Bilete çeke per Flamurtarin, por vlonjatet behen “me zemër”

Flamurtari siguroi kualifikimin për në raundin e dytë të Europa Ligës, pasi humbi 2-1 me Buduçnostin në Vlorë, në takimin e përfunduar vetëm pak çaste më parë.

Fitorja 3-1 e takimit te luajtur ne Podgoricë siguroi kualifikimin e tanëve, të cilët ishin protagonistë të një ndeshjeje tepër të dobët, sidomos në pjesën e dytë.

Pasi i riu Shehaj realizoi një gol në mesin e parë, lojtarët e Flamurtarit u dukën të ç’tendosur dhe mungesa e vëmendjes në mbrojtje lejoi “makthin” Boshkoviç, shënues edhe në Podgoricë, që të gjente dy gola brenda pesë minutave, në minutat 72’ dhe 77’.

Në 15 minutat që pasuan deri në fundin e takimit, vlonjatët u përballën me një “rrethim” të vërtetë,  nga i cili i nxorri vetëm vërshëllima e gjyqtarit maltez, ndërsa malezezët iu afruan disa herë golit të tretë, që do të kishte çuar ndeshjen në kohë shtesë.

Flamurtari kalon në raundin e dytë të Europa Ligës, ku do të luajë përballë skuadrës çeke të Jablonecit.

Shumë më tepër detaje rreth ndeshjes, deklaratat e protagonistëve, reportazhe nga Vlora, të veçantat e këtij takimi, mund të gjeni në numrin e nesërm të “Sport Ekspres”.

Vllaznia do të luajë edhe ajo në raundin e dytë të Europa Ligës, por ndryshe nga sa ishte paralajmëruar, kualifikimi mund të konsiderohet gjithçka përveçse një shëtitje.

Deklaratat për fitore me tre gola diferencë u venitën të gjitha përballë një Birkirkare malteze të vendosur dhe racionale, e cila pati një rast të shkëlqyer në minutën e fundit të lojës, kur Vujadinoviç kreu një pritje shpëtimtare.

Lehtësisht, takimi mund të kishte përfunduar me shumë më tepër gola, pasi në të dy krahët pati raste të shumta për shënim, sidomos në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, shkodranët i bashkohen Flamurtarit, në raundin e dytë të pasardhëses së Kupës UEFA, ku do të luajnë ndaj zviceranëve të Tunit.

Më shumë për dramën e përjetuar në Shkodër dhe për aktualitetin e Vllaznisë do të mund të lexoni nesër, në numrin tonë të printuar e versionin online të “Sport Ekspres”

http://www.sportekspres.com/

25 Komente

 

''Flamurtari dhe Vllaznia kualifikohen ne raundin e dyte per Europa League''........... nuk eshte e rastit, 2 kryeqendrat e futbollit shqiptar.   hajde me kembe te mbare!

 

Tirana nuk ka luajtur kete tur, sepse ishte fituese e Kupes se Shqiperise. Ne turin e dyte jane: Tirana-Spartak Tërnava (Sllovaki), Flamurtari-Jabloneci (Ceki), Vllaznia-Thun (Zvicer). Dy te parat s'ja kam degjuar emrin ndonjehere, kurse Thun qe do te luaj kunder Vllaznise, mbaj mend qe ka qene ne Champions League.

Suksese skuadrave shqiptare!

Mgjs kam frike, qe do ti shesin per te fituar ndonje lek me baste. Kshu kane bere gjithmone.

 kualifikimi mund të konsiderohet gjithçka përveçse një shëtitje

Ku e kam pare kete strukture fjalie qe s'me ngjan shqip... ah po "qualification was anything but a walk in the park".

E kon perkthy me google translator...

Keshtu duket. Edhe shkrimet per skuadrat Shqiptaret duhet t'i marrin nga te huajt.

Ose thjesht s'jane te afte te shkruajne shqip. Ndeshjet jane luajtur ne Shqiperi.

Deklaratat për fitore me tre gola diferencë u venitën të gjitha përballë një Birkirkare malteze të vendosur dhe racionale,

po ky Birkarkare, emer ekipi eshte?smiley. imagjino tifozat e tyre te brohorasin: Bir-kir-kare....., bir-kurvash.smiley

e mo se birre kikiriku eshte

e mo se tema sporti jane jane te dyja. e njejta gje.smiley

p.s.  ky Birkirkare duhej te lozte kunder flamurtarit ne fakt. e imagjinon kete ekip, me kete emer te luante ne Vlore?  kur te degjonin  vlonjatet duke ''brohoritur''  emrin e ekipt te tyre ne kor,  maltezet  do thoshin: bravo,  sa  popull i zgjuar,  e kapen shpejt maltishten..smiley

beluuuuul, o beluuuuul ca te thashe? ca te thashe?

mire se skenderbeu e flamurtari u 10 qe ndeshjen e pare, po tirana e vllaznia qe moren barazim 0-0 ne ndeshjen e pare. hahaha

pjesa e pare tirana e vllaznia fitonin jashte. pjesa e dyte, tirana hengri 3, vllaznia hengri barazimin ne fund e golin e dyte ne minuta shtese. te dyja, skedine 2:1

pa car maskarenjsh

Eliminohet Tirana, ëndrra zgjati vetëm një orë

Mrekullia e Tiranës në Sllovaki zgjati pak më shumë se një orë, por  në fund, do të jetë Spartak Trnava ajo që do të luajë në raundin e tretë kualifikues të  Europa Ligës, përballë bullgarëve të Liteksit.

Pasi Gilman Lika kaloi në avantazh bardheblutë në pjesën e parë, vendasit e Trnavës barazuan pesë minuta nga fundi i pjesës. Skuadra më e sukseshme në historinë e futbollit shqiptar i rezistoi trysnisë së vendasit deri në të 66’, kur Spartaku arriti të gjente golin e avantazhit.

Të hedhur në sulm, tiranasit u  ndëshkuan edhe me  një penallti, të shndërruar në gol nga sulmuesi kryesor i kundërshtarëve, në të 85’. Rezultati prish traditën e shkëlqyer të Tiranës në vitet e fundit, të kalimit të zakonshëm të raundit të poarë.

http://www.sportekspres.com/contenti.asp...

Vllaznia bën “harakiri”, eliminim dhe lot  Vllaznisë i shpëtoi në mënyrë të pabesueshme shansi për të kaluar në raundin e tretë të Europa Ligës, ku do të luante ndaj Palermos, në një ndeshje të përfunduar vetëm pak minuta më parë.

Pas barazimit të parë në “Loro Boriçi”, Sukaj kaloi në avantazh kuqeblutë në të 14’ dhe pavarësisht se vuajtën shumë, shkodranët arritën të ruanin avantazhin deri në të 89’. Shqiptaro-kosovari Rama barazoi dhe vetëm tre minuta më pas, në kohën shtesë të takimit, vendasit gjetën golin e fitores.

Të shokuar, shkodranët shpërthyen në lot pas dëgjimit të vërshëllimës përfundimtare. Asnjëherë klubet tona nuk kanë qenë kaq të pafat.http://www.sportekspres.com/contenti.asp... Flamurtari në “gjysmë shtizë”, lojtarët: Klubi gaboi! 

Asnjë koment dhe diskutim në skuadrën e Flamurtarit nga futbollistët dhe drejtuesit për masën e dhënë dy ditë më parë nga drejtuesit e klubit, për largimin nga skuadra të katër “bigëve” Daniel Xhafaj, Jul Ahmataj, Bledar Devolli dhe Sebino Plaku. Të gjithë tregohen indiferentë dhe përveç se keqardhje nuk kanë asnjë fjalë. Dikush që tregohet më “trim” shton vetëm disa fjalë kur thotë : “Më mirë se ne e dinë ata që kanë vendosur kështu. Ne i kemi shokë dhe na vjen keq që u larguan në këtë momente dhe në këtë mënyrë nga ekipi”. As trajneri Magani nuk ka pranuar të bëjë asnjë koment për këto largime dhe duket se qëndrimin e tij për këtë e ka treguar me ato pak fjalë që thotë:  “Më duhet të ndryshoj shumë gjëra për të mbyllur gropën e krijuar në skuadër”.

Tre lëvizje - Jo vetëm një ditë më parë që zhvilloi ndeshje kontrolli, por dhe dje në ato pak minuta lojë që ka zhvilluar në seancën e fundit të përgatitjeve, trajneri Magani ka prezantuar në një farë mënyre dhe formacionin e parë që mendohet të hedhë në fushën e lojës që nga minuta e parë në ndeshjen e sotme kundër Jablonecit. Duket se zgjidhjet për Maganin kanë konsistuar në tre lëvizje të bëra në të gjitha repartet e skuadrës. Kështu në mbrojtje vendin e Ahmatajt si mbrojtës i majtë pritet ta bëjë kapiteni Sakaj dhe në vend të tij në të djathtë të mbrojtjes mendohet të vendoset Arbëri. Kështu kapiteni Sakaj që në tre ndeshjet e zhvilluara deri tani për Euroligë ka provuar të luajë më krahun e djathtë të mbrojtjes, pastaj në qendër dhe tani në të majtë. Ndërkohë në qendër të mbrojtjes mbeten të konfirmuar Brahja dhe Veliu. Në mesfushë, ku në pamje të parë, duket se nuk ka ndryshim, e vetmja lëvizje është ajo që vendin e Arbërit në krahun djathtë e ka Progni që këtë ndeshje e fillon si titullar. Ndërkohë që pjesa tjetër mbushet me Begën, Kuqin dhe Lenën. Në sulm në fillim ka qenë një mendim që luhej me skemën 4-5-1, ku vetëm Shehaj të prezantohej si sulmues i deklaruar, duke shtuar një mesfushor më shumë diku pas tij. Por dje është parë se me klasiken 4-4-2 skuadra funksionon më mirë, ndaj zgjidhja është që sulmuesi 20-vjecar Nilsi Irdizaj të jetë së bashku me Shehaj në vijën e parë të sulmit të Flamurtarit. Ndërkohë vendet bosh në pankin do të mbushen me futbollistë të rinj të ardhur këto ditë në skuadër.

http://www.sportekspres.com/contenti.asp...

Sa keq me erdhi per Tiranen e Vllaznine puuuuu, ishim 1 me 0 mer, 1 me 0, humbet ndeshja ne minuta shtese????!!!! Si humbet ndeshja ashtu mer, puuuu, thyeja kemben me te mirit te tyre baaaaa

ah sali o sali...

hunter.

E pe ndeshjen?, po e ndjekja ne internet, vetem kur pashe 2-1 ne minutat e fundit.

Me erdhi keq,  prisja barazim, merda, edhe Palermo ishte pergatitur per nje vizite ne shkoder, me duket se ishin me kurioze te vinin ne shqiperi.

jo, me internet rezultatet, gjynah te dyja smiley

uaaaa po skenderbeu ???ata jane me te miret smiley

skenderbeu?! skenderbeu hengri 4 ne korçe qe ndeshjen e pare. 

flamurtari ne turin e pare u paraqit mire. po duhet te kene probleme ne skuader, mes lojtareve them, se edhe ato ne vlore ne turin e dyte u paraqiten keq.

po tirana e vllaznia sidomos, kishin shanse kualifikimi. te dyja ishin 1 me 0 pjesen e pare, edhe barazimi i mjaftonte per kualifikim.

Jo vella e ke gabim.

Skenderbeu u mund 2-0 ne Korce jo 4-0.

 

kerkoj falje. po nejse, dobet njesoj. megjithate pritej, s'kane eksperience ndeshje nderkombetare. biles edhe flamurtari me habiti ne turin e pare, me budoshnovcin ne mal te zi bene namin aty e kaluan turin e pare.

Shpresoja dicka te tirana e vllaznia se kane me shume eksperienca ndeshje jashte.

Flamurtari dajak spektakolar 5-1.

epo do jete kjo puna e basteve,aktualisht ketu ku jam,eshte zbuluar nje goxha grup i fuqishem manipuluesish dhe po u bien...a thua ka te ne keshtu lloj hetimesh apo dale njehere smiley

ka nje m...t te madh, po per hir te vertetes jane te veshtire te kapen keto gjera, se i luajne me karta krediti ne disa website te huaja. ku marrin vesh policet tane per keto gjera??

shihi pak rezultatet e tiranes e vllaznise 2 (fitore skuadra mike) pjesa e pare, 1 (fitore finale skuadra vendase) gjithe ndeshja. rriten koeficentat live ne pjesen e pare dhe vershojne bastet ne pushim te ndeshjes

Keta miqte kane cdo gje ne pellembe te dores,thjesht i lene ta thellojne mire zullumin qe dhe ta hane e mos te bezajne ne fund...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).