ambasadori-300x279.jpg (300×279)

Ambasadori shqiptar në Kinë

Partia Demokratike Shqiptare i ka çuar urimet e saj Partisë Komuniste të Kinës e cila më 1 korrik festoi krijimin, duke vlerësuar arritjet e Kinës nën drejtimin e saj.

“Urimet më të mira me rastin e festës, 90-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës”. Kështu Partia Demokratike e Shqipërisë ka përshëndetur një parti-simotër të saj në Azi, edhe pse është anëtare e partive popullore të qendrës së djathtë, por ky fakt nuk është bërë publik nga selia blu. “Të gjitha sukseset dhe arritjet e mëdha të popullit kinez erdhën nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës. Domethënë, Partia Komuniste e Kinës e feston 90-vjetorin e saj me kontributin e madh që ka dhënë në drejtimin e zhvillimit të Kinës”, këto fjalë i takojnë ambasadorit të Shqipërisë në Kinë Kujtim Xhani në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës.

Në prillin e këtij viti, Xhani shkoi në Kinë për herën e dytë si ambasadori i Shqipërisë në Kinë. Ai është diplomat në karrierë, ndërsa përpara se të emërohej si ambasador në Pekin, ka mbajtur postin e shefit të protokollit të kryeministrit Sali Berisha. Xhani thotë se pas largimit nga Kina herën e kaluar, ai ndoqi me vëmendje zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme. Këtë herë, ai kthehet në Pekin duke prekur përparimet e arritura nga Kina dhe populli kinez në fusha të ndryshme. Xhani theksoi se “jo vetëm që vij për herën e dytë mund të ndiej ndryshimet në zhvillimin e Kinës, por edhe ata që vijnë për herë të parë mund të ndiejnë çudi për nivelin modern. Zhvillimet e vrullshme të Kinës kanë bërë jehonë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe Kina luan një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare”. Xhani përmendi se vitin e kaluar anëtari i byrosë politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Liu Yunshan, vizitoi Shqipëri dhe u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryeministri shqiptar, Sali Berisha. 

20 Komente

Art..., spo e kuptoj titullin.smiley

 

 

PD uron komunistët kinezë për 90-vjetorin e partisë, fsheh urimin

 

E kam marre nga Shekulli...Po nuk e sqaron mire gazetari(dhe une nuk mund ta ndryshoj dot titullin)..copyright..

Po kane uruar Partine Komuniste Kineze por nuk e kane bere publike asgjekundi...

Gjithmone urime te tilla behen publike per mediat...Por kesaj radhe duket se ketu urimin e simotres Partise Komuniste Kineze nuk ja kane njofuar mediave smiley

dakord. kuptova.

nejse, une spo e fsheh urimin tim per popullin vella kinez.smiley

                                                 万岁中国共产党.smiley

 

hallall smiley) ndonje lek do te na hidhni tani?

Nuk ka problem se c'jeni..Komuniste,terroriste,fashisto-naziste..I pranojme te gjitha...Kemi vendosur nga nje drite te kuqe tek dera e parlamentit,kryeministri,ministrite..etje...Shebimi behet i plote me eskorte,telefon,email..

Parapagimi me kusht per sherbimin.. pranohen cash,mastercard dhe visa... smiley

 

gjithmone kemi patur nje respekt te thelle per kinen....

 Pse te mos e uroje? Kina sot per sot eshte lokomotiva e botes e kur i ngrihet bust Bushit, pse te mos i lepihet bytha Kines? Aq me teper qe Shqiperia ka rreth 500 milion dollare borxh me Republiken Vllazeroro-Popullore te Kines smiley

Pas nja 15 vjeteve do tja ndryshojme emrin Tiranes(mbaje mend kete profecine time)....Do quhet Qyteti-Mao-Ce Dong ....

 Edhe cfare ka ketu per lajm - aq me teper qe qenka i rendesishem per PPU? Here tjeter partite duhet te publikojne edhe kur bejne nje perce.

http://www.incampania.com/assets/img/Contenuti_Big/Frankenstein_Junior---03.jpg

 

 

Urimet më të mira me rastin e festës, 90-vjetorit të themelimit të Partisë Komuniste të Kinës”. Kështu Partia Demokratike e Shqipërisë ka përshëndetur një parti-simotër të saj në Azi,

por ky fakt nuk është bërë publik nga selia blu

He, shiko, duan te na e fshehin! Kush e di se si, do kete ndonje maskerellik mbrapa ( maska + maskara. Tani qe po e mendoj, ka mundesi qe fjala maskara te vije nga maska? Po ka shpikur maska maskarain apo maskarai masken? ) 

. “Të gjitha sukseset dhe arritjet e mëdha të popullit kinez erdhën nën udhëheqjen e Partisë Komuniste të Kinës. Domethënë, Partia Komuniste e Kinës e feston 90-vjetorin e saj me kontributin e madh që ka dhënë në drejtimin e zhvillimit të Kinës”, këto fjalë i takojnë ambasadorit të Shqipërisë në Kinë Kujtim Xhani në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës.

Nese ky eshte mesazhi atehere ka folur ne emer te Shqiperise, e jo te PD-se.

Sidoqofte eshte e qarte qe duke pare keto urime, zgjedhjet ne Tirane duhen ribere!

Sidoqofte eshte e qarte qe duke pare keto urime, zgjedhjet ne Tirane duhen ribere!

 smiley

Nuk i duhet vene re se jane pak constipated pas zgjedhjeve tani, kshu qe i falet. Si eshte ajo shprehja, fali o zot se s'dine ca 10sin. smiley

me vje cudi qe ka lon pa pre noi shirit per ket pune, ai...

 Urimi smiley do ishte mire te ishte shoqeruar dhe me lutjen per faljen e borxheve smiley

Si e lepine ate qe kane peshtyre.Mbaj mend kur ndersenin studentet me ne krye Hajdarin qe bertisnin perpara amabasades kineze :Li pen turiqen.Atehere PD ishte shume e merakosur per masakren e tien an menit.Berisha atehere sokellinte se do te ndiqnim shembullin e hong kongut e taivanit dhe jo te Kines.mirepo tani vete ne kine mrekullohet nga perparimet e kines u thurr elozhe . prijesi i revolucionit demokratik boteror ky kampion i te drejtave te njeriut jo vetem qe e ka harruar tien an menin  por vret per vete demonstruesit e paarmatosur.

Nese ky eshte mesazhi atehere ka folur ne emer te Shqiperise, e jo te PD-se.

Ministrite e Jashteme dhe Ambasadoret nuk jane te Shqiperise . Jane te babzotit .Jane te asaj Partie qe Politken e Jashtme e nisi me : Li Pen turi qen  ( per korrektese para Min jashteme me rastin e vizites e tij ne Tirane ). Te pakten si funksione jane "politike" dhe nuk i nenshtrohen Stausit te Nenpunesit . Ka qen kohe tjeter ajo , kur ka qene Partia Komuniste e Shqiperise dhe Partia Komuniste e Kines qe perfaqesonin shtetet dhe banoret e tyre . Apo kane ardhur prape ato kohe , po "mceftas " smiley

Ose dro e ka thone Xhani me kok te vet e me porosi te Jozefickes se " Une , Bradi dhe Doku s'dime gjo" . Ka perfitu qe jemi te zene me manifestimin e festimeve festore te Poltikes me show smiley per festen e festimit te Lule festave !

Po si more Idris, ambasadoret jane te partise dmth? E jo te shtetit?

 

Ja per ndryshimin e politikes, eshte me se normale. PD-ja nuk eshte me ajo e 90, as Kina nuk eshte ajo e 90! Gjera normal.

Sec mblidhen ca karagjoze ketu te PPU-ja dhe hedhin nje batute pa sens dhe i turren po vete batutes se mendojne se diskutimi mbi batuten vete e ben batuten tashme me sens (!)

E lexova "artikullin" e te famshmes Shekulli dhe per inerci te pervojes fantastike me te, me duheshe ta kaloja njehere (thjeshte per te ruajtur pafajsine time per imazhin Ufolog te gazetes) ne sitin e inteligjences baze (qe e zoterojne ne lartesine e duhur te gjithe injorantet e shqiperise). Me pas, pasi u binda se nuk ka ndryshuar asgje ne llogjiken Shekulliane, vura doren ne themer dhe stakova trurin qe ta lexoja (te pakten kesaj rradhe) deri ne fund!

Konkluzioni:

- Ku eshte letra apo deshmia e urimit te PD-se per Komunistet e Kines? apo futja kot?

- Ambasadori i shqiperise ke perfaqeson PD-ne apo Shqiperine? he se eshte e thjeshte 1+1=?

- A ka bythe shqiperia ti diktoje Kines demokraci Perendimore? apo te behemi feneri i Enverit qe diktonte Kinen njehere e nje kohe se qysg si tek duhet te ishte e vepronte?

- cfare jane; Obama, Merkel, Sarkozi etj. komuniste? sepse ato jo vetem qe urojne rregullisht Partine Komunsite por edhe familiarizohen parlamentarisht e ne forme ministeriale sic bene qeveria Angleze e Gjermane vetem dy jave me pare! E dini ju se Gjermania ka konsultacione te rregullta tashme me qeverine Kineze per cod gje sic ka edhe me qeverine Franceze? Ne rradhe te pare eshte interesi, ne te dyten interesi dhe ne te treten INTERESI o tru-peshq!!!

 

kush jane karagjozet?

jo ti jo, e kam me ata qe i perkasin partise se Elvis Roshit qe komentojne me pras ne avion privat...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).