ne televizor seancat parlamentare a ndonje emision, pa perfshire ketu filmat, kur debatojme me dike, kur gjendemi perballe nje grindjeje, madje dhe kur duam t’i bejme “qejfin” nje miku apo kur bisedojme me nje person intim. Pa kurrfare ngurrimi, me nervat ne kulm apo humorin ne maje te gjuhes, veme ne perdorim fjale vulgare, nga me te pistat dhe nga me qesharaket njekohesisht. Arsyet? Ndonese jane disa, prape se prape mbeten te thjeshta per t’u evidentuar. Sepse jane keto fjale, te cilat na ndihmojne shpeshhere te shprehim inatet tona, ngarkesat emocionale, stresin e perditshem, madje dhe te shprehim afrimitetin me shoqerine e ngushte, ndonese ato cfare shqiptojme nuk jane gje tjeter vecse fjale te pista. Por, magjia e tyre qendron pikerisht ketu: na bejne te shprehim te pashprehuren. “Perdorimi i fjaleve te pista do te sherbente si terapi antistres per ate qe i perdor. Por, kostoja e perdorimit te tyre mund te rritet nese perdoren vazhdimisht. Mund te humbasim nje pjese te vleresimeve pozitive te njerezve te afert me te cilet shprehim fjale te tilla”, thote studiuesi e psikologu Edmond Dragoti.

Atehere, perse fjalet e pista paskan kaq shume fuqi te shprehuri? Cila eshte arsyeja, pse kur themi jashteqitje, kake, cici, jemi ne rregull, ndersa kur perdorim fjale te tilla si mut, te tjeret na vecojne si te paedukate? Per t’iu pergjigjur ketyre pyetjeve eshte e nevojshme te dihet cfare duhet te quajme “fjale e piste”. Nje mision i veshtire, por deri diku eshte arritur te shpjegohen efektet e ketyre fjaleve, me te cilat njeriu mund te shprehe ato emocione te tij, qe fjalet e tjera, te zakonshme, nuk mundin ta bejne kurrsesi.

Me kalimin e viteve, te tjere studiues i kane shkuar edhe me tej hipotezes se permendur nga Zigmund Frojd. Duke hamendesuar madje, deri ne ekstrem, se fjala e pare qe mund te kete shqiptuar njeriu ka qene pikerisht… nje fjale e piste. Ne fund te fundit, asgje te keqe nuk ka nese kjo do te ishte e vertete. E megjithate, debati mbi kete pike eshte i madh dhe gjithmone ka vend per diskutime, kur vec te tjerash, fjalet e pista kane nje histori mijevjecare.

Si fillim, eshte e rendesishme te kuptohet se cfare duhet te quajme “fjale te piste”. Per psikologun Dragoti, terminologjia apo dialekti i te folurit qe perdorim, kane kryesisht karakter shoqeror dhe ne rastin kur rrethi i komunikimit eshte i gjere edhe “shkalla e pergjegjesise shoqerore dhe nevoja per te shprehur identitetin personal, eshte me e madhe”. Por, ne rastin kur ne flasim ne grupe te vogla njerezish, shpesh te perzgjedhur nga ne vete, duam te percojme informacione teper private, me ngarkesa te ndryshme emocionale. Keshtu, vetehapemi me shume dhe lirohemi ne disa aspekte: morale, shoqerore, gjuhesore dhe kryesisht emocionale. Prandaj, niveli i komunikimit percaktohet jo vetem nga mjedisi shoqeror e natyror, por edhe nga gjendja dhe nevojat tona personale. Ne kete pike, jemi ne gjendje te bejme diferencen mes te perdorurit te nje fjale te piste ne rrethin shoqeror (shumicen e hereve perkthehet ne humor, afrimitet) dhe ne situata te tjera, qe mund te jete gjate nje grindje, gjendje nervore, stresi etj. Ne te dyja rastet, me ane te ketyre fjaleve ne shprehim emocione te brendshme, te cilat nuk do te mund t’i shprehnim dot me fjale te tjera, perpos veprimeve, ndonjehere jo te menduara mire. “Fjalet e pista jane emocionale, ngacmojne pavetedijen dhe instiktin, me teper se arsyen dhe gjykimin. Ato konsiderohen jo te zakonshme dhe shpesh te ndaluara, dhe kjo e rrit ngarkesen e tyre emocionale dhe shton tensionin ne procesin e komunikimit. Ne te vertete, permbajtja e tyre nuk eshte “e madhe” apo “e fuqishme”, por konteksi kur perdoren dhe qellimi qe perdoren, ndonjehere e rrit peshen dhe fuqine e tyre”, argumenton psikologu Dragoti. Megjithate, shprehjet apo fjalet e pista, e kane nje lloj fuqie, per vete faktin se ne castin qe i shqiptojme ato, arrijme te thyejme disa tabu.

Ndoshta, nje nga emocionet me te shpeshta qe njeriu arrin te heqe me shqiptimin e nje ose disa fjaleve te pista, eshte shfryrja ndaj dickaje. Kur themi Trap! Legen! Shkerdhate!, apo kur shkojme edhe me larg me rob shpie!, ne arrijme te perkthejme ne fjale emocione teper te forta qe nuk mund te shprehen ndryshe, si: zemerimi, frustrimi, surprizat, frika… Keshtu mund te shfryjme agresivitetin tone, kundrejt nje objekti apo situate te papershtatshme, duke shmangur ne nje fare menyre qe ky zemerim te kthehet kunder nesh. “Eshte nje lloj clirimi i pavetedijshem i ngarkesave emocionale, por dhe nevoje per ta transferuar problemin tone tek njeriu yne me i dashur. Dhe duke cliruar veten nga streset tona, ngarkojme “viktimen” me emocione negative te panevojshme”, vijon Dragoti. Eshte e provuar se shqetesimet psikologjike dhe zemerimi i pashprehur ndikojne ne menyre te drejteperdrejte ne tensionin e larte dhe shfaqjen e kolitit. Ne kete rast, eshte e qarte se shfryrja me disa fjale te pista, nuk do te na bente keq, perkundrazi!

Por, sic nuk mund te leme jashte stresit te perditshem shprehjet vulgare, keshtu ndodh dhe ne rastin kur flitet per seksin. Nje ne dy fjale te pista lidhet me seksin ne nje menyre eksplicite. Ne ndryshim nga emrat shkencore qe u veme shpesh disa fjaleve (psh vithe), fjalet e pista (bythe) na bejne te imagjinojme per ato pjese te trupit per te cilat flitet dhe rrjedhimisht, te na eksitoje. Sepse seksi eshte sfera jone me intime dhe misterioze, nje fakt qe shpjegon pse ai ka frymezuar me qindra terma ne cdo gjuhe te botes. “Perdorimi i fjaleve te pista kushtezohet jo aq nga formimi yne gjuhesor dhe kulturor, por kryesisht nga mjedisi dhe nevojat tona psikologjike. Prandaj, ne disa raste shprehemi me gjuhe te “larte”, zyrtare, diplomatike, artistike, apo letrare dhe ne raste te tjera perdorim fjale te pista”, shton Dragoti. Por fjale te tilla sigurisht qe zene nje vend te vecante dhe per zbavitjen brenda nje grupi shoqeror, sidomos kur perdoren ne thenien e nje barcalete, duke u shnderruar keshtu ne perberes thelbesor te humorit. Sepse shumica e barcaletave, me siguri nuk do te na benin per te qeshur, pa shprehje te pista. Ndryshe nga c’mund te mendohet, fjale te tilla sherbejne edhe per treguar afrimitet me nje mik te ngushte. Duket absurde fillimisht, por kur nje shoku i drejtohesh me fjalet “C’kemi, o qelbesire e keqe” ai nuk ofendohet. Sepse nga toni i zerit e kupton se ajo fyerje, nuk eshte fyerje kur thuhet me perzemersi e pa asnje lloj keqdashjeje nga miku i tij. Ndoshta pak kontradiktore me faktin se te njejten fjale te piste mund ta perdorim mjaft mire kur jemi te nevrikosur me dike, apo si ne rastin e mesiperm. “Ne shumicen e rasteve, perzgjedhja e nivelit te komunikimit eshte rastesore. Shpesh ne pershtatje me stresin, frustrimin apo shqetesimet e dites qe kalojme. Personat e afert dhe intime, jane viktimat e para te cileve u drejtohemi”.

Eshte nje ndryshim i madh te thuash: “Cfare kerkon” dhe “Cfare trapin do” apo “Cfare mutin do”. Kur perdorim shprehje si ato ne rastin e dyte, ne nuk bejme gje tjeter vecse shprehim gjendjen tone teper te irrituar, duke terhequr se tepermi vemendjen e atij qe kemi perballe. Perdoret nje fjale e piste per te provokuar dicka, per te kercenuar. Si ne rastin e adoleshenteve, te cilet shpeshhere perdorin shprehje te tilla sepse jane ne procesin e formimit te identitetit te tyre, u mungon pjekuria shoqerore dhe perpiqen gjithmone te njohin dhe provojne veten ne sfida shoqerore, duke shprehur tendenca unike dhe te vecanta, qe i dallojne nga mosha e femijerise dhe i afrojne ata me boten e te rriturve. E njejta gje si ne shembujt e mesiperm vlen edhe per rastin kur duam te ofendojme rende dike apo ta mallkojme. Pra, fyerjet shprehin nje degradim, nje ulje fizike, deri atje sa ndonjehere koken dhe fytyren e dikujt e krahasojme dhe me organet seksuale, pa harruar ketu fjalet: pederast, gomar, kungull, kastravec, bastard, kurve etj. E thene ndryshe, fyerja eshte nje kundersulm qe perdor fjalet ne vend te armeve: Plagos, por ne nje menyre me pak brutale. Apo me shume...?

Politikanet dhe sportistet, mund te themi pa frike se jane dy nga kategorite qe shajne dhe fyejne njeri-tjetrin me shpesh nga te gjithe, por edhe qe ndeshkohen me pak. Kjo eshte mese e vertete nese i hedh nje sy seancave te Kuvendit te Shqiperise apo fushave te futbollit, jo vetem shqiptar. Gjithmone do gjesh sharje, fyerje, shaka (te pista), nga me te larmishmet. E fundit ishte ne Parlament, kur grindja me fjale mes kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist Paulin Sterkaj kishte nje llojshmeri shprehjesh, ku me e perdorura per te dy qe: “bushter”. Te pakten, fjale te tilla, ashtu sic e ndezen situaten, arriten ta shuanin me pas, meqenese si Berisha edhe Sterkaj u shfryne tek njeri-tjetri. Por kjo eshte vec nje skene e vogel ne larmine e shprehjeve dhe fjaleve qe gjeneron thuajse cdo seance plenare Kuvendi yne. Ka pasur raste kur edhe nje deputet i vetem, ka shpetuar paq per nje fjale te piste qe u drejtoi Legjislaturen e kaluar deputeteve socialiste te shumices (rasti i ish-deputetit Ekrem Spahia, qe ne nxehje e siper u thote socialisteve: “Fatos Nano, po u’a leron nenat te gjitheve”. Vazhdimin e seances mendojeni vete cili ka qene). Edhe pse rregullorja e Kuvendit parashikon penalizim per deputetet qe perdorin fjale te tilla, ata rralle perjashtohen nga seancat ose kjo ndodh vetem kur shprehje te tilla perdoren me teperice. Po t’i hedhesh nje sy legjislacionit shqiptar, ai le shume per te deshiruar ne piken kur flitet per fyerjet. Ne Kodin Penal flitet vetem per fyerjen ne pergjithesi, pa specifikuar se cila eshte e denueshme dhe ne cilat raste. “Legjislacioni eshte ne permiresim e siper. Ashtu si kultura jone qytetare eshte ne transformim dhe rritje. Duket, qe legjislacioni yne ka nevoje per plotesime te ndjeshme ne fushen e komunikimit. Por, a do ndikonte ne sjelljen dhe te folurin tone, nese formimi yne kulturor do te deformohej dhe nuk do ngrihej ne nivele me te larta?”, hap nje tjeter teme te debatueshme, psikologu Edmond Dragoti. Megjithate, fjalet e pista nuk kane munguar as “atehere”. Pas eleminimit te nje prej bashkepunetoreve te tij kryesorw, diktatori Hoxha do te shprehej keshtu: “E kush ishte Beqir Balluku? Nje mut muti ishte”.

Ka nga ata njerez qe shpeshhere, kur perdorin termin e mesiperm luajnw me faktin se dikush ate fjale e ka ne mbiemer (aktorja Ornela Muti apo lojtari i Milanit, Kaka). Gjithsesi, tashme duhet ta kemi kuptuar se fjalet e pista kane kete fuqi, mu sepse jane te ndaluara, jane magjike, sepse jane nje gjuhe e specializuar per te shprehur emocione.

 

Marre nga revista "Klan"

26 Komente

mendoj se fjalet e pista te drejtperdrejta jane me pak te pista se terminologjia shkencore apo termat zbutes analoge. P.sh. Kur themi jashteqitje apo kake, qartesisht kuptojme ekstrementet njerezore me gjithe ndyresine e tyre, ndersa kur themi mut, keto te fundit jane vetem nje element i semantikes infinite te kesaj fjale. Po keshtu p...-vagine, k...-penis, etj. Kjo ben qe te perdorura ne vendin, kohen dhe me personin e duhur keto fjale te te nderojne ne komunikim

Shenim: Kush ndihet i ofenduar, eshte i lutur te kaloje pa i lexuar [...] faqet e mepasme [...]. Sepse kesaj here jemi bere te “piste” meqenese i tille eshte secili nga ne ne momente specifike te perditshmerise… te pakten kur shprehim inatet, stresin, afrimitetin, humorin. (Revista Klan)

- O presooor ai me shau mua, po edhe une e shava ate, ia thashe te tera, i thashe "Ik o qelbesire!"

Hej now!

all you killers/put yours lights on

Titulli premtonte per ndonje gje pikante, por si zakonisht ai zhgenjen smiley.

+1

cudi e modhe, mbasi i lujne fene trafikut te femrave, mbasi shquhen per laperdhi, mbasi justifikojne vrasjen e vjedhjen, mbasi nuk jane shqetesuar kurre per drejtesi, shqiptaret na paskan frike t'i thone karit kar dhe pidhit pidh. skuqen...

kshu thote dhe russell peters, komiku indiano-kanadez ne nji show kur flet per indiont. Hiqen si t'padit dhe shmangin me fol per cdo gjo lidhur me seksin po jane mas kines kur vjen puna per popullsi...dmth. nja 2 ose 3 gjona per seksin duhet t'i dine

po edhe ka qene nji liber shqip qe kan shkrujt keto indjont "Kamba Supra" supe kembesh.

ne shqip libri titullohet: ''kappa-sutra'', ne fakt.smiley

e kisha harru...kjo eshte per teme letersie millosh

 na iku jeta te pakuptum, o zoti autor.

...ne ket ambinetin ku punoj une fjalet fuck n shit perdoren brenda fjalise 1 here ne dy fjale........nga sa kam kuptuar nuk ka te beje shume nxjerrjen e stresit se sa me te dukuren "tough"=i forte...

bossi 70 vjecar perdor gjithe fjalorin endyre te gjuhes angloamericitaliane...biles me ka kerkuar ti mesoj disa fjale te pista shqip....por kur i vjen gruja ne zyre behet lepur....

ithashe njehere qe tough eshte te mos perdoresh fjale te pista, e me tha - you right you fucking albanian.....e une e shava shqip - ate motren, gocat e mbesat cer te kesh>>. smiley....e kuptoi e me tha: ne vend qe te me shaje fuckn italian ti me shave me shume e me keq....

Me kalimin e viteve, te tjere studiues i kane shkuar edhe me tej hipotezes se permendur nga Zigmund Frojd. Duke hamendesuar madje, deri ne ekstrem, se fjala e pare qe mund te kete shqiptuar njeriu ka qene pikerisht… (tre minuta heshtje smiley) nje fjale e piste.

nje shkrim tjeter i bazuar ne studime me fame boterore. smiley

E paska dhene efektin shkrimi, ne shperthimin e brendshem per te thene nje "fjale te piste"!

 C'i qi "temen".

pasi lexova titullin pritshmeria qe e madhe.  por artiklli...., ncuq... vari karin me nje llaf.smiley

ps.  ''nuk ka fjale te pista, ka mendje te pista''. (by beluli).smiley

U magjepsen peshqit, ketu .smiley

Nuk e kuptoj kete tendencen tuaj per te komentuar ne kete artikull thjesht sa per te thene nje llaf te piset, meqe eshte tema e tille dhe keto llafe pranohen vetem ketu.

Ca mut pune eshte kjo a ju qifja udhet?!

smiley

P.S. Ca thoshte artiklli, was thenia e fjaleve te pista supposed to make us feel better or worst? So far s'shikoj ndonje ndryshim. :O 

 Kush do qe te cfryhet me fjale te piste te shfrytezoje rastin  qe na jep kjo teme se me duket nuk po i fshin admini. Desha te them ndonje fjal te piset po spo me vjen,mbase s'e kam tipin.Dua te shoh ndonje peshke si mund te shaje.

 ka dale ne reviste ky lajm? lol

mysybet

Po magji vertet kur e mendon ndonjehere. Une jo vetem s'i honeps dot, po s'do ta mendoja kurre qw do i shqiptoja ne momente shkrumbimi nervash aq me pak qe ndokush te sevdallisej me mua qe prej castit te shqiptimit te asaj fjale. Po eshte bote e cuditshme ca te them. Rrofsh din hyka qe rremon tema.

                                                                                                           smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).