basha-pd-fitorja.jpg (240×180)Lulzim Basha ka dalë në konferencën e parë për shtyp pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që la në fuqi atë të KQZ-së që e shpallte kryetarin e ardhshëm të Bashkisë së Tiranës. Ai ka theksuar se ka korrur një fitore të ligjshme dhe të merituar. Basha deklaroi se siç ndodhi edhe në fushatë, zëri i qytetarëve do të dëgjohet edhe në bashki. “Gëzimi i ligjshëm që na ka pushtuar të gjithëve është një gëzim i hapur dhe i merituar. Është një gëzim i ligjshëm sepse kemi korrur një fitore të ligjshme, të ndershme që është shprehje e drejtpërdrejt e vullnetit të qytetarëve të Tiranës që besuan në shumicë në programin tonë. Besuan në projektin tonë për Tiranën evropiane dhe mbi të gjitha në seriozitetin tonë për ta vënë në jetë këtë sipërmarrje të madhe që Tirana jonë ka kohë që e pret." Përditësuar

Fjalimi i plotë i Bashës:

“Të dashur miq, bashkëqytetarët e mi, gëzimi i ligjshëm që na ka pushtuar është një gëzim i hapur dhe një gëzim i merituar. Është një gëzim i ligjshëm sepse kemi korrur një fitore të ligjshme, një fitore të ndershme, një fitore që është shprehje e drejtpërdrejtë e vullnetit të qytetarëve të Tiranës.

Qytetarët e Tiranës besuan në programin tonë e projektin tonë për Tiranën Europiane, dhe mbi të gjithë në seriozitetin tonë për të vënë në jetë këtë sipërmarrje të madhe, që Tirana ka kohë që e meriton.

Gëzimi ka qenë i pandashëm në fushatën tonë sepse i kishim hyrë një beteje të sinqertë për qytetin. Qyteti ynë na thirri ne për ta nxjerrë nga udhëkryqi hallemadh. Vizituam dhe prekëm së bashku rrugë e lagje, rrugica e këndë dhe këqyrëm çdo plagë të kësaj shtëpie të madhe që na strehon të gjithëve. Gjatë kësaj fushatë kam dëgjuar shqetësimet tuaja, dëshirat tuaja për qytetin dhe si kryebashkiak i ardhshëm i Tiranës do ta filloj me pasion punën dhe do të vazhdoj tu dëgjoj.

Qytetarët kanë pasur pushtet si asnjëherë gjatë kësaj fushate dhe do vazhdojnë ta kenë atë.

Zëri i çdo qytetari u dëgjua në procesin zgjedhor dhe zëri i çdo qytetari do dëgjohet tani e tutje në bashkinë Tiranës.

Po kësaj rruge nuk i hymë vetëm, por me shumë miq e shokë, me aleatë e qytetarë të angazhuar në mendjen e tyre për të nesërmen e Tiranës, sepse kryeqyteti është kryeqyteti shpirtëror e kulturor i Shqipërisë, prandaj ishim kaq shumë në këto zgjedhje dhe do jemi nesër edhe më shumë.

Tirana na frymëzoi të gjithëve dhe me këtë frymëzim ne ia arritëm të krijojmë një sinergji, një rezonancë të së mirës dhe tiranasit na besuan, na besuan ndryshimin e vërtetë evropian që ky qytet ka nevojë.

Por Tirana kërkon angazhimin e një sipërmarrje zemrash e vullnetesh të hekurta. Tirana ka nevojë për vizion të sprovuar. Ndaj sot dua të falënderoj qytetarët e Tiranës që gjetën kohë për të ndarë me mua problemet e shpresën.

Dua t’i falënderoj për durimin dhe qytetarinë me të cilën pritën përfundimin e këtij procesi.

Dua sot të falënderoj edhe njëherë partnerët e koalicionit. Një falënderim për komisionerët, numëruesit e vëzhguesit e Partisë Demokratike dhe për të gjithë ata që bënë të mundur që këto zgjedhje të ishin të lira, të ndershme, transparente.

Dua të falënderoj drejtësinë që dha një drejtësi për Tiranën.

Dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi.

Dua të falënderoj Aurelën dhe Dafinën dhe të gjithë familjen time për mbështetjen gjatë kësaj fushate.

Unë do të angazhohem me mish e me shpirt për të mbajtur premtimet dhe do bëj gjithçka mundem për qytetin tonë, duke pasur parasysh çdo bashkëqytetar tonin.

Ndryshimi nuk do të vijë brenda natës, por ndryshimi po vjen, pavarësisht nëse keni votuar për mua apo jo.

Unë ftoj sot të gjithë qytetarët e Tiranës të bashkohemi për të punuar për të ardhmen tonë.

Ejani e bashkohuni me mua për të kthyer shpresat tona në realitet.

Tani puna fillon, ju jeni të parët, Tirana është e para. Ky nuk është më slogan. E ardhmja e qytetit tonë nis.”

____________

Në një sallë plot, vendimi i shkurtër i lexuar nga relatorja Sashenka Jonuzi ishte vendimi i fundit që socialistët prisnin të dëgjonin. “Kolegji Zgjedhor, në bazë të nenit 153, pika 3 e Kodit Zgjedhor, rrëzon si të pabazuar në ligj dhe për shkak të tejkalimit të afateve kërkesën e PS”, ka deklaruar Jonuzi. 

Në orën 13.30 Kolegji rrëzoi kërkesën e fundit ankimore për kryetarin e bashkisë së Tiranës, e depozituar nga Partia e Pensionistëve. Që nga ky moment Lulzim Bashës i duhet të marrë brenda 20 ditëve nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vërtetimin e mandatit. Neni 40 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore parashikon se shpallja e vlefshmërisë së mandatit bëhet në mbledhjen më të parë të Këshillit të Bashkisë, ku kryetari bën betimin.Kurse ushtrimi i mandatit fillon në çastin kur betohet.

Në rast se Këshilli Bashkiak ose komunal nuk mblidhet brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, atëhere është prefekti që organizon ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë në mjedisin e bashkisë dhe në prani të banorëve të njësisë përkatëse. Mbledhja e radhës së KQZ-së për shpërndarjen e mandateve për Këshillin e Bashkisë Tiranë pritet të mbahet të hënën.  

78 Komente

"Përvec rikthimit të cështjes së pavlefshmërisë në KQZ për shqyrtim në themel, socialistët i kishin kërkuar Kolegjit edhe shqyrtimin në themel prej vetë Kolegjit."

Ne picke te mizes, a ka p none me e zberthy ket?!?!?!

Nesje, Sashenkes ju boft dita 1000 se na shpetoi nga ky bezbezi i zgjedhjeve. Me krahe t'lehta Lul, shif mos bosh edhe nej pune per TR while you steal. Ed Roma it shit.

dajosh, kur e lexova kete: .... ''Përvec rikthimit të cështjes së pavlefshmërisë në KQZ për shqyrtim në themel, socialistët i kishin kërkuar Kolegjit edhe shqyrtimin në themel prej vetë Kolegjit'' ...    te njejten gje mendova dhe une, hajde ta zberthesh kete?smiley.   si puna e atij skecit: gjermani qe veshur si gjerman, qe ne ta merrnim per partizan...smiley

kam vene re qe PS-ja eshte shume dobet me  keshilltaret ligjor (avukatet.smiley), vazhdimisht i ka humbur betejat ligjore keto kohet e fundit..

 Mire kete belulin ketu poshte e kuptoj, se ai s'dinte as se ca flamuri kishte kombi i vet per 45 vjet (eshte bere qyfyr gjithandej ku e kam treguar), po ti u dajosh, qe je dhe i zgjuar, cne qe s'e kupton?

Ose kolegji te kthente ceshtjen e pavlefshmerise ne kqz, ose kolegji ta jepte vete pavlefshmerine. Kaq. Mos u bej dhe ti belul kandari. lol

po XP, mig a ça te duash ti, beluli nuk e ''dinte'' flamurin e kombit te vet sepse per per 45 vjet na kishin çare trapin me ate yllin.  ylli i kuq keshtu, e ylli me pese capa ashtu.....  ajo shqiponja, as qe permendej fare.  nuk ekzistonte. ishte e parendesisheme.  ai ishte flamur i rreme, jo i kombit tim.smiley

po ti se ben dot  kete dallimin. ska se si, je  i sojit te ulet. nevel i ''moltos'' mo... zgjebarak hesapi.  car me zile nga ate qe bejne vec zhurme.

E pra, nuk dukej shqiponja. S'ke faj. Te kuptoj. 

 

po, ne syte e mi nuk dukej.

a, se harrova:  boll me mbajte neper goje mor burre, nuk u lodhe.smiley

(eshte bere qyfyr gjithandej ku e kam treguar)

 

p.s   paske gjet nickun ''pienku'' e duhur me ne fund.te shkoka.smiley

 hahaha, me shkrive me humorin. ueeeee, sa e forte. njish je, njish

e di qe sje ne humor sot. po kerkesen e PS e rrezoi kolegji, jo beluli.smiley.  vete i fillove ''grimcat humoristike''. ste kam faj.smiley

 Si e rrëzoi, tuç me hedhje krahqafë apo me duel kushtetute me nene turinjve...hajde vend i pjerdhur megjithë drejtësi e me të tëra...jepi Lul, se me këta shokë e shoqe do i çash ballin Tironës. Na morrsh t'ligat me atë t'qeshmen si spec turshi.

Dajosh nga eshte kjo Sashenka me origjine, se kur per kerkesen e pare te PS-se (e cila u rrezua) ishte relator njefare Ndreca na the qe normalisht dikush i quajtur Ndreca do ta rrezonte kerkesen e PS-se. 

Ca pretshit nga emri Sashenka Jonuzi mor aman, ka qene nji shitese perimesh me emrin Sashenka, ka qene dhe nji roje fabrike me emrin Jonuzi.

Dmth kjo zonja i bie te jete roje perimesh.

 

                                  

like

Mora vesh qe ps po ben ankese tjeter. fituesi del ne shtator.

na u ca bolla me ket muhabet!

Mora vesh qe ps po ben ankese tjeter.

 

ku, ne gjykaten e Hages?smiley

Dy here bie daci ne kos.

Katastrofe!

Pse e beni kaq tragjike?

Zere se do e fillojme dhe nje here nga e para.

Kthehemi ne vitin 1991 dhe rifilojme.

V.K se iken 20 vjet dhe ne ne vend numero...

 Iku nga Bashkia,tani nga Partia.

 

 

Shkruan:
Andi Bushati 08-07-2011 11:47

http://www.mapo.al/index.php?z=blog&bcategory=Andi%20Bushati&id=1160

Një kolegj me kok a pil

I gjithë procesi i tejzgjatur postzgjedhor ka shërbyer vetëm për një gjë: për të na dëshmuar pamundësinë e drejtësisë për të dhënë drejtësi. Ajo çka ka ndodhur në godinën e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u mblodhën dy ditët e shkuara dy trupa të Kolegjit Zgjedhor, është prova më e mirë e një procesi të paragjykuar. Ja përse.

Gjatë këtyre dy ditëve (dje dhe pardje) mediat folën për tërheqjen e kërkesës së PS-së për pavlefshmërinë e zgjedhjeve. Për tentativën e PD-së për të bashkuar disa çështje në një gjykim. Pastaj, për ripërsëritjen e kërkesës së avokatëve të socialistëve, një ditë më pas, me një trupë të ndryshme gjyqtarësh. Deri këtu kronika ka qenë e saktë, por krejtësisht e paplotë. Sepse fare pak, aspak, ose në mënyrë të mjegullt, u fol për shkaqet e këtyre manovrave taktike. Në fakt ato janë thelbi i problemit. Ato janë sfondi që na lejon të zbulojmë sipërfaqen.

Pyetja që shtrohet është: pse demokratët kërkuan të bashkojnë dy kërkesa në një gjykim të mërkurën dhe pse socialistët u tërhoqën nga kërkesa e tyre të njëjtën ditë? Për ata që kanë informacion nga kampet e dy partive, përgjigjja është e thjeshtë. Sepse trupa e Kolegjit që gjykonte të mërkurën konsiderohej nga palët me shumicë demokrate.  Tashmë të dy gjykimet e mëparshme dhe disa të tjerë paraardhës, kanë lejuar t’i ndajnë edhe këta gjyqtarë të përzgjedhur, në “blu” dhe të “kuq”. Raporti i tyre, atë ditë, rezultonte sipas llogarive, tre me dy në favor të pushtetit. Pikërisht në bazë të këtij kalkulimi juristët e PD-së menduan ta mbyllnin njëherë e mirë çështjen e zgjedhjeve të Tiranës. Kërkesës së socialistëve që kolegji të detyronte KQZ-në të merrte në shqyrtim bilancin e votave që s’përputheshin me numrin e zgjedhësve, ata donin t’i shtonin edhe një çështje të dytë, atë të Partisë së Pensionistëve që kërkonte pavlefshmëri. Llogaria e demokratëve qe e thjeshtë. Kolegji këtë radhë ishte me shumicë blu. Prandaj si i tillë duhej të jepte përgjigje edhe për një gjë që ankimuesi do ta kërkonte në një fazë të mëvonshme. Pra, nga kjo fatlumsi e shortit, juristët e PD-së tentuan t’i jepnin fund garës gjyqësore për Tiranën.

Në të njëjtin nivel qe edhe logjika e të majtëve. Më mirë tërhiqemi dhe e ripërsërisim kërkesën nesër. Pra, fjala është për gjykimin e së enjtes. Në të shorti kish vendosur një tjetër trupë gjykuese. Pikërisht atë që kish marrë vendimin për hapjen edhe numërimin e afro 1500 kutive, që u shkoi disi për shtat socialistëve. Prandaj ata bënë një manovër juridike, për të kaluar nga një humbje e sigurt në një shans më shumë.

Pra, siç shihet, të gjithë këto lëvizje të komanduara në zyrat e partive, që tashmë kanë të skanuara preferencat e tetë gjykatësve, (mazhoranca ka në dorë edhe përgjimin fizik e telefonik të tyre) nuk kanë asnjë lidhje me drejtësinë. I gjithë ky proces pas zgjedhor po dëshmon se në këtë vend nuk po vendosen standarde, nuk po jepet drejtësi për mënyrën sesi duhet llogaritur vota e hedhur në kutinë e gabuar, sesi duhet gjykuar bërja e ligjeve pas përfundimit të procedurave, sesi duhen quajtur ato zgjedhje kur diferenca mes rivalëve është më e vogël se numri i votave që dalin tepër, sesi çmohen precedentët dhe si zbatohet ligji. Si për t’i vënë kapakun një fundi të shëmtuar, gjithçka po ngelet në dorën tekanjoze të shortit, i cili do të krijojë një shumicë gjykatësish të “kuq” apo “blu”.

Ndaj çfarëdo vendimi të kemi sot, qoftë atë për mbylljen e kësaj afere të trishtë, qoftë vazhdimin e kësaj maratone gjyqësore, përmes kthimit në KQZ e pastaj rikthimit të ri në një kolegj që nuk dihet cilës ngjyrë do t’i përkasë, një gjë është e sigurt. Askush nuk mund të flasë për vendosjen e një standardi, për një gjykim të drejtë në bazë të fakteve dhe provave, në bazë të formimit të këtyre juristëve që prezumohet të jenë ndër më të mirët në vend, apo, në fund të fundit, në bazë të profesionalizmit të tyre në gjykimin e një çështjeje. Përfundimi i zgjedhjeve do jetë në dorë të një shorti dhe nga kombinimi i tij, mes ithtarëve të ligjit dhe ithtarëve të pushtetit.

Por, kjo lojë me kok a pil nuk është e keqja e vetme e kësaj maskarade, që pasi përfshiu politikën, përdhosi KQZ-në, tani po përbalt përfundimisht edhe gjyqësorin. Sepse një demokraci që në vend të parimeve zgjedh ta lërë veten në dorë të hedhjes së monedhës, është një demokraci që nuk funksionon. Dhe në sisteme të tilla, monedha bie gjithnjë në anën e pushtetit.

I gjithë procesi i tejzgjatur postzgjedhor ka shërbyer vetëm për një gjë: për të na dëshmuar pamundësinë e drejtësisë për të dhënë drejtësi.

Ndoshta i gjithe problemi i shoqerise sone, ose me sakte ndoshta i gjysmes se shoqerise sone shqiptare, eshte tek pritshmeria e larte ndaj nje koncepti, i cili me teper se praktik, eshte nje iluzion i gjalle, dhe pikerisht: Ne kujtojme se gjykata, ose nje trupe gjykuese jep domosdoshmerisht DREJTESI.

Por per mendimin tim, piken mbi "i" e ka vene nje gjykates gjerman, i cili kundrejt kerkeses se dikujt qe te vendosej drejtesia, iu pergjigj ftohte fare: "Zoteri, ketu tek une nuk keni per te marre DREJTESI, por thjesht nje VENDIM GJYQI."

 

Keshtuqe mendoj qe me e mira qe mund te nxjerrim nga kjo situate eshte:

Te ulim pritshmerine tone ndaj shtetit dhe vecanerisht ndaj drejtesise dhe le te kthehemi ne nje shoqeri me

Lowered Expectations

 

Keta jemi - keta kemi - keta meritojme.

“Kolegji Zgjedhor, në bazë të nenit 153, pika 3 e Kodit Zgjedhor, rrëzon si të pabazuar në ligj dhe për shkak të tejkalimit të afateve kërkesën e PS”,

Domethene nuk i kane cuar ne kohe?

Me duket se e kan te percaktuar qe nga momenti i perpilimit te tabelave nga KQZ ka nje afat kohor per ankimim. Me duket se "humbja e kohes" ndodhi me pritjen e vendimit qe ishte para dy javesh. Mbase na ndricon me mire ndonje peshk tjeter barbun.

Ehhoooo sa here kan dale njerzit te pafajshem per moscuarjen ne koh. Nuk po e sheh cpo bejn me Gerdecin, kan mbi 3 vite dhe shty sot shty neser, derisa te mbaroje afati. Ilir kaptinmodhi ne po te njejtin argument u kap, si precedenti i ceshtjesh Basha 140 Mio. garadsh, mbraroj koha ku mund te me akozosh. Fundja sic thote ne populli, koha eshte flori dhe me gjithe ato flori qe kan aty skan koh me u mor me baker.
Psh ke noi rob inot ti, mjafton ta vrasesh, te zhdukesh ja ca vite, te moresh nje avukat smiley te mire dhe te ngathet qe ta vonoj ceshtjen, por ne te njejten kohe, koha jote te prodhoje flori dhe del i pafajshem fare, bile mund te pretendosh edhe demshperblim per prishje imazhi apo berje me gjak xhakete.

 

Pushteti i Pestë

Nga Anila Basha

PD më në fund, nëpërmjet institucioneve të saj, vendosi të vjedhë edhe të fundit gjë që mund të vidhte në këtë vend: votën e shqiptarëve. Jo se është hera e parë, ndoshta nuk do të jetë as hera e fundit për sa kohë që do të kemi një opozitë që ende tregohet e brishtë dhe e paaftë të ruajë votën e qytetarëve. Vendimi i kolegjit zgjedhor, që legjitimon vjedhjen në tavolinë të votës së shqiptarëve në mënyrë të padrejtë, na bën të qartë se në Shqipëri është instaluar një pushtet i pestë: e ka emrin, pushteti i vjedhjes.

Nuk ka rëndësi se çfarë vjedh që sot e tutje: nëse vjedh vite burgu për një kriminel ordiner; nëse vjedh shtëpi e makina apo xhepa të varfër pensionistësh sikurse bën një personazh minoren shumë mediatik; nëse vjedh fondet publike për interesa personale apo nëse vjedh prona qytetarësh me vendime gjykate. E rëndësishme është se që nga sot, mund të vjedhësh cfarë të duash, por nuk do të dënohesh.

Dhe për këtë, duhet propozuar që “vjedhja” si një vepër penale, duhet të zhduket edhe nga kodi penal i republikës së Shqipërisë. Sepse vjedhja tashmë e ka një institucion të vetin, madje apriori ka vetëzgjedhur edhe kryetarin. Deputetët e opozitës duhet të mblidhen në shtator në kuvend dhe të jenë të parët që të mbështesin një iniciativë të tillë.

Nuk ka rëndësi tashmë se kush vjedh, madje gjykata e faktit në fier, duhet të anulojë vendimin e para do ditëve, ku penalizonte me 1 milionë lekë gjobë një qytetar që kishte vjedhur një votë. Ky i fundit, duhet të ngrejë padi për këta gjyqtarë që punojnë me dy standarte: pse gjyqtarët e Tiranës legjitimojnë vjedhjen dhe i japin asaj përparësi, ndërsa ky i shkreti s;bëri gjë tjetër veç vodhi një votë dhe duhet të ketë në dëshminë e tij të penalitetit një dënim?

Të gjitha çështjet që hetohen nga prokuroria shqiptare për vjedhje apo shpërdorim detyre me fondet publike duhet të pushohen menjëherë. Duhet të propozohet madje edhe shkrirja e institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Eshtë institucion që nuk i hyn kujt në punë, harxhon kot paratë e taksapaguesve shqiptarë. Do të ishte mirë që këto para, tu kalojnë zyrtarëve të rinj që do të punojnë tek institucioni i vjedhjes. Vjedhja do të ketë edhe zërin e vet, dmth një zëdhënës. Se kush është ky, është vendosur nga qeveria në pushtet. Eshtë ai që duhet të bëjë publike edhe projektligjin me të cilin do të duhet të funksionojë institucioni i vjedhjes.

Sepse për krijimin e institucionit të vjedhjes, kemi edhe bekimin e ndërkombëtarëve. Kështu të paktën, do ta kemi të cliruar shpirtin e mendjen. Na duhet ky hap sepse po vërejmë, që në shoqërinë e sotme, vjedhja është virtut, për politikanët është nder dhe lavdi; është ngjitje në karrierë në mënyrë të suksesshme; është një fenomen me të cilin që nga sot duhet të krenohemi.

Cfare vote te vjedhur behet fjale?

 

Sequi: Interesi kombëtar, para atij partiak

“Është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të vendosin interesin e vendit mbi interesin e ngushtë partiak, dhe do doja të theksoja atë që kamë bërë gjatë javëve të fundit. Është shumë e rëndësishme që të shihet interesi kombëtar, kjo, drejtë procesit të integrimit”.

Kështu deklaroi ambasadori i BE-se, Ettore Sequi, në një intervistë eskluzive për RTV “Ora News”, pas vendimit të sotëm të Kolegjit Zgjedhor.Sequi duke e vlerësuar Kolegjin Zgjedhor si autoritetin më të lartë që vendos për ankimimet për procesin zgjedhor, tha se ende nuk e ka lexuar argumentimin ligjor të vendimit të sotëm, ndaj nuk mund të bëjë komente lidhur me të.

“Nuk e kam lexuar argumentimi ligjor të Kolegjit Zgjedhor dhe nuk jam në gjendje të bëj komente të mëtejshme”. Ambasadori i BE-se, Ettore Sequi u mundua të shmangte deklaratat politike, duke mos bërë asnjë koment, por në të njëjtën kohë, vuri në dukje se vetëm zgjidhjet institucionale të ardhura përmes dialogut politik dhe marrëveshjes në respekt të Kushtetutës, ligjit në vend, do t`u shërbente interesave të qytetarëve.

“Unë jam shumë i fokusuar për proceset e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mbarëvajtja e zgjedhjeve”. Ai tha se edhe procesi zgjedhor është pjesë e këtij procesi, pasi bën pjesë në 12 prioritetet e BE-së.

 

 

Braçe u përgjigjet ambasadorëve: Vjedhja s’është interes kombëtar

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka reaguar në lidhje me deklaratat e disa ambasadorëve ndërkombëtarë në Tiranë, të cilët kanë thënë se interesat kombëtare duhet të vihen në radhë të parë. Braçe ka shkruar në profilin e vet në Facebook se të vjedhësh nuk është interes ndërkombëtar.

“Nuk dua të dëgjoj më të huaj. Asnjërin prej tyre. Nuk i besoj më. Ishin aty, numëruan deri në votën e fundit, publikisht e llërë jashtë. Bënë mbledhjet dhe panë fituesin. E uruan dhe i thanë të përmbahej. Po na tregojnë interesin kombëtar?! Vjedhja s’është interes kombëtar”, ka thënë zoti Braçe.

Po qaj nga fjalet e Lulit. Me falenderoj dhe mua. Une nuk e votovaate dite se isha ne pune duke shtypur ne shtypshkronje fletet qe e nxorren fitues.

Hallall

 

Kam nje sygjerim per proteste paqesore dhe demokratike.

Kush mendon qe vjedhjet ne Tirane jan vjedhur te marri nje qese ta mbushi me jashqitje dhe tja hedhi nderteses se Kolegjit Zgjedhor.

Menyre proteste me paqesore dhe demokratike zorr se gjen.

 

O Rono, po pse o burr ben sikur nuk jeton ne kte shtet. Shifi pak precedentet e gjykatesve federale ktu ne lidhje me ceshtje politike dhe ke per ta pa qe gjykojne ne linja partiake. Kronologjia qe ka dhene Bushati me lart eshte shume e drejte, ankimet jane feminore.

Dejon,

Vjedhja nuk eshte ceshtje politike eshte ceshtje kriminale.

Rono leri "straw man"-at, thelbi eshte tjeter ktu

Dejon

A ke ndonje argument llogjik, moral dhe ligjor (te ky i fundit jam i sigurt qe nuk ke) qe justifikon vjedhjen per arsye politike? Nese ke, sille ktu se kam kuriozitet ta mesoj.

Po nuk pertove elaboroje pak kte "thelbin".

Me e bukura eshte se kjo Sashenka, eshte bija e atentatorit veteran e me te njohur te njesiteve guerrile komuniste ne Vlore. E perkedhelur dhe e perkrahur gjithmone nga pushteti kominist ne rrethin e Vlores,ajo ka pasur gjithmone poste te rendesishme ne gjykate edhe pse nje person i rendomte,pa horizont e medioker.Nje tjeter çudi eshte fakti,se si ka arritur te jete aty ku eshte sot,per arsye se nuk eshte me "biografi te mire" dhe tradiconalisht pushteti i Berishes,te tille persona nuk i ka preferuar dhe preferon. Pra,sot,vajza e veteranit komunist vlonjat (nuk di ne se vete Sashenka ka qene anetare partie apo jo,por gjithsesi e preferuar nga regjimi i kaluar as qe diskutoher), del ne mbrojte te Berishes dhe behet tellall i tij. Nuk di ç'te them,ne Shqiperi,ngjajne çudira te papara.Bie,fjale (tani m'u kujtua),Neritan Ceka,nga nje anti-berishist i vendosur,eshte tani keshilletar i kryeminstrit ...

Bir Selman i nenes,ke te qaj me pare !

edhe edi me salen eshte po ta shohe thelle thelle selmani

jo jo, ai eshte salaedin-i.smiley

Keta jemi - keto meritojme.

 

Dhe ti e kalon lumin lehtazi me kete...

 

Ja dhe reagimi i Rames:

 

Rama: Sot, kusarët festojnë
08/07/2011 19:10

 

 Sot, kusarët festojnë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka deklaruar se me vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor drejtësia në Shqipëri ka vdekur.

Kreu i PS-së ka paralajmëruar se një aksion të madh popullor për të ringjallur drejtësinë.

“Sot fjalët tona janë të tepërta, sepse Kolegji Zgjedhor vulosi një grabitje të dhunshme ditën për diell dhe, sy për sy, përpara një populli të tërë, nxori humbësin fitues duke bërë qorrin e shurdhin si në çdo regjim pa drejtësi. Sot fjalët tona janë të tepërta, sepse të gjithë e dinë të vërtetën e zgjedhjeve në Tiranë, edhe qytetarët, edhe gazetarët, edhe ndërkombëtarët, edhe gjyqtarët, edhe kusarët. Sot fjalët tona janë të tepërta, sepse akti i Kolegjit Zgjedhor flet më shumë se çdo fjalë për kapitullimin pa kushte të drejtësisë, nën trysninë e një pushteti kusarësh e matrapazësh që i lejojnë vetes çdo gjë dhe nuk ndëshkohen për asgjë”, është shprehur Rama.

“Sot fjalët e çdo shqiptari që nuk vjedh janë të tepërta, sepse sot çdo hajdut ka të drejtë ta festojë lajmin që vjedhjen në Shqipëri ligji mund ta dënojë sa të dojë, po gjykata mund ta lejojë kur të dojë. Sot fjalët janë të tepërta, sepse drejtësia në Shqipëri ka vdekur. Ndërsa opozita do të flasë me një aksion të madh popullor për të ringjallur drejtësinë dhe shpëtuar Shqipërinë nga pengmarrësit e saj”, theksoi Rama.

 

A mundet dikush afer PS-se te na thote se c'perben ky aksion i madh popullor (nqftse eshte dicka reale)?

"Sot hajdutet mund te festojne"

Asnjehere nuk kam kuptuar pse eshte kaq i natyrshem binomi ndyresire-PD? Dua te kuptoj, kaq e forte eshte forca e gravitetit qe kjo force politike per felliqsirat, sa nuk ka ngelur injorant, funderrine, spiunet hajdut, qe une kam njohur gjate jetes time qe mos u jete bashkuar atyre. E nuk flas per ata perosnazhet qe shihni ne tv, po per ata qe me ka rastisur te takoj ne ambjentet e punes, apo ata qe dikur kam patur ne shkolle e qe mezi mbaronin dy klase shkolle. Madje edhe ndonje legen, qe dikur cuditerisht simpatizonte PS, sot eshte rikthyer ne habitatin e tij natyral.

+10

O Zysh FLORA KU JE?

ka ik me pushime smiley))))))

 

I humburi nga “fitorja”

 

Nga Mero Baze

Dy muaj pas zgjedhjeve të 8 Majit, Kolegji Zgjedhor refuzoi të hetojë mospërputhjen e rezultatit me numrin e votuesve në Tiranë, duke i hapur rrugën drejt administrimit të Bashkisë Lulëzim Bashës, dhe duke varrosur përfundimisht shpresat për një fitues të zgjedhjeve në Tiranë. Vendimi, i cili ishte një gjest cinik që konsolidonte “shpëtimin” e Lulëzim Bashës me afate dhe procedurë, nuk ka cenuar politikisht aspak dinjitetin e opozitës dhe as bilancin politik të Edi Ramës. Përkundrazi, frika për tu përballur me faktet dhe për t’i gjykuar ato duke u fshehur tek afatet e diskutueshme, kanë çimentuar në shoqërinë shqiptare psikozën e grabitjes së mandatit të Tiranës nga Sali Berisha. Opozita, e cila do të qeverisë pas 8 Majit thuajse gjithë qytetet e vendit, u zbua me dhunë nga qeverisja e Tiranës. Procesi i dhunimit, i cili zgjati plot dy muaj, nguliti në mendjen e shqiptarëve dy fakte të rënda. E para që vota e qytetarëve është e parëndësishme përballë vullnetit të pushtetit për ta deformuar atë, dhe e dyta që drejtësia është e pafuqishme për të ndalur një krim politik siç ishte grabitja e këtij mandati. Këto dy leksione të egra që dhanë zgjedhjet e 8 Majit dhe vendimi i 8 Korrikut do të rëndojnë për një kohë të gjatë në kujtesën e këtij vendi si përdhunim i shpresës për zgjedhje të lira dhe ndërrim të pushtetit me votë. Si çdo përdhunim, ai do të lërë pasoja mbi shoqërinë tonë, por mbi të gjitha ai do të ndjekë si mallkim përdhunuesin e këtij procesi, Lulëzim Bashën.

Pikësëpari ky “fitues” ka probleme me procedurën e vjedhjes. Profili i tij i njohur si njeri i paaftë dhe artificial e ndoqi dhe në këtë proces të grabitjes së votës. Ai nuk mundi dot të manipulonte. Ai nuk u bë dot një hajdut i padukshëm manipulativ që shpallet fitues për shkak të hileve. Ai ashtu siç u kap para 8 majit duke manipuluar fushatën, duke blerë vota, duke përdorur kriminelë dhe vrasës, duke përdorur karta fallco dhe të dhënat tona personale, po ashtu u kap pas 14 majit duke grabitur mandatin. Ai nuk ja doli dot të vidhte këto zgjedhje pa u kapur, dhe kjo është një fitore e madhe e opozitës. I dorëzuar para fakteve dhe i kapur me presh në dorë, ai thjesht na tha: më falni, unë vodha por ju s’keni të drejtë të ma merrni mallin e vjedhur se ka kaluar afati. Kështu na tha kur u akuzua për vjedhjen e 220 milionë eurove në rrugën Rrëshen- Kalimash. Prokuroria e kapi duke vjedhur dhe ja faktoi, por ai u mbrojt se dosja shkoi një ditë më vonë në dyert e mbyllura të gjykatës. Kjo është në një farë mënyre alibia e jetës së tij si hajdut. Ai nuk e ka mbështetur jetën tek zotësia, por tek hilet, nuk e ka mbështetur pafajësinë tek drejtësia, por tek marifetet, nuk e ka mbështetur karrierën politike tek vetvetja, por tek Babi i Argitës. Ai nuk na vodhi dot, thjesht na rrëmbeu mandatin me forcën e pushtetit dhe nuk pranon të gjykohet.

Një arsye e dytë përse ky njeri ka humbur nga kjo grabitje, është vetë karriera e tij politike në PD. Ai është aty jo si vlerë, por si hipotekë fallco e familjes Berisha. Dhe si çdo njeri që përdoret për mbulesë fallco në pushtet, në biografinë e tij duhej doemos një peng. Ai është tani sinonimi i një pirgu akuzash të pagjykuar për procedurë, të cilat do të hapen sapo ky njeri të tentojë ta quajë të vetën hipotekën fallco që familja Berisha ka vënë për të në politikë. Lulëzim Basha e ka gati dosjen në prokurori për vjedhjen e rrugës Durrës- Kukës. Mjafton një fakt i ri të riçohet në prokurori dhe çështja aktivizohet, për më tepër që tani është dhe pa imunitet parlamentar. Lulëzim Basha e ka gati dosjen e vrasjeve të 21 Janarit. Mjafton një pasthirrmë e Ndrea Prendit, njeri i brendshëm i familjes Berisha, që ky njeri të çohet para drejtësisë për vrasje, nëse tenton ta përdorë për vete hipotekën që i ka dhënë familja Berisha në politikë. Por mbi të gjitha ky njeri është i pambrojtur në grabitjen e mandatit të Tiranës. Dosja me provat e manipulimit është publike dhe qytetarët shqiptarë panë me sytë e tyre fituesin më 14 Maj dhe përdhunuesin e procesit më 8 Korrik. Lulëzim Basha ka vetëm një shans pas kësaj të bëjë karrierë në PD, të jetë hija e Familjes së Sali Berishës si trashëgimtar i pushtetit. Pasi ka kompletuar figurën e tij si peng i përsosur politik falë krimeve politike, financiare dhe elektorale, Sali Berisha po planifikon dhe pastrimin e selisë nga rivalë të tij të bezdisshëm duke i hequr qafe me ngritje në detyrë. Ridvan Bode po përpiqet t’i lërë vendin si Sekretar i Përgjithshëm duke tentuar të bëhet Guvernator Banke, ndërsa Topalli duke kërkuar hapur presidencën në Korrik të vitit 2012. Pas kësaj ne do të kemi në PD një kone me zinxhirë floriri, fundin e të cilit e mban në dorë Familja. Lulëzim Basha, ky peng i kompletuar i Familjes, do të jetë aty, i lirë vetëm për tu dukur i lumtur, i lirë për tu dukur fitues, i lirë për tu dukur i ri, por realisht do të jetë gjithë jetën një njeri i inkriminuar për të mos qenë i lirë, për të mos qenë fitues, për të mos qenë i qetë.

Duke ju rikthyer opozitës duhet të them se ajo sot nuk ka arsye të jetë e dëshpëruar. E dëshpëruar është një opozitë që humbet, jo një opozitë që grabitet. Vetëm një logjikë përdhunuesi mund të konsiderojë opozitën fajtore pse pushteti e ka përdhunuar. Vetëm një mendje e rritur me ndjesinë e incestit siç është mendja e Sali Berishës, mund të tentojë të quajë të humbur viktimën që ka përdhunuar. Opozita shqiptare duhet të jetë krenare që nuk e mundën dot në Tiranë, që nuk e vodhën dot në Tiranë, dhe që nuk arritën ta merrnin duke e gjykuar procesin e zgjedhjeve në Tiranë. Ata e përdhunuan mandatin e fituesit në Tiranë, pa qenë në gjendje të bindnin gjykatën që të hetonte provat e përdhunimit. Gjykatësja mjerane me emër sovjetik që shqiptoi vendimin, është në të vërtetë shëmbëlltyra reale se kush e ka mundur opozitën dhe me çfarë. Gjithë gjyqtarët e akuzuar nga Berisha për krime kundër njerëzimit se i kanë shërbyer komunizmit, janë dhe gjyqtarët apo prokurorët që kanë shpëtuar Lulëzim Bashën me procedurë nga hetimi penal apo nga ndëshkimi elektoral. E tillë ishte dhe sovjetikja e fundit. Lulëzim Bashës iu bënë krah në këtë proces komunistët e Hysni Milloshit dhe gjyqtarët fanatikë të komunizmit si Ndreca apo Sashenka. Është e tepërt ta quajmë “fitore” këtë rrënim. Mbi të gjitha kryetari i opozitës shqiptare, Edi Rama, jo vetëm që ka dalë i pamundur nga kjo garë, por mbi të gjitha ka dalë më bindës se kurrë si diskretitues i portretit stalinist të Sali Berishës si një njeri që urren përfundimisht zgjedhjet e lira dhe ndryshimin e pushtetit më votë në Shqipëri. Shqiptarët prej sot e tutje do të kenë alternativë pushtetin e vjedhur të Sali Berishës dhe opozitën e Edi Ramës. Askush të mos mendojë se duke marrë gjithçka ka fituar gjithçka. Askush nuk mund të ndjehet dot fitimtar pa fituar, dhe humbës pa humbur. Opozita ja ka dalë të dalë e fituar duke “humbur” administrimin e Tiranës përballë një përdhunuesi, ndërsa Sali Berisha dhe Lulëzim Basha janë përfundimisht të humbur duke u futur me dhunë në shtëpinë e opozitës në Tiranë pasi Shqipëria i zboi nga Konispoli deri në Has nga çdo bashki

Nga 1 deri ne 10, sa trap eshte ky?...

 

Nuk ka mbetur shqiptare apo shqiptar personazh publik, brenda e jashte kufijve, qe te mos jete share apo fyer, qe te mos jete poshteruar me helmin dhe balten e ketij njeriu, qe pretendon se ben detyren si gazetar.

 Fundi i nje Qaramani.

smiley 

te dogji ë ? (i vetmi per te cilin reagove). Ja di mire ai te palarat Familjes, apo jo ?  smiley

 E kisha per ish- Krietarin e Bashkise se Tiranes,nuk e harxhoj komentin kot per plehra si Merua,te cilit gruaja i ka kerkuar divorcin vetem per faktin se mban ere.

 ça, s'i kishte hundet n'rregull kur e mori?

Mero.

Opozita, mos ta rruajne hiç , nen shembullin e ramizit qe se rrun per krimet kunder shqiptareve, pse opozita duhet ta rruaj!

Mero, mos e rruaj as ti, sa te vazhdoje shqiperia ne keto kushte, ti han buk si me i miri, rrej e shpif  sa te  mundesh, kush po te "ngacmon", ka "pula" qe mbahen me ushqimin qe i afron ti per dite.

Po tani ca do bejme ne peshqit socialedramiste, por demokrate ne shpirt, me ca do merremi?

Me duket se do ngelemi si Buck the weasel, i deshperuar me se shumti kur kujtoi se monstra Rudy kishte vdekur dhe s'kishte me ca te merrej me. smiley

Une them te fillojme Bojkoti Realoaded 2.0, drejtesia mund te vihet vetem nga populli, ne rruge.

 Dhe une ashtu mendoj vetem ne rruge,por pa popull,populli i Bashkise,5 mije vete,priten te marrine teseren e PD  se,por jo nusja e Sokol Balles ama,ajo del e papune.

 por demokrate ne shpirt, me ca do merremi?

 

Po iku Rama dhe nga PS, te riut qe do vije i gjeni emrat e femijeve, nenave dhe motrave dhe shajani te gjitha me gjera me permbajtje seksuale, si me kedo tjeter. Zor i madh... ju e keni kollaj.

This is the END. E hoqem me se fundi qelbesiren. Bunguret dhe Bazet ne prag vetevrasje.

Po ai liqeni nga behet? Sa rruge e gjate paska qene nga Vlora ne Tirane!

Eshte duke i'u bere thirrje vlonjateve per te 1,587,000-ten here per t'u nisur per ne Tirane...

ka mor fund ai muhabet; e ka lon per ket fundjave zhdukjen e berishes dhe metes

Viti ka 52 fundjava

nga 2 dite secila, cuditerisht.

104 dite. plus nja 10 festa publike(aq ishin para se ta shfuqizonte bajramin cjapi i tropojes. plus nja 10 dite semure, do ja shtosh, plus nja 21 dite leja e zakonshme, po e po... jepi dhe 10 dite dieta te parashikuara, plus takime e gjera... sa vene? 155 dite. 210 dite pune. ne pune eshte boss vete dhe shkon vetem per te urdheruar dhe bully stafin...

per nder e meriton t'ja bleje shteti avjonin... t'i paguajne vajgurin te pakten. smiley

........

Ups! Tema e gabuar... kujtova se ishte ajo "nje kryetar bashkie me avjon personal" smiley

Rama duhet te pranoje humbjen.Gjykata vendosi pavaresisht se gjykatesit shqiptare jane gomere institucionet duhen respektuar dhe zgjdhjet nuk duhen kerkuar ne rruge.4 vjet kalojne shpejt ne bashkia aty eshte nuk luan.Ne mos kete sene senene  tjeter.

Atehere duhet ti marim mbarpsh akuzat kundra diktatures. Edhe athere gjykata te denonte.

Vendimi i gjykates duhet pranuar.ne zgjedhjet e tjera te ndryshojne rregullat e lojes.te porosisin makina votimi elektronike etj ne menyre qe kjo qe ndodhi te mos perseritet.Problemet nuk zgjidhen ne rruge edhe nese fiton duke destabilizuar qeverine nepermjet turmave fitorja eshte vetem e perkohshme sepse i munduri do ti hedhe keto turma kunder teje ne rastin e pare te mundeshme dhe keshtu vazhdojme te jetojme ne kaos te perjetshem.dikush duhet te dale mbi  vetveten e te nderprese kete rreth vicioz.

Ate punen e gjykatave ne diktature????

Vetem te jesh idiot te mos e kuptosh se kjo situate nuk vazhdon keshtu per shume kohe.

Doni shembuj .Kujtoni zgjedhjet e 96 dhe c'ndodhi nje vit me pas. Kujtoni zgjedhjet e 2009 dhe c'ndodhi me 21 janar.

Kur nuk ka zgjedhje do te kete zgjidhje. Dy here paguan shqiptaret , te treten here do te paguajne shkaktaret.

Nuk dua te ndjell zi , zine e mbolli kjo cete matrapazesh, disa politikane , disa ligjvenes , disa opinioniste , disa te ashtequajtur intelektuale, disa servile , disa  indiferente disa te frikesuar por te gjithe te verbuar nga perfitimet qe te sjell pushteti.

Saliu eshte kthyer ne nje kufome politike qe i qelbi dhe infektoi te gjithe qe i rrine prane. Para zgjedhjeve e mbajten larg nga Tirana per kete aresye , tani s'e largojne dot me .

Era e keqe do te plase heret a vone.

Atehere disa do te perpiqen te bejne nje "dush" me fjale per tu lare e kaluar ne anen tjeter , disa do te largohen sa me larg te munden duke shfrytezuar nenshtetesite e dyfishta ose ate te gruas qe dorezoi ate shqiptare dhe nuk ka per ta rimarre edhe pse buri-n ( jo burri) na e shpallen kryeqytetarin e kryeqytetit, disa do te mbeten po servile te padroneve te rinj e disa do te mbeten po te frikesuar per aq kohe sa frikesohen edhe nga hija e tyre.

Gabimet lahen qofte edhe me "dush" apo " katharsis" , fajet JO. Dhe keta kane bere faje , disa kane bere dhe krim.

Te gjithe do te ndeshkohen . Drejtesia vonon po nuk harron.

 

 

 

Unë mendoj se është e vlefshme që të ndihesh i zhgënjyer, pasi KQZ-ja ka vepruar në mënyrë partiake në çdo hallkë, nga ana tjetër është e vështirë të jem kritik, pasi KQZ-ja është sjellë siç e kemi pritur që ata do të silleshin. Unë kam shprehur se në disa pika qendrore, KQZ-ja ka vepruar në mënyrë shumë partiake. Dhe thjesht, përbërja është krijuar në mënyrë partiake. KQZ-ja duhet rimenduar. Nuk mendoj se funksionon kështu. Krijohet antagonizëm brenda saj”.

Ambasadori SHBAse:  Aleksander Arvziu(gjate nje interviste ne emsijonin Debat me gazetarin Alfred Peza

 

"Nuk di ndonjë rast tjetër në botë që të rinumërohen votat e hedhura në kutinë e gabuar. Në Gjermani sistemi zgjedhor nuk është i njëjtë me Shqipërinë. Ndërsa për sa i takon vendeve të tjera nuk kam ndonjë ide se çfarë ka ndodhur në ato vende por megjithatë nuk di ndonjë rast që të jenë numëruar fletët e votimit të hedhura në kutitë e gabuara”

                   Ambasadorja Gjermane Carola Muller-Holtkempe

 

 

 

 

 

The Apprentice - Alan Sugar vs Gordon Brown! Kuptohet kjo video eshte nje montim! smiley

PS. Per ata qe nuk e dine The Apprentice eshte nje program ne BBC tip "Reality TV" qe ndjek hap pas hapi procesin e perzgjedhjes se nje kandidati per nje pune me rroge mbi 100.000 pounds/vit nga Alan Sugar per kompanine e vet. Lord Alan Sugar eshte nje biznesmen i sukseshem i cili e ka filluar biznesin e vet qe ne moshen 16 vjecare me duket! Alan Sugar u be famoz me thenien e tij "You're fired!" dhe "straight talking"kur behet eleminimi i kandidateve ne boardroom!

sikur ka qene Donald Trump i pari me kete show..

e kisha fjalen per british version!

Unè jam habitur gjithè kèto kohè me njerzit qè ushqenin njè farè shprese...jo po Ashton..Arvizu...ka njè limit..etj etj...as njè pikè dyshimi,nuk prisja vendim ndryshe!! Tè paktèn kjo punè nuk pèrfundoi me ndonjè marrveshje "politike",shumè bukur...uroj qè hajnitè tè jetojnè 100 vjet..tè paktèn nuk do jenè ata qè do tè mallkojnè veten..por fèmijèt e tyre kanè pèr ti mallkuar..se tè jeni tè sigurt..duke njohur shqipèrinè dhe shqiptarèt gjithè shtypja e poshtèrimi do ju kthehet 1 ditè,me gjithè interesat...

Sakte!

Pikerisht kete mendova edhe une qe ate dite qe erdhi ky shkrim tek peshku .. por pertova te shkruaj/komentoj! smiley

me fal po pse na duhet te lexojme fjalimin e plote te bashes, nderkohe qe e dime te gjithe se si vajten ngjarjet? a eshte e nevojshme ta degjojme nga goja e "hajdutit vrases" se sa e ligjshme i eshte fitorja? duhet te pastroje emrin njehere, pastaj te flase per ligjshmeri dhe merita; zgjedhjet u vodhen, u masakruan perseri. rama humbi gjithsesi, me apo pa hile. apo thuaj, eshte gjynah ta lesh popullin pa dozen e perditshme te politikes se felliqur te atij vendi, ku mashtrimi lakuriq reklamohet para te gjitheve si virtyt? me kete nuk po kerkohet me te shprehen njerezit, por te haen mish. sic ndodh zakonisht, ku gati te gjithe ofendohen kur u preket idhulli i tyre hajdut - i njeres apo tjetres pale; ku dhe "asnjanesit" jane sfidues te asnjanesise dhe te ndare me veten. e lodhshme, drobitese. e kur mendon qe ca gjera behen me qellime krejt te tjera, si puna e kesaj, por qe vene gjithsesi e perfundojne ne keto mishngreniet me njeri-tjetrin, ne menyre kaq te natyrshme.

nejse... ju uroj te gjitheve nje fundjave te kendshme.

Me ne fund, pas 11 vitesh perdhunimi Ramist mbi Tirane, Kryeqyteti do marre fryme kadale-kadale

 

Po po patjater qe do marre fryme pa marek fare. Keni 20 vjet qe shk... keshtu shpartalloheni nga Doktori, apo u mesut thuaj nuk ju dhemb me. Vetem me kujdes, se pedhunimi nuk ndodh ne po te njejtin vend smiley. O po  harrova perdhunimi me deshire nuk perben faj. Po po verej qe doktorri i ka shtuar shume sadomazokistet andej.

 Sashenka Jonuzi liroi “Kuqon” e Beratit, Italia e dënoi me burg përjetë

 

 

 

Emri i Sashenka Jonuzit, relatores së padisë së PS-së që e rrëzoi me tejkalim afatesh nuk është aq i pastër sa ç’flitet. Jo vetëm që dha një vendim të kundërt me standart të dyfishtë në krahasim me vendimin e Kolshit, por Jonuzi mbahet mend kur liroi duke mbyllur gjoja për sëmundje në spital psikiatrik të fortin e Beratit, biznesmenin “Kuqo” në muajin Prill 2009.

Gjykata e Apelit të Vlorës liroi Aleksandër Kuqon, i njohur si i “forti” i Beratit, i dënuar me burg përjetë nga Gjykata e Milanos, ndërsa Gjykata e Fierit e kishte dënuar me 21 vjet burg për akuzat e vrasjes dhe trafi k prostitucioni. Avokati mbrojtës i Kuqos ka paraqitur para togave të zeza të Apelit Vlorë, një dokument që përcaktonte se klienti i tij vuante nga probleme mendore dhe ka kërkuar lirimin e beratasit dhe shtrimin e tij në spitalin psikiatrik të Vlorës. Kërkesa e palës mbrojtëse është pranuar nga trupi gjykues, i cili përbëhej nga
Sashenka Jonuzi, Ilia Bezati, Meme Rexho.

Në përfundim të seancës është vendosur që Kuqo të shtrohet në spitalin e Vlorës në gjendje të lirë. Prokurori i Apelit, Aleksandër Goga, që ndiqte këtë çështje, nuk e ka pranuar konkluzionin e Gjykatës së Apelit dhe ka kërkuar rekurs të vendimit. Vendimi i djeshëm ka ndryshuar masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier, e cila në vitin 2001 e kishte dënuar me 21 vjet burg Kuqon dhe kishte urdhëruar që ai të qëndronte në spitalin e burgut në Tiranë. Aleksandër Kuqo u arrestua në Shqipëri në vitin 2001 për llogari të drejtësisë italiane, ndërsa ishin të herëpashershme tentativat nga mbrojtja që kërkonte apelim të vendimit, duke paraqitur raporte mjekësore, ku Kuqo paraqitej me probleme mendore.

Mbi Aleksandër Kuqon rëndojnë dhjetëra akuza nga drejtësia italiane, e cila në vitin 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafi kimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”. Vendimi i Gjykatës së Fierit, që e konvertoi vendimi italian në 21 vjet heqje lirie, në atë kohë u përfol dhe u konsiderua si një skandal i drejtësisë shqiptare. Aleksandër Kuqo u riarrestua më datën 6 maj të vitit 2006, nga Policia e Beratit për llogari të Prokurorisë së Fierit. Në urdhër përcaktohej prangosja e Kuqos “për ekzekutimin e vendimit penal nr.13, datë 22 janar 2003, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për caktimin e masës mjekësore ndaj Aleksandër Kuqos”.

Ky vendim kishte urdhëruar vendosjen e të dënuarit në institucionin mjekësor, psikiatriko-rajonal në Vlorë për mjekim të detyruar. Deri në momentin e arrestimit, Aleksandër Kuqo ka jetuar i lirë në Berat dhe Fier dhe është marrë me biznes privat. Në lagjen “Uznovë” të qytetit të Beratit, ai ka pasur në bashkëpronësi një fabrikë vere, si dhe disa dyqane e objekte të tjera në qytetin e Beratit. “Veprimet e kryera nga ky shtetas gjatë kësaj kohe nuk të lënë të kuptosh se ai vuan nga ndonjë sëmundje psikike”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme, në kohën kur është bërë arrestimi nga uniformat blu të Beratit. Më tej saktësohet se në momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar me armë policinë.

Sashenka Jonuzi, vendosi përsëritje për Kolshin, vendos ndryshe për Tiranën

Sashenka Jonuzi ka qene relatore për ankimimin e bërë për komunën Kolsh. Jonuzi pasi shqyrtoi pretendimet e PS-së se kishte më shumë vota se votues, pa të arsyeshme që së bashku me pjesën tjetër të gjyqtarëv të vendoste javë më parë përsëritjen e zgjedhjeve.

Jonuzi nuk e argumentoi si KQZ këtë vendim, por kërkoi përsëritjen, ndërsa për të njëjtin argument dhe pretendim po kjo gjyqtare jep një tjetër vendim me standart të dyfishtë. Nuk kuptohet nga ndryshon komuna Kolsh nga bashkia e Tiranës dhe çfarë ndryshoi në mendjen e Jonuzit në pak kohë, që të japë dy vendime të ndryshme apo të kundërta për të njëjtin argument.

Gjyqtarët e kolegjit zgjedhor kishin votuar pro standardit sa herë që diferenca e numrit të votave të gjendura në kuti me numrin e njerëzve që kanë votuar është vendimtare, do të ketë pavlefshmëri dhe përsëritje të zgjedhjeve. Gjyqtari Petraq Koço ka qenë relator në rastin e komunës Armen ndërsaSashenka Jonuzi ka qenë relatore në rastin e komunës Kolsh.

Pse votim sërish në Kolsh

Në komunën Kolsh kandidonin Jak Pjetri për mazhorancën dhe Ferdinant Ndoj për opozitën. Në përfundim të zgjedhjeve diferenca mes dy kandidatëve ishte pesë vota, por numri i votuesve nuk përputhej me numrin e votave të gjendura në kuti. Në qendrën e votimit 0726 janë gjetur më shumë fletë votimi për kryetar komune se numri i zgjedhësve që kanë votuar sipas nënshkrimeve në listë dhe përkatësisht: Nr. i zgjedhësve që kanë votuar sipas nënshkrimeve në listë 616. Nr. i fletëve të votimit të gjetura në kuti 624. Pra, në këtë kuti ka tetë fletë votimi më shumë seç duhet të kishte. Diferenca e votave ndërmjet kandidatëve është 5 vota, përkatësisht: Ferdinat Ndoj 1198 vota ndërsa Jak Pjetri 1203 vota.

 

Pesë gjyqtarët shqyrtuan rastin dhe vendosën ripërsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë duke arsyetuar se diferenca mes dy kandidatëve (pesë vota) ishte më e vogël se sa numri i votave shtesë të gjendura në kutitë e votimit (tetë vota). Me logjikën e Kolegjit, tetë votat shtesë të gjendura në kuti mund të ndryshonin rezultatin mes dy kandidatëve dhe për këtë arsye njësia zgjedhore duhet të shkojë sërish në zgjedhje.

 

Ama News

Ore tek kjo foto vetem mua me duket ky Basha si Cufua kur hante molle dhe kendonte ate kengen Blla, blla, blla blla blla blla,

blla blla blla bllaaaa, blla.

PS 4 pyetje në Komisionin e Venecias per “fitoren e Bashës e votat e gabuara”

Ne nje kohe kur nga Partia Socialiste nuk ka ende nje konfirmim per veprimet politike qe do te pasojne vendimin e Kolegjit Zgjedhor per Tiranen, ne media jane bere publike sot 4 pyetje qe pretendohet se do te dërgohen ne Komisionin e Venecias.
1-Si duhet të trajtoheshin nga KQZ fletët e gjetura në kutitë e gabuara?
2-A mundej KQZ që pas përfundimit të procesit së numërimit me 14 Maj të vlerësonte votat e hedhura gabim dhe të nxirrte një tabelë të re duke ndryshuar rezultatin?
3-A jemi përballë një pavlefshmërie të paevitueshme pasi nga tabela e rezultatit të KQZ dalin më shumë fletë të gjetura në kuti se sa numri votuesve?
4-A ishin zgjedhjet e 8 Majit të lira dhe të ndershme sipas standardeve?
Top Channel i publikoi pyetjet duke iu referuar burimeve nga Partia Socialiste ku thuhet se kërkesa drejtuar Venecias eshte firmosur nga kryetari i grupit te PS, Gramoz Ruci.

Nga ana tjeter, ne fakt duket se behet fjale per nje kerkese te terthorte. Vizion Plus ka kontaktuar me numrin dy të selisë rozë Gramoz Ruçi, i cili ka konfirmuar dërgimin e një letre sekretarit te përgjithshëm te KE-së Torbjon Jagland, ku ne pamundësi për t’ju drejtues vete këtij organi, i kërkon këtij të fundit, t’i drejtohet komisionin ne fjale. Z. Ruçi konfirmon se behet fjale për një sere pyetjesh thelbi i te cilave mbeten parregullsitë që u konstatuan nga PS në këto zgjedhje.

Letra per Jagland eshte derguar kohe me pare, pasi me 14 qershor 2011, zyrtari ne fjale i shkruante kyeministrit Sali Berisha nje leter ku pohonte se: Dua t’ju informoj ju se, përkundër sfondit të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kam si synim që t’i drejtohem Komisionin e Venecias për një opinion se si të shmangen situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme”.

"....Zoti Lam ju beni me hile.Nje komandant xhandarmerie( Sali) duhet te fitoje gjithmon"!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).