44823_1.jpg (160×140)TIRANË-Minatorët e Bulqizes kanë vijuar sot për të pestën ditë radhazi protestën e tyre për kushtet e punës në minierë dhe ankesat ndaj firmës koncensionare që menaxhon minierën, austriakes, ACR. 

Sot protesta e radhës është përqëndruar në Tiranë, pikërisht para Ministrisë së Ekonomisë, Tregtise dhe Energjitikës, (METE), ku minatorët këmbëngulen për një takim me ministrin, takim qe nisi pikerisht rreth ora 09:30 minuta te paradites se sotme. Takimi po behet mes minatoreve dhe zv/ministrit te ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, Neritan Alibali. 

Biseda mes përfaqësisë së minatorëve dhe zv/ministrit Alibali ka zgjatur rreth një orë, por sipas minatorëve ky takim nuk solli asgjë të re. 

Kreu i Konfederatës së Minatorëve, Kol Nikolli u shpreh për mediat se biseda ishte një fotkopje e bisedave ishin zhvilluar para 4 vjetësh me paraardhësit e Alibalit. 
“Nuk ishte asgjë më shumë e asgjë më pak se një takim fotokopje sic kemi patur me ministrat dhe zv/ministrat e para 4 viteve. Zv/ministrin e falenderojmë për pritjen por masat që u morën nuk ishin konkrete. Alibali na theksoi se ka dërguar një grup punë në Minierën e Bulqizës si dhe ka ngritur një Task Force, të njëjtat gjëra që kanë bërë dhe të tjerë. Ne nuk duam zgjidhje me fjalë, ne duam zgjidhje me vepra”, tha Nikolli. 

Sipas tij, zgjidhja duhet dhënë në 3 drejtime kryesore. “Të rritet paga 20%, Sindikata e MInatorëve të bëhet palë me Ministrinë që të shmangen këto probleme që janë sot dhe të pastrohen Minierat nga firmat koncensionare që kanë rezultuar firma pirate. Ndërhyrja në puse duhet urgjent, pastrimi i tyre në thellësi, hapja e puseve të reja, miniera po shkatërrohet nuk do jetojë më”, u shpreh Nikolli. 

“Por pasi folëm me zv/ministrin dhe ato që na thane a rezultuan thjesht mënyra të vjetra dhe praktika të vjetra që nuk japim zgjidhje në problemin tonë”. 

Një tjetër minator i sapo dalë nga greva shprehu shqetësimin se në fjalët e zv/ministrit vërejten favorizimin që i bëhej firmës austriake. “Duke qartë që me fjalët që na tha, ministria mbron firmën austriake. Alibali kishte biseduar në fillim me përfaqësues të kompanisë austriake dhe ata e mbrojnë atë”. 

Minatorët theksuan se protesta do të vijojë në ditët në vazhdim dhe në rast të një heshtjeje, do të nisin grevën e urisë nga fillimi I javës tjetër. 

Protesta para Ministrise

Para takimit ne METE, ne protesten para kesaj ministrie, Kryetari i Konfederatës së Minatorëve, Kolë Nikolli u shpreh për TVNEWS24 se ministria është përgjegjëse për kontratat koncensionare me firma të papërgjegjshmë që braktisin detyrën kryesore, atë të investimit në miniera. 

“Do negociojmë sot me ministrin për të zgjidhur situatën. Kjo është Ministria që ka sjellë këtë vorbull, qoftë për licensat e dyshimta, qoftë si ministria përgjegjëse për lidhjet koncensionare që nga viti 2001, vit nga ku më pas u hoqën dhe shtuan shtojca në ligj, gjë që ka shkaktuar dhe rreziqet tona në punë deri në marrjen e jetëve të minatorëve”. 

Sipas Nikollit, minatorët kanë nisur një aksion të drejtë që ka mbështetjen e gjithë minatorëve në vend. Ai shprehet se Ministria u ka garantuar se do të takojnë sot zv/ministrin. 

Një tjetër minator shprehet se "këta ne Ministri janë përgjegjës për atë që kanë gatuar në minierën tonë, qeveria të merrte masa më parë dhe jo të conte minierën deri në këtë gjendje ku është sot”. 

Nderkohe kreu i konfederatës theksoi se nga studimet që janë bërë për shkak të joinvestimeve, miniera ka vetëm 15 muaj jetë. 
“Nga studimi që është bërë, miniera ka jetë vetëm 15 muaj jetë dhe të shkojë në vetëmbyllje vetëm për shkak të paaftësisë së qeverisë që e ka dhënë me koncesion dhe ndërkohë nga firma nuk veprohet, kjo është për të vënë duart në kokë, është turp”. 

Minatorët kërkojnë plotësimin e 5 kushteve, që përfshin rritjen e pagave, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve në punë, largimin e subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i kësaj kompanie, si dhe uljen e moshës së pensionit, përndryshe kërcënojnë se do të hynë në grevë urie. 

“Ka 4 vjet që tek ne nuk ka rritje page dhe indeksim. Kërkojmë në masën 20% rritje të pagës, përmirësim të kushtet e punës, këtu hyjnë vendosja e një mjeku, rinovim të bazës teknologjike në minierë, bazën e veshjeve, sepse asnjë ndërhyrje nuk është bërë në minierën tonë për shumë shumë vite”, u shpreh sot Nikolli. 

Për këto shqetësime minatorët takuan dy ditë më parë krerët e kompanisë austriake ACR, por nuk u arrit asnjë marrëveshje mes tyre. Kompania ACR kërkoi që ata ti ktheheshin punës në miniera, ndërsa minatorët kërkuan firmosjen e një kontrate që plotëson kushtet e kërkuara. 

Minatorët shprehen se në rast se shteti nuk reagon ndaj kërkesave të tyre, atëhere ata do të hidhen në grevë urie. Sipas tyre, firma pervec neglizhences ne miniere tani ka kaluar ne kercenime direkte ndaj punonjesve. "ACR na dergon vazhdimisht letra duke na bere presion. ACR na thote qe nese nuk rikthehemi ne pune do mbyllet miniera". 

Gjatë protestave së tyre, minatorët kanë kërkuar të mos marrin pjesë politikanët, qofshin këta të djathtë apo të majtë. 

4 Komente

Prap keta?

S'i kanë vrarë, as kanë vdekur akoma. Durim. 

Mund t'i heqin nga skena nga momenti në moment.

 

Po Grossruck ca mendimi ka per greven?

Nga protesta në grevë, 700 minatorë të Bulqizës: Ngujohemi të hënën

Minatorët e Bulqizës kanë zhvilluar sot protestën e tyre para ambienteve të kompanisë ACR-së. Minatoret kanë deklaruar se ditën e hënë, në orën 12.00, nëse nuk jepet një zgjidhje, atëherë ata do të futen në grevë të urisë.
Një numër prej 700 minatorësh të Bulqizës kanë vijuar sot ditën e gjashtë të protestës së tyre duke paralajmëruar përshkallëzimin e saj, në grevë urie. Negociatat me firmën austriake që administron minierën si dhe me zëvendësministrin e METE nuk kanë sjellë asnjë marrëveshje konkrete për rikthimin e minatorëve në punë.

Minatorët prej katër vjetësh kërkojnë  rritjen e pagave në masën 20 %, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve të punës ku hyjnë vendosja e një mjeku, rinovimi i teknologjisë në minierë si dhe veshjet e përshtatshme,largimin e subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i tyre, si dhe uljen e moshës së pensionit.

Si pasojë e ndërprerjes së punës prej gati një jave në minierën e Buqizës pritet që të hënën të mbyllet uzina e ferrokromit në Elbasan, pasi lënda e parë që ajo punon, kromi nxirrej në Bulqizë.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).