Kokëçarja politike me kauzën palestineze Arlind Qori Rreth një javë më parë pak, fare pak njerëz u mblodhën disa metra afër kangjellave të kryeministrisë për të shpallur publikisht protestën ndaj kërkesës së ministrit të jashtëm izraelit për mosnjohjen e shtetit të Palestinës nga ana e Shqipërisë. Kritikët zemërgjerë të këtij akti ua kursyen pjesëmarrësve etiketat e modës perëndimoriste të tipit: mjekërgjatë, fondamentalistë, orientalistë, protalebanë, komunistë, prishës të imazhit (megjithëse nëpër forume virtuale kish syresh që kur morën vesh ngjarjen e pritshme arritën deri edhe të luten për anullimin e saj për hir të interesave të larta kombëtare që rrezikoheshin në rast se fuqitë sa të mëdha aq edhe të mira e merrnin vesh se paska do shqiptarë që s’u vijnë pas avazit, a thua se interesat e shteteve ndryshojnë si kapriçot e personazheve të telenovelave?!) Them zemërgjerë pa ironi pasi përveç kritikave përmbajtësore të mbështetura në argumente moralizuese e gjeopolitike, kusuri i vetëm ishte ndonjë seancë e atypëratyshme psikanalitike që rrekej ta gjente motivin e protestës tek imitimi i anti-globalistëve prej “jashtë shtetit”. Mënjanë këtë shkarje joserioze, s’do ishte keq të merreshim me aspektet moralizuese e gjeopolitike pasi në to shfaqet hapur ideologjia si formë jo-kritike mendimi, çka në rastin [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).