Maks Velo është një ndër ata që e ka ndjerë komunizmin deri në palcë. Një arkitekt- piktor që u dënua me dhjetë vjet burg për “agjitacion e propagandë”. U dënua jo vetëm me burg, të cilin e kreu në një nga burgjet më famëkeq, atë të Spaçit, por dhe me djegien e punëve të tij.Ndërsa ende është i gjallë debati mbi librin e shkrimtarit Fatos Kongoli, “Iluzione në sirtar”, ku ai rrëfen se ka qenë dëshmitar në gjyqin e ishkolegut të shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, Hysenil Dume, Velo thotë se debate të tilla i bëjnë mirë shoqërisë. Sa i takon ndjesës publike të shkrimtarit, Velo thotë se do të kishte qenë më e udhës që Kongoli t’i kërkonte ndjesë Hysenil Dumes sa qe gjallë apo familjarëve të tij. Velo tregon për bashkëpunimin e artistëve me Sigurimin e Shtetit dhe në veçanti rastin e piktores Safo Marko, e cila rezulton të jetë agjentja (“Sh”), e cila ishte shkaku i vërtetë i dënimit të Hysenil Dumes. Sipas tij, ajo nuk ishte e shtrënguar të bashkëpunonte por ishte bashkëpunëtore e zellshme.

Z. Velo, keni bërë vite burg me akuzën “agjitacion e propagandë”… Dikush ju spiunoi edhe juve.. Ç’ndjesi ju përcjellin historitë me dëshmitarë të rremë e agjentë, aq më tepër nëse ata janë artistë…?

I lexoj me ëndje dhe vazhdoj të shoh si në një radiografi kancerin e pashërushëm të shoqërisë shqiptare. Agjentët që u mobilizuan nga Sigurimi, denoncuesit dhe dëshmitarët që dolën në gjyq janë mbi 30.

Një nga çështjet më të përfolura se fundmi është ajo “Kongoli”, ç’mendoni për gjithë këtë zhurmnajë? Është kjo e justifikuar apo janë të gjitha debate të kota?

Për mua është e justifikuar. Nuk është zhurmnajë. Nuk janë debate të kota. Shoqëria jonë ka shumë nevojë për këto diskutime. Duhet të mësohemi të kuptojmë se e liga, poshtërsia, krimi nuk fshihen kurrë. Vjen një moment që ato dalin në shesh dhe duhet të përgjigjesh.

Si ju duket kjo ndarje në dy “kampe” e opinionit mbi këtë çështje?

Alma, më duket se nuk ka një ndarje në dy kampe, jo. Ka ndarje në parcela private, në kampe pafund, se edhe këtu secili diskuton sipas interesit personal, secili do të mbulojë diçka apo të përfitojë diçka. Kështu jemi ne… Diskutimet parimore dhe principale te ne janë shumë të vështira. Kjo sepse jemi akoma popull në formim. Humbëm 500 vjet në kohën më të artë, më me vlerë; me kokën futur në kazanin e hallvës. Kurse Europa po kalonte Rilindjen dhe fillimet e Kapitalizmit.

Personalisht, si ju duket rrëfimi i Kongolit? Një gjest qytetar, një pastrim ndërgjegjeje, një megalomani….?

Janë të tria bashkë.

E njihni personalisht Kongolin, ç’mendim keni për të?

E njoh tani… Në kohën e diktaturës kishim vetëm një përshëndetje. Është shkrimtar shumë i aftë.

I biri i Hysenil Dumes, në gjyqin e të cilit Kongoli doli dëshmitar, është shprehur se Kongoli ka bërë ndjese publike, por nuk u ka kërkuar atyre falje. Mos do të kishte qenë më e udhës një falje personale, se sa kaq publike?

Po, djali i Hysenilit ka të drejtë. Fatosi po ta kish ndjerë vërtetë do të kishte shkuar ta takonte Hysenil Dumen pas daljes nga burgu dhe në gjunjë t’i kërkonte falje. Këtë nuk e bëri. Duhet të paktën tani vonë, para se të shkruante librin t’i dërgonte një letër familjes, djemve dhe gruas dhe t’ju kërkonte falje. As këtë nuk e bëri. Pastaj të na e rrëfente neve historinë. Në këtë rast ndjesa publike nuk ka vlerë, pa ndjesën që i kërkohet atij që i është shkaktuar vuajtja.

Po bëhen ca si shumë shkrimtarët e artistët që kanë dalë si dëshmitarë të rremë nëpër gjyqe apo kanë qenë agjentë të sigurimit. Vërtetë kaq shumë kanë qenë!?

Po, kanë qenë shumë, është e trishtueshme po është e vërtetë. Shifra prej 250 është e vërtetë. Por, duhet të kemi parasysh se kjo shifër është kur Lidhja u bë masovike dhe kish mbi 1000 anëtarë, ish-perandoria e Dritëro Agollit dhe Kujtim Buzës. Në vitet gjashtëdhjetë Lidhja kishte afro 200 anëtarë (flas për vitin 1967 kur unë u bëra anëtar si arkitekt dhe piktor). Jam i bindur për një gjë, se nuk ka Shoqatë Artistësh apo Shkrimtarësh në gjithë historinë e njerëzimit, që të ketë aq karakteristika kriminale si ajo e jona. Kryetari i Lidhjes së Bashkimit Sovjetik, Fadejevi, mbas vdekjes dhe publikimit të krimeve të Stalinit vrau veten. Kurse këta tanët na u bënë demokratë të flaktë. Edhe në kurrikulat e shoqatave simotra të Lindjes Komuniste nuk ka një organizatë të tillë. Madje as në Kinën e Revolucionit Proletar Kinez. Kinezët i dënonin vetëm me riedukim. Kjo vinte kryesisht për arsye historike. Mos harrojmë se 500-vjetëshi i pushtimit Osman na ka shpërfytyruar dhe na ka shpartalluar ekonomikisht, moralisht dhe psikologjikisht. Jam shume kurioz dhe kam bindjen se është një gjë e domosdoshme, shkrimi i Historisë së Lidhjes, me gjithë arritjet dhe krimet e saj. Që në fillesat e saj, derisa u shkri. Ai që thurte gjithë intrigat, ishte sekretari i Përgjithshëm, Kujtim Buza, njeriu më i besuar në kryesinë e Lidhjes. Kujtimi ishte i lidhur direkt me Nexhmie Hoxhën dhe Ministrinë e Brendshme.

Çfarë i shtynte të bëheshin palë, pasiguria, mediokriteti, ndonjë njollë në biografi..?

Të gjitha bashkë… Arsyet kryesore të këtij degradimi ishin injoranca dhe ligësia, mentaliteti oriental, po mbi të gjitha mungesa e një integriteti moral. Këto vazhdojnë edhe sot, prandaj nuk bëjmë dot as demokraci. Ka shumë arsye, një nga më të padukshmet është dëshira e pashprehur që popullsia me karakteristika rurale të bëhet qytetare. Ai njeri bën luftë të tmerrshme që të bëhet qytetar. Ka kohë që më gërryen mendimi: Pse fshati im, Dardha, një fshat i jashtëzakonshëm që i rezistoi turkut, që kish mbi 20 ikonografë, me fotografë të shquar në vitin 1910, me personalitete dhe shumë profesionistë nga më të shquarit, degradoi në kohen e komunizmit në një nivel mjeran. Me shumë spiunë, me torturues nëpër degët e brendshme, gjeneralë vrasës, universitarë pa moral, shkrimtarë spiunë, arkitektë të bllokut etj., etj. Janë mbi 25 familje… pse.. pse..? Janë ata që komandojnë edhe sot.

Besoj se duhet të keni njohur shumë të tillë gjatë kohës së burgut…

Kam njohur shumë, shumë. Po kam shkruar një libër “Kohë Antishenjë”, që i tregoj të gjitha rastet. Këtu nuk është vendi. Po të tregoj vetëm një rast që është edhe për të qeshur. Në Spaç, një kohë drejtoja punimet për objektin e ambulancës. Tekniku i lirë i Ndërmarrjes së Lezhës, ishte një zotni burrë, sillej shumë mirë, po më kish porositur: “Maksi, thasët e çimentos mos i gris, m’i mblidh se i kërkojnë me numër..” Edhe unë këtë porosi ia kisha dhënë brigadës. Ishim gjithsej 15 veta. Aty kisha edhe një fshatar nga një fshat i Gramshit, Hysniun, i cili ishte tip i qeshur dhe më kujtonte xhaxhanë e Dardhës, Pandin. Kur numëroja thasët më dilnin gjithmonë mangët, një ose dy. Një ditë vjen Operativi, mbledh brigadën, na vë në rresht, nxjerr para brigadës Hysniun dhe fillon t’i bërtasë…: “O po merr vesh ti apo jo, o po të kam thënë disa herë.. nuk dua informata prej teje.. o Hysni se do të të dërgoj në Burrel.. ç’janë këto letra në thasë çimento.. se më bllokove edhe kutinë e postës… akoma nuk ke vënë mend.. Prandaj edhe të dënuam, se na e bëre fshatin çorap…do vesh mend..” Operativi iku i nxehur. Hysniu më kish grisur thasët. Se germat i bënte të mëdha, shumë të mëdha kur shkruante dhe i duhej një letër sa një çarçaf që të spiunonte shokët.. Atëherë u qetësova, e kuptova se ky është një popull i sëmurë…, që nuk rri dot pa spiunuar.

Kohëve të fundit kanë dalë fakte të reja, sipas të cilave edhe piktorja Safo Marko ka qenë bashkëpunëtore me Sigurimin e Shtetit. E dinit ju apo kolegët tuaj një fakt të tillë? I ruheshit?

E kam njohur Safo Markon qysh në vitin ’60. Shpesh uleshim e pinim kafe te klubi i shkrimtarëve dhe artistëve. Ishte një grua e respektuar gruaja e Petro Markos, e bukur, e mençur, e aftë. Ishte një nga ilustratoret më të mira të kohës, realizonte pllakate shumë të mira, madje ajo ka realizuar edhe pllakatin e Sigurimit të Shtetit me krahët e shqiponjës dhe syrin. Me pak fjalë, ishte një kolege e nderuar dhe e respektuar. E kam njohur dhe të bijën e saj, Anitën, kur ishte e vogël, madje i kam shkuar edhe kur hapi një ekspozitë në teatrin e Kukullave. Më pas, në vitin 1975 mora vesh që i kishin burgosur të birin, Jamarbërin, të cilin nuk e kam njohur per-sonalisht. Llambi Blindo nguli këmbë aso kohe që t’i shkonim në shtëpi. U çudita me thënë të drejtën nga kjo këmbëngulje, megjithatë i shkuam për vizitë. Unë kam qenë shumë i kujdesshëm e nuk mbaj mend të kem thënë ndonjë politike, vetëm që duhet durim për ta kaluar këtë situatë. E ka besuar se ajo ishte agjente vetëm kur më arrestuan. Kur në Hetuesi Dhimitër Shkodrani më merrte në pyetje, kthehesha pas në jetën time, bëja të gjitha lidhjet dhe kuptova se dhe Llambi dhe Safoja ishin agjentë dhe shtytja e tij për t’i bërë vizitë Safos, nuk ishte e kotë. Ishte dhjetor i vitit 1979. Në burg mora vesh se edhe e bija ishte agjente dhe i biri kishte folur në burgun e Ballshit.

Mendoni se ka qenë e detyruar ta bëjë një gjë të tillë?

Jo, nuk e besoj këtë. Safo Marko nuk ka qenë e detyruar, përkundrazi ka qenë shumë e zellshme, aq sa shkonte vetë atje dhe në fillim e kanë përzënë, sepse thoshte gjëra të paqena. Rasti i Safos është shumë i veçantë. Do të thoja se ajo nuk është normale. E them këtë sepse nuk bëj dot përputhjen e asaj Safos artiste që njihnim ne me Safon superagjente. Madje, përveç problemeve që i biri kishte, mendoj se ajo e ka futur në burg edhe për këtë arsye. Një njeri normal nuk e bën këtë. Rasti i familjes Marko është shumë i veçantë dhe më vjen keq. Kur hapi ekspozitën te “Zenit”, shkova dhe e vizitova, mund dhe të mos e kisha bërë… Por kam një këshillë për Safon. E këshilloj të kërkojë falje. Nëse ajo nuk është në gjendje, atëherë ta bëjë e bija, Nita, dhe ajo të vdesë e qetë. Sepse në jetën e tyre ka dy etapa, ajo e spiunimit dhe ajo që vjen pas saj. Këta njerëz duhet të kërkojnë falje që të bien në paqe.

Të gjitha këto raste na risjellin në vëmendje çështjen e hapjes së dosjeve, ku mendimet gjithashtu janë nga më të ndryshmet. Ç’mendoni? Është koha për të ndërmarrë një akt të tillë apo mund të shpërthente ndonjë “luftë e vogël civile”, sepse dosjet mund të zbulojnë çudira..?

Po, koha është që dosjet të hapen. E kam theksuar gjithmonë. Bile jemi shumë vonë. Mos ki frikë Alma se asnjë lloj “lufte civile” nuk plas, as e vogël as e madhe. Sa për çudira, ne i kemi me thasë, çdo ditë, sa jemi bërë vetëm “vendi i çudirave”. Kjo tregon sa e vështirë është të jesh shtet normal, ku të mos ketë çudira…

Agjentja “Sh”

Agjentja “Sh” hyri në lojë kur drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, u shpreh në një gazetë të përditshme se kishte qenë pikërisht ajo që e kishte “zhytur” Hysenil Dumen, e jo Fatos Kongoli, i cili kishte qenë vetëm një koperturë për agjentët e vërtetë. Pas kësaj deklarate të Dervishit, i biri i Hysenil Dumes do të nxirrte identitetin e vërtetë të agjentes “Sh”, e cila ishte piktorja Safo Marko, bashkëshortja e shkrimtarit Petro Marko. Safo ka qenë një nga ilustratoret më të mira të librave në Shqipëri dhe një nga piktoret e pakta femra që operonte kryesisht me pllakatin. Ekspozitën e saj të fundit ajo e hapi 3-4 vjet më parë në galerinë “Zenit”. Momentalisht ajo është në një gjendje të rëndë shëndetësore.

28 Komente

 

 

"Kjo sepse jemi akoma popull në formim. Humbëm 500 vjet në kohën më të artë, më me vlerë; me kokën futur në kazanin e hallvës. Kurse Europa po kalonte Rilindjen dhe fillimet e Kapitalizmit.

Pse fshati im, Dardha, një fshat i jashtëzakonshëm që i rezistoi turkut, që kish mbi 20 ikonografë, me fotografë të shquar në vitin 1910, me personalitete dhe shumë profesionistë nga më të shquarit, degradoi në kohen e komunizmit në një nivel mjeran. Me shumë spiunë, me torturues nëpër degët e brendshme, gjeneralë vrasës, universitarë pa moral, shkrimtarë spiunë, arkitektë të bllokut etj., etj. Janë mbi 25 familje… pse.. pse..? Janë ata që komandojnë edhe sot.  "

 

-Plotesisht dakort me pragrafin e pare,po me te dytin çfare donte te shprehte Velo ?

 

Habitem se si ka jetuar Petroja me kete grua. Ose s'ka ditur gje. Gra qe bejne çorap ter dynjane, jane grate me te pista, me te zeza nga karakteri.  

Te imagjinosh qe kjo lloj femre mund te kete qene dhe muza e tij .smiley

Nejse eshte mire qe diskutohen keto gjera por ta hedhi gurin i pari ai qe eshte i paster vete ... Kur te fusin femijen ne burg mund te katandisesh te besh gjithcka.

Sa per kete punen e Kongolit; ai eshte i pari qe ka dale hapur me kete pune. Nuk duhet harruar qe shqiptaret jo vetem nuk kerkojne falje kollaj por as nuk e pranojne kollaj.

Sipas Velos, znj. Marko ka filliar spiunimet perpara se t'i fusnin te birin ne burg.

 ne keto qe thote Maksi ka 80% te drejte......se eshte pak kontravers...

 Nuk ka asnje gram te drejte.  Kjo interviste eshte pasqyrimi me i sakte e me domethenes qe dosjet do perdoren per denigrim dhe jo per te vene pika mbi. Djali i Markos thote ky ka qene agjent, megjithese nuk ka as tager as ndonje prove per kete .

Kjo eshte e njejte me ate qe mund te them une per Maksin : une kam degjuar qe Maksi ka qene qefli sapuni ne burg. smiley

Interviste plehre !

 Fakteve t'i rrujne bishtin xhanem, se dosjet i ka ngrene kucedra, edhe vetem here pas here e leshon ndonje ne forme pordhe lart e poshte, kur e bezdis njeri.

 Po cuditem me kete rastin e Safos. Nuk e kam njohur personalisht, por e kam degjuar si grua intelektuale e asaj kohe. Si rast patologjik me duket, duke menduar se ishte e shoqja e Petros dhe e ema e Jamarberit. 

E vetmja gje qe me peshtiros eshte qe duke mos pasur nje politike zyrtare per operimin dhe sherimin e kesaj plage te atij sistemi, do vazhdojme edhe nja 20 vjet te tjera te shohim njerez te shtrydhin plaget e tyre personale ne publik, gje qe do ta vazhdoje ta helmoje Shqiperine edhe per vite te tjera ne vazhdim. Me duket se ky eshte varianti i ri i Kanunit te Leks, ku ne nje shtet mosfunksional, njerezit perpiqen ti zgjidhin vete punet me sistemin e vetgjyqesise.

 Një ditë vjen Operativi, mbledh brigadën, na vë në rresht, nxjerr para brigadës Hysniun dhe fillon t’i bërtasë…: “O po merr vesh ti apo jo, o po të kam thënë disa herë.. nuk dua informata prej teje.. o Hysni se do të të dërgoj në Burrel.. ç’janë këto letra në thasë çimento.. se më bllokove edhe kutinë e postës… akoma nuk ke vënë mend.. Prandaj edhe të dënuam, se na e bëre fshatin çorap…do vesh mend.....

smiley

hera e pare qe qesh me keto lloj historish. gjynah qe s'para tregohen gjerat edhe ne kete lloj menyre... ka patur grotesk sa te duash ajo kohe.

tani u fut edhe e bija ne valle, keshilli i ndrikullave me nje fjale. po kur s'permend raste konkrete, c'kuptim ka t'i baltosesh emrin?!

Ndryshe nga aparenca e nga çka shkruan vete Petro Marko ne kujtimet e tij , lidhur me te shoqen Safo - ata si çift - nuk kane shkuar asnjehere mire. Petro bente jeten e tij e Safo te sajen. Petro fliste fare pak per te e ne thelb, ata ishin pothuajse te ndare. Safo, nuk i donte njerezit e tij ne Dhermi e aty ka shkuar rralle, nderkohe qe Petrua ishte i lidhur me fshatin e tij edhe pse, per xhelozi, sulmohej shume nga bashkefshataret e tij (ata qe ishin komuniste militante e spiune te sigurimit).

Jeta bashkeshortore e Safos me Petron ka pasur vetem nje fasade, ndersa ne thelb ajo ka qene fiktive, pothuajse inekzistente. Ishte nje familje, ku çdo pjesetar i saj funksiononte per hesap te tij. Nje kaos i plote. Petrua, menjane, me librat e tij, Safo me ilustrimet dhe honoraret. Madu, djalei, ishte i preferuari i Safos, Ndersa vajza, e lidhur me teper, me te atin. Madu (Jamarberi), shkonte shume keq me Petron, e kur ishte student e me pas, pothuajse nuk i fliste me goje).

Madu ishte nje djale i perkedhelur dhe i rritur nene hijen e t'atit dhe duke qene i bindur se ishte i mbrojtur, bente siç i thoshte mendja. Me "çmendurine" e tij, nje dite, patjeter, qe do te perfundonte ne burg (ia kisha thene kete gje hapur). Ne fakt, Madu, ishte rebel, nuk ishte per ate kohe dhe fundin do te kishte shume te keq, siç edhe e pati.

Safo, ndofta, ka pranuar te bashkepunoje me Sigurimin, nga qe kishte shume dobesi per djalin, e kur ai u fut ne burg, besoj se i jane bere premtime per ta trajtuar mire. Petro, sigurisht  nuk ka ditur gje per Safon. Ndryshe do te bente gjemen. Petro, nuk jepej as para vdekjes e jo me para te shoqes dhe te tjereve.

Keto kishe per te thene ...

It makes sense. Jo se vertet isha kaq i interesuar per jeten familjare te dikujt, kujtdoqofte. Sidoqofte faleminderit per update.

@princesha: THANKS!

fakti qe Kongoli ka kerkuar falje puplikut dhe jo personit qe demtoi, eshte me te vertete nje hipokrizi dhe tregon se ai akoma nuk ka kurajo te perballet..

eshte njelloj sikur te demtosh dike, dhe ti kerkosh falje dikujt tjeter..Duke e ditur qe ai tjetri ka fuqi dhe te jep benifite....Sa e peshtire...

une mund t'jem gabim po fakti qe ai e beri publik fajin e vet tregon me shume burrni sesa me i shku dhe me ja thon ne vesh djalit te atij personit qe kish spiunu. Kjo meria e djalit te atij eshte e kuptushme deri ne njifare pike (ne sensin qe, pse priti kaq kohe per ta pranu) por jo "pse nuk ma tha mu po ja tha gjithe botes..."

si ka mundesi te hiqesh si i ndergjegjshem perpara botes, dhe nuk ka kurajon te lehtesoj e ti kerkoj falje atij qe i ka shkaktuar demin????? ndoshta sistemi yt i vlerave nuk te lejon te shohesh absurdin ne kete llogjike..

nese ti me ben mua dem...dhe me pas i kerkon falje dikujt tjeter, te cilit ti nuk i ke bere dem..atehere ti e di shume mire qe ai tjetri do ta presi mire kete gje, dhe do te thote fjale te mira sepse nuk ka ndonje ndjenje negative ndaj teje..

kete beri dhe kongoli, se duke kerkuar falje publike, e dinte paraprakisht se do merrte edhe medaljen e burrerise....kurse po ti kerkonte falje te demtuarit ai ndoshta nuk do merrte medaljen e burrerise, pra kongoli e beri kete per reputacionin e tij, e jo per ti lehtesuar dhimbjen morale te demtuarit...KJO DO TE THOTE SE KONGOLI NUK ESHTE BURRE TE PERBALLEJ ME FYTYREN E ATIJ QE E DEMTOI.

FALJA KA VLERE VETEM KUR KERKOHET TE AI QE DEMTON...

se behet kjo bublike apo jo.. kjo nuk ka shume rendesi.

 

Ka ndarje në parcela private, në kampe pafund, se edhe këtu secili diskuton sipas interesit personal, secili do të mbulojë diçka apo të përfitojë diçka. Kështu jemi ne… Diskutimet parimore dhe principale te ne janë shumë të vështira.

Respekte z. Velo.

Nderkohe nga 4 votues, mesatarja e yjeve per kete intervista eshte vec 3.

 Duke qene se shteti ne ate kohe ishte e vetmja ambrelle ku mund te jetoje sigurisht qe spiunlliku ka qene i madh i shtrire se pari vertikalisht dhe se dyti horazontalisht. Te gjitha spiunlliqet qe nxirren tani vertetojne se spiunlliku me i madh ka qene ai vertikalisht, atje lart ne qeveri, ne administrate simbas hirarkise dhe pozicionit shoqeror ose profesional, ne cdo 5 vjet dilte nje grup armiqsor, dhe keto grupe ishin nga te gjitha drejtimet, ne ushtri, ne ekonomi, ne art ne kulture etj.si te thuash hanin njeri tjetrin.

Nuk e besoj qe Maks Velo te jete aq i paster ne drejtim te spiunllikut ndonje spiunllik e ka bere edhe Velo, ndonje si pune kurvlliku! Maks Velo shkruan mire dhe tregon shume mire ngjarjet, se sa te verteta jane ato qe thote ky personalisht, per te tjeret, nje zot e di. Do te ishte me e sinqerte te merej ne interviste edhe Safo Marko per ato qe thote Velo, por ne populli i thjeshte qe nuk dime gje i marim vetem me mend, cka ndodhur dhe cpo ndodh, vetem nga keta.Ne as na rruhet fare cka ndodhur atje larte, se hallet tona nuk na i kane zgjidhur keta.,Maks Velo,Fatos Kongoli,Safo Marko,Petro Marko! Keto "pislliqe" ne qofse keta i quajne pislliqe jane pislliqe personale. Ajo qe me ben mua pershtypje eshte mendimi i Maks Velos  dhe i te tjereve si Maks Velo (pjesa e denuar ose e persekutuar ne art kulture etj)qe fajin ja hedh popullit,  "nje popull ne formim" jemi ashtu e keshtu! Ne se nje popull eshte spiun spiunllikun e kane mesuar nga lart, rregullat vijne nga lart 

Eshte e lehet te thuash x y, "ishte agjende e sigurimit ose spiune", ne kuptimin qe thote Velo. Ne ate regjim te gjithe ishin spiune edhe Maks Velo duhet te kete qene spiun fitonte ai qe kishte byth te forta"nje mik" atJe lart, MIKU ISHTE SI CIFLIKU,  dhe te gjithe keta qe sot jane te "persekutuar, spunuar" e kane patur nje "mik" atje larte, se ndryshe do te ishin pushkatuar, sic jane pushkatuar ata fatkeq qe nuk kishin as nje mbeshtetje. Perhir te pushteti per hire te parase per hire te fames miku behet edhe armik, keshtu ka funksionuar ne shqiperi dhe keshtu funksionon edhe sot. Meqenese u permenden disa emra ketu nder me te lartit respekt te paaritshem nga me te respektuarit se te tjeret qendron ai i Petro Markos, per aq sa njihet ne dac si vlere shkrimtari ne dac si vlere njeriu! Fatos Kongoli Maks Velo dhe ata qe shkruajne histori burgu me spiuna me kaptera do harrohen se nuk kane lene ndonje veper, gjithe gjithe keta do te mundohen te llapin sa te jene gjalle, duke i shtuar me shume hallet atij populli qe shpreson se nje dite nuk do te kete :  "ai me spiunoi mua, ai nuk me dha te drejten e ceshtjes time, ai ma beri te keqen, ajo ma punoi etj" 

Z. Velo, keni bërë vite burg me akuzën “agjitacion e propagandë”… Dikush ju spiunoi edhe juve.. Ç’ndjesi ju përcjellin historitë me dëshmitarë të rremë e agjentë, aq më tepër nëse ata janë artistë…?

I lexoj me ëndje dhe vazhdoj të shoh si në një radiografi kancerin e pashërushëm të shoqërisë shqiptare. Agjentët që u mobilizuan nga Sigurimi, denoncuesit dhe dëshmitarët që dolën në gjyq janë mbi 30.

Nese eshte kanser i pasherueshem spiunlliku ate kerkoje vetem tek ata qe e kane pushtetin si dje ashtu edhe sot. Shoqerise shqiptare mos i ve faj z.Maks Velo! 

Nëse ka njeri që e meriton emrin intelektual, ky është Maks Velo. Njeri i jashtëzakonshëm. Janë të rrallë njerëzit që zotërojnë aftësinë e tij të gjykimit mbi fenomenet. Më kujtohet para shumë vitesh një fjalë e tij gjatë një seminari. Ishte një shtjellim i shkëlqyer i efekteve psikologjike të arkitekturës së ngritur gjatë diktaturës. Atje kam kuptuar gjithashtu forcën e paragjykimit karshi vuajtjes dhe lehtësinë me të cilën përqafohet ky lloj paragjykimi.  Më kujtohet reagimi i bashkëbiseduesve të tij. Ishin të gjithë të rinj, gati ciliminj, që e kishin paragjykuar atë vetëm për shkak të vuajtjeve së tij. Në koktejlin që pasoi fjalën e tij, në sytë e tyre lexohej një nënqeshje e lehtë, për mënyrën se si lëvizte, M. Velo, për mënyrën si duart e tij kapërthenin gotën e pijes, për distancën që i lejonte vetes me bashkëbisedueset femra, për flokët e pashtruar, që tregonin një luftë të brendshme. Por, mua më kujtohet fjala e tij. E fuqishme, hipnotizuese, e ndërprerë nga një gulç i brendshëm që ai arrinte ta kapërcente. Fjala e tij e ndërprerë nga tiket nervorë, që përsëri ishte aq e fuqishme, sa për të dominuar krejt atë sallë, të përbërë nga një audiencë mosmirënjohëse, gati monstruoze. Ai i vetëm përballë një injorance therëse. Ky mendoj unë duhet të jetë roli i një intelektuali. Të ndricojë përkundër errësirës. 
 

 Lirka, Maksi mund te te kete hipnotizuar ne ate moment, nuk perjashtohet qe flet bukur, ka dhe ai personalitetin e tij, por Petroja qendron shum me lart se ai, si personalitet, intelektual  dhe karakter. 

Normal
0

unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false
oNotPromoteQF/>
EN-US
X-NONE
X-NONE

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>
plitPgBreakAndParaMark/>
ontVertAlignCellWithSp/>
ontBreakConstrainedForcedTables/>
ontVertAlignInTxbx/>

MicrosoftInternetExplorer4

mallFrac m:val="off"/>
ispDef/>

efJc m:val="centerGroup"/>

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
text-align:right;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

hapedefaults v:ext="edit" spidmax="1026"/>

hapelayout v:ext="edit">

hapelayout>Pjer Thomas,

Unë kam kujtuar se vetëm frika nga vuajtja është e aftë të krijojë një pandemonium. Por, për ironi të fatit, në diskutime të tilla, (shembulli tipik, është ai që kam ilustruar më sipër), dhe përqeshja e vuajtjes është e aftë të shkaktojë pandemonium. Interesante, apo jo?
 

@artian,me keto çka shkruan,me mbushet mendja qe ti patjeter,duhet te kesh qene nje spiun...

 

 moj pricencesh,

moj pricncesh,

ti gjif diten,

rri tu ec!

Pricesh sa shpejt tu mbush menja mi !! 

Maksi eshte intelektual , por si eshte e mundur qe nuk i jep dum, pse 25 familje nga Dardha e tij i sherbyen kriminelit per 50 vjet, te gjithe spiune, kriminel, injorante, etj,etj.

... spiunllekun nuk e solla une, por e gjeta midis jush ...

Nuk dua ta justifikoj kongolin por ato ishin kohe te rrezikshme populli ishte trushplare pavaresisht se c'pretendojne sot . jo te gjithe njerezit ishin tipa te forte ti kunderviheshin pushtetit te atehershem dhe  zakonisht qenia  njerezore  merr anen e me te fortit.Ky brez qe kritikon brezin parardhes sepse nuk pati kurajen ti kundervihej sigurimit te vinte jeten ne rrezik  e te veteflijohej duhet te shikoje me pare veten ne pasqyre.Le ti kundervihet me pare mafies , krimit te organizuar , korrupsionit jo me fjale por me veprime konkrete duke vene koken ne rrezik pastaj te filloje te kritikoje te tjeret.Nese keni vene re ne shtypin shqiptar merren me shume me te kaluaren ndersa mafia psh permendet vetem ne pergjithesi jo me emr e mbiemer sepse ata jane te rrezikshem te vijne te hedhin shtepine ne ere nese kruhesh me ta.E pra mafia, krimi i organizuar eshte sfida e sotme e shoqeirse shqiptare ashtu si ishte sigurimi dje.nese nuk jemi trima ti kundervihemi asaj duhet ta qepim e te mos fajesojme te tjeret per dobesine e tyre.

mafia e sotme eshte nje pasoje e mentalitetit te brezit te kaluar, te cilet vazhdojne te japin mend edhe sot....

Per gjithshka na e ka fajin brezi i kaluar.Me kete ne qetesojme ndergjegjen per mungesen e burrerise per ti dale zot vendit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).