Shqiptarët janë të ndarë. Së fundmi, ky nuk është thjesht supozim! Ashtu si një qelizë shndrohet në dy të tilla, polarizimi ka përfunduar procesin e ndarjes përfundimtare në dy turma të kundërta që thuajse nuk i përbashkon më asnjë gjë, vec përballjes.Të majtët, të djathtët! Si ndodh gjithmonë në raste të tilla, mbas cdo shkëputjeje, komunikimi mes njerëzve të përballur, e humb me shpejtësi konstruktivitetin, cka do të thotë që, paralelisht, perceptimi i së drejtës, si koncept juridik, e humb njëlloj qënien institucionale të saj. E thënë ndryshe, perceptimi i së drejtës shfaqet edhe ai i ndarë në mes:ajo që është e drejtë për njërën palë, është e padrejtë për tjetrën. Këtu zë fill edhe një dukuri e re e shpërfytyrimit por edhe shpërdorimit të lirisë. Edhe liria rrjedhon e dyzuar në koncept. Liria e “te majtëve” nuk është e njëjtë me lirinë e “të djathtëve”. Liria, këtej është  është sundimi andej..

Nuk është e vështirë të konstatosh pasojat e para të kësaj ndarjeje për shkaqe ideologjike e klienteliste njëherësh. Këto pasoja janë aq më të mëdha, sa më e paqartë është ideologjia që e ka shkaktuar, dhe sa më i qartë është klientelizmi, qënia palë, fanatizmi përkatës. Kjo ndarje është më shumë se një klithmë kombëtare: Dhimbja e shkëputjes, e dyzimit, ka pushtuar shpirtrat e njerëzve që mohojnë njëri tjetrin, anembanë vendit.

8 maji vërtetoi se në kohën tonë, ndarja  është një hap larg tragjedisë.

Në zonat e thella, polarizimi ka sjellë një ekstremim politik të mentaliteteve provincjale. Të majtët, pinë kafe në lokale ku nuk shkelin të djathtët, dhe anasjelltas, në ahengjet e “të djathtëve”, ku zakonisht shijohen “fitoret” me rradhë, nuk guxojnë të afrohen të tjerët. Edhe krushqitë janë në mbikqyrje të rreptë klasore. Fejesat bëhen aq më të kujdesshme, sa më të polarizuara të jenë palët.  Fëmijët gjithshtu luajnë këtej bregut të lumit dhe andej, si në kohën e ballistëve. Disave ju ndrin yndyra në lëkurë, të tjerët janë të pangopur. Ndarja politike po e sfidon ndarjen fetare, kur, ndërsa vajzat krishtere joshin gjithnjë e më shpesh myslimanët vërdallë, vajzat demokrate përkundrazi, janë një histori e ndaluar për militantët e majtë. Dhe anasjelltas. Flirtet mes kampeve janë shuar, dashuria tej politikës është një iluzion… Më sa duket, largësia fizike prej qëndrave urbane, nuk e zbut egërsinë elektorale të ndarjes së palëve. Varfëria dhe nevoja për pushtet spikatin aq më shumë sa më të shpërfillur i bën ata provincialiteti. Banorët e rralluar të të njëjtit fshat, me thika në duar,  urrejnë bashkëfshatarët që mbështesin krahun tjetër. Nëpunësat përcmojnë ishnënpunësat, për shkak se ata janë kërcënues potencjalë të bukës së tyre të gojës, nëse pushteti kalon në duart e tyre. Kjo urrejtje ushqehet nga një pasion ogurzi, qysh kurr ky ekstremitet degjeneron në absurditete që u paraprijnë  prishjeve të traditës dhe zakonshmërisë. Frazat, “nuk drekoj aty, se pronari është socialist”, “ftesë më ka bërë, por dhëmbin kaq ta bëjë, në dasëm nuk shkoj, se është hajdut si kryetari i komunës”! (krerët lokalë janë sot etalonë të vjedhjeve publike), “vlla e kam, po kokën le të hajë, qysh se rri me malokët”, “po s’është yni, hiqi vizë mo, mos e zgjat!”, etj, janë në krye të fjalorit fshatar.. Pyetja e parë, për nuset a dhëndurët, në Jug e Veri, nuk bëhen për shkollat e tyre, apo për historitë që kanë, por për përktësinë partiake: “është i atij krahu, apo është i këtij krahu?” Si “kode sigurie” dhe “burrërie”, këto fraza tregojnë se “ruralët”, gjithnjë e më shumë e marrin seriozisht politikën, jo thjesht për të shfryrë pasojat e instiktit shkatërimtar të origjinës, që provokon babëzinë për pushtet, por për të treguar se vetëdija e tyre është përshtatur në kruzmat e reja të përndarjes dhe përcarjes më të madhe të shqiptarëve..

Nuk do të ndalem në arsyet e këtij përskajimi. Shumë nga ato dihen. Shumë të tjera nuk dihen. Nëse kthehemi pas, mund të themi se ndarja, në llogjikën shqiptare të gjërave, përbën një dukuri të kahershme. Edhe në kohët e para, ky popull nuk ka shkëlqyer prej vullnetit për të ndenjur bashkë. Madje, ka ndodhur e kundërta. Duket sikur ne jemi një popull, dinjiteti i të cilit nuk interferon me solidaritetin. Cdo të thotë kjo?. Edhe një futje më dhunë në kujtesë, do të na sillte rezultate të brishta nëse do synonim të gjenim coherence, marrëveshje  apo bashkëpunim tek shqiptarët. Në rastet kur këto kanë ndodhur, për shkak se kanë ndodhur rrallë, historia është kujdesur ti ketë në faqet e saj më brilante. Kjo veti cilësore shpesh e pathënë e shqiptarëve, prirja gjenetike për t’u c’harmonizuar, për të mos bashkëpunuar, u duk qartë sidomos në emigrimin modern të tyre. Më kujtohet njëherë se si para disa vitesh, në shtypin grek, u pasquruan njëra pas tjetrës dy sjellje të dy komuniteteve të ndryshme, njëra e bërë nga shqiptarët, dhe tjetra nga emigrantët rusë. Të dyja reagimet e grekëve u organizuan për të njëjtën gjë. Policia kish vrarë në fillim një emigrant rus, që vidhte celularë në stacionin e trenit, në tentativë aratie, dhe më pas një emigrant shqiptar, bojaxhi, për të njëjtën arsye: Mosbindje ndaj forcave helene të rendit! Pas këtyre ngjarjeve, diskutimi në mediat greke kish të bënte më mënyrën se si funksionojnë instiktet nacionale, bazuar në sjelljet e palëve. Ndërsa vrasja e emigrantit rus shkaktoi trazira dhe një protestë të fortë e massive të emigrantëve rusë, madje ata sulmuan egqër edhe policine e qytetit, me molotov dhe me gurë, për shpagim, e kunderta ndodhi me shqiptarët. Emigranti shqiptar që humbi jetën padrejtësisht në rrugë, u harrua pa vdekur mirë. Më së pari, u shpërfill nga vetë emigrantët shqiptarë atje. Nuk pati asnjë rreagim a protestë, u braktis nga të tijtë, a thua, nuk ishte një nga ata, por një jashtëplanetar. Heshtje gjenetike ndaj vdekjes, inferioritet, cinizëm apo civilizim spektakolar i shqiptarëve është kjo sjellja e tyre, pyesnin gati të shqetësuar analistët grekë, që nuk e kuptonin dot abuzimin e “alvanozëve’ me ngjarjen e rëndë, që nuk ishte e para dhe s’do të ishte e fundit. A kanë ndjeshmëri nacionale këta njerëz?

Si djalli pas perdhes, sot, polarizimi “qelizor” i njeriut shqiptar, rrezikon të shndrohet në një armiqësi të paralajmëruar. Njeriu shqiptar kundër vetes, është një koshiencë e hershme kombëtare, e lindur qysh herët nga kanunet e mocme. Gjakmarrjet, të cilat kanë përgjakur brezat shqiptarë nëpër shekuj, vazhdojnë të rrezikojnë edhe sot qënien e tyre. Por më shumë se nga urrejtja, ato frymëzoheshin nga qasja burrërore për të rruajtur ligjësinë kanunore si etalon të drejtësisë. Përkundrazi, polarizimi modern i shqiptarëve sot, duke përjashtuar drejtësinë, i ka shtyrë ata në një ndarje tjetërlloj, në një vetpërjashtim të frikshëm, në themel të së cilës gëlon urrejtja e paqartë për vetveten: urrejtja e një populli për vetveten, për shkak të paqartësisë, është një këmbanë për të ardhmen e tij.

Nëse ne jemi një popull që urrejmë vetveten, pra një popull që synojmë ndarjen, jo bashkimin, kundërshgtinë, jo bashkëpunimin, sherrin, jo marreveshjen, arsyet se përse ndodh kjo, janë cështje të ditës që kërkojnë analizë. Është një dëm gjenetik i origjinës sonë prirja për tu ndarë, apo ne jemi viktima të ngjarjeve të kobshme historike, prej të cilave, si kafshët e dala nga kopështi zologjik, kemi dalë me plagë të përhershme psihike? Coroditja ka ndodhur kur? Dashuria për veten  ka filluar të shuhet natën e Turqisë, apo komunizmi ishte ai që e shkatëroi barbarisht ndjeshmërinë kombëtare dhe bashkë me të dhe harmoninë? A ka rol tranzicioni në ndezjen e kësaj urrejtje të fshehtë për vetveten, apo ky tranzicion, vetë liderët e tij, qenë vendimtarë? Kush mund ta thotë?  Pasoja e parrë e urrejtjes,  është mosdashuria! Të ketë një mungesë të tillë dashurie kolektive një popull për veten, sa të krijojë një boshllëk historik, sa të synojë jo harmoninë, por armiqësinë, sic po ndodh, do të thotë që ne jetojmë në një epokë dëshpërimi. Si një njeri në depression, që nuk dallon kufirin mes dashurisë dhe urrejtjes, komuniteti ynë,  nuk dallon më rrezikun e ndarjes nga vetë ndarrja vrastare që ndodh brenda tij...

Më lart përmenda shembuj të përcarjes shqiptare, si një fatkeqësi rurale, që si një re mallkimi, sa më shumë i afrohet qyteteve, aq më shumë i zymton sto. Sigurisht, janë të njëjtat arsye dhe të njëjtat pasione që shoqërojnë këtë copëzim mentaliteti të shqiptarëve, edhe në qendrat urbane. Sot, seleksionimi elektoral i vëmendjes publike, duke qënë një qëllim i politikës, përbën një mëkat gjithashtu, sepse realisht sjell coroditje. E drejta e dikujt, është padrejtësi për pjesën tjetër, që nuk është thjesht një pjesë, por gjysma e së tërës. Ndarja në balancë e grupimeve dhe perceptimeve të tyre, e bën sa një mal problemin shqiptar, sepse cvlerëson drejtësinë dhe rëndësinë e saj në konsolidimin e demokracisë.  Nese kemi dy opsione, dy konkluzione, dy drejtësi, ndërkohë që drejtësia, nuk mund te jetë vecse një, jemi një hap anarkisë. E drejta nuk mund tu takojë njëherësh dy palëve, ndërkohë që për palët nuk ka rëndësi drejtësia, rëndësi ka ajo cka besohet prej tyre si e tillë. Copëzimi i saj, ndarja në mes e saj, është një padrejtësi që mund të sjellë ndarje, e për pasojë, rreziqe më të mëdha.

                    ***

Sot, kjo ndarje, e shumëfishon përgjegjësinë finale të Kolegjit Zgjedhor. Përse? Sepse, sic pritet, duke u interpretuar nga palët me një pasion mllefi të pashembullt, vendimi që do të japë ky kolegj, do nxjerë në pah jo vetëm polarizimin e frikshëm të shoqërisë, por një vlim vullkanik të urrejtjes, midis palëve. Jo rrallë e kemi parë të shpërthejë plazma e saj në vitet e tranzicionit, fjegësirën e saj e ndjejmë cdo ditë edhe sot.. Prandaj nevoja për një drejtësi të shëndetshme, si kusht për të frenuar shkatërimin dhe synuar bashkimin, sot është ulërritëse. Vendimi i Kolegjit zgjedhor duhet të dalë mbi palët aq sa, pushteti i drejtësisë që ai do afrojë, të ndalojë “bingbengun” e vetasgjesimit shqiptar. Drejtësia e shëndetshme është e vetmja fuqi që mund të ndihmojë në emancipimin kolektiv të shqiptarëve. Emancipimi, dhe kursesi politika, është ajo që do mund të kultivojë tek ata zakonin e respektit për veten, për gjysmën andej e këtej.

  Ne fakt, ne jemi një popull aq i sëmurë, sa vështirë të na shërojë një vendim i vetëm i drejtë i Kolegjit Zgjedhor. Megjithatë, në cdo rast, si aspirina, drejtësia lehtëson dhimbjet. Kjo sidomos në kushtet kur polarizimi i një shoqërie vjen  jo aq për shkak të një konkurence alternativash por për shkak të interesave të ngushta të klaneve në pushtet që e kanë shndruar shtetin në një shtet privat, me ligjësi që shkojnë përkundër arsyeve për të cilat ky shtet ekziston... 

57 Komente

 Jo vetëm dashuri që nuk ka, por shqiptarët kanë një mani të theksuar për perversitet ndjenjash. Nuk i mjafton "drejtësia", apo "fitorja", si njërës apo tjetrës palë... por kjo vjen bashkë me talljen, ironinë, kapadaillëkun, mungesën e skrupujve e të tjera të ngjashme. 

Dhe pastaj habitemi nga mbijnë Iliatolët, kur i mbjellim përditë vetë.

Let it be! 

 Duhet të shkrdhht botë e vjetër, që të lindë botë e re. 

 

Edhe një futje më dhunë në kujtesë, do të na sillte rezultate të brishta nëse do synonim të gjenim coherence, marrëveshje  apo bashkëpunim tek shqiptarët.

degjo, nuk i ke vizionet shume te qarta. smiley

 

Sot, kjo ndarje, e shumëfishon përgjegjësinë finale të Kolegjit Zgjedhor.        ah, ketu doje te dilje. mire. smiley

Nje hartim i dobet, nivel klase 8. Por mund te ndiqet me interes megalomania e autorit qe ndonese shtrengohet mire e mire dhe ne fund i duket sikur ka nxjerre ne drite nje kryeveper te vertete, ne te vertete s'ka bere gje tjeter vecse nje glase. Asgje e pathene me pare. Asnje rresht qe mund te te cudise apo te jete i shkruar bukur (per standardet e gazetarise, se per ato te poetikes romantike, mire jane). Une per vete vura pak buzen ne gaz nga ky delir feminor...smiley Tani pres me padurim diten kur tek peshku do postoje edhe nje komshiu im qe ka mbaruar per inxhinjeri mobiljesh por qe eshte i bindur per vete se "ka penë".

Nje hartim i dobet, nivel klase 8.

varet ku e bo 8 vjecaren. une e kam bo te fan noli. atje asnji nuk shkrunte dot kshu hartimi. tani qe e menoj, as ne gjimnaz jo. ne shkolle te larte masanej s'kishte hartime. po edhe atje jo te gjithe, besoj, sikur te kishte hartime, me i llaf.

jom shume kurioz me dit dy gjona prej dikujt qe jeto ne shqipni, sikunder shof nga flamuri juj:

- sa larg realitetit eshte ky shkrim? se qe ka nje berthame te vertete, ket nuk e diskutoj fare as une, asnji rob i zakonshem.

- sa eshte fol dhe sa shqetesim ka per ket fenomen? meqe u tha qe eshte thon nga te tjere me pare, jo per gjo... dmth a e ka vra njeri kpuca per ket gjo? a ka nji mendim, pa leje veprim, se si me e fashit ket stihi kombtare? a nuk ndihet si problem kjo puna e urrejtjes nder vete, se nqse ka problem, ky eshte nr. 1-shi fare.

Emigrant, Pergjigje shume e mire!

Une do te shtoja: Autori i shkrimit nqs. nuk ka thene gjera te reja te pakten i ka permbledhur njera pas tjetres ne nje shkrim te vetem dhe me nje gjuhe shume te qarte duke e vendosur problemin nr. 1 te shqiptareve ne balle si flet-rrufe morali. Per cdo pretendim Politik e Mediatik (qe zot e di se kujt i referohet vertete pervec interesit per tu duk pozitiv) se gjoja jemi popull i civilizuar, me shoqeri te shendoshe apo te jemi pjese e nje civilizimi evropian, ky pershkrim diagnostik i castit eshte realiteti qe perbehemi e na rrethon si pasaporte kombetare. Ne Shqiptaret jo vetem qe nuk e kemi sensin e bashkesise kombetare por as te krahines, qytezes, fshtatit, fisit e familjes perbrenda jo e jo. Nuk e ka fajin as politika, as feja, as ekonomia private sepse edhe po ti kishim keto ne nivele te kenaqshme ne do te shpiknim arsyen a rradhes, qofte kjo edhe; pse bie shi aty dhe jo ketu...(!) Ne jemi popull corbe e sallate qe konservojme epokat historike te evolucionit kulturor e njerezor qe funksionojme si muze i hapur per cdo kohe dhe per cdo studim shkencor, dhe kjo ne nje kohe reale e me shembuj real! Nqs. kjo eshte pasuri e vuer -te dhjefsha ne te!!!

kev

Patrioto, tung se pari.... se dyti, ky shoku, po qe i ka rone pikes dhe ka plotesisht te drejte, po plotesisht ama....ndarja, apo dasia qe eksiston kyetu tek ne, nuk eshte e re, po eshte shekullore.....ne si popull e kemi si konstitucion shpirteror kete gjene.....ne historikisht na kane bashkuar vetem interesat e prijesave, ose me mire interesat e te "forteve"....., a e ma men ate Xhajen qe kam pas une, si thoshte per ngritjen e popullit ne lufte......populli shkonte pas te parit te fshatit, dhe kush nuk  shkonte, apo i prishte qefin te parit, dilte ndonje besnik dhe ja numeronte ne lule te ballit.....tjeter, kjo ndarje, vjen edhe nga egoja, apo krenaria jone, se si pat thone naltmadhnija, ........une jam i pare nder te pare   (mbret i mbreterve)......... a e kupto sa e thelle qe eshte kjo.....pasatj a e di ti ate fabulen....une nuk du asigjo, po nordhja kalin atij komshiut tim......tjeter (sa per te shtuar ilustrimet e kesaj dashurie te felle, kur thote miku Idriz) te pakten ne veri, a e ke pare, se si i kane te ndertuar shtepite, njeri ne nje maje dhe tjetri ne nje maje tjeter, e pse, jo per te qene te pavarur, nga njeri tjetri, po  per ta patur tjetrin "poshte"......kurse ne shqiperine e mesme, nuk di a i ke pare...qe tjetri ka bo nji goxha vile te bukur, nja dy tre kate, (dmth, ne baze te çunave qe ka) dhe i ka fut nji avlli nja tre metra te larte, per te mos e pa njeri, dmth, ka vu sinoret e veta, dhe ai osht mbret me ate te veten, por papritmas, mas atij, ka ngrit komshiu nje vile me te larte (paçka se ka dy kalamoj, dmth, jo ka i kat, po ka dy kate per rob, vetem e vetem qe ta kete me te larte se komshiu, dmth, per ta pase poshte ate tjetrin, dhe domosdoshmerisht edhe ky, i ve nji avlli, jo mo tre metra, po te pakten ene i pellome mo nolt.......

 dhe e fundit, po kjo osht e vertete, nje miku im, fejoji gocen, u taku me "krushkun" e ardhshem, dhe pasi zbuluan bas disa oresh bisede, qe ishin te nje krahu, ky krushku i lehtesum i thote tjetrit......ufff, shyqyr qe me hoqe nji barre te ronde....pse e pyt ky tjetri.....paskena qene te nji krahu, se ata te krahut tjeter nuk honepsen fare.......nuk pata fjale çar me i thone....ja deri ku kemi arrit.......po kjo nuk ka te boje as me partite e as me qebverrite, keto vetem sa i perdorin keto vese/virtyte per interesa te veta.....

Ky populli yne trim, dembel, apo veshderr, thuje si te dush ti, nuk pyt, as per rritjen e çmimeve te naftes, ku 700 lek i merr qeverria, as per rritjen e ushqimeve, ku, pjesen e luanit te kesaj rritje, e perfiton qeverria, nuk pyt fare, kur ja fusin rritjes se çmimeve, ne faturen elektrike, apo te telefonise, dhe e ha sa krahu, po pyt vetem per Edi Ramen, apo Sali Berishen...dmth, presin me padurim, se kush o ma i forte mes tyre, apo se kush do te jete prijesi i radhes, per me ju perul me besnikeri, apo sherby  devocion...... 

ka dhe shume e shume te tjera, po me vjen keq per shume peshq ketu, qe e kritikojne autorin per sa ka thone, per mu ky ka thone nje te vertete, po nje te vertete shume te hidhet, po farmak ama........po eshte nje e vertete e madhe......dhe ne keto vese/ virtyte, nuk na bejne aspak nje shoqeri civile, apo te qyteterume, po na bojne nje shoqeri tribale, dhe te mos habitemi, qe qesim udheheqes te tille, qe na vrasin, na vjedhin, na poshterojne, e gjsma qan se i dhem, kurse gjysma tjeter, brohoret dhe kenoqet...sa mire boni qe ja u futi.....pamvaresisht se e ka honger dhe vete, po gezimi per dhimbjen e tjetrit, e mposht dhimbjen qe ndjen vete......

.......Dhe unë po ja kthej duke e  rifrazuar pyetjen e  tyre në:

  S’mësuan këta të shkretë nga 50 vjet diktaturë që nuk duhen krijuar më idhuj se idhujt të zhgënjejnë keq, e  pas atij zhgënjimi bie me hundë në tokë, ndjen një dhëmbje therrëse dhe e  pyet veten, po  ku isha unë kur ndodhnin gjithë këto bëma?

Në ato pesëdhjetë  mungonte informacioni për magnitutën e atyre që ndodhnin në Shqipëri nga censura tepër e fortë, apo më mirë të themi që ai informacion mungonte krejtësisht. Po sot që janë të gjitha të shpalosura nën dritë të diellit dhe mund t’i lexosh në bardhë e zi si në letër ashtu edhe ne web pa patur nevojë për dylbi ( ne web s’ka më lojra, mbeten faktet atje e nuk zhduken m&eumlsmiley përse po ndodh  e  njëjta verbëri?

Me të vërtetë, është shumë intrigues fakti, që me gjithë këto  që po ndodhin në Shqipëri, këta njerëz vazhdojnë ende të habiten se përse gjithçka lidhet me Berishën duke bërë pyetjen e mësipërme: C’është ky fiksim e kjo fandaksje pa fund …me Berishën?

 

 

 dhe te mos habitemi, qe qesim udheheqes te tille, qe na vrasin, na vjedhin, na poshterojne, e gjsma qan se i dhem, kurse gjysma tjeter, brohoret dhe kenoqet...sa mire boni qe ja u futi.....pamvaresisht se e ka honger dhe vete, po gezimi per dhimbjen e tjetrit, e mposht dhimbjen qe ndjen vete......

Kjo që ke thënë këtu, është një e vërtetë e madhe dhe çmerritëse. 

Ndjenja më "e lartë" që mund të ofrojë politika ndër njerëz sot, është kënaqësia perverse, shumë perverse, gati mostruoze, sesi "njëri ja futi tjetrit"

Se çfarë precedenti TË NDYRË, po krijojnë këta njerëz përcjellës të ndjenjave të tilla, se çfarë urrejtjeje gjenerojnë, as që duan t'ia dinë!! 

Mua kjo më lë gojëhapur. Sa ditëshkurtër e të vobektë në shpirt e sa shpirtkatranosur janë, as e marrin vesh. 

Një filozof këtej, e maste nivelin e qytetërimit dhe demokratizimit të vendit, me kualitetin e ndjenjave që gjeneroheshin prej politikës. Edhe thoshte ai ndër të tjera, se cilësia e sistemit qeverisës, varet prej këtij kualiteti. Një shtet i qeverisur demokratikisht, gjeneron ndjenja besimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi. Është dmth proaktiv. Demokracia thoshte më tej, nuk funksionon pa gjenerimin e këtyre ndjenjave. Sepse zamka që "lidh" shoqërinë dhe e bën atë bashkë, është kjo, besimi, mirëkuptimi e bashkëpunimi. Kur zamka mungon, shoqëria çahet dhe përthyhet. 

Unë shkoj më tej edhe them: Kjo shoqëri e jona me këtë strukturë që ka, NUK MUND TË RESTAUROHET MË. PIKË. 

 

Here here shkruan mire ti alidemso... Pse nuk vazhdon po me kete nivel po merresh me edvinizem? smiley

Edhe oranje ka icik kualitet, gjynah qe ka flamurin grek smiley

 Kev, edhe ti futesh tek ata qe them une ne ate citatin qe perifrazoi Oranje......edhe ti ferkon duart....ne sa e sa komente, vete e ke thene qe mire beri Berisha qe vrau......apo vodhi...se qe te bashkejetosh me te keqen si ti, ........vetem per inat te sime vjehrrre, ......kjo do te te ndodhe.........

alidemso. ke te drejte. Une gezohem per humbjen e turpshme te Rames. Kjo jo se dua te gezohem por eshte ne dinjitetin e duhur per ate pjelle te mbrapshte qe mashtron popullin dhe nuk le negativitet pa provuar... Une jam per bashkim te popullit dhe jo ndarje ne popull opozitar dhe popull verioro-katundar sic propagandon Rama!

 ja prape e nxjerr veten ti, kamikaz saliist....ku e ke pa ti qe Rama e ndan popullin? kusht eshte sipas teje me i mbrapshte, ai qe eshte ne pushtet apo ai qe eshte ne opozite? Kush ka mundesi me shume per te mashtruar, ai qe eshte ne pushtet apo ai qe eshte ne opozite.....keshtu kur i shef gjonat me syze me i xhom, veni te dy xhomat masanej flasim......

patrioto, un atje s'jetoj, kampioni i vetem qe kom ne dore, esht peshku, ku shyqyr Zoti na jeni shtu ju qe shkruni qe aty. nis nga cer shof, dhe me i bindje qe ne raste te vecanta flamuri nuk kallxo venin e vertet prej nga shkruhet, dmth ka raste ktu qe del sikur shkru nga amerika e veriut, por qe me thershin mu nqse robi qe shkru qe anej, bo me dal ne oborr nuk shef malin e dajtit po s'pat mjegull, pra nis nga kto, me duket shtremet fare ka mor sopata. nji karshillik dhe urrejtje, po po urrejtje ne nivel personal pa e njof tjetrin as per basyret, vetem se robi mendon ndryshe, kupton, thelbi i diktaturave kjo n'fakt, kunder t'ciles ne edhe naten s'na zen gjumi, e ke parasysh ate qe thot idrisi pervec veshderrave: se diktatura zotrie... smiley

me i llaf me duket sikur osht bo mooti moollar... oops, mullarin s'kom pse e shkruj anglisht... nejse, po i kar-shi-llik i papam e? dhe mire sergjendeshlleret edhe te peshkut (se kamikaz shqiptari nuk ka büth me u bo), po kjo dasia partizane fillo e shperfytyro burra qe i ke pas kujtu per te rob OK dhe normal, i bo teknefezer, i bon me cel pozat me te bukra, merr vesh, me u bo si peedha t'bukur kshu, do thoshte mrroklla, si capkener qe gja din te bojn ironi... qe vdeeeekt nona vet, tha, mooti i ktij eshte si mjalt, ku ma er ky tha, per te birin... dhe kulmi, po kulmi e? eshte kur dun me shkrujt gegnisht, kot, pa e dit, vetem si "gjuha jon viktim kunder gjuhes se atyne xhelate" smiley se aq e kon dollapin, dhe e shkaperdhejne te bukrin dialekt e bejne mu sic jon vet, dmth si "dhi te shtime", do thoshte nje geg per se mbari.

si ke qen ti, mire, pa kjo kshu ka qen, si n'selanik e tatepjet... mire lagjia, jeni pergadit naj cik per veren apo hic? smiley

 

 ...kue e ke da menjen me ardh knej ka nahija jone...???????????

do t'them smiley

 

 po te voliti me mire, pas 15 gushtit...se eshte dhe festa e kulmakut....

 Aha, nuk te vje ashtu ai se eshte i zone. Edhe mu me ka rrejt ca here qe do vi ne Toronto, por nuk eshte duk. smiley Emon tani do ta pysim: "Kur do vish ta bosh nji doktorature knej nga departamenti jone"? smiley Mase bo fajde.

shi kush flet... njeri qe vjen ne manhattan, ku harxhon nji sendyq me pare per parkim, edhe s'bzon... smiley

 Hahaha Emo. Nuk kisha shans kesaj rradhe. Udhetimin e kishte planifiku gruja me 6 aktivitete kulturore ne dite, plasem duke terheq zvarre kalamojt nga Empire Building tek Ground Zero. Peshtyme gjak, po prap nuk pame as gjysmen e muzeve qe kishim planifiku dhe mu me zu gjumi duke pa " Phantom of the opera" nga strapacimi. smiley 

Leje mo, se e kam nda te shkruj nje "Speedy Gonzales Guide: Enjoy Manhatan in one weekend"

Can't wait to see it, bro. Please do!

 ...pse e kon lut edhe ata te Torontos......Tongue

universiteti torontos me mbeti ne dere... ne fillim e kishin kur qelloja e kaloja anej, ec e boje amon i datorratur me ne... ty s'te kushto gjo, por per ne domethon shum... amon boje... s'du, i thoja une, tani kon fillu me me ardh te dera masku si deshmitar jehovai... me revista ne dore, qe ne fakt jane flyers te universitetit...

 ...bojeni me i lllaf qe te vini te dy....do te kenoqeni....jua siguroj.......raki, vere, (bmv), dhe mish ne hell......e çar do robi me shume.....pak uje Bogove dhe kompletohet ajo gjoja......

I WOULD LOVE TO! seriozisht!

 Polarizimi i shoqerise ne çdo aspekt, eshte vene re me kohe, veç tani po shihet nje thellim. 

Cfare pacavurreje!

pfffffffff o ppupupu a nuk ke sth better se kohet e fundit po na habit me prurjet boshe .. sorryy  po mu kshu m duken ose i paskeni fillu pushimet qe tani .

http://www.peshkupauje.com/2011/07/blogo...

Perveç kesaj Alidea, une kam pershtypjen qe ky eshte niveli i gazetave. Ne dite mund te dali nje artikulli i mire, dy mesatar, tre qe kalojne radhen e pese kot. Eshte matematike! smiley

Ehh o Des ke te drejte smiley kot shpresojm

Me teper se nivel gazetash eshte politizimi ekstrem dhe urrejtja e shfrenuar e individeve te tille qe i shtyn te flasin per percarje kombetare sepse Rama nuk qeka kryetar bashkie me.  Mjerane te vegjel qe akoma s'kane kuptuar c'eshte kombi e populli shqiptar!

Po, ne kete moment pastaj eshte edhe kjo. E di, me kujton ata qe thoshin qe ne 2000 do binte i gjithe sistemi bankar sepse kompjuterat do kujtonin se ishte viti 1900 a 1000, se mbaj mend, e sapo te vinte 2000 do ktheheshim ne epoken e gurit. Keshtu thone edhe keta. A thua sa ish-bashkiaku eshte nje fare Zeusi qe garanton stabilitet e pas tij...katastrofe!

 Artan, une e lexova me shume vemendje shkrimin.Shkrime per tema  te tilla, me te  cilat intelektuale te ndryshem japin opinionet  e tyre me terheqin pa mase.

Ne fillim dua tju  shtroj nje pyetje, te cilen do te duhet ta mendoni shume per pergjigjen.

      Keni njohuri per historine dhe traditen klasike te   Polis-it(qytetit), qellimin inherent te tij, qe kosistonte ne  ne shpalosjen e potencialit  te miresise  te njeriu, nepermjet arresyes(liria e veprimit, e shprehjes e gjykimit per fenomene te shoqerise,...   ne perputhje me arrsyen), ndersa qellimi  mepastaj i ekzistences se intelektualve, te gjithe njerezve ne shoqeri eshte jeta ..kontemplative ?

  Ne vijim, shkrimi  me shpuri  te perceptoje  ide te soditjeve intelektuale, konceptuar jo  me miresi, si qellim i mepastajme  i jetes se shtersave te nje shoqerie qe kushtezohet  nga disa  rrethan specifike, social-politike.

 Me  ne fund per ti  rene shkurt dhe  duke besuar ne mirekuptimin nga Ju, dua te  them se shkrimit shume problematik ne sa shtroni, i mungon thelbi.Qe une e konceptoj se :Kushti  themelor qe synon nje shtet i cili synon te behet modern, eshte PAQJA E BRENDESHME, e cila sigurohet nga  njera ane nepermjet sovranitetit territorial dhe  nga ana tjeter nepermjet  nje Rendi te Rrepte  Ligjor .Vetm ky prandalon  çdo lloj  monopolizimi  te pushtetit nga individe apo grupe prane a ne mbrojtje te   pushtetit.

    Nje shtet modern nuk ka armiq te  brendshem dhe mu per kete besoj se askush nuk mund te qenderoje permbi ligjin, jashte tij.Biles as ata qe e shkelin ligjin....

 Pasoja e parrë e urrejtjes,  është mosdashuria! 

ndarrja vrastare që ndodh brenda tij...

Analfabetizem total. PPU po prek fundin.

Ky shkrim te sjell zorret ne goje. Dhe me e cuditshmja eshte se, edhe pse eshte evidente qe aty larg QE KY NJERI NUK DI TE SHKRUAJE - po fare fare ama - prapeseprape vazhdojne ta publikojne ketu dhe te na neverisin te gjithve perdite e me shume nga ky blog. Ju lutemi pak me shume selektive.

Me ka demoralizuar shume Artani sot. Ca populli paskemi qene, pa dashuri fare.

jete makabre thuaj smiley, pa pike intimiteti smiley

Budalleqe, shkrim budalla.

Askujt nuk i behet vone se kujt krah politik i perket njeri apo tjetri. Njerezit shohin punen, telashet, hallet e veta. Politika e madhe, politika konfliktuale eshte ne mendjen e analistave, politikaneve, gazetareve qe dalin neper tv apo shkruajne neper gazeta.

Kjo eshte strategjia e mediave pro-rama, kshu ka vite qe eshte. Kryetari humbi. Oburra te nxijme cdo gje, te pershkruajme situata te tensionuara, te sajojme konflikte, te kalohet me cdo kusht ideja e nje gjendje te veshtire, nje krize, nje frakture, te ciles vetem nje ndryshim i madh ne sferat e larta te politikes mund ti beje derman ketij vendi.

o hunter, se na je bo si Buda..gjithmon as i shqetsim s'ke ti, punet e tua vaj, punet e popllit vaj. mos ka fillu te shperndaje kshilli rinor i PDse i cik bar lazarati

qe nga titulli ben bummmm!  Qesharak si shkrim

te ka ftuar Luli ne gala moj

looooool O Noshka cammon a i shikon keywords: Popull, Dashuri e ku di un ku di un .. nuk duhet te jesh PD ist sikurse nuk jam as un per te  pare se ky shkrim eshte qesharak. Nuk KA ME POPULL ka shtresa te ndryshme te nje shoqerie qe formon nje komb apo nje sasi te caktuer shtetasish te nje shteti! Terminologjia popull i perket nje rryme tjeter mendimi qe sot klasifikohet primitive

e dime qe s'je PDiste, po qe s'te bezdis PD..e dime dhe kete smiley

shkrimin as e lexova fare, qe nga titulli lol

lool ika Noshka kam better things to do smiley ne fakt e ke gabim te pakten ne shkrimet e mija te dy krahet kam kritikuar

 o ti shoqja PD-iste.... hihihihi, ti PD-iste...?! me shume besoj Ravin kur thote qe po na pushtojne alienet... Do vish sonte andej nga ne, apo ke plan tjeter? 

Po ca te bejm mia Ana ime duhet te jem aliene un ndaj me lexojne si te duan smiley

p.s po ia mbath ne weekend me my love hun smiley por do shihemi ne Sunday mbrema andej smiley

Ok, dera eshte e hapur, kur te duash. smiley

Askujt nuk i behet vone se kujt krah politik i perket njeri apo tjetri.

Kjo eshte gjeja me absurde qe kam degjuar .Ketu te dine me rrenje e dhemballe ke krah politik voton dhe pse votojme fshehtas Kjo nuk me duket se tregon indiferentizem dhe s'besoj pa shkak .

Njerezit shohin punen, telashet, hallet e veta.

Sigurisht qe shikojne hallet e veta ,se s'ua zgjidh Sala dhe me teper se indiference ndaj politikes  ,eshte rruge ose menyre te sjelluri ne publik ,qe zgjedhin njerezit per t'u shpetuar telasheve qe mund t'u vine nga te shprehurit hapur te bindjeve dhe qendrimeve qe ata kane ndaj ngjarjeve apo figurave te ndryshme politike .Provoji t'i gervishesh cik ,dhe  do e kuptosh kete fakt .Jane tamam si floriri i lare ,qe kur e gervish ,nxjerr ate c'ka fsheh  brenda .

Mullai do te bente mire te shkruante dicka per "Padashurine" e politikaneve dhe jo per "Padashurine" e Shqiptareve ! Nuk ka popull ne bot te ekzistoje pa dashuri ndryshe nuk do te kishim popuj! 

 

Gazetar Mullaj calon shume. psh ai qe ne fillim thote:  " Shqiptarët janë të ndarë."  po nuk e shpjegon pse jane te ndare ? Me ate preceptimin tim te lexuesit te thejshte them se Mullaj perdor shume shume fjale por nuk shpjegon ate qe ai thote. Pse jane ndare shqiptaret, une nuk e gjeta gjekundi shpjegimin, thote vetem kaq : "te majte dhe te djathte", po kush i ndau shqiptaret me dysh me tresh dhe pse jane ndare, nuk e shpjegon! Pse eshte shkeputur komunikim ?!!!

Të majtët, të djathtët! Si ndodh gjithmonë në raste të tilla, mbas cdo shkëputjeje, komunikimi mes njerëzve të përballur, e humb me shpejtësi konstruktivitetin, cka do të thotë që, paralelisht, perceptimi i së drejtës, si koncept juridik, e humb njëlloj qënien institucionale të saj.

Paralelisht/konstruktivisht/preceptimisht/konceptisht/instuticionnalisht/..Mullaj shkruaj me shqip mer vella se na lodh kot ti nxjerim kuptimin  i bie gjate e gjate dhe nuk thua asgje!

Fraza te nderlikume, te panevojshme per mua, qe nuk shpjegojne ne thelb arsyen e ndarjes por vetem (te majtet dhe te djathet), por meren si kallup te ndare, nuk eshte puna se nuk kuptojme fjalet e permendura por na lodh ta haj dreqi se spo lexojme anglisht qe te rrime dhe te mendojme "what does it mean?"

 

 

 

a kane ndjeshmeri nacionale keta njerez?                                                                       pyetje me vend,po c'mund te thoni ju qe keni kaq vite qe  sulmoni me c'te mundni cdo gje qe ka lidhje me 'nacionalen'.si mund te ekzistoje ndjenja e solidaritetit kur dobesohet dhe sulmohet ndjenja kombetare?kur vlera me e larte eshte perkatesia partiake apo klanore.dhe kur ne kete kryqezate jane bashkuar 'nderplanetaret'  me 'haxhiqamilistet' ti pret ndjeshmeri kombetare?                                                                              

Shqiptarët janë të ndarë.

Sigurisht, kjo eshte metafore. apo jo?

Najs uan, dramaturgu Mullaj.

 

Hedh budallai nje gur ne lume dhe vrasin mendjen 100 te mencur si ta nxjerrin prej andej. Keshtu edhe me kete shkrim. Nje zgjyre e vertete. As shkrim, as persiatje, as vuajtje murgjerore, as lektisje shpirterore. Dicka e ndermjetme. Per te cilen, le t'ia themi hapur autorit: nuk ia di njeri per nder. Vuan megjithate shpirti i autorit, digjet si qiri. Nje rilindas i vertete. Nje martir i fjales poetike te adoleshences se vone. Nje doktor Adhamudh i koheve moderne. Qysh t'ia bejme qe s'ka dashuri shqiptari, accc. Po pse jane te ndare kshu qe ju hengsha drekt, aman ore? Nderkohe zbraz nga mulla e tij e semure, direkt e mbi faqen e gazetes, nje vershim te tere diarreje plot me shpifje te uleta ndaj realitetit shqiptar, te cilin autori as e njeh fare, ose e modifikon kot, sa per te justifikuar qellimin e shkrimit. Keshtu ai na flet per cifte e dashnorë shqiptarë qe i kerkojne teserat partiake njeri tjetrit perpara se te bejne seks apo se te celebrohen. Deri per femije qe luajne futboll te ndare nga njeri tjetri. C'eshte kjo ndyresi keshtu? Ne qe jetojme ne Shqiperi e dime qe kjo s'eshte e vertete. Kjo eshte nje qelbesirllek i ndyre qe ky zoteria e shkruan per te krijuar efekt ndoshta tek ata qe s'kane lidhje me shqiperine, apo per ta arsyetuar si te bazuar "gjetjen" e tij, qe shqiptaret u perkasin dy konfesioneve politike (gje qe eshte sterthene aq shpesh saqe vetem po te te kete skaduar truri mund ta rimarresh perseri per ta vene si subjekt shkrimi).

Autori - nese vertet duhet te marrim guximin ta quajme keshtu kete amator - duket se eshte habitur jashte mase nga zbulimi i jashtezakonshem qe ka bere: qe shqiptaret jane te ndare ne te majte dhe te djathte. Ju lutemi kush ta njohe, le t'ia thote ketij derdimeni qe beson se gezon ndonje fame a njohje, se njeriu eshte ambig prej natyre. Qenia njerezore dominohet here nga thirrja instiktive e individualitetit dhe here nga arsyeja racionale e solidaritetit. Here prevalon njera, e here tjetra. Kesisoj ne cdo moment te dhene do te kemi doemos dy lloje njerezish. Individualiste e komunitare. Apo sic i quajne me delikatese: te djathte e te majte. Apo sic i quajne trashe e trashe: kapitaliste e komuniste. Kjo dihet qe prej vitit 1848 (ne menyre te kodifikuar te pakten). He te keqen. Hap lexo ndonje liber. Se s'po shkruan per ndonje fis nga Afrika. Ju lutemi moderatoreve qe te na i kursejne te tilla idiotesira par exellance next time. Fenkju.

100 te mencur? ku i gjete mo?

100 te mencur ne te njejtin vend? ne te njejten kohe? astronomikisht dhe matematikisht e pamundur. smiley

Metafore Zotnija juj, metafore.

Tek qinçja, futeshe edhe ti (nëqofse te behet qejfi nga kjo smiley)

sigurisht me behet qejfi, falemnderit.

po do me behej me shume qejfi sikur te ishte e vertete. ajo ka vlere, jo qejfi im. smiley

rrofsh per komplimentin... tani me mbetet ta vertetoj brenda vetes njehere, pastaj u fitofte llotaria.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).